Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 20483 articles
Browse latest View live

KUSH NA E SHITI ATDHEUN ?!

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Nga Fritz RADOVANI/Melbourne/Australi/

dokumenti-enver-jugos 

DOSJA: Komisari Politik ENVER HOXHA dhe Komandanti i Përgjithshëm Major

   SPIRO MOISIU autorizojnë  Shokun DUSHAN MUGOSHA (SALI MURATI)…

Me marrë pjesë në VENDIMET E SHTABIT TË BRIGADËS SË I – rë

Që do të merren për AKSIONE dhe në DISKUTIME si dhe në VENDIME të tjera…

Kush ka firmosë këte autorizim ?

Shikoni mirë ato dy firma !!

  • E KUSH JANË KËTA GJAKPRISHUN ?

“HEROJT’ E POPULLIT” TRADHTARËT Enver Hoxha, Spiro Moisiu e Sali Murati.

  • 73 VJET QË TRADHTARËT QË SHITËN SHQIPNINË, baballarët, gjyshat e stergjyshat e DREJTUESËVE TË SHTETIT SOTEM ANTISHQIPTARË, sundojnë, vjedhin, dhunojnë, pasunohen, vrasin, poshtnojnë, mohojnë, mëshefin krimet, shesin e blejnë pasuni prrallore, ndihmohen nga antishqiptarët me shkomtarizue Shqiptarët e Trojeve tona, zhdukun Fise e Burra të Maleve dhe fushave, vetem pse trashigojnë nga të Parët e vet: Dashuninë per Atdheun e GJERGJ KASTRIOTIT – SKENDERBEUT, dhe Formulen e Pagëzimit që Ju pat lanë të shkrueme Imzot Pal ENGJULLI.
  • Urrejtja vazhdon me Bratilen e Dedë Gjo’ LULIT, At Mati PRENNUSHIT e At Buon GJEÇAJ, me Don Nikoll KAÇORRIN E Luigj GURAKUQIN e 1912, dhe SOT, ndaj të gjithë të LUMVE TË KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE, me masken “Jam Katolik”…
  • Lexoni dok. nr. 11203… DHE, SHIKONI KUSH ASHT SOT “RILINDJA”!

            Melbourne, 28 Nandor 2016.

 

FacebookTwitterGoogle+EmailShare


Një ditë historike

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

reshat-foto-250x272Në  kuadrin e 25 vjetorit të ngritjes së flamurit kombëtar pa yllin komunist/

Nga Reshat  Kripa/

28 nëntor 2016. – Vegime të ndryshme shfaqen para syve të mi. 28 nëntor 1443, kthimi i Gjergj Kastriotit në Krujë. 28 nëntor 1912, Shpallja e Pavarësisë Kombëtare nga Ismail Qemali.  Para syve më  shfaqet gjithashtu edhe 28 nëntori 1991, dita kur në Vlorën e flamurit u ngrit për herë të parë,  pas dyzeteshtatë vitesh, flamuri i kuq me zhgabën e zezë dykrenore në mes pa yllin e kuq të komunizmit.

Për 28 nëntorin, në periudhën e sundimit komunist  flitej fare pak, sa për të mos harruar se ekzistonte një datë e tillë. Madje, një datë tjetër, 29 nëntori, dita e vendosjes së diktaturës komuniste, i bënte hije kësaj date historike.

28 nëntor 1991. – Po afronte dita e shenjtë  e  flamurit. Por ajo  nuk ishte si ditët e  tjera.  Ishte festa e parë e flamurit në liri. Në ato ditë në zemrat e qytetarëve sundonte një shqetësim i madh,  cili flamur do të ngrihej, do të vazhdonte ai me yllin e komunizmit që sundoi vendin për gjysmë shekulli, apo flamuri pa yll i Ismail Qemalit? Kuvendi i Shqipërisë  ende nuk e kishte vendosur heqjen e yllit nga flamuri.

Diskutime te mëdha zhvilloheshin nëpër tryezat e bisedimeve. Mendimet përplaseshin  njëri me tjetrin.  Një pjesë fanatikësh, që u kishte mbetur ora në vitin 1945,  mbronin tezën se duhej ngritur flamuri me yll, ndërsa pjesa tjetër, më e madhja, të kundërtën. Miti i komunizmit kishte filluar të shembej, por komunistët ishin ende në fuqi. Ata ishin të gatshëm të përdornin çdo lloj forme për të ruajtur pushtetin e tyre. Këtë e kishin treguar   disa   muaj   më   parë  në  qytetin  demokrat  të Shkodrës, ku kishin vrarë katër martirë. A do të pranonte qyteti turpin që në shtizë të ngrihej flamuri i urryer i tradhëtisë së madhe? Këtë shqetësim e ndjente pothuajse i gjithë populli, por më tepër  e ndienin ata që  i  provuan  mbi  shpatullat  e  tyre gjëmbat vdekjeprurës të atij ylli, të përndjekurit politikë.

20 nëntor 1991. – Zhvillohej mbledhja e Kryesisë së Degës së Shoqatës së të Përndjekurve Politikë të Rrethit. Merrnin pjesë të gjithë anëtarët e kryesisë, kryetari Hysni Alimerko, nënkryetari Burim Kokoshi, anëtarët Alajdin Alemi, Klito Lamaj, Fahri Shaska, Sefer Dauti, Neshet Merkaj, Bashkim Ndreu. Merrnin pjesë edhe disa të përndjekur politikë të tjerë, personalitete të kësaj shtrese, Vendigjar Hamzaraj, Shaban Xhyheri, Neço Çapaj, Maliq Agaj, Shpëtim Sharra, Bardhosh Gjonzenelaj, Cane Agaj, vëllezërit Teki dhe Memisha Gjonzenelaj, Astrit Agaj, Xhemal Mustafaraj, Fadil Ndreu dhe të tjerë. Nga Tirana kishte ardhur, si i dërguar nga Shoqata Kombëtare,  Viktor Dosti. Protokollin e mbledhjes e mbaja unë si sekretar i degës së shoqatës.

Viktori hodhi i pari mendimin se ditën e flamurit duhej të ngrihej me çdo kusht ai pa yll. Një gjë të tillë duhej ta realizonin të përndjekurit politikë, ata që ishin  sakrifikuar  më  shumë  se kushdo për atë flamur. Të gjithë e miratuan. Por, një gjë e tillë, ishte e pamundur pa pjesëmarrjen e forcave të tjera  të djathta. Shoqata iu drejtua partive politike dhe shoqatave opozitare për veprim të përbashkët, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Bashkimit të Sindikatave të Pavarura dhe Shoqatës “Çamëria“. Ato e përshëndetën një vendim të tillë.

Më 22 nëntor u bë takimi i përbashkët i  tyre.  Të gjithë ranë dakord që t’i drejtonin një  peticion Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Rrethit, ku partitë opozitare ishin në pakicë. Në atë peticion me një ton ultimativ, kërkohej ngritja e flamurit pa yll. Duke pasur shumicën në   këtë    komitet,  socialistët  refuzuan. Të   njëjtin   qendrim   mbajti   edhe Byroja  e  Rrethit  e   Partisë.

Por të  përndjekurit  politikë  nuk  u  tërhoqën  nga  kjo  pengesë. Më  24  Nëntor  me  një

mesazh drejtuar radiotelevizionit  “Zëri i Amerikës“, të cilin ai e transmetoi një ditë më vonë, ata deklaronin se nuk do të lejonin ngritjen e flamurit me yll dhe i bënin thirrje gjithë qytetarëve të merrnin pjesë në manifestimin e madh të festës së pavarësisë. Midis të tjerave në mesazhin theksohej:

 

Dita e 28 nëntorit, dita e shenjtë e flamurit,  festa jonë kombëtare arriti. Këtë vit kjo festë ka diçka të veçantë. Për herë të parë pas dyzeteshtatë vitesh robërie komuniste, në qytetin tonë do të valëvitet krenar flamuri kombëtar, pa yllin e urryer të sistemit totalitar komunist.

            Duçja i vuri flamurit tonë spatën e fashizmit, Enver Hoxha yllin sllav të komunizmit. Por këtë radhë do të valojë flamuri i Ismail Qemalit, ai flamur që u bë simbol i nderit dhe trimërisë, i qëndresës dhe vetëmohimit. Do valvitet flamuri i kuq me shqiponjën e zezë dykrenore në mes dhe jo flamuri i komunizmit me yllin e urryer.          

Ka kohë  që  nga  vatrat  tona  ka  ikur  gazi  dhe hareja. Vendin e tyre e kanë zënë brengat dhe lotët. Regjimi e katandisi vendin në një gjendje të tillë që asnjë   mendje   e  shëndoshë  nuk  mund  ta  përfytyrojë. Njerëzit janë pa punë, pa bukë, pa strehë, pa mbrojtje.

            Kasta e përmbysur përpiqet me të gjitha mjetet, që ende janë në dorën e saj, të fusë vendin në një rrugë pa krye. Në krye të kësaj kaste qëndron Presidenti i vendit, hija e diktatorit të përmbysur. Dora e tij është ndjerë kudo. Është ndjerë gjatë viteve të sundimit komunist.   Është   ndjerë   në   dhjetorin   e   kaluar,   kur  urdhëronte goditjen e studentëve. Është ndjerë  në  shkurt  kur rrëzohej shtatorja e  diktatorit.

Qindra flamuj kuq e zi pa yllin e kuq të komunizmit  do të valëviten në këtë ditë të shënuar  përmbi të gjitha do të ushtojnë vargjet e himnit tonë kombëtar,  të harruara qëllimisht nga regjimi i kaluar:

 

Se Zoti vetë e tha me gojë,                                          

Që kombet shuhen përmbi dhe,

                                                Por Shqipëria do të rrojë,

                                                Për të, për të jetojmë ne!

 

27 Nëntor 1991. –  Prologu   i   ndeshjes   së   madhe.  Në  shtizën  e  flamurit,  me  urdhër  të kryetarit socialist të Komitetit Ekzekutiv Pluralist, për të provuar vendosmërinë e të përndjekurve  politikë, u  vendos flamuri me yll. Por llogaritë ishin bërë gabim. Qyteti kishte djem të gjallë që nuk mund të pajtoheshin me një veprim të tillë. Xhemal Mustafaraj, një ish i burgosur politik, së bashku me të lindurin në internim, Fadil Ndreu, duke hipur mbi shpinat e shokëve të tyre,  u ngjitën në shtizën e flamurit, grisën yllin, e dogjën  dhe ngritën lart flamurin pa njollën e turpit  Një turmë e madhe i shoqëronte me brohoritje. Në mbrëmje vonë, Komiteti   Ekzekutiv Pluralist  u  detyrua  të pranojë ngritjen e flamurit pa yll

Po atë mbrëmje, në mbledhjen e grupit të shoqatave  dhe partive politike opozitare, diskutohej se kush duhej ta ngrinte flamurin. Mendimet ishin të ndryshme. Një i burgosur politik tha se atë duhej ta ngrinte njëri prej të rinjve që grisën yllin. Një tjetër propozoi që të ngrihej nga një prej përfaqësuesve të vjetër nacionalistë të shoqatës. Së fundi  u ngrit dentisti Avdulla Iljazi, një demokrat i orëve të para, dhe propozoi:

– Unë mendoj se duhet të ngrihet prej një djaloshi të ri, një trashëgimtari të një prej familjeve më të njohura me traditat kombëtare, një pasardhësi të familjeve që e ngritën  në  Vlorë

më 1912.

Dikush propozoi që ky të ishte  Altini, 17 vjeçar, biri  i  Burim  Kokoshit,  ish  i  burgosur

politikë dhe nipi i  njërit  nga  nënshkruesit  e Aktit  të  Pavarësise,  Qazim  Kokoshit,  vdekur  në

burgun komunist.

Atëherë   u   ngrit më i vjetri i grupit, Hysni Alimerkua  dhe  shprehu  mendimin  e rrezikut që paraqiste një vendim  i tillë. Sigurimi i Shtetit ishte ende në veprim. Ngjarjet e 2 prillit 1991 në Shkodër e kishin treguar këtë. Nuk mund të rrezikohej jeta e një djali, aq më tepër që ai ishte i vetmi i familjes së tij.

Heshtja   mbuloi  fjalët  e  Hysniut.  Të  gjithë  prisnin vendimin e Burimit. Vetëm ai e kishte këtë të drejtë. Burimi u ngrit  dhe me një zë të vendosur tha:

– Në rast se për djalin tim është vendosur të  shkojë te Zoti,  kjo  është dita më e bukur!

Askush nuk pati kurajo ta kundërshtojë. Gjithë pjesëmarrësit u shpërndanë për   të  kryer  detyrat  e caktuara.

28 Nëntor 1991 –  Në të gjitha fasadat e godinave binin në sy flamurë pa yll që ishin ngritur në  të gjitha pikat dominuese të qytetit. Në sheshin historik filluan të grumbullohen njerëzit. Në duart e tyre shumica mbanin flamurë të vegjël, gjithashtu pa yll.

Ora 10.00.  Kryetari socialist  i  Komitetit  Ekzekutiv Pluralist, i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të atij komiteti u drejtua për të kryer ceremoninë e ngritjes së flamurit. Pompoziteti i tij ishte i jashtëzakonshëm. Para portës së lulishtes qendrore, një grup i madh njerëzizh u preu rrugën. Shumica ishin  ish të dënuar politikë. Një pjese prej tyre diktatura u kishte rrëmbyer njerëzit më të dashur. Të tjerët i kishte syrgjynosur në burgjet dhe kampet e tmerrshme. Midis pjesëmarrësve edhe një dërgatë e të përndjekurve të Beratit me në krye kryetarin e tyre, Fatos Zdrava. Bashkë me ta edhe demokratë të tjerë që ishin ngritur kundër kësaj  diktature.  Në krye kryesia e degës së shoqatës.  Aty,   në   këmbët   e obeliskut mbi të cilin ngrihej shtiza e  flamurit, u zhvillua dialogu i mëposhtëm:

– Zoti Kryetar! Në emër të të përndjekurve politikë dhe popullit të këtij  qyteti,  ju  nuk  do ta  ngrini flamurin.

– Kush do ta ngrejë atëherë?

– Atë do ta ngrenë duart e atyre që nuk janë njollosur me gjakun e këtij populli.

Kryetari shtriu përpara duart dhe foli:

  • Duart e mia nuk janë të  përgjakura. Unë nuk kam vrarë njeri.

Kjo përgjigje u ngjalli shumë kujtime të paharruara të pranishmëve. Para syve u dolën ngjarjet e viteve të gjata të diktaturës. U dolën fytyrat e mijëra të rënëve për liri dhe demokraci.

– Edhe në qoftë se nuk keni vrarë, i keni shërbyer asaj partie që vrau një komb të tërë.  Ndaj duart e atyre që kanë ngritur flamurin e komunizmit, nuk do të ngrenë flamurin e Ismail Qemalit! Ky flamur është i yni.

Kryetari u detyrua të tërhiqej.

Ndërkaq,   ndërsa   qëndra   e   zërit   transmetonte Himnin   e  Flamurit   duart  e  njoma   dhe  të  pastra  të Altinit ngrinin lart flamurin kombëtar.

Sheshi filloi të buçiste nga duartrokitjet dhe brohoritjet. Kudo ndiheshin përqafime, urime. Këngët patriotike pushtuan sheshin. Një vizitë në varrin e Plakut të Pavarësisë dhe një mori kurorash dhe lulesh zbukuruan atë varr historik. Pastaj jashtë çdo zyrtarizmi, në podiumin para përmendores së  Pavarësisë hipën ata që për pesëdhjetë vjet e kishin të ndaluar të flisnin dhe të mendonin ndryshe. Ata nuk i caktoi njeri për të dalë aty. Dolën   me   dëshirën   e   tyre   për   të  shprehur  atë  që mendonin prej vitesh. Në Sheshin Historik të Flamurit gjëmuan zërat e tyre. Së fundi një vizitë e përbashkët në Muzeun e Pavarësisë, pranë bregut  të  detit. Kështu  u  mbyll kjo ditë e shkëlqyer historike që për  pjesëmarrësit e saj do të  mbetet  një nga ditët më të paharruara të jetës së tyre.

E tillë do të mbetet kjo ditë edhe për mua, një ditë historike si një kujtim i paharruar i jetës time. Më dukej vetja sikur isha në Vlorën e 28 nëntorit 1912, në krah të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, në krah të Luigj Gurakuqit dhe Mithat Frashërit. Por, çuditërisht,  për fatin e keq të këtij vendi, kjo ditë historike nga media  e shkruar dhe ajo vizive si dhe nga politika shqiptare është lënë në harresë dhe nuk përmendet në asnjë rast.  Përse???

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

ZOTI TË PRET

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare


1-luan-toto
Nga Gezim Llojdia/
Iku për tu bere i padukshëm përgjithnjë. Poeti,shkrimtari,piktori dhe njeriu Luan Hysni Toto .Për krijuesit e Vlorës është një dite dhimbje. Luani mbajti gjalle Klubin e shkrimtareve ‘Petro Marko”për disa vite me radhe me kontributin e tij financiar. Lamtumire njeriu i mire Luan Toto .Emri dhe krijimtaria juaj kane vend mes nesh.
Njohja me Luanin.Në të vërtetë brenda atyre telajove arti shkrihej e gufonte,lëvizte plot nur bukurie,ngjyra e kolorit. Pyeta dhe më thanë se ka qenë dizinjator dhe ka mësuar nga artistët e këtij qyteti, sepse Vlora ky qytet në vitet 70 përjetoi faktorët në historinë e saj. Luftën e çmendur të klasave që asgjëkund si këtu nuk bëhej, por edhe disa shkolla, që morën jetë si shkollën e pikturës vlonjate, të këngës vlonjate dhe të futbollit, ose më qartësisht të sportit vlonjate. Mirëpo një pasdite vere me zagushi ne po rrufisnim kafe me akull në lokalin qendrës tregtare “Riviera”, atje në Skelë, ishte një ditë që po mbyllej dhe në tavolinë gjeta poetin e këtij lëmi shtruar Emiliano Stefa, gazetarin Vangjel Sako dhe Luan Toto.
Mendova se ky i fundit për nga rastësia gjendej në një tavolinë me krijues, sepse në tru më ishte ngulitur ideja, dikush kishte shpifur në kohë të qepës se ai ishte një amator. E pyeta a hapte më ekspozita dhe më buzëqeshi. Në të vërtetë Totot, unë i kam pas ditur se janë nga krahina ime më saktë nga Kurveleshi i sipërm, Progonati, Totat me emër dhe me dije, dhe Luani ishte nga ajo derë por e largët e famshme dhe bukurish e bukur nga ajo zonë malore, ku guri është mbizotëruesi me njerëz të leshtë siç i themi ne këtej nga qyteti ynë jugor. Luani ndërkaq shkoi diku dhe më solli një libër me plot 400 fletë me një titull impresionant, që dikur edhe unë e kisha përdorur një thënie të bektashinjve shqiptarë:” Dielli lind atje ku e perëndon”, mirëpo Luani e kishte zgjedhur disi të veçantë titullin e romanit të vetë historik njëfarë soji kështu:”Dielli perëndoi në lindje” dhe nuk kishte të bënte fare me historinë e bektashinjëve por me historinë dhe ngjarjet tragjike të viteve të para të çlirimit që jetuan ato vite në këtë qytet, ku tërmeti i luftës së klasave ishte ndoshta më i pamëshirshmi sepse këtu këta ishin më fanatik se Papa, pra më komuniste se Marksi më komunistë se vetë e Stalini pa le Enveri. 
Pa shqyrtuar librin do të them disa imtësira për autorin,piktorin dhe shkrimtarin dramaturg Luan Toto. Luani thamë se vjen nga dera e Totve. Mirëpo në kujtimet e tij Irfan Bregu, poet dhe gazetar e pedagog shprehet se që kur ishte nxënës në gjimnazin “Ali Demi”, ai dallohej në të gjithë djemtë e talentuar në fushën arteve. Pra Luani thotë gazetari i mirënjohur Bregu ishte në krye,madje edhe në artet pamore. Një shqyrtim të këtillë unë e shikoj si një dritare të vlefshme dhe për ti dhënë një përgjigje atij, që e përshkroi si një amator,atij që hodhi një grusht hi dhe krisi e iku si zuzar nëpër natën e tij,në botën e tij të mjegullnajave që jo pak herë kanë mbuluar kohërat dhe njerëzinë. Ndërkohë po u prezantoi shpejt vlerat e tij. Aktor në Teatrin profesionist të qytetit. Ka interpretuar role në dramën shqipe dhe të huaj. Ka shkruar drama si “Sezaiu”,”Arbeni” ,”Krismat e para”.Mirëpo ndërsa krijimtaria e tij po gjente një rreze shprese, drama :”Dritë në qiell” ngeci në vend. I keni parë mullinjtë me një rrotë të ngrënë, repartet aktive në artë kishin shtrënguar ingranazhin, Akuza dramaturgu Luan Tota që kishte qenë student në Poloni ishte në ndjekje si agjent polak, ndërsa i ndërpriten studimet, për të njohur realitetin e egër të burgjeve shqiptare. Unë kam pyetur ish kryetarin e degës së kulturës të asaj kohe H. Bani i cili më ka thënë se Luani është dënuar fare kot, ndoshta edhe për ti zënë vendin e punës. Luan Tota aktualisht është një krijues punëtor. Ka hapur tre ekspozita në pikturë, ka botuar libra dhe një roman historik.
KRIJIMTARIA E LUAN TOTOS 

Lëmi, që ai gatuan më mirë është ndoshta piktura. Realizmi dhe qyteti i tij jugor me det shfaqen çuditërisht bukur. Peizazhet i godet mirë. Ka një dorë të vëmendshme që shket me aq kujdes përmbi telajo. Nuk ngopesh për nga bukuria dhe lirizmi kur shikon Ujin e ftohtë. Të kësaj pjese gjen dhjetëra krijime të hedhura duke treguar se arti i tij më parë se të zbres atje është gatuar në shpirt. Në të vërtetë, brenda ndjen poezinë, si ai qelqi që thuhet uji, që zbret, dallgët që shkumëzojnë, shkëmbinjtë dhe plazhet e detit të jugut, gjithë jetë. Mua jo se më pëlqen realizmi por kam nostalgji për këto vende piktoreske,që sa i shikon aq më të magjepse shfaqen, keni parë detin dëshmitarë, dallgët, diellin, perëndimin, bluja e theksuar tek piktorët e Vlorës si vetë ngjyrimi i detit. Unë morra një kalendar të tij dhe pash vjeshtën e thjeshtë pa rivale të vetë,ashtu siç e kishte bërë nëna. Përroskat e pathara ujëshumë, kopshtije të harlisura, ujëvarë, bimësi, banesa, stinë dhe cikle që shumëzohen nën shi, mirëpo tuneli mbetet pjesë e zemrës për vlonjatet. Ai është zgjedhur këtë herë ndryshe, në hyrje por dhe në dalje të tij, për të thënë se bukuria e tij nuk është vetëm në fillesë, dhe ajo që të impresionon janë pemët shkurrnajë me ngjyra befasuese. Ka diçka të veçantë ky piktorë. Diçka që u përngjanë piktorëve të huaj që jo se bënë shumë, por më tepër lirinë e kishin me pashë, ajo që shumë krijuesve pikërisht në këtë vend, ju mungoi.

ROMANI 
Kur autori Luan Toto, më dhuroi romanin nuk besova se brenda atyre fletëve do të gjeje një stil të rrallë dhe një krijim mëse të arrirë. Ky roman mund të konkurrojë denjësisht me çdo libër të çdo mjeshtëri shqiptar. Mirëpo libri i L.Totos ka për të fituar. Një arsye mbetet për të shqyrtuar se nëse doni të mësoni jetën e një qyteti siç ka ndodhur në fillesën e viteve të para të çlirimit,në fletët e tij. Një vlonjate siç mund ta themi pa mburrje ka të shkruar atje historinë e tij një dëshmi e gjallë që nga ngjarjet e vërteta,personazhet, gjuhën e përdorur dhe gjithçka që i duhet .Unë do të thosha se ku autor ka rrëzuar në gjunjë qindra krijues nga ata, që nuk lënë rast për tu shfaqur nëpër TV, por L.Tota është i pazhurmë. Për këtë roman kanë dhen vlerësime shumë krijues të mirëfilltë të letrave shqipe që gjithsesi fjalën befasi e kanë në epiqendër të fjalëve të tyre për romanin. Nëse sot janë të mërzitshëm romanet, që servilen nga dhjetëra shtëpi botuese, ky roman është sinqerisht një shoqërues i mirë për lexues të pasionuar. Është fakt i njohur se krijuesit shqiptarë shumë prej tyre me dell, i fshehu koha. Njëri prej tyre Luan Toto nuk e zbeu koha jonë. Ai gjendet sa në pikturë me penel në dorë, e shikon në qendrën tregtare ku ka ekspozitë dhe nëpër muzgje duke ecur në rrugë me një cigare gjysmë të ndezur, të përhumbur në mendime krijuesi. Kush është ky Luan Toto, njeriu që u etiketua si agjenti polak, jo për gjë, por për ti ndryshuar rrjedhën e fatit të nisur për ta vithisur, mirë po ai mposhtet Luani dhe shpirti i tij ngadhënjimtar? Absolutisht që jo!
Luan Toto ,artist,piktor dhe shkrimtar

Krijimtaria
1-Sezaiu –novelë
2-Drite ne qeli- drame
3-Letra-drame
4-Arbeni –Drame për fëmijë
5-Krisma e pare – Drame për fëmijë
6-Nga cikli I romaneve
-Koha e Rinise se baballarëve
-Dielli perëndoi ne lindje
Përkthimi nga gjuha polake
1-Gjermanët –dramë
2-Dita e parë e lirisë- dramë
3-Rruga e superspiunit-Tregim
4-Misioni I gjeneral Betuarit 
5-Operacioni ‘Poli I veriut”
6-Dueli I spiuneve
7-Ku është Oberleutnanti Siebert
8-Katastrofa e Hiroshimës
9-Atentati kundër Kutscherit
10-Mullixhiu nga De-tregim
Pikture
Ekspozita te hapura gjithsejtë 4
Ka punuar mbi tablo me motive te ndryshme .
 

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Dibranët, e ndezën atmosferën me rastin e ditës së Flamurit, në Nju Jork

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

1-dibranet1-dibranet-2Nga Beqir Sina/SATEN ISLAND NYC : Bashkatdhetarët tanë nga Dibra e madhe, festuan mbrëmë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, festën kombëtare, në një atmosferë mjaft impresionues – e mbushur ajo për plot me, simbole, flamuj shqiptar e amerikan, e hijeshuar atë me të gjitha ngjyrat e simboleve tona kombëtare,

Darka festive e dibranëve u mbajt me 26 Nëntor, në një nga lagjet më të banuarat nga shqiptarët ata të emigruar vite më parë dhe dekadat e fundit, prej Dibrës së Madhe, ishullin njujorkez Staten Island, në lokalin e njohur “Vanderbild”.

Në këtë festë të flamurit, ishin tubuar më shumë se 450 bashkatdhetarë , me familjet e tyre, ku veçohen të rijnë e të reja dibrane, që u bën bashkë t’a përkujtojnë dhe festojnë ashtu të përbashkuar 28 Nëntorin, festën tonë më të madhe dhe më të rëndësishme kombëtare, e kremtuar kjo për 104 vjet në diasporën shqiptare.

Duke përkujtuar me këtë rast edhe ditën e shënuar,  28 Nëntorin e vitit 1912, kur Plaku i urtë e i mençur Ismail Bej Qemail, e ngriti flamurin e kuq e zi me shkabën me dy krena në Vlorën heroike, duke shpallur kështu 104 vjet me parë pavarësinë e Shqipërisë dhe realizmin e ëndrrës shekullore të shqiptarëve, shkëputjen e saj nga Perandoria Osmane.

Mbrëmja e madhe festive, e komunitetit dibran u udhëhoqe nga anëtari Shoqatës Atdhetare Dibrane, baritoni i talentuar dibran Bledar Maqellara, e moderuar kjo nga anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate, e cila kishte bërë një pune të madhe dhe të lavdërueshme, për realizmin me sukses të kësaj feste, që si u shprehen pjesëmarrësit “I kishte marrë malli të shifnin një festë të tillë nga dibranët që e kanë traditë në komunitet”.

Kjo veprimtari u hap me një profermancë përshëndetëse të bukur, të një grupi fëmijësh të veshur kuq e zi, nga Shkolla Alba-Life, me drejtues zotin Qemal Zylo , dhe zonjën Kozeta Zylo,  të cilët, si tha njëri prej fëmijëve, që po e prezantonte, këtë preformancë, se :” Ata, kishin ardhur nën kujdesin e dy drejtuesve të tyre, të cilëve edhe ju falënderuan, që të festonin së bashku, me prindërit e tyre, drejtuesit dhe mësueset  dhe së bashku me dibranët –  28 Nëntorin 1912  Shpalljen e Pavarësisë, dhe 29 Nëntorin 1944 çlirimin e Shqipërisë”.

Pas koncertit të bukur fëmijëve të shkollës Alba life, nën drejtimin e drejtorit të kësaj shkolle z. Qemal Zylo, dhe mësimdhënësve të saj, u këndua Himni kombëtarë, i te dy vendeve tona, ai SHBA i kënduar nga Valentina Papraniku dhe Himni i Shqipërisë, i kënduar nga baritoni Bledar Maqellara.

Më pastaj me një minutë duke qëndruar në heshtje, në shenjë respekti, është bërë nderimi i të gjithë, heronjve e dëshmorëve, që ranë për çështjen shqiptare.

Kryetari i Shoqatës Atdhetare Dibra, Dashnor (Danny) Miftari mbajti në emër të shoqatës, që ai drejton, një fjalim përshëndetës me rastin e 104 Vjetorit të Ditës së Flamurit.

Duke ju drejtuar pjesëmarrësve me urimet më të mira për ata dhe familjet e tyre, në emër të tij,  bordit drejtues po ashtu, e SHAD-it, kreu i dibranëve Dashi Miftari,  tha :”Urime festa, dita më e rëndësishme e kombit tonë , Dita e Flamurit 28 Nëntori 1912 , 28 Nëntorin e vitit 1912, kur Plaku i urtë e i mençur Ismail Bej Qemail, e ngriti flamurin e kuq e zi me shkabën me dy krena në Vlorën heroike, duke shpallur kështu 104 vjet me parë pavarësinë e Shqipërisë dhe realizmin e ëndrrës shekullore të shqiptarëve,- Atë flamur shtoi ai që me gjenerata është luftuar dhe derdhur gjak, për ta mbajtur kaq të krenar dhe sot e kësaj dite të valëvitet në çdo vend ku ka shqiptar”.

Me rastin e kësaj feste vazhdoi kreu i dibranëve, në Nju Jork, me qe jemi mbledhur  për të festuar Ditën e Flamurit, ne si shoqate “do të punojmë dhe përpiqemi gjithmonë të ndrisim dhe vlerësojmë të gjithë ato personazhe Dibrane, qe kanë bërë impakt në komunitetin tonë, pikërisht për këtë Flamur që ne festojmë, së bashku,” dhe kemi nderin më të madh që po ashtu sonte për të nderuar dy familjet Dibrane, ajo Egriu dhe Begu, të cilët kur atdheu dhe kombi ishte në rrezik, dhe kishin nevojë ata ju përgjigjen thirrjes për ti dalë ballë në mbrojtje këtij Flamuri , dhe vendit të tyre,”

U tha se Shoqata Atdhetare Dibra në Amerikë, ka ditur t’i nderojë dhe respektojë gjithmonë bijtë e saj, andaj ishte ky një rast i mirë, thanë ata për të nderuar në këtë 104 Vjetor, Ditës së Flamurit, me një pllakat mirënjohje akorduar nga Shoqata, edhe të dy bijve të saj, që kanë sakrifikuar, kur e kërkonte nevoja për çlirimin e Kosovës, lirinë e saj , luftën në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, dy ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, inkuadruar në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish ushtari i UÇK-së, Naxhi Egriu dhe Fatmir Abdulla – Begu.

Mirënjohjet në emër të familjeve të tyre , ata i pranuan me përkulje dhe respekt të madh, duke i dhuruar shoqatës Dibra, edhe ata nga një pllakat me Emblemën e njohur të UÇK-ës, dhe një skulpturë simbolike prej metali, ku ishte vendosur në xham,: një shqiponjë, e cila mbi dy kokat e saj mbante dy flamuj, atë të SHBA, dhe Shqipërisë, e para dhënë nga i biri i të ndjerit Fatmir  Abdulla – Begu, dhe tjetra, nga vëllai i Naxhi Igriut, ish kandidati për kongresmen Emin Igriu, cili mbajti edhe një fjalim emocional duke thënë :”Dibranët dinë të nderojnë dhe krenohen me bijt e tyre, gjatë gjithë historisë së tyre”.

Ndërsa, duke kremtuar po ashtu edhe 20- vjetorin e themelimit dhe krijimit të SHAD-it, u nderuan me pllakën e Mirënjohjes, për punën dhe kontributin e tyre, të dhënë në drejtimin e kësaj shoqate, që pa dyshim ata kan punuar dhe janë përpjekur vullnetarisht të punojnë për komunitetin dibran, të gjithë ish-kryetaret e Shoqatës Atdhetare Dibra në SHBA, prej krijimit të saj.

Një vend i veçantë në këtë festë iu dha edhe iniciativës së Shoqatës Atdhetare Dibra, kryesisë së saj, të rinjve e të rejave, dibran me në krye udhëheqësin e saj Dashi Miftari, atë regjistrimit të dibranëve në Amerikë, për të formuar një komunitetet lobues në Ishullin e Staten Island, që do të ishte i pari në komunitetin shqiptarë, në të gjithë SHBA

Ndërsa , ata që e “ndezën” me të vërtet atmosferën festive dhe e rritën gëzimin e pjesëmarrësve , duke krijuar një atmosferë të madhe gëzimi e festimi, patjetër që ishin muzika , muzikantët dhe këngëtarët : Grupi Fisnikët nga New Yorku, me  yjet e estradës shqiptare, këngëtarët e mirënjohur Dritan Jashari, Evzi Kaja , Agron Maqellarës, Morina, si dhe sopranoja Dëshira Ahmeti – Kerliu, dhe kitaristi i njohur dibran Arian Kerliu.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Ambasadorja shqiptare ne Washington festoi 28 Nentorin ne Tampa, Florida

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

dsc_0827Dielli informohet se ne Florida deget e Vatres kane organizuar festen e Pavaresise, Diten e Flamurit Kombetar, ne Tampa, Jacksonville, Orlando, por edhe jane bere pjese te festimeve te shoqatave te tjera te komunitetit te atjeshem. Keshtu, ne organizimin qe ka bere Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay (AHFT), ku ishte pjesmarrese ambasadorja e Shqiperise ne Washington, zonja Floreta Faber, Vatra kishte derguar z.Arjan Kushta, anetar i bordit te deges ne Tampa. Gearta Kraja njofton redaksine e Diellit se me rastin e festes te Pavarsise u organizua nje pritje koktej nga Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay (AHFT). Falenderojme te gjithe grupin organizator qe mbi 5 vjet ka sherbyer ne ruajtjen e tradites,  kultures dhe percjelljen tek brezat e rinj Shqiptar. dsc_0279Te ftuarit ne kete organizim 1-john-lulgj-amba-anaishin:

Ambasdorja Shqiptare ne USA: znj. Floreta Faber – e cila u falenderua me nje cmim mirnjohje si Ambasadorja e Pare qe viziton komunitetin e Shqiptareve ne Florida

Kryetari I bashkise Clearwater: George Cretkos

Kryetari I bashkise Bellair: Gary H. Katica

Drejtuse e shoqates Motra Qirjazi: Anna Kohen

Perfaqsues i Vatres: Arjan Kushta

Perfaqsues i Albanian American National Organization: John Lulgjuraj

Imami I xhamise ne Clearwater: Zt. Nestret

Grupi I Valleve Shqiponjat me korografe Rovena Kafilaj

Grupi Polifonik i Shqiptareve te Florides

Gjithashtu u falenderua dhe mesuesja Ilirjana Kullaj si mesuesja e pare ne Shkollen e Pare Shqipe “Iliria” ne Florida

dsc_0284Fotografite u bene nga Gearta Kraja

Te djelen u zhvillua Run for Albania (Vrapojme per Shqiperine) ku me teper se 100 Shqiptare morren pjese me logon Vrapojme per Shqiperine. Vrapuan 5 km ne plazhin me te bukur te Florides, ne Clearwater Beach.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Kosovë-28 Nëntori festohet në Boletin

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

0-Kosova feston 28 Nëntorin, manifestim edhe në Kullen e heroit të Pavarësisë së Shqipërisë Isa Boletini/

1-kulla

-Edhe sot, si përgjithmonë, përkujtohet se në Vlorë, bashkëluftëtarët e Isa Boletinit përbënin forcën e parë ushtarake të Qeverisë së parë shqiptare të kryesuar nga kryetari i saj Ismail Qemali, themeluesi i shtetit shqiptar, firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare/

PRISHTINË, 28 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Kosovë, një nga manifestimet e festës më të madhe të gjithë kombit – 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe  Flamurit Shqiptar,  po mbahet në Boletin, vendin e lindjes

0-2e Kullën në rajonin e Mitrovicës në veri të Kosovës, prej nga para 104 viteve heroi Isa Boletini me 400 bashkëluftëtarët e tij shkoi në Vlorë në krah të Ismail Qemalit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.Edhe sot, si përgjithmonë, përkujtohet se në Vlorë, bashkëluftëtarët e Isa Boletinit përbënin forcën e parë ushtarake të Qeverisë së parë shqiptare të kryesuar nga kryetari i saj Ismail Qemali, themeluesi i shtetit shqiptar, firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare.Manifestimi në Boletin mbahet nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. Kryeparlamentari Veseli ka thënë se sot është një ditë e madhe për kombin tonë, Dita e Flamurit Kombëtar.Sot, sipas Veselit, zemrat e të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, rrahin njësoj.”Për një shekull rresht e kemi festuar këtë ditë të madhe, me sy dhe zemër nga Vlora. Sot kësaj feste i shtohet dimensioni i munguar për 100 vjet. I shtohet Boletini, vendlindja e heroit kombëtar Isa Boletinit”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.Kreu i Kuvendit ka thënë se në fillim të shekullit 20, kodrës së Boletinit i ngjiteshin sa e sa burra.“Vinin nga të katër anët e Kosovës”, ka thënë Veseli.“Vinin për të kuvenduar me tribunin popullor për fatet e atdheut, në një kohë të zymtë dhe plot rreziqe për kombin”, ka shtuar ai.Kryeparlamentari Veseli ka thënë se ne e dimë, që ata bënë më të mirën për vendin e tyre, edhe pse rrethanat e kohës ishin shumë të vështira.“Sot, ne ngjitemi përsëri kësaj kodre, për të nderuar kujtimin e tyre”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.Ai ka thënë se vijmë, njëkohësisht, në këtë vend të shenjtë për kombin tonë, që të shprehim vullnetin dhe përkushtimin e qytetarëve tanë, përkushtimin e shtetit tonë, Republikës së Kosovës, për paqe dhe fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët tanë, për bashkëpunim dhe respekt reciprok, si dhe për demokraci dhe ecje të përbashkët në rrugën e integrimit evropian.Kreu i Kuvendit ka thënë se sot sfidat tona nuk janë më sfida të luftës, por të paqes.“Janë sfida për ta forcuar shtetin e së drejtës dhe për ta zhvilluar ekonominë prodhuese. Janë sfida për ta zhdukur varfërinë dhe papunësinë nga familjet tona dhe për t’u krijuar perspektivë të sigurt shkollimi dhe punësimi, në vendin e tyre, të rinjve tanë. Janë sfida për ta bërë të begatshme Kosovën dhe jetën e qytetarëve në jug dhe veri, në lindje dhe perëndim të saj”, ka thënë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.Në këtë ditë festive, nga ky vend i nderit dhe sakrificës, Veseli ka thënë se Republika e Kosovës është shtet i barabartë për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht dallimeve që ata kanë në etni, religjion apo shoqëri.“Sot, ndokush pretendon të vendosë kundërshti në mes identitetit shtetëror të Kosovës dhe identitetit kombëtar. Dikush flet edhe për përçarje flamujsh apo datash historike. Por, e kanë gabim. Të tillët vetëm tregojnë se sa pak e njohin historinë dhe sa të paqartë e kanë të ardhmen”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.Kreu i Kuvendit ka thënë se forcimi i identitetit shtetëror të Kosovës është begatim i identitetit kombëtar.“Është njëkohësisht fuqizim i paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë në rajonin tonë. Është përmbushje e idealit për të cilin luftoi gjithë jetën tribuni popullor Isa Boletini, por edhe brezat që erdhën pas tij, deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe komandanti legjendar i saj, Adem Jashari”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kujtimi për bacën Isë dhe veprën e tij në shërbim të atdheut do të jetë i paharruar.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Tahiri: NE DITEN E FLAMURIT RINISIN BISEDIMET TREPALESHE

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

ministrja_edita_tahiri-foto-300x200

Kosovë-Serbi, në Bruksel nisin bisedime tjera  trepalëshe/2bisedime-300x168Foto:Arkiv: Bisedimet Prishtine – Beograd/

– Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar se, kjo është hera e parë në jetën e saj që për ditën e flamurit kombëtar ka vendosur të punojë në vend se të festoj siç e kanë pasur traditë familjare, mirëpo ka thënë se këtë po e bënë me kërkesën e përfaqësuesve të BE-së sipas axhendës së të cilëve këto takime janë kërkuar/

Prishtinë, 28 Nëntor 2016-B.Jashari/ Në Bruksel fillojnë nesër bisedime të tjera trepalëshe në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Në këto bisedime që do të zgjasin dy ditë, në axhendë do të jenë çështjet e drejtësisë dhe kodit shtetëror telefonik për Kosovën. Në këto takime të dyja shtetet do të raportojnë për progresin e arritur në përmbushjen e obligimeve për zbatimin e këtyre dy marrëveshjeve”, thekson njoftimi dërguar nga qeveria e Kosovës.Bëhet e ditur se, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njëherësh kryenegociatore e Kosovës në dialogun e Brukselit ka arritur në Bruksel, ku sot do të zhvilloj takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian me qëllim që të bëhet një vlerësim për rrjedhat dhe rezultatet e dialogut gjatë këtij viti i cili po i afrohet fundit, si dhe për përcaktimin e dinamikave për përmbylljen e procesit zbatues për marrëveshjen për drejtësinë dhe për kodin telefonik shtetëror, për të cilën tashmë është përcaktuar se më 15 dhjetor 2016 Kosova do ta merr kodin vet telefonik nga ITU.“Në këtë raund të bisedimeve nuk do të bisedohet për çështjen e Asociacionit dhe për këtë çështje nuk është biseduar as në raundet e kaluara”, thekson njoftimi, ku shtohet se, “lajmet e lansuara nga pala tjetër se gjoja do të bisedohet për këtë temë janë të pasakta”.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklaruar se, kjo është hera e parë në jetën e saj që për ditën e flamurit kombëtar ka vendosur të punojë në vend se të festoj siç e kanë pasur traditë familjare, mirëpo ka thënë se këtë po e bënë me kërkesën e përfaqësuesve të BE-së sipas axhendës së të cilëve këto takime janë kërkuar. Ajo ka përcjellë urimin më të përzemërt për Festën e Flamurit gjithë shqiptarëve kudo ku janë. Në 25 nëntor, qeveria e Republikës së Kosovës ka paraqitur pranë Bashkimit Evropian raportin periodik mbi gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit mes Prishtinës e Beogradit, i cili përfshinë periudhën nga 16 qershori deri më 25 nëntor të vitit 2016. Ky raport paraqet vlerësimin zyrtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi progresin dhe sfidat në procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Dialogun e Brukselit. “Qeveria e Kosovës ka qenë dhe mbetet një palë konstruktive dhe serioze në dialog. Ne kemi bërë çdo përpjekje të mundshme në arritjen e marrëveshjeve dhe qëndrimin konsistent duke realizuar ato për çka jemi pajtuar. Parimi kryesor që na udhëheq është bindja se dialogu mund të ndihmoj për të transformuar marrëdhëniet armiqësore në marrëdhënie paqësore fqinjësore, për të cilën faktor qenësor është njohja e ndërsjellë mes dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në raportin e nënshkruar nga ministrja për Dialog, Tahiri.

Kosova dhe Serbia në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, takimin e parë kryeministror në Bruksel e kanë zhvilluar në 19 tetor 2012 dhe deri tash kanë zhvilluar 30 raunde, të fundit në 27 janar 2016.

Bisedimet në nivel kryeministrash kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, po ashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre, tani ministre e Dialogut.

 

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

GËZUAR 28 NENDORIN DHE REFLEKTIM PER NJËZETENANTËN!

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

2-besim-ndregjoni-300x200Nga Besim NDREGJONI/Sot mbushen 104 vite që kombi im  me emrin e bukur dhe domethans Shqipëri kremton mvetësinë e saj kombëtare duke u qëndruar dallgëve dhe rrufejave politike shoviniste të fqinjeve. Këtë ditë të shejtë e të lumnueme e ban çdo shqiptar krenar përpara botës së qytetrueme. Para 5 shekujsh  me 28 nëndor  1443 heroi legjendar  Gjegj Kastrioti Skanderbeu në këtë datë ngriti në Krujën historike dhe u betua në këtë  flamur dhe   qëndroi krenar përpara hordhive osmane duke shpëtuar krishtërimin europian. Mbas 4 shekujsh me 28 nëndor 1912  historia përsëritet dhe plaku i urtë e i mençuar me burra nga të gjith trevat shqiptare Ismail Qemal bej Vlora  do të ngrinte flamurin tone  kombëtar duke e shpallur Shqipërine në mvete e të pavararur. Kjo ditë e shejtë prej zotit çdo shqiptar kudo që ndodhet në Preshevë,  në Filat e Prezevë  në Ulqin e Shkup, Prishtinë e Tirane, dhe në të gjith rruzullin toksor na tregon identitetin tonë  kombëtar,. Na ban krenar dhe të denjë për emrin tonë shqiptar. Me këtë flamur përballuam pabesitë europiane dhe të fqinjeve tan të këqinj. Se një fjalë e moçme thotë “Fqinji i keq është për dreq.  Me 28 nëndor 1955 lindi heroi i shqiptarisë  komandanti syzgalemi i Kosovës së kombit shqiptar Adem Jashari. 28 nëndori është festë gjithëshqiptare që nuk perjashton asnje shqiptar apo krahinë sepse gjatë gjithë historise  ringjalli, mbajti, kultivoi , dhe ushqeu  shpresën e lirise e barazisë me kombet europiane,.” Gëzuar kombi im ditën e pamvarsisë, ditën e lumnueme prej zotit 28 nëndorin. Në këto 104 vite kombi im Shqipëria, dhe shqiptarët kaluan periudha të vështira si nga armiqtë e jashtëm ashtu dhe nga vete na shqiptaret.

Reflektim për 29 nëndorin ku  72  vite më pare  kombit tonë të  dashur ju instalua me forcën e armëve “guberna komuniste” e diktatorit Enver Hoxha  e cila për 45 vite u bë diktatura më  e pashembullt  për gjysëm shekulli që pasoi.

Para disa ditësh Kryeministri i jonë Edi Rama postoi në faqen e tije Tuiteter, nje kartolinë urimi ku në krahët e shqiponjës shkruajti “Gezuar festat 28 e 29 nendorin dhe në mes të saj vendosi simbolin e diktaturës yllin e kuq të bolshevizmit.. prita ndonjë reagim nga politika , por u shoqerua nga heshtja, media heshti, e ashtuquajtur shoqeri civile heshti.. simbolet e diktaturës në Shqipëri janë të ndaluar me ligj dhe me kushtetute, por kryeministri i shqiptarve nuk pyet as për ligj as për kushtetute.. kur krimi nuk denohet ai është i destinuar të përsëritet. Përse ma përçundon shqiponjën zoti Kryeministër! Kryeministër, po ju a jeni tradhëtar i sistemit ku jemi , që përbuzni shqiptarët që u vranë nga data 29 nëndorë,. Nënat motrat, djemtë kërkojnë eshtrat të ju bëjnë një varr dhe at mundësi nuk e kan se ju heshtni ndaj të drejtës njerzore të tyre. Juve,   nuk ju dhimbsen as dëshmorët komunistë po mos të jetë data 29 nëndori i Enver Hoxhës.
Bilanci që solli data 29 nëndor  1944 është e publikuar kur mbi 6000 veta u pushkatuan dhe këta pushkatime filluan që para datës  29 nëndor, mbi 30 mijë të burgosur politikë vetëm se nuk deshën “gubernën” e krimit, mbi 50.000 familje të internuar që nga mosha 1 vjeç e deri në moshën 90 vjecare. Shkatrimi total i shoqërisë  me formimin ideologjik të “njeriut të ri “ duke e xhveshur nga cdo lloj mentali moral e shoqëror. Kurse mazhoranca politike do të evokoi “betejat e lavdishme”  të epopesë së luftës kacake nën drejtimin e “komandantit legjendar”  sajesa të fantazive të poetëve dhe historianëve të regjimit, që kurorzohet  me një shifër imagjinar të 28.000 dëshmorëve , lista e të cilëve nuk pa kurrë dritën  në historigrafinë 72 vjecare, si për të dëshmuar  faktin  se ishte gjetje e bukur e imagjinatës  se ndonjërit që vendosi ti jap çdo km katror të truallit shqiptar  një martir imagjinar të luftës për komunizëm. Data 29 nëndor  i bëri shqiptarë komunist vrasës të vëllezëve të tyre dhe spiun të tyre. Diktatura komuniste në Shqipëri para 72  viteve,  u lind nga gënjeshtra, u rrit me dhunë të  organizueme, u mbajt me arbitraritet e çizme ushtarake dhe u mbështet nga antishqiptarët armiq shekullor të  ekzistencës së  kombit tonë . . Cila mendje normale , cila ndërgjegje  njerzore , cila gojë që shqipton fjalën dashuni gjen sot guximin  e marrzishëm dhe shtazarak me rikujtue  tmerret e së kalueme  komuniste,  dhe me një far krenarie neveritse. Ata që rikujtojnë  datat simbol të diktaturës ata janë turpi i kombit. Sot diktatori e ka një varr dhe shtëpinë të ngritur në këmbë. Lëreni të pushoi në gjumin e vdekjes  pa ringjallje. Por , çfarë të themi për mijëra qytetarë të ekzekutuar  në errsirat  e burgjeve të natës  pa hënë që sot akoma janë pa varr. Çfarë të themi mijëra familje me shtëpi të prishura  dhe sot pa një vatër familjare ku të mblidhen sëbashku. 4500 familje  presin eshtrat e humbura,. Ne, çdo datë 29 nëndor  NE ,do të kujtojmë krimet që solli kjo datë. Dhe do ti kujtojmë  Ata, e reflektojmë  mbi krimet komuniste  që mos ti rivrasim përsëri. Mos na e perbalteni 28 nëndorin me ditën e zezë kombëtare njëzetenëntën.  Përbuzja dhe heshtja u përket kriminelëve , Ne, na përket nderimi si detyrim për mos i rivrarë si data 29 nëndor!

FacebookTwitterGoogle+EmailShare


Shqipëria 104 vjet Pavarësi-Kosova feston 28 Nëntorin

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

 

28-nentor-kosove-han-i-elezit-Kryeqyteti Prishtina dhe qytetet tjera tradicionalisht në 17 vitet e lirisë e 8 vitet e pavarësisë së Kosovës mbushen plot valime flamujsh kuqezi dhe njerëz në festën e madhe në sheshe edhe me koncerte, me buçitje daullash si në dasma/

festa-28-nentor_blej-shqip-prishtine-27nentor2016

-Në Prishtinë sot u hap panairi “Blej Shqip”, ku gjatë tre ditëve ekspozojnë mallra mbi 100 biznese nga të gjitha trevat shqiptare/0

-Forca e Sigurisë së Kosovës festoi “Ditën e Forcës” – 27 Nëntorin/

OLYMPUS DIGITAL CAMERA
-Pjesë e festimeve të 28 Nëntorit është edhe përkujtimi i demonstratave shqiptare 1968, ku parulla qendrore ishin: “Republikë-Kushtetutë”, “Vetëvendosje”, “Kosovë-Shqipni, jemi nji”… Një nga kërkesat  e demonstratës studentore e gjithëpopullore të zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës  ishte ajo për  Universitetin e Prishtinës, i cili më pas është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 nëntor 1969/

demontrata-prishtine-27-nentor-1968

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

festa-28-nentor_blej-shqip-prishtine-27nentor2016-1

PRISHTINË, 27 Nëntor 2016/ Kosova po feston 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar Shqiptar, e cila është ditë pushimi me vendim të veçantë të Qeverisë.Kryeqyteti Prishtina dhe qytetet tjera tradicionalisht në 17 vitet e lirisë e 8 vitet e pavarësisë së Kosovës mbushen plot valime flamujsh kuqezi dhe njerëz në festën e madhe në sheshe edhe me koncerte, me buçitje daullash si në dasma.Në Prishtinë sot u hap panairi “Blej Shqip”, ku gjatë tre ditëve ekspozojnë mallra mbi 100 biznese nga të gjitha trevat shqiptare.

festa-28-nentor_blej-shqip-prishtine-27nentor2016-2

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e Republikës së Shqipërisë është bashkëorganizatore me komunën e Prishtinës dhe  hapjen zyrtare e bënë ministrja shqiptare Milva Ekonomi dhe drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Komunën e kryeqytetit të Kosovës, Genc Bashota.Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Hykmete Bajrami, priti sot në takim Ministren e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Milva Ekonomi. Pjesëmarrës në takim ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Ministrja Bajrami i uroj ministres Ekonomi dhe ambasadorit Minxhozi 104 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë duke theksuar se kjo është festë e jona e përbashkët.Ndërsa, ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, në Prishtinë vizitoi Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila festoi edhe “Ditën e Forcës” – 27 Nëntorin.Shqipëria do të angazhohet konkretisht të ndihmojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në procesin e transformimit në Forcë të Armatosur të Kosovës, theksoi ministrja Kodheli.E pritur nga ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ajo  tha se Shqipëria do të ndihmojë FSK-në dhe Kosovën  për  integrime euroatlantike si dhe  në axhendat dhe procedurat aplikuese që edhe Kosova të jetë pjesë e Kartës së Adriatikut A-5.Po ashtu, ministrja Kodheli shprehi  mundësinë e  trajnimeve të  pjesëtarëve të FSK-së në Qendrën e Trajnuese të Ekselencës së NATO-s që do të ngritet në Shqipëri.

28-nentor-qemal-minxhozi

Në qytetin më të madh lindor, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur të premten pasdite një seancë solemne për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ku ka marrë pjesë edhe Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, e shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Kosovë, Minxhozi.Ministrja Kodheli, e pritur nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pas seancës solemne ka vizituar ekspozitën tematike për nder të Ditës së Flamurit, në Galerinë e Arteve Pamore si dhe ka ndjekur shfaqjen e Trupës së Baletit Kombëtar “Xhulieta pa Romeon”, në Teatrin  e Qytetit të Gjilanit, pjesë e axhendës së festimeve treditëshe.

Qyteti i Pejës, më i madhi perëndimor,  është i pari në Kosovë që hapi festimet e 104 vjetorit të pavaresisë së Shqipërisë.  Komuna e Pejës në bashkëpunim me Ambasaden e Shqipërisë në Kosovë dhe Universitetin “Haxhi Zeka” kanë organizuar aktivitetet “Java e Nëntorit” për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.Në sheshin e Heronjve në qendër të Pejës në prani të shumë qytetarëve pejanë, ambasadori shqiptar Minxhozi dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, kanë bënë ngritjen simbolike të Flamurit Kombëtar.

Në qytetin më të madh verior të Kosovës, Mitrovicë, Ambasada e Shqipërisë në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës organizuan veprimtari në kuadrin e 104 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në aktivitetet festive mori pjesë edhe ambasadori shqiptar Minxhozi, i cili vizitoi edhe Kullën e heroit kombëtar, Isa Boletini. Me këtë rast u theksua se, Mitrovica gjithmonë ka qenë e njohur për figura të shquara që kanë bërë shumë për kombin. Në komunën e Hanit të Elezit, në rajonin më jugor, po ashtu  në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë u festua 28 Nёntori me pjesëmarrje edhe të ambasadorit shqiptar Minxhozi dhe kryetarit të komunёs, Rufki Suma.

Edhe në qytetet e lokalitetet e tjera të Kosovës me ngritje të mijëra flamujëve kombëtarë shqiptarë dhe shumë veprimtari festohet 28 Nëntori.

Në Kosovë 28 Nëntori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditë e Flamurit Kombëtar është festuar tradicionalisht edhe kur ishte e ndaluar, e tash festohet edhe për Pavarësinë e Kosovës të shpallur në 17 Shkurtin historik 2008 – plotësim i Pavarësisë Shqiptare të shpallur në Vlorë në 12 Nëntor 1912.

Në Kosovë, pjesë e festimeve të 28 Nëntorit sot është edhe përkujtimi i demonstratave shqiptare të para 48 viteve. Në 27 Nëntor 1968, në prag të Festës së Ditës së Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë, në Prishtinë marshi i  fillimtarëve të demonstratës (ndër të cilët ishte edhe korrespondenti juaj  – i Gazetës DIELLI, atëherë nxënës i vitit të tretë të Shkollës Normale, e cila zgjaste pesë vite) nisi në orët e pasditës nga Fakulteti Filozofik (tash Fakulteti Filologjik), dhe më pas deri natën vonë u mbushën përplot demonstrues rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të Kosovës. Aty ku nisi marshimi tash është një nga sheshet e Prishtinës -Sheshi i Demonstratave.

Kronistët kanë shënuar në faqe historie se, në vitin 1968, pas demonstratave të organizuara në 6 Tetor në Prizren, në 8 Tetor në Suharekë dhe në 19 Tetor në Pejë, në  27 Nëntor rinia, studentët dhe nxënësit, shqiptarët, demonstruan në Prishtinë, Gjilan, Podujevë e Ferizaj dhe në 22 e 23 Dhjetor në Tetovë. Parulla qendrore të këtyre demonstratave ishin: “Republikë-Kushtetutë”, “Vetëvendosje”, “Kosovë-Shqipni, jemi nji”…

Në demonstratën në Prishtinë  pati një të ri demonstrues të vrarë, ra nxënësi  Murat Mehmeti, u plagosën shumë demonstrues, u dënuan mbi 100 veta.

Një nga kërkesat  e demonstratës studentore e gjithëpopullore të zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës  ishte ajo për  Universitetin e Prishtinës, i cili më pas është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 nëntor 1969. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë,  në 15 shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës, i cili tash është një nga universitetet  publike të shtetit të Kosovës.

“Demonstratat e 1968-s u ideuan në ‘Universitet’ dhe e bënë Universitetin”, përkujton në këtë përvjetor në shtypin kosovar Prof. Dr. Murat Blaku, i cili ishte profesor në Degën e Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.

“Demonstratat shqiptare të 27 nëntorit të vitit 1968 në Kosovë, s’kishin asnjë lidhje me demonstratat e Evropës e të Beogradit, as ideore e as konceptuale. Ato ishin krejt autoktone, origjinale dhe me karakter të theksuar kombëtar”, vlerëson ai.Përkujton edhe se, prijësit e demonstratave morën shumë vjet burg, ndërsa disa nga mësimdhënësit universitarë hynë, për të mos dalë asnjëherë, në listat e zeza të Partisë-shtet e të policisë sekrete. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e kësaj jave ka marrë vendim që dita e festës së 28 Nëntorit të jetë ditë pushimi, pasi ende nuk është me ligj.Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, i miratuar në Kuvend në 21 maj 2008, ditën e 28 Nëntorit e përcakton si “Dita e shqiptarëve”- një nga “ditët memoriale”  e jo si një nga festat zyrtare, kur pushohet. Dekretimi i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e cila është miratuar nga Kuvendi  para 8 vitesh në 9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

 

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Basha përkujton Adem Jasharin

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Lulzim Basha: Heronjtë që sakrifikohen për lirinë, nuk vdesin në zemrat e kombit/

TIRANË, 28 Nëntor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përkujtoi sot komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në 61-vjetorin e Lindjes së tij.

I shoqëruar dhe nga figura të tjera të PD-së, Basha vendosi kurora me lule në bustin e komandantit të UÇK-së, në ditën e Festës Kombëtare.

Kombi shqiptar bashkohet me 28 Nëntor në festë dhe në kujtesë të sakrificës shumëshekullore për Liri dhe Pavarësi që nga 28 Nëntori i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, 28 Nëntori i Pavarësisë së Shqipërisë me Ismail bej Vlorën, tha Basha.nderim-komandantit-legjendar-adem-jashari-2

Në këtë varg datash të rëndësishme, vijoi ai, për ekzistencën, lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar, ka edhe një 28 Nëntor tjetër për të cilën i falemi Zotit si shqiptar, ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, para sakrificës së të cilit dhe para familjes Jashari përkulemi sot me nderim të thellë duke kujtuar për veten tonë dhe për brezat që vijnë se heronjtë që vendosin sakrificën sublime në altarin e lirisë dhe pavarësisë, nuk vdesin kurrë në zemrat e një kombi mirënjohës”

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Përfaqësitë diplomatike shqiptare festojnë 104-vjetorin e Pavarësisë

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

TIRANË, 28 Nëntor/- Me rastin e 104 -vjetorit të Pavarësisë përfaqësitë tona diplomatike kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh festive.  Ministria e Punëve të Jashtme përcolli nëpërmjet një galerie fotosh festimet e ndryshme në Francë, Suedi, Turqi, Emirate, Itali, Kanada, Hollandë, Greqi, Austri, Izrael, Maqedoni, Bruksel, Slloveni dhe Danimarkë, Florida, etj.Në disa prej ambasadave janë organizuar pritje nga ambasadorët për të festuar këtë ditë, ku kanë marrë pjesë figurat e njohura të këtyre vendeve. Në Florida të SHBA-ve e Suedi, nuk ka munguar edhe vallja shqiptare, ndërsa një statujë në Bruksel e kanë veshur me kostum popullor fëmijësh.Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, organizoi një pritje zyrtare në Hotel “Aleksandar Palace” ku morën pjesë përfaqësues të lartë të Parlamentit, qeverisë , partive politike, arsimit, kulturës, përfaqësues të mediave, shoqërisë civile etj.“Ne mbështesim me forcë integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionimin e plotë të shoqërisë multietnike në Maqedoni, si edhe aspiratat e këtij vendi për anëtarësimin në NATO dhe BE, duke inkurajuar plotësimin sa më shpejt të konkluzioneve të Samitit të Uellsit, përfshi edhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si garanci për funksionimin e një Maqedonie demokratike dhe si një shoqëri multietnike e shëndoshë, që ajo të jetë shteti i të gjithë qytetarëve të saj”, tha ambasadori Fatos Reka.Ndërsa në Prizren, Kosovë, ambasadori Qemal Minxhozi mori pjesë në disa veprimtari të organizuara në kuadër të Pavarësisë së Shqipërisë. Fillimisht, ai së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli morën pjesë në ceremoninë e përurimit të përmendores së profesorit dhe patriotit të shquar Ukshin Hoti.Më pas ai bëri vizita në familjen e patriotit Ymer Prizreni, Kryeministër i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si dhe në familjen e mësuesit veteran Hasan Ibri.I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ambasadori Minxhozi mori pjesë edhe në koncertin festiv kushtuar 28 nëntorit.Edhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik zhvilloi ceremoninë e ngritjes së Flamurit shqiptar me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë, pranë Komandës së Përgjithshme të Trupave të Dislokueshme të NATOS në Greqi.Në këtë muaj festimesh të komunitetit të shqiptarëve edhe shqiptarët e Italisë zhvilluan një sërë aktivitetesh ku ndër to ishte edhe “Dita e festimit me arbëreshët në kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër”.Ndërsa ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë për të kremtuar Ditën e Flamurit zgjodhi këtë radhë të jetë mes arbëreshëve në Romë. Aktiviteti filloi me një kuvend kushtuar martirëve, organizuar nga komuniteti italo-shqiptar i S. Atanasio ku referoi gazetarja e Radio Vaticanit, Klaudia Bumçi. Sot në kishën Sant Atanasio në Meshën e Shenjtë liturgjia u bë arbërisht. Gjatë omelisë Papas Giuseppe Barrale kujtoi Ditën e Flamurit e bekoi Shqipërinë e shqiptarët.Me rastin e Ditës së Flamurit dhe 104- vjetorit të Pavarësisë u organizua në Sarajevë një mbrëmje festive më bashkatdhetarë nga Bosnja Hercegovina, si dhe qytetarë të ardhur nga Shqipëria. Në këtë aktivitet mori pjesë Ambasadori Ilir Melo dhe Konsulli i Përgjithshëm i Nderit në Bosnje dhe Hercegovinë, Muharrem Zejnullahu.104- vjetori i Pavarësisë u festua edhe në EUFOR në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në ceremoninë me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë, organizuar në kampin ushtarak Butmir në Sarajevë nga përfaqësuesit shqiptarë pranë EUFOR, ishin të pranishëm ambasadori Melo përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse në EUFOR dhe NATO, si dhe Komandantja e zyrës së NATO-s në Bosnjë dhe Hercegovinë, Gjeneral Giselle Wilz.

Këshilli i Pakicës Shqiptare të Prefekturës së Zagrebit, Kroaci organizoi një mbrëmje festive me rastin e Ditës së Flamurit dhe 104-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku mori pjesë edhe diplomati Ilir Qorri nga ambasada e Shqipërisë.

“Kemi bindjen në këtë ditë të shënuar, se kombi shqiptar, së bashku me kombin mik kroat, do të jenë krah për krah së afërmi edhe në Bashkimin Evropian”, tha ai.
/a.gjonaj//ATSH/

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

28 Nëntor 2016

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

anton-cefa

Nga Anton Çefa/

28-a eFlamurit, ku valëvitet një histori sa tragjike aq heroike e njëpopulli  më të lashtë se koha.

28-a e Flamurit që mbulon Atdheun, gjithçka është tokë e qiell shqiptar. Flamur qëshpreh shpirtin e Kombit,dhee njëmendësonatë kudo ku merr frymë. Dëshmia më e gjallë e dashurisë sonë, e dhimbjes, e lavdisë, e krenarisë dhe e përkushtimit tonë. Përkushtimit deri në sakrificën më  sublime.

Simbol i njësisë së kombit.

Pëlhurë e shenjtë, e lyer me gjak, hapësirë qiellore, ku nuk e ndalë kurrë fluturimin një Shqipe e zezë me dy krerë.

Flamur, që e ngriti lart dora e Plakut me flokë të bardhë e me zemër edhe më të bardhë, Ismailit, sinonimittë Pavarësisë, të Lirisë, të së Ardhmes.

Flamur që ngrihet përmallshëm në gjysmështizë për tëpërkujtuar dëshmorët,  ata që i dhanëpëlhurës ngjyrën e gjakut të tyre të pastër, dhe forcën e krahëve Shqiponjës.

Flamur, ku shenjtërohet ideali i Atdheut, më fisniku ndër ideale.Ideali që mishëron dashurinë tonë të zjarrtë, respektin e thellë, krenarinë e merituar, gatishmërinë për t’i shërbyer, impulsin final të flijimit.

Flamur që ka një Himen, dhe jo vetëm një:

Himnin e një Drenove:

“Rreth Flamurit të përbashkuar

Me një dëshirë dhe një qëllim.”

Himnin e një Noli:

“O Famur gjak, o Flamur shkabë

O vent e vatr’, o nënë e babë!”

Himnin e një Fishte:

“Urra djelm, eh’u dhashtë e mbara!

Sod a kurr, me dekëp’rAtdhe!

Flamuriynë ,qe, u nisperpara. »

Flamurkusendërtohetçdogjë e jona, esencë e substancë, idealdhevullnet, idealdhendjenjë, idealifisëmdhendjenjë e zjarrtë, ideal i shpirtittëpastërdhendjenjëssëthellëtëdhimbjesnëzemër.

Flamurqëshpalltëvërtetënhistoriketëpopullittonë,bëntënjohurtëmirën e zemrëssëtij, pasqyronbukuritë e Atdheut. E vërteta, E mira, E bukura – kjo sintezë metafizike e Atdheut tonë!

Flamur ku janë shenjtëruar virtytet humane, që dëshmojnë fisnikëri dhe  ideal, nder, besë e burrëri.

Dhe, më në fund, Flamur që ndjen dhimbje, kur e sheh që Shqiperia, që mposhti një ferr të përgjakshëm e absurd, në emër të demokracisë, për të ndërtuar një ferr tjetër kuqalosh – po në emër të demokracisë –, po aq absurd satë parin.Absurd, sepse është«Rilindje » e të parit.Dhe kur i përjeton këto ndjen neveri, neveri e përbuzje, përbuzje e inat, inat e urrejtje që të shtrëngon gjoksin, që dhemb.

Gjithsesi, Famur që do të rrojë në përjetësi:

“Se Zoti vetë e tha me gojë,

Që kombe shuhen përmbi dhe,

Po Shqiperia do të rrojë,

Për të, për të luftojmë ne.”

 

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

DËSHMORË, APO KOLABORACIONISTË ?

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

A duhet të jenë Skënder Muço, Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini dëshmorë të Atdheut dhe të nderohen  si të tillë, apo duhet të mbeten ende si kolaboracionistë?/

Butka

Nga Uran Butka/

Të trondit dhe të habit fakti, që në çdo përvjetor të çlirimit nderohen e përkujtohen vetëm brigada të Ushtrisë NÇ, ngjarje dhe luftëtarë e dëshmorë të Luftës Nacionalçlirimtare, bëhen homazhe institucionale dhe vendosen kurora dhe shkruhet vetëm për ata, por nuk përmendet asnjë luftë e faktorëve të tjerë antifashistë  apo  dëshmorët e tyre, Edhe pse kanë kaluar mëse 70 vjet nga ajo kohë lufte dhe mbi dy dekada kohë paqeje e reflektimi, përsëri mbahen po ato koncepte, vlerësime  dhe qëndrime politike dhe historiografike për luftën antifashiste, përjashtohen e baltosen si armiq, tradhtarë e kolaborcionistë faktorët e tjerë antifashistë, si edhe luftëtarët e dëshmorët nacionalistë, që luftuan dhe ranë për lirinë. Këtë punë bëjnë edhe historianët  e studiuesit e ideologjizuar e të politizuar, që i fryjnë avazit dhe urrejtjes së vjetër.Madje, çuditwrisht nuk përkujtohen as luftëtarët antifashistë të majtë, si Ymer Dëshnica, Mustafa Gjinishi, Llazar Fundo, Shefqet Beja, Gjergj Kokoshi,  Riza Dani e shumë të tjerë, që ishin pjesë e Luftës NÇ dhe luftuan për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, ndryshe nga E.Hoxha dhe klika e tij terroriste, që luftonte vetëm për pushtet dhe që i asgjësoi ata.Nuk mund të arrihet pajtimi kombëtar, paqja e brendshme dhe uniteti kombëtar, pa të vërtetën historike dhe drejtësinë. Nga e drejta për çdonjërin, tek paqja për të gjithë.

Ekujlibri shpirtëror, për të cilën kemi aq shumë nevojë, kërkon doemos edhe rivlerësimin objektiv të historisë dhe drejtpeshim të politikës.

Një shëmbull që do të sjell, për të konfirmuar këtë shqetësim të gjerë kombëtar, njëherësh edhe si një debat historik dhe politik, është nacionalisti Skënder Muço

Lindi në Tragjas të Vlorës në vitin 1904. I ati, Dauti, luftëtar i Pavarësisë dhe daja, Alem Tragjasi, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit më 192 dhe në luftën e Vlorës më 1920, lanë gjurmë te Skënderi i vogël. Shkollën e ulët e kreu në Shënmitër në Korone të Kalabrisë, ndërsa fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Bolonjës – “Skënder Muço punon shumë në Itali për çështjen shqiptare” – shkruante  Halim Xhexho Tërbaçi.  U kthye në atdhe dhe punoi si avokat. U arrestua më 1932 si pjesëtar i organizatës politike “Lëvizja e Vlorës” dhe u dënua me vdekje. Falë presionit të opinionit publik dhe vetëmbrojtjes së shkëlqyer, iu fal jeta. Megjithatë mbeti kundërshtar i Zogut dhe i monarkisë. Më 7 prill 1939 mori pjesë në demonstratat antifashiste organizuar në Vlorë kundër pushtimit italian. Më pas mori pjesë në rezistencën shqiptare në anën e Ballit Kombëtar, duke qënë anëtar i KQ. Thirrjes për bashkim pa dallim feje, ideje e krahine iu përgjigj pozitivisht dhe mori pjesë në Konferencën e Pezës si person, me mendime të ndryshme nga E.Hoxha. Ishte anëtar i delegacionit të Ballit Kombëtar në Konferencën e Mukjes dhe ndihmësoi na arritjen e marrëveshjes historike të Mukjes ndërmjet Ballit Kombëtar dhe Nacionalçlirimtares. Në fund të nëntorit 1942 Hysni Lepenica dhe Skënder Muço formuan çetën e parë nacionaliste të Vlorës me emrin “Shqiponja”,. Në krye të saj ai mori pjesë në shumë luftra kundër pushtuesve fashisteë e nazistë, siç në Gjorm, Dukat,  Qafën e Dushkut, Logara, Grehot,  Selenicë, Greshicë, Drashovicë, etj.

Skëder Muço ishte misionar i bashkimit. Ai ka marrë pjesë në disa takime në rrethin e Vlorës me përfaqësuesit e Nacionalçlirimtares. Frymëzoi  e drejtoi disa beteja të përbashkëta  kundër pushtuesve. Më datën 9 shtator 1943 çeta “Shqiponja” hyri në Gjirokastrën e çliruar. Po botojmë me këtë rast letrën e Skënder Muços drejtuar komandës (shtabit) të forcave partizane në Cepunë, afër Gjirokastrës.

Shqipëri e lirë, datë 12.9.1943

Organizatës Nacionalçlirimtare

Cepunë

  1. Gjirokastra është në duart tona. Kemi mbetur të rezervuar për të marrë vendime të rëndësishme në lidhje me situatën që u krijua, sepse kemi pritur bashkëpunimin tuaj. Përsa i përket luftës, këtë e vazhdojmë dhe do ta vazhdojmë përderisa të lirohet krejtësisht vendi ynë. Aq e vërtetë është, sa edhe pardje kemi pasur një ndeshje më armë më fuqitë gjermane në të cilën kanë mbetur të vrarë tre gjermanë dhe një i plagosur. Nga ana jonë mbeti vetëm një i plagosur.
  2. Kundër okupatorit italian ne jemi hedhur në luftë me kohë dhe është kot të bëjmë sot polemika të parëndësishme. Të gjitha forcat tona kanë marrë urdhër që t’u bien gjermanëve.
  3. Qëndrimi armiqësor kundra okupatorit konstatohet veçse me vepra; në këtë çështje jemi kategorikë dhe e dimë se, duke vepruar kështu, mbrojmë interesat e Atdheut.
  4. Duhet të dini se ne kemi shpirtin e drejtësisë shumë të lartë, nuk pranojmë të na bëhen akuza si organizatë; kush të ketë kryer krime, ka për të dhënë llogari. Porsa i përket tradhtarit Nexho Bejleri dhe të tjerëve si ky, kjo është çështje e brendshme e Partisë, megjithatë këta janë ndëshkuar si të tillë dhe do marrin ç’ka meritojnë.
  5. Askush nuk ju ka mohuar të drejtën që kini luftuar për atdheun e përbashkët dhe ftesa që iu bë nga ana jonë (më 11.9.1943) ka kuptimin e saj në këtë drejtim. Veçanërisht nga kjo ne kemi hyrë në marrëveshje me organizatën tuaj në Mukje dhe jo me ndonjë parti tjetër. Nëse organizatës suaj i është atribuuar ndonjë frymë tjetër politike, nuk është faji ynë. Megjithatë, posa na u njoftua që bëni luftë për të çliruar atdheun e përbashkët, muarmë kaq dhe u kënaqëm. Me organizatën tuaj kemi pasur bisedime gjithmonë dhe dëshirojmë që së këndejmi t’i bëjmë gjërat edhe më të mira.
  6. Shqipëria është një nga shtetet që njihen si aleatë dhe aleanca jonë me kombet e mëdhenj – Amerikë, Angli, Bashkimi Sovjetik – është një fat për Shqipërinë. Ne njohëm me kënaqësi aleancën me demokracive dhe dëshirojmë që veprimet tona politike të marrin nisjen e tyre në harmoni më politikën që do të vazhdojnë Aleatët tanë të mëdhenj.
  7. Koha ngut, presim të marrin nisjen e tyre në harmoni me politikën që do të vazhdojnë Aleatët tanë të mëdhenj. Koha ngut, presim të marrim kontakt sa më parë me ju.

Rroftë Shqipëria!

Për organizatën e Ballit Kombëtar

Avokat Skënder Muço (AQSH, F.222 d.6. v1943)

Skënder Muço në thelb ishte një socialdemokrat perëndimor. Bashkë më Musine Kokalarin  themeluan  Partinë Socialdemokrate shqiptare dhe botuan në disa  numra edhe gazetën “Zëri i Lirisë”, organ i kësaj partie, si një alternativë e Ballit Kombëtar, që kishte një program socialdemokrat (Dekalogu).

Skënder Muço  ishte koordinator i Ballit Kombëtar me Aleatët e mëdhenj Antifashistë, sidomos me misionin anglez të Anton Ruejlit dhe me misionin amerikan të Togerit amerikan Tomas. Në një letër të Nako Spirut drejtuar E.Hoxhës dhe M.Popoviçit më 9 prill 1944, shkruhet: “Skëndër Muçon e kërkojnë gjermanët, pse në Dukat mban njerëzit e tij anglezë”(AQSH f.14 d.9 v.1944). Oficeri amerikan Tomas thotë se S.Muço ka ndihmuar dy oficerë anglezë dhe për këtë arsye e kanë pushkatuar gjermanët. (AQSH, F.14 d.16 v.1944)

Më 10 gusht 1944, kur nacionalistët Skënder Muço, Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini po ktheheshin për në Vlorë, pas takimit me misionin  britanik, u kapën nga gjermanët, që i kërkonin vend më vend dhe, në mesnatën e 10 gushtit 1944, i pushkatuan në fshatin Bubullimë të Lushnjës.

A duhet të jenë Skënder Muço, Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini dëshmorë Atdheut dhe të nderohen  si të tillë, apo duhet të mbeten ende si kolaboracionistë?

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

SHPIRTI VATRAN DHE FESTA E 28 NENTORIT 2016 NË NJU JORK

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

NGA DALIP GRECA/

1-albnainan-hymn-asll-bucaj4

Presidenti i Nderit i Vatrës, 91 vjeçari Agim Karagjozi dhe Jonuz Ndreu(i paralizuar) sfiduan pleqërinë dhe sëmundjet dhe erdhën në Festën e Flamurit. Ata ishin “heronjët” e festës së Flamurit këtë radhë. Që të dy, ikona të nacionalizmit shqiptar, që përfaqësojnë shpirtin e qëndresës vatrane. Nju Jorku pati dy manifestime kryesore për 28 nëntorin e këtij viti, një me 26 Nëntorit, ku u tubuan ata që për dy vite i bashkohen ansambëlmenit Mark Gjonaj, një nismë që mbushi 2 vjetë- dhe ai tradicionali, 104 vjeçar, tubimi i Vatrës dhe Bashkësisë shqiptare( Komunitetet Fetare, Vatra, Legaliteti, Rrenjët Shqiptare(Albanian Roots), Shoqata “Rugova”, Shoqata “Miqtë e Korçës”, “Albanian Ameican Open Hand Association INC”) etj.Në mbrëmjen e Vatrës ishin të pranishëm te tre brezat,- të rinjët dhe fëmijët e panë me sytë e tyre se ç’është magjia e Flamurit Kombëtar; ata përjetuan në shpirtrat e tyre, dashurinë për Flamurin dhe përlotjen para Flamurit të dy vatranëve veteranë. Ç’magji veproi tek këta dy vatranë të moshuar e të sëmurë, që të braktisin shtratin për të ardhë në Festën e Flamurit? Ky është sekreti i Vatrës, që nuk arrijnë ta kuptojnë disa, natyrisht të vonuar në festa të tilla. Kështu e kanë ruajtur jetëgjatësinë e Federatës vatranët e dimrit dhe të beharit. Ata qëndruan edhe atëherë kur shteti komunist u kundërvinte “militantët” që valonin Flamurin me yll(Beogradi dhe Tirana, në këtë pikë bashkoheshin). Vatranët nuk u dorëzuan; e mbajtën fort Flamurin kuq e zi. E mbajnë edhe sot. Do  ta mbajnë edhe nesër.

1-alb-dom-pjeter1-agimin1-a-nuzi-torte1-ambasad-besiana1-ambasad-teut-2

***

Nuk ka qenë i lehtë hartimi i kronikës së Festës të Flamurit, Organizuar nga Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, mbrëmjen e së Dielës, 27 Nëntor 2016 në EastWood Manor në Bronx, NY. Sa herë e skicoja në mendje kompozicionin e kronikës,më prishej rregulli tradicional i ndërtimit të një kronike klasike, ku nisja duhet bërë nga Hymnet, bekimi i festës, prezantimi i të ftuarëve kryesorë; ambasadorëve, politikanë, përfaqësuesëve të organizatave, fjalimmbajtësit  etj… E nisja kronikën dhe e fshija sërish nga kompjuteri sepse  më dilnin përpara dy simbolet e Vatrës,protagonistët e Festës, që kishin ardhë me sakrifica të mundimshme deri aty; njëri (Jonuz Ndreu) i ulur në karrocë (Welchair) pas paralizës që ka pësuar prej kohësh dhe i ndihmuar nga vajzat e tij Desi dhe Xhemilja,Sokoli, Astriti,Çezari, Fatbardhi,  Kastrioti, Shpetimi dhe të afërmit e dashur të tij,përfshi dhe një tavolinë me miqtë e tij, si dhe Agim Karagjozi i ndihmuar nga i biri Zyhdi Karagjozi dhe nipi…

dsc012821-ansambel-flet-mark1-gjoni-flet1asllan-salle1-a-salle-polt-valle

Ata ishin protagonistët e mbrëmjes. Shumë prej të pranishmëve në festë nxitonin të kishin një foto kujtimi me Inxhnier Agim Karagjozin, president Nderi i Vatrës, drejtues i saj për dy dekadash, dhe Jonuz Ndreun, ish ushtarak amerikan, pinjoll i Ndrejëve, nip i Elez Isufit,piramidës së kufijëve të Atdheut, vatran deri në kockë. Ata ishin “heronjët” e festës së Flamurit këtë radhë. Që të dy, ikona të nacionalizmit shqiptar, që përfaqësojnë shpirtin e qëndresës vatrane.

1-dega-queensdsc01230dsc013411-albanian-salledsc01595

…Nuk e di nëse mund t’ia ofroj përfytërimin e atmosferës lexuesve të largët, që nuk ishin natën e festës me vatranët. Askush prej organizatorëve nuk mund të arrijë që të sjellë në Festën e Flamurit burra të tillë, që e kanë në shpirt Flamurin si simbol të Kombit. Çdo llojë organizatori, mund të bashkojë qindra, ndoshta dhe mijëra pjesmarrës në një festë, por nuk mund të sjellë burra të atillë që  Flamurin e kanë të shenjtë dhe për të kanë luftuar tërë jetën, dhe në nder të Flamurit Kuq e Zi, braktisin shtratin, ku shtyjnë sëmundjen dhe vijën e bashkohen me brezat e vatranëve. Ata që në karrierën e tyre janë “takuar” vonë me Flamurin Shqiptar, e kanë të pamundur t’i kuptojnë se çfarë i detyron ata për të qenë pjesë e Festës së Flamurit, edhe kur shëndeti nuk i lejon, edhe sëmundja i tërheq nga vetja… Duhet ta kesh në gjak atdhetarizmin, ja kështu si këta….shpirtrat e këtyre burrave atdhetarë janë të njësuar me Flamurin si akt patriotizmi dhe atdhedashurije.Vatrani veteran Jonuz Ndreu ka porositë edhe një tortë me Flamurin Kuq e zi. Ç’dhuratë më të bukur do të kishte ajo mbrëmje përveçse asaj torte me Flamurin kuq e Zi?

Dikush më pyeti në mbrëmjen e darkës së Flamurit: Përse nuk u bashkuat me manifetsimin e Bruklinit?Ç’ti thosha? Ajo traditë e re bashkimi nisi vjet,ndërsa këta vatranë dhe bashkësia shqiptare kanë 104 vjet bashkë që mbahen pas atij Flamuri. Ata ishin tek Flamuri,kush guxon t’u thotë: Lereni se tash do ta marr unë Flamurin?!Ta fillosh tani traditën do të thotë të fshishë nga kujtesa 104 vite! Po atëherë përse i numërojmë vitet nga 28 Nëntori i 1912 deri më sot? Kur shoqatat e  katundeve dhe krahinave në Amerikën e Veriut u bashkuan më 28 Prill 1912 në Vatër, Faik Konica tha: Tash do të bëhet Shqipëria! Po mos vallë, 104 vite më pas, duhet të kthehemi sërish tek shoqatat krahinore për të bashkuar Kombin?

Në mbrëmjen e Vatrës ishin të pranishëm te tre brezat,- të rinjët dhe fëmijët e panë me sytë e tyre se ç’është magjia e Flamurit Kombëtar; ata përjetuan në shpirtrat e tyre, dashurinë për Flamurin dhe përlotjen para Flamurit të dy vatranëve veteranë. Ç’magji veproi tek këta dy vatranë të moshuar e të sëmurë, që të braktisin shtratin për të ardhë në Festën e Flamurit? Ky është sekreti i Vatrës, që nuk arrijnë ta kuptojnë disa, natyrisht të vonuar në festa të tilla. Kështu e kanë ruajtur jetëgjatësinë e Federatës vatranët e dimrit dhe të beharit. Ata qëndruan edhe atëherë kur shteti komunist u kundërvinte “militantët” që valonin Flamurin me yll(Beogradi dhe Tirana, në këtë pikë bashkoheshin). Vatranët nuk u dorëzuan; e mbajtën fort Flamurin kuq e zi. E mbajnë edhe sot. Do  ta mbajnë edhe nesër.

Bashkë me Vatrën në Nju Jork edhe degët e saj në Amerikë e Kanada organizuan festimet e Pavarësisë. Vetëm në Florida Vatra kishte tri manifestime. Dega e Tampës mblodhi 650 vetë ën manifestimin e saj, por ambasadorja e shtetit shqiptar, nuk iu përgjigj ftesës së Vatrës. Vatarnët nuk mërziten ata i kanë bërë festat e Flamurit pa ambasadorë për 50 vitet e  Komunizmit, kështu që mund ti bëjnë edhe tani. Gjithësesi gazeta Dielli e pasqyroi aktivitetin, ku shkoi ambasadorja.

Vatra e organizon Festën e Flamurit si detyrim shpirtëror të parardhësve të vet, ndërkohë që sot përpiqen që ta shfrytëzojnë këtë ditë edhe për të bërë para’, edhe për të bërë karrierë, ca janë kthyer në “tregtar Flamujsh”. Për këtë ditë të shënuar duhet jo vetëm të festojmë, por edhe të reflektojmë.Siç thoshte luftëtari i lirisë, një ndër ata që qenë krah Ismail Bej Qemal Vlorës në aktin historik të ngritjes së Flamurit me 28 Nëntor, tribuni  Luigj Gurakuqi:” E kremtja e 28 Nândorit duhet të jetë për né të gjithë, jo vetëm nji ditë gëzimi e dëfrimi, por edhe nji ditë pendimi në të cilën të mbledhim mendjen e të bâjmë sqyrtimin e vetdijes s’onë. Në këtë ditë duhet të vêmë të gjithë dorën në zemër e të pyesim veten t’onë ndë a kemi bâmun gjithkund e gjithmonë detyrën qi kishim përpara Atdheut.?”

Shembulli i dy vatranëve na dikton respekt: Faleminderit Agim Karagjozi! Faleminderit Jonuz Ndreu! Na  e hijeshuat Festën e Flamurit!Po kjo diasporë,a  do ët reflektojë ndonëjherë se si po e kryen misionin e saj për të frenuar asimilimin e shqiptarëve, veçanërisht në Mal të Zi, Luginën e Preshevë-Bujanoc, detyrimin që ka ndaj Çamërisë, apo do të vazhdojë me folklorizëm derisa të asimilohen fare vëllezërit tanë ? Ja ky do të përbënte aktin e Pendimit tonë për detyrën e moskryer, qoftë dhe në Samitin e Kryeminsitrit në Tiranë.

KRONIKA E FESTIMIT

Manifestimi i përvitshëm i Festës së Flamurit nga Vatra dhe Bashkësia shqiptare në Nju Jork, u mbajt të Djelën me 27 Nëntor 2016 në EastWood Manor. Një sallë e madhe me kapacitet prej rreth 600 vendesh, hijeshuar me flamuj kombëtarë dhe ngyrat kuq e zi, ishte e mbushur plot. Tre breza festuan bashkë. Fëmijët dhe të rinjët ishin veshur me simbole kombëtare.Manifestimin e Vatrës e nderuan:Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Besiana Kadare, Konsullja e përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, ambasadorja Teuta Sahatçiu,ansambëlmeni i shtetit të Nju Jorkut Mark Gjonaj, Famullitari i kishës “Zoja e Shkodrës” dom Pjetër Popaj, Imam Muhamet Osmani i Qendres Islame Shqiptaro-amerikane ne Garfield dhe Xhamine e Brooklynit,  dhe nje grup përfaqësues nga Qendra Islame Shqiptare në Garfield, NJ, Imam Edin Gjonaj nga Qendra Shqiptaro-Amerikane Islame në Queens, si dhe ligjëruesit e Simpoziumit për Faik Konicën, studiuesit Fotaq Andrea dhe Arjeta Ferlushkaj.

Festën e ka hapë zv/kryetari i vatrës Asllan Bushati. Në fjalimin e tij z. Bushati tha: Të nderuar bashkatdhetar, përfaqesues të komuniteteve fetare, diplomatë, vatranë, përfaqesues të medias, artistë dhe të rinj të komunitetit shqiptar  në NY dhe më gjërë. Më lejoni që në emër të organeve drejtuese të Vatrës ( të Këshillit Drejtues dhe të Kryesisë), të Kryetarit Dr.Gjon Buçaj dhe të komisionit të organizimit të përvjetorit të 104 të pavarsisë t’ju uroj mirseardhjen.

Vatra jonë e dashur  gati 105 vjeçare, si asnjë institucion ose organizëm shtetror, për të 104-tën herë në vazhdim të traditës së trasuar nga korifejt e saj Faik Konica e Fan Noli, vazhdon të festojë ditën e Flamurit tonë Kombetar dhe ditën e Pavarsisë. Këto festime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, jo 104 por ndoshta edhe 1004 vite të tjera, sepse Vatra është simbol i bashkimit për çuarjen përpara të çeshtjeve e të punëve të mëdha kombëtare.Parlamentarët, qeveritë e të zgjedhurit vendor e qëndror shkonë e vijnë, por Vatra jonë e dashur do të ndjek traditën dhe do të jetë oponencë e qeverive e personaliteteve të larta të zgjedhura, për të çuar gjithnjë përpara kauzën kombëtare shqiptare.Te nderuar bashkatdhetar, në një periudhë të shkurtër kohore, Vatra ka organizuar aktivitete të rëndësishme kushtuar figurave të  madhore të Kombit si Fan Noli, Arshi Pipa, Akademik Mark Krasniqi, por më e rëndësishmja ka qenë ajo e këtij viti (2016), “Viti Konica”, e cila u mbyllë dje me një konferencë shkencore, promovim librash, konkurs  letrar dhe ekspozitë. Në këtë aktivitet morën pjesë me libra, studime, ese, artikuj studimor etj, personalitete të ndryshme dhe njohës të mirë të të madhit Faik Konica, një prej të cilëve është sonte midis nesh, Zoti Fotaq Andrea të cilin gjej rastin ta  përshëndes përzemersisht. Por një punë të madhe dhe të mundimëshme ka bërë edhe grupi i  punës i Vatrës  ku dëshiroj të veçoj “trup vogëlin e punëmadhin “, anëtarin e Kryesisë dhe Editorin e “Diellit”, Zotin Dalip Greca ,pa të cilin do të ishte i pamundur përfundimi me sukses i aktivitetit.Me këtë rast e përshëndes atë me shumë respekt. Po ashtu dëshiroj të përshendes edhe anëtarin e Kryesisë së Vatrës Prof. Mithat Gashi dhe antarin e Keshillit Drejtues gazetarin e studiuesin e nderuar Idris Lamaj per ndihmesen qe dhane.

Aktivitetet e Vatrës janë të shpeshta, por ato  do të ishin të vakta e deri të pamundura për t’ja bërë me dije publiku, pa ndihmesën e madhe që na ka dhënë TV Kultura Shqiptare me të nderuarin Adem Belliu, Gazetarin e TV 21  Halil Mula, gazetari e fotografi i talentuarin Dritan Haxhia dhe miku i  Vatrës gazetarin Beqir Sina, të cilët i përshëndes  gjithashtu përzemërsisht.

Të nderuar pjesëmarrës më lejoni që si moderator të kësaj mbrëmje   t’ju praqes artistin shumë të mirnjohur të të gjithë trevave kombëtare dhe vatranin e nderuar Frederk Ndoci, i cili me zërin e tij brilant, me kolegët e tjere këngëtar dhe me orkestrën e tij, do te na argëtojë me këngë e valle nga gjithë trojet kombëtare.

BEKIMI I FESTËS, MESAZH DASHURIE PËR KOMBIN DHE FLAMURIN

Në traditën e Vatrës,janë pjesmarrës të tre besimet fetare, ku çdo vit e mbanë fjalimin njëri prej klerikëve. Këtë festë e bekoi famullitari i Kishës Katolike Shqiptare dom Pjetër Popaj. Me një gjuhë të bukur shqipe, me fjalë të zgjedhura, ai përcolli mesazhe kombëtare.Duke iu drejtuar personaliteteve të ftuara; klerikëve, ambasadores Kadare, Konsulles Sahatçija, Kryetarit të Varës dr. Gjon Buçaj, vatranëve,të gjithë pjesmarrësve, dom Pjetër Popaj uroi Festën e Flamurit! Për çdo vjet, tha Ai, e kremtojmë këtë festë duke falenderuar Zotin, dhe duke kujtuar e nderuar heronjët tanë, që kanë dhënë jetën për këtë ditë. Dita e Pavarësisë është edhe dita e përgjegjësisë. Në këtë përkujtim mbajmë gjallë ndjenjat tona kombëtare, dashurinë tonë për Atdhe e histori.

Më tej ai citoi Faik Konicën:”Kujtimi i 28 nëntorit të 1912-ës, nuk është një goditje kundra fqinjëve tanë, jo lakmimesh e rrëmbimesh por kujtime për vetmbrojtje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta, që kanë lënë gjurmë në letërsitë e gjithë popujve të qytetëruar.”

Kjo ditë do të ishte edhe më e gëzuar po të valvitej Flamuri i Kastriotit, Ismail Qemalit,Dedë Gjo Lulit,  At Gjergj Fishtës, mbi truallin e Shqipërisë së bashkuar. Ne kemi Kosovën shtet të dytë shqiptar, por pjesë të tjera janë akoma të cunguara: Çamëri, Maqedoni, e Mal të Zi.Por megjithëse nuk i kemi trojet e bashkuara, ne e kemi Kombin të bashkuar. Kur komunikojmë me njëri tjetrin, nuk pyesim se prej nga është personi, por kush është. Ai apo ajo, është vëllai apo motra jonë, janë shqiptarë.Kjo është një dhuratë prej zotit që armiku nuk mundet kurrë me na e marrë.

Ne tha Dom Pjetri, respektojmë ndryshimet krahinore, fetare, partive, moshave, nivelit edukativ etj; këto nuk janë përçarje, por pasuri.Janë sikur ngjyrat të bukura të luleve që hijeshojnë kopshtin. Janë sikur thotë Shën Pali:Shumë gjymtyrë që përbëjnë një trup të vetëm.

Armiqtë tanë, duke okupuar trojet shqiptare, kanë menduar se do të na përçajnë si komb. Bashkimi me njëri tjetrin ka qenë bekim prej Zotit dhe na ka ruajtur ndër shekuj. Kjo është porosia e baballarëve tanë:Mos harro se kush je dhe se kujt i përket!

Dom Pjetër Popaj bëri apel për mosasimilim:Mos asimilohemi menjëherë, duke mësuar gjuhë të huaja e të harrojmë gjuhën tonë, se kemi për të harruar edhe njëri tjetrin. Të sjellim ndër mend vargjet e poetit Kombëtar At Gjergj Fishta:

….mallkue njai bir Shqyptari,
qi kete gjuhe te Perendis’,
trashigim, qe na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thafte, po, goja,
qe perbuze kete gjuhe hyjnore;
qi n’gjuhe t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e len mbas dore…

Kremtimi i kësaj feste tha dom Pjetër Popaj, nuk është vetëm përkujtim i ngjarjes së 28 Nëntorit të vitit 1912, por është ditë ripërtëritje të dashurisë për Atdheun tonë, Kombin tonë e për Historinë tonë të përgjakur. Duke u përngja dëshmorëve të Kombit, të punojmë së bashku panda për të mirën e përbashkët sepse duke ruajtë identitetin tonë, ne ruajmë vetëveten.

Famullitari dom Pjetër Popaj do të mbyllte fjalimin e tij me urimet:

Gëzuar Dita e Pavarësisë!

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën e trojet etnike shqiptare!

Zoti e bekoftë Amerikën

Zoti e bekoftë popullin shqiptar.

Zoti na bekoftë të gjithë neve, këtë tubim, si dhe ushqimin që po marrim prej bujarisë së Tij, Amen!

Imam Osmani që e ka marrë fjalën pas, tha s enuk kishte çfarë t’i shtonte bekimit të dom pjetër Popaj, por Falenderoj Zotin,që e ka ruajtë Kombin shqiptar.

 

PËRSHËNDETJET E MYSAFIRËVE

Mysafirëve të nderuar ua uroi mirëseradhjen Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”  dr. Gjon Buçaj. Ai i prezantoi me radhë: Ambasadoren e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Besiana Kadare, Konsullen e përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, ambasadoren Teuta Sahatçiu,ansambëlmenin e shtetit të Nju Jorkut Mark Gjonaj, Famullitarin e kishës “Zoja e Shkodrës” dom Pjetër Popaj, Imam Muhamet Osmani i Qendrës Shqiptaro-Amerikane në Nju Xhersi dhe Xhamise se Brooklynit, si dhe një përfaqësi e  Qendres ne Garfield NJ,  Imam Edin Gjonaj nga Qendra Shqiptaro-Amerikane në Queens,si dhe ligjëruesit e Simpoziumit për Faik Konicën, studiuesin Fotaq Andrea dhe Arjeta Ferlushkaj.

Dr. Buçaj i falenderoi të gjithë pjesmarrësit dhe në mënyrë të veçantë dy vatranët veteranë,që ia kishin shtuar vlerat këtij manifestimi, z. Agim Karagjozi dhe Jonuz Ndreu.

Një përshëndetje të veçantë u drejtoi të pranishmëve  Shefja e Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara, ambasadore Besiana Kadare. Ajo përgëzoi Vatrën dhe Bashkësiën Shqiptare për këtë manifestim dhe foli për vlerat e Diasporës, duke i dhënë rëndësi të veçantë Samitit të Diasporës, si i pari manifestim i bashkuar i Diasporës. Më pas ajo vlerësoi hapat e shtetit shqiptar drejt marrjes së Ftesës për anëtarsim në Bashkimin Europian.Në përshëndetjen e saj Konsullaj e përgjithshme e Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatçiu, ka falenderuar Vatrën, për mbajtjen gjallë të traditës shekullore, dhe ka folë për arritjet e deritanishme të shtetit të Kosovës.Një përshëndetje të veçantë u ka drejtuar pjesmarërsve edhe ansambëlmeni i nju Jork-ut Mark Gjonaj.

Shumë emocione u krijuan kur vatrani veteran Jonuz Ndreu preu Tortën me Flamurin Kuq e Zi, porositur nga Familja e Tij. E gjithë salla shpërtheu në duartrokitje.Po ashtu u duartrokit edhe takimi e ndarja i dy vatranëve veteranë Agim Karagjozi dhe Jonuz Ndreu.Artisti brilant Frederik Ndoci i ndihmuar nga grupi i artistëve të sjellë nga Shqipëria, e ka mbajtur të ndezur atmosferën festive gjatë të gjithë darkës. Me repertor të zgjedhur nga të gjitha trevat Kombëtare, është kënduar e vallëzuar deri në orët e vona. Një manifestim i shkëlqyer i Vatrës në 104 vitet e egzistencës së saj, në 104 vitet e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Mirë u takofshim me Vatrën dhe Bashkësinë Shqiptare në 28 Nëntorin e vitit 2017, kur Vatra dhe shteti Shqiptar festojnë 105 Vjetorin, Vatra me 28 Prill, dhe Shteti Shqiptar me 28 Nëntor!

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

VDEKJE FASHIZMIT, RROFTË FASHISTJA!

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

1-djalli-ne-histori

Nga Frank Shkreli/

1 Frank shkreli (2)

Historiani shqiptar Kastriot Dervishi ka botuar ditët e fundit një dokument, sipas të cilit provohet se Nexhmije Hoxha, bashkshortja e diktatorit komunsit shqiptar, Enver Hoxha, në rininë e saj, para se të behej komuniste e devotshme, na paska qenë e regjistruar në Partinë Fashiste.  Megjithëse dokumenti konsiderohet original, disa janë shprehur se Nexhmije Hoxha nuk ka qenë fashiste por vetëm e regjistruar në Rininë Fashiste.  Ky pretendim është sikur të thuash se “pionerët e Enverit” nuk ishin komunistë dhe nuk mbështesnin regjimitin e tij brutal. Dihet se organizata të tilla kishte nën fashizëm dhe nën komunizëm.  Më kujtohen zgjedhjet e para “pluraliste” të vitit 1991, kur isha në Tiranë me delegacionin e parë të Departmentit të Shtetit për të hapur ambasadën e parë amerikane atje dhe për të marrë pjesë si vërejtës në ato zgjedhje.  Kujtoj rastin kur për herë të parë, me të arritur në Tiranë, na ra në dorë lista e partive të regjistruara që do të merrnin pjesë në zgjedhje, ku përveç Partisë së Punës, Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane ishin të renditura edhe Fronti Demokratik, Bashkimi i Grave, Bashkimi i Rinisë, Partia Agrare, Komiteti i Veteranëve dhe kandidatë të “pavarur”.  Reagimi i parë i kolegëve të mi amerikanë ishte pozitiv se në sipërfaqe dukej si një garë elektorale me të vërtetë pluraliste, por entuziazmi i tyre u shua shpejt kur u thashë se këto organizata ishin satelite të Partisë së Punës dhe se garonin me të njëjtit kandidatë koalicioni të PPSH-së dhe si të tilla ishin krejtsisht të varura nga PPSH-ja.  Me këtë dua të them se në këtë mënyrë vepronte edhe fashizmi në rininë e Nexhmijes, ndërsa krijonte organizata të ngjashme satelite si këto të Partisë së Punës së Shqipërisë më vonë për tu dukur më “demokratike” dhe më “gjithëpërfshirëse”. Nuk ka aq shumë rëndësi nëse Nexhmije Hoxha e pranon vërtetësinë e dokumentit që provon antarësimin e saj në Partinë Fashiste, ose jo. Është e natyrshme që ajo do të përgnjeshtrojë një gjë të tillë. Ç’pret tjetër. Por ajo nuk mund të mohojë gjërat e përbashkëta që, sipas studiuesve dhe historianëve perëndimorë, ekzistojnë midis komunizmit dhe nacizmit.  Me Nexhmijen dhe me antarsimin e saj në Partinë Fashiste le të merren historianët, por deshta vetëm të ve në dukje atë që me qindra historianë dhe ekspertë perëndimorë, të cilët me librat, me dokumentarët, me studime dhe analiza të ndryshme kanë dokumentuar historikisht dhe shkencërisht, se këto dy regjime ekstremisht brutale të shekullit të kaluar, kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe si diktatura, pavarsisht se përpiqen të dallohen nga njëra tjetra, në të vërtetë janë njësoj, sidomos për nga brutaliteti qqë kanë përdorur ndaj kundërshtarve të vet dhe të tjerëve.  Prandaj nga ky këndveshtrim nuk është vështirë të shihet se kalimi i Nexhmije Hoxhës nga Partia Fashiste në Partinë Komuniste, duhet të ketë qenë një vendim jo vetëm oportunist, por edhe krejtsisht i natyrshëm për të, kur të merren parasyshë ngjashmëritë midis dy ideologjive totalitare, komunizmit dhe fashizmit.  Siç thashë më lartë, në botën perëndimore ka një literaturë të pasur, librash, studimesh dhe analizash mbi baraz-vlerat dhe ngashmëritë – si në teori ashtu edhe në praktikë — midis këtyre dy ideologjive radikale të cilat gjatë shekullit të kaluar sollën pasoja të tmershme katastrofike për Europën dhe për mbarë botën, me pasoja të cilat shihen edhe sot e kësaj dite në shumë vende ish-komuniste, përfshirë edhe Shqipërinë.  

Një ndër këto studime akademike është edhe libri i botuar para dy tre vitesh nga Profesori i Shkencave Politike të Universitetit Maryland këtu në Shtetet e Bashkuara, Vladimir Tismeanu, me titull, “Djalli në Histori – Komunizmi dhe Fashizmi”.  Në këtë studim, Profesori amerikan Tismeanu, me origjinë nga Rumania, krahason komunizmin me fashizmin, si dy sisteme garuese me njëri tjetrin, por gjithashtu edhe si dy sisteme që për nga zhvillimi dhe ushtrimi brutal i pushtetit, puqen në ideologjinë e tyre të totalitarizmit djallëzor, në emër të parimit të një nështrimi të përgjithshëm skllavërues të njeriut ndaj regjimit.   Profesori Tismeanu krahason ngjashmëritë midis këtyre dy sistemeve politike më të përgjakshme që ka njohur historia.  Në librin e tij, “Djalli në Histori”, Profesori i Universitetit Maryland shqyrton, ndër të tjera, se si është e mundur që frymëzimet utopike që u propaganduan nga regjimet komuniste dhe fashiste në Europë fillim shekullin e kaluar për një revolucion botëror dhe rilindje kombëtare, të këtheheshin në regjime vrasëse.  Si është e mundur që një gjë e tillë të ndodhte?  Si është e mundur që dy sisteme, që në sipërfaqe dukeshin si krejtsisht ndryshe nga njëri tjetri, të bënin krime të përmasave të tilla kundër njerëzimit, duke krijuar Auschwitzin nazist dhe gulage komuniste anë e mbanë Europës.   Libri në fjalë u përgjigjet disa pyetjeve themelore mbi moralin dhe politikën, që do e s’do, janë pyetje që rrjedhin nga krahasimi i ngjashmërive midis nacizmit dhe komunizmit, dy sisteme që më në fund, nënvijon autori, dështuan mizorisht ekonomikisht dhe politikisht, por që përfunduan në humbje të mëdha në jetë njerzish të pafajshëm.  Një ndër shqetësimet e tij është përballimi ose mungesa e përballimit me historinë.  Profesori Tismeanu shkruan se është me rëndësi të përballohemi me të kaluarën.  Për tu marrë me të kaluarën, sado e vështirë të jetë ajo, është një lloj terapie për individët dhe për shoqërinë, thotë ai. Tismeanu thekson se nuk mund të ketë heshtje ose të ndërtohet një mur që të ndajë të tashmen nga e kaluara e turbullt, nëqoftse një shoqëri  është seriuoze dhe dëshiron t’a distancojë veten nga tmerret e nacizmit dhe të komunizmit.  

Profesori Tismeanu shkruan se megjithëse regjimet totalitare të shekullit të kaluar identifikohen me emërat e Leninit, Hitlerit, Stalinit dhe adhurueseve të tyre komunistë anë e mbanë Europës dhe ndonëse këta ishin të pa moral dhe vrarës psikopatë, është e vështirë, thotë ai, të shpjegohet mbështetja ndaj këtyre diktatorëve të cilët konsideroheshin si perendi nga turma të mëdha të popullit.  Është vështirë të shpjegohej, jo vetëm atëherë, por edhe sot, përkrahja që vihet re nga një numër nostalgjikësh, sidomos ndaj komunizmit dhe ndaj këtyre diktatorëve të mëdhej dhe atyre më të vegjël, si Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha.  Për të kuptuar barbarizmin e këtyre dy regjimeve – komunizmit dhe nacizmit – profesori Tismeanu thotë se është e nevojshme që sot të përballemi me teoritë dhe praktikën e këtyre regjimeve si dhe me mendimet dhe ideologjitë që frymëzuan një shkatërrim të tillë në masë, nga dy sisteme: komunizmi dhe nacizmi, njëri i të majtës ekstreme dhe tjetri i të djathtës ekstreme, por të cilët në fund të fundit, kanë aq shumë gjëra të përbashkëta midis tyre.

Prandaj, debati aktual nëse Nexhmije Hoxha ishte anëtare e Partisë Fashiste, e Rinisë Fashiste a po e Partisë Komuniste, nuk ka asnjë rëndësi fare, pasi këto sisteme nuk dallohen shumë nga njëri tjetri. Njëri sistem nuk ishte më i mirë se tjetri, përkundrazi, ata puqen me njëri tjetrin për nga brutaliteti dhe për nga krimet kundër njerzimit.  Shoqja Nexhmije duket se e paska ndjerë veten rehat si në njërën ashtu edhe në tjetrën.  Më rëndësi ka zhvillimi i një debati serioz se si të shkëputet Shqipëria dhe shqiptarët njëherë e mirë nga trashëgimia e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës. Kur do të marrë marrë fund periudha e ashtuquajtur “post-komuniste”?  Kur do të ndahet kjo klasë politike, qeveritë dhe autoritetet post-komuniste shqiptare të 25-viteve të fundit nga sjelljet autoritare të para-ardhësve të tyre komunistë?  Kur do të hapen dosjet, që e vërteta të dalë në dritë, që e bardha të ndahet nga e zeza, më në fund. Njëri nga deputetët socialistë shqiptarë u shpreh ditët e fundit se anti-fashizmi është një vlerë perëndimore, gjë që është e vërtetë.  Por deputeti socialist dështoi të thonte njëkohsisht se edhe anti-komunizmi është një vlerë perëndimore. Pa vlerat perëndimore anti-komuniste dhe anti-fashiste dhe pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, zor se ishte fituar lufta kundër fashizmit dhe komunizmit. Vlerat perëndimore nuk mund të pretendohen duke ruajtur me fanatizëm trashëgiminë e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës.  Për hir të vlerave perëndimore, kemi nevojë për pak më shumë dritë nga ajo periudhë e errët, ju lutem!  

 

                                Ballina e librit “Djalli në Histori” e autorit amerikan me origjinë rumune, V. Tismeanu

FacebookTwitterGoogle+EmailShare


Shkodra ka dhënë shumë Marie… edhe Marie Shllaku e meriton një shtatore.

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

1-leonora-laciNga Leonora Laçi –studiuese/Nuk është hera e parë që shkruaj për heroinën shkodrane Marie Shllaku. Ku në një shkrim me titull “Marie Shllaku, përmendore në Prizren aty ku u pushkatua?” pata si qëllim të vija në dukje veprimtarinë e Marie Shllakut dhe vlerësimin që Shoqata “Trojet e Arbrit” ku unë jam sekretare i kemi dhënë, por jo vetëm ne, edhe Balli Kombëtar në Kosovë ka mbajtur aktivitete përkujtuese për të ndër vite.

2-marieshllakue

Pak histori, kush ishte Marie Shllaku ?

Sokolesha sypatrembur lindi më 22 tetor të viti 1922 në Shkodër, mësimet e para i mori në qytetin e lindjes pranë Kuvendit të Motrave Stigmatine në Gjuhadol. Më pas studimet e larta i vijoi në Romë. Ishte njohëse e disa gjuhëve të huaja si; Italisht, frëngjisht, latinisht, greqisht, gjermanisht e deri diku dhe serbokroatisht. Ajo u gjend kudo, ku e thirri zëri i atdheut dhe vuri gjithë kapacitetin e saj intelektual dhe fizikë, për të përmbushur detyrat e saj, pranë veprimtarëve të shquar kombëtarë, duke shërbyer si sekretare e patriotit dhe Ministrit të Punëve Botore Iliaz Agushi (1942). Kurse më pas ajo ishte sekretare personale e Ministrit të Brendshëm Inxh. Xhafer Devës (1943-1944).  Miqësitë me personalitete të ndryshme e ndihmuan Marien, që të përftojë dije gjithnjë e më shumë. Kjo miqësi e ndërthurur me respekt e mirëbesim, u bë ujdhesë e pjesëmarrjes së saj, në kuvende me rëndësi kombëtare, ku u morën vendimet për çlirimin e atdheut, që ra në kthetrat e sllavo-komunistëve. Shkodranja e dashuruar patologjikisht me Kosovën, iu përkushtua me gjithë qenien e saj, bashkimit të trojeve etnike, duke luftuar me armë kundër forcave komuniste. Ajo mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, që ishte thirrur me qëllimin final shpëtimin e Kosovës nga pushtimi kolonizatorëve komunistët serbo-malazezë-shqiptarë.  Heroina, angazhohet për të organizuar një parti me emrin Lidhja Nacionale Kosova Etnike, duke u nisur nga iniciativa e fratit At Bernard Llupit OFM me 26 dhjetor 1944 e deri me 27 shkurt 1945, arrin të themelohet Komiteti Demokratik Shqiptarë, që synonte krijimin e një rezistencë aktive kundër armiqve shekullorë serb.  Madhështia e saj përveç në organizimin e rezistencës mbarëkombëtare nga Organizata NDSH dhe Besa Kombëtare, do luaj një rol të rëndësishëm edhe në Kuvendin e Doberdolit. Maria nuk u frikësua nga kërcënimet e komunistëve, për tu tërhequr nga aktiviteti atdhetar dhe mbi të gjitha nuk iu dridh qerpiku as para togës së pushkatimit.  Në luftën e Siçevës, ditën e tretë të festës së Bajramit ku mbetën në betejë mbi 30 burra të zgjedhur të atdheut, ajo mori disa plagë në trup i shpëtoi rrethimit. Për fat të keq, ajo më vonë në fshatin Acarevë, në vitin 1945 u zu rob nga bashkëpunëtorët e UDB-së. Në procesin gjyqësor i zhvilluar asokohe, të gjithë që kanë qenë në burg e kujtojnë si një vajzë sokoleshë, ku me një stoicizëm qëndroi e paepur, para torturave shtazarake që u bënë çdo ditë kundrejt saj. Po atë ditë, vendimi për dënimin me vdekje (me pushkatim), ju dha dhe tre bashkëidealistëve të saj: At Bernard Llupit OFM, arsimtarit Gjergj Martinit dhe Kolë Parubit, të cilët disa ditë më vonë do të ekzekutohen, me 24 nëntor 1946 në Prizren, ku edhe sot në Kosovën e lirë mjerisht ende nuk u dihen varret…  

Procesi gjyqësor i Marie Shllakut…Gjykimi i grupit të madh të liridashësve të vërtetë shqiptarë zgjati 13 ditë. Ai u mbajt në ndërtesën ish Shtëpisë së Kulturës, duke filluar nga data 29 qershor 1946 e deri me datën 11 korrik të vitit 1946. Asokohe prokuror i përgjithshëm ishte Ali Shukriu. Marie Shllaku, do mbahet mend për heroizmat e saj. Është krenari të thuhet sot se vlerësimi i figurës së saj po bëhet dita-ditës, si në Kosovë dhe Shqipëri, ku po vihen emra rrugësh me emrin e saj. Ka ardhur koha që sot më shumë se kurrë kur njihet figura e madhe e Marie Shllakut ti ngrihet një përmendore në Shkodrën e saj ku lindi dhe u rrit, dhe në Prizrenin historik ku u pushkatua në moshën e re 24-vjeçare.

 Për Marie Shllakun, janë shkruar disa vepra, si: “Shqipëria e Marije Shllakut” nga Ramiz Kelmendi e Viktor Gashi (Prishtinë, 1995); “Marije Shllaku-Kosovë, gjaku im t’u bëftë dritë” Ibrahim Metaj, Tiranë 1995; “Marie Shllaku-Bijë e Shkodrës martire e Kosovës” nga Tomë Mrijaj, (Nju Jork, 2004); “Heroina Marije Shllaku” Shefqet Kelmendi (Tiranë, 2004) etj. Përveç librave monografikë, kujtimeve, janë mbajtur shumë kumtesa, në takime përkujtimore dhe simpoziume historike shkencore, janë shkruar artikuj publicistikë dhe mbajtur sipas rastit referate mbas viteve 1990…  Një rast i veçantë, është përkujtimi herëpashershëm, që revista “Jeta Katolike” (1966), organ i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, që botohej nën përkujdesin e Mons. Dr. Zef Oroshit, ka botuar disa herë artikuj përkujtimore, me përmbajtje të thellë historike për figurën e madhe të luftëtares së Shqipërisë Etnike, Marie Shllakun- shkruhet në trajta të përgjithshme  në shkrimin tim të vitit 2014.Por këtë herë, dy vite më pas, po shkruaj duke marr shkas nga një aktivitet përkujtimor, i cili u zhvillua me datë 24 nëntor në Muzeun Historik në Tiranë  për 70- vjetorin e pushkatimit të Maries. Në këtë aktivitet, i cili ishte një nismë e Islam Spahiut në bashkëpunim me Shoqatën e Ish të Burgosurve Politik dhe të tjerë. Aktivitetin e drejtoi Tanush Mulleti, ndërsa Islam Spahiu u kthye pas në kohë duke folur si dëshmitar që e ka parë me sytë e tij gjyqin e Marie Shllakut. Studiuesja Fatbardha Saraçi (Mulleti) foli për aktivitetin e Marie Shllakut dhe rëndësinë e saj. Në aktivitet e morën fjalën dhe z.Bilal Kola ku bëri apel për bashkimin e Shoqatave  të të përsekutuarve për tu dëgjuar fjala e tyre dhe për tu plotësuar kërkesat e tyre, kurse Agron Tufa në qendër të fjalës së tij u shpreh për bashkëpunimin e hapur me çdo individ, dhe se askush nuk e ka monopol të shkruaj të vërtetën. Gjithçka që flitet ta kapërcej murin e sallave, por nëse nuk paragjykojmë, ne mund të arrijmë shumë.Këtë shkrim e bëra për paralelizëm me realitetin e sotëm. Është një reflektim, një revolt e brendshme e imja, një piskamë lëshuar ndaj heshtjes. Nuk i drejtohet vetëm institucioneve por aq më tepër shoqërisë shqiptare në tërësi, e Shkodres në veçanti, duke qenë se Kosova e ka bëre detyrën e saj. Shkodra dhe shkodranët duhet të krenohen me Marie Shllakun e ta nderojnë atë, sepse duke nderuar atë kanë nderuar vetveten. Një shoqëri që dje u nepërkemb nga regjimi komunist dhe duroi ndërsa sot nepërkembet nga “demokracia” dhe vazhdon e hesht. Pse? Shkodra dha shumë martirë, dhe nuk është më pak martire Marie Shllaku se Marijet e tjera. E pra, ne nuk vuajmë për heronj, vuajmë për reagim qytetar. Megjithëse në një cep të humbur të qytetit të Shkodres kanë gjetur vend për të mos i vrarë ndërgjegjja, për ti venë emrin një rruge të Shkodres, Marie Shllaku, por a është e mjaftueshme kjo?

Një vajzë që i fali jetën kombit shqiptar, harrohet nga institucionet !! Dhe ne jemi fajtorë të gjithë për këtë. Maria simbolizon qëndresën, ishte stoike, ishte një vajzë në lule të rinisë e cila nuk pati frikë nga vdekja. Po ne a kemi frikë nga vdekja ? Po, i druhemi dhe hijes sonë, mos reagimi ndaj padrejtësive tregon që frikësohemi dhe i nënshtrohemi asaj… Shqipëria me heshtjen ndaj Maries, hesht ndaj krimeve të regjimit komunist, heshtja është miratim. Maria përçon mesazhe uniteti, duhet të jetë frymëzim ndaj rinisë, ashtu siç ishte Zhan D’Arka franceze… S’mjaftojnë emra rrugësh, sheshesh, shkolla, përmendore apo dekorata për të venë figurën e saj atje ku e ka vendin. Por duhet shume më tepër, duhet kërkuar falje për ato krime që ju bënë shqiptarëve. Maria duhet të shërbej si pikë kthese, reflektimi të shoqërisë sonë… që të duam kombin, të duam veten, të çmojmë lirinë, të njohim të kaluarën, të ndryshojmë të tashmen, të jemi të përgjegjshëm. Kaluan 70 vjet nga 1946 kur ajo u pushkatua por mund të kalojnë dhe 70 të tjera nëse ne nuk reagojmë. Ne aktivitetin përkujtues, unë isha më e reja, u ndjeva e fyer nga brezi im, nga mungesa e të rinjve në sallë. Ku po shkojmë ? Një brez që nuk e njeh të kaluarën, që nuk i intereson ajo, një brez që jo vetëm që nuk e di të kaluarën, por as nuk di ku do të shkojnë, sepse ecin si somnambul drejt rrugëve të panjohura, por të pa vetëdijshëm. Marie Shllaku dhe shumë Marie të tjera nuk u flijuan për këtë, por as nuk u flijuan për tu bërë heroina, u flijuan për ideale. Ku janë sot idealet dhe idealistët? Maria që u pushkatua në moshën 24 vjeçare ( moshatare me mua) kishte shumë për ti dhënë këtij kombi. Por komunistët nuk kishin atdhe as njihnin komb, dhe i pushkatuan Marijet pa ju dridhur qerpiku. Ku parë në kontekstin e sotëm kemi tepër nevojë për shumë Marie që ti ndërgjegjësoj politikanët tanë që interesat kombëtare të jenë mbi interesat e ditës. Pushkatimi i Marijes dhe bashkëpunëtorëve të saj ishte vetëm fillimi i një paralajmërimi për atë se çfarë do provonin shqiptarët në burgun e madh Shqipërinë komuniste. Sot, kemi nevojë të gjejmë frymëzim diku. Dhe Maria mund të na ndihmoj, vepra e saj, dhimbja e saj, mund të na bëj më të fortë për ti thënë jo përdhosjes, përshtyerjes, që provojmë në forma të sofistikuara. Mjaft me fjalë, duhen vepra.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Në Emër të Zotit

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

1-themeluesit-e-vatres-1912_322912624_n-292x300

NE FOTO:Komisioni themelues i Vatres me 28 Prill 1912, ne Boston, MA/

*Ne kemi nevojë që “Vatra” me forcën që duhet ta ketë, ta pastrojë mendjen shqiptare nga vetë lojërat “shqiptare”; ta krijojë forcën e pavarësisë së mendjes shqiptare kur bëhet fjalë për kombin dhe shtetin; të mundësojë zhvillimin e metafizikës së shëndoshë të fesë që është plot dashuri, qetësi e shpëtim. Fjala do të ishte më e padjallëzuar për “Vatrën” vetëm atëherë kur ëndrrat tona do të konstatohen ashtu siç duhet./

Nga Asllan Miniri/ Ndihmes sekretar ne Xhamine Shqiptare ne Garfield, NJ/

Pa marrë parasysh se kanë kaluar shumë vite nga themelimi i një lëvizjeje, organizate mbarëkombëtare si “Vatra”, është për t’u lavdëruar dhe për t’u gëzuar me këtë emër me një përmbajtje tepër të lezetshme dhe të rëndësishme për të gjithë ne. Qëllimi i “Vatrës” ka qenë që të gjithë të jemi rreth Vatrës dhe për Vatrën. Se a ka ndodhur diçka e tillë, për fat të keq duhet të pranojmë se jo, sepse hapësira shqiptare në atë kohë kur është themeluar “Vatra” ka pasur një tablo shumë të dhimbshme, sepse “Vatra” disi ka qenë e zbrazët: nga shkronjat, nga letrat, dhe nga kultura. Pa marrë parasysh të kaluarën, mbi atë të kaluar ne për të keq kemi mbështetur edhe një ardhmëri pa ardhmëri. Kjo nuk do të thotë se mundohem ta kthej të kaluarën, sepse ajo nuk kthehet dhe nuk duhet të kthehet, por shqiptarët nuk do të kenë mundësi asnjëherë t’i përgjigjen një pyetje shumë të rëndësishme: çfarë i sollën vetvetes për vetveten, respektivisht për “Vatrën”!?! Përpos pakënaqësisë dhe frikës – asgjë! Të gjithë fituan, krijuan shtete, përpos shqiptarëve të cilët vërtet e krijuan shtetin, por si e bënë këtë është shumë e vështirë të flet gjuha e shtetësisë dhe kulturës shtetërore.

Ky naivitet është bërë, për fat të keq, një “forcë” e madhe dhe me apo pa dashje edhe kulturën edhe mendjen e shëndoshë i ka keqpërdorur; ky keqpërdorim u dëshmua me diplomacinë e dobët, me organizime të atentateve të ndryshme, me “krijimin” e një historie kundërthënëse, e deri te ateizmi i paparë në botë. Edhe monizmi edhe pluralizmi u treguan me një model të veçantë që nuk u përputh as me fjalorin e fqinjve përreth Shqipërisë, e të mos flas për më gjerë. Është fakt se po në këtë të kaluar ndodhën gjëra që për fat të keq as ne nuk i dimë, ngaqë i kemi harruar dhe i harrojmë, sepse thuajse gjithçka e bëjmë në mënyrë folklorike, larg kritikës së duhur dhe organizimit të mirë. Për shkak të kësaj dobësie, ne përdorim vrazhdësinë e mendjes, fjalorin e frikës, organizimin dhe tubimin e ndarjes e deri te kërcënimet fizike dhe jo vetëm.

Për të gjithë këtë e kemi fotografinë e dy shteteve tona, njëri me një flamur e tjetri me tjetër. Ja tani duke u shkuar edhe nga ajo që të kemi edhe dy kombe, jo një. Nuk flas për “si”-në dhe “sa”-në e tyre, edhe pse të gjitha njoftimet dëshmojnë se janë futur thellë në kriminalitet, në naivitet, janë futur thellë në shkatërrimin e kulturës së tyre, ndaj ne sot nuk dimë për të kaluarën e një qyteti, fshati, lagjeje tonë, e lëre më për personalitetet e shquar. Fjalori politik që përdoret brenda hapësirës së shteteve tona është larg çdo dimensioni. A e dini përse?! Për arsye se nuk mbështetet fare mbi mendjen shqiptare dhe vatrën shqiptare. Të gjithë vrapojnë me të madhe që t’i pëlqejnë Perëndimit, Lindjes, Jugut, Veriut… edhe NASA-s. Është për t’u habitur se nga buron kjo forcë e shëmtuar? Gjërat për të cilat jemi bërë copë për një çast ndryshojnë. Kemi ardhur në asi pozitë që një deklaratë e një diplomati e ndryshon diskursnin e “politikës” tonë, dhe vendimet e kuvendit dhe qeverisë. Besoj se jemi të ndërgjegjshëm se çfarë do të thotë kjo: kjo do të thotë se gjendemi mes dilemës të jemi apo të mos jemi.

Të nderuar vëllezër e motra,

Besoj se këtë forcë të shenjtë të “Vatrës” dhe qëllimet e saj fisnike është koha për t’i ringjallur, riaktivizuar dhe ribërë si forcë që gjendjen, tablonë, mendësinë shqiptare t’i ndryshojë. “Vatra” ka nevojë të bëhet një forcë shumë e rëndësishme, sepse është themeluar në një shtet shumë demokratik që ka respekt ndaj popullit shqiptar dhe “shteteve” shqiptare, ndaj nuk guxon ta keqpërdorë këtë përkrahje të madhe. Besoj se ka pasur kohë të mjaftueshme që ta mendojë dhe rishqyrtojë çështjen shqiptare, shtetin shqiptar. Ajo nuk guxon t’u nënshtrohet kërkesave të individëve, “komandantëve” të ndryshëm me fytyrë e pa fytyrë, të cilët që të tregohen se kanë ndikim dhe forcë kanë përdorur mënyra të ndryshme dhe të cilët thuajse të gjithë kanë dëshmuar se nuk e kanë vrarë fare mendjen për çështjen shqiptare. Mjaft ka qenë organizimi, strategjia e shqiptarëve e ndërtuar nëpër restorane e kafene; kultura e kafeneve nuk duhet të jetë kultura jonë. “Vatra” duhet ta mbrojë çështjen shqiptare, kulturën shqiptare nga shumë gjëra. Sidomos çështja e harmonisë fetare është çështje me rëndësi që nuk duhet reduktuar në debatin se kjo fe është moderne/jo moderne, perëndimore/jo perëndimore. Ne e pamë fotografinë e sllavëve që vetëm për arsye se diku ishin shumicë, zhvilluan një luftë të ashpër, të tmerrshme kundër atyre që flisnin gjuhën e njejtë, por që i takonin një feje tjetër. Me dinakëri dhe plot mashtrim kjo po mundohet të futet edhe brenda indit tonë shqiptar. “Vatra” besoj se është e kujdesshme ndaj kësaj çështjeje shumë të rëndësishme. Ne kemi nevojë që “Vatra” me forcën që duhet ta ketë, ta pastrojë mendjen shqiptare nga vetë lojërat “shqiptare”; ta krijojë forcën e pavarësisë së mendjes shqiptare kur bëhet fjalë për kombin dhe shtetin; të mundësojë zhvillimin e metafizikës së shëndoshë të fesë që është plot dashuri, qetësi e shpëtim. Fjala do të ishte më e padjallëzuar për “Vatrën” vetëm atëherë kur ëndrrat tona do të konstatohen ashtu siç duhet.

O Zot që Ty të besojmë, kemi nevojë për mëshirën Tënde; kemi nevojë për dashurinë Tënde; jemi të etshëm për dijen Tënde. Ndihmona që të jemi të udhëzuar, na e forcë shtetin tonë; na e zbukuro kulturën tonë; na e ndriço rrugën tonë si në këtë botë ashtu edhe në botën e amshuar.

  • Shkrimi u dergua per Diellin nga z. Mithat Gashi

 

 

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Gjermani i fundit

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Nga Ilir Levonja/1-ilir-levonja-2-288x300-11)Sherrin më të madh ne shqiptarët e kemi me gjermanin e fundit.1-nazistet

Kur iku. Kur e kapërceu gardhin aty në fushën e Shtojit. Një soj argumenti që mund të bëj qesharak çdo kastë akademikësh. Sidomos kur nxjerrin ca korrespodenca me letra nga fretërit katolikë.

1-ushtari-nazist-euml-plagosur-n-euml-1918-emri-i-tij-ishte-adolf-hitler_hd-1200x630

Këtej themi iku? Këtej flasim për fitore. Pa vënë re se shprehja na e vë në dyshim triumfin.
2)Në luftën e dytë botërore shqiptarët u gjënden gafil. Edhe pse kishin një shtet të tyre. Megjithatë dolën disa oficerë që duam apo nuk duam ne. Zbrasën armët. Edhe pse mbi koka kishin zhurma të hekurta të një superfuqie që i ishte drejtuar jugut të mesdheut.
Njëri nga këta doli armik, tjetri hero.
Më vonë ndryshuan raportet por sherri nuk u shua.
3)Ato dështime, apo kapitullime aleatësh. Sidomos në Abisini dhe Greqi. Të fashistit Duçe. I mori përsipër sivllau nazist. Siberia e madhe iu kthye një varr. Aq sa urrejtja mes popujve kaloi në një kafshëri njerëzore. Në drejtim të krimeve dhe shfarosjes. Ku nuk munguan edhe eksperimentet me qëniet e gjalla. Dhe ku padyshim edhe ne kishim rriskun tonë.
4)Në këtë kohë lufte. Edhe ne krijuam frontet. Që më pluset apo minuset. U përfshinë në ato grindjet tekash prej bejlerësh dhe pashallarësh. Tipare që i shohim edhe sot.
Njëra palë mendonte ashtu. Tjetra kështu. Në fund të gjithë flisnin për vendin e çliruar. Për luftë pushtuesit etj. Në fund, gjysma dolën armiq, gjysma u harruan. Gjysma u skllavëruan. Gjysma e gjysmës u dënua me gjyqe publike. Madje po publikisht u demaskuan në sheshe kryesore. Ca si tradhtarë, ca si kuislingë, ca si bashkëpunëtorë të italianëve, gjermanëve, inglizit, asfalisë, udbës, simit, inteligjent servisit etj.
Ndjeshmëria kombëtare u bë aq elektrike sa pretenca armik i popullit mund të priste koka me bollëk dhe bindje kristiane.
Tradhtia kombëtare u bë modë e ditës.
5)Megjithatë si me pushtuesin e parë, si me të dytin. Shqiptarëve iu dha rasti të ndiheshin komb. Një Shqipëri që sot tërbon fashistët moderne. Po ashtu dhe nazistët me kostume pushtetarësh pluralist.
6)Dhe sikur të fitonte boshti. Mbase sot do kishim heronjë të tjerë.
7)Në fillimet e qeverisjes, fitimtarët u thanë njerëzve që, me që Skëndërbeu ngriti flamurin më 28 nëntor. Po kështu edhe Ismail bej Vlora. Edhe ne po i bëjmë dy gëzime në një ditë. Flamur e çlirim.
Pastaj në një entuziast pijesh dhe internocialistësh, miqësish me Beogradin. Për nder të datëlindjes së Jugosllavisë, 29 nëntor 1943.
E bënë dhe shqiptarët si aleatët.
Megjithëse praktikat e shteteve në vende të rajonit argumentohet ndryshe. Deri me datën e çlirimit të kryeqytetit. Por jo me togfjalshin gjermani i fundit. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi.
Rasti jonë është unik. Vetëm ne dimë ta bëjmë mizën buall.
Për dyzet vjetë nuk e diskutuam. Vendosëm dhe pikë.
8) Në demokraci na u shpik kjo sëmundje. Gjermani i fundit.
9)Dhe me që e kemi me gjermanin. Ky 28 e 29 nëntor i 2016-ës është më ironiku i fatit tonë. Brenda dy tre ditëve u shqyem duke sharë një gjerman. U shqyem duke mallkuar Gjermaninë pushtuese. Dhe bashë kësaj Gjermanie po i lutemi.
Madje kësaj here një femre me emrin Angela Kasner Merkel.
Një bashkëkombase me atë gjermanin e fundit në fushën e Shtojit.
10)Sapo erdhi nga lëpirjet e shtetarit radhor, shqiptar.
Kyeminstri më i paftë i ballkanit perëndimor. Një pinjoll i atyre që pretendojnë se i panë shpinën gjermanit të fundit. U dha një darkë me shishe plastike. Nga ato të shumicës. Me Fanta, cola e sprite.
Një grupi gjysmë gjumë dekoratash kallpe. Atyre që pak vite më parë i konsideronte si shkaktarë të një lufte vëllavrasëse.
Duke kërcyer bythësh, i mburrej se si ia mori premtimet sundimtares së re. Atë që e kërkonin ”tradhtarët” e kombit vite më parë.
I dha darkë e i ngopi me demagogji gjysma gjumët. Të cilët në vend që t’ia derdhni shishet e shumicës në kokë. Dëndën veten me premtimet perverse të shtetarit të radhës. Ndofta mbase dhe u pëlqen të kështu. Të ndarë në një vend të ndarë. Në një vend plot heronjë sa për aspirina e fenaskonë. Dhe plot me tradhtarë.
11)Kur ia thanë Angela Kasnerit. Apo Angela Merkelit historinë e sherrit të shqiptarëve me gjermanin e fundit. Qeshi dhe tha:
-Shqiptarët vdesin për dashnoren e fundit. Më qëlloi të shihja edhe një lokal me emër të tillë.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

“Zemërgjërsia” paraelktorale e Qeverisë për pensionistët

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

nga Majlinda BUSHJA/
1-majlinda-bushjaKoha për t’i shpërblyer si duhet/

Tri përqind pritet rritja e pensioneve për vitin 2017, për pensionistët në fshat dhe qytet. Pranvera e vitit që vjen do t’i gjej pensionistët me pensione më të larta, dhe kjo është gjë e mirë për këtë shtresë të harruar, të lënë mënjanë e të vetmuar, dhe të braktisur në kohën e sotme. Na pëlqen apo jo ta pranojmë, kjo është e vërteta.

Por, kjo “zemërgjerësi” e qeverisë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017 nuk përmirëson realisht gjendjen ekonomike të pensionistëve, pasi këto dy vitet e fundit rritja e pensioneve nuk e ka kaluar masën 2 përqind. Një rritje e papërfillshme që nuk është se ka ndryshuar gjë deri më tani, (por që në vetvete tregon shumë). Madje, qeveria në mars të vitit që vjen pritet të rris edhe pagat e mjekëve dhe infermierëve  me 10 %, nga ku përfitojnë 4 650 mjek dhe 13 765 infermier, por edhe pagat e mësuesëve dhe të pedagogëve në masën 10%, ku përfitojnë rreth 34 630 mijë persona, madje ajo nuk ngurron të jetë zemërgjerë edhe me punonjësit e policisë ku pagat e nivelit bazë do të shkojnë nga 57 100 lekë në rreth 69 000 mijë lekë, ose do të rriten me 17% për 11 mijë punonjës të Policisë së Shtetit, dhe si për çudi në mars të vitit 2017, tre muaj para zgjedhjeve parlamentare. Por nuk është aq zemër gjerë me pensionistët, ku masa 3% nuk është se ngroh mirë portofolin e tyre.

Pavarsisht zhurmës mediatike që bën qeveria kur rrit pensionet, përqindja që vendos është e papërfillshme ose thënë shkurt, shumë zhurmë për asgjë. Kështu ndodhi edhe në korrik të këtij viti ku pensionet u rritën në masën 1.6%, thënë ndryshe, 130 lekë për pensionistët në fshat dhe 230 lekë për pensionistët në qytet. Një rritje e papërfillshme për rreth 635  000 pensionistë ku çmimet nuk janë rritur në të njëjtat nivele. Madje disa muaj më parë u fol në media dhe vazhdon të flitet se do të rriten pensionet e viteve 93’-96’ për disa kategoti të caktuara, si punonjësit e industrisë metarlugjike, saldatorët, industrisë së naftës, tekstileve, tezgjahistëve etj, por askush nuk është kujtuar për pensionistët në fshat që kanë dalë në pension në këtë periudhë, të cilët edhe këta kanë punuar në kushte të vështira ditën dhe natën dhe sot kanë një pension minimal, thënë shqip qesharak. Një pension që nuk i kalon 100 mijë lekë të vjetra në muaj, ose rreth 70 euro. Të ndërshkuar në atë kohë, por jo më pak tani, sepse ndërshkimi ekonomik është skllavëria e kohëve moderne. Të privon nga liria e vërtetë, por ta lë atë në parim.

Jam e bindur që sot pensionistët, veçandërisht në fshat konsideron një nga shtresat më të nëpërkëmbura për shkak të kushteve ekonomike në të cilat ndodhen, pavarsisht se është folur për të barazuar pensionin e fshatit me të qytetit asgjë nuk është bërë konkretisht. Nuk e ekzagjeroj po të them se gëzimi i vetëm i tyre është të mbushin barkun, e të mbyllin muajin pa lista borxhesh nëpër dyqane, pasi me pensionin që marrin ju duhet të paguajnë faturën e dritave, të ujit, të telefonit, ilaçet, veshjet, të jenë prezent në gëzime dhe hidhërime, etj, ndërkohë që për pushime as që mendohet. Dhe të bësh një llogari të thjeshtë me laps e letër, nuk është se mbet gjë sendi për konsum. Por këtë askush se vë re, pasi luksi i qeveritarve tanë, por jo vetëm, nuk i  lë kohë të reflektojnë, udhëtime të shpeshta jashtë vendit, qendrim nëpër hotele luksoze, dreka- darka  në restorantet nga më të shtrenjta, pushime përrallore. Madje Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit znj. Shtylla bën me dije duke informuar Byronë e Kuvendit se për vitin 2016 (periudha janar-tetor) janë kryer 362 udhëtime jashtë vendit, nga të cilat vetëm 70 me makinë, dhe për pjesën e mbetur të vitit  fondi që do të shpenzojë Kuvendi është 3 600 000 milionë lekë për udhëtime ndërkombëtare të deputetëve. Pra, koha dhe koka është shumë e zënë me axhendën e ngjeshur të përditshme, që lë vend pak për t’u marrë me pjesën më të diskriminuar ekonomikisht në shoqëri, siç është mosha e tretë.

Ndërkohë, nga ana tjetër pensionistëve ju duhet të jenë korrekt me faturat dhe detyrimet e tjera të përmuajshme, ju duhet të punojnë të sforcuar dhe të sëmurë për të siguruar asgjë më shumë se mbijetesën. Rastet nuk janë të paktë, por në të njëjtën kohë janë dëshmi e asaj që pensionistët po përjetojnë kudo ndodhen, veçandërisht në fshat. Ndërkohë, politikanët të të dyja kaheve gjuajnë njëri-tjetrin me llumin e fjalëve në rastin më të parë, në vend që të ulen të shtrojnë probleme për diskutim e të japin zgjidhje konkrete, të prekshme dhe efikase, për gjithçka ata kanë marrë përsipër, dhe që është emergjente.

 

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Drejtesi per Astritin-Kuvendi me mungesa kuorumi edhe sot në seancë

$
0
0

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

-Kuvendi i Kosovës me 20 pika në axhendë miraton Ligjin për Obiliqin, në mungesë kuorumi votimet tjera nesër/

1-parlamenti-bosh-Grupi parlamentar i partisë më të madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, që nga fillimi i seancës para foltores mbante një pankartë të madhe me mbishkrimin “Drejtësi për Astritin!”/

PRISHTINË, 30 Nëntor 2016-B.Jashari/ Me mungesa kuorumi, Kuvendi i Kosovës po zhvillon sot në një seancë plenare me 20 pika në axhendë, ku janë renditur 10 projektligje, 7 në shqyrtimin e parë e 3 në të dytin. Në nisje të seancës, me propozim të grupit parlamentar të PDK-së, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rrethit të tij, si u tha për rëndësinë që ka, nga pika e 13-të që ishte u vendos si pikë e parë dhe ligji u miratua me shumicë votash.

Grupi parlamentar i partisë më të madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, që nga fillimi i seancës para foltores mbante një pankartë të madhe me mbishkrimin “Drejtësi për Astritin!”,  aktivistit të këtij subjekti politik që humbi jetën në paraburgim në Prizren. Kryetar i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, që e mori fjalën para deklarimeve jashtë rendit të ditës kërkoi seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin. Propozimi për seancë të jashtëzakonshme sot nuk kaloi.

Pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, seanca e Kuvendit vazhdoi me shqyrtimin e parë të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Për ratifikimin e kësaj marrëveshje kërkohen të paktën 80 vota pro të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh.

“Nesër në orën 10:00 bëhet votimi, debati konsiderohet i përfunduar”, tha kryesuesi i seancës, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, derisa në sallë nuk kishte kuorum për këtë votim.

Kuvendi i Kosovës do vazhdojë punimet edhe pasdite me pikën e 10-të pas pushimit që u dha ndërsa edhe për pikat tjera që u shqyrtuan u paralajmërua votim nesër, kur pritet të ketë kuorum.

Për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, i cili poashtu është në shqyrtim të parë, kërkohen të paktën 61 vota pro, prej tyre 11 vota pro të komuniteteve pakicë. Ky projektligj pritet se nuk do mund të kalojë pasi grupi Parlamentar i Listës Serbe me 11 deputetë vazhdon me “ngrirjen” gati dymuajëshe, nga 9 tetori, në Kuvendin e Kosovës, ku pakicat kanë gjithësej 20 deputetë.

Në shqyrtim të parë, sipas axhendës, janë edhe projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore, për kontrollin e brendshëm të financave publike, për Inspektoratin Shëndetësor, si dhe për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë.

Në shqyrtim të dytë janë edhe Projektligji për performancën energjetike në ndërtesa dhe Projektligji për akreditim.

Më tej në axhendë janë shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015, i Raportit vjetor financiar të  Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm  për vitin 2015 dhe i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015.

Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017, është pika vijuese që pasohet me shqyrtimin e Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit,  Transmisionit dhe Tregut-KOSTT, si dhe i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e kompensimeve për kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit për Trashëgimi Kulturore.

Zgjedhja e 2 anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, që bëhet me votim të fshehtë, është pika e fundit, e 20-ta, e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.Axhenda e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës u vendos në mbledhjen e  Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare, të mbajtur në mbrëmjen e 17 nëntorit pas tre takimeve me mungesa kuorumi. Kryesia u mblodh në fund të ditës kur në Kuvendin e Kosovës punimet e  vazhdimit të seancës plenare të 28 tetorit, të ndëprprerë në mungesë kuorumi, janë përmbyllur përsëri me mungesë kuorumi.

Një orë para Kuvendit u takua qeveria  e Kosovës në mbledhjen e 118-të të rregullt, të 50-ën në 2016-tën.Kuvendi i Kosovës i përbërjes aktuale pas pak më shumë se një jave mbushë dy vjet nga konstituimi në 8 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.Po ashtu mbushë dy vjet qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, e zgjedhur në 9 dhjetor 2014 nga Kuvendi i konstituuar një ditë më parë.

FacebookTwitterGoogle+EmailShare

Viewing all 20483 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>