Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 20483 articles
Browse latest View live

Kadri Veseli në Washington, me ftesë të Kongresit Amerikan

$
0
0

-Me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vizitën zyrtare pjesë e delegacionit janë edhe deputetët Avdulla Hoti e Mimoza Kusari-Lila/

-Në një ngjarje të veçantë, e cila do të organizohet në Kongresin Amerikan, kryeparlamentari Veseli do të mbajë fjalim para drejtuesve të shumtë të parlamenteve nga vende të ndryshme të botës/

PRISHTINË, 14 Korrik 2019-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me ftesë të Kongresit Amerikan, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Gjatë kësaj vizite në Washington, kryeparlamentari Veseli do të zhvillojë takime me përfaqësues të rëndësishëm të shtetit amerikan, senatorë, kongresistë dhe akterë të tjerë të jetës publike në SHBA. 

Në këto takime do të flitet për bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy shteteve dhe popujve tanë, për mbështetjen e mëtejme amerikane në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, por edhe të rritjes së kapaciteteve shtetërore të saj. 

Në një ngjarje të veçantë, e cila do të organizohet në Kongresin Amerikan, kryeparlamentari Veseli do të mbajë fjalim para drejtuesve të shumtë të parlamenteve nga vende të ndryshme të botës. 

Pjesë e delegacionit të Kryeparlamentarit Veseli në këtë vizitë zyrtare janë edhe deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Avdulla Hoti, bën të ditur njoftimi i dërguar Gazetës DIELLI./b.j/


XHEKI

$
0
0

Kujtimit të Zonjës Diane Jacqueline Belkiz Alizoti/

Nga Meri LALAJ/

Atë mëngjes mesjanari me qiell të ngrysur dhe me erën e akullt, që frynte nga deti, Xheki, zonja shtatlartë, me fytyrë të hijshme, me ata flokët e dendur me fije paksa të thinjura që i pati krehur e ngritur përpjetë si kurorë rrotull kokës ishte ulur në një kolltuk pranë dritares me qelqet e puthitura mirë, supeve kishte hedhur një shall të madh të leshtë. Pasi vuri syzet, ajo, me duart që i dridheshin, ato duar të bukura të bardha me gishtërinj të gjatë, me zemrën që i përpëlitej në gjoks dhe sytë e mbushur plot me lot, po lexonte copat e prera nga disa numra të gazetës “Daily Express”. Në krye të faqes 11, të datës 15 janar 1990, me gërma fare të vogla ishte botuar lajmërimi, që kishte bërë ajo vetë për të gjetur babain e saj. Një baba, të cilin thuajse nuk e mbante mend fare, ai e kishte lënë dy vjeçe dhe ishte zhdukur, e njihte të atin vetëm nga rrëfimet e nënës të saj, Merit. Një baba, të cilin ajo e kishte kërkuar gjatë gjithë jetës, e kërkonte edhe tani kur sapo kishte mbushur pesëdhjetë e tetë vjeçe. Aty ishte shkruar emri dhe mbiemri i tij, vendlindja: Shqipëri, viti i lindjes: 1908, vitet e shkollimit në Camborn: 1929-1933, anëtar i Institutit të Minierave nga 1932-1938. Dhe më tej emri i saj: Xheki Belkiz, numri i telefonit për ata persona, që dinin ndonjë të dhënë për të atin. Askush nuk i kish telefonuar. Poshtë njoftimit të saj me gërma shumë të mëdha ndodhej shkrimi i një gazetares, e cila informonte nga Vjena: “STUDENTËT VAREN NË RRUGË”, me nëntitull “Gjakderdhje, ja se si Shqipëria i shtyp rebelët”. Sytë e Xhekit mbetën për pak çaste ngulur tek fjala “varen”, nuk mund ta përfytyronte se si mund të varen njerëzit, aq më pak si mund të varen studentët këta djem e vajza të rinj në lulen e moshës. Ngjarja kishte të bënte me Shqipërinë, atje po ndodhte hataja siç njoftonin lajmet në radio e televizion, komunistët po terrorizonin studentët. Pas rrëzimit të Murit të Berlinit, pas vrasjeve në Timishoarë të Rumanisë, ndryshimeve të mëdha të sistemeve në Europën Lindore, ja tani më së fundi edhe në Shqipëri, ndonëse me shumë vonesë krahasuar me vendet e tjera ku kishte sunduar komunizmi. Po kjo gazetë në datën 11 janar kishte botuar artikullin “Shqipëria në krizë, revolta rritet” ku shkruhej se në Shqipëri mund të ndodhte një plojë edhe më e madhe sesa ajo e Rumanisë, që kish ndodhur një vit e ca më parë. Në datën 12 janar ishte botuar shkrimi “Shqiptarët e kryqëzuar” shoqëruar me një foto të fytyrës të qeshur, dhelpërake dhe të ngrirë të Ramiz Alisë. Aty shkruhej se ishin qëlluar me armë tre të rinj teksa po përpiqeshin të kalonin kufirin nga ana e Jugosllavisë dhe pastaj forcat e Sigurimit i patën rrëmbyer trupat e tyre ashtu të vdekur, i kishin mbërthyer mbi copa dërrasash, i kishin hedhur mbi një qerre kuajsh dhe i kishin shëtitur nëpër rrugë për të tmerruar popullin, atë popull të terrorizuar e të masakruar që prej dyzetë e katër vjetësh prej komunistëve. Në datën 15 janar një shkrim tjetër, i po kësaj gazete shkruante, “Ushtria shqiptare godet frikën dhe protestat shtypen”. Mendja e Xhekit shkoi larg, atje në Shqipërinë e vogël mbushur me male. Ajo gjatë jetës të saj kishte parë vetëm disa kartolina të atij vendi me det, lumenj dhe male. Tani po përpiqej të përfytyronte rrugët e tij të përgjakura, ulërima të viktimave, ushtarë të frikshëm dhe të frikësuar, të cilët i detyrojnë që të vrasin bashkëmoshatarët e tyre të pafajshëm … Po babai i saj ku ndodhej? Vallë a jetonte? Duhej të ishte i martuar dhe të kishte fëmijë. Pra, atje diku ajo kishte një motër, një vëlla apo më tepër. Po vallë çfarë po ndodhte me ta? Po përse nuk bëheshin të gjallë? Xheki donte vetëm sa t’i njihte, kishte mall për ta, një mall i përjetshëm, i cili i pati kapluar krejt qelizat e shpirtit të saj. Ajo e kish krijuar familjen e vet prej shumë vitesh; me burrin, një vajzë dhe një djalë, madje ishte bërë edhe gjyshe. Veç ndihej keq sa herë që përmendej fjala baba. Ajo e dinte edhe në shqip këtë fjalë, ia kish mësuar e ëma, i shqiptonte -të si dhe fjala i dilte diçka si: “pbapba”. Ajo e dinte edhe përse emrin e dytë e kishte Belkiz, këtë emër mbante njëra nga motrat e të atit, pra, halla e saj dhe ashtu siç ia kish shpjeguar ai kuptimin—   

            Kurrë gjatë tërë jetës të saj nuk e kishte parë në ëndërr të atin, sepse nuk i pati mbetur në mendje asnjë shembëllim i fytyrës së tij. Një kujtim i largët i dilte shpesh para syve, në një kohë më të vonë, kur ishte katërmbëdhjetë vjeçe, një ditë ndërsa po shëtiste me nënën në parkun e qytetit papritmas nga një rrugicë anësore mbuluar nga të dy anët me shkurre të gjelbëra doli një burrë shtatmadh i veshur me uniformë ushtarake, e cila ndryshonte nga uniformat, që kishte parë Xheki. Ai me ta parë vajzën i thirri: “Belkiz!” dhe e përsëriti këtë fjalë edhe një herë tjetër: “Belkiz!” duke zgjatur dorën e djathtë veshur me dorashkë në të cilën mbante një kuti si të argjendtë. Xheki hodhi dy hapa drejt tij, por e ëma e ndali duke i thënë: “Xheki, eja këtu!” dhe ajo e bindur u kthye duke e kapur nënën përdore disi e frikësuar dhe me vështrimin nga pas tek ai ushtaraku i panjohur, që ngeli aty i hutuar pa ditur se çfarë të bënte. Xheki iu drejtua së ëmës me zë të lartë: “Si është e mundur që ai njeri e di emrin tim, emrin që e kam të shkruar në certifikatë, por që askush nuk ma di dhe nuk ma përmend?” Nëna e tronditur iu përgjigj se me të mbërritur në shtëpi do t’ia tregonte të gjitha. Atë ditë ajo i rrëfeu se nuk ishte bijë e Tomasit, i cili e kishte rritur si bijën e vet, por e një shqiptari me emrin Riza, për të cilin ajo, nëna e saj nuk dinte se ku ndodhej tani, në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër, ishte ndarë prej tij dymbëdhjetë vite më parë. “Ai është babai yt, ndoshta ndonjë ditë do ta takosh….” përfundoi e ëma. Që nga kjo ditë Xhekit iu ngjall një dëshirë e papërmbajtur, një mall i parrëfyer për të njohur babain e saj të vërtetë, çdo natë para se të flinte sajonte biseda me të, i tregonte atij, babait të përfytyruar, gjithçka që i ndodhte në jetën e përditshme. Disa muaj pas takimit me atë ushtarakun e panjohur, ndodhi një mrekulli, një njeri, familja e të cilit jetonte fare pranë shtëpisë së tyre, atë njeriun shumë vetë e kishin qarë dhe i kishin bërë përshpirtje në kishë, por befas ai u kthye, kështu Xhekit iu ngjallën shpresat se edhe i ati i saj mund të vinte ashtu siç erdhi gjallë e shëndoshë nga lufta babai i Sarës, shoqes të saj, që e dinin të vdekur, të vrarë në llogore, lajmin e pati sjellë një shoku i tij, i cili e kishte parë tek e tërhiqnin zvarrë të plagosur nga fusha e betejës, megjithëse Lufta e Dytë Botërore kishte gati dy vjet që pati përfunduar, ai erdhi pasi ishte mjekuar e shëruar nëpër spitalet e Europës. 

            Po cili pati qenë ai burrë i veshur ushtarak që u shfaq atë ditë në park? Sigurisht nuk ishte i ati sepse këtë e vërtetonte e ëma, aq më shumë se babai i saj nuk kishte të bënte fare me uniformat ushtarake. Vallë mos ishte dikush i dërguar prej të atit për ta gjetur? Po çfarë kishte ai në atë kutinë që mbante në dorë? Tërë jetën ajo vriste mendjen për shfaqjen e papritur të atij oficerit dhe nuk e zgjidhte dot si të ishte një diçka që kishte të bënte me tjetërkënd dhe jo me atë vetë. Asgjë nuk i pati mbetur që t’i kujtonte të atin veç disa pullave shqiptare me fytyrën e mbretit të tyre, pulla të mbetura nga letrat, që ai i pati dërguar nënës të saj. (Xheki kurrë nuk do ta mirrte vesh se babai i pati dërguar me anën e atij ushtarakut, që ishte shqiptar, por me pasaportë angleze, një byzylyk me gurë të çmuar si për t’i thënë se ai nuk e harronte dhe nuk do ta harronte kurrë.)  

            Tërë jetën Xhekit i pati pikuar në shpirt e i dhembte zemra sa herë që shihte nëpër ceremonitë martesore baballarët tek shoqëronin për në altarin e kishës për t’u kurorëzuar bijat e tyre, apo tek vallëzonin me ato në hapje të dasmës. Erdhi dita. Në dasmën e saj e shoqëroi Tomasi, ky baba aq i përkujdesur, me të ajo vallëzoi e veshur nuse me të bardha e për pak çaste i ngriti sytë lart drejt qiellit sikur të donte ta kërkonte dhe ta gjente atje atin e saj të vërtetë. Më vonë tok me bashkëshortin nëpër udhëtimet e saj në Paris apo Nju Jork sa herë që i binte rasti të haste shqiptarë Xheki pyeste për babain e saj, Riza Alizotin. Njerëzit sapo dëgjonin emrin e tij ngrinin supet e mënjanonin sytë për të mos hasur vështrimin pyetës të syve të saj. Askush nuk e njihte, por hera herës ajo e ndiente sikur njerëzit diçka i fshihnin, sikur ngurronin të formonin fjalët teksa përgjigjeshin ashtu kuturu si të hutuar.    

Pas katër ditësh duke i lexuar edhe njëherë nga e para artikujt e këtyre ditëve dhe duke menduar se komunizmi do të gremisej edhe në Shqipëri siç pati ndodhur me vendet e tjera të Europës Lindore, Xheki vendosi që t’i shkruajë një letër dikujt, një shoqate shqiptare për ta ndihmuar që të gjente të atin. Data ishte 19 janar kur e shkroi letrën me lot në sy dhe zemërdridhur menjëherë u vesh dhe u nis për tek zyra e madhe e postës duke ecur me hapa të vendosur e postoi po atë ditë. Të gjitha shpresat i pati varur tek ajo letër duke i dërguar lutje Zotit, por ajo nuk mund ta dinte dhe asqë mund ta merrte me mend se letra e saj mbërriti tek një zyrë para tryezës të së cilës rrinte ulur serioz e i vrenjtur një zotëri pa flokë në kokë, shtatshkurtër e rondokop, veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë e kravatë të kuqe, tek jaka e xhaketës ai pati mbërthyer një distinktiv me gërmat e kuqe flakë: “PPSH” kurse para duarve mbante një libër me kujtime për diktatorin e Shqipërisë shkruar nga shoku i tij i ngushtë shqiptar. Ai e lexoi disi me plogështi letrën e Zonjës Xheki dhe aty për aty i ktheu një përgjigje zyrtare të rëndomtë. Në ditët e fundit të janarit përgjigjja mbërriti në duart e Xhekit, ajo letër qe pak a shumë e qartë, por e vakët përsa u përkiste shpresave të saj:             

24 janar 1990

E dashur Zonjë,

Ju faleminderit për letrën tuaj të 19 janarit. Ia kalova informacionin e letrës tuaj qeverisë shqiptare në Tiranë duke i kërkuar të përpiqen për të gjetur Z. Alizoti, megjithëse nuk ka të dhëna që ai të jetë kthyer në Shqipëri. Në të vërtetë, përderisa gjyshi juaj ishte deputet në regjimin e paraluftës, kuptohet mirë se familja ishte politikisht armiqësore me regjimin socialist të pasluftës.

Megjithatë, unë do t’ju shkruaj sa më parë që të marr vesh diçka, ju duhet ta kuptoni se do të më duhet kohë.

A keni bërë njoftim në shtypin britanik për t’u lidhur me babain tuaj? 

                                                Sinqerisht juaji

                                                W. B. Blandf   

            Në fytyrën e Xhekit kishte rënë një hije e zbehtë, e verdhë, hije vdekjeje. Ajo rrinte shtrirë me kokën mbështetur mbi nënkresën borë të bardhë me dantella anash. Buzët para se të hynte në operacion i pat lyer me një të kuq çiklamin të errët, lloj i kuqi që nuk fshihej për njëzet e katër orë. Ajo pati vendosur që të mos dukej e shëmtuar kur të dilte nga salla e operacionit. Sytë i mbante mbyllur dhe nuk i hapte dot sepse ende ndodhej nën ndikimin e anestezisë. Pëshpëriste me buzët e thara: “Kam dhimbje… kam shumë dhimbje…” Erdhi një infermiere e moshuar dhe i bëri një qetësues, pak më vonë i vendosën serumin tek vigoni i ngulur në venën e krahut.

            Për çudi ishte një ditë shumë e ngrohtë pranvere, dielli, që hynte nga dritaret e mëdha e ngrohte fort dhomën me dy shtretër. Xheki e kaloi natën keq midis gjendjes së vetëdijshme e të pavetëdijshme. E bija e kaloi natën aty bashkë me të ëmën.

DHIMBJET E GJOKSIT …

$
0
0

NJË LETËR PËR DIELLIN NGA AUSTRALIA DHE NISJA RUBRIKËS “KËSHILLA MJEKSORE”-DHIMBJET E GJOKSIT/

NGA DR. ZEKRI PALUSHI(MD)-Gold Coast, Australi/

Të dashur bashkatdhetarë, lexues të gazetës ‘DIELLI’,

Falenderoj nga zemra Editorin dhe gazetarin e nderuar Dalip Greca që nëpërmjet rubrikës ‘Këshilla Mjeksore’ m’dha mundësinë e komunikimit me ju,  

Të gjithë e dimë, por unë po e theksoj edhe një herë se: Doktorat ma t’ mirë në botë janë: Dielli, Uji, Ajri, Ushqyerja e shëndetëshme, Pushimet dhe Ushtrimet fizike. 

Megjithatë, unë kam një admirim t’veçante për profesionin mjeksore,-vlerësoj nalt dhe rrespektoj shumë kontributin e jashtëzakonshëm të Mjekësisë Moderrne në zhdukjen e shumë sëmundjeve infektive, zgjatjen dhe përmirësimin e kualitetit jetsore në përgjithësi, dhe n’veçanti,  ruajtjen e dinjitetit njerëzor, dhe paksimin e vuajtjeve shpirtrore e fizike për ato që përballohen me sëmundje të rënda.

Ndryshe nga metodat standarte, -‘Keshilla Mjeksore’ që unë sot kam pregatitur për ju, bazohet në  raste konkretë që unë kam ndesh në praktikën time të përditeshme mjekësore, duke mendu se ndonji nga këto raste, mund të jetë i përngjaishëm me ndonjë nga rastet tuaja, kështu që shkrimet e mija mund të jenë ma tërheqëse si për t’u lexuar e po kështu, ma kollaj për t’i mbajtur mend e orjentuar në rast nevoje.

DHIMBJET E GJOKSIT(KRAHËRORIT)

Pacienti ZP, 49 vjeç, murator, erdhi për një konsultë mjeksore, ku tregoj se mbramë kishte pas dhimbje shumë të forta në mes të gjoksit, që e kishin zgjuar nga gjumi. Këto dhimbje pastaj ishin shpërndarë në të gjithë krahërorin, duke përfshirë edhe qafën,dhe ishin shoqëruar me djersitje, tendencë për të vjellur dhe pak vështiresi në frymëmarrje, por që nuk ndikohej nga frymëmarrja. Këto dhimbje kishin zgjat rreth 40 minuta, pastaj ishin qetësuar spontanisht.

Gjatë marrjes së historisë, pacjenti më tregoj se s’kishte pasë ndonjë problem të rëndësishëm shëndetësor të dokumentuar gjatë jetës së tij, me përjashtim të 3 muajve të fundit që kishte pasë dhimbje gjoksi, që fillimisht i vinin vetëm gjatë ndonjë sforcimi fizik dhe qetësoheshin pas një pushimi 10 minutësh. Ndërsa, gjatë 2 javëve të fundit këto dhimbje i shfaqeshin edhe pas një sforcimi të lehtë dhe vinin duke ju shtuar, dhe gjatë 4 ditëve të fundit, dhimbjet i kishte pas çdo ditë, dhe i kishin filluar në pushim. Pacjenti nuk vuante nga ndonjë sëmundje stomaku apo refluks aciditeti.

Gjatë pyetjeve për historinë familjare, pacienti më tregoj se baba i kishte  vdekur papritmas, në moshën 57 vjeçare, ndërsa nana e tij dhe 2 vëllezërit s’kishin ndonjë histori të veçantë për sëmundje zemre. Vetë pacienti kishte 30 vjet që pinte nga 20 cigare në ditë, dhe kurrë s’kishte pas rast për të kontrollu kolesterolin.

Gjatë kësaj konsulte, pacienti s’pati ndonjë dhimbje, ekzaminimet fizike dhe klinike rezultuan normal, po kështu edhe EKG qe normale, me rrahje të rregullta zemre, 78 për minutë. Presioni i gjakut ishte 126/69. 

Pamvarësisht gjendjes “normale”që konstatova, duke u bazu në historinë e dhimbjeve, mendova dhe gjykova se pacjenti ishte në zhvillim e sipër të një Sëmundje Ischemike të Zemrës  (mungesë e qarkullimit të gjakut dhe oksigjenit në musculin e zemrës), për të cilën thirra ambulancën. 

Pacienti u shtrua në kardiologji, ku iu fillu një mjekim urgjent me Aspirinë shkrirëse në uji 300mg, Metoprolol 50 mg, dy herë në ditë, Isosorbitde 10mg, tre herë në ditë. 

Pamvarësisht këtij mjekimi, rreth 12 orë më vonë, pacientit i filluan përsëri dhimbjet e gjoksit, ndërsa një EKG  urgjente tregoi ndryshime elektrike, që ishin konsistent me një Angine të Pa-Stabilizueme (nuk po hyj në detaj të shpjegimit të EKGs). Për këtë ju dha menjëherë nitrate sub-lingual(nën-gjuhë), Oksigjen (mund të jetë i dobishëm nëse niveli O2 në gjak figuron nën 94%), si dhe IV (Intra-Venoz) narcotic për të qetësuar urgjent dhimbjen e fortë. Ju banë analizat e gjakut, e veçanërisht Enzimat Cardiake që tregojnë pak-a-shumë për nivelin dhe kohën e damtimit të muskulit të zemrës. Ju ba edhe një radiografi e gjoksit për të përjashtu një zmadhim të zemrës. Duke qenë se pacienti ishte në një moshë relativisht të re, u vendos që të bahet urgjentisht një Angiografi e Arterieve Koronare (Coronary Angiography), për të  përcaktuar anatominë e këtyre arterieve. ANGIOGRAFIA asht një ekzaminim radiologjik i enve të gjakut ku më parë injektohet një lëndë radio- opake kontrasti, nëpermjet saj zbulohet nëse në koronare ka një lesion (bllokim) që mund të korrigjohet në të njëjtën kohë me angioplasty, apo kemi të bajmë me një sëmundje të avancuar të arterieve koronare, si  p.sh, stenoze të coronares kryesore të majtë apo të trija degët kryesore të koronareve (Triple Vessel Disease), e majta e përparshme zbritëse, koronaria e djathtë, dhe koronaria circumlexe, të cilat mund të korrigjohen herët dhe me shumë sukses me një BAIPAS KIRURGJIKAL (Bypass surgery).

Ekzaminimi angiografik i koronareve të pacjentit tim tregoj se në pjesën zbritëse të arteries koronare të majtë kishte një segment të ngushtuar (stenose) të gradës naltë, me mbi 90% bllokim, për të cilën ju ba zgjerim i segmentit të ngushtuar,(angioplasty) nëpërmjet një kateter-balone dhe menjëherë ju instalu një stent (një tub i hollë prej rrjeti metalik). 

Pas k’saj procedure, pacienti im s’pati ma dhimbje, dhe disa EKG të bame në seri rezultuan normal, po kështu edhe kolesteroli e glukoza në gjak ishin brenda limiteve normale. Kështu, pacienti doli nga spitali pa asnjë mjekim. Megjithatë, ai u këshillue që të marrë çdo ditë 100mg aspirinë, për efektin anti-platelet që zotron, (nuk lejon ngjitjen e trombociteve me njëra tjetrën për të formuar tromb/clot).

Në përfundim diskutuam me pacjentin dy shkaqe kryesore që mund të kene kontribu ne Semundjen Koronare të Zemrës së tij:- ‘Vdekjen e Papritur’ e babës së tij, që sigurisht duhet të ketë qenë nga një ç’rregullim vdekjeprurëse i ritmit të zemrës, me prejardhje nga ischaemia, e cila futet në rrisk-faktoret madhore, e që mund  të jetë trashëguese,  dhe PIRJA e DUHANIT, që po ashtu ban pjesë në rrisk-faktorët madhorë. Pacjenti u këshillue që të ndaloj pirjen e duhanit menjëherë, për të cilin ai më premtoj se s’do ta pinte ma kurrë.

 Po kështu, ju këshillua që të kontrollojë YNDYRNAT/KOLESTEROLIN, si dhe nivelin e GLUKOZES/sheqerit në gjak çdo 6 muaj për një vit dhe pastaj çdo vit.

 U kshillu që të paksojë marrjen e yndyrnave të ngopuna (saturated fats), gjalp, mish të dhjamosur, dhjam, vaj palme dhe vaj kokonati, që kanë tendencë që të rrisin nivelin e kolesterolit në gjak

Po kështu diskutuam që pacienti t’i vinte në dijeni dy vllezërit e tij, si dhe fëmijët e tij të rritur, për lidhjen e sëmundjeve koronare me historinë e tyre familjare, si një faktor madhor rrisku për to. Pra ato duhet të konsultohen me doktorrin e tyre, për të gjetur  masa prevenuese.

Në mbyllje të këtij rasti, unë do t’i këshilloja lexuesit e gazetës ‘DIELLI’ që të mos neglizhojnë as një dhimbje gjoksi, dhe të kenë parasysh se ‘Ç’do dhimbje që fillon midis kërthiza dhe majës  hundës, duhet të konsiderohet ‘DHIMBJE ZEMRE’ deri sa të provohet e kundërta’. 

Thirrja e AMBULANCËS, dhe arritja në spital brenda 90 minutavetë parë, asht JETIKE.

Dr Zekri Palushi (MD)

P.S

Në rubrikën tjetër do të diskutojmë një rast me Infarkt akut të zemrës.

Ndërkohë, nëse dëshironi të bani ndonjë pyetje shëndetësore personale, drejtohuni nëpërmjet  adresës elektronike (E-mail-i i redaksisë,gazetadielli@gmail.com që pastaj mund të përcillet në adresën time). 

Mund të komunikoj edhe në anglisht po qe se është më e përshtatëshme për personat që nuk e njohin mirë gjuhën shqipe..

PESË PAMJE TË URREJTJES KUNDËR VLERAVE TË DEMOKRACISË

$
0
0

Nga Shefqet DIBRANI/

Deformimi i demokracisë, është hakmarrje primitive kundër Jusuf Buxhovit që themeloi LDK-në, e cila e shkatërroi Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë dhe arriti të bëjë miqësi e Aleancë me Amerikën, për t’iu gjetur në ditët më të vështira Luftës së Kosovës!  Me një fjalë, lufta kundër historianit Jusuf Buxhovi është hakmarrje kundër Lirisë së Kosovës dhe më shumë se kjo një hakmarrje “E SË MAJTËS”  kundër prezencës Amerikane dhe vendeve të BE-së në Kosovë!…

Shkruan: Shefqet DIBRANI/

Prolog:

Ende pa e mbushur njëvjetorin e themelimit të LDK-së, ka pas nisur një fushatë e egër linçuese kundër saj, në lojë e patën futur Demaçin, i cili nuk ra në grackë. Pra në vitin 1990 – 1992, pikërisht atëherë kur zyrtaret e tanishëm politik të LDK-së, ishin struktura udhëheqëse të LKJ-së, të tjerët ishin në pelena atëherë kur pshurreshin dhe qurraveshin neveritshëm, sidomos kur i lëpinin qurrat që iu shkonin zvarrë. Edhe tash këta qurranë janë bërë të neveritshëm, të gërditshëm dhe të padurueshëm, sidomos kur mbrojnë dr. Rugovën dhe kur flasin për Rugovizëm! E për ata që shkruajnë do të ishte mirë të mendojnë çka po i lënë pas historisë së tyre familjare, fëmijëve të cilët nuk janë fajtor pse i kanë baballarët kaq të qurravt?!

Duke kërkuar në arkivin tim kam gjetur shkrime të cilat flasin për LDK-në e idealeve të mëdha, (1990-1991). Pra për LDK-në e idealeve tjera, por janë edhe disa shkrime edhe për Demaçin… një personalitet i cili në korrikun e vitit të shkuar shkoi mëtanë ku nuk flitet më.

Nuk po merrem me Adem Demaçin, as me akuzat e tij deri në sharje kundër dr. Ibrahim Rugovës, pasi një pjesë të tyre vet Ibrahim Rugova ia ka falur sa ishte gjallë, por a do ta falte edhe tashti, nuk jam profet për t’ia qëlluar, por një gjë e di se ai ishte i Madh, kurse nesër do të bëhet edhe më i madh se sa po himnizohet sot.

Pamja 1 – Aanti-Rugovizmi

a). Po të ishte gjallë Rugova, kurrë Isa Mustafa nuk do të ishte zyrtar i LDK-së, e le më kryetar i saj. Të gjithë ata që e votuan, për kryetar të LDK-së, për Kryeministër, dhe të gjithë ata që i besuan aq shumë, në thelb janë Anit-Rugovista të papërmirësueshëm.

b). Po të ishte gjallë Rugova, kurrë Hashim Thaçi, nuk ishte bërë Kryeministër as President i Kosovës. Prandaj të gjithë ata që janë struktura të LDK-së dhe e kanë votuar, janë në thelb Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.

c). Ibrahim Rugova, ka thënë kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Kullë dhe Çakorr, prandaj të gjithë ata që e kanë votuar për ti lënë këto Troje nën administrimin e Malit të Zi, le më se janë tradhtar, por janë  Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.

ç). Ibrahim Rugova, ishte për falje dhe nuk shau askënd, të gjithë ata që hakmerren dhe shajnë pa kriter janë  Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.

d). Ibrahim Rugova, ishte për gjithëpërfshirje dhe për Elitë Akademike dhe Intelektuale, ata që përjashtuan dhe janë kundër intelektualëve dhe kundër Themeluesve të LDK-së, janë në thelb  Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.

dh). Ibrahim Rugova, e dashti dhe e respektoi DIASPORËN, të gjithë ata që ndëshkuan Diasporën duke e përjashtuar nga proceset e brendshme në LDK, janë kundër zhvillimit të Kosovës, andaj janë në thelb  Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.

e). Ibrahim Rugova  ishte i madh, prandaj i respektonte të vegjlit, por të vegjlit e sotëm që po e udhëheqin LDK-në dhe Kosovën, i urrejnë të mëdhenjtë dhe nuk i shkelin të vegjlit, andaj nuk falin, ata hakmerren, ata vrasin, prandaj në thelb janë Anti-Rugovista të papërmirësueshëm.

ë). Ibrahim Rugova, dallonte për shprehjen e butë dhe elokuente, të gjithë “katunarhanja” e Facebook-ut që nuk dinë me shkruar dhe ata që kurrë në jetën e tyre nuk kanë lexuar një libër, por janë kapërthurur nëpër ministri e në Krye të LDK-së, janë në thelb  Anti-Rugovista të papërmirësueshëm!

Sepse: Rugovizmë është vlerë, është tolerancë, është dashuri për atdheun!

Pamja 2 – Urrejtja kundër Simbolit të Rezistencës

Në këto rrethana, ndryshe vepron qytetari i rëndomtë e ndryshe duhet të veproj intelektuali, e krejt ma ndryshe ata që udhëheqin parti politike dhe Shtetin e Kosovës. Por qëndrimi armiqësor, i ulët dhe primitiv i Kryesisë së LDK-së që u shpreh korrikun e vitit të shkuar, në Ditën e Vdekjes, Varrimit dhe Nderimit që iu bë Adem Demaçit, është koncepti ma antidemokratik që iu ka bërë LDK-së. Ky veprim është ideologjik e LKJ-së që udhëhiqet drejtpërdrejtë nga Isa Mustafa, i cili pas të gjitha shkatërrimeve, humbjeve dhe shëndetit të tij, ka detyrë për ta shkatërruar LDK-në, dhe për ta mbajtur LDK-në sa ma larg Popullit dhe halleve të tij.

Pamja 3 – Injorimi kundër Amerikës

Pamja/Fytyra e LDK-së që u shfaq si urrejtje, si hakmarrje, kundër Adem Demaçit, kur u bë refuzimi klasik në ditën e varrimit të tij,  na u rishfaq në ditën e Gëzimit të Kosovës, me rastin e 20-Vjetorit të Çlirimit të Kosovës, që iu gëza krejt Bota demokratike! Sivjet për këtë DITË të Gëzuar, vendin tonë e vizituan fytyrat më eminente të Amerikës siç ishin Presidenti Bill Clinton, Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, gjenerali i ushtrisë amerikane Wesley Clark dhe shumë të tjerë. Me një fjalë klika titiste e LKJ-së që ka pushtuar LDK-në, (si duket për hatër të Serbisë), përbuzi gjithë përpjekjen dhe ndihmesën e Amerikës në Luftën dhe Paqen e Kosovës. Ata refuzuan të takoheshin me përfaqësuesit e Amerikës, por na shurdhuan duke brohoritur Rroftë Amerika dhe për miqësinë e tyre të përhershme me Amerikën?!

Pamja 4 – JUSUF BUXHOVI

Foli intelektuali Jusuf Buxhovi, Ideatori dhe Themeluesi i LDK-së, foli shkencëtari që bëri vepra shkencore të cilat nuk arriti t’i bëjë Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, foli historiani që e shkroi Historinë e Kosovës, atë që nuk arriti ta shkruaj Instituti i Historisë së Kosovës e as Fakulteti i Historisë për më shumë se gjysmë shekulli  veprimtari. Foli shkrimtari më i frytshëm, autori i romaneve historike, që e tha të djeshmen dhe të tashmen në mënyrë artistike, të cilën nuk e ka thënë e as nuk e ka shkruar Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës. Andaj ky “pokretni juriš” kundër Jusuf Buxhovit jep alarm shqetësues se një “Lëvizje për sulm”, kundër Lirisë së Kosovës dhe vlerave të saj po nis marshin drejt shkatërrimit. 

Pamja 5 – “Pokretni juriš” ose “Lëvizja për Sulm”

Ky farë “Pokretni juriš”, në thelb përmban ideologjinë  “E majtë staliniste”, e cila përmbledh të gjitha llumproletariatin ideologjik dhe strukturat komanduese të krimit politik dhe ekonomik që nuk kanë gjë të përbashkët as me Luftën për Lirinë e Kosovës dhe as me Paqen dhe demokracinë në Kosovë. Kjo strukturë mbështet nga “E majta titiste”, e cila është edhe ma perfide dhe shumë më e rrezikshme se e para. “E majta titiste” përfaqësohet nga Isa Mustafa dhe strukturat e përgatitura në “Riinvest”, të cilët e kthyen frymën hakmarrëse dhe krijuan mosdurimin në LDK, (që tashmë njihet si luftë e karrigeve). Kjo logjikë shkatërruese është e mbështetur nga elementi Jugosllav që udhëheq mediat shqipe në Kosovë dhe i mban nën zapt Organizatat Jo Qeveritare të cilat janë shndërruar në struktura parapolice të krimit dhe bandave të kriminalizuara në Kosovë, andaj heshtin dhe nuk po mbrojnë asnjë vlerë qytetare.

Epilog: 

Urrejtja kundër fjalës së lirë, çuditërisht po bëhet edhe nga ata që mbllaçitin për lirinë e fjalës së lirë?! Në thelb ka urrejtjen kundër vlerave, kundër Elitës Intelektuale, kundër Rezistencës së Adem Demçit, Kundër Filozofisë Paqësore të dr. Ibrahim Rugovës, kundër Luftës së UÇK-së, Kundër Prezencës Amerikane në Luftën dhe Paqen e Kosovës, Kundër kthimit të turizmit në Kosovë, (turizëm të cilin e bënë dhe e zhvillon vetëm Diaspora e saj), dhe në fund  të fundi urrejtja kaq e  madhe kundër Jusuf Buxhovit është urrejtje kundër të gjitha vlerave intelektuale, kulturore, arsimore, pedagogjike, shkencore dhe akademike të një vendi.

Me një fjalë Bandat e Kriminalizuara të Komandantëve me koncepte të së majtës staliniste, të ndihmuar nga e majta titiste, po i qesin marren Luftës Heroike të UÇK-së dhe ia kanë shtrirë zullumin Lirisë së Kosovës.

Veçmas Isa Mustafa, me suitën e tij, ka arritur me ua fshirë trurin Kryesisë së LDK-së, për ta përjashtuar Elitën Intelektuale nga të gjitha proceset. Kjo ideologji e shkollës RIINVEST, (institucion që u themelua në vitet ma të Zeza që kalonte Kosova), nuk ka pasur për qëllim me zhvilluar demokracinë dhe me bërë aleanca me Amerikanët, por është themeluar nga një azilant në emigracion, siç ishte atëherë mr. Isa Mustafa, për t’i përgatitur Serbisë strukturat e besueshme që do ti shërbenin atij sistemi për ta bërë ma mirë zapt Kosovën, dhe për të dëshmuar se “E majta Titiste”  shëmbëllen në miqësinë e tyre me Serbet! 

Deformimi i demokracisë, është hakmarrje primitive kundër Jusuf Buxhovit që themeloi LDK-në, e cila e shkatërroi Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë dhe arriti të bëjë miqësi e Aleancë me Amerikën, për t’iu gjetur në ditët më të vështira Luftës së Kosovës!  Me një fjalë, lufta kundër historianit Jusuf Buxhovi është hakmarrje kundër Lirisë së Kosovës dhe më shumë se kjo një hakmarrje “E SË MAJTËS”  kundër prezencës Amerikane dhe vendeve të BE-së në Kosovë!…

Kreu i Opozitës Basha priti delegacionin Amerikano-Hebraik

$
0
0

Kreu i opozitës shqiptare, z. Lulzim basha ka pritur delegacionin Amerikano-Hebraik te kryesuar nga drejtori Ekzekutiv David Harris. Në njoftimin e PD, kreu i opozitës Lulzim Basha bën të ditur se opozita ka siguruar miqtë amerikan se do vazhdojë betejën ka kompromis dhe se nuk do të dorëzohet para modelit të despotizmit lindor.“Takim i përzemërt dhe shumë miqësor me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv David Harris.I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve. I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standardet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar”, ka theksuar Lulzim  Basha.

Guiliani, Liberman & Tom Ridge dhe Iranianet e Tiranes

$
0
0

Rreth 3 mijë muxhahedinë që ndodhen në Shqipëri kanë mbajtur një konferencë në ‘qytetin’ e tyre në vendin Tiranë që ndodhe në në afërsi të Manzës, 30 km larg Tiranës dhe që quhet ‘Ashraf 3’.

Në këtë konferencë është shfaqur 3D lufta 120-vjeçare e popullit iranian për liri e demokraci. Ky ishte evenimenti i parë i këtij lloji në Ashraf-3, i cili është ndërtuar gjatë 18 muajve të shkuar nga opozita iraniane duke përdorur burimet e veta.

Udhëheqësja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, u zotua të premten se Irani ndodhet pranë një kthese historike dhe fitorja e popullit dhe rezistencës iraniane kundër regjimit teokratik është e sigurtë.

Maryam Rajavi, e cila është Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ishte folësja më e spikatur në një konferencë në Ashraf-3, ku banojnë mijëra anëtarë të grupit kryesor opozitar iranian, Mujahedin-e Khalq (MEK).

Disa dhjetëra ish-zyrtarë të lartë nga të dyja anët e Atlantikut, duke përfshirë Kryebashkiakun Rudy Giuliani që është avokati personal i Presidentit Trump, Senatorin Joseph Lieberman, Sekretarin Tom Ridge, Drejtorin Louis Freeh, Gjeneralin George Casey, Gjeneralin James Conëay, Michelle Alliot Marie, ish-Ministre e Jashtme dhe e Mbrojtjes e Francës, Ingrid Betancourt, ish-kandidate presidenciale në Kolumbi, e cila ka qenë e mbajtur peng; nga SHBA dhe Europa morën pjesë në konferencë.

Në një pjesë të fjalimit të saj, Znj. Rajavi tha, “Sot në Ashraf 3, jemi mbledhur në një Ekspozitë ku shfaqen 120 vite të luftës së popullit iranian për liri. Një luftë me ulje e ngritje të panumërta, me shumë disfata e triumfe, së cilës i kanë dhënë jetë lotët dhe buzëqeshjet e një kombi të lidhur me zinxhirë e të shtypur nga dy diktatura, monarkia e mëparshme dhe pas saj një regjim fetar e tiranik. Por ne jemi duke çarë përpara në rrugën drejt fitores së sigurtë.”

“Një nga hallkat që mungonte në lëvizjet e mëparshme të popullit iranian ishte organizimi koherent dhe përpjekja e organizuar, së bashku me një forcë të vendosur e të rexhur nga betejat, e cila të ishte e përgatitur për të bërë çfarëdo sakrifice që të nevojitej. Si rezultat, përpjekjet e mëparshme të popullit nuk kanë patur sukses pavarësisht gjithë sakrificave. Dhe sot, Ashraf 3 mishëron rezistencën e organizuar të popullit të Iranit për liri,” shtoi ajo.

Duke iu referuar përparimeve të bëra nga Rezistenca Iraniane, znj. Rajavi theksoi, “Sot, kemi arritur një pikë kthese historike. Një Ashraf i cili është ngritur edhe një herë, krenar dhe i fuqishëm, duke shdritur në zenitin e kësaj Rezistence. Ky Ashraf është riprodhuar 1000 herë në formën e njësive të rezistencës në mbarë Iranin. Dhe një shoqëri shpërthyese e cila nuk ka ndërmend t’i durojë më mullahët, me dëshirën për t’i përmbysur ata…. Populli iranian dhe historia e tyre po çajnë përpara në rrugën drejt fitores së sigurtë.”

Duke iu referuar ekspozitës së 120 viteve të Luftës për Liri, Kryebashkiaku Giuliani tha, “Është një gjë të dëgjosh emrat dhe numrat, por është krejt ndryshe të shohësh fytyrat e 120,000 njerëzve të vrarë—martirë që kanë humbur jetën sepse gjithçka që donin ishte ajo që na takon të gjithëve si qenie njerëzore: Liria.

Senatori Lieberman shtoi, “Ju na keni dhënë mundësinë të jemi besnikë ndaj parimeve tona kombëtare, siç thotë deklarata jonë e pavarësisë, ‘të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nën Zotin.’ Po këto të drejta i janë dhënë çdo fëmije e çdo të riu jeta e të cilit është këputur nga ky regjim brutal.”

Gjatë konferencës, personalitetet dëgjuan dëshmi nga anëtarë të MEK të cilët kanë duruar personalisht disa vite torture në burgjet e regjimit, duke përfshirë të mbijetuarit e masakrës së 30,000 të burgosurve politikë në 1988-ën në Iran, apo kanë qenë viktima të sulmeve terroriste nga proksit irakenë të regjimit iranian.(Kortezi VOAL.ch

50-VJETË MË PARË: ZBRITJA E ANIJES SË HAPËSIRËS …

$
0
0

     50-VJETË MË PARË: ZBRITJA E ANIJES SË HAPËSIRËS SË LARTË APOLLO 11 NË HËNË — “NJË HAP I VOGËL PËR NJERIUN/

Shkruan: Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA-s për Euroazinë

Zbritja e anijes së hapësirës së lartë Apollo 11 në Hënë

Këtë javë, Enti Amerikan i Hapësirës së Lartë, NASA shënon 50-vjetorin e zbritjes historike në Hënë të anijes së hapësirës së Lartë, Apollo 11, me një seri ekspozitash dhe programesh të ndryshme anë e mbanë Shteteve të Bashkuara, duke filluar nga 16 -20 Korrik.

Ishte pikërisht 16 Korriku i vitit 1969, kur astronautët amerikanë, Neil Armstrong, Buzz Aldrin dhe Michael Collins filluan udhëtimin e tyre historik për në Hënë nga Qendra e Hapësirës së Lartë të NASA-s, Kennedy, në shtetin Florida.   Katër ditë më vonë, me 20 Korrik, ndërkohë që astronauti Collins drejtonte në orbitën e Hënës anijen Apollo 11, dy kolegët e tij, astronautët Armstrong dhe Aldrin zbritën në sipërfaqen e Hënës me një pjesë të vogël modulare të anijes së hapësirës së lartë të mbiemëruar, Shqiponja (“Eagle”), duke i deklaruar Amerikës dhe botës së, “Shqiponja kishte zbritur” në sipërfaqen e Hënës.   Ishte kjo hera e parë në historinë e njerëzimit që këmba e njeriut kishte shkelur mbi sipërfaqen e Hënës.

Astronauti, Neil Armstrong, i pari përfaqësues i njerëzimit që hodhi hapin e parë mbi Hënë, kishte deklaruar se misioni i tyre eksplorues në hapësirë, ndonëse mund të ishte, “Një hap i vogël për njeriun”, për nga rëndësia historike, shkencore dhe teknologjike, ai ishte i vetëdijshëm se suksesi i tyre përbënte edhe një“Hap gjigant për mbarë Njerëzimin”.   Astronauti Armstrong konsideronte pra se se zbritja në Hënë e astronautëve amerikanë, 50-vjet më parë, ndonëse ishte një nismë, ekskluzivisht, e paparë deri atëherë në historinë njerëzore, nuk ishte vetëm një hap i madh drejt eksplorimit të hapësirës së lartë nga Shtetet e Bashkuara, por si i tillë, duhej të konsiderohej edhe si një përfitim i madh për mbarë botën dhe për zhvillimet e ndryshme në shumë fusha të shkencës, teknologjisë dhe komunikimit.

Astronauti Neil Armstrong ka ndërruar jetë në vitin 2012, në moshën 82-vjeçare, por dy kolegët e tij në këtë udhëtim historik në Hënë, Buzz Aldrin dhe Michael Collins jetojnë ende dhe do të ribashkohen të hënën, më 16 korrik për të kujtuar këtë përvjetor, në Qendrën e hapësirës së Lartë Kennedy në Florida – aty ku gjysmë shekulli më parë filloi misioni i tyre për të zbritur në Hënë.   Enti amerikan  i hapësirës së lartë, NASA njofton se—ndër të tjera aktivitete anë e mbanë vendit –përfshirë edhe ato që do mbahen në Washington — dy astronautët e Anijes Apollo 11 do të kenë një konferencë me gazetarët e mbledhur aty për të kujtuar këtë përvjetor historik dhe pastaj do të vizitojnë Qendrën Kennedy, ku do të takohen me ish-drejtuesit e misionit të Apollo 11, si edhe me drejtuesit e misioneve aktuale ARTEMIS, pjesë këto të programit aktual amerikan të hapësirës “Nga Hëna në Mars”, për eksplorimin e mëtejshëm të hapësirës nga njerëzimi.

Zbritjes aktuale në Hënë, Korrikun e vitit 1969, i kishte paraprirë një angazhim kombëtar i ndërmarrë nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John Kennedy – i cili në një atmosferë të asaj kohe të rivalitetit gjeopolitik midis Bashkimit Sovjetik komunist dhe Shteteve të Bashkuara –në një fjalim para Kongresit të Shteteve të Bashkuara mbi nevojat urgjente kombëtare kishte deklaruar mbi planin për zbritjen në Hënë se, “Unë besoj se kombi ynë duhet të angazhojë forcën dhe burimet financiare për të arritur, para mbarimit të kësaj dekade, zbritjen e astronautëve në Hënë dhe kthimin e tyre në tokë.   Asnjë projekt tjetër i vetëm në këtë periudhë, nuk do të jetë më mbresëlënës për njerëzimin dhe as më i rëndësishëm për eksplorimet afatgjata të hapësirës së lartë, por edhe asnjë projekt tjetër nuk do të jetë më i shtrenjtë dhe më i vështirë për tu realizuar”, kishte paralajmëruar ish-Presidenti John Kennedy., duke shtuar se “Nëse e miratojmë dhe në qoftë se realizohet ky projekt, nuk është se vetëm një njeri do të shkojë në Hënë,por do të jetë i mbarë kombi që shkelë në Hënë, pasi nevojitet bashkëpunimi i të gjithë neve për të bërë  të mundur një gjë të tillë”, kishte deklaruar John F. Kennedy, duke njoftuar zbritjen eventuale në Hënë nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Është e vërtetë se ishte Presidenti Kennedy, ai i cili ndërmori vendosmërisht angazhimin kombëtar – të cilën ai e kishte konsideruar si një urgjencë kombëtare —   zbritjen e astronautëve në Hënë, por projekti për eksplorimin e hapësirës së lartë ka pasur mbështetjen e të pakën katër administratave, republikane dhe demokrate, duke filluar nga Presidenti Eisenhower, si dhe nga Kongresi dhe populli amerikan në përgjithësi, gjatë më shumë se një dekade, vazhdimisht deri në arritjen e këtij objektivi, në Korrik të vitit 1969.   Këtë mbështetje, si dhe krenarinë e amerikanëve për zbritjen në Hënë të astronautëve, e kishte shprehur edhe ish-presidenti Richard Nixon në një bisedë telefonike me anë të radio-transmetimeve nga  Shtëpia e Bardhë me astronautët nga sipërfaqja e Hënës – një komunikim ky që ai e ka quajtur si telefonata më me rëndësi në historinë e njerëzimit –me astronautët Armstrong, Aldrin dhe Collins. Nixoni është shprehur:

“Më mungojnë fjalët që të shprehi krenarinë që të gjithë ne ndiejmë për punën tuaj.   Për çdo amerikan, ky moment duhet të jetë momenti më krenar në jetën tonë.   Por edhe popujt anë e mbanë botës, jam i bindur, se bashkohen me amerikanët për të celebruar këtë arritje të mrekullueshme.   Si përfundim i veprës suaj, qielli dhe hapësira e lartë tani janë pjesë e botës së njeriut në tokë.   Kështu që, ndërkohë që flisni me ne nga anija e hapësirës së lartë në Hënë, na frymëzoni që të dyfishojmë përpjekjet tona këtu në tokë për sjellë paqe dhe mirëqenie në planetin tonë.   Në këtë moment të papërshkrueshëm,  të gjithë popujt e botës janë të bashkuar dhe ndajnë me ju krenarinë e tyre për suksesin tuaj…”, është shprehur ish-Presidenti Nixon.

Ndërsa Astronauti Armstrong duke e falënderuar  Presidentin Nixon, ka shprehur ndjenjat e tij dhe të kolegëve duke thënë:“Është nder dhe privilegj i madh që gjendemi këtu (në Hënë), si përfaqësues jo vetëm të Shteteve të Bashkuara por edhe të njerëzve paqedashës anë e mbanë botës, të cilët janë të interesuar dhe kuriozë dhe që ndajnë me ne një vizion për të ardhmen”, ka thënë 50-vjet më parë astronauti Armstrong.

Ndoshta pak kush prej nesh është i vetëdijshëm se ishte pikërisht zbritja në Hënë 50-vjet më parë dhe vizioni i këtyre astronautëve amerikanë dhe të tjerëve si ata që ka bërë të mundur sot të gjitha mënyrat e reja të komunikimit që përdoren sot anë e mbanë botës, përfshirë përdorimin e satelitëve që bëjnë të mundur transmetimin brenda sekondash të fotografive, të zërit dhe të sinjaleve, nga një anë e globit në tjetrën.   Kështu që kur të telefononi të afërmit tuaj dhe të komunikoni me ta kudo në botë me anë të telefonit, facebook-ut, facetime ose mënyrave të tjera të komunikimit modern, kujtoni sot tre astronautët amerikanë – Armstrong Collins dhe Aldrin—në 50-vjetorin e zbritjes së tyre në Hënë, pasi ishte ai sukses fillestar që bën sot të mundur, për secilin prej nesh,komunikimin e lehtë me të gjithë botën.   Ky është vetëm një përfitim nga shumë dobi të tjera që vinë nga eksplorimet e hapësirës së lartë, atëherë dhe sot.

                                                  

NJË DEMOKRACI BASHKËKOHORE MUND TË JETË VETËM LIBERALE

$
0
0

Shkruar nga SABINO CASSESE/“Corriere della Sera”/

E përktheu Eugjen Merlika/ Dielli/

Shtohen shenjat e mosdurimit kundrejt demokracive liberale. Për shembull ministri i Brëndshëm Italian në ditët e fundit ka deklaruar se zgjedhja e një përfaqësuesi të Partisë demokratike në postin e kryetarit të Parlamentit evropian, nuk respekton votat e italianëve dhe të evropianëve dhe drejtësia italiane nuk është ajo që i duhet Vendit.

Ai, pra, dëshëron të peshojë më shumë në Bashkimin evropian edhe se i ka cilësuar drejtuesit e tij të mundshëm si “politikucë” edhe mbasi nuk ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha mbledhjet e organizmave evropiane në të cilat duhet t’ishte i pranishëm. Do të dëshironte gjithashtu që normat të interpretohen e të zbatohen simbas dëshirave të tij, me mëtimin që është i vetmi zëdhënës i popullit italian.

Armiqtë e demokracisë liberale do të duhej të bënin një përsëritje të shpejtë të rregulloreve bashkëkohore, sepse atyre i u mungon gramatika e kushtetueshmërisë. Ministrit të Brëndshëm italian, për shembull, i ikën nga mëndja funksionimi i parimit të shumicës. Votat e mbledhura prej partisë së tij në zgjedhjet e fundit evropiane përfaqësojnë një të tretën e atyre që votuan, më pak se një të pestën e zgjedhësve, më pak se një të gjashtën e popullsisë. Në këta kushte a mund të flasë ai në emër të popullit italian duke mëtuar se ka të drejtën përjashtimore? Më parë se të thuhet se fituesi merr gjithshka, duhet të jetë fitues.

Mbështetësit e demokracisë iliberale harrojnë, në rradhë të dytë, se në organizimin bashkëkohor demokracia është e vendosur në shkallare të ndryshme, aq sa ne votojmë për Këshillat e qyteteve, për ata rajonalë, për Parlamentin kombëtar e për atë evropian. Mund të jetë parti e parë në një komunë, në pakicë në një komb; mund të jetë pakicë në një Rajon e shumicë në shkallë kombëtare e evropiane. Pra, historia dhe kushtetutat i kanë përvijuar organizimet bashkëkohore duke i themeluar mbi vullnetin e popullit e, në të njëjtën kohë, duke mos i besuar atij, prandaj i kanë dhënë popullit shumë zëra, që të mund të vendosë në mënyra të ndryshme, dhe të mund të korigjohet. Pra, të mos ketë vetëm një fitues, por shumë fitues. Jo, pra demokracia por demokracitë.

Rryma e re demokratiko – populiste, në rradhë të tretë, harron se pothuajse të gjithë të zgjedhurit kanë kohë të ndryshme. N’Itali antarët e Parlamentit janë të zgjedhur për pesë vite, presidenti i Republikës qëndron në detyrë për shtatë vjet, gjykatësit e Gjykatës kushtetuese nëntë. Këshillat komunale, ata rajonale, Parlamenti kombëtar, Parlamenti evropian përtërihen në çaste të ndryshme. E gjithë kjo për të ndaluar që pushteti publik të jetë prerogativë e vetëm një force politike, sepse dëshërohet të ruhet pluralizmi i shoqërisë.

Harresa e fundit e armiqve të lirisë ka të bëjë me trashëgiminë e liberalizmit, kryesisht ndarjen e pushteteve dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Kuptohet që ka bërë shkollë kryeministri hungarez Viktor Orban, lëvrues i demokracisë iliberale. Demokracia nuk mund të mos jetë liberale, jo vetëm sepse, historikisht, përbën një zhvillim të liberalizmit, por edhe se pjesëmarrja në zgjedhje dhe e drejta e votës  do të ishin një iluzion i zbrazur po të mos ishin së bashku të gjitha liritë, duke filluar nga ajo e shfaqjes së mendimit dhe e grumbullimit, veç gjykatësve të pavarur në mbrojtje të tyre. Këta gjyqtarë duhet të kenë mundësi të interpretojnë ligjet pa detyrime që vijnë nga qeveria, madje duhet të kenë mundësi, simbas rastit, edhe të venë në dyshim ligjëshmërinë e tyre e të japin një interpretim në përputhje me Kushtetutën, ose t’i drejtohen Gjykatës kushtetuese për gjykim, sepse edhe vetë vlera e demokracisë ka një cak në liritë e të drejtat.

Ministrit të Brëndshëm italian, në veçanti, dua t’i kujtoj se nuk mjafton të veshësh rroben e policisë ose të premtosh marrjen në punë të forcave të reja të mbrojtjes së rendit, për të qenë një ministër i Brëndshëm i mirë. Në vend që të përjetësohet me një mitraloz në dorë, më pas me një pushkë  e së fundi me një revole elektrike, do të bënte mirë të merrte shëmbull nga i pari ministër i Brëndshëm, mbas shpalljes së Republikës, Alcide De Gasperi, që qe një shëmbull aftësie politike dhe mase në administrim.  

“Corriere della Sera”, 9 korrik 2019   E përktheu Eugjen Merlika

Shënim i përkthyesit:

Autori i kërij shkrimi është editorialist i njohur i kësaj të përditëshmeje. Ka lindur në vitin 1935. Ka qenë dhe vazhdon të jetë profesor në disa universitete italiane dhe evropiane e amerikane. Ka qenë antar i Gjykatës kushtetuese të Italisë gjatë periudhës 2005 – 2014. Është njëri ndër kostitucionalistët më të mirë italianë. Ka në arkivin e tij 24 vepra të botuara mbi probleme të ndryshme.

U vura t’a përkthej këtë shkrim se m’u duk si një artikull mjaft instruktiv per çastin e veçantë të amullisë institucionale në të cilën ndodhet Shqipëria. Mendoj se kemi nevojë si opinion publik, për të mos përmendur atë politik, për të freskuar disa njohuri mbi të drejtat e detyrat e të zgjedhurve e të zgjedhësve në një vënd demokratik, siç mëtojmë të gjithë se duam të ndërtojmë në Shqipërinë tonë. Besoj se ky shkrim na jep një vështrim mjaft të saktë të kësaj problematike. Edhe se i kushtohet gjëndjes së Italisë së sotme besoj se edhe neve kemi mjaft për të mësuar prej këtij shkrimi.   


Kryeparlamentari Veseli takon Senatorin Ron Johnson

$
0
0

Veseli me Senatorin Ron Johnson: Kosova e gatshme për fazën finale të dialogut /

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot në Senatin Amerikan, senatorin Ron Johnson, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend e rajon, me theks të veçantë për fazëm finale të dialogut Kosovë-Sebi. 

Senatori Johnson tha se SHBA-të janë gjithmonë përkrah Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euro atlantike. 

“Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut sa më parë dhe të arrijnë marrëveshjen e obligueshme. Rasti i Maqedonisë dhe Greqisë është shembull që duhet ndjekur se kur ka vullnet politik mund të arrihet marrëveshje përfundimtare”, tha Senatori Johnson. 

Nga ana e tij, Kryeparlamentari Veseli falënderoi Senatorin Johnson për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës. 

“Republika e Kosovës dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje të obligueshme për njohjen reciproke. Ky është opsioni i vetëm që siguron paqe dhe stabilitet të përhershëm në rajon. Pavarësisht dallimeve të brendshme, në raport me dialogun, Republika e Kosovës është e gatshme për fazën finale të dialogut”, ka thënë Veseli.​

Veseli në Kongresin Amerikan…

$
0
0

– Bën thirrje për njohje nga vendet që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës/

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po merr pjesë në forumin e liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan, në Washington.

Në hapje të këtij forumi, ku po marrin pjesë krerë parlamentesh të shumë vendeve, por edhe nga ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Veseli ka përcjell një mesazh, nëpërmjet të cilit u ka kërkuar atyre që ta njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Kosova është shtet i ri dhe po ecë përpara. Kërkoj nga ju që ta njihni shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Kjo i shërben paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. I shërben edhe miqësisë dhe zhvillimit të lidhjeve tona në të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit”, tha Veseli, në hapje të fjalës së tij në Kongresin Amerikan.

Në këtë forum të organizuar nga Kongresi Amerikan, bashkë me Kryeparlamentarin Veseli po marrin pjesë edhe deputetët e opozitës, Mimoza Kusari-Lila dhe Avdullah Hoti.​

Kryeparlamentari Veseli takon senatore e kongresmene amerikane

$
0
0

Veseli takon Senatorin demokrat Gary Peters dhe Kongresmenin republikan Vern Buchanan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar në Washington Senatorin demokrat Gary Peters dhe Kongresmenin republikan Vern Buchanan, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-së.Gjatë takimit me Senatorin Gary Peters, i cili është anëtar i Komitetit për Siguri Kombëtare në SHBA, kryeparlamentari Veseli foli për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës dhe bashkëpunimin e saj me ushtrinë amerikane.Senatori Peters, nga ana e tij, shprehu mbështetjen për të ardhmen e ushtrisë së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.Ndërsa në takim me Kongresmenin Vern Buchanan, kryeparlamentari Kadri Veseli ka diskutuar për çështjet tregtare dhe për nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova ka potencial të zhvillimit ekonomik dhe tashmë ka infrastrukturë moderne për investitorë të jashtëm.

Ndërsa Kongresmenin Vern Buchanan, tha se është duke u interesuar që të nxisë kompani amerikane për të investuar në Kosovë në sektorë të ndryshëm.​

***

Veseli takon kongresmenin amerikan Gerald E. Connolly: Flasin për të ardhmen e Kosovës në NATO 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur të hënën paradite në Washington në takim nga kongresmeni Gerald E. Connolly, kryesues i delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan. 

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli e njoftoi kongresmenin me zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, ndërsa kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. 

Në 20 vjet liri që nga çlirimi, Veseli tha se Kosova ka arritur progres në të gjitha fushat falë bashkëpunimit të ngushtë me aleatët e përhershëm, SHBA-të dhe vendet mike perëndimore. 

 “Pas transformimit të FSK-së në ushtri, objektiv kryesor i Kosovës në fushën e sigurisë është anëtarësimi i plotë në Aleancën Veriatlantike, NATO”, tha Veseli. 

Nga ana e tij, kongresmeni amerikan shprehu mbështetjen e SHBA-së për hapat e mëtejmë të rrugës euro atlantike të Kosovës. 

 “Kosova në të ardhmen e afërt duhet të jetë anëtare me të drejta të plota në NATO dhe BE dhe në këtë rrugëtim do ta keni mbështetjen e SHBA-së”, tha kongresmeni Gerald E. Connolly. 

Gjatë këtij takimi, Veseli e informoi kongresmenin Gerald E. Connolly edhe për nismën e tij për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb të kryer në Kosovë, ide kjo e cila u mbështet nga kongresmeni amerikan. 

 “Të gjithë kriminelët e luftës duhet të përgjigjen para drejtësisë për krimet që kanë kryer ndaj civilëve të pafajshëm. Duhet të vijë drejtësia në vend për viktimat e luftës”, tha kongresmeni Gerald E. Connolly.​

NDERROI JETE PJETER RODIQI, BASHKESHORTI I VACE ZELES

$
0
0
Ne foto:Pjeter Rodiqi, Vace Zela dhe bija e tyre, Irma/
Ka qenë vetë e bija, Irma Rodiqi që ka lajmëruar largimin nga kjo jetë të të jatit të saj të dashur, intelektualit të njohur Pjetër Rodiqi, njëkohësisht bashkëshorti i të madhes Vaçe Zela.
Ja si shkruan Irma Rodiqi në rrjetin social:
“Një yll më shumë iu shtua qiellit, për të ndriçuar edhe më fort pranë mamit.
Me pikëllim të thellë, sot kam barrën e rëndë t’ju njoftoj për largimin nga kjo jetë të babait tim të shtrenjtë, Pjetër Rodiqi.
Zoti e dinte dashurinë e tij të pafund për atdheun e dashur, prandaj edhe ia mundësoi ta kalojë këtë sëmundje të rëndë në Shqipërinë e tij të shtrenjtë, që nuk ia zevëndësuan dot kurrë as bukuritë e Vjenës, ku pat lindur, e as të Bazelit, ku për hir të dashurisë e përkushtimit ndaj familjes kaloi 21 vite të jetës së tij.
Unë e quaj veten vajzën më me fat në botë, që pata e do të kem gjithmonë në zemrën e në shpirtin tim një baba fisnik e me virtyte të rralla si ai.
Me dashuri e mirënjohje të pafund për gjithshka që babai im i shtrenjtë përfaqëson për mua e për këdo që ka patur fatin ta njohë.
Irma Rodiqi”
 
Ndërsa në postimin në gjermanisht Irma shkruan:
 
Shumë ishte Ti shumë,
për mua ishe gjithçka.
Të dashur të afërm, miq, kolegë
Me një pikëllim të thellë, më duhet t’i them lamtumirë babait tim të dashur, Peter Wolfgang Rodiqit.
Unë e desha atë aq shumë, pothuajse pa e ditur dhe pa e ndier, sepse është po aq e natyrshme sa jeta dhe këtë dashuri të thellë unë nuk e kam ndjerë deri në momentin e ndarjes së fundit se sa të thella janë rrënjët e kësaj dashurie. Ai la një zbrazëti aq të madhe sa nuk ka fjalë që ta shprehë!
Babai im i dashur, fjala jote më e fundit drejtuar meje ishte “Faleminderit”. Unë duhej të të falenderoja Ty, për të gjitha që Ti më ke dhënë.
Do të të dua përjetësisht, Baba!
Ti do të qendrosh përgjithmonë në zemrën time.
Me shumë pikëllim
Irma Rodiqi
 
“Vielen warst Du vieles,
mir warst Du alles.
Liebe Verwandte, Freunde, Kollegen
Ich habe ihn so sehr geliebt, fast ohne es zu wissen und ohne es zu fühlen, weil es so natürlich wie leben ist; und habe bis zum Augenblick der letzten Trennung nicht gespürt, wie tief die Wurzeln dieser Liebe hinabreichen. Er hinterlässt eine Leere, die in Worten keiner auszudrücken vermag.
Mein liebster Papa, Dein letztes an mich gerichtete Wort war “Danke”. Dabei muss ich Dir danken, dass ich Dich haben durfte. Ich werde Dich ewig lieben, Papa! Du bleibst in meinem Herzen für immer.
Schmerzerfüllt
Irma Rodiqi”
(Kortezi: VOAL.ch)
***
Editori i Diellit ngushellon vajzen Irma dhe te gjithe miqte e Pjetrit dhe Vace Zeles:Pushofsh ne Paqe, Pjeter Rodiqi!
 

STATEMENT FROM NYC COUNCILMAN MARK GJONAJ ON THE PASING OF 32BJ PRESIDENT HECTOR FIGUEROA

$
0
0

Memorial Service for President He’ctor Figueroa

Wednesday, July 24th at 1PM

Riverside Church

490 Riverside Dr..NY 10027

KUJTESA 17 KORRIK 1977-PUSHKATIMI I DY POETEVE

$
0
0

VILSONI DHE GENCI NË FERRIN E ÇARË TË VISAR ZHITIT/

Dy të rinj nga fshatrat e Librazhdit, dy poetë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, – shih, dhe emrat i kanë si në balada, – 42 vjet më parë, në 17 korrik 1977, u pushkatuan nga regjimi diktatorial me akuza të çmendura e barbare, të pavërteta.                                                   Dy poetë të pafajshëm, por poezia e tyre ishte e lirë, metaforike, kundërshti dhe kërcënim i fshehtë për totalitarizmin dhe Realizmin Socialist të tij, Dhe gjyqi i shpalli “sabotatorë” të kooperativës bujqësore me bëma dhe me poezi(?!). Dhe i pushkatuan. Tmerr!

      I përkujtojmë me mall dhe dhimbje dhe me urrejtje të shenjtë ndaj së keqes, duke u lutur për drejtësi dhe nderim të përjetshëm.

Me këtë rast po sjellim pjesë tronditës nga burgologjia “Ferri i çarë” për Vilsonin dhe Gencin….

***

– Anonimi i skuadrës së pushkatimit tregon –                                                                                                                                                                                            Ju flisni shpesh e shkruani nëpër gazeta për pushkatimin e atyre dy të rinjve nga Bërzeshta e Librazhdit, që bënin dhe poezi, Vilson Blloshmi e Genc Leka, botoni librat e tyre, i nderoni, u keni nxjerrë dhe eshtrat nga vendi ku i vramë dhe i mbuluam.                                                                                               Është dhënë dhe një emision televiziv, e kam parë, ashtu është… Gjithmonë kam pasur frikë se mos shiheshim edhe ne, megjithëse isha i sigurt që atë natë s’kishte kamera a aparat fotografik, vetëm armë dhe plumba, dhe gjak.                     Pres se mos dalin emrat tanë, me ankth, po ç’faj kemi ne? Vërtet ne i vramë, por s’ishim ne vrasësit. Gjejeni kush urdhëroi… Dhe unë sikur lehtësohem… Prandaj dua të tregoj ç’pashë atë natë, jam një nga ata të skuadrës së pushkatimit, burrë i vjetër tani, por mos më pyet për emrin, nuk ta them, as ku rri e ku do të iki, por s’mund të rri pa e treguar. E vërteta ka më rëndësi…

Pas mesnate, se ashtu bëhen pushkatimet, pa nisur zbardhëllimi, ndalën te vendi sekret, i caktuar më parë, një rrëpirë e shkretë në humbëtirë.              Zbritën nga karroceria e makinës ushtarake ata të skuadrës së pushkatimit. Nga “xhipat” dolën shefat, komandanti i skuadrës së pushkatimit, kryetari i Degës, prokurori i rrethit, mjeku…                                                  Dhe i sollën ata të dy, Vilsonin me Gencin, të sfilitur, të torturuar. Të qethur, me nxirje në fytyrë e copërlime në gjymtyrë, as rrobat e shqyera nuk ua mbulonin. Mezi rrinin në këmbë. Gati me të shtyra shkuan tek ai pak shesh i gjymtë mes shkurreve e gurishtave. Terr dhe hije malesh më keq se terri. Heshtje, që prishej nga hapat e çizmeve ushtarake a nga ndonjë guriçkë që merrte të tatëpjetën. Groooopaaa…                                                                            Përroi i Firarit, tamam vend djajsh. Fenerët e dorës bënin dritë të frikshme a u ndezën dhe dritat e njërës nga makinat.                                                       Ata të dy më këmbë, të zymtë përbuzshëm, të tronditur deri në moskuptim dhe në një si panik të shtypur, të drunjëzuar. A kështu u dukej atyre që ishin përballë, skuadrës së pushkatimit. Se ata s’do t’i shihnim më ata drurë përreth, as botën, njerëzit e tyre. Nuk mendoheshe dot më shumë, këputej çdo mendim, s’e dije ç’ishe e ç’ishin ata që do të pushkatoheshin.                         Vilsoni dhe Genci. Anash rrinin drejtuesit e kësaj ceremonie vrastare, të tmerrshme, të pashembullt. Si në detyrë, si në punë.                                       Urdhri paraprak ishte që të qëllonin vetëm mbi Genc Lekën. Nga fare afër.      – Zjarr!                                                                                                                        Genci ra e po përpëlitej mbi barin e lagur me gjakun e tij. Rënkonte. Rrëketë e gjakut vërshonin nga plagët që sapo hapën plumbat në trupin e tij. Vilsoni, me sytë gjysmë të mbyllur i shtangur më këmbë.                                 – E shikon shokun tënd? – u dëgjua një zë. Njëri nga shefat iu afrua kufomës ende më këmbë të Vilsonit. – Kështu do të biesh edhe ti, por prano. Duam bashkëpunimin… Di gjuhë të huaja, mund të na shërbesh, çështjes së madhe të…                                                                                                     – Kam thënë jo, mbaroni shpejt, – foli dënesshëm Vilsoni.                      – Mendohu, por shpejt, s’ke kohë shumë, balta të pret.                    – Më mirë baltë sesa me ju, – u duk sikur u përgjigj vetë balta.                             – Shoku yt mbaroi, shiko te këmbët. Ti mund t’i arrish ëndrrat… – Ashtu guxoi e foli oficeri? Sa të poshtër!                                                                      – Jooo, – ndërpreu gjithçka ulërima e Vilsonit, – me shokun tim e nisa, me të ta mbaroj! – dhe po u bërtiste atyre, dukej sikur donte që të mbyllej sa më parë kjo tragjedi, ai i ishte dhënë vdekjes me kohë, që kur i arrestuan, në hetuesi, në gjyq, kur hodhën sentencën: dënim me vdekje, me pushkatim. Më herët akoma, ai endej në mbretërinë e vdekjes, që kur shkroi poezinë parë, që kur po përkthente fshehurazi njërin nga ata poetët e mallkuar, që, kur u dashurua me atë aktoren, por tani s’kishte kohë më për asgjë, veç për të nxjerrë dufin e fundit, para se të nxirrte frymën e fundit.                              – Vrasës… më vrisni… se edhe ju… kriminelë…                                                       – Zjarr! – u përsërit urdhri, më me rreptësi e më me mllef, dhe batareja e plumbave e griu të gjithin. Ra përsipër shokut të tij. Gjaku që sapo i vërshoi, iu përzie me të atij dhe, siç bëhen vëllamë duke pirë nga gjaku i njëri-tjetrit, ata u bënë vëllezër në pafundësinë e territ, ashtu siç është vetë vdekja.

Dy kokë të bronzta mbi siprinën e ujit, të mëdha, të rënda, si dy planete. Buzë rrugës në të hyrë të qytetit të Librazhdit. Grup skulpturor në nderim të Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Uji është kujtesa a vetë koha, a kthjellimi i kujtesës. Sytë të mbyllur në një gjumë bronzi. U dola nga pas. Ndërrova prapë vend. Kërkoja vrimat e plumbave në kafkë. Më dukeshin të sapovrarë dhe uji më bëhej gjak. Se dhe pasqyronte perëndimin e diellit.                                               Po shikoja i hutuar. M’u nëpërmend ajo ditë e largët, kur unë me shokun tim, Sherifin poet, të dy gjimnazistë, ishim në drekën e përshpirtjes së tyre në shtëpinë e motrës së Gencit, në Pluk, në internim. Ato dy kokë bronzi mund të ishin dhe tonat.                                                                                          Iu afrova. Sikur i ngjan ca i biri Gencit, njëherë e kam takuar në një përurim të poezive të të atit. Kurse kokës së Vilsonit i ngjan tamam Bedriu, i vëllai. Në burg, kur e shihja, më dukej i sertë gjithmonë. I paafrueshëm. Hapu, i bërtiste kujtdo që gjente përpara. Mbase u thoshte xhindëve. Dhe atë e dënuan me vdekje, por ia kthyen dënimin pastaj me 25 vjet burg. Dhe ai jeton pas vdekjes tani, por jo në bronz, rojë në një shkollë. E ka çuar në Strasburg a Bruksel çështjen e pushkatimit të të vëllait dhe të mikut të tij. Kërkon drejtësi, se ata që e vranë, janë ende gjykatës, deputetë, punojnë nëpër ministri, tek të drejtat e njeriut, shpërblehen, kurse vajza e Vilsonit ka nevojë për ca para të paguajë spitalin në Milano, për një operacion të rëndë dhe do t’i mjaftonte dëmshpërblimi i të atit. Por ai vonon ose jepet me këste aq të pakta, sa nuk zgjidh dot halle. Ç’është kjo demokraci me vrasësa?! Shih gazetat, na i mbushën me ligësi e spiunë, sikur vetëm kështu ka qenë. Po të tregojnë, të futen në tekstet e shkollave dhe bëmat e Sokolit me Tomën, Vilsonit me Gencin, baladë mbi baladat, si dhe të shokëve të tyre.                                                                                                    Dy kokët e bronzta më dukeshin si mbi lot. Zgjata duart t’i ledhatoj.

      Sytë e… tragjedisë

…Shkresa që urdhëronte ekzekutimin e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, nënshkruar nga ministri Hekuran Isai, 8 qershor 1984, në anë kishte një shënim… e pabesueshme… të drejtorit të Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale: Me porosi të shokut ministër, dy të dënuarve që do të pushkatohen, sytë e tyre t’u jepen Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore”.                             Çfarë?! E lexova prapë. Tmerr! Vura duart mbi ballë si për të mbrojtur sytë nga një shkulje mizore. Ekzekutimi është bërë më 9 qershor, ora 24:00… pa togë pushkatimi, e kanë kryer dy persona… Cilët janë? Po ja, nga ata, të gjithë… Dhe pastaj u kanë nxjerrë sytë… si? Me bajonetë? Horror! Dhe ia kanë çuar ministrit sytë? Ku? Ia kanë lënë mbi tryezë? Po ai a ka trokitur në zyrën e Enverit për t’ia treguar? Shikonte diktatori? Vërtet ia dhanë Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore? Kriminale, thuaj. Ministritë e vdekjes!… Apo kanë dashur retinën a ndonjë nerv, që t’ia vendosnin syve të ngrirë të diktatorit? Si, me ç’mjet? Po ku mundin këta! Apo e kanë provuar njëherë. Dhe zgjodhën sy të guximshëm, nga të maleve… Po në ata sy të vdekur ka qenë revolta, pushkatimi… mos kanë dashur t’i shohin, t’i kalonin në ndonjë mikrofilm a t’i zhduknin fare…? Po më dhembnin sytë… E ç’nuk kanë bërë këta, kanë prerë këmbë e krahë nëpër tortura, me sharrë, kanë shkulur thonj, dhëmbë, të brendshmet, rropullitë i kanë derdhur, kanë mbuluar njerëz të gjallë me kokën përjashta mbi tokë, fol, i kanë ulërirë, u kanë prerë gjuhën për të mos folur kurrë. Dhe u paskan shkulur sytë të vrarëve. Jo, ua kanë shkulur para pushkatimit. Ej! U duheshin sy të gjallë… Mos! Po këta e paskan zhbërë njeriun fare!                                                                                     Botë Edip, qorre, ulëri e masakruar në fundin tënd!

* * *

Epilog i vogël:

– Çfarë kërkon, cilat janë fjalët e tua të fundit? – e pyetën Trifon Xhagjikën, pasi i dhanë dënimin kapital, me pushkatim.                                                       – Do të doja një top, – tha ai, – jam altilier, që t’i bija Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë…

VRITET PËR TË DYTËN HERË AT SHTJEFËN GJEÇOVI KU ËSHTË ZEMËRIMI?

$
0
0

Nga Frank Shkreli/

 Para nja dy ditësh, në postën time elektronike më kishin arritur, pothuaj në të njëjtën kohë, dy njoftime nga Kosova:   Njëri kishte të bënte me vandalizimin e bustit të At Shtjefën Gjeçovit në oborrin e shkollës fillore në Zllakuqan të Klinës dhe tjetra ishte një ftesë për të marrë pjesë në një organizim shkencor kushtuar At Gjeçovit, që po planifikohet të mbahet në nëntor, me rastin e 90-vjetorit të vrasjes së tij barbare në Zym të Hasit, nga forcat fashiste serbe.   Lajmi për seminarin që po organizohet për të kujtuar këtë patriot dhe burrë të  të madh të Kombit– nga Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbërit” Prishtinë dhe nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” në Zym — më gëzoi pa masë, por më trishtoi lajmi tjetër, për vandalizimin e bustit të tij në oborrin e shkollës në Klinë.

Ku eshte Shteti, qe nuk sheh e nuk denon kete krim?

At Shtjefën Gjeçovi, prift katolik, i Urdhërit të Fretënve, ashtu siç ishte edhe At Gjergj Fishta, është i njohur si autor i shumë veprave, siç janë “Dashnia e Atdheut”, drama “Agimi”, Përkrenarja e Skenderbeut”, Kanuni i Lek Dukagjinit, e shumë e shumë të tjera.   Ai konsiderohet edhe si babai i arkeologjisë shqiptare, etnograf i njohur, kontribues i madh në gjuhë e kulturë, mbledhës i këngëve, miteve, përrallave dhe dokeve, zakoneve dhe traditave shqiptare, e tjera.  Sipas historianëve të mirëfilltë shqiptarë, në shkrimet e tija Gjeçovi ka lënë një dëshmi të thellë të identitetit historik shumë shekullor të shqiptarëve dhe ka pasqyruar në to rrënjët e vjetra të Kombit shqiptar.   Në një prej shkrimeve të tija, “Trashëgime thrako-iliriane”, Gjeçovi të cilit, “I përkiste çdo mirësi”, siç është shprehur më vonë Fak Konica, At Gjeçovi i drejtohej lexuesit ndërsa shkruante sikur donte, të mos ofendonte askënd, por të dokumentonte identitetin e vjetër të shqiptarëve:   “Këto punë po i shkruaj këtu, o vëlla shqiptar, jo me ndonjë qëllim të keq, por pse po ma ka ënda me mbështetë në to vjetërsinë e kombit tonë”.

TURP:KUJT IA VRET SYTE IMAZHI I HEROIT KOMBETAR?

Nuk jam i sigurt nëse këto dy  ngjarje — seminari i ardhëshëm kushtuar 90-vjetorit të vrasjes së Gjeçovit dhe vandalizimi I bustti të tij në Klinë — kanë lidhje me njëra tjetrën, por njoftimi nga disa media se “u vodh” busti i At Shtjefën Gjeçovit nga oborri i shkollës në Zllakuqan nuk më bindë.   A thua sikur busti i Gjeçovit na qenka prej floriri – me vlerë të veçantë për hajdutët, në krahasim me dhjetra në mos me qindra buste të tjera anë e mbanë Kosovës.   Ky akt vandal si dhe identiteti i aktorëve të këtij krimi në Zllakuqan, bëhen edhe më të dyshimtë kur të merret parasyshë se sipas lajmeve në media të Kosovës, ky nuk është rasti e vetëm i këtij lloji.   Edhe bustin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, gjithashtu i vendosur në një institucion shkollor në fshatin Treboviq, e paskan “vjedhur”, përfshir edhe heqjen e një tabele në një rrugë në Buqan të Pejës, të një prifti tjetër katolik, At Luigj Palaj, dhe të një heroi tjetër i harruar i shqiptarëve, i vrarë nga forcat serbe, për të cilin At Gjergj Fshta ishte shprehur, “Gjaku i këtij, o Zot, të qoftë falë për Komb të Shqiptarit”.Do të ishte diçka e pa përgjegjëshme për mua ose për këdo tjetër që të paragjykohen hetimet e autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës për rastin e vandalizimit të bustit të At Shtjefën Gjeçovit dhe të rasteve të tjera të lartpërmendura.   Por është deri diku shqetësues fakti se përveç reagimit të Kryetarit të Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, për këtë akt vandal, të cilin ai e quan “vjedhje”, por që cilëson gjithashtu edhe si një “akt të turpshëm”,   nuk kam parë, të pakën deri tani, ndonjë regim të autoriteteve qendërore të Kosovës ose të policisë së shtetit.   Ndërsa nga autoritetet ndërkombëtare në Kosovë, të cilat janë gjithmonë gati të reagojnë ndajë ndonjë akti që nuk ka të bëjë me shqiptarët, nuk kam parë asnjë prononcim ndaj këtyre akteve vandale në Kosovë kundër disa prej figurave më të dalluara të historisë së Kombit shqiptar, përfshir edhe vandalizimin e bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Por, Kryetari i Bashkisë së Klinës ka deklaruar se ky akt, “Duhet të zbardhët sa më shpejt nga organet e rendit dhe kryerësit e kësaj vepre të ulët, të dënohen sipas ligjit”.   Prof. Dr. Zenun Elezaj u bën thirrje gjithashtu organeve, “ligjzbatuese që këtë rast ta trajtojnë në mënyrë serioze” dhe njëkohësisht u kërkon, “organeve përgjegjëse që të shtohen masat e sigurisë në të gjitha objektet publike, në mënyrë që akte të tilla të shëmtuara të mos përsëriten”.

Nuk jam i sigurt se cila ishte përgjigja e organeve të sigurisë së Kosovës dhe e autoriteteve zyrtare të Prishtinës ndaj thirrjes së Kryetarit të Komunës së Klinës për hetime serioze ndaj këtij akti vandal, në oborrin e shkollës që mban emrin e At Shtjefën Gjeçovit.   Por ia vlenë të krahasojmë reagimin e autoriteteve të Kosovës, nepërmjet Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe sidomos  reagimin e shpejt të ndërkombëtarëve në Prishtinë ndaj dëmtimit, ditët e fundit, të disa varrezave ortodokse serbe në Lipjan.   Dënimet ndaj këtij akti, gjithashtu të shëmtuar, ishin nga ana e tyre, të shpejta dhe të forta.   Reagoi ashpër ambasadori amerikan në Kosovë, Z. Philip Kosnett, Përfaqësia e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.   Ndërsa në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, në lidhje me dëmtimin e varrezave serbe në Lipjan, foli Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e cila u bëri thirrje organeve të policisë së shtetit që, “Të bëjnë gjithçka është e mundur për të zbuluar dhe nxjerrë përpara drejtësisë autorët e këtij incidenti kriminal.   Për Republikën e Kosovës, bashkëjetesa, raportet dhe harmonia ndëretnike, janë të shenjta”.   Ministria e Punëve të Jashtme konsideron se edhe incidenti tek varrezat serbe është kundër interesave të Kosovës dhe angazhohet se autoritetet shtetërore do të bëjnë të pamundurën që raste të këtilla të mos përsëriten”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës.

            AT SHTJEFËN GJEÇOVI, VEPRIMTAR I SHQUAR I LËVIZJES   KOMBËTARE, ETNOGRF, SHKRIMTAR DHE ARKEOLOG I NJOHUR, I VRARË NGA FORCAT SERBE NË VITIN 1929

Edhe unë i dënojë dëmtimet ndaj varrezave kudo qofshin, përfshirë ato serbe në Lipjan.   Por e kam pak të vështirë të kuptoj se si vandalizimi i busteve të disa prej figurave më të njohura të Kombit shqiptar në Kosovë, siç janë Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe françeskanët shqiptarë, At Shtjefën Gjeçovi dhe At Luigj Palaj na qenkan disi akte  a po siç i cilësojnë disa, “vjedhje” të zakonshme që nuk shqetësojnë aq shumë autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe përfaqsuesit më të lartë ndërkombëtarë në Prishtinë, hiç se hiç.   Veç të mos preket asgjë serbe sepse, sipas tyre, “bashkëjetesa, raportet dhe harmonia ndëretnike, janë të shenjta”,dhe të mos turbullohen – ndërsa figurat kombëtare, identiteti kombëtar, kultura, gjuha dhe historia e shqiptarëve janë plaçkë për tu vjedhur.

Me ose pa reagimet zyrtare ndaj akteve të tilla barbare, mbetet për tu parë nëse për këto veprime kriminale antikombëtare, fajtorë janë, “vjedhësit” e rendomtë, a po dikush tjetër, me qëllime më të djallëzuara me objektivin për të dëmtuar më shumë se një bust.   At Gjeçovi nuk e meritonte këtë akt kriminal ndaj tij, nuk meritonte të vritej për së dyti, sepse siç ka shkruar miku i tij Faik Konica, “At Gjeçovi është përmi çdo sharje.   Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-rritur – dhe një ditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shëntëruar të Shqipëtarësisë…. Bir i përulët i Shën Franciskut, i ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár i kthiellt, At Gjeçovit, që i përkiste çdo mirësí”, ka shkruar Konica për Shtjefën Gjeçovin.   Fatkeqësisht, akti kriminal ndaj bustit të Gjeçovit në Klinë të Kosovës, nuk besoj se kishte për qëllim “rritjen” e emrit të At Gjeçovit, siç shpresonte Faik Konia dikur, por dëmtimin e reputacionit të tij personal dhe të trashëgimisë dhe identitetit të shqiptarëve në trojet e tyre shekullore dardane.

Ndërsa, sa na përket ne, në këtë moment, para këtij akti të turpshëm në oborrin e shkollës në Klinë — siç është shprehur edhe Konica pas vrasjes së At Gjecovit nga forcat serbe më 1929, nuk na mbetet gjë tjetër veçse, “Sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë, që në gjallësí, për nga një lotore ku të mbledhim lotët t’ona për At Gjeçovin”.   Para një akti të tillë vandalizmi dhe vrasës (për të dytën herë) të At Gjeçovit në Klinë, jemi të pafuqishëm të bëjmë gjë tjetër, veçse të vajtojmë me lotë fatin e tij të keq jo vetëm kur ishte gjallë – por edhe tani për së vdekuri, ashtu siç e shohim bustin e tij të dhunuar — të derdhim lotët tona me Konicën, për fatin e keq të mikut të tij At Shtjefën Gjeçovit, për atëherë dhe sot—por edhe për Kombin Shqiptar, i cili trajton në këtë mënyrë, bijtë e tij, ndër më të dalluarit patriotë, si At Shtjefën Gjeçovi.

Busti i At Shtjefën Gjeçovit në oborrin e shkollës fillore në Zllakuqan të Klinës, Kosovë është lënë pa kokë.

                                                 Busti pa kokë i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeu në fshatin Treboviq të Kosovës


LIGJ PER NDALIMIN E STUDIMEVE TE KRIMEVE TE KOMUNIZMIT?

$
0
0

Deputetët në Shqipëri propozojnë ndalimin e studimit të krimeve komuniste të Luftës së Dytë Botërore/

-Deputetë nga Partia Socialiste në qeveri duan të parandalojnë studimin nga ana e një institucion të ngarkuar me hetimin e krimeve komuniste në Shqipërie të incidenteve që ndodhën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kuvendi i Shqipërisë po rishikon ligjin mbi studimet e komunizmit me një synim për të ndaluar në mënyrë eksplicite studimin e Luftës së Dytë Botërore si pjesë e periudhës komuniste të vendit ndërsa kërkohet që punonjësit e Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit të pajisen me certifikatë sigurie, e cila zakonisht kërkohet për zyrtarët që kanë akses në të dhëna sekrete të shtetit.

Projektligji i propozuar nga dhjetë deputetë socialistë thotë në relacionin shoqërues që “Regjimi komunist nuk mund te lidhet me periudhën e luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare” sepse “eliminimi i kundërshtarëve politikë” nisi vetëm pas luftës.

Propozimet e ndryshuara synojnë gjithashtu që në institutin e studimeve të krimeve të komunizmit të punonjësit të “jenë persona që gëzojnë besueshmëri” dhe për këtë arsye, i punësuari në të “duhet të plotësojë edhe kushtet e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.” Për këtë arsye, kërkohet që punonjësit të marrin certifikatë sigurie, një dokument që jepet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, një institucion në varësi të kryeministrit.

Agron Tufa, drejtori aktual i institutit, i tha BIRN se ndryshimet ishin “tipike për teknikat e sigurimit” dhe tregojnë “mentalitet të kohës së komunizmit” në shkrimin e historisë.

“Ne po trajtohemi si një strukturë shërbimesh sekrete dhe jo si një institucion për studimin e sigurisë,” i tha Tufa BIRN.

Ai dyshoi se një arsye se pse po kërkohet një certifikatë sigurie është një fushatë shpifjeje kundër tij, fillimisht e nisur në media nga socialistët, të cilët sugjerojnë se ai është një spiun rus. Tufa, 52, është shkrimtar i diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe në Institutin e Letërsisë Maksim Gorki në Moskë.

Instituti për Studimin e Krimeve të Komunizmit u krijua në vitin 2010 nga një ligj special dhe ka publikuar disa libra mbi sundimin komunist në vend. Megjithatë, pak muaj më parë, Spartak Braho, një deputet i Partisë Socialiste dhe ish gjyqtar në kohën e Komunizmit, akuzoi Tufën dhe po hidhte baltë mbi rezistencën antifashiste të luftës së Dytë Botërore përmes publikimit të librave që pretendojnë për krime lufte të kryera nga partizanët komunistë. Pas kësaj, Braho dhe deputetë të tjerë socialistë propozuan ndryshimet në ligj.

“Normalisht ata mundet thjeshtë të më shkarkojnë dhe të rrëmbejnë institutin,” tha Tufa.

“Por tregon mentalitet komunisti dhe teknika të Sigurimit fakti se ata duan të sugjerojnë se unë nuk do të marr certifikatë sigurie si shkak për shkarkimin tim krahas teorisë së komplotit të spiunit rus,” shtoi ai.

“Kjo tregon gjithashtu se si ata janë mësuar të shkruajnë histori, si diçka që i përket shërbimeve sekrete dhe jo historianëve,” tha Tufa.(Gjergj Erebara-Kortezi:  Balkan Insight)

VESELI, TAKIM ME NANCY PELOSI DHE ELIOT ENGEL

$
0
0

Kryetarja e Kongresit Amerikan ia konfirmon Veselit përkrahjen për Kosovën në të gjitha proceset/

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, ka pasur një takim të veçantë me Kryetaren e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi.Në këtë takim miqësor, Kryetarja e Kongresit Amerikan i ka konfirmuar Kryeparlamentarit Veseli përkrahjen e palëkundur amerikane për Kosovën.Ajo u zotua se do të jetë gjithmonë në përkrahje të Kosovës dhe theksoi se Kosova mund të llogaris në ndihmën e saj dhe të Kongresit Amerikan. “Amerika do të jetë përkrah Kosovës dhe do të ju mbështes gjithmonë”, i tha Zonja Pelosi Kryeparlamentarit Veseli.Nga ana e tij, kreu i Kuvendit të Kosovës e ka falënderuar kryetaren e Kongresit Amerikan për mbështetjen e parezervë që ajo, Kongresi Amerikan dhe SHBA-të i kanë dhënë Kosovës historikisht.Kryeparlamentari Veseli ka kërkuar nga kryetarja e Kongresit Amerikan që SHBA-ja të ketë involvim edhe më të madh dhe më të drejtpërdrejtë në proceset që po kalon Kosova.Gjatë këtij takimi, Veseli po ashtu ka kërkuar nga Zonja Pelosi përkrahje të Kongresit dhe institucioneve të SHBA-së për ushtrinë e Kosovës si dhe për iniciativën për dënimin e gjenocidit serb dhe krimeve e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë.Kryeparlamentari Veseli e ka ftuar zonjën Pelosi që së shpejti ta vizitojë Kosovën.​

***

Veseli takon kongresmenin Engel: Serbia duhet ta njoh shtetin e Kosovës 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e takimeve me personalitete të njohura të politikës amerikane, është pritur sot në një takim të veçantë nga kongresmeni Eliot Engel.

Gjatë këtij takimi të ngrohtë e miqësor, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë – SHBA, për zhvillimet politike në vendin tonë, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, mbështetjen amerikane në këtë proces dhe perspektivën euro-atlantike të shtetit të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi kongresmenin Engel për angazhimin e tij të gjatë prej disa dekadash në mbështetje të Kosovës dhe nëpërmjet tij, shtetin dhe popullin amerikan.

Kongresmeni Engel, nga ana e tij, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset që ajo ka para vetes.

Engel tha se Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe të punojë bashkë me Kosovën në proceset euro-integruese.

Ai po ashtu tha se Serbia duhet ta njoh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Në këtë takim, Kryeparlamentari Veseli dhe kongresmeni Engel folën edhe për nismën e kryeparlamentarit kosovar për dënimin e gjenocidit dhe krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë.

Engel tha se kriminelët duhet të përgjigjen para drejtësisë për të gjitha krimet që kanë kryer ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Politika e aksionit afirmativ dhe pakicat kombëtare

$
0
0

Shkruan: Nikë Gashaj/

Dominimi dhe hegjemonia, majorizimi dhe diskriminimi, privilegjet dhe margjinalizimi, si dhe imperializmi kulturor janë elementet më të rëndësishëm të interpretimit të padrejtësisë dhe janë në lidhje të ngushtë me pakicat kombëtare. Mirëpo, shoqëritë bashkëkohore njohin dukurinë e institucionalizimit, përkatësisht të formësimit juridik të masave të detyrueshme me anë të të cilave lehtësohet dhe sigurohet egaliteti dhe barazia e pakicave në sferat e ndryshme të jetës shoqërore. Masat e këtilla në kuptimin më të gjerë emërtohen si aksion afirmativ, por janë në përdorim edhe nocione të tjera: diskriminimi pozitiv,  diskriminimi i padëmshëm, trajtimi preferencial, sistemi i kuotave etj.

Aksioni afirmativ nga njëra anë shikohet si kompensim apo shpërblim për diskriminimin në të kaluarën, kurse nga ana tjetër ai u kundërvihet paragjykimeve të sotme dhe njëanshmërisë së dhënësve të vendimeve, si dhe padrejtësisë dhe diskriminimit të pakicave. Ndonëse politika diskriminuese sot është e kundërligjshme dhe e ndaluar, pakicat e veçanta janë edhe tutje viktima të stereotipeve dhe të njëanshmërisë së atyre që marrin vendime, të cilët i përkasin shumicës, përkatësisht nga grupimet e favorizuara. Kurse më e keqja ndodh atëherë dhe kur disa nga të ashtuquajturit funksionarë publikë nga pakica e veçantë diskriminojnë pjesëtarët e pakicës tjetër etnonacionale.

Së këndejmi, në institucionet e sistemit politik duhet të ekzistojnë programe të fuqishme të politikës së aksionit afirmativ, në mënyrë që të kenë efekt të caktuar në ndryshimin e strukturës themelore të grupimeve të favorizuara dhe të diskriminuara. Kjo është kërkesë për drejtësi sociale, përkatësisht për ndreqjen e padrejtësisë shoqërore për liri, vetëpërcaktim dhe dinjitet. Në përputhje me këtë, ithtarët e multikulturalizmit janë të orientuar kundër ideologjive shtypëse dhe praktikave shoqërore që i referohen objektivitetit të rrejshëm, universalitetit dhe shtetit qytetar, kurse në realitet u shërbejnë interesave të veçanta të grupeve dominuese të shoqërisë. Politika e multikulturalizmit njeh legjitimitetin e veçantisë kulturore dhe sociale të pakicave kombëtare. Modeli i multikulturalizmit nënkupton se individët dhe grupet e ndryshme kulturore mund të inkorporohen plotësisht në shoqëri, duke mos humbur veçantinë e vet apo mundësinë për participim të plotë në shoqërinë e gjerë. Pikërisht ky proces është proces i participimit të plotë i kuptuar si kyç për tejkalimin e kundërthënieve etnike, tendosjeve etnike dhe demokracisë jostabile. Për ta arritur këtë qëllim të participimit të plotë, institucionet shtetërore duhet të transformohen thellësisht në mënyrë që t’u sigurojnë pakicave kombëtare mundësi të barabarta të inkuadrimit në shërbime publike.

Multikulturalizmi është padyshim opozitë ndaj paragjykimeve etnike dhe bazohet mbi afilacione relativisht të qëndrueshme.

Në dallim nga neutraliteti i zakonshëm  i trajtimit jodiskriminues ndaj pakicave, aksioni afirmativ shquhet me ndërmarrjen e masave pozitive që kanë për qëllim të avancojnë pozitën e pakicave në shoqëri dhe në sistemin politik të vendit konkret. Bie fjala, përfaqësimi i pakicave në organet e pushtetit – në forumin legjislativ, në organet ekzekutive dhe administrative, në jurisprudencë dhe në shërbimet publike, në institucionin e Avokatit të Popullit si dhe në institucionet arsimore, kulturore dhe informative etj.

Pra, aksioni afirmativ mund të përfshijë një gamë të gjerë të masave të ndryshme në favor të të drejtave të pakicave. Masat e aksionit afirmativ kanë për qëllim vendosjen e barazisë reale, në dallim nga ajo formale, vetëm të proklamuar, të pakicës me shumicën. Realizimi i barazisë midis individëve dhe grupeve, pavarësisht nga dallimet përkitazi me prejardhjen, racën, besimin, gjuhën apo gjininë, është qëllim thelbësor i mbrojtjes së pakicave.

Në kohën e sotme, nje sërë aktesh me karakter juridik ndërkombëtar përmban norma për masat e aksionit afirmativ, i cili në realitet i autorizon shtetet për ndërmarrjen e masave të tilla. Është fjala për disa nga konventat më të rëndësishme në sferën e të drejtave të njeriut dhe të mbrojtjes së tyre, siç janë:

Konventa ndërkombetare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial, Konventa kuadër për mbrojtjen e pakicave nacionale dhe Konventa e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, nr. 107 mbi popujt autoktonë dhe fisnorë (1958) dhe nr. 111 kundër diskriminimit në lidhje me punësimin dhe profesionin (1958)etj.

Konventat e lartpërmendura të cilat përmbajnë norma mbi masat e aksionit afirmativ obligojne shtetet për t’i implementuar ato. Kësisoji, Konventa kuadër për mbrojtjen e pakicave nacionale, në nenin 4, paragrafi 2 përmban normën e cila obligon shtetet që në fushat e jetës ekonomike, sociale, politike dhe kulturore, aty ku është e nevojshme, të miratojë masat përkatëse për avancimin e barazisë së plotë dhe efektive të pakicave nacionale.

Është me rëndësi të ceken edhe Rekomandimet ndërkombëtare nga Lundi mbi pjesëmarrjen efektive të pakicave nacionale në jetën publike (1999), që janë shprehje e nevojës që problemi i pjesëmarrjes së pakicës nacionale në jetën publike të shprehet në formën e rekomandimeve për shtetet. Zbatimi në jetë i kësaj të drejte vlerësohet si pjesë thelbësore e shoqërisë paqëdashëse dhe demokratike. Ekzistojnë dy forma thelbësore të kësaj të drejtë: pjesëmarrja në marrjen e vendimeve dhe vetëqeverisja.

Sa i përket pjesëmarrjes në marrjen e vendimeve shteteve u rekomandohet që të sigurojnë përfaqësimin e posaçëm të pakicave në të gjitha institucionet e sistemit politik dhe juridik dhe që normat juridike të shërbimeve publike të jenë edhe në gjuhët e pakicave. Gjithashtu, shteteve u duhet që në procesin e zgjedhjeve të sigurojnë pjesëmarrjen e pakicave (të votojnë, të jenë të kandiduar) si dhe t’u mundësojnë themelimin e partive politike. Rekomandohet që sistemi elektoral të jetë i tillë që pakicave t’ua lehtësojë përfaqësimin dhe influencën (për shembull që të jepen disa forma të votimit preferencial). Rekomandohet edhe formimi i forumeve konsultative si kanale për dialog midis organeve qeveritare dhe pakicave nacionale.

Formë tjetër e pjesëmarrjes së pakicave kombëtare në jetën publike paraqet dhënia e vetëqeverisjes. Qoftë kur kemi të bëjmë me zgjidhjet territoriale apo jashtë territoriale, dhënia e vetëqeverisjes rekomandohet kur një gjë të tillë e kërkon pjesëmarrja frytëdhënëse e pakicave në jetën publike. 

Autonomitë janë formë e posaçme institucionale e sigurimit të participimit politik të pakicave kombëtare. Ato më së shpeshti janë territoriale, ashtu që një territor i caktuar në të cilin jetojnë pjesëtarët e pakicës kombëtare fiton status të veçantë. Në një pozicion të tillë ato fitojnë të drejtën për të rregulluar në mënyrë të pavarur çështje dhe raporte të shumta, sidomos ato që janë me rëndësi jetike për banorët e saj (të cilët në numrin më të madh dhe kryesisht janë nga përbërja e pakicave kombëtare). Formë e veçantë e autonomive janë të ashtuquajturat vetëqeverisje të pakicave, të cilat gëzojnë të drejtën e përfaqësimit të interesave të pjesëtarëve të pakicës së vet kombëtare, madje të kryejnë për ta edhe punë të caktuara publike, përfshirë edhe ato që janë në fushëveprimin e organeve të pushtetit ekzekutiv. Përveç kësaj, janë gjithnjë e më të shpeshta kërkesat që, krahas autonomive territoriale ekzistojnë edhe të ashtuquajturat autonomi funksionale, të cilat nuk do të lidheshin për ndonjë territor të caktuar, por do ta përbënin pjesëtarët e pakicës kombëtare të caktuar nga territori i gjithëmbarshëm i shtetit konkret. Si argument kryesor për këtë formë të autonomisë theksohet disperziteti i vendbanimit të tyre.

Formë e participimit politik të pakicave kombëtare i cili është tejet i pranishëm në praktikë dhe i cili jep rezultate të mira, janë të ashtuquajturat forume konsultative pranë organeve të shkallëve të ndryshme të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe administrativ. Ato në mënyra të ndryshme mund të përfshihen në procesin e marrjes së vendimeve, kurse qëndrimet e tyre mund të kenë shkallë të ndryshme të detyrueshrmërisë për organin i cili merr vendime. Zgjidhjet më të shpeshta janë se lidhur me çështjet e tilla nuk mund të merret vendim pa dhënien e mundësisë paraprake forumeve konsulatative që të deklarohen në lidhje me to, që qëndrimi i këtyre forumeve duhet të  merret parasysh me rastin e marrjes së vendimit dhe që organi i cili merr vendimin është i detyruar për ta informuara forumin konsultativ në lidhje me qëndrimin që ka marrë sipas propozimit, respektivisht kërkesës së tij. 

Aksioni afirmativ nuk është në kolizion me konceptin e shtetit qytetar. Përkundrazi, ato janë mjaft kompatibile. Për shembull, një shtet liberalist, si SHBA-ja, e cila për një kohë të gjatë do të na japë shembull dhe do të jetë model përkitazi me zhvillimin e demokracisë, të shoqërisë qytetare dhe të shtetit qytetar si dhe përkitazi me respektimin e parimit të profesionalizmit, qysh në vitin 1964 kanë shënuar në Amendamentin VII të Ligjit mbi të drejtat e qytetarëve: “Ai punëdhënës i cili në çfarëdo mënyre ka diskriminuar të punësuarit, duhet të zbatojë parimin e diskriminimit pozitiv në mënyrë që të korrigjojë praktikën e gabuar të mëparshme”.

Presidenti Lindon Xhonson më 1965 nxori Dekretligjin me të cilin i urdhëroi të gjitha organet federale që me rastin e plotësimit të vendeve të punës, me rastin e avancimit në detyrë, të zbatohet parimi i diskriminimit pozitiv, madje edhe në qoftë se nuk ka pasur kurrë raste të diskriminimit negativ. Nga fillimi i viteve të 70-ta të shekuilit të kaluar Komiteti për Mundësi të Barabarta të Punësimit shkoi edhe një hap më tej, duke përcaktuar në bazë të treguesve statistikorë kuotat e llogaritura të punësimit të grupeve të caktuara etnike dhe minoritare.

Në Kushtetutën e Malit të Zi, në nenin 79, ndër të tjera, përcaktohet që: Pjesëtarëve të popujve pakicë dhe të bashkësive të tjera nacionale të pakicave u garantohet e drejta e përfaqësimit përpjesetimor në shërbimet publike, në organet e pushtetit qendror dhe të vetëqeverisjes lokale. Ndërkaq, kjo dispozitë e Kushtetutës zbatohet në mënyrë jokonsekuente në praktikën shoqërore konkrete, në radhë të parë kur është fjala për pjesëtarët e kombësisë shqiptare. Me fjalë të tjera, në vazhdimësi është i pranishëm problemi i nënpërfaqësimit të pjesëtarëve të pakicës kombëtare shqiptare në institucionet e sistemit, siç janë: gjyqësia, prokuroria, ministritë e veçanta, organet e veçanta të vetëqeverisjes lokale, shërbimet publike dhe institucionet e tjera shtetërore me rëndësi jetike për realizimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, që është juridikisht dhe politikisht e pabazuar dhe e papranueshme.

Mirëpo, në anën tjetër, për participimin në sistemin politik, në veçanti për vende me rëndësi kuadrovike, shqiptarët duhet të sigurojnë intelektualë të njohur dhe reprezentativë. Pra, kuadra me kompetenca të larta profesionale, respektivisht ekspertë të dëshmuar në fusha të ndryshme. Përkundrazi, zbatimi vetëm formal i aksionit afirmativ me kuadra joadekuat, pa kapacitete profesionale, nuk mund të jap efekte dhe rezultate të duhura e dëshiruese në praktikë.

                                                                                                         (Autori është politolog)

“HAPI IM I VOGËL POR I MADH PËR NJERËZIMIN “

$
0
0
NGA Prof. Dr. RUZHDI USHAKU/*
 
Para 50 viteve, saktësisht më 20 korrik, 1969, mu në ora 20 17 minuta, dy astronautët amerikanë, Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, për herë të parë , qëndruan në sipërfaqe të hënës më shumë se 21 orë, duke grumbulluar 21,5 kg material nga hëna, kurse komanduese i fliturakes Michael Collins, fluturonte rreth orbitën së hënës, gjer në momentin e bashkangjitjes se të dyve për kthim të suksesshëm në tokë.
Kështu përfundoi një mision i një shekulli që e lam pas. Tani , NASA, ka filluar programin e konstruksionit të një stacioni në hënë , i cili , do të realizohet gjer më 2024, dhe nga ky stacion, parashikohet që, për dy dekadat e ardhshme, të popullohet Marsi. Këtë do kenë mundësi ta përjetojnë gjeneratat e reja, ashtu siç në përjetuam zbritjen e njeriut në hënë.
Koha e zbritjes së astronautëve amerikanë në hënë, neve shqiptarëve, na kujton një ngjarje shumë të rëndësishme për shkencën e astronomisë. 
Në të vërtetë, pikërisht para 50 viteve, një profesor shqiptar nga Ulqini, me detyrë në gjimnazin e Gjilani në atë kohë, shumë pak i njohur, merr pjesë në një konkurs të shpallur në gazetën ” Vecernje Novosti ”  në Beograd, ku në mesin e 19.020 konkurentëve , propozon rermin e ri adekuat për fenomenin astrofizik të dritës së tokës, para se të zbriste njeriu në Hënë dhe ta përjetonte konkretisht.
Dhe, më 26 korrik të 2019, juria e kësaj gazete, e përbërë nga personalitete eminente të shkencës dhe kulturës për atë kohë, shpalli rezultatin e këtij konkursi, ku termi ” AZURINA”  propozuar nga prof. RUZHDI USHAKU, u pranua i term ndërkombëtar në këtë shkencë, dhe si i tillë hyri në fjalorin e fjalëve të huaja në Prishtinë, me rekomandim të hyrjes eventuale poashtu nëpër fjalorët dhe enciklopeditë e huaja.
Nga ky term, i cili në kuptimin e përditshëm ka domethënien: kaltrinë,a ose kaltërinë,a , prandaj edhe sot e kësaj dite kemi shumë emra të përveçëm të gjinisë femërore të quajtura : Kaltrina.
  ***
 
KUSH ËSHTË PROF. DR. USHAKU
 
Ushaku lindi në Ulqin, më 1938. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Degën e Gjuhës e Letërsisë Frënge dhe të Gjuhës Latine i kreu në Sarajevë, më 1964. Gjate sutdimeve nbe Sarajeve ishte nje vit kryetar i Klubit te Romanisteve. Në Paris më 1962/63 kreu shkallën e pestë të studimeve moderne frënge me c rast merr apsolve Diplôme Supérieur d’Études Françaises Modernes. Në vitin 1968/69 regjistrohet në studimet pasuniversitare në Fakultetin Fiologjik të Universiteti i Beogradit ku, më 1972 magjistron me temën “Shprehjet idiomatike në tekstet bashkëkohore të gjuhës frënge në serbokroatisht”. Në të njëjtin fakultet doktoron në vitin 1979. Nga viti 1971 punoi mesimedhenes i gjuhes frenge dhe te asaj latine ne Degen e Gjuhes dhe te Letersise Frenge prane Fakultetit Filozofik(tash atij te Filologjise) Nga viti 1985 ishte profesor ordinar i ketij Fakulteti. Kryetar i departamentit te Romanistikes,kryetar i Keshillit Mesimor Shkencor te Universitetit te Prishtines.Me 2006 u pranua anetar-akademik aktiv ne Akademine Evropiane te Arteve me seli ne Leuze te Belgjikes.
Merret me hulumtime shkencore. Më 1990 u propozua kandidat për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Eshtë autor i librave nga fusha e fillogjisë “Kërkime fiologjike”, “Fjalitë hipotetike me SI në gjuhën bashkëkohore frënge të teksteve letrare”, “Paralele të ligjërimit poetik”, monografia “Ulqini në gjurmë të shekujve”, “Hulumtime etnolinguistike”, “Veprimtaria shkencore e prof.dr. Ruzhdi Ushakut”, “Ndihmesa onomatologjike nga hapesira iliro-arberore” Ne koautoresi me Jusuf Liken “Ulqini nga dritaret e kohes” dhe libri me i ri qe doli ne gusht 2010 eshte “Ulqini ne permasa kerkimi dhe frymezimi”
Pervec veprave me larte,botoi rreth 100 punime-studime te vecanta shkencore dhe ne gjuhe te huaja(serbokroatisht,
frengjisht,anglisht,
gjermanisht)qofte ne versione integrale,qofte ne forme te permbledhjeve. paraqiti shume rezlutate shkencore,kumtesa ,referime,me karakter kombetar dhe nderkombetar brenda vendit dhe ne boten e jashtme. Per here te pare (1973) mbajti ligjerate shkencore ne Universitetin e Sorbones (École des Hautes Études),kurse ne vazhdim ligjerata te shumta ne seminare e tubime shkencore te karakterit vendor e nderkombetar,perfundimisht dy ligjeratat e fundit(2000) ne Universitetin e Parisit(INALCO- Sorbonne Nouvelle dhe Université Paris). Formuar, udhehequr kandidate per master dhedoktore te shkencave filologjike ne Prishtine, Beograd, Sarajeve, se fundi(2001) bashkementor per nje doktorant ne INALCO-Sorbonne Nouvelle te Parisit.
Ka marrë pjesë në shumë simpoziume dhe i ka botuar në revistë të ndryshme mbrenda dhe jashtë vendit. Ka botuar mbi 50 studime dhe afër 20 esse nepër libra të ndryshme dhe piktorë të njohur.
Studimet më të njohura janë :
– Gjurmëve të vazhdimësisë së BINDIT Ilir në mitologjinë e në gjuhën shqipe
– Mbi nji antroponim më të hershëm të shqipes së vitit 1188,
– Për nji rishikim të prejardhjes së hidronomit BUENA / BUNA /
– Prejardhja e huaj /Sllave/ apo auktoktone e prapashtesës –AK në emrin etnik ULQINAK
Eshtë një ndër themeluesit i Shoqëris kulturore artistike “Zana” dhe antarë i nderit i kësaj Shoqërije.
Merret me kompozime dhe është i njohur si njohës i pikturës çka e vërteton fakti se në katalogjet e ekspozitave personale Rudi Gogës, Bilal Nikeziqit dhe Naser Hasës, janë shkruar edhe essetë e Dr. Ruzhdi Ushakut për këto piktorë.( (Marrë nga Wikipedia)
 

Kosova me parimet që drejtohen nga SHBA

$
0
0

-Kryeministri Haradinaj takim me studentë nga 28 shtete: Bota duhet ta njohë realitetin e Kosovës dhe atë se kush jemi ne/

-Kosova në kufijt ekzistues, marrëveshja me Serbinë për njohjen reciproke/

PRISHTINË, 19 Korrik 2019-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një grup prej 55 studentëve të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme të botës.Fillimisht kryeministri Haradinaj iu uroi mirëseardhje studentëve dhe i përgëzoi organizatorët për këtë vizitë, duke thënë se sjellja e studentëve dhe të rinjve nga kombe të ndryshme në Kosovë është një gjë e mirë.Kjo, sepse siç theksoi kryeministri Haradinaj, është shumë e rëndësishme që shumë njerëz të botës të na njohin se kush jemi ne, ta njohin realitetin tonë.“Kosova është një komb i ri dhe jemi shtet i pavarur që 11 vite. Jemi shtet multientik, dhe po ky është shteti ynë dhe ne ndajmë besimin në vlerat e përbashkëta europiane. Kemi shumë sfida si një komb i ri dhe shoqëri dhe sfida kryesore për ne ishte ekonomia e shkatërruar gjatë luftës 20 vjet më parë, dhe për shkak të saj ka ende mungesë të vendeve të punës për rininë tonë”, tha kryeministri Haradinaj, duke thënë se sundimi i ligjit ka përmirësuar dhe është duke e përmirësuar luftimin e korrupsionit.

Në fjalën e tij para studentëve, kryeministri Haradinaj deklaroi se është sfidë për Kosovën themelimi i besimit brenda komuniteteve, por theksoi se është bërë progres në këtë drejtim por ende duhet punë për t’u bërë.

“Po ashtu presim edhe një marrëveshje më Serbinë për njohjen reciproke në kufijt ekzistues dhe shpresojmë se dialogu do ta sjellë këtë dhe se përmes kësaj do të mund të bashkoheshim më BE-në, NATO-n, në një botë ku rreshtohemi me parimet që drejtohen nga SHBA-ja dhe të gjithë aleatët tanë që na kanë ndihmuar”, tha kryeministri Haradinaj.

Pas fjalës së tij kryeministri Haradinaj zhvilloi një bashkëbisedim me studentët dhe u përgjigj në shumë pyetje rreth punës së tij si kryeministër, sfidat e qeverisjes dhe drejtimin që ka marrë Kosova./b.j/

Viewing all 20483 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>