Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 20483 articles
Browse latest View live

Akademi Perkujtimore-Bajram Rexhepi personalitet me kontribut shumëdimensional

$
0
0

2 Dr Bajram Rexhepi

 -Akademi përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së kryeministrit të pas zgjedhjeve të para parlamentare në Kosovën e lirë, Bajram Rexhepi/22.08.2017 004

 PRISHTINË, 22 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është mbajtur sot akademi përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së ish kryeministrit të dalë nga zgjedhjet e para të pasluftës në Kosovë, Bajram Rexhepi, i cili u vlerësua personalitet me kontribut shumëdimensional.

22.08.2017 002Presidenti Thaçi: Bajram Rexhepi u shqua për guxim, profesionalizëm dhe humanizëm
1 thaci RexhepiPresidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në mbledhjen komemorative, në nderim të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepit, që vdiq dje pas një sëmundjeje të rënd.Presidenti Thaçi ka thënë se në karrierën politike tredekadëshe, Bajram Rexhepi ishte ndër  personalitetet emblematike me virtyte të rralla në rrugën e realizimit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.Sipas tij, Rexhepi u shqua për guxim, profesionalizëm dhe humanizëm qysh në vitet 1996, 1997 e më tej duke shëruar luftëtarët e lirisë.“Dr. Bajram Rexhepi ishte mjeku i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitet 1998-1999, ai gjendej kudo ku kishte beteja: sa në Shalë, sa në Llap, sa në Drenicë dhe Mitrovicë, përherë pranë ushtarëve të plagosur”, ka thënë presidenti.

1 zijaAi ka theksuar se që në ditët e para të çlirimit, Bajram Rexhepi mori përgjegjësi politike, duke u bërë qytetari i parë i Mitrovicës dhe duke u angazhuar për kthimin dhe sistemimin e banorëve të dëbuar nga lufta.“Pas zgjedhjeve të para të përgjithshme elektorale të 2001 –shit,  dr. Bajram Rexhepi  zgjidhet kryeministër i Qeverisë së Kosovës, si pjesë e Qeverisë me bazë të gjerë politike, duke përfunduar mandatin e plotë me sukses”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se me angazhime të larta shtetërore, Rexhepi ishte aty ku e kërkonte vendi – në Mitrovicë, në Bruksel, por edhe në Uashington dhe Nju Jork.Presidenti Thaçi, para familjarëve, kolegëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile ka thënë se Bajram Rexhepi kishte profil të lartë politikani, me mbështetje te qytetarët dhe përkrahje edhe nga bashkësia ndërkombëtare.Sipas tij, pas shpalljes së pavarësisë, Rexhepi kreu me nder përgjegjësitë shtetërore, qoftë si kryetar komune, qoftë si ministër i Punëve të Brendshme.

PRR_0752

Presidenti ka thënë se Bajram Rexhepi shquhej si familjar i dashur dhe i kujdesshëm, qytetar parimor, njeri i matur, veprimtar i urtë, politikan i moderuar dhe mjaft transparent.“Atë që e mendonte, e thoshte. Ishte personalitet me integritet të lartë dhe i respektueshëm në nivel nacional”, ka shtuar ai.Presidenti Thaçi, në fund, ka theksuar se me ndarjen e tij të hershme nga jeta, familja humbi njeriun e dashur, ndërsa institucionet e vendit një burrështetas të shquar.PRR_0737

Ai ka thënë se bashkëmendimtarët, kolegët dhe miqtë e tij do ta ruajnë përjetë kujtimin për të.“Mençuria, urtësia dhe largpamësia e tij do të na udhëheqin në rrugën tonë për përparimin dhe forcimin e shtetit tonë.  Lavdi jetës, veprës dhe emrit të dr. Bajram Rexhepit”, ka thënë presidenti.Një ditë më parë, presidenti Thaçi mori vendim për shpalljen e ditës së sotme, 22 gushtin, ditë zie në Kosovë, në shenjë nderimi për ish kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepin.1 Isa Mustafa Rexhepi

Kryeministri Mustafa: Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në akademinë përkujtimore tha: Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Kosovës, ish-Kryetarit të Mitrovicës, Ministrit të Brendshëm, Deputetit, Mjekut humanist, veprimtarit politik, pjesëmarrësit të Luftës Çlirimtare, Doktor Bajram Rexhepit.Të nderuar të pranishëm,Bajram Rexhepi ishte një personalitet me kontribut shumëdimensional, jo për shkak të pozitave të larta shtetërore që i kreu me përgjegjësi, por për shkak të aktivitetit të tij në shërbim të jetës dhe shëndetit të njerëzve, në shërbim të çështjes kombëtare, në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Pas kontributit si mjek në frontet e luftës çlirimtare, Bajram Rexhepi u konsiderua personaliteti më adekuat për të qenë Kryeministër i Kosovës menjëherë pas luftës.

Ai si kryeministër, së bashku me Presidentin Rugova dhe Kryeparlamentarin Daci, udhëhoqën tri institucionet kryesore të Kosovës në fazën e parë të ndërtimit të institucioneve, duke u ballafaquar me sfida, siç ishin protestat e Marsit 2004.

Më tej, Bajrami ishte deputet i Kuvendit si dhe me votën e qytetarëve, u zgjodh për të udhëhequr qytetin më të ndjeshëm të Kosovës, Mitrovicën e tij të dashur, që e deshi dhe për të cilën u mundua që të jap kontributine  tij maksimal.Bajram Rexhepi ishte bartës edhe i pozitave të tjera shtetërore, por mbi të gjitha ishte personalitet i rëndësishëm politik dhe njeri me autoritet të madh në Kosovë.

Të nderuar miq të Bajram Rexhepit,

Ai do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës, duke lënë gjurmë të rëndësishme në ndërtimin e shtetit tonë.Për ne që e njohëm dhe punuam me të në kuadër të jetës institucionale dhe politike, Bajram Rexhepi do të mbahet mend si politikan që e mban fjalën dhe të cilit mund t’i besohej, konstruktiv, i dijshëm, bashkëpunues dhe korrekt.Bajrami la gjurmët e tij të pashlyeshme  në institucionet më relevante të Kosovës, në kohë shumë të ndjeshme dhe të rëndësishme të shtetndërtimit tonë.

Si kryeministër dhe si deputetë, si ministër i Punëve të Brendshme dhe si kryetar i komunës që në mënyrë më karakteristike bart gjurmët e luftës së fundit në Kosovë, si mjek dhe humanist në luftë dhe në paqe, si njeri që kapërceu bindjet e tij politike për të komunikuar dhe gjetur bashkëpunim në fillet e ndërtimit të shtetit të Kosovës, njeri që e deshi jetën, familjen e vetë, dhe vendin e tij.Andaj, ndarja nga jeta e Bajram Rexhepit është humbje e madhe për Familjen, për miqtë, për bashkëveprimtarët dhe para së gjithash, edhe për Kosovën.

Por, shoqëria dhe shteti ynë do ta kujtoj përherë dhe t’i jetë përherë mirënjohës Bajram Rexhepit për kontributin që ai ka dhënë për Kosovën gjatë gjithë jetës së tij.

Në emër të familjes falënderoi vajza Vanesa Rexhepi

Në emër të familjes, foli vajza Vanesa Rexhepi, e cila falënderoi institucionet shtetërore për angazhimin dhe përkushtimin në trajtimin e sëmundjes së tij, shtetin turk që ndihmoi në trajtimin spitalor, si dhe qytetarët e Kosovës për mbështetjen e dhënë familjes gjatë kësaj kohe.

“Në këtë akademi përkujtimore, në nderim të më të dashurit tim, babit tim, Dr. Bajram Rexhepi, edhe pse e pikëlluar dhe e katandisur nga dhimbja për vdekjen e tij, do të përballojmë pikëllimin me krenarinë që na la trashëgimi, me personalitetin e tij prej një punëtori, humanisti dhe trimi të madh.

Virtytet e tij të lara, dashurinë, sinqeritetin, butësinë, do t’i ruajmë dhe do t’i kultivojmë me përkushtim për breznit e reja. Në emër të familjes time, në emër të familjes Rexhepi, falënderoj përzemërsisht institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës për angazhimin maksimal dhe përkushtimin dhe trajtimin gjatë kohës së sëmundjes së tij, e veçanërisht për organizimin e kësaj akademie përkujtimore” tha ajo./b.j/


TRE PROBLEM NЁ PЁRBALLJEN ME TERRORIZMIN

$
0
0

TRE PROBLEME PЁR T’U PЁRBALLUAR NЁ LUFTЁN NDAJ TERRORIZMIT/

Shkruar nga Angelo Panebianco/

Shqiperoi:Eugjen Merlika/

  Mbёrritur nё kёtё pikё, nё kёtё fazё tё luftёs qё terrorizmi po drejton kundёr nesh, Evropa ka para saj tre probleme, dy tё fundit, kryesisht, tepёr tё vёshtirё pёr t’u zgjidhur. I pari, nё teori (por vetёm nё teori) ёshtё mё i thjeshtё, ka tё bёjё me foreign fighters, ata qё, qoftё edhe nё zotёrim tё njё nёnshtetёsie evropiane, kthehen n’Evropё mbasi kanё luftuar nё rradhёt e Shtetit islamik. I dyti – me njё rrugёzgjidhje shumё mё tё vёshtirё – ka tё bёjё me quantum (sa) liri Evropa ёshtё e gatёshme tё flijojё nё shkёmbim tё njё sigurie mё tё madhe, tё njё aftёsie mё tё madhe pёr tё mbrojtur jetёn e qytetarёve tё saj tё paarmatosur, nga veprimet e luftёs tё kryera nga “ushtarёt” – pasues tё luftёtarёve tё lashtё tё fesё myslimane – tё zotuar me xhihadin. Sё fundi, problemi i tretё ka tё bёjё me çfarё çmimesh, politike e shoqёrore, duhet tё paguajmё pёr tё fituar bashkёpunimin veprues tё bashkёsive myslimane evropiane me qёllim identifikimin, mёnjanimin e ndjekjen e xhihadistёve.Mbi çёshtjen e parё  nuk duhet tё jetё e vёshtirё tё gjendet zgjidhja. Bёhet fjalё pёr tё vendosur nё nivel evropian, e pёr tё pёrkthyer  nё ligjёshmёritё kombёtare, norma qё i shpallin luftёtarёt e kthyer tё Shtetit islamik kriminelё lufte – njerёz qё kanё kryer krime kundёr njerёzimit, e qё mund tё kryejnё ende – pёr t’u arrestuar e pёr t’u dёnuar me burgime tё gjata. Pёrndryshe do tё mbeteshin atёherё nё gjendje tё lirё tё rij tё kёrcyer, fajtorё pёr mizori, tё stёrvitur nё pёrdorimin e armёve dhe luftёtarё tё regjur. Nuk ka asnjё shkelje tё parimeve liberale (ёshtё vetёm njё veprim parak vetёmbrojtjeje) nёse ata vihen nё kushte tё mos bёjnё dёme. Ёshtё absurde qё kёto vendime ende nuk janё marrё.

Shumё mё i ndёrlikuar ёshtё problemi i dytё. Ka tё bёjё me mёdyshjen liri/siguri. Ka tё bёjё me çёshtjen , aq tё vёshtirё pёr t’u trajtuar nё demokracitё liberale, tё pushteteve tё gjёndjes sё jashtёzakonshme. Shumё prej atyre qё rrezikojnё jetёn e evropianёve nuk janё foreign fighters, janё njerёz qё janё radikalizuar sё fundi (siç ka shkruar Guido Olimpio nё Corriere tё djeshme ) Ҫёshtja, nё dramaticitetin e saj, ёshtё e thjeshtё : ose ndalohen mё parё se tё godasin ose duhet t’i nёnёshtrohemi faktit se do tё vdesin shumё njerёz tё pambrojtur. Por nёse kёrkohet tё ndalohen mё parё se tё veprojnё, kur ende mjaftohen me shfaqjen e ideve xhihadiste dhe me shoqёrimin e tё tjerё tё radikalizuarёsh si ata, atёherё duhet tё kuptojmё se si kjo mund tё pajtohet me mbrojtjen e lirisё sё fjalёs apo tё shprehjes. Duke u kufizuar me pёrzёnien (masё herё herё e pёrdorur nga qeveritё evropiane, edhe nga e jona), nuk ёshtё e mjaftueshme. Qoftё se njё pjesё ёshtё e pёrbёrё nga qytetarё evropianё, pёr tё cilёt ajo masё nuk mund tё zbatohet. Qoftё sepse i pёrzёni mbetet gjithmonё njё bumje e gatёshme tё shpёrthejё diku tjetёr. E pёrze nga Franca apo nga Italia dhe ai gjen mёnyrёn tё shkojё tё vrasё (apo tё rekrutojё ata qё do tё vrasin) nё Gjermani apo nё Spanjё. Ҫ’duhet bёrё pra ? Ёshtё e qartё se i takon Evropёs (nё kuptimin e Bashkimit Evropian) t’i tregojё atij qё kundёrshton dobinё se ajo i vlen diçkaje edhe nё fushёn e sigurisё. Pёr tё shmangur mundёsinё qё normat e prirura tё bllokojnё xhihadistёt kur paraqesin ende njё kёrcёnim tё mundshёm, tё kalojnё shtegun, nёpёrmjet tё cilit me kohё mund tё kalojnё masa iliberale nё gjendje pёr tё goditur tё gjithё, n’Evropё duhen marrёveshje tё qarta, vendime tё kthjellta, caqe tё vendosura mirё. Por diçka duhet bёrё. Kush thotё jo, kush thotё se nuk duhen masa ad hoc pёr tё pёballur terrorizmin islamik ( dhe qё duhet vetёm t’i nёnёshtrohemi bashkёjetesёs me tё) kujton shprehjen e mrekullueshme tё Ennio Flaiano-s mbi revolucionarёt qё ndёrtojnё barrikadat me mobiliet e tё tjerёve. Ata luajnё mbi mundёsitё : e quajnё pak tё mundёshmeqё viktimat e ardhёshme tё atentateve tё jenё ata vetё, t’ afёrmit apo miqtё e tyre. Liberalёt gjithmonё kanё ditur tё dallojnё situatat nё tё cilat siguria ёshtё relativisht e garantuar nga situatat kur nuk ёshtё, dhe kanё kuptuar gjithmonё se nё rastin e dytё, nёse bёhet fjalё pёr tё flijuar disa liri, ёshtё mё mirё qё kjo tё bёhet de jure, mbas njё rrahje mendimesh publike, se sa tё bёhet nё fakt, nё heshtje, fshehurazi, nёn trysninё e gjёndjes sё nevojёs.

Problemi i tretё ka tё bёjё me marrёdhёniet e ardhёshme me bashkёsitё myslimane  evropiane. Qeveritё duhet tё zhvillojnё bisedime (nё mёnyrё tё lёvdueshme janё duke e bёrё) me ato bashkёsi. Bёhet fjalё pёr tё qartёsuar pёrmbajtjet e shkёmbimeve tё pashmangёshme politike (tё kёrkohet bashkёpunimi i tyre me aparatet evropiane tё sigurisё, nё shkёmbim tё çfarё gjёje?) Ёshtё shqetёsuese qё nuk flitet haptas. Duhet tё vendoset se çfarё ёshtё e trajtueshme e çfarё jo, çfarё shpagimesh janё tё pranueshme e cilёt janё tё papranueshme. Bёhet fjalё edhe pёr faktin se duke biseduar, nuk duhen ligjёsuar pёrbёrёsit mё skajorё t’atyre bashkёsive. Shpesh n’Evropё bёhet gabimi i tmerrshёm tё quhen “tё moderuar” integralistёt qё nuk vrasin. Ata nuk vrasin por janё, kulturalisht, familiarё t’afёrm t’atyre qё e bёjnё. Bёhet fjalё pёr tё zgjedhur me kujdes bashkёbiseduesit, me qёllim qё çmimi i paguar nё shkёmbim tё njё ndihme kundёr terrorizmit, mos tё jetё shumё i lartё, mos tё jetё i tillё qё tё largojё nё krye tё disa viteve Evropёn nga vetvetja, nga historia e saj, nga parimet e veta. Sa mё parё tё fillojmё tё flasim aq mё mirё ёshtё.

 

“Corriere della Sera” , 20 gusht 2017                 E shqipёroi Eugjen Merlika

AMBASADA NE WASHINGTON: LIBER ZIJE PER DR. BAJRAM REXHEPI

$
0
0

Ambasada e Kosoves ne Washington: Libri i zisë për ish Kryeminstrin Dr. Bajram Rexhepi/

2 Dr Bajram Rexhepi

Në emër të Ambasadores Çitaku dhe stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Uashington, DC, njoftohet komuniteti se libri i zisë për t’i bërë nderimet e fundit ish Kryeministrit të parë të Kosovës, Dr. Bajram Rexhepit, do të jetë i hapur prej orës 11:00 deri në orën 15:00 të enjten, më 24 gusht, dhe të premten, më 25 gusht, nëzyrat e Ambasadës – 2175 K Street, NW, Suite 300, Washington, DC 20037.

Embassy of the Republic of Kosovo

2175 K Street, NW, Suite 300

Washington, DC 20037

T: (202) 450-2130 | F: (202) 735-0609

 

VDEKJA E LARGET E KRISTINA KOLJAKES

$
0
0

1 Ylli Xhaferri 2

Nga YLLI XHAFERRI/

Po bëhen vite që përtej diellit e qiellit të Shqipërisë që i donte e dëshironte aq shumë , përtej oqeanit , në Amerikën e largët , vdiq e para skulptore shqiptare , Kristina Koljaka .

1 Kristina Koljaka

Ne Foto:Kristina Koljaka (4 qershor 1916 – 21 tetor 2005)/

Kjo vdekje kurrësesi nuk mund t’i shkonte asaj , që kishte qenë dyfish e gjallë dhe nënë , që i kishte dhënë gjak e qumësht fëmijëve të barkut të saj , që i kishte dhënë jetë e gjallëri argjilës , gurit e drurit , mermerit e alabastrës , bronxit të tokës amtare , që kishte kallur në zjarr e flakë pasionin e nxënësve për të bukurën e ngrirë që me daltën e tyre gdhendën fytyrën e ashpër të vuajtjes dhe gëzimit njerëzor . E ajo vdiq pa një fjalë shqipe , pa vajin e bashkëqytetarëve kavajas që e donin dhe respektonin si nënë e motër , u përcoll në banesën e fundit pa dorën ledhatare të nxënësve Muntaz Dhrami , Hektor Dule , Fuat Dushku , Arben Basha , Fitim Sula , Musa Qarri , Luan Berhami , etj . Kristina nuk është. Muzat dhe nimfat nuk vallëzojnë më ! Çukitjet e daltës jehojnë anembanë Shqipërisë . Këmbanat për shuarjen e saj në këtë heshtimë dimërore. Krijimet e saj monumentale , kudo që janë , rënkojnë . U tha dora që i ngjizi me dashuri dhe përkushtim . Kristina Koljaka përvijoi një figurë shumëdimensionale , si njeri me përmasat humane na kujton Nënë Terezën , ndërsa si artiste Vera Muhinas , skulptoren ruse me famë botërore. Artistët janë si re të bardha , qëndrojnë për një kohë të gjatë në qiellin e kaltër , duke na mrekulluar me magjinë e artit të tyre , pastaj treten , fjollëzohen në horizonintin e paanë , Si rrathë ajri , si krahë pëllumbi . Mbi qiellin kavajas prej muajsh një gjerdan reshë të bardha vjen nga deti , qarkon si gjerdan perlash kullën e sahatit dhe kodrinën pranë , pastaj si ta shpërndante me dorën mitike “ Hedhësi i farës “ i Konstadin Shpatarakut mbush fushëtirën , lagjet e qeta me një zbardhëllim qumështor . Qefini i munguar , që nuk mundën ta endnin në tezgjah qëndistaret duararta për motrën Kristinë që mori nga emri i tyre , por u dha dhe famë nga vetvetja . Eshtë shpirti i trazuar i artistes elitare që nuk prehet , nuk gjen paqe e qetësi larg horizontit piktorik kavajas . Atë nuk mund ta zërë dot një varr hapur në dhe të huaj , ajo ka plazmuar jetë , si një Evë moderne ruan të drejtën e amësisë në tokën që iu bë djep , por fatëkeqësisht jo varr për amëshim . Kristina kishte një zë impulsiv që kurrë se pranonte lodhjen dhe nuk e humbte asnjëherë shpresën . Përjetoi një tragjedi rrëqethëse , vrasjen e xhaxhait nga cubat e Haxhi Qamilit . Jani Koliaka , ky bashkëkohas dhe moshatar i aktorit të denjë për Hamletin , Aleksandër Moisiut , i shkëputi 2 vajzat e tij nga jeta e mbyllur dhe ferexheja , duke i dërguar në kolegjin “ Marcelline “ në Leçe të Italisë . Dy vitet larg Kavajës mblodhën në shpirtin e ndjeshëm të Kristinës dashuri dhe mall të pafund , si dhe hapësira fushore praën Qerretit , ku ajo humbej me orë të tëra të dëgjonte oshëtimën e dallgëve të detit . Endërrat e vajzës së vogël kalëronin Adriatikun , vraponin zbathur drejtë qytetit që e kishte skalitur në zemër . Me hapjen e kolegjit amerikan në Kavajë Kristina u kthye në vendlindje . Studjoja e saj e parë u bënë kostumet popullore qytetare kavajase që shkëlqenin sikur mbi to të ishte ulur vetë ylberi , dimijat prej mermeri larë në arë e argjend , dëshmi e kulturës dhe sqimës krenare për shpirtin aristokratik , vëllimet dhe format e peizazhit që krijonin një ëmbëlsi mikpritëse , ndërtesat e vogla dhe intime , ngjyrat dhe aromat e larmishme të luleve që amvisat i mbillnin parvazeve të dritareve dhe ballkoneve idilike , ambjentet baritore të Fosës dhe Leshniqes . Ajo nuk mungonte të shkonte pranë mjeshtrave baltëpunes që me duart e arta i jepnin formë dhe frymë argjilës . Para duarve të tonuara nga balta ajo ndjeu magjinë e krijimit . Mungesa e gurit në qytetin rrafshor në mileniumin e tretë frymëzoi bashkëqytetarin e saj , shkrimtarin Halit Shamata , të krijonte purgatorin e papërdorshëm , në romanin e absurdit logjik “ Dy dorëshkrime “ , ku një rremb i gurologut e pusologut të qytetit , vetëdijes historike dhe artistike të qytetit , frymëmonte edhe tek Kristina . Natyra i kishte falur me bollëk qytetit argjilën plastike , zeja e përpunimit të së cilës ishte aftësi e të gjithëve . Kukullat që modelonte Kristina piqeshin në furrat e tavave , shtambave dhe saksive me kujdes prindëror nga të rriturit . Pikërisht ato promovuan së pari artin e saj . Duke parë talentin e së bijës i ati e dërgon në Liceun Artistik të Romës , ku qe nxënëse e piktorit Bataglia .Këtu njihet dhe krijon miqësi me piktorin shkodran Zef Kolombi . Kristina dashurohet me skulpturën , dekoracionin që aq për zemër e kishin bashëqytetarët , nuk mund të harronte ikonat dhe afreskët muralë në Kishën e Shënepremtes , plastikën dhe vëllimet e artit klasik . Ajo përqafon devizën e Moisiut të Madh , “ Unë luftoj me të mirë e me të keqe , me të butë e me përdhunë për veprën , derisa të jetë mbushur me gjakun e me frymën time . Përmendim punimet e vitit 1933 : Nudo , Portret djali , Eros , Shën Gjon Pagëzori i vogël , etj . Më 1934 kthehet në atdhe . Fillon punë si mësuese ne Shkollën “ Nëna Mbretëreshë” në Tiranë . Lidh miqësi me nxënëset e saj Musine Kokalari , Vera Blloshmi dhe Safo Marko . Bëhet për to shembëlltyra që duhej të ndiqnin . Morali i saj ishte në forcën , vërtetësinë e vetes dhe veprës. Duke gdhendur realitetin , duke depërtuar në të , duke i dhënë frymë jetës , ajo 3 ishte shumë e moralëshme , jashtëzakonisht e vërtetë , plotësisht e besueshme . Më 1938 largohet për herë të tretë nga Shqipëria . Ndjek Akademinë e Arteve të Bukura në Romë , në drejtimin e artit klasik . Aty kishte mbaruar studimet para saj Vangjush Mio , Andrea Mana , Ibrahim Kodra . Kel Kodheli , Nexhmedin Zajmi , etj . Krijon galerinë me portretet: Nerina , Nudo ( Punim diplome në allçi ) , Portret i Shipion Afrikanit , etj . Më 1941 kthehet në atdhe . Jeton në Korçë ku dhe martohet . Vitet e vështira të luftës ia kushton rritjes së djalit dhe vetëpërsosjes së artit , nga i cili nuk do të hiqte dorë kurrë pavarësisht haraçit që duhej të paguante . Pas çlirimit vuan trusninë e vijës së masave , kolektivitetit përbuzës . Për të fituar bukën e gojës punon si dizenjatore reklamash për kinematë dhe rrobaqepse private . Përjeton tragjedinë e dytë , masakrimin e të atit më 1947 nga komunistët, inxhinerin Jani Koliaka , poliglotin që zotëronte 12 gjuhë , intelektualin patriot që nuk pranoi të vishte këmishën fashiste , por u përball me internimet e kohës .Përndiqet si pjesa më e madhe e familjeve të mëdha . Jeta e saj qe ferruar nga drizat shoqërore dhe familjare . Një numër i madh njerëzish e përdorin pjesën më të mirë të jetës së tyre për t’ua nxirë jetën të tjerëve . Fytafyt me absurdin e gulagut shqiptar . Forcën e merr si Anteu , sapo prek argjilën dhe mermerin . Më 1960 emrohet pedagoge ne Institutin e Lartë Tre Vjeçar të Arteve Figurative . Eksperienca e saj bëhet shkollë e madhe për brezat e rinj .Me shikim të kadifenjtë , të butë , e dashur , me një vështrim prej nëne , të folur të pastër , shembull saktësie , me këshillat dhe vrejtjet e saj na vriste me pambuk , shprehet me nostalgji për të ish-liceisti , Fitim Sula . Kristina krahas pedagogjisë krijon . Arti i saj fiton përmasa të reja . Ekspozon dhe fiton çmime të ndryshme . Veprat e saj vendosen shesheve dhe parqeve të Shqipërisë . Përmendim : Fidani , Fëmijët dhe pëllumbi , Doktor Shiroka, Balerina. Dora D’Istria , etj . Pasioi i saj titanik për skulpturën nuk mund të shuhej . Me 21 prill 2000 shpallet “ Mirënjohja e Qytetit të Tiranës . Më 19 Janar 2001 Bashkia e Qytetit të Kavajës e shpall “ Qytetar Nderi “ . Tanimë në moshë të thyer dhe shëndet të rrënuar merr si shpërblim mirënjohjen dhe respektin aq shumë të munguar për shpirtin e saj të ndjeshëm . Në vitet 90 vjen largimi i saj i katërt nga Shqipëria . Shkon në Amerikë pranë djalit . Edhe pse nën hijen e “ Statujës së Lirisë “ nuk mund të rrijë gjatë . Mungonte amëza e mëmëdheut . Flisja me fotografitë e skulpturave të mija , sepse skulpturat flasin gjuhën që u jep autori . Kështu 4 mbushja disi boshllëkun që kurrësesi nuk mund të mbushej . Prandaj u ktheva . Mes miqsh shprehet : Të keqen , o diell i Shqipërisë ! Vetëm ai e ngrohte shpirtin e saj akullimë . Në vitet 2000 ikën për të pestën herë nga Shqipëria . Një lajm i zi erdhi nga përtej detit . Pamporr , o dhogë e zezë ! Kristina nuk është më. Ajo duhet të ketë kthim . Në tokën që iu bë djep , duhet të thellohet dhe varri i saj . Kthimi pritet . Në zemrat e të gjithëve ka vend për të , toka që e lindi dhe e rriti do t’ia ruaj edhe hisen e varrit . Dielli i Shqipërisë do ta ngrohë atë . Me domosdo ! Mbi Kavajë nuk do të shpështillet kurrë gjerdani i reve , qefini i saj i munguar . Të prehet shenjëtorja në dheun e vet ! Mos e zgjoni ! Nuri i saj shndrit . La pas kuptimin e jetës dhe vdekjes . Rrëshkiti në heshtje . Arti është i gjatë , jeta është e shkurtër.. .

NDIESI PËR EMISIONIN “OPINION” TË BLENDI FEVZIUT NË TV-KLAN

$
0
0

 

 

opinionimage370nano-berishabasha-c-840x440zhulali-ministerfevzo

NGA ASLLAN BUSHATI/Për përdorim të shpejtë, po përdor termat  “Opinion dhe TV –Klan”, se aktualisht  ky emision jepet  në Klan dhe mban  këtë emër, por që në fakt ka nisur në TVSH dhe me tjetër emër, vetëm se drejtuesi dhe konceptuesi i tij ka qenë dhe vazhdon të jetë gazetari dhe publicist i njohur Blendi Fevziu.

Si shumë teleshikues të këtij emisioni, edhe unë kam kujtime e ndiesi për shumë  puntata të vecanta  në këto dy dekada transmetimi . Por, po e nis me emisionin e parë që u transmetu më 31 Gusht 1997, pra njëzet vite më parë. Pak ditë para se të jepej ky emision më telefonoi  ish Shefi i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes  dhe më thotë se:” a është e mundur të shkoni në një takim privat tip konsulte, për të biseduar me ish Ministrin e Mbrojtjes (sot të ndjerin)  Safet Zhulali ,sepse është ftuar nga gazetari Blendi Fevziu në një  emision  për ngjarjet e rënda të këtij viti ( 1997-të)“?  Pas një hezitimi të vogël, pranova dhe i thashë “po, do të shkoj “. E thashë pas një hezitimi të vogël se unë tashmë  isha liruar nga ushtria dhe nga detyra e Drejtorit në Ministrinë e Mbrojtjes ,që  më 6 gusht 1997 dhe kisha filluar pune si Kryetar i Departamentit të Mbrojtjes në Partinë Demokratike.

Pasi  kontaktova me të ndjerin  Zhulali, e lamë takimin në orën 11 paraditen e datës 30 Gusht në shtëpinë e tij. Në orën e caktuar shkova në shtëpinë e Familjes Zhulali ku më pritën me shumë respekt ish Ministri dhe bashëshortja e tij (Manushaqe).Biseda zgjati katër orë pa ndërprerje vetëm me ish Ministrin. Në bisedë diskutuam me detaje shumë  ceshtje  të  fushës mirfilltë ushtarake që kishin dalë sheshit në publik dhe që mendohej se  do të diskutoheshin në emisionin e Blendi Fevziut. Pa e mbyllur pjesën ushtarake të bisedës i ndieri Zhulali më pyeti: “si epror i lartë ushtarak (Drejtor ne Ministri  e Komandant Divizioni) , si mendon, pse ushtria nuk qëlloi kundër atyre që rrëmbyen armët nga depot e ushtrisë?  I  thashë :”E para mendoj se ushtria nuk pati përgjegjesi për ngjarjet e 2 Prillit 1991 në Shkodër,( sepse gjykoj se ajo ishte vepër e shërbimit sekret te regjimit komunist), por megjithatë ushtria  u ndot padrejtësisht nga kjo ngjarje, dhe në kujtesën kolektive ushtarake ajo ishte një përvojë negative. E dyta po të kishte qëlluar ushtria, kjo klasë politike e të dy krahëve  do të ishte në varreza dhe unë e kolegët e mi do të konsideroheshim kriminelë. Sot s’ka të drejtë  dhe as fakte ,askush të më quaj kriminel se nuk kam vrarë askënd.

Si përfundim për pjesë ushtarake  pothuaj  përafruam mendimet gati për gjithcka biseduam, kurse për pjesën politike, ai kishte më shumë njohuri, detaje e specifika dhe insistonte në  konkluzionon se” fajin e ka politika dhe se ushtria nuk duhet ngarkuar me pergjegjesi për atë që ndodhi në 1997. Ngjarjet e këtij viti janë një dosje e zezë që nuk ka për tu hapur kurrë”. Por në detaje ai kishte qefmbetje për një mbeshtetje të paktë në vitin e fundit nga ish Presidenti Berisha, (ose më saktë Berisha nuk e kishte mbrojtur nga disa sulme të padrejta që ai i quante shpifje). Kishte shume vrejtje e ngarkesa për punën e mardhëniet me Aleksandër Meksin,por  edhe një dozë negativiteti për Gazideden . Vec këtyre kishte një farë mllefi me gazetën Albania dhe e quajti atë”gazetë personale të Berishës dhe armike të Minisrtit të Mbrojtjes”. Po ashtu doza negativiteti, kryesisht për paaftësi  drejtuese më shprehu edhe për ish Sekretarin  e Shtetit për Mbrojtjen. I thashë se në se  e gjykon të arsyeshme, ju sygjeroj që problemin e gazetës Albania dhe të  Sekretarit të Shtetit për Mbrojtjen, mos i përmend në emission. Te tjerat unë nuk i di dhe s’mund t’ju jap asnjë këshillë. Kërkesën time ai nuk e mori parasyshë dhe të nesërmen të dy këto problemet e fundit i ceku në bisedë.

Pas emisionit të parë (për të cilin fola gjatë) ,e  të cilin  disa e kanë  konsideru si shumë  te vështirë dhe disa e  kanë quajtur edhe  të dështuar, kam parë një gamë të madhe puntatash që kanë rrokur problemet e ditës,por edhe të historisë e të perspektivës, etikës, estetikës, ekonomisë, kulturës, arsimit,shkences, sportit, shëndetsisë, rendit, mjedist, gjeografisë, gatimit, erotikës e shumë e shumë të tjera. Po të hidhej në letër cdo gjë që është thënë e bërë në këtë e për këtë emission, do të ishte një libër qindra mijëra faqesh dhe ndoshta me të drejtë do të quhej “enciklopedia e emisionit televiziv Opinion”.

Njerëz të ndryshëm kanë këndshikimi  e gjykim të ndryshëm për këtë emision. Por për mu ai ka qenë i dobishëm, informues, konkret, i prekshëm, i drejtpërdrejtë, jetëgjatë,e në mbrojtje të interest publik . Pikpamjet e mia politike janë të djathta dhe shpesh në “Opinion” kam gjetur vehten.Por edhe lëvrimi i pikpamjeve të së majtes shqiptare për mua  kanë qenë një gjë e drejtë dhe i pranueshem. Më kanë mbetur në kujtesë disa puntata  specifike (kujtime, përshtypje, analiza..) për  politikanët e shtetit shqiptar: Ismail Qemalin, Ahmet Zogun (dhe Familjen Mbretërore Shqiptare), Enver Hoxhën,Ramiz Alinë, Sali Berishën, Fatos Nanon, Edi Ramën, Lulzim Bashën,  Ibrahim Rugovën, Hashim Thaci, Ramush Haradinaj, Ali Ahmeti  dhe kohët e fundit edhe për Esat Pashë Toptanin etj. Këto puntata në shumicën e rasteve kanë qenë të balancuara me të mirat dhe të metat  e secilës figurë.Transmetimi dhe ritransmetimi i tyre mendoj se ka patur vlera historike dhe shpesh paqtuese për opinionin publik. Por po ashtu ruaj në kujtesë  me shume respect intervistat me Ismail Kadarenë, Isuf Vrionin, Dritëro Agollin e shumë e shumë të tjerë  të fushës artit e kulturës. Kurse  ( përvec specialistëve të fushave të vecanta të cilët janë vërtetë të shumtë),disa gazetar dhe analistë , në gjykimin tim ,e kanë mbajtur gjallë, i kanë  dhene  shpirt , i kanë dhënë frymarrje, e kanë bërë më të pranueshëm emisionin për një masë të madhe njezish duke  e cuar shikueshmerinë në nivelet më të larta në raport me emisionet e tjera. Shpresoj të mos ketë qefmbetje askush, por dëshiroj të ve në dukje disa emra të vecantë si: Zheji, Shkullaku,  Lubonja, A.Hoxha, Zogaj, Frangaj,  Bejtja, Peka, Dervishi, Rakipi, Balliu, Bushati, Vangjeli, i ndjeri Stefani, Nazarko,  Buzhala e shumë të tjerë që për momentin s’po më kujtohen. Këto,  krahas të qenit  personalite  publike me formin të gjërë  intelektual  e  me  dije të qëndrueshme i dhanë emisionit “opinion” një fytyrë të re.

Dhe së fundi, por jo për nga rëndësia,  gazetari , publicisti  dhe shkrimtari Blendi Fevziu që e ideoi  e planifikoi dhe e realizoi  per njëzet vite emisionin televiziv”Opinion”, meriton shumë. Prapa tij është i pa dukshëm edhe një staf gazetarësh profesionist e me integritet (emrat e tecileve nuk më kujtohen përvec Drini Zeqos), të cilët  me punën e tyre e kanë ridimensionuar natyrën  dhe vërtetësinë e emisionit. Unë  jam tërësisht në  kundërshtim  me  pikpamjen e Zotit Edi Rama  që e quajti “kazan” si emisionin por edhe gazetarin  Fevziun . Emisioni nuk mund të them se  ka qenë i përkryer ne cdo puntatë, por  i dobishëm dhe në shumë raste  i domosdoshëm për  teleshikuesit. Ndoshta drejtuesi në disa raste e ka tepruar me ndërhyrjet vend e pa vend, ka lejuar që zhurma dhe personalizimi  ti bëjnë të qortueshme disa puntata të vecanta, por këto nuk e zvoglojnë këtë emission në përvjetorin e njëzetë të tij. Dëshiroj dhe shpresoj se edhe në të ardhmen  (me shume se deri tani) ,emisioni do të ketë integritetin e duhur, pavarsinë nga politika, kërkimin e së vertetës në interes te publikut.

KUR ALI ASLLANI ISHTE KRYETAR BASHKIE I VLORES DHE POEZIA”HAKERRIMI”

$
0
0

1-Gezim-Llojdia-240x300

Nga Gëzim Llojdia/

1.Në çdo vend demokratik të botës,thoshte Ali Asllani,institucionet forcohen nga ana e shtetit,kurse qytetarëve iu bëhet e qartë ,se ato duhet të respektohen nga të gjithë. Përveç kësaj, porosiste Kryetari i Bashkisë, nëpunësit duhet ti njohin mirë problemet e tyre,që mbulojnë, dhe që i ndjekin për çdo ditë në mënyrë,që dhe rregullat e ligjet e shtetit,të bëhen shumë të kuptueshme dhe të thjeshta,për tu zbatuar nga qytetarët. Dhe këtë,ai e bënte vet i pari dhe në mënyrë të përsosur.

ali-asllani-c1200x600

Ja si më ka rrëfyer  Qëndro Meminaj për të atin  im Shuhaip Meminaj,djali i dajos së tij nga fshati Trevëllazër,i cili për disa vjet ,ka punuar dhe është kujdesur për lulishten kryesore të Vlorës.”Edhe ne, që e kishim nip bile edhe kushërinjtë tanë dhe bashkëfshatarë të tjerë nga fshati ynë,që Ali Efendiu i njihte dhe iu thërriste dajo,kur venin në Vlorë,nuk shkonim për ta takuar në Bashki,sa herë që të donin. Sepse ,ai sa i dashur që ishte me ne,kur vinte në shtëpitë tona,apo edhe kur shkonim ne në shtëpinë e tij,aq serioz ishte në zyrë. Prandaj shumë herë,ose e prisnim sa dilte nga zyra,ose shkonim në shtëpi për ta takuar.

Ali-Asllani-me-gruan-dalin-e-madh-dy-vajzat_2012_4_28

Ne Foto:Ali asllani me bashkeshorten, djalin e madh dhe dy vajzat/

2.Gjithmonë përpara Bashkisë, ai kishte urdhëruar që të punonte një lustraxhi,kurse brenda në korridor,të vendosej një gardërobë me disa xhaketa e bluza. Dhe kushdo që do të shkonte për ta takuar Kryetarin e Bashkisë,duhet ti fshinte këpucët dhe ti lyente me bojë,aq sa ato mbanin. Nqs qytetari nuk kish mundësi të paguante llustraxhinë, atë e paguante Bashkia nga fondi i saj,dhe pastaj sipas kohës dhe nevojës vishte dhe një xhaketë,e shkonte për të takuar Kryetarin,Ali Efendinë.Dalë nga dalë, qytetarët filluan ta kuptojnë dhe në takim me të shkonin më të pastër dhe të veshur më mirë,sipas edhe mundësive që kishin. Ali Asllani i vendosi këto kushte,jo vetëm se ato ndikonin në rritjen e kulturës qytetare,që atëherë ishte shumë e nevojshme,por edhe për të ndërgjegjësuar qytetarët,se në ato zyra të shtetit,që iu zgjidheshin problemet dhe hallet,që iu mbrohej prona dhe iu garantohej dhe jeta,të shkoje i rregullt, ti doje e respektoje ata nëpunës e pushtetar,sepse doje dhe respektoje shtetin tënd që ahere ndihej shumë nevoja e tij. Ishte ky qëndrim dhe ky preokupim i Ali Asllanit që institucionet në qytetin e Vlorës,të funksionin normalisht, e të ecnin në rrugë të mbarë,duke i zgjidhur më së miri,hallet e problemet që kishin në atë kohë,Vlora dhe qytetarët e saj. Prandaj ishin të shumtë e përditë jo vetëm banorët e qytetit të Vlorës por edhe banorët të fshatarëve të rrethit,që përherë shkonin të takonin Ali Asllanin,Kryetarin e tyre. Edhe  ai i priste me kënaqësi e në bazë të kompetencave dhe mundësive që kishte,iu zgjidhte ankesat që kishin dhe nuk e mbyllte zyrën ,pa ikur i kënaqur edhe qytetari i fundit. Ai i realizonte këto detyra të rëndësishme,jo vetëm me punën e tij e tij të ndershme,por edhe me punën që bënin vartësit e tij,që punonin në zyrat e Bashkisë e kudo në qytet,sepse në to ai kishte zgjedhur dhe vendosur intelektualët më të mirë,ekonomistë,inxhinierë dhe teknik që kishin mbaruar shkollat jashtë vendit.

3.

Pavarësisht nga stafi që Ali Asllani kishte në Bashki,të cilët ishin me nivel të lartë dhe me arsimin përkatës,sipas funksionit dhe detyrave që kryenin,ai nuk mjaftohej me aq. Gjithmonë kur mbaronte orari zyrtar,Kryetari i Bashkisë nuk shkonte menjëherë në shtëpi,por kalonte andej nga ishin dhënë detyrat në mëngjes,dhe kontrollonte,se sa ishin zbatuar ato, dhe në mënyrë të veçantë shërbimet urbane. Siç ishin kanalet e ujërave të bardha e të zeza,që ndërtoheshin për herë të parë apo rikostruktoheshin,deri ku kishin arritur ndërtimet,në ndonjë rrugë,objekt në ujë të pijshëm,trotuar,lulishte et.j

4.

Në mëngjes kur mblidhte nëpunësit,ai nuk priste që ata të raportonin,se si ishin kryer detyrat që kishin patur ditën e parë,por jepte direkt detyrat e reja,mbasi ai i njihte vet,volumin dhe cilësinë e punimeve,duke iu bërë edhe vërejtjet për punën që nuk ishte bërë mirë. Kjo i vinte në pozita punonjësit që punonin me të në Bashki e gjetkë,prandaj edhe ata filluan të punonin dhe të vepronin ashtu si Kryetari i Bashkisë. Kështu që  punët në qytetin e Vlorës,përmirësoheshin dhe nga dita në ditë,bëheshin më mirë.

5.

Ato vite kur Ali Asllani ishte  Kryetar Bashkie,populli i Vlorës si dhe i gjithë populli shqiptar,kishte shumë nevojë për të siguruar drithërat e bukës dhe sidomos,në vitet që kishte thatësirë të madhe. Por Kryetari i Bashkisë i merrte masat me kohë dhe ndonjëherë e sillte drithin nga jashtë dhe e mbyllte nëpër magazina. Pastaj në bazë të kërkesave që kishte qyteti por edhe nga  fshatrat, mbështetur në sasinë që grumbullonte,bënte planin e shpërndarjes me grafik të rregullt për çdo periudhë kohore,duke u bërë furnizimi i tyre në mënyrë normale .Ja si e ka treguar Izet Dauti nga fshati Kërkovë:”Sipas datës që  na ishte  caktuar nga Bashkia,shkuam në magazinat e Portit,që të merrnin drithin që  na ishte  planifikuar për fshatin tonë.Por atje rojet italiane të portit,na nxorën shumë pengesa,mbasi ata ngrinin çmimin e kontrabandës,për të përfituar për veten e tyre,në rrugë të padrejtë dhe në kurrizin tonë. Katër –pesë burra nga fshati ynë shkuam në bashki,ku na priti menjëherë Ali Efendiu,të cilin e informuan për çfarë na kishte ndodhur. Ai u nervozua shumë sepse i erdhi keq për neve. Me të shpejt shkroi një letër dhe u foli aty tre xhandarëve të Bashkisë,ku njëri prej tyre ishte  italian.

-Do të shkoni tek depot në port dhe do të filloni menjëherë nga ndarja e drithit,se nuk ka xhandar nga Vlora apo të huaj,që të bëjnë dallavere dhe të pengojnë zbatimin e këtij urdhëri.

Kush të dojë le ta provojë,sepse i shkurtojmë nga  këmbët.

Bashkë me ta do të shkoni edhe ju-i tha italianit dhe mbas një ore jam edhe unë atje. Me tu dorëzuar letra,u hapën menjëherë depot për ne dhe për disa fshatra të tjerë që kishin radhën për furnizim. Ndarja e drithit u bë ashtu siç porositi Ali Efendiu,sepse në atë mënyrë nuk kishte asnjë kundërshtim nga ana jonë.

Ai vetë kishte ardhur më përpara seç na tha neve,por në atë kohë që ne e pamë, Ali Efendiu kish mbledhur xhandarët dhe po u jepte porosi:”Çdo njeri prej jush u thoshte,do të  përcjell fshatarët e një fshati sa të dalin nga qyteti,për të mos patur probleme e konfuzion gjatë rrugës.

6.

Ali Asllani zgjidhte edhe probleme të tjera për fshatarësinë,mbasi në atë kohë,ka qenë edhe Kryetar i Katundisë për rrethin e Vlorës. Njerëzit e mi  rrëfen Q.Meminaj,nga fshati Trevëllazër,na kanë treguar për një konflikt që kanë patur 4-5 familje nga ky fshatë me disa familje të fshatit Kaninë,të cilat i kishin në pronësi tokat e fshatit Beshishtë që ishte  kufi me fshatin tonë. Bëhej fjalë për disa sip. toke të vogla pyll,kullotë që ishin vazhdim i kullotave të mëdha e që njiheshin prej kohësh si musha,pronë e tërë fshatit. Por për këtë problem, kishte dëgjuar edhe Ali Efendiu i cili i kishte dërguar Kryeplakut të fshatit,që të mos bëhej asnjë lëvizje nga fshatarët,sepse për zgjidhjen e tij,do të vinte vet në fshat dhe kishte përcaktuar edhe datën e orën.

Me ta ardhur në qendër të fshatit,Ali Efendiu u përqafua me të gjithë,e menjëherë e mori fjalën:”Ato copëra kullotash që bëhet fjalë për tu zgjidhur nuk kanë ndonjë vlerë të madhe  tha ai,sepse ato janë në terrene të thyer dhe nga to nuk kini asnjë përfitim. Familjet do të kenë gjithmonë probleme se i kanë edhe larg nga fshati. Dhe meqë ato janë në vazhdim të kullotave të përbashkëta të fshatit,le ti bashkëngjiten asaj dhe atje të vendosim vetëm një kufi,që ndan fshatin Trevëllazër me fshatin Beshisht.

Ato do ta respektojnë atë kufi dhe nuk do të ketë më ngatërresa,sepse ai është kufiri i një fshati. Të gjithë ato familje që kishin pjesë në atë konflikt,u përgjigjën në një zë:”Të bëhet ashtu siç tha Ali Efendiu. Pastaj drejtuesi i mbledhjes  shprehu dëshirën që Ali Efendiu të vazhdonte të fliste edhe për problemet e tjera,sepse ata ishin mësuar me të dhe kishin kënaqësi të madhe ta dëgjonin. Kryeplaku i tha do të na plotësosh një kërkesë:të qëndrosh për drekë,se na kishte marr malli. Është shumë e drejtë, tha Ali Efendiu ,që të flasë dhe për problemet e tjera të qëndroj edhe për drekë,por sot do të përfundojmë me kaq,se unë bashkë me përfaqësuesit tuaj,do të shkojmë atje në atë vend ku është konflikti. Atje janë edhe kaninjotët se i kam lajmëruar unë që të vijnë. Që aty bashkë me Ali Efendinë shkuan në vend,vendosën kufirin të dy palët dhe i dhanë  dorën njëri-tjetrit në prezencë të tij .Qysh athere e deri mbas luftës,nuk pati asnjë konflikt ndërmjet dy fshatarëve,është për tu theksuar se pas vitit ’91 këto familje nuk i bënë dokumentet e pronësisë,për ato parcela që bëhej fjalë,pasi ato i qenë bashkangjitur kullotave të përbashkëta të fshatit. Kjo i tregon qartë ,jo vetëm, se si i zgjidhte ai hallet e qytetarëve,por edhe drejtësinë e vendimeve që merte e zbatonte Ali Asllani dhe nga na tjetër duket qartë besimi dhe respekti që kishin qytetarët për të e për fjalën e tij.

7.

Ka një të fshehtë ndoshta të panjohur,kohën e punës së Ali Aslanit dhe përqëndrimin e tij kundër këtij “kanceri”.Qëndro Meminaj ka zhbiruar duke u përqendruar më tepër tek luftimi që kërkon ndërgjegje të pastër si qelibari siç ishte  shpirti i poetit pushtetar .Kemi shqyrtuar më lartë,luftën që bënte ai në portin e Vlorës për kontrabandën që bëhej nga italianët me çmimin e drithërave që importoheshin.

Ali Asllani ishte i papajtueshëm me këto fenomene dhe në të gjitha drejtimet,u bënte luftë të pamëshirshme. Në marrëdhëniet që ndërtonte ai me nëpunësit e Bashkisë,të institucioneve të tjera të qytetit,të dikastereve qeveritare,me popullin e Vlorës dhe të krahinave,ai ishte tepër korrekt dhe i ndershëm dhe këtë transparencë e kërkonte vazhdimisht edhe nga vartësit e tij. Këto veprime i bënte Kryetari i Bashkisë,jo vetëm të tregonte transparencë për  veten e tij,por tu mësonte edhe vartësve se si të punonin,tu tregonte dhuruesve dhe tërë popullit të Vlorës,se si administroheshin dhe ku shpenzoheshin ato vlera monetare të tyre. Kështu e luftonte korrupsionin dhe kontrabandën në administratë,Ali Asllani si fenomene të rrezikshme ishin njohur në vende të ndryshme të botës. Këtë rrezik, që i kanosej vendit nga këto fenomene negative,dhe që ishin reale gjatë lutës së II botërore,i ka patur mirë parasysh Ali Asllani,kur shkroi poemën “Hakërrim”.Në atë poemë,ai u bënte luftë shumë të ashpër atyre elementëve të pandershëm e të molepsur,që për hir të pasurimit të tyre,brenda një kohe të shkurtër ishin të gatshëm dhe bënë çdo gjë,në dëm të atdheut,kombit shqiptar .Prandaj  ai do të shkruante:

Hakërrim

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

 

BRENGA PËR SHTËPINË TIME

$
0
0
1-pandeli-simsia
Tregim nga Pierre-Pandeli Simsia/ 
Ashtu, me hapa të ngadaltë nga vitet e moshës që mbaj mbi supe, nuk janë pak, 94 vite jetë me gëzime e hidhërime, eca si zakonisht drejt vatrës së zjarrit.
Drutë e thata në zjarr digjen duke lëshuar disa shkëndija që përhapen pa formë. Flaka ngjitet në brendësi të oxhakut të madh. Është shtëpi karakteristike; muret janë të ndërtuara prej guri të skalitur. Oda e zjarrit është e madhe dhe mezi ngrohet në ditë netët e ftohta të dimrit, por, kur shikojmë flakën dhe prushin në vatër, ngrohtësinë e ndjejmë në gjithë qënien tonë.
Plaka, kështu i thërrasë unë gruas, bashkëshortes sime, ma ka ndaluar  tymosjen e duhanit në odën e zjarrit. E dua atë të flamosur helm, nikotinën e cigares, nuk mund të jetoj dot pa cigare që më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime. Dal jashtë në verandën e madhe me parmakë prej druri nga ku sodis oborin e shtëpisë që plaka i tregon kujdes të madh mirëmbajtjes së luleve; ulem në karriken e madhe të drunjtë dhe atje tymos, dy, tre cigare radhazi, pa u fikur njëri, filloj e ndez tjetrin.
I ulur në një qilim me flokë, apo flokje siç i thonë, me fletoren dhe lapsin që i mbaj gjithmonë në xhep, hedh kujtimet e mija.
Kujtimet më çojnë larg, shumë larg; çdo gjë, çdo ngjarje e kaluar e trishtë apo e gëzuar, më shfaqet përpara syve, në mendjen time, si një ëndërr që nuk harrohet kollaj.
 
U linda dhe u rrita në një shtëpi qindravjeçare, atje ku edhe u lindën paraardhësit e mi. Ne ishim dy vëllezër; unë isha vëllai i madh.
Babai na tregonte shpesh për pronat e tij që ai i kishte blerë. Një nga ato prona, është edhe një pjesë kodre e qytetit tonë e mbjellë me ullinj, por që në atë kohë u shtetëzuan dhe ne fatkeqësisht edhe në ditët e sotme akoma nuk na është rikthyer dhe nuk po e gëzojmë pronën tonë. 
Eh, çfarë ullinj janë mbjellë në atë kodër dhe sa prodhim të mbarë që japin! Ullinj kokërvogël apo ullinj vajs siç quhen ngaqë nxjerrin  sasi të konsiderueshme vaji, dhe ullinj kokërmadh që të kënaq syrin kur e sheh në tryezën e ngrënies.
Ishim një familje e lumtur, e gëzuar. Babai ynë i ndjerë, si tregëtar që ishte, pothuajse pjesën më të madhe të ditës e kalonte jashtë shtëpisë. 
Nëna jonë e ndjerë, që kurrë nuk punoi në jetën e saj, ishte grua shtëpiake si shumica e grave të asaj kohe. Ishte grua e urtë dhe gëzonte dashurinë dhe respektin e të gjithë atyre që e kishin njohur.
Ishte meraklie e madhe në mirëmbajtjen e shtëpisë. Muret e oborit të shtëpisë sonë shkëlqenin nga bardhësia e gëlqeres.
Shtëpia jonë nuk ishte ndërtuar nga babai ynë, ajo ishte trashëgim nga të parët tanë. Në atë shtëpi ishte lindur dhe ritur edhe babai, ashtu sikurse  edhe ne dy fëmijët e tij.
Si çdo fëmijë edhe ne ndjenim kënaqësinë e madhe kur ishim në shtëpinë tonë, kur mblidheshim në mbrëmje të katër së bashku. Ajo shtëpi na dukej si të ishte shtëpia më e bukur e lagjes.
 
Unë, fëmija i madh, atëkohë isha 13 vjeç, kur nga një sëmundje e pashërueshme, nëna jonë ndërroi jetë.
Dhimbja e humbjes së nënës sonë ishte shumë e madhe sa nuk mjaftojnë faqe të tëra libri ta shkruaj atë dhimbje.
Ne e ndjemë shumë dhimbjen e humbjes së nënës sonë, por, kur shikonim babain që qante në heshtje dhe mundohej t’i fshihej shikimit tonë, dhimbja për humbjen e nënës së dashur na shtohej më tepër; por, në të njëjtën kohë, ne ndjenim dhimbje të madhe për babain.
Kanë kaluar shumë vite, por kujtimet, ngarjet e asaj kohe të largët i kam shumë të freskëta në mendjen time.
Kishin kaluar tre vjetë nga humbja e nënës sonë, kur babai na tha se kishte vendosur të martohej me një vajzë të re në moshë. Vajza për të cilën i kishin ndërhyrë babait për martesë ishte nga një fshat jo shumë larg qytetit tonë.
Unë dhe vëllai në fillim kur na e tha babai, nuk e mirëpritëm atë çfarë ai kishte vendosur. Nuk e imagjinonim dot se si një vajzë tjetër e huaj, e re në moshë do hynte nuse në shtëpinë tonë, për më tepër të ishte nusja a babait tonë, të flinte në të njëjtin krevat ku para pak vitesh kishte fjetur nëna jonë bashkë me babain.
Oh, ai krevat, sa i bukur, sa i këndshëm na dukej! 
Kur babai, siç e thash edhe më sipër, pjesën më të madhe të ditës ishte jashtë shtëpisë, unë dhe vëllai im më i vogël, shkonim dhe shtriheshim në krevatin ku ishte nëna jonë. Oh, sa të ngrohta ishin duart e nënës sonë kur na ledhatonte fytyrat, trupat tanë! 
Oh, ajo aromë e  këndshme nëne, më e mira aromë, aroma e trupit të nënës sonë kur ne afronim kokat tona dhe ajo ëmbëlsisht na puthte! 
Dhe ja, në atë krevat tani me kujtimet e bukura të fëmijërisë sonë, do vinte një grua tjetër dhe do flinte me babain tonë, ndërsa ne dy fëmijët e tij nuk do kishim kurrë mundësinë të shtriheshim atje, si me nënën tonë.
Një ditë, unë i harrova të gjitha këto kujtime dhe nostalgjitë e viteve të shkuara të fëmijërisë sonë kur pash babain në një vend të shtëpisë të përlotur dhe dukej se diçka po mendonte.
Unë kalova rastësisht pranë tij apo bëra sikur rastësisht kalova. Nuk i fola, ndërsa ai, pa e fshehur lagështinë në syt e tij, më tha:  
 – Duhet të më kuptoni edhe mua, bijt e mi… 
Nuk vazhdoi më të flasë. Në grykë i ishte bërë një nyje; ndjeu një si rëndesë në kraharor që nuk e linte të fliste. Lotët iu shtuan edhe më tepër.
U ndjeva i paaftë t’i përgjigjesha babait. Shkova drejt dhomës tjetër tek po rinte vëllai. Edhe ai u prek shumë shpirtërisht kur i tregova ato fjalë ç’më tha babai ashtu si edhe unë që vazhdoja të isha i prekur në shpirt.
Të dy, unë dhe vëllai morëm një vendim të heshtur. Me hapa të ngadaltë si të ndjenim të rënduar peshën e madhe të dhimbjes, shkuam tek babai. E përqafuam. Edhe ai na përqafoi. U mundua të mos e shprehte habinë e veprimit tonë. Ndjemë se po na puthte kokat tona.
– Baba! – fillova unë të flasë: – Të duam shumë, shumë, shumë. Edhe nusen tënde që do vij këtu në shtëpinë tonë dhe që do jetojë bashkë me ne, do ta duam shumë.
Babai, nuk e përmbajti dot veten. Filloi të qajë me ngashërim.
 
* * * 
Gruaja që erdhi në shtëpinë tonë dhe që do ishte bashkëshortja e babait tonë, ne e konsideronim më tepër si motrën tonë edhe pse ajo kishte për të marrë një detyrë shumë të rëndësishme të luante rolin e gruas së shtëpisë, por edhe rolin e mamasë sonë, që për ne do quhej me një fjalë që askush nuk e dëshiron ta ketë në jetë: Njerkë.
Fjala njerkë, tingëllon jo fort mirë në një pjesë të njerëzve dhe kjo për faktin e sjelljes së tyre të pahishme ndaj fëmijëve të bashkëshortëve të tyre.
Ndërsa njerka jonë ishte shumë herë më ndryshe se njerkat që kanë lënë shije të hidhur tek fëmijët e bashkëshortëve të tyre dhe në njerëz të tjerë.
Njerka jonë, që ne e thërrisnim me emrin e saj origjinal, ishte një grua e bukur, shtatshkurtër, pastërtore dhe që gatuante shumë mirë gjellra të llojeve të ndryshme.
Atë mungesë ushqimi për më shumë se tre vjetë që neve na kishte munguar në shtëpinë tonë të gatuhej nga nëna jonë, ne po e rigjenim të gatuhej nga duart e gruas së dytë të babait tonë.
As vetë nuk e kishim menduar se do miqësoheshim kaq shumë shpejt me njerkën tonë. Ajo mundohej që të na falte dashurinë e munguar tre vjeçare të nënës sonë.
Në shtëpinë tonë filluan të hynin njerëzit, komshijet tona si më parë, si atëhere kur jetonte nëna.
Njerka ishte një grua pastërtore sa edhe vetë nëna jonë e ndjerë.
Brenda vitit të martesës së tyre, njerka solli në jetë fëmijën e saj të parë; ishte vajzë.
Edhe ne, unë dhe vëllai im e ndjemë gëzimin e ardhjes në jetë të motrës sonë të vogël. Për herë të parë nga disa të afërmit tanë, ne mësuam, se motra jonë e vogël e porsaardhur në jetë, për mua dhe vëllain tim, quhej motër e ftohtë.
Po të njëjtin fjalë, e ftohtë, ne do e dëgjonim edhe dy vjet të tjera pas ardhjes në jetë të motrës, kur nëna njerkë solli në jetë fëmijën e saj të dyt që ishte djalë. Pra, familja jonë u shtua. Unë dhe vëllai im, tani ishim edhe me një motër të ftohtë dhe një vëlla të ftohtë. 
Ne nuk ia dinim kuptimin se çdo të thoshte vëlla i ftohtë, motër e ftohtë. Për ne, ata ishin motra dhe vëllai ynë që ne i donim shumë dhe mundoheshim të kujdeseshim për ta.
 
Mes gëzimit që familja jonë po shtohej, në familjen tonë ndodhi një e papritur e dhimbshme. Pas disa vitesh, nga një sëmundje, vdes vëllai im që ishte dy vjet më i vogël se unë. Dhimbja ishte shumë e madhe për të gjithë. 
Më kujtohet, sa shumë e ndjeu dhimbjen babai ynë i ndjerë, por edhe njerka jonë, e mira njerkë, e mrekullueshmja njerkë, ajo grua e rrallë.
Unë, fëmija i madh mbeta me motrën dhe vëllain më të vegjël të ardhur në jetë nga njerka ime. 
 
* * * 
Një ditë, ndërsa ishim në shtëpi, babai më tha të hynim të dy tek oda e miqve. Kështu e quanim ne dhomën e madhe të shtëpisë që prisnim miqtë e ardhur.
Babai filloi të flasë shtruar derisa e solli bisedën aty për të cilën edhe më kishte ftuar të bisedonim. Më tha mendimin e tij që më tepër mua m’u duk si vendim i tij; më propozoi për martesë një vajzë, e cila banonte jo shumë larg shtëpisë sonë. 
Ajo ishte një vajzë e vetme, pa motër dhe pa vëlla. Ata jetonin në një shtëpi të madhe ndërtuar me gurrë, shtëpi e bukur karakteristike, tipike për qytetin tonë.
Nuk e kundërshtova babain. I druajtur, me zë të ulët që po më dridhej nga emocionet pranova mendim vendimin e tij si të jetë më mirë të bëhet.
Ndërsa unë kisha pranuar mendim vendimin e tij për martesë, babai më tha edhe diçka tjetër; pasi të martohesha unë me atë vajzë, do jetoja në shtëpinë e saj meqenëse ajo ishte vajzë e vetme, pa motër dhe pa vëlla.
– Oh! Kjo e papritur, ishte një dhimbje tjetër për mua në vend që të gëzohesha. Do martohesha! Po më martonin dhe bashkë me kurrorëzimin e martësës sime, po më dukej se po më dëbonin nga shtëpia ku unë isha lindur dhe isha rritur; nga shtëpia plot kujtime të bukura dhe të hidhura; nga shtëpia me kujtimet e nënës sime të dashur që sa e sa herë sa ishte gjallë ishte kujdesuar ajo për atë shtëpi. Unë duhet të ikja nga kjo shtëpi, dhe do jetoja në një shtëpi tjetër, të huaj  që do quhej edhe shtëpia ime. 
Sado e madhe që ishte ajo shtëpi, sado e bukur dhe karakteristike, unë do isha gjithë jetën time si një trup i huaj i vendosur artificialisht në një trup tjetër me emrin shtëpi. 
Nuk e imagjinoja kurrë se si do largohesha unë nga kjo shtëpi.
Oh! Nuk ka dhimbje më të madhe kur largohesh apo edhe kur të largojnë nga shtëpia e shenjtë, e dashur ku je lindur dhe ku je rritur.
Por unë e pranova, ose ndoshta isha i detyruar ta pranoja të lija shtëpinë tonë dhe të jetoja në shtëpinë e bashkëshortes sime.
 
Edhe pse krijova familjen time të re në shtëpinë e huaj por që quhej edhe shtëpia ime, ndjeja dhimbje të madhe kur kaloja përpara portës së shtëpisë ku u linda dhe u rrita.
Fati i jetës sime dukej se më kishte dënuar që, jo vetëm për të mos jetuar më në atë shtëpinë tonë të fëmijërisë, por as edhe të shkoja e ta shihja nga brenda.
Bashkëshortja ime, për vetë faktin se ishte vajzë e vetme pa motër dhe pa vëlla e rritur me përkedhelitë e tepruara të prindërve të saj, nga mendjemadhësia, krijoi konflikte me njerkën time. Dhe kjo ndodhi menjëherë pas vdekjes së babait tonë.
Unë asnjëherë nuk u pajtova dhe asnjëherë nuk i dhash të drejtë bashkëshortes sime në pretendimet e saja. Njerka ime ishte grua e dashur, e nderuar nga të gjithë. Gjatë viteve që kishim jetuar së bashku në shtëpinë tonë, ajo grua mundohej të na plotësonte dëshirat dhe kërkesat tona të prindit ndaj fëmijës; të na përshtatej sa më mirë duke na dhënë dashurinë prindërore. Madje edhe pse i martuar që isha dhe jetoja në shtëpinë e gruas sime, ajo asnjëherë nuk na ndau nga dy fëmijët e tjerë të saj.
Por, e kam kuptuar shumë vonë edhe gabimin tim të shpejtuar për vetë moshën time që kisha dhe i parahur me jetën, kur unë dhe bashkëshortja ime morëm vendimin për të mos folur me njerkën time si edhe me motrën dhe vëllain tim të ftohtë. Ne ishim bërë edhe prindër të një djali; i gëzoheshim atij dhe na dukej se e gjithë bota sillej rreth nesh dhe djalit tonë.
Vendimi i gabuar që morëm unë dhe bashkëshortja ime po ndikonte shumë keq tek unë.
Po ndjeja torturë në vetvete, isha gjymtyar shpirtërisht. Me atë vendim, unë isha shkëputur njëherë e përgjithmonë nga shtëpia ime, nga njerka ime, nga vëllai dhe motra ime e ftohtë. Dhimbje! Dhimbje të madhe po ndjeja brenda qenies sime.
Kaloja përpara portës së shtëpisë së fëmijërisë sime me dhimbje të madhe që mbaja në shpirt.
Gjatë viteve në vazhdim, dhimbja shtohej edhe më shumë. Sa herë që kaloja përpara portës së shtëpisë sime shikoja vocërakët e vëllait tim të hynin e të dilnin nga ajo portë, ti gëzoheshin asaj shtëpie si shtëpia e tyre, tek luanin të gëzuar ashtu sikurse edhe unë isha lindur dhe isha rritur, kisha luajtur, e kisha mirëmbajtur atë shtëpi,  i isha gëzuar aq shumë vite më parë sa erdhi një ditë që duhet të largohesha me dhimbje.
Ajo shtëpi, trashëgim nga të parët e mi, nuk po quhej më shtëpia ime, por e vëllait tim, e vocrakëve të tij edhe pse njihej edhe si shtëpia me emrin e babait tonë të ndjerë që është babai ynë i përbashkët pavarësisht nënave tona të ndryshme.
Asnjëherë nuk e kam kuptuar mënyrën dhe me ç’frymë urrejtje u rritën vocrakët e vëllait tim ndaj meje dhe familjes sime. Fjala, urrejtje, është fjalë e rëndë për t’u përdorur, por unë ashtu e mendoja dhe e shikoja në reagimet e tyre në mënyrën se si më shikonin kur shkëmbeheshim në rrugë, apo kur më hidhnintë ndonjë fjalë jo të këndshme si për të gjetur shkak për t’u grindur.
Ndodhi një ditë e nxehtë korriku. Kishte kaluar mesdita. Moti ishte shumë i nxehtë. Në rrugë nuk kishte njerëz; dëgjoheshin vetëm gumëzhitja e gjinkallave që këndonin papushim në pemët pranë oboreve të shtëpijave përreth. 
Po kthehesha në shtëpi. Ndjeja lodhje nga vapa e madhe; isha edhe i djersitur. Kur u afrova pranë shtëpisë ku u linda ndalova hapat. U ula në pragun jashtë portës.
Kisha shumë vite pa u ulur në atë prag. Po ndjeja aromën e viteve të shkuara të fëmijërisë, të rinisë. Po ndjeja dashurinë e viteve të shkuara dhe bashkë me to, po ndjeja edhe dashurinë e njerëzve të mi të dashur që nuk jetonin më, të nënës sime, të babait tim, të vëllait të ndjerë. 
Po ndjeja kujtimet e bukura dhe të paharuara nga ajo shtëpi. Dhe, ndërsa unë isha i zhytyr i tëri në një botë tjetër, si në ëndërr, dëgjova hapa nga brenda portës. Vazhdova në kënaqësinë e ëndërrimeve  dhe kujtimeve të mija, pa treguar interes se kush mund te ishte.
Dhe, në mes të atyre kujtimeve, dëgjoj të hapej porta me një gërvimë dhe më pas dëgjoj një zë të ashpërr djali që nuk ishte më shumëse 15 vjeç. – Largohu nga shtëpia ime dhe nuk dua të të shoh më të ulesh këtu në këtë prag.
Nuk i kushtova rëndësi atyre fjalëve të një djali adoleshent, pavarësisht se ai djalë ishte nipi im, djali i vëllait tim të ftohtë. 
Ndjeva keqardhje për atë djalë nip që brenda qënies së tij mbante të ushqyer ndjenjën dhe frymën e urrejtjes ndaj meje me të cilën ishte edukuar, ndjeva dhimbje, sepse kemi gjak dhe mbiemër të përbashkët.
Toni i ashpër i zërit të tij nuk i përshtatej moshës së tij të njomë adoleshente. Nuk e dhash veten; bëra sikur nuk e dëgjova. Po mendoja, por mendimet m’u ndërprenë përsëri. Zëri i djalit nip ishte edhe më i ashpër. Doli jashtë portës, më qendroi përballë. – Të thash, nuk dua të të shikoj më të ulesh në pragun e portës së shtëpisë sime, nuk dua të bëj skandal.
Nuk fola, i hodha një shikim plot dhimbje. E vështrova ngultas. U mundova të sajoja një buzëqeshje, por kuptova se isha i paaftë.
 
“Largohu nga shtëpia ime! Nuk dua të bëj skandal” Këto dy shprehje të dhimbshme dhe të përvajshme për mua që nga ajo ditë më kanë shoqëruar gjithë jetën time edhe në këtë moshë të thyer që jam tani dhe që po shkruaj këto kujtime. 
Dhe unë, për t’i “shpëtuar” atij skandali, sipas djaloshit, u çova në këmbë; vura pëllëmbën e dorës duke u mbajtur në njërën kanatë të portës së shtëpisë. 
Veprova me vetëdije, bëra sikur u mbajta në portë. Doja ta prekja atë pjesë porte të shtëpisë. Prekja e portës me dorën time m’u duk se më riktheu një dashuri të humbur, më riktheu ndjenjën e munguar prej vitesh.
Nuk fola. I hodha edhe njëherë syt nga porta e shtëpisë sime, por që nuk ishte më e imja, vazhdova hapat drejt shtëpisë tjetër. Po mbaja brenda qenies sime një dashuri të munguar. Atë dashuri të munguar po e ndjeja të gjithën në pëllëmbën e dorës sime.
Në rrugë nuk kishte njerëz, por jam më se i bindur, nëse dikush do të më shikonte në ato çaste do dallonte në fytyrën time shenjë brengëse dhe pikëllimi, brenga e gjithë viteve që më ka shoqëruar deri edhe në këtë moshë.
Nuk e di se ç’po ndjente në ato çaste brenda qenies së tij nipi im, djali i vëllait tim të ftohtë.
Vallë, po ndjente akoma urrejtjen ndaj meje?! Po ndjente akoma ndjenjën për të bërë skandal me mua?!
Nuk e di se ç’ka menduar, ndërsa unë vazhdoja ecjen drejt shtëpisë dhe po mbaja brengën e madhe për atë shtëpi që është edhe e imja; shtëpia me dashurinë dhe kujtimet e shumta.
Veç, për një gjë jam shumë i sigurtë. Edhe pse ai djalë nipi im është rritur me një tjetër frymë  të pamerituar ndaj meje, do t’i vijë një moshë që do t’i kuptojë vetë gjërat, madje do jetë në gjendje të gjykojë edhe vetë veten dhe prindërit e tij me të mirat dhe gabimet e tyre si çdo prind tjetër, pavarësisht se çdo fëmijë e ka të vështirë të pranojë gabimet e prindit.
 

 

Një president i ve në Shtëpinë e Bardhë

$
0
0

1 albana 1

Nga Albana Lifschin/

Gjenerali Endrju Xhekson (Andrew Jackson) triumfoi në zgjedhjet presidenciale të 1828 përmes një fushate elektorale shumë të ashpër. Shumë baltë u hodh mbi kandidatin që kishte fituar zemrat e popullit amerikan. Gjenerali Endrju Xhekson ishte Heroi i betejës historike të Nju Orleansit, fitorja e të cilës shpëtoi pavarësinë e SHBA.

1 Andrew_Jackson

Ne Foto:Presidenti  Endrju Xhekson (Andrew Jackson)/

Por triumfi i tij qe tragjik. Pak para se të inaugurohej si president i SHBA, gruaja e tij e shtrenjtë vdiq nga një atak masiv në zemër.Nuk vdiq nga gëzimi, por i plasi zemra nga një hidhërim i mbledhur 40-vjeçar, të cilin s’e mundi dot.

1 rachel-jackson-portrait0k

Ne Foto: Rejçëll, gruaja e tij e shtrenjtë vdiq nga një atak masiv në zemër, në prag të inaugurimit të prisedientit./

Dy fjalë nga historia.

Edhe 30 vjet pas shpalljes së pavarësisë së SHBA, (1776), Britania e Madhe e ruante të nxehtë ndjenjën e hakmarrjes ndaj Amerikës që i kishte ikur nga duart. Pasi u çlirua nga luftërat në Evropë, u angazhua sërish në luftë me SHBA, me një ashpërsi të vendosur për ta kthyer atë në gjendjen e mëparshme, dmth në gjendjen koloniale. Lufta kundër Britanisë së madhe, (1812-1815) për nga rëndësia e saj konsiderohet si lufta e dytë e amerikanëve për të mbrojtur pavarësinë e vendit.

Me zbarkimin e trupave angleze në Merilend dhe marshimin e tyre drejt kryeqytetit të vendit Uashington DC, njerëzit nxituan ta braktisnin atë, si një vend pa zot. Në ato momente kritike, kujtesa njerëzore ka përcjellë figurën e Dolli Medison, gruas se presidentit Xhejms Medison, e cila shpëtoi nga Shtëpia e Bardhë, një portret të Xhorxh Uashingtonit dhe dokumenta të rëndësishme, për të mos rënë në duart e anglezëve. Ushtria britanike i vuri zjarrin Shtëpisë së Bardhë (këtë emër e mori pas restaurimit) dhe godinës së Kongresit amerikan. Krenaria amerikane mori një goditje të rëndë. Por anglezët nuk e dinin që në marshimin drejt jugut, në Luizianë i priste gjenerali Endrju Xhekson. Fitorja e Betejës së Orleansit ndaj ushtrisë britanike, thyerja e Anglisë në përmasa të mëdha qe vendimtare në mbrojtjen e pavarësisë së Amerikës. Amerikanët nuk flisnin për asgjë tjetër veçse për këtë fitore të madhe. Xhekson fitoi famë në të gjithë Amerikën si Heroi kombëtar. (Siç thuhej, ai ishte hero me “H” të madhe). Ai kishte shpëtuar pavarësinë e Amerikës, kundrejt një pushtimi i dytë nga Britania e madhe. Populli e krahasonte Xheksonin me Xhorxh Uashingtonin

…Endrju Xhekson mbeti jetim që në moshën 14 vjeç. Fati e privoi nga dashuria e prindërve në një moshë delikate. Jeta e bëri të ashpër, trim të çartur dhe po aq neglizhent, deri atë ditë që vendosi të vazhdojë studimet për t’u bërë avokat. Pas kësaj, udhëtoi për në West, në Nashville, Tennesee, për ta provuar mundësitë që i jepte ai vend në profesionin e vet. Këtu ai takoi të bukurën e njerëzoren Rejçëll (Rachel). Rachel ishte e martuar dhe për shkak të natyrës së saj të butë, të qeshur e talentit që manifestonte në ditët festive, të gjithë e admironin dhe vlerësonin. Në të kundërtën, i shoqi bëhej shumë xheloz dhe abuziv. Ai e keqtrajtonte. Ato kohë sado të vuante gruaja nga keqtrajtimi i burrit, divorci ishte diçka që nuk ndodhte kollaj. Endrju iu bë shok e mbështetje gruas së re dhe përfundimisht ra në dashuri me të. Rejçëll dhe Endrju u rrëmbyen dhe u larguan nga ai shtet. Më pas u kthyen sërish dhe familja e saj e pranoi Xheksonin si njeri të shtëpisë. Atë kohë ish bashkëshorti i saj kishte bërë kërkesën për divorc duke e akuzuar për tradhëti bashkëshortore,mirëpo procesi i divorcit ende nuk kishte përfunduar, gjë që ata të dy nuk e dinin. Kështu në sytë e opinionit Rejçëll ishte një grua që kishte tradhëtuar të shoqin dhe njëkohësisht bashkëjetonte me një tjetër (Endrjun). Ajo u akuzua për bigami. Kjo njollë turpi e ndoqi gruan për afro dyzet vjet rresht.

Ndërsa Endrju Xhekson ngjiti shkallët e karrierës së vet, arriti lavdinë e respektin, kundërshtarët e tij politikë nuk linin rast pa e sulmuar moralisht si një burrë që i kishte marrë gruan një tjetri dhe të shoqen, gjatë fushatës së tij për president, e quajtën si një grua pa moral për të cilën nuk mund të kishte vend në Shtëpinë e Bardhë. Xheksonin e “akuzonin” për tipin e tij të rrëmbyer dhe mungesë të kontrollit të vetvetes, duke e bërë këtë si argumentin kryesor që mund të shkatërronte integritetin e Republikës dhe institucioneve të saj. Publiciteti i emrit të Rejçëll për një çështje shumë private e zhyti atë në depresion. Ajo i pat thënë një mikeshe “Unë më mirë bëhem roje në portën e Zotit, se jetoj në atë pallat në Uashington.” Asaj nga natyra nuk i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes.

Ajo e paralajmëroi Xheksonin se kishte frikë që fama që kishte marrë pas fitores së Nju Orleansit dhe popullariteti i madh (që krahasohej me atë të Xhorxh Uashingtonit) do ta bënte që një ditë ai të vlerësonte lavdinë e tij, mbi familjen.

Gjithsesi, gjatë fushatës presidenciale, Rejçëll nuk dinte shumë se ç’bëhej dhe as akuzat që i ngrinin të shoqit, sepse atë kohë ajo nuk banonte në Uashington D.C. Kur Endrju Xhekson u zgjodh president, Rejçëll shkoi në Washington DC, dhe filloi të përgatiste veshjen për ditën e inaugurimit. Aty mësoi të tëra epitetet me të cilat opinioni e kishte veshur atë dhe të shoqin. Pas gati dyzet vjet martese, dashurie dhe devotshmërie për të shoqin, në mendjet e liga ende ruhej i freskët divorci dhe historia e dashurisë së saj me Endrjun. Armiqtë politikë të së shoqit kishin gërmuar dokumentat e divorcit, kaq kohë të shkuara, dhe ‘zbuluan’ që gruaja e Xheksonit paska qenë tradhëtare dhe bigamiste! Kjo ishte shumë e rëndë për të.


KOZMA LARA: KOMPOZITOR I SHQUAR SHQIPTAR

$
0
0

1-spiro-j-shetuni1

Shkruan: Prof. Dr.  SPIRO J. SHETUNI

Universiteti Winthrop/

Rock Hill, South Carolina-U.S.A./

  • Kompozitor i shquar
  • Pedagog i klasit të parë
  • Pianist i talentuar
  • Studiues serioz
  • Intelektual thellësisht modest
  • Mik i sinqertë i studentëve

2 Kozma Lara2

Ne Foto:Kozma Lara/

Ndër figurat muzikore me përmasa kombëtare e ndërkombëtare të gjysmës së dytë të shekullit XX në Shqipëri, krahas një numri kompozitorësh, si:  Çesk Zadeja, Tish Daija, Nikolla Zoraqi, Tonin Harapi, etj., një vend të merituar zë pa dyshim edhe kompozitori i shquar shqiptar, Kozma Lara (1930-).  Duke qenë të ndërgjegjshëm se figura e tij është e ndërlikuar, komplekse, shumë-dimensionale, në këtë artikull do të preken shkurtimisht, por në mënyrë thelbësore, vetëm disa aspekte—profesionale dhe jashtë-profesionale—të kësaj figure.

PERSA I TAKON JETES

Kompozitori shqiptar me kombësi arumune, Kozma Lara, lindi në qytetin e lashtë të Durrësit, aty ku edhe sot e kësaj dite jeton një bashkësi e shkëlqyer arumune në miqësi të përhershme me popullsinë shqiptare vendase.  Qysh në moshë fare të re, ai iu përkushtua tërë energji e entusiazëm fushës, sa tërheqëse, aq edhe delikate, të muzikës, duke u diplomuar për piano në Liceun Artistik “Jordan Misja.”  Disa vite më vonë, pianisti i ri, i cili ushqente ëndrra të mëdha për të ardhmen e tij, fatmirësisht, pati mundësinë që të studiojë për kompozicion në Konservatorin “Pjetër Iliç Çajkovki” [“Peter Ilich Tchaikovsky”] të Moskës (në ish-Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, sot Rusi).  Mirëpo, për shkak të faktorëve politiko-shtetërorë të kohës, ai i përfundoi studimet e larta muzikore për kompozicion në Tiranë, pranë ish-Institutit të Lartë të Arteve të Shqipërisë (sot Universiteti i Arteve).  Pas diplomimit, kompozitori Lara, me përgatitjen e lartë profesionale dhe zellin e madh që e karakterizonte, kreu detyra të rëndësishme sidomos në fushën e arsimit muzikor, të mesëm dhe universitar.  (Për jetën dhe veprimtarinë e kompozitorit, më gjerë, mund të shihen tre burime kryesore:  i)  “Fjalori Grouv i Ri i muzikës dhe muzicienëve” (Sadie, hartues. 2001);  ii)  “Enciklopedia [sic] e muzikës shqiptare,” Vëllimi i parë (Shupo, hartues. 2002);  iii)  “Wikipedia” (2017)).    

ÇASTI I NJOHJES

Gjatë viteve që ndiqja Shkollën e Mesme të Kulturës në Tiranë, unë e kisha dëgjuar emrin e kompozitorit Lara shumë e shumë herë me radhë në programet muzikore të Radio-Tiranës, veçanërisht si autor veprash pianistike, instrumentore e simfonike, por asnjëherë s’e kisha takuar atë.  Duke qenë se, pasi mbarova Shkollën e Mesme, ëndërroja që të vazhdoja studimet e larta në fushën e muzikës, shpresoja se, ndonjë ditë, mbase do të mund t’a takoja.  Ky moment erdhi në datën 10 korrik, 1970, kur, i veshur me uniformë ushtari, unë u paraqita në konkursin e Fakultetit të Muzikës të ish-Institutit të Lartë të Arteve të Shqipërisë (sot Universiteti i Arteve).  Kryetar i komisionit ishte pikërisht kompozitori Lara, në atë kohë Përgjegjës i Katedrës së Teorisë dhe Kompozicionit.

KOMPOZITORI

Në një vështrim tërësor, krijimtaria muzikore e kompozitorit Lara, është mjaft e gjerë.  Ajo përfshin një numër të madh veprash muzikore, të cilat u takojnë zhanreve e gjinive të ndryshme muzikore:  zanoro-operistike e instrumentoro-simfonike.  Ndër ‘to, vendin kryesor e zënë, pa dyshim, veprat instrumentoro-simfonike, si:  suita, koncerte, valle, rapsodi, simfoni, etj.;  vepra instrumentore, si:  prelude, ballada, variacione, sonata, etj.;  vepra të muzikës së dhomës, si:  trio, kuartete, skerco, rondo, etj.;  vepra të muzikës skenike, si:  opereta, balete, etj.  Ndërkaq, veprat zanore vijnë në një masë më të vogël, por as ato nuk mungojnë,  Midis tyre, përmendim:  pjesë korale a cappella, këngë popullore të përpunuara, këngë për fëmijë, etj.  Ndër veprat muzikore më të rëndësishme, lejomëni që të sjell në vëmendjen e dëgjuesit krijime, si: “Simfonia nr. 1 në Fa minor,” një vepër klasike me karakter të përgjithshëm liriko-dramatik.  Për një mjeshtëri të spikatur artistike, vlejnë të përmenden, gjithashtu, pesë koncertet për piano e orkestër:  “Koncert për piano e orkestër nr. 1,” “Koncert për piano e orkestër nr. 2,” “Koncert për piano e orkestër nr. 3,” “Koncert për piano e orkestër nr. 4,” “Koncert për piano e orkestër nr. 5.”  Vlera të pamohueshme artistike, shpalosin edhe tre kuartetet për harqe: “ Kuartet për harqe nr. 1,” “Kuartet për harqe nr. 2,” “Kuartet për harqe nr. 3,” etj.  Ndërkohë, vepra skenike, Baleti “Fatosi partizan,” e merr subjektin në Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare të popullit shqiptar (1939-1944).  Historikisht, autor i sonatës së parë për piano në Shqipëri, kompozitori Lara u përfshi, gjerësisht e thellësisht, në krijimin e veprave instrumentoro-simfonike, duke dhënë në këtë lëmë një ndihmesë të veçantë.  Individualiteti krijues i tij del në pah sidomos duke dëgjuar, përjetuar e studiuar pikërisht veprat instrumentoro-simfonike.  Përsa i takon përmbajtjes, tipari kryesor individual i muzikës së kompozitorit shfaqet lirika dramatike.  Kështu, pa dyshim, kompozitori Lara është një krijues muzikor i shquar. 

PEDAGOGU

Për shumë vite me radhë, kompozitori Lara punoi si pedagog pranë ish-Institutit të Lartë të Arteve të Shqipërisë (sot Universiteti i Arteve).  Në këtë institucion të rëndësishëm shkollor artistiko-muzikor, ai jepte leksione në lëndën “Analiza e veprave muzikore,” një disiplinë teorike themelore për formimin profesional të muzicienëve të rinj:  kompozitorë, kritikë muzikorë, historianë të muzikës, instrumentistë, etj.  Po ashtu, jepte lëndën “Kompozimi muzikor,” një disiplinë, e cila, për vetë natyrën e saj, zhvillohet individualisht, pra, me pjesmarrjen e një studenti të vetëm.  Sa herë që jepte leksion në lëndën “Analiza e veprave muzikore,” kompozitori Lara hynte në klasë i qeshur e i vëmendshëm.  Në duar mbante gjithmonë pjesë muzikore klasike të zhanreve e gjinive të ndryshme, të cilat mund të ishin për instrumente solistikë të caktuar, për familje instrumentesh, për instrumente të caktuar dhe orkestër simfonike, etj.  Duke qenë vetë instrumentist, për të ilustruar mendimin teorik, ai niste të luante në piano pjesët muzikore, që përdorte si shembuj.  Eshtë e qartë se, përmes ndërthurrjse së anës teorike me anën praktike të çështjes, shpjegimi i lëndës bëhej më i thjeshtë dhe më i kuptueshëm për studentët.  Kështu, pa dyshim, kompozitori Lara është një pedagog i klasit të parë. 

PIANISTI

Historikisht, kompozitori Lara u shkollua më së pari në jetën e tij si instrumentist, duke u diplomuar si pianist pranë Liceut Artstik “Jordan Misja,” në Tiranë.  Pa dyshim se, zotërimi mjeshtëror i këtij instrumenti, i cili shquhet për gjerësinë dhe thellësinë shprehëse muzikore, luajti një rol përcaktues në tërë karierën profesionale të mëvonshme të kompozitorit.  Në të vërtetë, ai e përdori njohjen praktike të instrumentit të pianos më shumë për të krijuar sesa për të interpretuar muzikë. Veprimtaria e tij krijuese u nxit fuqishëm pikërisht prej aftësisë së tij interpretuese.  Kështu, pa dyshim, kompozitori Lara është një pianist i talentuar.

STUDIUESI

I ndërgjegjshëm për rolin e rëndësishëm të lëndës “Analiza e veprave muzikore,” kompozitori Lara hartoi, midis të tjerash, dy tekste muzikore bazë të kësaj lënde, për shkolla muzikore të niveleve të ndryshme, si vijon:  “Analiza e veprave muzikore” (për shkollat e mesme të muzikës), “Analiza e veprave muzikore” (për Universitetin e Arteve).  Po kështu, duke ndjekur aktivisht jetën kulturoro-artistike të vendit në përgjithësi dhe jetën artistiko-muzikore në veçanti, kompozitori Lara, ndër vite, shkroi e botoi në organe qendrore letraro-artistike, siç ishin, gazeta “Drita,” revista “Nëntori,” etj., mjaft artikuj e studime muzikore kritike.  Si objekt i tyre janë dukuri të ndryshme artistike të kohës:  vepra muzikore, veprimtari muzikore, çështje të procesit krijues muzikor, etj. Hulumtimet e tij teorike tashmë janë botuar si një libër i veçantë, çka e bën më të lehtë procesin e studimit të tyre nga ana e lexuesit.  Kështu, pa dyshim, kompozitori Lara është një studiues serioz.

INTELEKTUALI

Kompozitori Lara asnjëherë nuk fliste për vlerat artistike të veprave të tij të shumta, zanore e instrumentore.  Këtë rol ai ia linte vetëm kritikës muzikore.  Nëse ndonjëherë ajo ishte e thartë, kompozitori përsëri heshtte.  Eshtë e qartë se, nga pikëpamja etiko-morale, ai shërbente si model i mrekullueshëm për muzicienët e rinj studentë.  Kështu, pa dyshim, kompozitori Lara është një intelektual thellësisht modest.

MIKU

Kompozitori Lara përgatiti breza të tërë muzicienësh të rinj shqiptarë të të gjitha fushave:  kompozitorë, kritikë muzikorë, historianë të muzikës, instrumentistë, etj.  Brenda këtij qerthulli, ai interesohej vazhdimisht për ecurinë e tyre gjatë procesit mësimor.  Nëse ata kishin probleme ose shqetësime mbi çështje të ndryshme, ai do t’u jepte atyre pa vonesë ndihmën e domosdoshme profesionalo-pedagogjike.  Si përgjegjës i Katedrës së Teorisë dhe Kompozicionit, kompozitori Lara nuk u diktonte asnjëherë studentëve të fushës së muzikës se në çfarë drejtimi duhet të specializoheshin ata:  kriteri kryesor nga udhëhiqej ai, ishte, mbi të gjitha, dëshira e vetë studentëve.  Në një mënyrë vërtet të rrallë për kohën, herë-herë, kompozitori Lara do të ftonte studentë për vizitë në shtëpinë e tij.  Po ashtu, ai mbante lidhje me studentët edhe pas përfundimit të studimeve, duke u interesuar vazhdimisht që të mësonte mbi përparimin e tyre në jetë.  Kështu, pa dyshim, kompozitori Lara është një mik i sinqertë i studentëve të tij.    

PERSA I TAKON BASHKEKOHESISE

Në ditët tona, kompozitori Lara jeton larg Mëmëdheut:  në Kanada.  Me tërë peshën e viteve që mban mbi supe, ai sërish vazhdon që të krijojë muzikë pa rreshtur.  Siç duket, vetëm duke kompozuar, ndihet i lumtur!  Arti i magjishëm i muzikës e mban atë vazhdimisht të gjallë!  Ndërkohë, Shqipëria e largët i sjell kujtime të rralla …

 ***

Kompozitor i shquar, pedagog i klasit të parë, pianist i talentuar, studiues serioz, intelektual thellësisht modest, mik i sinqertë i studentëve të tij, etj., Kozma Lara është pa dyshim një figurë muzikore me përmasa kombëtare e ndërkombëtare, e gjysmës së dytë të shekullit XX në Shqipëri.  Veprat muzikore zanore e instrumentore më të mira të tij, sidomos ato që u takojnë zhanreve instrumentoro-simfonike, do të qëndrojnë vazhdimisht si pjesë e thesarit të artë të muzikës profesioniste shqiptare.  Vepra të tilla do të vazhdojnë me siguri që të pasurojnë, frymëzojnë e edukojnë estetikisht shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe brezat e rinj të muzicienëve shqiptarë në veçanti.

 

Në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit

$
0
0

 

018039331_303001481197284_gjetjaeeshtravetetepushkatuarveteambasadessovjetike.jpgimagesV9430GZHvrasjetkufiii

Europa dënon krimet e komunizmit, por Rezoluta jonë fle’/

…Në vitin 1992 kryetari i Kuvendit i kërkoi sallës të mbante një minutë heshtje në kujtim të viktimave të shumta të komunizmit, por asnjë deputet socialist nuk ishte ngritur në këmbë. As atëherë dhe as sot, 25 vjet më vonë, qasja jonë ndaj të shkuarës nuk është se ka ndryshuar vërtet. Madje, nga angazhimi im disavjeçar në këtë fushë, mund të them me keqardhje se situata është më e vështirë se në fillim të viteve 1990…./

Jonila-godole-shkrim

NGA Dr. JONILA GODOLE*/Në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë dy dekadave të fundit, mbahen mend shumë nisma të ndërmarra dhe të lëna përgjysmë, debate me rëndësi që kanë degjeneruar në sulme dhe fyerje personale, projektligje apo projekt-rezoluta të prezantuara dhe të miratuara vetëm nga njëra apo tjetra palë. Por, nuk mbahet mend asnjë debat i qenësishëm mbi raportin tonë me diktaturën, se çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ndaj kësaj periudhe të historisë sonë, ndaj atij regjimi, cili nga individë dhe familjet që vuajtën mbi shpinë persekutime nga më çnjerëzoret, etiketohet si “kriminal”, por nga familjet që përfituan prej tij, konsiderohet me nostalgji si “shtet i respektuar socialist”!etj.

Nëse lexon materialet e regjistruara të fjalimeve parlamentare në legjislaturën e parë pas zgjedhjeve të vitit 1992, të bie në sy kujdesi i deputetëve të forcës politike që kishte ndërruar emrin brenda natës, nga Partia e Punës, për të mos u përfshirë në debate përmbajtjesore rreth vijës politike të regjimit të saporrëzuar në atë kohë. Revolta popullore, pas rënies së Perdes së Hekurt nga Gjermania Lindore, në Çeki, Poloni e deri në Rumani 1989-1990, ishte ende e freskët dhe opinioni i përgjithshëm ndërkombëtar i kishte dënuar regjimet komuniste si regjime totalitare që kishin mbajtur pushtetin me dhunë dhe terror nën petkun e “diktaturës së proletariatit” dhe ndërtimit të socializmit. (Si gazetare aktive në shtypin e parë të lirë pas 1990–s, më kujtohet ende shqetësimi i politikanëve të rinj të krahut të majtë, për të mos u identifikuar me “komunistët” e regjimit të vjetër, por me frymën progresive (që e majta nënkuptonte në socialdemokracinë perëndimore).

Nga ana tjetër, ndryshimet demokratike kishin sjellë lirimin e ish-të burgosurve politikë dhe të familjeve të tyre, shumë prej të cilave jetuan në internim deri në fund të vitit 1990, dhe ende nuk dihej si do reagonin pas lirisë së rifituar ata që ishin dhunuar, shtypur e persekutuar nga regjimi. A do kërkonin ata shpagim për jetën e shkuar dëm të dhjetëra mijëra personave, “koka të prera” si në Rumani, apo do falnin “gjakun”, siç po synonte bash në atë vit Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin në Afrikën e Jugut pas aparteidit, ku viktimat rrëfenin vuajtjet e tyre dhe persekutorëve që kërkonin falje, mund t’u jepej amnistia?

E dimë tashmë se në Shqipëri nuk ndodhi as e para dhe e as e dyta. Me gjithë “përshtatjen” në pamje të parë të opozitës ndaj situatës së re dhe kujdesit për të mos sulmuar hapur (në fakt pas fasadës shumë forca ishin angazhuar fort për të riorganizuar nga brenda, rifreskuar dhe riambalazhuar partinë që ishte fajtore për kursin e ndjekur dhe zbatuar gjatë diktaturës), frontet qëndruan të ndara. Sami Repishti kujton me trishtim, në një artikull, botuar te “Panorama” një vit e ca më parë, se si në vitin 1992 kryetari i Kuvendit i kërkoi sallës të mbante një minutë heshtje në kujtim të viktimave të shumta të komunizmit, por asnjë deputet socialist nuk ishte ngritur në këmbë. As atëherë dhe as sot, 25 vjet më vonë, qasja jonë ndaj të shkuarës nuk është se ka ndryshuar vërtet. Madje, nga angazhimi im disavjeçar në këtë fushë, mund të them me keqardhje se situata është më e vështirë se në fillim të viteve 1990. Atëkohë, së paku, vendet e kujtesës dhe dëshmitë e vuajtjeve ishin ende të freskëta për këdo që kërkonte prova, siç ishte shumë e madhe shpresa se rendi i ri demokratik do të vendoste shtetin e së drejtës, i cili duke u përballur me krimet e komunizmit dhe përgjegjësit e tij, do të kishte zgjidhur një herë e përgjithmonë edhe të drejtën e pronës, kthimin e çdo të drejte tjetër të mohuar gjatë diktaturës komuniste etj. Me qetësinë e sotme, dy dekada më vonë, sekush mund të thotë se një analizë e thellë e regjimit në të gjitha planet e tij, duhet të kishte qenë imperativi i kohës, në mënyrë që sot, (më 23 gusht), Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, të mos deklaronim se bilanci ynë me trashëgiminë e regjimit komunist është më se zhgënjyes. Për të përkrahur politikat e kujtesës në vendet dhe shoqëritë që dolën nga diktaturat komuniste, Këshilli i Europës, dhe më vonë Bashkimi Europian, ndërmorën një sërë iniciativash dhe rezolutash në ndihmë të procesit të analizës dhe ndarjes me totalitarizmat komuniste. Këto dokumente kanë qenë të njohura edhe për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, si rezoluta e Asamblesë Parlamentare te Keshillit te Europes (KE) për “Masat per te çrrenjosur trashegimine e sistemeve totalitare komuniste” (1996); Deklarata e Prages “Mbi ndergjegjen europiane dhe komunizimin” (2008) që përcaktonte angazhimin për të dënuar krimet e komunizmit, sipas praktikës së Gjyqit të Nyrenbergut, si krime kundër njerëzimit; Dëgjesa Publike Europiane mbi “Krimet e Kryera nga Regjimet Totalitare” (2008) dhe të Asamblesë Parlamentare të KE mbi “Domosdoshmerinë per denimin nderkombetar te krimeve te regjimeve totalitare komuniste”(2006) etj. Përmes këtyre rezolutave, Europa u kërkonte qeverive postkomuniste të distancoheshin qartësisht nga krimet e regjimeve komuniste totalitare dhe t’i dënonin ato pa asnjë ambiguitet. Madje, më 2 prill 2009, Parlamenti Europian shkoi më tej duke apeluar në një rezolutë të re “Mbi ndergjegjen europiane dhe totalitarizmin” dhe rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtesës mbi të shkuarën sepse “nuk mund të ketë pajtim pa të vërtetën dhe përkujtimin”. Në vazhdën e këtij presioni, Kuvendi i Shqipërisë reflektoi me miratimin e Rezolutës nr.11, “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”.

Rezoluta shënonte de jure ndarjen me regjimin e kaluar në aspektin politik, historik dhe moral, kur deklaronte se ‘regjimi totalitar komunist i Enver Hoxhës dhe klikës së tij, që qeverisi Shqipërinë pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990, u karakterizua nga dhunimi masiv i të drejtave të njeriut, vrasjet dhe ekzekutimet individuale dhe kolektive, me dhe pa gjyq, vdekjet në kampet e përqendrimit, vdekjet nga uria, torturat, dëbimet, puna skllavëruese, terrori fizik dhe psikologjik, gjenocidi për shkak të origjinës politike apo trashëgimisë së pronës, si dhe dhunime të lirisë së ndërgjegjes, mendimit, shprehjes, lirisë së shtypit, lirisë së besimit fetar dhe lirisë së pluralizmit politik” (Neni 2, Rezoluta 11, 2006). Paragrafi përmbledh thelbin katërçipërisht jodemokratik të regjimit të shkuar, dhe rezoluta e miratuar pranon se regjimi i instaluar nga Republika Popullore e Shqipërisë ishte një diktaturë, edhe pse nuk sqaron premisat: se kjo diktaturë nuk erdhi si pasojë e një kursi të gabuar politik dhe kequshtrimi pushteti, por që dhunën dhe terrorin ndaj çdo mendimi opozitar, e ktheu në sistem për të forcuar pushtetin e një kaste të vogël njerëzish. Po ashtu, rezoluta e vitit 2006 i thjeshton më shumë se sa duhet përgjegjësitë, kur përmend (disa herë) si fajtor kryesor vetëm Enver Hoxhën dhe “regjimin e tij”, duke zhvlerësuar rolin e partisë, si forca që ushtronte pushtetin në tërë kapilarët e shtetit, të drejtësisë, të ekonomisë, të arsimit, të kulturës, të shkencës dhe mbarë shoqërisë. Gjithë dhuna, padrejtësitë e ushtruara ndaj individëve, shkelja e të drejtave të njeriut, kanë qenë drejtpërdrejt të lidhura me vijën politike të partisë, forumeve të saj drejtuese dhe organizatave të masave të përfshira në aksionin politik. (Por nga ana tjetër, lexuesi skeptik i ditëve të sotme, mund ta analizojë këtë edhe si një përpjekje “të suksesshme” për të delegjitimuar abuzimin personal, d.m.th., përgjegjësinë individuale dhe për t’ia ngarkuar fajin politikës represive: nën urdhrat e shtetit!) De facto, problematikat kanë mbetur në letër dhe pak janë reflektuar në praktikë. Diktatori, edhe pse i cilësuar përgjegjës për regjimin kriminal, vazhdon të jetojë përmes portreteve dhe simboleve të tij në festa përkujtimore dhe nuk u ndërmor ndonjë hap ligjor për ta zhveshur atë nga titujt dhe nderet që mban pa të drejtë. Nga ana tjetër, edhe pse në pikën 14, Rezoluta vlerësonte se “viktimat dhe familjet e tyre meritojnë respekt dhe mirëkuptim për vuajtjet, si dhe mirënjohje për qëndresën e tyre ndaj diktaturës”, me gjithë përpjekjet e bëra, ende nuk ka përfunduar “dëmshpërblimi” i tyre financiar. Ndërsa ai moral, as që ka filluar. Asnjë memorial mbarëkombëtar në kryeqytet që të kujtojë qëndresën dhe përndjekjen (përveç atij që përkujton familjet e internuara në rrethin e Lushnjës), ndërkohë që ekzistojnë sheshe dhe vende konkrete ku kanë ndodhur ngjarje historike me peshë si gjatë diktaturës, ashtu edhe në momentin e rënies së saj! Asnjë datë përkujtimore për dhjetëra, mijëra shqiptarë të pafajshëm, viktima të regjimit! Asnjë muze i ngritur në një vend kujtese, të burgosjes dhe punës së detyruar! Asnjë falje publike për ish-të përndjekurit politikë dhe familjarët e tyre! Të gjitha këto kanë qenë parashikuar gjerë e gjatë në Rezolutë, ashtu siç është parashikuar edhe rishikimi i kurrikulës shkollore, por që nuk ka ndodhur ende. Madje kush shkon në gjimnaze dhe prek nga afër situatën, sheh sa pak mësues janë në gjendje të dallojnë “investimet” e diktaturës nga synimet e saj keqdashëse për t’i përdorur ato në shërbim të instalimit më të thellë të propagandës dhe terrorit. Për të mos folur për padrejtësitë e regjimit, se ato në tekst nuk ekzistojnë! Ata pak nxënës që e njohin diktaturën, të mirat dhe të këqijat e saj nga historitë familjare, kur ngrenë dorën të shprehen, ka rrezik të ndërpriten nga mësuesit me gjykime të tilla si: “Aha, edhe ti na qenke nga të Bllokut” apo “Pa shiko, na dole edhe ti nga … ATA (armiqtë e popullit, ish të përndjekurit)”! Për pasojat që kanë lënë këto etiketime në psikikën fëminore, flasin rrëfimet e ish-të mbijetuarve në kampet e internimit, në dokumentarin “Fëmijët e Diktaturës”.

Një rezolutë parlamentare nuk mund të jetë përshtatje në shqip e një teksti të huaj, i cili edhe pse i përkthyer korrektësisht, mund të na lërë të ftohtë shpirtërisht. Ajo reflekton dokumentin final të pjekur të palëve të përfshira dhe prej andej, duhet të merrte jetë debati politik dhe publik me shpresë për t’u thelluar më tej me ligje dhe akte nënligjore. Dhe me projekte madhore në fushën e botimit të dokumenteve historike për periudhën e LANÇ dhe të diktaturës që pasoi, nga arkivat shqiptare dhe ndërkombëtare, me trajnime të mësuesve të historisë për problemet e ndjeshme dhe kontraversale të ballafaqimit me regjimin komunist etj. Një strategji e tillë do kishte rikthyer transparencën në opinionin publik dhe besimin se historia nuk do të manipulohej, paragjykohej dhe shtrembërohej sërish si në diktaturë. Në rastin tonë nuk ndodhi kështu. Pak veta e dinë se Rezoluta e 30 tetorit 2006, ekziston. Mbase lënia në harresë ose dështimi i saj për të lënë gjurmë në politikën e kujtesës dhe opinionin publik, lidhet me faktin se ajo është miratuar vetëm nga maxhoranca e asaj kohe (PD). Teorikisht kjo nuk i zhbën detyrimet që burojnë prej saj, por na tregon se ballafaqimi me të shkuarën nuk ka qenë dhe nuk është prioritet serioz i politikës sonë. Të gjitha iniciativat që janë ndërmarrë në këtë fushë janë mbështetur nga njëra palë dhe janë bllokuar nga pala tjetër. Kujtojmë këtu, përpjekjet e dështuara për të miratuar ligjin për hapjen e dosjeve (1996,2008, si dhe Komisioni Bezhani 1998-2000) me iniciativë të maxhorancës së kohës, por pa konsensus të PS, si dhe miratimin më në fund, më 30 prill 2015 të ligjit për të Drejtën e Informimit mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit pa votat e PD. Edhe bashkëpunimi mes tyre për miratimin e Rezolutës së fundit “Për denimin e krimeve te komunizmit ndaj klerit, si dhe mirenjohjen e veçante per rolin dhe veprimtarinë e klerikëve ne mbrojtjen e vlerave demokratike dhe te drejtave e lirive themelore te njeriut”, më 27 tetor 2016, ishte minimal, me gjasë, një akt i ndikuar nga firmosja e dekretit të lumturimit të martirëve nga Papa Françesku, pak muaj më parë. Rezoluta e vitit 2006 duhet të shënonte ndarjen tonë me të shkuarën, pikërisht duke garantuar brezat që vijnë për të mos njohur më kurrë regjim diktatorial. Kjo do të tregonte se ne kemi mësuar nga historia e afërt. Dhe të më- sosh nga historia, nuk nënkupton të gjykosh politikisht popullin shqiptar, i cili për gati një gjysmë shekulli u detyrua të jetonte nën terror dhe sundim të egër (aq i madh represioni, sa persekutori i sotëm mund të ishte viktima e nesërme!). Por nga ana tjetër, brezit të ri nuk mund t’ia mësosh historinë me “bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”, se kështu ai nuk do të jetë kurrë në gjendje të ndajë të mirën nga e keqja. Regjimet totalitare prodhojnë persekutorë, njerëz që i përshtaten sistemit për mbijetesë, dhe viktima të pafajshme. Këto kategori duhet të dallohen qartë nga njëra-tjetra, përmes bërjes publike të dokumenteve përkatëse, siç edhe këshillon me të drejtë Rezoluta në pikat 10, 11. Por sa persona janë dënuar si përgjegjës deri më sot për krimet e sistemit, në bazë të dosjeve të paraqitura?! Që ne njohim viktimat, por jo persekutorët, kjo është dhe mbetet dështimi i ballafaqimit tonë me të shkuarën. I takon Kuvendit dhe deputetëve të mbështesin zhvillimin e një kulture të kujtesës mbi diktaturën dhe pasojat e saj, për sa kohë viktimat dhe persekutorët janë ende gjallë. Dhe jo vetëm kaq. Përkujtimi i viktimave, por edhe i qëndresës gjatë diktaturës, si dhe vitet kyçe të transformimit nga regjimi totalitar në pluralizëm, në fillim të 1990-s, duhet të mbahen gjallë, jo formalisht, por në emër të ndërgjegjes së opinionit publik dhe të kulturës sonë kombëtare. Prandaj, në Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe në prag të punës së Kuvendit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, në emër të IDMC, Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, i cili vepron prej disa vitesh në partneritet të ngushtë me fondacionin gjerman “Konrad Adenauer”, për ndërgjegjësimin e rinisë dhe shoqërisë shqiptare mbi krimet e regjimit totalitar, dëshiroj me anë të këtij apeli publik, t’u kujtoj ligjvënësve zbatimin në praktikë të Rezolutës së vitit 2006 dhe detyrimeve që burojnë prej saj, që të mos e lënë atë të flejë në sirtar. Një sugjerim mund të ishte ngritja e një komisioni (në vend të konferencës kombëtare që parashikonte në pikën 17 të Rezolutës), me pjesëmarrës nga parlamenti, nga institucionet shtetërore që veprojnë të fushës dhe me ekspertë të pavarur nga bota akademike dhe shoqëria civile, i cili të analizonte ecurinë e deritanishme të procesit të ballafaqimit me diktaturën në të gjitha fushat, situatën aktuale të ish-të burgosurve politikë, ish-të dënuarve me dhe pa gjyq, familjet e internuara dhe rehabilitimin e viktimave në aspektin material dhe fizik, si dhe vendin e Shqipërisë në hartën e kujtesës historike europiane e më gjerë. Kësisoj, do të kishim një dokument të plotë zyrtar për ecurinë e procesit të dënimit të krimeve të regjimit komunist, përgjegjësitë dhe sfidat e tij në të ardhmen. Ky apel i drejtohet gjithashtu Presidentit të Republikës, Kryeministrit, kryetarëve të partive politike parlamentare, Kryetarit të ri të Kuvendit, institucioneve dhe subjekteve shtetërore dhe private që kanë mundësi ta nxisin dhe ta mbështesin këtë nismë si dhe të ushtrojnë presionin e duhur që Rezoluta, jo vetëm të zbatohet, por edhe të ndiqet nga iniciativa të tjera të ngjashme. Partnerëve tanë ndërkombëtarë, veçanërisht institucioneve që monitorojnë ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, do t’u propozoja të vendosnin në listën e kritereve që duhen plotësuar, edhe angazhimin serioz shtetëror për të dënuar krimet e regjimit komunist dhe për t’u ndarë përfundimisht me të shkuarën. Si garanci që ajo të mos përsëritet më nesër, në zemër të Europës, dhe si shpresë që shteti i së drejtës që synojmë të ngremë, mund të funksionojë. *Dr. Jonila Godole është drejtoreshë ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (www.idmc.al; www.observatorikujteses.al) me qendër në Tiranë.

KUJTESE PER KRIMET E KOMUNIZMIT

$
0
0

NE DITEN E KUJTESES EUROPIANE TE KRIMEVE TE KOMUNIZMIT/

29 Gjon kacaj

NGA  GJON  KAÇAJ*/

29 Fam miraka2

Ne Foto:- Familja Mirakaj kaloi 45 vjet në kampet e internimit/

Të përndjekurit politik të Shqipërisë, kanë një etalon përfaqësimi, Simon Mirakën. Shëndetpakët energjik, i vuajtur, tolerant, por gjithmonë i vendosur dhe plot besim se do ta fitojë betejën me kuçedrën e kuqe, falë guximit, ndershmërisë, intelektit e traditës familjare të një breznie e një geni të pastër me moralin e fisnikrisë, që s’arritën ta manipulojnë kurrë zullumqarët partiakë. Djaloshi 15 vjeçar, më i vogli i familjes Mirakaj, në internim  i përgjigjej çdo 12 orë gardianit në apel: Këtu jam!Dhe kjo u përsërit për 45 vjet. Madje edhe në qershor të vitit 1989 atij ia përsëritën denimin edhe 5 vjecarin pasardhes-5 vite të tjera internim, packa se u mbeti vendimi në letër Komisionit të dëbim internimeve sepse u përmbys e theu qafën diktatura komuniste.

Po përse u dënua ky fëmijë, që u burrërua kampeve të internimit? Sepse dyshohej se 10 vite të shkuara, pra kur ishte  vetëm 5 vjeç, kishte propoganduar për prishjen e marrdhënieve Sovjeto -Shqiptare, ndërkohë, që ato marrdhënie kishte kohë që ishin çare dhe propaganda e kuqe, dhe vetë antarët e komitetit Qendror dhe të byrosë politike  i shanin botërisht.

Eh ! Ata “burrat” me pantallona të shkurtëra vuanin në kampet e internimeve në Gjazë, Plug, Çermë, Grabian, Savër, e Gradishtë të Lushnjes, dhe në mesin e tyre zgjidheshin e arrestoheshin, si të rrezikshëm, djemtë e nacionalizmit shqiptar.

Kur mendoj për ish të përndjekurit, ndalem dhe veçoj bashkvuejtsin Simon Mirakaj, gjithëmonë stabil e i pa manipulueshëm nga intrigantët politik që  s’arriten ta triblojnë  politikisht, mbase mund të shprehem lirshëm si ish koleg pune mbas viteve 1990 edhe si të vetem të pa infiltruar në drejtimin e institucioneve të përndjekurëve politik. Figura e tij më shëmbëllen si drangue në përballje me kulçedrën ashtu si e përshkruen Fishta në kangën e 16-të,Kulçedra.

Populli shqiptar duhet të mos harrojë, por të kujtojë krimet e komunizmit. Sa shqiptarë u vranë në kufi në kërkim të lirisë? Qeveria komuniste ngrinte edhe kurthe e mashtronte si Amnistia e vitit 1987, që gjoja u riktheu lirinë, por kjo ishte tjetër gënjeshtër mashtruse- kishin ngritë një kurth tjetër,-kishin prodhuar ne makinën e tyre të propogandës mashtruse një dekret special për ndalimin e vrasjeve në kufi duke e etikitue ikjen si kalim të paligjshëm të kufinit e jo tradhti Kombtare, duke parashikuar një dënim  deri me  5000 lekë! Sa u mashtruan nga ky dekret?!

Té shumté ishin  ata qé u besuan edhe… e pësuen. Kush ka pasë fatin të lexoi librin: “Unë vi nga Shkodra” shkruar nga shkodrani Luigj Çekaj me banim në Nju-Jork do t’më kuptojë lehtësisht përse shkrova diçka për nënat shami zeza.Ne ate liber gjene shume tragjedi qe u ndodhen nga kalimet ne kufi. Ngushllime të gjithë nënave  që humbën djemët në kufi të tradhtuem  nga dekreti për ndalimin e vrasjeve në kufi të firmosur nga d.v. Ramiz Alia.

Mbas amnistisë  në vitin 1987,shtatë tiranës të liruem nga Spaçi e Qafë Bari udhtuen me tren nga Tirana në Elbasan dhe pastaj me autobusë në Prrenjas drejt kufinit në Rrajcë-Skenderbe me qëllim të kalonin kufirin nga piramida nr.40, të ndarë në dy grupe.

Kujtim Xhaja dhe Ilir Serjani të parët dhe pesë të tjerët mbasi do kalonin të parët,të cilin mbasi thyen klonin mbas mesnate duke u zvarris barkas e kame-dorë takuen pa dije telin ngjyrë bari të alarmit  që sinjalizonte grupet e gatshme kufitare.

Njësiti i parë me qenin e kufinit ndaluen në errsirë Ilir Serianin .

Sapo i vunë tyten e automatikut të skuqun nga të shtënat në ajër i dhanë dy mundësi.

Do vdiste nga plumbat apo donte të vdiste nga qeni.

-E due vdekjen nga qeni,- thirri Iliri,me qellim që shokët të fitonin kohë për të shpëtue.

Përzieria e copave të mishit me zhelet e shkyeme të njoma me gjak shtonin ulurima me nji tërbim të paimagjinuar arrinin deri në qiell.

Kujtim Xhaja, i strukun në errësirë, me nji thikë të vogël lëshohet me dhimbje në shpirt mbi qenin, që hakrrohej mbi shokune tij të shtrirë për vdekje.Edhe atë e coptuen breshëritë  pa i kursye plumbat.

Zëri i nënave ka mbetë i murosun në gjokset  e sejcilës.Ato kanë përjetuar tek shuhej për jetë shpresa, se nji ditë do të baheshin fatlume.

Nga 15 Gushti 1989 deri me 16 Shtator 1990  në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe po luhej tragjedia makabre e instaluar nga profesionistë me përvojë 45 vjeçare të sigurimsave të diktatorit të maskuar Ramiz Alia.

Si në të gjitha zonat kufitare të Shqiperisë, në bregun e Bunës  ekzekutuen Dodë Franin 24 vjeç e Gjon Kumbullakun 26 Vjeç!

Kryefjala ishte çasti kur dy kufomat e coptuara u ekspozuen para materrnitetit në Shkodër sikur paralajmronin nënat se fëmijët që do lindni do të kenë këtë fat.

Tregojne se nga tmerri që u panë sytë, njëra nga nënat e humbi fëminë!

Ndue Narkaj 23 vjeç, mbasi kalon kufirin në Stare e qëllojnë me breshëri kufitarët,dhe mbasi e tërheqin kufomën nga andej kufinit e zhveshin dhe i heqin orën e dorës pastaj i vënë zjarrin pyllit duke djegë nje hektar dhe si humanistë, familjes i dorzojnë orën e dorës dhe xhaketë.

Mas dy vitesh nji km larg pyllit të djegur në mes dy shkëmbenjësh gjejnë të mbështjellë me plastikë gjysmën e kufomës së djegur, mbasi familjarët i kishin informue se djali i tyre jetonte në diasporë.

Po Pllumb Pllumbaj 19 vjeç i larguar nga internimi vritet në mes klonit dhe brezit të butë afër postës kufitare në Hot dhe mbahet tre ditë i lidhur me tela gjëmbash në nji pusete të hidrovori në ujë me urdhër të komandantit të postës kufitare,sot aktualisht shefi i emergjencave të Shqipërisë, ashtu si arriti në qeverisjen tjetër shefi i sigurisë në presidencë.

Sokol Veshti 21 vjeç mbasi e plagosin në tentativë për të kalu kufirin dorzohet, por e ekzekutojnë. Autori emërohet kryetar dege në vitin 2014! Sa pa Kujtesë jemi ne shqiptarët?!

Cili shtet i botës apo gjykatë mundë të barazojë viktimen me kriminelin.

Po në cilin shtet të botës krimineli lartësohet dhe viktima përçmohet?

Kjo nuk duhet të ndodhë në Shqipërin demokratike si aleate e Sh.B.A.-së,e inkuadruar në NATO,e me ngut për tu anëtarësue në Bashkimin Europian.

Jo, të paktën ndëgjoni zërin e poetit Havzi Nela. Nuke ndjeni rënkimin?:

Kur të mësoni se kam vdekë

Kurë të thoni”Ndjesë pasë,

A e dini se çfarë kam hjekë”

Unë poeti zemerzjarrtë…

 

…..Thoni, dritë ai kerkoi

E vetë dritë nuk pa me sy….

 

Ja çfarë përjetonte  zëvends prokurori F.D malësori trim kur i uruem emërimin z.v. Prokuror i pergjithshëm:-E pranova emërimin me dhimbje ashtu si përjetova degradimin si  k/ prokuror në Kukës,mbasi gjykuam dhe denuam me tetë vite heqje lirie poetin Havzi Nela.

Jam ndier i fyer kur i dhamë një denim të pa merituar, pa mbështetje ligjore.

Mbas analizës mujore më dhanë largimin dhe fletë emërimin zv/ komandant toge në postën kufitare në  Pulaj të  Velipojës.

S’më erdhi keq për zbritjen nga detyra, sa u indinjova  mbasi u rigjykua poeti.

Denimi vdekje me litarë i nxituar……..

A thue prokurori në fjalë mbasi varja në litarë ishte publike dhe varrosja në nji shpatë mali i dhuroi kënaqsinë krytarit të gjykatës kushtetuese zotit Avdiu të firmosë çfuqizimin e ligjit për denime me vdekje ndonëse të detyruem nga nderkombtarët, a thue do tu rrëfen ndërkombtarëve gazetarët e gazetës “Koha Jonë” me të gjithë opozitarët që u bën thirrje të varfërve të djegin Shqiperinë për fajdet mbasi ata personalisht financuen të parët, duke tërheq mbas një muaj trefishi e shumës që kishin dorzu tek fajdet.

Ata sot janë të gjithë të pushtetshëm, kanë prona,gazeta, kanale televizivë etj….

Sot flitet për hapjen e dosjeve, të cilat dihet se janë manipuluar. Përse të hapen dosje të montueme fakirësh kur dosierët janë të montuar në pushtet.

*Autori është ish i bugosur politik, Ish Nënkryetar i të Burgosurve Politik të Shqipërisë,sot anëtar i degës së Vatrës në Detroit.

STIGMATA E DRITËRO AGOLLIT NGA ZYLUA TE SISTEMI QË I LIND ATA

$
0
0

18377251

“KALORËSI LAKURIQ”, romani i ri i Dritëro Agollit/

shpendi Topallaj

NGA SHPENDI TOPOLLAJ/

Ndeshja e heshtur apo e hapur midis shkrimtarëve të shquar të ç`do vendi e ç`do kohe me shtetarët burokratë në përgjithësi apo tiranët në veçanti, është e njohur. Jo vetëm mprehtësia e kritikave të tyre, humanizmi karakteristik që i dallonte apo kundërvënia e guximshme ndaj padrejtësive shoqërore, por edhe dashuria, respekti dhe autoriteti që ata gëzonin në popull, bënte që diktatorët jo vetëm t`ua kishin frikën atyre, por edhe t`i urrenin ata. Historia e letërsisë botërore është e ngopur me shembuj të tillë, ku në analizë të fundit, të fituar kanë dalë shkrimtarët, Pra, Dantet, Hygotë, Lorkat, Manët me shokë, të cilët ndëshkimi, largimi e përbuzja, i dhanë veprës së tyre një vlerë akoma më të madhe dhe një shkëlqim të ri. Këtë të vërtetë e pa dhe e përjetoi edhe shkrimtari ynë i shquar Dritëro Agolli gjatë viteve që studioi në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Leningradit (sot San Petersburg) të ish Bashkimit Sovjetik. Këtu ai dëgjoi akoma më mirë, jo vetëm për fatin e Pushkinit dhe të Lermontovit në kohën e Carit, por edhe për “herezitë” e simbolistit A. Bllok, lirikes së pikëlluar A. Ahmatova, zotit të plotfuqishëm të detajit, “refuzuesit” të detyruar të çmimit Nobel B. Pasternak, fanarit intelektual O. Mandelshtamit, tragjikut të regjimit totalitar V.  Majakovski, reformueses së vjershërimit rus M. Cvetajeva, lirikut të papërsëritshëm S. Esenin, antikonformistit J. Jevtushenko, të përzënës nga Instituti i Letërsisë, B. Ahmadulina, apo të të dëbuarit nga atdheu së bashku me klithmën e tij kundër tiranisë J. Brodskij. Pa shkuar pak më vonë tek ai disidenti sypatrembur, nobelisti i famshëm A.I. Solzhenicin. Por jo pak ai pa edhe në atdheun e tij. Realizmi socialist zhdanovian kishte ligjësitë e veta dhe mjerë ai që guxonte t`i shkelte ato. Ca më shumë ai që kishte pasur një grua ruse dhe një fëmijë me të. Për hir të së vërtetës, regjimi komunist, duke parë talentin e tij e përkrahu. Arriti deri kryetar i Lidhjes së Shkrimarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, anëtar i Komitetit Qendror dhe deputet i Kuvendit Popullor. Dhe ai nga ana e tij kishte besim se gjërat do të shkonin mirë në këtë vend të varfër. Ndaj, mangësitë fillimisht nuk i shihte te sistemi për të cilin shkroi, por te veset e zyrtarëve që ishin shkëputur nga hallet e popullit dhe po rendnin pas rehatisë e mirëqenies personale, ç`ka dukej sheshit se po i tjetësonte. Pikërisht për këtë, nuk e kurseu stigmatën e artit të tij shpotitës në gazeta dhe sidomos në faqet e revistës aq të kërkuar “Hosteni”. Por me kalimin e kohës, duke parë varfërimin e përditshëm, prishjen e karaktereve njerëzore, uniformizmin e mendimeve, mungesën e lirisë së fjalës e të lëvizjes, të flamosurën, të egrën dhe të pambarimtën luftë klasash, një njeri si ai, nuk kishte sesi të mos e kuptonte se kjo nuk qe mëkat i njerëzve sesa i vetë sistemit hipokrit, i cili ishte vënë totalisht në shërbim të Zeusit. I kujtohen fjalët e Cassierer – it – cili duke analizuar ndikimin e madh të Rusoit te Kanti që admironte aq shumë “Emilin” e tij, mendonte si ai për idenë sipas së cilës pavarësia e njeriut ndaj njerëzve të tjerë duhet të vështrohet si njera nga vlerat më të larta. Dhe shtonte: “Njeriu që varet nga një tjetër nuk është më qenie njerëzore, ai e ka humbur këtë shkallë, ai është vetëm shtesë e një njeriu tjetër, shkruan Kanti”. Pastaj është e habitëshme kur mendon se Mbreti bari Sirusi i Madh qysh para 2500 vjetëve kishte formuluar kartën e parë të të drejtave të njeriut e cila e fiksuar në një cilindër balte dhe e ruajtur në muzeun e Londrës, thotë: “Nuk do të lejoj askënd të zotërojë pasuri të tundshme apo troje të të tjerëve me forcë dhe pa kompensim. Për sa kohë që jam gjallë, do ta ndaloj punën e detyrueshme të papaguar. Sot, deklaroj se kushdo është i lirë të zgjedhë fenë e vet. Njerëzit janë të lire të jetojnë sipas fesë së tyre dhe të zgjedhin një punë, me kusht që të mos dhunojnë kurrë të drejtat e tjetrit. Askush nuk do të dënohet për fajet e të afërmve”. Mirëpo te ne, bëhet vetëm ajo që thotë njëshi. Pra, miliona mendje duhet të mendojnë, të vishen, të sillen, të hanë, të jetojnë aty ku thotë ai. Ata edhe për qumshtin duhet ta mjelin dhinë siç thosh ai, edhe tokën ta punojnë sipas këshillave të tij, edhe grurin e misrin ta mbjellin ku dhe kur mendon ai, edhe naftën ta gjejnë atje ku urdhëron ai, edhe fqinjin ta spiunojnë se do ai, edhe të dënurin me vdekje ta përcjellin me gëzim e brohorima se ashtu do ai, edhe të afërmit t`i internojnë se ashtu i është tekur atij, edhe bar të hanë se mos lëndohet lavdia e tij, edhe këngë të këndojnë për trimëritë e tij. Vetë Dritëroi është miqësor e pa qibër. Takon me të njejtë përzemërsi intelektualin, punëtorin, bujkun, romin. Ulet me ta dhe e kthen ndonjë gotë, shpesh duke ndenjur zgjuar gjithë natën. Ndaj ata i hapen atij, I tregojnë mangësitë e vështirësitë që hasin, rezervat ndaj shtetëzimit të gjithçkaje derivon nga vendimet e plenumeve. Por edhe pa folur fare ata, ai e e sheh vetë realitetin e trishtuar. Dikur fshatari e kishte një qengj për mikun a një pulë, kurse tani aha… as gotën e dhallës për të vegjlit nuk a kanë. Atje lart dhe nëpër gazeta e konferenca, raportohet me shifra marramendëse. Por shifrat nuk hahen. Ato janë vetëm pluhur i hedhur syve. E sa do shkojë kjo? Se gënjeshtra vete deri diku dhe pastaj i del boja. Këto shejtan mungesash duken edhe në qytet, ku dyqanet janë bosh. Njerëzit, ashtu në heshtje duket se pyesin: – Ky na qenka socializmi? Pakënaqsia sa vjen e shtohet. Nisin e thurren barcaleta. Ndërgjegja e shkrimtarit i thotë atij se si misionar që je, ngrije zërin. Ja Ismaili e kishte provuar herë pas here. I qenë hapur goxha telashe, por qenë kapërcyer. Shteti e nuhaste se populli e donte edhe më shumë shkrimtarin. Ndaj dhe nuk guxonte ta godiste. I bënte mirë llogaritë për këto punë. Tërhiq e lësho, gjithmonë me bindjen që e di se nuk e duan, por ta shfrytëzojë sa më shumë të talentuarin. Sidomos atë që kishte një emër të shquar jashtë vendit. Edhe Dritëroi vetë e kishte provuar një herë seriozisht. Ishte viti 1973 kur u botua ai Zylua i tij. Dhe si u prit… Me çfarë kënaqësie. Po godiste paaftësinë e servilizmin. Shteti hop! Bëri sikur se kishte me të, por me ata të paudhët. Sikur ishin vetëm disa… Por autori e dinte se tani e keqja ishte shumë më e madhe; tek ajo që kishin ndërtuar. Tek ajo që i kishin besuar. Tek ajo që po i zhgënjente paturpësisht. Kjo i pillte të tillët. Ata ishin në natyrën e tij. Pa ata, ai sistem patjomkinian, merrte fund. Partia që ishte mbi gjithçka, në interes të saj, po ngrinte ngrehinën e kalbur të pushtetit, ku duhet pranuar se njërin tra e kishte shumë të fortë: atë të diktaturës. Të diktaturës së gjoja proletariatit. Që shqip duhet kuptuar; të Neronit. Të atij që po u merrte jetën shokëve të tij dhe po u shpartallonte familjet. Kudo zotëronte terrori, frika e varfëria. Dhe ç`pret nga njerëzit e shkretë, veç përkuljes së shpinës dhe duartrokitjeve. Nga thellësia e ndërgjegjes qytetare, shkrimtarit i vinte një zë: Ku je ti njeriu i baltës? Pse hesht? Gjej një mënyrë të mençur dhe shprehu. Ata do të kuptojnë të parët. Se nuk ka njeri t`ua thotë troç: – Ku po e shpini këtë vend? Pse po e prishni racën tonë të bukur? Do t`u zërë mallkimi i tyre. Ndofta kështu do t`i ndihmosh edhe vetë ata. Por fundja të vejë si të vejë. A nuk ishte Platoni ai që pjesën e fundit të “Fedoni” – t të tij ja kushtonte Sokratit “njeriut për të cilin do të thoshim me dëshirë, se ndër ata njerëz të kësaj kohe të cilët ne kemi mundur të njohim, ai ka qenë më i miri, më i urti, më i drejti.”? Ndaj, dreq u bëftë! Më mirë Sokrat i vojtur se derr i kënaqur. Nuk e zgjat më shumë dhe vendos të shkruaj një roman, ku e ku më ashiqare dhe më kurajoz se “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Do fliste pa maska, krejt lakuriq, ndaj dhe romanin ashtu do ta quante: “Kalorësi lakuriq”. A do të ishte vetë ai në lëkurën e personazhit kryesor? Apo s`kishte sesi të ndodhte ndryshe, si në cilindo libër të shkruar deri më sot. A do ta merrte subjektin nga realitetit i zymtë, apo do të sajonte diçka, në dukje të pangjarë, por që fundja çdo kush do ta kuptonte se asnjë fantazi nuk mund t`ia kalonte realitetit dhe sido që të stisej, tek ai realitet do bazohej. E ku kish më mirë sesa të zgjidhte ca intelektualë, madje akademikë, të cilët në praninë e grave të tyre do shfaqnin vanitetin dhe anën karikatureske të marrëdhënieve mes tyre, të cilat më shumë se dobësi karakteresh, ishin të imponuara nga ajo sesi sistemi me diabolizmin e tij i kishte strukturuar sjelljet e njerëzve. Gënjeshtra, hipokrizia, falsiteti, servilizmi, interesi, në radhë të parë, kishte pushtuar mendimet dhe qendrimet e tyre. Dy akademikë korrespondentë, shkojnë herë pas here te profesor Xheladin Apollonia, njeri me autoritet të madh në shkencat ekonomike i cili teksa përgatiste kumtesën për konferencën kombëtare, nuk harronte për asnjë çast të vendoste duart nën sqetulla si Lenini dhe të theksonte slloganin “vlera, mbivlera, ligji themeltar e të tjera”. Ai gjithashtu besonte shumë te planifikimi, si shkopi magjik i mirëqenies, se planifikim kishte dhe vetë natyra.  E bënte këtë, pasi donte t`i përmbahej rreptësisht kërkesës që vinte nga lart se “Teoria është gjeneratori”. Dhe ana qesharake ishte se gjithmonë në funksion të këtij parimi, i lindnin ide gjeniale, të cilat dhe ata dy anëtarët korrespondentë që ngjanin si dy pika uji, Zyrap Kandari (që sepse të vjen ta quash Koqe Kandari) dhe Sotir Kucka (pse jo dhe Sotir Kuçka) edhe pse e dinin kotësinë e tyre, e brohorisnin me entuziazëm të shtirë, për të mos thënë të pështirë. Edhe pse biseda e tyre , që rrotullohet rreth domosdoshmërinë së teorisë marksiste – leniniste dhe sidomos të planifikimit, është anemike dhe jo për nivelin e tyre, ato bëjnë sikur habitet me gojtarinë e profesorit. Ngjarjet zhvillohen kryesisht në studion e Xheladin Apollonisë dhe nga mënyra sesi janë vendosur personazhet dhe si dialogojnë, të bëhet se je duke parë një teatër. Se në të vërtetë, këtu të gjithë janë nga pak teatralë, madje shumë teatralë. Dhe nuk e kanë keq; se ja, vetë profesori falë postit që mban e ka dërguar vajzën në Vjenë për kurim të …bajameve.  Ndaj, dy “siamezët” korrespondentë, bëjnë sikur janë të shqetësuar për të, pasi e dinë se ai edhe pse është çensori i madh, përsëri ka në dorë ardhmërinë dhe sigurinë e karrierës së tyre, pra të mundësisë që edhe ata të gëzojnë më shumë favore. Mirëpo autori i librit ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale për t`ua prishur këtyre aktorëve monotoninë e qetësisë, duke u sjellë një njeri tepër interesant të quajtur Dane Gajtani, shok fëmijërie i profesor Xheladinit. Lexuesve u kujtohet se në zhargonin popullor, është përdorur rëndom shprehja “se mos biesh në ndonjë hundëlesh”. Ja, një hundëlesh i tillë është edhe ky tersi, mik i profesorit që kur hyn në studion e shokut të fëmijërisë, veç akademikëve dhe grave të tyre, gjen edhe Ritën, motrën mjeke të Sotirit. Profesori e do, por  ky burrë i gjatë si një lis dhe që nuk e heq nga dora kapelen e kashtës, përveçse shakatar i madh, seç ka një zakon të keq, nga i cili profesor Apollonia rri me gjak të ngrirë: ai po të hodhi dorën në qafë, të fut dhe gishtin prapa. Por më shumë se kaq, ai është kontrapedal. Pa pasur fare drojë, atë që mendon, ta përplas në fytyrë. Por belaja është se ai më shumë e ka me qeverinë dhe kështu të hap telashe që si mban toka. Kur nisi lufta për tufëzimin e bagëtive ai si Nekludovi i Tolstoit, u flet fshatarëve në sy të të deleguarve se “Po t`i hiqni lopët nga shtëpitë dhe t`i futni në pronën e përbashkët, do të vdisni… Ky do të jetë hapi i fundit drejt varfërisë.” Më shqip nuk kishte si thuhej. Veç ama fshatarët tanë nuk ishin ata bujkrobërit e kontit rus të mbushur me dyshime; ata ishin bujkrobërit e Partisë dhe ndofta fare pa konshiencë, i përgjigjeshin atij, duke e quajtur provokator dhe armik: “Do t`ia falim lopët Partisë. Për atë ne jemi gati të falim jetën, jo lopët. Do të shpëtojmë nga bajgat.” Vini re sa therëse është kjo ironi. Kurse këta që rrinë duke lavdëruar njeri – tjetrin për sofizmat e goditura të referateve, ai i tall faqeza, duke u kujtuar se asgjë nuk vjen nga fjalimet e tyre pa bereqet, ndërkohë që mjerimi ka pllakosur kudo, demokracia po vdes shkallë – shkallë dhe virtytet njerëzore po shkatërrohen. Vetë ata që e rrethojnë në atë studio i quan hije dhe nga hijet thotë del dhe shkenca hije. Le po sajon aty për aty ca vjersha me spec, duke thënë për vete se: Po vjen nga vrapon tufëzimi / Nga qan për një qengj çdo fshatar, / Po vjen ku gjëmon dikutimi / Për ligjin e madh themeltar.  Se ai, andej vinte vërtetë, se pasi e kishin shkarkuar si kryetar kooperative e kishin lënë si veteriner. Dhe ky lloj veterineri, papritur bëhet patetik: “- Mua të gjithë ju më jeni neveritur. Të gjithë: akademikët, gratë, drejtuesit, rrugët, qytetet, kalimtarët… Ngado shoh lajkatarë dhe hipokritë që fshehin të vërtetën, që mizerjen e quajnë arritje, që ligjet absurde ekonomike e shoqërore i bazojnë teorikisht për të justifikuar varfërinë dhe për t`i vënë këto ligje e këto parime në vitrinat e dyqaneve në vend të mishit, qumështit, djathit dhe patateve… Xhungël lajkatarësh dhe gënjeshtarësh! Në këtë xhungël bëni pjesë edhe ju…” Dhe kujton djalin 28 vjeçar që vdiq në fshat nga mungesa e serumit, kur vajza e profesorit dërgohej në Vjenë për të kontrolluar bajamet… Dhe për çudi, ky burrë që krijon situata komike me hundën e tij me lesh, me karakterin e tij dhe kurajon për të folur açik, i bën përshtypje të veçantë, për të mos thënë se edhe i hyn në zemër, Ritës e cila urren edhe të vëllanë si pjesë të kësaj maskarade ku tirret teori me lugën e zbrazur. Por Rita ende nuk e ka pozicionin të përcaktuar; ajo është e lëkundur në bindjet dhe frikërat e saj. Ajo e pëlqen paturpësinë dhe lakuriqësinë e mendimeve, shprehet autori, por pa rrezikuar në qëndrimet politike… Kurse ky lloj burri i paparë, as që do t`ia dijë për pasojat politike. Ai i befason të gjithë, kur deklaron se jo vetëm që do të marrë pjesë në konferencën shkencore, por edhe do të diskutojë atje, qoftë edhe pa qenë në listë. Dhe do t`i thosh mendimet e tij ashtu siç i ndiente ai. Dhe kur vëllai i Ritës e pyet në është konsultuar me literature ekonomike, ai ia kthen: “- Pse, ka ndonjë literaturë të tillë në vendin tonë? Unë nuk di të ketë! Jam konsultuar vetëm me literaturën që kanë shkruar dhentë dhe lopët e fshatit tim!..”  Dhe ditën e çeljes së konferencës, Dane Gajtani, duke sjellë ndërmend reagimin e ashpër të Xheladin Apollonisë teksa lexonte fjalën e tij, meditonte: “Shkenca ka një moral. Ku shkoi ky moral? A mund të bërtasë shkencëtari si gardian burgu? Me këtë moral idetë zyrtare nuk mbrohen me diskutim, por sigurohen me roje, ndërsa idetë kundërshtare hidhen poshtë kategorikisht dhe burgosen.” Pika kulmore e këtyre ngjarjeve, pra e vetë romanit, mbetet zhvillimi i konferencës shkencore, ku në prani të delegatëve që s`ishin tjetër, por brigadierë të veshur me rroba kombëtare, gjeologë popullorë, barinj dhensh me arritje të larta, rapsodë që këndonin me lahutë e çifteli, zyrtarë me çanta në dorë, heronj të punës socialiste me yje të artë në gjoks, të ftuar spitullaqë, pra djali i shokut.., vajza e shokut.., dhëndri i shoqes.., dhe dy anëtarëve të Byrosë Politike, Tersiti shqiptar Dane Gajtani, mban atë fjalimin tronditës, gati – gati akuzues i cili nuk është tjetër, veçse fjalimi i paharruar i vetë Dritëro Agollit, kalorësit të vërtetë lakuriq, në Kongresin e 10 të Partisë së hutuar që sapo kishte hedhur hapin e parë të rinovimit. Dhe reagimi i sallës po ai; armik, mosmirënjohës, bukëshkalë. Ca të vërteta tha i ziu Xheladin për skamjen, radhat dhe se pa liri të pronës private në fshat dhe në qytet, nuk ka as liri të individit dhe e mbytën. Njëri nga udhëheqësit kryesorë, i tërbuar dhe i nxirë në fytyrë, i hakërrehet që nga tribuna: “ – Ti po hedh baltë në realitetin tonë dhe po na servir mendime borgjeze dhe revizioniste!” Po kush na e bëri peshqesh një njeri hundëlesh si ky në këtë konferencë? Këtë e sqaron fare thjeshtë Sotir Kucka, duke deklaruar se atë e kishte sjellë profesori Xheladin Apollonia, duke nxjerrë kështu edhe inatin e mos respektimit të faljes së një ideje nga ai, por dhe duke shpresuar t`i zerë vendin. Kaq qe, dhe Profesori i famshëm u bë profesori – i shkretë dhe për të t`u dhimbsur. Uli kokën pa guxuar të zgjaste dorën për të marrë në pushim, qoftë dhe një kokërr mollë nga tavolina e udhëheqjes ku qe ulur. Tani mollët, trimëroheshin t`i merrnin akademikët korrespondentë. Vetë Dane Gajtani, tani pyet veten: “Kaq e fuqishme të jetë gënjeshtra? Çfarë force satanike duhet të ketë?” Por nuk di të japë përgjigje, veçse të presë prangat, nga të cilat edhe simpatizantja e tij Rita, nuk di si ta qetësojë. Dhe sipas zakonit të vjetër, vijon vjershërimi, por tani për veten e tij; “Ç`t`u desh të shkosh në tribunë, / Atje diskutimi ç`t`u desh, / O Dane Gajtani me gunë, / O hunda e madhe me lesh.” Këtu autori ka zgjedhur një shprehje shumë domethënëse: “…ndodh që dhjetë a njëzet minuta mendimesh mund të shembin përnjëherësh dyzet apo shtatëdhjetë vjet të jetës së njeriut.” Kjo vlen për të, për akademikun Xheladin Apollonia dhe për këdo në këtë vend, ku njeriu nuk di në duhet t`i mbajë apo t`i hedhë flamujt e grisur, gjë që për mjeken Rita ishte e pakuptimtë dhe që e shpjegonte se atë mund ta dinte vetëm ai kalorësi lakuriq ose ndofta kjo mund të ishte dhe vajtimi i tij. Turp për ata që s`kishin arritur as te mendimi i Sirusit të Madh. Turp edhe për këta të sotmit që tallen me popullin si ata që shkuan. Dhe nder për Dritëro Agollin që edhe pas vdekjes vazhdon të dritërojë si Sokrati i Greqisë së Lashtë!

Vizat drejt SHBA-ve, kriteret kualifikuese mbi arsimimin dhe punësimin

$
0
0
  • Kriteri arsimor- arsim i mesem, cikli i plote.Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë./

ambasada amerikaneAmbasada Amerikane në Tiranë publikoi javën e kaluar kriteret kualifikuese për arsimin dhe punësimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Konkretisht, në një njoftim të saj, përcaktohen kriteret më specifike ku thuhet se, të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë.Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit), duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm, me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Arsimimi

Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefshëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm).

Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimtar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistës për vizë.Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë.  Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin pa shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë. Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

Punësimi

Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.Për t’u kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë  Pune  4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës O*Net Online Database.

{Burimi zyrtar, Ambasada e SHBA}. Sh.K.

Halifax(Kanada), Qyteti ushtarak që mbanë eshtrat e Titanikut

$
0
0

….Simboli shqiptar:Halifax mban brenda muzeut “Bankfield” dhe një jelek ari shqiptar dhuruar nga grate e Beratit studjueses së shquar angleze Edit Durham e cila u mahnit me kulturën dhe traditën shqiptare./

Krimet mizore të komunizmit!

$
0
0

Si u vranë të rinjtë nga Korça dhe Erseka në kufi/

235893

Nga Kastriot DERVISHI/

Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gushtit 1990, të rinjtë nga Korça largohen nga hoteli (në Ersekë) ku qëndronin dhe bashkë me shokët e tjerë nga Erseka i drejtohen kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës.

Grupi i të rinjve qëllohet nga njësiti i postës kufitare. Si përfundim,

U vranë:

Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç

Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç

Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç

Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç

U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça.

Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve.

Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste

Për këtë arsye u ndaluan 12 persona, të cilët janë dënuar.

Ky postim u kushtohet kujtimet të këtyre të rinjve të humbën jetën në moshë të re në mënyrë tragjike, pikërisht atëherë kur mendonin se Shqipëria po ndryshonte. Fotografitë janë të ngjarjes së 23 gushtit 1990.

      


BASHKATDHETARE, VOTONI PER MARK GJONAJ ME 12 SHTATOR

$
0
0

Layout 1

Bashkatdhetarë, me 12 Shtator 2017, duhet të bashkohemi të gjithë për të votuar për Mark Gjonaj, vëllain tonë, i cili garon për City Council. Nëse bashkohen votat tona ai e ka të lehtë betejën. Dhe ne duhet ta bëjmë këtë, e kemi detyrë. Së bashku, ne ishim një mbështetje e fuqishme në vitin 2012 duke e cuar me votën tonë Mark Gjonajn, bashkatdhetarin e palodhur, zërin tonë përfaqësues, në Ansambelnë e Nju Jork-ut. Le ta bëjmë edhe këtë herë, jo vetëm pse ai është me gjak e gjuhë shqiptare, por ai e meriton mbështetjen tonë. 

Klikoni sipër posterit për të marrë informacionin e domosdoshëm.

 

Kosovë-Dështon Kuvendi, nuk përmbylli seancën konstituive

$
0
0

-Koalicioni fitues i zgjedhjeve ka emrin, por jo numrat për kreparlamentar. Në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh votat janë 60 me 60/

1 parlamenti Kosove

-Sipas paralajmërimeve jozyrtare, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vijojë në 7 shtator/

PRISHTINË, 24 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Dështon vijimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të ftuar për herë të gjashtë dhe ndërprehet pas replikave të liderit të VV Albin Kurti dhe liderit të PDK Kadri Veseli, e deklarimeve tjera, mes të cilave ishte ai i përfaqësuesit të koalicionit të LDK, Avdullah Hoti, i cili tha se sot vendi po hyn në një krizë edhe më të thellë institucionale, ndërsa paralajmëroi organizimin e tryezave konsultative në kërkim të zgjidhjes.  “Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës” me të vetmen pikë në axhendë “Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”,  i ftuar për sot në orën 10:00, nga kryesuesi, deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci, nisi me një minutë heshtje në nderim të kryeministrit të zgjedhjeve të para në liri  Bajram Rexhepit, i cli u nda nga jeta këtë javë.Por, është i pamundur vazhdimi e përfundimi i seancës konstituive pasi përfaqësuesi i koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma, Enver Hoxhaj, tha se e kanë emrin për kryeparlamentar, por nuk i kanë numrat, dhe u duhet edhe pak kohë, “më pak se dy javë e më shumë se 10 ditë”.

Koalicini fitues i zgjedhjeve vetë e kishte kërkuar datën 24 gusht për vazhdimin e seancës në takimin e tretë konsultativ të partive parlamentare mbajtur të mërkuren e javës së kaluar. Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të para tre viteve vetëm fituesi i zgjedhjeve ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit.“Jemi duke bërë përpjekje që  të jemi në seancë, por ekziston mundësia reale që as të mos mund të fillojmë”, ka deklaruar dje lidhur me vazhdimin e sotëm të seancës kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër i koalicionit fitues të zgjedhjeve.Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e nisur para tre javësh është ndërprerë pas dhënies së betimit të deputetëve dhe ka vijuar me disa dështime – pa e përmbyllur konstituimin me zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve.Seanca nisi në 3 gusht paradite me vonesë dhe vijoi me tre pushime dhe një ndërprerje në mesditë, pastaj e ftuar për në orën 15:00 për vazhdimin që u bë i pamundur nga mosardhja e deputetëve të koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-Nisma, i cili sipas deklaratave të deputetëve tjerë nuk kishte votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.Në zhvillimet e seancës konstituive në 3 gusht, gjatë një votimi të propozimit për shtyrjen për dy orë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, u pa mungesa, të paktën edhe e një vote, pasi rezultati ishte rrëzim me barazim – pro 60 dhe kundër 60.

As në 4 gusht nuk vijoi seanca konstituive për zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës meqë vijoi mungesa e deputetëve të koalicionit fitues, ndërkohë që vetëm gjysma e tyre kishin ardhur në sallën plenare.Kuvendi i Kosovës edhe në 10 gusht gjatë vazhdimit të seancës konstituive nuk arriti të procedojë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, pasi përsëri nuk merrte pjesë koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Më pas vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ishte ftuar nga kryesuesi-deputeti më i vjetër,  për 14 gusht, por nuk u zhvillua në mungesë kuorumi, ishin të pranishëm vetëm 53 deputetë.Ndërkohë, mes këtyre zhvillimeve, në 4 gusht është mbajtur takimi i parë konsultativ i përfaqësuesve të subjekteve politike parlamentare lidhur me vazhdimin e seancës konstituive, ku vendos për mbajtjen edhe të takimit të dytë në 9 gusht, ku koalicioni PDK-AAK-Nisma ka kërkuar edhe një takim tjetër pas një jave dhe më pas thirrjen e seancës në 17 a 18 gusht.“Nuk pati konsensus lidhur me propozimin që vazhdimit të seancës t’i paraprijë një takim tjetër konsultativ të mërkurën e ardhshme, në 16 gusht 2017”, theksonte njoftimi dërguar nga Kuvendi.

Kryesusi i seancëse konstituive, i cili është nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte bërë një deklaratë se nuk do ftonte më takime konsultative të partive parlamentare, megjithate e ftoi.

Në 16 gusht përfaqësues të subjekteve politike parlamentare, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, janë mbledhur serish në takim konsultativ, të tretin, ku u vendos që seanca konstituive Kuvendit të Kosovës të vazhdojë të enjten, në 24 gusht, në orën 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë në takimet konsultative duke theksuar se ato janë të panevojshme dhe se thirrja e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit është në kompetencë të kryesuesit.Sipas paralajmërimeve jozyrtare, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vijojë në 7 shtator.Një muaj para zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, në 10 maj,  Kuvendi i Kosovës u vetëshpërnda me kalimin me shumicë votash, të opozitës e edhe të partisë më të madhe të maxhorancës – PDK, të  mocionit të mosbesimit për qeverinë e udhëhequr nga LDK të zgjedhur në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë me vonesë gjashtë muajshe pas zgjedhjeve të 8 qershorit.Në ndarjen e 100 vendeve për shqiptarët në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh, rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, ku PDK-AAK-Nisma ka 39 mandate, Lëvizja Vetëvendosje 32  dhe LDK-AKR-Alternativa 29, nuk i kanë dhënë numra të mjaftueshëm koalicionit fitues për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, as nuk i mundësojnë asnjë subjekti të vetëm ta krijojë qeverinë e re.Në votimet në konstituimin e Kuvendit dhe për zgjedhjen e qeverisë, si dhe në vendimmarrje tjera parlamentare, pjesë e rëndësishme e procesit janë edhe 20 deputetët e komuniteve pakicë. Komuniteti serb ka 10 vendet e garantuara, 9 të Listës Serbe dhe 1 të Partisë së Pavarur Liberale, ndërsa edhe 10 deputetë janë të komuniteteve tjera pakicë.Koalicionet paszgjedhore, që nuk janë bërë ende, janë të domosdoshme si e vetmja alternativë për të mos shkuar sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare, që do ishin të dytat brenda vitit 2107, madje sipas disa analistëve do mund të mbaheshin edhe në një ditë me zgjedhjet lokale në 22 tetor.

ZGJEDHJET LOKALE 2017 DO MBAHEN NË 38 KOMUNAT E KOSOVËS

Për Zgjedhjet Lokale 2017, të cilat do mbahen në 38 komunat e Kosovës, është përmbyllur në mesnatën mes të martës e të mërkurës afati për aplikim të subjekteve politike për çertifikim për pjesëmarrje.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi përmbylljen e afatit për aplikim për çertifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, që do të mbahen në 22 tetor.Gjatë një periudhe dy mujore, prej 22 qershorit deri në 22 gusht, kanë aplikuar gjithsejt 91 subjekte politike: 35 parti politike, 1 koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetarë komunash apo për këshilltarë të kuvendeve komunale.

NJOFTIMI NË FAQEN ZYRTARE TË KUVENDIT TË KOSOVËS:

Vazhdimi i seancës konstituive

E Enjte, 24.08.2017

Në shenjë respekti dhe kujtimi për ish kryeministrin e parë të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili kohë më parë ka ndërruar jetë, vazhdimi i sotëm i mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga deputeti Adem Mikullovci, ka nisur me një minutë heshtje.

Më pas, në foltore është paraqitur përfaqësuesi i koalicionit PAN, deputeti Enver Hoxhaj, i cili shprehu vendosmërinë e këtij koalicioni për të jetësuar të drejtën e tyre kushtetuese për propozimin e kryetarit të Kuvendit. Por, për të arritur këtë, ai kërkoi ende kohë. Kërkojmë tha ai, më pak se dy javë dhe më shumë se 10 ditë kohë para se të paraqesim kandidatin e koalicionit për kryetar të Kuvendit.Në vijim fjalën e mori deputeti i VV-së Albin Kurti. Ai gjatë fjalës së tij foli për dëmet që i shkaktohen vendit me vonesën e konstituimit të organeve shtetërore. Kurti, po ashtu vlerësoi se, PAN-i pa humbur kohë duhet të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Në emër të koalicionit LAA, fjalën e mori deputeti Avdulla Hoti, i cili vlerësoi se me dështimin e seancës së sotme vendi është duke hyrë në një krizë edhe më të thellë institucionale, ndërsa bëri të ditur se ky koalicion zgjedhjen do ta kërkojë në tryezat konsultative që do të organizohen prej tyre.

Më pas fjalën e mori ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.Duke iu përgjigjur çështjeve të ngritura nga deputeti Kurti, ish kryetari i Kuvendit Veseli, ndër të tjera tha: “Shumicën aktualisht nuk e ka siguruar as një nga subjektet politike”. Për më shumë, Veseli, duke iu drejtuar deputetëve deklaroi se, nëse VV do të sigurojë shumicën e kërkuar parlamentare, PAN do të mbështesë atë.Pas kësaj ndërmjet ish kryeparlamentarit Veseli dhe deputetit Kurti u zhvillua një replikë, pas së cilës kryesuesi ndërpreu seancën.Për vazhdimin e seancës së radhës, kryesuesi njoftoi se deputetët do të njoftohen me kohë.

Gjithkush ka faj

$
0
0

5-Ilir-levonja-2-288x300-1-250x260

Nga Ilir Levonja/

Në javën e fundit të gushtit në shumë vende të botës, datat 23, 24, 30, kujtohen si ditët e viktimave, nga sistemet, bindjet etj. Por edhe si ditë’datat e të të zhdukurve, (raste që kryesisht i përkasin burgosjeve sekrete), të të humburve, apo viktimave nga spastrimet etnike dhe lufta e klasave.

Tek ne përshembull, gjoja u përkujtua dje sipas një vendimi të parlamentit europian. Pamjet ishin fytyra të bukura në koktjele. Ca simpoziume me kumtesa arshive për pak honorare etj. Si zakonisht, gjëra që ta shpifin.Ne, vendi që aspirojmë të bëhemi pjesë e makinerisë bashkëkohore europiane. Me të dhëna statistikore brilante…, rreth 50 mijë njerëz të internuar, 7 mijë të humbur dhe rreth 6 mijë të vrarë vetëm për bindje dhe tentim arratisje nga vendi. Thjesht se, nuk u pëlqente jeta që bënin, a regjimi … njëfarësoj race njerëzish që duan të jetojnë më mire dhe me plot liri mendimi e veprimi. Në krahasim me numrin e popullates, për vitet 1945 deri më 1990, kur ne pretendojmë se kemi rrëzuar komunizmin, është një shifër alarmante. Aq sa të bën të turpërohesh. Sidomos kur i afrohesh mentalitetit të europës mbi lirinë dhe të drejtat e njeriut. Për më tepër që sot pas kaq e aq vitesh, ne shqiptarët jemi pjesë organike tashmë e perëndimit. Kjo për faktin që 40% e gjeneratës së lindur në komunizëm jetojnë e punojnë aty, në europë e gjetkë. Duhet të na vijë turp e si popull duhet të uleshim në sheshe në një radhë kortezhi qirinjsh. Dhe një ndjese publike karshi mënxyrave që i kemi bërë njëri-tjetrit. Mirëpo ne ulemi aty për syfyre, bojkote, çadra etj. Jo për ndjesë.

Pse e kemi kaq të vështirë ndjesën, ne shqiptarët?

Çfarë është ajo që na bën të jemi fallco? Të jemi të dukshëm, jo të ndjeshëm?

Përgjegjësia civile? Edhe mundet!

Përgjëgjesësia intelektuale? As që diskutohet që po!

Një lloj përzierje që ndodh vetëm tek ne, aq sa intervistave të fytyrave të bukura. Të vjen t’u vjellësh në fytyrë kufomat e njerëzve në kufi. Dhe me që jemi tek këto, kufomat, që mbushën internetin dje, me foto. Horia civile i përplaste një sy njëri-tjetrit të drejtën, ligjin, shtetin, atdheun, mbrojtjen, vigjilencën. Viktimat e demokracisë të shkaktuara nga këta që qeverisin akoma. Madje ky dialog i ashpër civil të bind plotësisht pse ne nuk e njohim ndjesën. Ne jemi të sëmurë tmerrësisht, aq sa nuk e dime se çfarë është shpirti.

Një pjesë e jona janë të lumtur që vranë.

Madje mburren. I kanë shërbyer ligjit.

Një pjesë e jona i shpik së tashmes egon e individit karshi individit. Shkurt tema, debate, zhurmë. Aq sa kufomat e vitit 1990 të duken si kufoma antikiteti.

Një pjesë që përfaqësojnë viktimat, vëndosin nga një kollare. Dhe bëjnë marrëveshje me xheletatët për ndonjë post a vend pune. Pa harraruar ndonjë statut fejsbuku si antikomuinstë të mëdhenj. Si njerëz që po venë në vend dinjitetin e viktimave etj.

Këto ditë pritet të formohet qeveria e re. Duke filluar që nga kryeministri, kryekuvendari, kuvendarë, bijë e etër. Vetëm tek ne ndodh, ne dëmdemokracinë shqiptare, të kesh akoma në pushtet njerëz nga koha e xhelatëve.

Akoma në pushtet nga koha e viktimave.

Gjithçka ka në Shqipëri. Gjithçka është me faj në Shqipëri. Gjithkush ka faj e bën faj. E askush nuk i del Zot. Ndaj as ndjesa, as falja, koha e re kurrë nuk ka për të filluar.

Shpartallimi i komitëve më 1907

$
0
0

1 qamil Llashtica

Nga Qamil S. Dardhankodra/

Shumë vjet ma parë kishte fillue veprimtaria subverzive e komitëve serbë në trollin shqiptar. Ato ishin grupe diverzante të ushtrisë së regullt serbe – njisi të përgatituna posaqërisht për nji veprimtari të tillë. Këto grupe keqbërësisht qeveria serbe i hedhte në Shqipni që asokohe ishte e pushtueme nga Turqia. Qëllimi kryesor i tyne ishte jo lufta kundër Turqisë po torturimi i popullit shqiptar, ata vrisnin e prisnin veprimtarët e Lëvizjes Çlirimtare Shqiptare, burrat e shquem, krenat e fiseve, intelektualët, pishtarët e arsimit shqip, venin zjarre, hasmonin e përçanin fiset shqiptare, korruptonin njerëz, etj. Kjo ishte parapërgatitje për lehtësimin e marshimit të kobshëm të ushtrisë serbe në Shqipni që ndodhi ma vonë në 1912. Diverzantët serbë po vepronin para hundëve të qeveritarëve dhe ushtrisë turke – nji veprimtari të tillë ata e shikonin nëpër gishtrinj. Lëvizja Kombëtare Shqiptare luftohej me të gjitha forcat nga ushtria turke, nga turkoshakët tanë dhe tashti edhe nga komitët serbë që kishin futun nji panik në popull. Rexhë Ahmeti nga Llashtica ishte bekçi (roje, kujdestar) në Pisjan, katund i çarkut të Gjilanit. Ai paguhej nga qeveria turke nji lirë (monedhë ari) në muej R. Ahmeti megjithëse punonte për turqit ai ishte dhe mbeti shqiptar i vërtetë . Gjatë punës së tij nji ditë ai e hetoi se në kishën e Pisjanit po qëndronin komitët serbë. E pa se shkinat (gratë) e Pisjanit po çonin bukë te vorret “rend e pa rend”. Rexha erdhi në Llashticë dhe në fshehtësinë ma të madhe u mobilizuen burrat e armatosun të katundeve Llashticë, Velekincë dhe Uglar dhe të nesërmen herët në mëngjes pa u nda nata e dita, pa dhanë ferk i zunë pusi karshi kishës ortodokse serbe të Pisjanit. Krisi pushka dhe u shkëmbye zjarr, aty mbeti i vramë luftari i lirisë Liman Uglari, nji trim i shquem. Pushka e kishte marrun në dërrasë të krahnorit. Ai dhe luftarët e tij kishin zanë pozitat në përronin që asht disa dhjetëra hapa në lidhje të kësaj kishe, nga ana e Uglarit. Mbasi pushoi zjarri, nga ana e komitëve ma nuk ndiheshin të shtëna, nuk dihej se a mbeti kush ende në kishë apo jo. Si të vërtetohej kjo?. Kush ishte ai që do të shkonte atje dhe ta vërtetonte këtë gja. Nga luftarët e tri copë katundeve doli vullnetar Mehmet Çerkini nga Llashtica, ai “e bani veten dekë” u përshëndet  me shokë, u përbetue në Qiell e në Tokë, në Dritë e në Diell dhe me ndihmo o Zot u nis me pushkë në dorë drejt kishës. Fati i tij qe i madh, mbrenda nuk ishte askush, komitët kishin ikun e kishin lanë vetëm nji pushkë të cilën e morri Mehmeti dhe kështu nga kisha ai doli me dy pushkë. Nuk vonoi shumë dhe aty filluen me ardhun grupe luftarësh nga të katër anët, deri kah dreka aty ishin rreth 1000 luftarë. Mehmeti atë pushkë e shiti aty për aty dhe me ato pare për shpirt të tij e nxorri nji bunar pranë xhades së Kumanovës në Zallinat e Lladovës, në udhëkryq, në veri të këtij katundi. Bunarin e Mehmetit çdoherë e kanë damtue serbët, sa e sa herë unë kam pi ujë prej atij bunari. Aty pak para drekës mbërrini dhe ushtria turke nga kazermat (kershllatë) e Gjilanit, që ndodheshin para stacionit të sotëm të autobusave, shumë kohë mbasi ishte krye puna, tue u thanë luftarëve shqiptarë se “pse po perziheni në këtë punë, ajo asht detyrë jona, etj.”, etj. Shihej qartë se Turqisë shumë ma tepër po i pengonte veprimtaria atdhetare e shqiptarëve se sa aktet terroriste të komitëve serbë. Kam nji dëshmi gojore nga Shefki Ramiz Sadiku nga Llofca se së paku nji epor i ushtrisë turke nga kazerma e Gjilanit bashkëpunonte me komitët serbë. Numri i luftarëve shqiptarë që mbërrinë këtu u rrit edhe ma shumë, ata të mllefosun vendosën me ia shtie flakën Pisjanit po këtë gja nuk e lejuen njerëzit e armatosun nga katundi M., të cilët nuk lejuen me iu djegë shtëpitë “pobratimëve” të tyne. Disa pleq nga ky katund lidhun me këtë ngjarje më kanë thanë se “tanët e kishin pas me dije” që komitët janë në Pisjan. Komitët kishin ikun, ishin shpartuallue, ata kishin me vete vegla speciale për zhurmim – klik- klik, për marrëveshje. Njerëzit i kishin ndie nëpër fushë, nëpër kollamoqe zhurmat e këtyne aparaturave dhe kujtojshin se kishte ardh “nji shpend i ri” sepse nji tingllim të tillë kurrë nuk e kishin ndëgjue ma parë. Ma vonë komitët ishin tubue dhe vendosun në kodrën e Cerrnelit afër katundit Gjonlekaj (Gjylekar), derisa nuk i hetoi Rrustë Gjonlekaj nga ky katund i cili asnja të gjallë nuk e lëshoi. Nga Pisjani nji komit kishte humbun udhën dhe kishte përfundue në Gosponicë të Preshevës, aty i ishte dorëzue banorëve të këtij katundi dhe ua kishte dhanë pushkën dhe kishte kerkue me e dorëzue në hyqmet (qeveri) në Preshevë, dhe ashtu u ba. Ky komit me 1912 erdhi me ushtrinë serbe si epror në Gosponice dhe e vuni nji letër në nji derë të nji shtëpie që mos me e nguc kërkan në këtë katund. Vërtetë Gosponica shpëtoi në këtë luftë por nuk shpëtoi dhe pësoi shumë rand në vjeshtën e vitit 1944 mbasi në këtë katund ushtria shiptare kishte korrun nji fitore të lavdishme ndaj çetnikëve-komunistë serbë. Nji ish komit e kishte takue Shaip Qazim Salihu nga Llashtica rreth vitit 1922 në Vinkovc (në fushën e Sremit) derisa po e kryente ushtrinë , ky ishkomit tashti oficer i vjetër i ushtrisë serbe e kishte pyetun gjanë e gjatë për gjithë ato katunde të kësaj ane në mes të tjerash ai i kishte thanë atij se postën e tyne (të komitëve) e bante njerin me emnin (!) (emnat e tyne dhe katundet janë të dituna nga autori). Ky ishte postier i qeverisë turke dhe paguhej nji lirë (monedhë ari) dhe nji lirë tjetër paguhej nga komitët, i cili e çonte postën serbe deri në katundin Dbd. dhe ia jepte personit me emnin (!) e ky çonte deri te serbët në Koçvishtë e këta prej kendej në konzullatën serbe në Shkup. Komitët vepronin natën; visheshin me rroba shqiptare, kapuç të bardhë, lurkë, tirq të bardhë, etj. për arsye lehtçarkullimi. Për këtë humbje me kohë serbët në këtë katund (Pisjan) kanë vue nji pllakë përkujtimore (komitskom odredu 1907)  po shqiptarët nuk kanë ba për këtë ngjarje të lavdishme pothuajse asgja edhe Bunari i Mehmetit që lidhet ngusht me këtë ngjarje ka humbun dhe tashti shërben si parking makinash. Ky u mbeti Liman Uglari që ndoshta asht i pari dëshmor që ra heroikisht si luftar i ushtrisë vullnetare shqiptare në pëpjekje me soldateskën serbe në fillim të shekullit XX?, këtë dëshmor duhet nderue e madhnue.

 

 

EUTHANASIA E 25 QERSHORIT-as zgjedhja e as zgjidhje

$
0
0

3 Kolec

Nga KOLEC TRABOINI/Shumëkush po thotë se e ka fajin populli që nuk punon ndaj jemi në këtë ngecje. Thonë kemi popull dembel që nuk i kthehet punës. Po mirë, shkuar pas kësaj trage po thërrasim në ndihmë të madhin Naim Frashëri me vjershën “Punë, punë natë e ditë”. Vëmë popullin ta këndojë si në kohën e Revolucionit Kulturor e jemi OK! Po pse more kështu zgjidhen punët e shtetit e problemet e popullit. Po në cilin shekull jetojmë. Çfarë psikologji kemi? Po shqiptarët shkojnë në zgjedhje e vrasin mendjen të zgjedhin cili është hajduti më i mirë e meriton të jetë në krye. Se nuk ka asnjë alternative tjetër. Këtej Rama, konfuz e i papërgjegjshëm, që në zyrë merret me zhargavina që i vë nëpër ekspozita banale me ministrin e brendshëm të diktaturës në shpatull, andej Luli pas të cilit hijerëndë rri Saliu me 700 katastrofa si karvan, për më andej si Jago rri Mediu në sfond të Gërdecit me 26 kufoma. Pas tyre një tufë demagogësh që politikën e kanë si kafe.

Cilin të zgjedh populli. I kanë mbyllur të gjitha shtigjet e lirisë për të zgjedhur. As kaq nuk kuptoni o njerëz? Kë zgjodhët kësaj herë? Ekipin me idiot që mund të ekzistojë në qeverisje. Po me Xhackat e maçkat do bëjë prokopi ky vend. Po a bëhen harabelat ministra. Hë më ju lumtë. Mënyra më e mirë për ta shkatërruar një vend është vënia e kokëboshëve sharlatanëve në qeverisje. Dhe mënyra më sigurtë që një popull të bëjë vetëvrasje është të delegojë pushtetin si sovran tek bandat e banditët që nuk dinë tjetër veç të vjedhin e grabisin.

Tani me këtë zgjedhje çmendurake që keni bërë, o shqipot e mi, do të keni ish Ministrin e Brendshëm të Diktaturës kryetar Parlamenti. Kjo është katastrofë e ju më thoni se nuk ka faj despoti që jep urdhër, as xhelati që pret koka, por i mjeri njeri i varfër që vodhi një çap bukë për të mbajtur frymën. Njerëzit vjedhin atëherë kur nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër. Ju i shkarkoni fajet e krimineleve në pushtet e qeverisje a në politikë tek njeriu i varfër. Ky është antihumanizëm. Kjo është barbari. Kjo është të jetosh me psikologjinë e xhunglës. Por unë kam një mendje tjetër. Atje ku shteti sillet si bandë hajdutesh, populli ka të drejtë të revoltohet dhe të ngrihet e ta përmbysë keqqeverisjen me të gjitha mundësitë që ekzistojnë për të shpëtuar nga tirania e pamundësisë për të jetuar. Sepse për lirinë ja vlen çdo sakrificë.

Për lirinë ja vlen të rrezikosh. Dhe një gjë për të mos u harruar është edhe se, pamundësia ekonomike është ekzaktësisht mungesë e plotë lirie. Është skllavëri ekonomike. Është mungesa e lirisë për të jetuar. Liria nuk është një koncept i ngushtë dhe nuk mund assesi të kuptohet vetëm si mundësi për të vrarë veten si e vetmja zgjidhje e shpëtim nga prangat ekonomike. Për të shpëtuar prej të tillave ekseseve, prej kësaj gjendje kritike ku mund të vihet njeriu, qytetarët zgjedhin qeverinë e cila detyrë të parë ka rregullimin e jetës në një shtet dhe përkushtimin si nëpunës kokulur të popullit. E jo të këndojnë për fitoren e vet si gjeli maj mullarit të plehut pasi ka shkelur pulat e oborrit. Jo nuk e ka fajin populli. Për gjendjen katastrofike ku jemi e kanë fajin banda e horrave që mashtron popullin e vinë në pushtet të vjedhin e të grabisin pasuritë kombëtare e popullin kësisoj e kanë varfëruar deri ne atë skaj sa tragjikisht të ndërtojë psikozën “Shqipëria nuk bëhet”.

Fati i Atdheut nuk është fati i njeriut të vetëm. Edhe pse jeta e çdo njeriu ka rëndësi potenciale në një shtet. Kjo është e ditur. Peshon shumë e më shumë fati i Atdheut. Prandaj nuk mund të gjykojmë si provincialë të vetmuar që e kanë mendjen veç tek parcela e vet e vogël e bota le të bëjë si të dojë, le të digjet e përvëlohet. Jo! Nuk na lejohet një luks i tillë banal. Kam pas e kam tjetër vizion. Se Shqipëria mund e duhet të bëhet. Pengesë janë pushtetarët që më shumë se sa si drejtues të mençur veprojnë si pushta para pasqyrës me psikologjinë e dëlirin për vetveten. E kam këtë bindje se e di mirëfilli se Shqipëria është një vend me pasuri të mëdha natyrore që shkojnë në xhepat e bandave politike dhe banditëve në pushtet. Qytetarët shqiptarë janë viktima të represionit ekonomik, ku një kryeministër më shumë i kushton përkushtim atleteve të veta Adidas me vijë të kuqe, se sa probleme ekonomike që po e zhbëjnë ketë vend. Ky është vizioni im për problemet social ekonomike dhe despotizmin e oligarkisë që e kanë pllakosur e duan ta shkatërrojnë këtë vend e ta shpërbëjnë këtë popull

Cila është zgjidhja? Zgjidhja është dëbimi. Më mirë të ikin pushtetarët se sa populli. 400 mijë shqiptarë kanë ikur jashtë përgjithmonë në katër vjet të kësaj qeverisje të papërgjegjshme e të korruptuar deri në palcë. Shqipëria pakësohet me 100 mijë shqiptarë në vit. Një ministre jep koncesion pa përfitim nga shteti 1 milion metër katror për 100 vjet. Pyetja me e thjeshte dhe e drejtpërdrejtë është, sa para morën ndërmjetësit e këtij skandali pa precedent në Evropë por rëndomë në Shqipëri. A ka kontroll shteti. A ka prokurori në këtë vend?! Një gjë është më se e sigurt: me këto ritme shpopullimi dhe afera në dy dekada në vazhdim nuk do të ketë më Shqipëri e shqiptarë. Harrojeni.

Në agjendat sekrete pan-ballkanike shuarja e shtetit shqiptar është në veprim e sipër. Antagonistët e kësaj prirje kanë një agjendë tjetër po aq të rafinuar, kthimin e Shqipërisë në një Kalifat në suazën e perandorisë së re osmane të udhëhequr nga erdoganizmi. Këto janë dy forcat kryesore ogurzeza që veprojnë në konspiracion të plotë e me buxhet mbështetje miliona dollarë. Po ku janë atdhetarët? Ku janë intelektualët e idealistët kombëtar të paktë që i kanë mbetur këtij vendi? Pse nuk flasin e shkruajnë. Pse nuk mblidhen të kundërshtojnë. Ti japin përgjigje pyetjes: Çfarë duhet bërë përpara këtyre alternativat kobzeza e komb vrasëse? Pa dashur të bëj të diturin shpreh bindjet e mia me shprese se jam në udhëz të drejtë.

Zgjidhje mendoj se është zgjimi nga letargjia dhe shpërthimi në kundërshti e revolta popullore. Asnjë rrugë tjetër nuk ka. Zgjedhjet si ato te 25 qershorit janë në mënyrë te përsëritur në 27 vjet, një fasadë, një hipokrizi, një mashtrim, legjitimim i banditizmit, dhe një mënyrë që në emër gjoja të sovranit të sjellin e risjellin në pushtet bandat që e kanë kapluar politikën. Cila është zgjidhja? Dalja në rrugë, të bëhemi bashkë dhe imponojmë vullnetin tonë në të drejtën për punë, për liri, për mirëqeverisje nga të cilat buron mirëqenia e popullit. Jemi një vend i pasur nuk ka asnjë shkak të jemi një popull i varfër. Çdo qeveritar që nuk ka frikë nga populli është despot. Ky është një mësim që kurrë nuk duhet harruar.

E para dhe e fundit fjalë gjejnë njëra-tjetrën nëse duam të jetojmë si njerëz: Trimërohuni që t’ju kenë frikë. Kjo është e vetmja zgjidhje.

gusht 2017

 

Viewing all 20483 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>