Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 20483 articles
Browse latest View live

NJË DESHMI TJETËR,QE TREGON SE MJESHTRI I MADH I FOTOGRAFISE, GJON MILI ISHTE VATRAN

$
0
0

Që mjeshtri i madh me origjinë shqiptare, Gjon Mili ishte vatran, këtë nuk mund ta mohojë askush. Kishte ardhë në SHBA më 1923. Ishte i biri i Vasil Mili dhe Viktori Cekani nga Korca. Gjon Mili nderroi jete nga pneumonia ne Stamford, Connecticut ne 14 shkurt 1984. Nder shqiptaret qe moren pjese ne varrim ishte kryetarja e Vatres per New York New Jersey, gazetarja dhe shkrimtarja Nexhmije Zajmi.
Para se të bëhej i famshëm, ai merrej me shkrime e përkthime në Gazetën Dielli, duke u ushtruar në përsosjen e gjuhës shqipe, pasi vinte nga komuniteti shqiptar i Rumanisë. Janë dy përralla me të cilat ai nisi bashkëpunimin në Gazetën Dielli, të botuara në faqet e Diellit.
Më pas mësojmë se Gjon Mili është arkëtar i Vatrës. Në një nga numrat e vet gazeta Dielli njoftonte se arkëtari i Vatrës, Gjon Mili, kishte dalë nga spitali, dhe ishte mirë me shëndet.
Gjejmë në faqet e Diellit edhe një falenderim publik, ku Aqile Tasi u rizgjodh Kryetar i Federatës Vatra për një mandat të dytë. Po ahshtu emri i Gjon Milit gjendet në komisionet e punes të Vatrës, që ndihmojnë Shqipërinë përmes Kryqit të Kuq, në vitet ’30 të shekullit të Shkuar.
Por në arkivin e Vatrës gjendet edhe një Letër e ish Kryetarit të Federatës VATRA në vitin 1961, Kristo Thanas, i cili i kujton mjeshtrit se dikur, të dy së bashku ishin pjesë të bordit të VATRËS. Shiheni Letrën origjinale.Kliko siper letres per ta lexuar…


Serbia si zgjatim i Rusisë në zemër të Europës

$
0
0

Nga Sulejman GJANA*/
Vizita e tretë dhe sërish madhështore e Putinit në Serbi, në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit të Beogradit nga Ushtria e Kuqe dhe tanket ruse, ishte sfida e hapur dhe fyese e Serbisë për Brukselin, ishte përgjigjia brutale për përqafimet dhe përkëdheljet e baroneshës Ashton për rioshët Daçiç e Vuçiç. Por mbi të gjitha ishte përgjigjia poshtëruese për aksionin diplomatik integrues të Serbisë në Europë, ndërmarrë prej shteteve anëtare të BE, në shumicë edhe anëtare të NATO-s. Shtete këto të angazhuara pothuajse totalisht (ndonëse shpesh pa dëshirë dhe me ngurrime prej interesash) në kushtëzimin e Rusisë me sanksione pas aneksimit prej saj të Krimesë, pas aksionit separatist në Ukrainën lindore dhe pas kërcënimeve ushtarake të saj për zgjerimin e konfliktit ukrainas.
Dhe përgjigjen më të mirë “shpërblyese” për dashurinë pa kundërshpërblim të europianëve ndaj serbëve, e dha presidenti Nikoliç kur i deklaroi Putinit në Pallatin e Bardhë: “Shumë gjëra ne serbët i kemi bërë në të kaluarën bashkë me ju, dhe do t’i bëjmë edhe në të ardhmen. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj kur ka qenë fjala për Kosovën, ndaj dhe Serbia e serbët do t’i mësojnë fëmijët e tyre ta duan fort Rusinë”.
Pasi theksoi se serbët presin ndihmën e Rusisë në bujqësi dhe energjetikë, por sidomos në industrinë petrokimike dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në kushtet e sanksioneve, Nikoliç i deklaroi Putinit me emocion: “Rusia është një mbështetje e fuqishme për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, sidomos në lidhje me Kosovën dhe Metohinë”.
Ndërsa Putin u deklaroi miqve serbë se “Qëndrimi proserb i Rusisë është një pozicion parimor që nuk do të ndryshojë kurrë”, dhe se “Rusia është e angazhuar për problemin e Kosovës, përmes rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Si qokë për vizitën dhe pritjen madhështore, Putini kishte sjellë në Beograd një paketë financiare ndihmash prej 1.2 miliardë dollarësh dhe garancinë se “ndihmat humanitare ruse për vëllezërit e vuajtur e të kërcënuar serbë në Kosovë do të vazhdonin edhe në të ardhmen”.
Gjatë kësaj vizite, Serbia dhe Rusia nënshkruan disa marrëveshje dypalëshe tejet të rëndësishme, sikundër: Marrëveshja me Hekurudhat e Rusisë për rindërtimin e pjesëve veriore të hekurudhës në Serbi; Memorandumi për efikasitetin energjetik dhe furnizimin rus të Serbisë me energji elektrike; Marrëveshja për mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar; dhe më në fund “qershia mbi tortë”, Marrëveshja për bashkëpunim ushtarak-teknik.
Dhe për të dëshmuar dashurinë personale e të serbëve për Rusinë, presidenti Nikoliç u rikujtoi me mburrje të pranishmëve të përzgjedhur për ceremoninë e pritjes, se në përgjigje të vizitës përkujtimore të 70 vjetorit të çlirimit rus të Beogradit, më 9 maj 2015, me ftesë të Putinit, ai do të merrte pjesë me gëzim të veçantë në ceremonitë moskovite për kremtimin e 70-vjetorit të fitores mbi fashizmin.
Vizita e fundit e Putinit në Beograd bëri bilancin e marrëdhënieve dypalëshe të shkëlqyera, por njëkohësisht ishte edhe kurorëzimi në fillimshekullin XXI i aksionit të pandalshëm e shekullor rus për ruajtjen e ndikimit mbi Serbinë dhe në zhvillimet ballkanike, sidomos në kushtet e ekspansionit rus drejt Lindjes dhe Juglindjes së Europës, si kundërpërgjigje ndaj ekspansionit të NATO dhe BE drejt Ballkanit Jugperëndimor dhe Lindjes së Europës.
Ishte pikërisht Putin ai që ripromovoi dhe intensifikoi aksionin total rus drejt Ballkanit dhe Serbisë, pas zbythjes prej një dekade që shoqëroi pushtetin e Jelcinit, të cilin “delfini” Putin e rrëzoi për paaftësi dhe rrezikim të objektivave politiko-ushtarakë ndërkombëtarë të Rusisë në kushtet e triumfit të Perëndimit mbi komunizmin dhe zhvillimeve gjepolitike pas Luftës së Ftohtë.
Parë në këtë mënyrë, Putini shkoi në Beograd për të korrur të mbjellat e dekadës së fundit, të cilat i futi në hambarin rus me ndihmën e çirakëve serbë, me presidentin Nikoliç në krye, të cilin e solli në fuqi në vitin 2012 pasi e mbajti dhe përgatiti gjatë në Moskë dhe e zbarkoi në Serbi me stafe dhe premtime të shumta ndihme ekonomike, si dhe me fushata të financuara e të përgatitura nga të dërguarit e Kremlinit në Beograd.
***
Pas ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë, ambasada ruse në Beograd u shndërrua në Mekë dhe Medinë të pelegrinëve ultranacionalistë serbë, të cilët përzgjidheshin dhe merrnin bekimin e Moskës për karrierë partiake e politike.
Natyrisht që ambasadorët e njëpasnjëshëm rusë nuk e humbnin asnjëherë rastin për t’u kujtuar serbëve se kishin mbështetjen e Rusisë, e cila, sipas tyre, do të përdorte veton dhe të gjitha mekanizmat bllokues në OKB dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë për të sabotuar pavarësimin, njohjen, anëtarësimin dhe integrimin e Kosovës. Betim të cilin Rusia e mbajti, teksa me mburrje theksonte pafundësisht se ishte ajo që, “në mbështetje të popullit dhe kombit vëlla serb, sabotoi sistematikisht të gjitha objektivat perëndimore për Kosovën, sidomos gjatë periudhës 2005-2008”.
Pohimi i ish ministrit të Jashtëm të Federatës Serbi-Mali i Zi, Vuk Drashkoviç, në vitin 2004, se “Elita jonë intelektuale dhe politike e ka të qartë se proceset integruese të Federatës në bashkësinë perëndimore (nënkupto NATO dhe BE), kanë rëndësi jetike për ardhmërinë tonë, ndaj ne duhet të angazhohemi dhe të punojmë me të gjitha forcat në këtë drejtim…”, alarmoi Rusinë dhe shënoi fillimin e fundosjes dhe përfundimit të karrierës së Drashkoviçit, krahas pakësimit gradual të peshës politike dhe rezultateve të mëtejme zgjedhore të partisë që Drashkoviç kryesonte.
Ky fund fatkeq ishte edhe pasojë e kundër-reagimit adekuat të politikës dhe elektoratit serb për çdo aktor dhe faktor politik properëndimor në Serbi, objektiv ky i arritur padyshim edhe me ndihmën dhe kontributin e Rusisë, që ka dorë në të gjitha zhvillimet politike në Serbi.
***
Kundërshtimi i zgjerimit të NATO-s në Lindje të Europës është vektori konstant politik dhe gjeostrategjik i Rusisë, që e konsideron këtë zgjerim si kërcënim ushtarak në kufijtë e saj.
Kur në prill të vitit 2008, në samitin e NATO-s të mbajtur në Bukuresht, SHBA-të propozuan ftesën e Aleancës për anëtarësim të Shqipërisë dhe Kroacisë, Rusia u nervozua dhe menjëherë planifikoi strategjinë për sabotimin me çdo kusht të zgjerimit të NATO-s me vendet tjera të Ballkanit ende të paanëtarësuara.
Natyrisht që në krye të listës së vendeve ballkanike që nuk duheshin anëtarësuar, Rusia vendosi aleaten strategjike, Serbinë, të cilën e përzgjodhi edhe si shtetin ballkanik që do të balanconte ushtarakisht armiqtë historikë, Shqipërinë dhe Kroacinë properëndimore.
Por nervozizmi rus kaloi parashikimet dhe u shndërrua në kërcënim, pas propozimit amerikan në këtë samit, që NATO të fillonte menjëherë procedurat për anëtarësimin në Aleancë të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Me këtë rast presidenti Putin deklaroi: “Zgjerimin e NATO-s në kufijtë e Rusisë do ta konsiderojmë kërcënim për sigurinë e saj dhe do të ndërmarrim kundërmasat adekuate. Dhe e mbajti fjalën, teksa Gjeorgjinë e ndëshkoi duke e sulmuar ushtarakisht dhe duke e neutralizuar totalisht po atë vit, pra në vitin 2008, ndërsa Ukrainën e tmerroi dhe e ndëshkoi pas 6 vitesh, me pasojat e njohura të një konflikti që ende nuk dihet se kur do të përfundojë… Teksa më parë aneksoi Krimenë me peshë stërmadhe gjeostrategjike, ndërsa aktualisht ka marrë peng rajonet lindore të Ukrainës (gjithashtu me peshë të madhe gjeostrategjike dhe ekonomike) me ndihmën e separatistëve rusë të armatosur dhe drejtuar me telekomandë nga Rusia.
Strategjia e vendeve kryesore të NATO-s për të anëtarësuar njëkohësisht edhe në BE të gjitha vendet ish komuniste, sikundër Polonia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Hungarija, Çekia e Sllovakia, është dëshmi e qartë e faktit të pohuar, në vitin 2008, nga ish sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Japp de Hop Shefer, sipas të cilit “NATO dhe BE ecin sëbashku, dorë për dore”. Por pikërisht kjo strategji ka alaramuar Rusinë, që i konsideron të rrezikshme përpjekjet e NATO-s dhe BE për të integruar në këtë proces edhe Serbinë.
***
Në vitin 2010, kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Dumës ruse, Kostantin Koshaçev, deklaroi: “Anëtarësimi i Serbisë në NATO nuk do të ishte tjetër veçse legjitimim i agresionit kriminal të vitit 1999 të NATO-s mbi Serbinë, por njëkohësisht do të ishte edhe riposhtërim i kombit dhe popullit serb, të cilit me këtë rast iu shkëput me dhunë Kosova, që është djepi ku lindi dhe u mëkua kombi serb. Këtë agresion, asokohe Rusia-aleate strategjike e Serbisë e kundërshtoi me forcë dhe e konsideroi si poshtërim i patolerueshëm”.
Para dy vitesh, pyetjes së mediave serbe se çfarë do të humbiste Serbia nëse do të anëtarësohej në NATO, ambasadori rus në NATO, Dmitri Rogozin, iu përgjigj, qartë dhe në mënyrë lakonike: “Duke patur parasysh se Kosova është pjesa thelbësore e sovranitetit kombëtar serb dhe djep i kombit serb, si dhe duke qenë se Serbia është një vend vëlla i Rusisë, jam i detyruar t’ju ndërmend se me anëtarësimin në NATO Serbia do ta humbte përfundimisht Kosovën, duke e vetëpranuar këtë akt dhe realitet”.
Ndërsa ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Konuzin, e thelloi konceptin e kolegut të tij të atashuar në Bruksel, teksa deklaroi: “Ne rusët, të dashur vëllezër serbë, do ta respektojmë vendimin tuaj për të hyrë në NATO, por duhet ta dini se, duke u bërë pjesë e NATO-s, ju do të bëheni gjithashtu pjesë e një kërcënimi për sigurinë e Rusisë, çka do ju shndërronte automatikisht, nga një vend mik, në një vend armik”.
Kushtëzimin e njëanshëm politik të marrëdhënieve ruso-serbe, me moton “ose me Moskën, ose me Perëndimin”, Rusia po përpiqet ta shtrijë edhe në marrëdhëniet dypalëshe ekonomike, teksa nëpërmjet ambasadorit rus në Beograd, Konuzin, deklaroi para dy vitesh se “në qeverinë serbe ka ministra që janë pozicionuar hapur kundër firmave dhe kompanive ruse, dhe se firmat dhe kapitalet ruse trajtohen keq në Serbi, çka ne e konsiderojmë fyerje dhe kundërvënie…”.
Fakti që nga 28 vende anëtare të NATO-s, 24 vendet kryesore të saj e kanë njohur Kosovën, është përdorur dhe po përdoret vazhdimisht nga Rusia për të trembur dhe armiqësuar serbët me NATO-n.
Duke u kujtuar serbëve me ironi pikën 6 të kapitullit të titulluar “Qëllimet dhe parimet e zgjerimit”, të Traktatit të Aleancës Veri-Atlantike, në të cilën përcaktohet qartë dhe prerë se në NATO pranohen vetëm shtetet që i kanë zgjidhur përfundimisht, apo që ndodhen në vijim të proceseve të suksesshme të zgjidhjes paqësore të problemeve territoriale me fqinjët dhe të njohjes reciproke, ambasadori rus pranë NATO-s, Dmitri Rogozin, i kujtoi publikisht Beogradit në vitin 2011, se përpiqet më kot të anëtarësohet në NATO, nëse nuk njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe nëse nuk heq dorë nga humbja e sovranitetit mbi të.
Pavarësisht klishesë “miqësore” të Putinit se “Çfarë është e mirë dhe e leverdisshme për Serbinë, është e mirë dhe e pranueshme edhe për Rusinë”, deri më tash Moska ka dëshmuar se Rusia e kundërshton haptazi dhe me force hyrjen e Serbisë në NATO, pasi kjo hyrje do të thoshte humbje e një placdarme ushtarake me rëndësi jetike e në mes të Europës. Por Rusia tmerrohet gjithashtu edhe nga ndikimi veriatlantik dhe europian në vendimet e elitës politike serbe lidhur me integrimin e saj në NATO dhe BE.
Moska ndjek me vëmendje dhe kënaqësi përdorimin e “kartës ruse” nga partitë serbe në pushtet, sa kohë që ndjeshmëria dhe dashuria për Rusinë është e lartë në mbarë elektoratin serb.
Moska gjithashtu nuk e fsheh dot kënaqësinë kur, gjatë fushatave zgjedhore, gjatë debatit politik në parlament dhe në vendimmarrjet e detyrueshme lidhur me proceset integruese të Serbisë, vërehet qartë prirja e Beogradit për të qëndruar në dy karrige, duke u përpjekur ta mbajë mirë edhe me Lindjen, edhe me Perëndimin.
Madje gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në Serbi në vitin 2012, kandidati radikal Nikoliç ofroi si premtimin më të fortë zgjedhor mundësinë e ndërtimit të bazave ushtarake ruse në Serbi dhe instalimin atje të testatave ruse me mbushje bërthamore, që do ta shndërronin Serbinë në fuqi kuazibërthamore në mes të Europës.
***
Aktualisht, në Perëndim dhe kudo ekziston një paqartësi e dukshme në lidhje me të ashtuquajturën “asnjëanësi ushtarake” të vetëshpallur të Serbisë, e shprehur si gjoja detyrim shtetëror, bazuar thjesht në një fjali të shkruar në tekstin e një rezolute parlamentare, para disa vitesh. Dhe kjo paqartësi rritet akoma më shumë kur vërehet mungesë vullneti politik tek mbarë klasa politike dhe shoqëria serbe, për të hapur një debat publik të njimendtë, debat ky që do të qartësonte se çfarë nënkuptohet me“asnjanësi” dhe cilat janë garancitë përkatëse!?
Askush më shumë se Rusia nuk ka interes për këtë paqartësi lidhur me “asnjëanësinë” serbe, sa kohë që shfrytëzohet maksimalisht urrejtja serbe për NATO-n dhe fushatën e saj të bombardimeve, që paraprinë ndërhyrjen ushtarake në Kosovë dhe shkëputjen e saj nga Serbia në vitin 1999.
Për ultranacionalistët dhe shumicën e serbëve, “anëtarësimi i Serbisë në NATO do të thotë jo vetëm dorëzim vullnetar i një pjese të identitetit dhe sovranitetit kombëtar, por edhe riposhtërim pas poshtërimit që NATO u bëri serbëve në vitin 1999 dhe vënie e ushtrisë nën komandën e një strukture ushtarake armiqësore”.
Mendimi që mbizotëron në qarqet intelektuale, në klasën politike, në shoqërinë civile dhe qendrat studimore strategjike serbe, është ai sipas të cilit Perëndimi duhet t’i japë dhe garantojë Serbisë një status special, si parakusht për anëtarësimin e saj në NATO dhe BE. Thënë ndryshe ata kërkojnë gjetjen e një lloj formule të “Anëtarësimit të kushtëzuar të Serbisë”, gjithmonë me kushtin e qartë që Serbia kurrë të mos detyrohet të marrë pjesë në veprime ushtarake të NATO-s kundër Rusisë, që kurrë të mos angazhohet në sanksione ekonomike kundër saj, kundër interesave të saj, apo të përfshihet në veprime të ngjashme në zonat e saj të influencës. Kushtëzim absurd ky që, kurrsesi, nuk mund të pranohet nga Perëndimi, e që mund të shërbejë në çdo kohë si pretekst… dhe për lojë me dy porta të Beogradit, midis Moskës dhe Brukselit.
Por deri kur të merret vendimi përfundimtar, si objektiv afatshkurtër dhe afatmesëm, Beogradi do të vazhdojë të bëjë rolin koketës që flirton me Perëndimin dhe fle me Lindjen. Dhe si kurtizane e vjetër 2 shekullore, do të zhvasë sa të mundet nga mëtonjësit, sidomos nga vendet e pasura perëndimore. Shembulli i kohës së Titos është tejet i freskët, teksa diktatori komunist u vetëshpall aleat i Perëndimit në Lindje, por që kurrë nuk e pranoi pluralizmin politik dhe demokracinë. Asokohe Beogradi kishte garant Çurçillin, sot ka garant Baroneshën Ashton.
Në fundore, kuptohet se Serbia ka dijtë gjithnjë të përdorë politikën dhe diplomacinë në shërbim të interesave të shtetit dhe kombit serb. Ndërsa për fat të keq, Shqipëria zyrtare vazhdon që prej 70 vitesh të përdorë këta instrumenta të rendësishëm, në shërbim të interesave të pushtetit dhe individëve çka cënon rëndë interesin e popullit dhe kombit shqiptar…
*Kryetar i PLL

20 KRYETARË TË BASHKISË VLORË PËR GJATË NJË SHEKULLI NE BOTIMIN E LEPENICËS

$
0
0

Nga GËZIM LLOJDIA*
1.“Mendoj se ky monument i ngritur prej meje do ti shërbejë Vlorës më shumë se monumentet e broncit dhe do të rrojë shumë gjatë, shkruan autori i botimit “Kryetarët e bashkisë Vlorë” ,Enver Memishaj Lepenica, në parathënie të tij. Me hulumtimet në fushën e historisë, thotë jam, munduar të hedhë dritë mbi tema dhe ngjarje historike pak të njohura,të mbuluara në harresë apo të falsifikuara, veçanërisht për historinë e Vlorës . Emri dhe jeta e kryetarëve të Bashkisë, veçanërisht atyre të periudhës 1912-1944, që trajtohen në këtë libër është e lidhur me historinë e Vlorës dhe të Shqipërisë gjatë viteve të vështira, kur po ngrihej dhe konsolidohej shteti shqiptar.Autori përmend një fakt të njohur nga media .Deputeti i Vlorës Bujar Leskaj ,i propozoi bashkisë Vlorë në vitin 2008 vendosjen në lulishten historike të 8 kryetarëve të bashkisë Vlorë nga vitet e stuhishme ‘12-’32. C’praj vitit 2008,kohë kur u bë propozimi në Këshillin e Bashkisë Vlorë janë fshirë rreth 6 vite .Asnjë bust nuk është vendosur sot, në qytet për kontributin e kryetarëve të bashkisë. Vendi i tyre për kontributin e dhënë duhej të ishte në një ndër lulishtet e qytetit. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza si gjithë të tjerët,por me një kontribut të madh në dallim nga të tjerët. Mungesa e fondeve është shkaku madhor. Shteti duhet të kishte krijuar një fond të veçantë për të vlerësuar kujtimin e tyre, ndër përvjetorët, që kryhen. Shteti duhet të krijojë një fond,për të përjetësuar emrat e ndritur, të të gjithë patriotëve shqiptarë, në Vlorë, Korcë ,Shkodër,Tiranë e gjetkë. Këta shenjtorë të fjalës,të pushkës,penës u larguan nga kjo botë ngase të gjithë janë të vdekshëm. Mirëpo, harresa jonë për për veprën e tyre të pavdekshme, mbetet e pafalshme. Një fond i veçantë, duhej krijuar. A mos duhej administruar nga MK për të realizuar bustet dhe monumentet e një sërë figurash atdhetare anembanë vendit? Dhjetëra figura patriotësh ende nuk kanë një vorrë,nuk kanë një pllakë përkujtimore. Godina apo banesa historike janë aktualisht të harruara, të shkatërruara gjithsesi ,që nuk tregojnë vlera qytetërimi për një vend që është në NATO.
2.
Kur gërmëzojmë emrin e qytetit tonë. Silueta e qytetit. Ndër kohët e lashta. Historia, përmend trazimet ndër shekuj, që kanë qenë shtysa për të treguar qëndresën e tij. Shpallja e pavarësisë në këtë qytet si fakti që ,dielli në lindje agon. Dhe ishte 28 nëntor ,viti 12,vjeshtë e tretë,kur u ngrehë flamuri nga kati i dytë i sarajeve të Vlorajve. Lufta e Vlorës dhe lufta e dytë e përbotshme. Paslufta nxori regjimin, që u vendos në gjysmën e Evropës. Gjurmët e tij ende të pa fshira janë dëshmi, që do të ruhen ndër breznitë tonë. Si një plagë, që kullon nga e pëgëra lindje. Autori i kësaj enciklopedia ka sjell të dhëna të shumta të bashkëshoqëruara me fotografi e faksimile. Ky botim është një visar për historinë e qytetit tonë. Ky botim shkencor duhet të jetë edhe një guitë për turistët . Gjithashtu ky botim përmbush të gjitha standardet për tu përkthyer në gjuhë të huaj për studiues,historinë duke u ruajtur në kohë të vendoset jo vetëm në muzetë e këtij qyteti historik, por duhet të mundësohet me shkurtime dhe në botimin zyrtar të MS teksti vendlindja.404 faqe me dokumente dhe të dhëna të hollësishme,fotografi dhe arkiva, dëshmi, ditarë,histori. Shkolla e pare shqipe u hap prej patrioteve vlonjate ë vitin 1908, në lagjen Muradije,thotë autori Lepenica, në godinën që sot vlonjatët e quajnë:” Shkolla nr. 1”. Ajo shkolle sot, quhet me të drejtë: “28 nëntori”.Para kësaj në disa fshatra ka pasur shkolle apo kurse fetare, si në Kanine, Drashovice etj. Në Velcë, që në vitin 1890, ka pasur një shkolle turke për hoxhe, ndërsa shkolla e parë shqipe atje është hapur ne shtator 1913. Shkolla e mesme për herë të parë në Vlorë,vazhdon autori, u hap më 8 nëntor 1924, kur në fuqi ishte qeveria e Fan Nolit. Kryetar bashkie ne Vlore ahere ishte Qazim Kokoshi dhe prefekt Niman Ferizi. Shkolla u mbyll në janar 1925, pasi në të u sistemuan mercenaret e Taf Kaziut, që kishin ardhur ne Vlore për te shtruar popullin pas revolucionit të vitit 1924 dhe u rihap me 1 dhjetor 1925. Në Shqipëri, shkollat e para të gjindarmerise janë hapur për here te pare prej italianeve ne Vlore dhe ne Gjirokastër ne vitin 1919. Në vitin 1922 deri ne fund te vitit 1924, kjo shkolle ka funksionuar në Vlorë. Në qendër të qytetit, ne vendin ku kanë qene sarajet e Xhemil bej Vlorës, ku u be edhe Kuvendi Kombëtar me 28 nëntor 1912, që shpalli Pavarësinë Kombëtare, është ngritur lulishtja, që më pas mori emrin Lulishtja e Sheshit te Flamurit. Punimet për krijimin e saj u fillua në vitin 1922, nga Qazim Kokoshi, ish kryetar i Bashkisë dhe u përurua me 28 nëntor 1925, me rastin e 13 vjetorit te Shpalljes se Pavarësisë, kur kryetar Bashkie ishte Nuredin bej Vlora. Përfundimi i Lulishtes se Flamurit i dha një pamje krejt te veçante dhe bashkëkohore sheshit që mbante të njëjtin emër. Ky mjedis i bukur, i gjelbëruar, do te plotësohej ne vazhdimësi dhe me elemente të tjerë, që lidheshin me 28 Nëntorin e vitit 1912. Ne vitin 1932 aty u ngrit Varri Monumental i Ismail Qemalit dhe mbi këtë varr ngrihet madhështor ushtari i panjohur, vepër e punuar nga Skulptori i Popullit, Odise Paskali, që përjetëson ne bronc jetën dhe emrin e Plakut te Vlorës, ne sheshin ku ai konkretizoi ëndrrën e te gjithë shqiptareve për liri e pavarësi. Ne vitin 1937, gjate periudhës që A. Asllani, ishte Kryetar i Bashkisë se Vlorës, u ngrit edhe: “Shtylla e Flamurit Kombëtar”. Aty ku është ngritur flamuri ne vitin 1912, në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës. Po këtë vit u ngrit edhe Kulla e Sahatit te Vlorës, e financuar nga tregtaret e qytetit. Të dyja skice-idetë e këtyre objekteve u përgatitën prej Ali Asllanit. Ne vitin 1955, ne Vlore u ngrit Estrada Profesioniste. Në vitin 1 962 u themelua trupa profesioniste e Teatrit Dramatik. Në vitin 1972 u hap galeria e arteve figurative. Shkolla e pikturës vlonjate u bë e njohur në të gjithë vendin, me piktore të shquar. Po këtë vit u organizua ansambli “Labëria”, dhe në vitin 1981, mori pjesë ne festivalin e 21-te folklorik ndërkombëtar te Bursës ne Turqi. Monumenti i Pavarësisë, nga monumentet më madhështorë te vendit u inaugurua ne vitin 1972,me rastin e 60 vjetorit te Shpalljes së Pavarësisë. Monumenti ngrihet madhështor ne” qendër te qytetit ne Sheshin e Flamurit, aty ku edhe është mbajtur kuvendi me 28 nëntor 1912 për Shpalljen e Pavarësisë. Në vitin 1979, u ngrit Pallati i Sportit, me mbi 2000 vende .Në vitin 1980 u ngrit pallati i kulturës “Labëria”.Shtatorja e Avni Rustemit u përurua me 3 shtator 1983, në përvjetorin e fitores, së Luftës së Vlorës, të vitit 1920.Në vitin 1985 numëroheshin 83 monumente skulpturore. Para vitit 1990, funksiononte Shkolla e Lartë e Oficereve për Flotën Detare dhe Shkolla e Larte e Aviacionit, për aviator.
Në vitin 1990, në rrethin e Vlorës kishte 80 shtëpi dhe vatra kulture 225 biblioteka, 18 kinema dhe 20 librari. Në vitin 1994 me vendim të Këshillit te Ministrave nr. 105 date 28.2.1994, u krijua Universiteti i teknologjik i Vlorës ”Ismail Qemali”.
“Iso-polifonia popullore shqiptare” u shpall në listën e “Kryeveprave te trashëgimisë gojore te njerëzimit” e mbrojtura nga UNESCO. Ajo është një nder 50 atraksionet me te tërheqëse jo-materiale, ne trashëgiminë shpirtërore të popujve të botes. Melodiciteti i jashtëzakonshëm, gjuha e thjeshte por njëkohësisht e ndërlikuar dhe figurat e shumta letrare, e pasurojnë iso-polifoninë ne” një masë të atillë, sa e kthejnë atë ne një vlere te pakrahasueshme për të gjithë kulturën dhe trashëgiminë e vendit tone dhe atë botërore.
Duhet te perëndim me vlerësim dhe respekt ata që punuan me përkushtim për këtë arritje te madhe kombëtare: Ministrinë e Kulturës te asaj kohe, që drejtohej me aftësi e kompetence profesionale, por mbi të gjitha me dashuri për Shqipërinë, nga Dr. Bujar Leskaj, Drejtorin e Trashëgimisë qe drejtohej me pasion e dashuri nga Prof. Dr. Vaso Tole.
3.
Kryetarët e bashkive të Vlorës
Me kokën në pragun e historisë, breg më breg ,shkulmë nxjerr në zemëratën dimërore. Kërkimi im ka një pikënisje. Qyteti ynë ka pasur administratën dhe drejtuesit e tij ndër kohëra ç’praj shekullit të shuar janë një numër figurash të pazakonta,me kontribute. Historia ruhet me dëshmi .Rojtarë janë dëshmitarët. Në listën e madhe të mos harresë janë emrat e kryetarëve të bashkisë, që kanë drejtuar qytetin. Ata kanë qeverisur qytetin tonë ndër vite të brishta të trazuara ishin vitet dhe ja dolën, që qyteti ynë të mirë administrohet ndër të gjithë kohët e shekullit të shkuar ndër më të vështirët shekuj në historinë tonë.
KRYETARET E BASHKISE SE VLORES, 1912 – 2012

I Katundaria e Vlores ne vitet 1912 -1914
1
Abas Mezini
Vlore (1864- 1926)

1912; 1920; 1921;1922.
2
Ibrahim Abdullahu
Vlore (1880-1955)

11.3.1913-31.12.1914
II Kryekatundaret e Vlores Gjate pushtimit Italian 1.1.1915 -14.8.1920
3
Osmen Haxhiu
Vlore (1885- 1937)

1915
III Kryetaret e Bashkise se Vlores gjate ringritjes dhe Konsolidiniit te’ shtetit
4
Ali Asllani
Vlore (1882-1966)

20.12.1918-5.11.1920 1. 4.1934-31.7. 1939
5
Qazim Kokoshi
Vlore (1882-1947)

4.5.1922 – 25.12.1924
6
Nuredin Vlora
Vlore (1889- 1964)

1.1.1925- 19.2.1927
7
Zyhdi Karagjozi
Gjirokaster(1881-1970)

20.2.1927-5.7.1928
8
Arshi Halil Xhindi
Vlore (1885 – 1973)

6.7.1928- 30.8.1932
9
Abedin Nepravishta
Ku<; (1889-1975)

1.9.1932- 15.3.1933
10
TefNara?i
Nara? (1894- 1970)

16.3.1933-31.3.1934
IV Kryetaret e bashkise gjate pushtimit nazi fashist 1939-1944
11
Kristaq Pandeli Strati
Vlore 1904- 1969)

1.8.1939-1942 •
12
Nexhip Koka
Delvine (1899- 1976)

1942 – 17 4.1943-v’-,
13
Enver Taraku
Peje, Kosov (1917-1989)

18.4.1943-5.10.1943
14
Muhedin Haxhiu
Vlore (1909- 1979)

27.10.1943 – 15.11.1944
V Gjate periudhes se diktatures komuniste 1945-1990

VI Gjate ndertimit te sistemit demokratik
15
Elham Sharra
Vlore (1942-2014)

20.7.1992- 14.11.1996
16
Gëzim Zilja
Vlore (1951)

15.11.1996-30.4.1997
17
Agron Shehu,
Vlore (1948)

Tare Hamo,
Vlore (1945)

1.5.1997-21.6.1998
David Tushe.
Vlore (1957)

18
Neki Dredha
Vlore (1939)

22.6.1998- 1.10.2000
19
Niko Veizaj
Vlore 1954)

1.10.2000- 12.10.2003
20
Shpëtim Gjika
Vlore (1962)

13.10.2003 – - 8.5.2015

4.
Cilët ishin emrat ,që do të kishin një bust ndër lulishtet e Vlorës?Në mos sot nesër sigurisht do ta kenë. “Ku gjenden ata që i dhanë emër dhe krenari qytetit ndër kohët e vështira?Në varreza e trishtuara të harruar në kohë prehjen e madhe dhe të përhershme..Disa të dhëna për disa kryetarë bashkie të këtij qyteti. Janë figura si Nuredin bej Vlora,I biri Ferit Pashë Vlorës, ish kryeministër i Turqisë ne vitet 1902-1908. Nuredin beu një nga personalitetet e shquar te familjes Vlora. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkisë se Vlorës. Abedin Nepravishta.U lind 1889 ne Kuç te Kurveleshit. Me 1931 prefekt i Vlorës dhe 1 muaj zevendesisht kryetar i bashkisë. Më 1 tetor 1930 emërohet prefekt ne Korçe. Me 1931 – 1933 prefekt ne Vlore. Me 11 shtator 1933 – 9 dhjetor 1935.
Arshi Halili. Ne legjislaturën 1925-­1928, pas vdekjes se deputetit Elmas Xhaferi u zgjodh deputet. Dhe pastaj Kryetar i Bashkisë së Vlorës. Emrat e tjerë Ali,Asllani , Abaz Mezini,Qazim Kokoshi,Ibrahim Abdullai etj.
KRYETARET E BASHKIVE TË QYTETIT BREGDETAR DERI PAS CLIRIMIT
Sistemi i bashkive ne Shqipëri ka patur here pas here ndërprerje ne kohe. Qysh para 1912 kane funksionuar”Kryekatundaret”ose Kryetaret e Bashkive. Ky sistem vazhdoi deri ne fund te 1944 kur u vendosen Komitetet Ekzekutive dhe rifilloi ne vitin 1992. Ne fillim te shekullit XX Vlora kishte një popullsi prej 8.000 banoresh dhe administrohej nga Kryekatundari, qe sot quhet “Kryetar i Bashkisë”: Ndër të parët qe njohim si Kryekatundare apo Kryetar Bashkie janë: Shahin Kolonja, Ali Spahiu, Abas Mezini dhe Ibrahim Avdullahu të pasuar nga Osman Haxhiu i cili njihet edhe si prefekt i Vlorës. Ne 1918 me emrin “Kryetar Bashkie” është Ali Asllani i cili ne 1920 ia la vendin Qazim Kokoshit. Ne vitin 1925 Kryetar i Bashkise u zgjodh Nuredin bej Vlora e pas tij Arshi Halili {Xhindi}.Ne vitin 1934 përsëri Ali Asllani deri ne prill te 1939. Pas një ndërprerje, ne 1943 Kryetar Bashkie për Vlorën u caktua Myhedin Haxhiu. Pas lufte, nuk ka Bashki, këtë rol e luante Kryetari i Komitetit. Rexhep Sulejmani dhe Avdul Agalliu ishin të parët Kryetare ëe Komitetit Ekzekutiv te Qytetit. Shahin Kolonja, 1900.Ishte kryetar i pare i Bashkisë së Vlorës, ose kryekatundar, siç quhej në atë kohe .Ali Spahiu (Skrapari) 1903-1908. Kishte kryer shkollën e larte ne Stamboll, anëtar i klubit”Bashkimi”Stamboll.
1-Abas Mezini, 1908 – Mars 1909
Familja Mezini është një nga familjet me te vjetra te Vlorës dhe me një aktivitet te shquar patriotik. Ne Komisionin përgatitor për shpalljen e Pavarësisë Abas Mezini ishte shume aktiv, në shtëpinë e tij bëheshin mbledhjet me te rëndësishme. Kryekatundari mbështeti fuqimisht Ismail Qemalin dhe qeverinë e tij. Në të gjitha aktivitetet e kohës merrte pjese Abas Mezini.
2-Ibrahim Avdullahu 1912-1914
Ka kryer shkollën e larte për Drejtësi ne Stamboll. Një nga themeluesit e Klubit Labëria”dhe drejtues i tij, për ketë arsye Ibrahim Avdullahu, Elmas Xhaferi,Mu~o Sharra, Durro Shaska dhe Ali Beqiri u kapen nga turqit, ne vitin 1908, u shpunë ne Stamboll dhe rrezikonin dënimin me vdekje. Kur u kthye ne atdhe vazhdoi aktivitetin dhe ishte një nga njerëzit me te afërt te Ismail Qe­malit Pas shpalljes se pavarësisë është Kryekatundari i Vlores. Ne mars te 1914 shkon ne France si përfaqësues i Vlorës për tu këshilluar me Ismail Qemalin Ne 1914 kryeson negociatat me rebelet për te shpëtuar Vlorën nga shkatërrimi. Kryengritësit kërkuan largimin e tij si kryetar i katundarisë. Një nga personalitetet më me influence ne Vlore. Ne vitin 1923 vuri Kandidaturën për deputet.
3-Osman Haxhiu (Nënprefekt i Fierit)
Pas largimit te Ibrahim Avdullahut si Kryekatundar u vendos qe administrimin e Vlorës ta merrte Osman Haxhiu ne emrin e prefektit. I biri i Miftiut te Vlorës Haxhi Muhametit dhe një nga familjet me te pasura te Vlorës. Shume aktiv qe ne fillim te shekullit, një nga mbështetësit kryesor te Ismail Qemalit. Me vone do te këtë një karriere te shkëlqyer, Kryetar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” te Luftës se Vlorës, delegat ne Kongresin e Lushnjës, deputet ne parlamentin shqiptar.
4-Ali Asllani – 1918. Personalitet shtetëror, diplomat, poet i shquar i Vlores. Mbaroi shkollën e lart Politiko-Juridike-Administrative ne Turqi ne vitin 1906. Shërbeu ne administratën turke ne Janine e Bulu, deri ne shpalljen e pavarësisë. Punoi si sekretar i Ismail Qemalit,nënprefekt i Fierit, sekretar i administratës se Vlorës, sekre­tar shteti. Dy here Kryetar Bashkie ne Vlore, përfaqësoi shtetin shqiptare ne Trieste, ne Sofje dhe Athine. Shkroi shume poema dhe poezi. U zgjodh anëtar i Institutit te Shkencave ne vitin 1913. Zotëronte gjuhet: turqisht, persisht, gre­qisht, italisht dhe frëngjisht.
5-Qazim Kokoshi – 1920. Me aktivitet te shquar patriotik e politik. Firmosi aktin e pavarësisë, ne shtabin e Luftës se Vlorës, senator, deputet, ne 1920 u zgjodh Kryetar i Bashkisë Vlore.
6- Nuredin bej Vlora .I biri Ferit Pash Vlorës, ish kryeministër i Turqisë. Nuredin beu, një nga person­alitetet e shquar te familjes Vlora dhe te Vlorës. Me kulture te gjere, njohës i shume gjuhëve te huaja. Ne vitin 1925 u zgjodh Kryetar i Bashkisë se Vlorës. Gjate mandatit te tij pruri makinën për te lar rrugët e Vlorës, vendosi sirenën për orarin e punës dhe te shkollës. Ishte i ndjeshëm ndaj te gjithë atyre qe vuanin.. Iku jashtë shtetit dhe vdiq ne Hajdenberg te Gjermanisë ne vitin 1964. Me 8 janar 1926, Nuredin bej Vlores shkruan E.M.Lepenica,iu dorezua dekreti i emërimit si kryetar Bashkie me gjithë kritikat qe ka pasur për punën e tij. Këshilli Bashkiak sipas votave te fituara kishte këtë perberje:Dhimiter Kolea ,Dalip Peshkepia,Samuel Matathia, Aristidh Ruci,Hamza Isai, Esheref Dano .Me pas Nuredin bej Vlorës do ti i bëhen shume kritika për punën e tij si mungesa e ujit, sidomos ne lagjen Skele, mungesa e pastërtisë se qytetit, mosfunksionimi i centralit elektrik etj. Pavarësisht nga kritikat në ato kushte të” vështira, Nuredin Beu u mundua t”i shërbente Vlorës. Gjate ushtrimit te detyrës, ashtu si edhe Qazim Kokoshi, vazhdoi te nxirrte kartëmonedhën e bashkisë, por tashme me firmen e tij “Nuredin Vlora”
Si një atdhetar e personalitet me kulture e vizion perëndimor, Nuredin Vlora, problemin e pare qe shqyrtoi, ishte arsimi dhe kultura. Vizioni tij për zhvillimin e arsimit dhe dashuria e tij për Vlorën del qarte ne një relacion qe ai i ka drejtuar Ministrisë se Arsimit dhe Prefekturës se Vlorës, ne korrik te vitit 1925, ku ndërmjet te tjerave shkruan: “… Si ne krahina dhe ne qytet shkollat ne vitin 1925 kishin arritur ne një grade shume te poshtme…”Ne këtë relacion, Nuredin Beu kërkon rihapjen e shkollës se mesme ne Vlore e cila qe nga janari 1925, me mbritjen në Vlore të forcave, të kriminelit Taf Kaziu e përdoren konviktin e kësaj shkolle si fjetinë , shkolla u shkatërrua dhe ishte mbyllur. Nuredin bej Vlora ne relacion shprehte habinë për ngurrimin qe tregohej për hapjen e kësaj shkolle “kaq te nevojshme, e gatshme, qe mund te funksionoje me pak shpenzime dhe sidomos për këtë pjese te Shqipërisë qe sa nevoje te madhe ka për arsim, aq pas ka mbetur”Relacioni përfundonte me fjalët: “qe ne fillim te vjeshtës se pare shkolla te ishte gati për te funksionuar”.Mbi baze e këtij relacioni te Bashkisë, Prefekti i kërkon Ministrisë se Arsimit: “formimin e liceut këtu ne Vlore i cili do te jete tepër i nevojshëm për avenirin e brezit te ri shqiptar”Ne saje te interesimit dhe përpjekjeve te Nuredin bej Vlorës, shume patrioteve, mësuesve vlonjat dhe ve9anerisht te Vakëfit te Vlorës, me 21 dhjetor 1925, ra zilja e pare ne Shkollën Tregtare. Kjo ishte një arritje e madhe pasi kjo shkolle do te luante një rol te rëndësishëm në kulturën e vendit. Këtë vit shkolla pranoi 50 nxënës: 25 nga Vlora dhe krahina, 10 nga Himara, 10 nga Kurveleshi, 5 nga Malësia e Tepelenës. Vihet re se me sa mençuri ishte bere plani i pranimit te nxënësve ne shkolle, pra nga te gjitha krahinat. Drejtori i pare i kësaj shkolle ishte patrioti Leonidha Naci.

007-a i famshëm që lindi në Prishtinë

$
0
0

Nga Ylli Pata/
Një nga çështjet më të famshme të spiunazhit gjatë Luftës së Dytë Botërore është ajo e një shqiptari nga Kosova më emrin Elyeza Bazna, ose me pseudonimin e tij “Cicero” apo 007 shqiptar, që vazhdon të jetë një temë kryesore në mesin e historianëve dhe shkrimtarëve në lidhje me rolin dhe ndikimin e tij gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha në botë, raporton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, duke ju referuar burimeve të CIA-s.
Po kush eshte 007 shqiptar me famë botërore ?
Elyeza Bazna, alias “Cicero” ka lindur në një familje shqiptarë në Prishtinë në vitin 1904, në atë kohë e kur Kosova ishte një vilajet në kuadër të Perandorisë Osmane. Përveç kësaj, sipas dokumenteve të CIA-s (Central Intelligence Agency), konfirmohet që çështja “Cicero” është një nga historitë më të famshme të spiunazhit të epokës sonë. Kur Lufta e Dytë Botërore filloi në vitin 1939, gjermanët dhe italianët pushtuan Ballkanin, duke okupuar të gjitha vendet përfshirë edhe Shqipërinë dhe zonat e banuara me shqiptarë.
Turqia ishte i vetmi vend në Ballkan që nuk ka marre pjesë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi që vendosi të mbetet neutral.
Në vitin 1939, në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, britanikët angazhuan “Ciceron” si një asistent personal të ambasadorit britanik Sir Hughe Montgomery Knatchbull-Hugessen.
Megjithatë, në të njëjtën periudhë, britanikët nuk ishin në dijeni se edhe Hitleri kishte angazhuar spiunin shqiptar për të ofruar shërbimit e tij për gjermanët. Ndërsa britanikët u përpoqën për të përfituar nga shërbimet e “Ciceros”, spiuni shqiptar vodhi dokumentet sekrete dhe konfidenciale në ambasadën britanike në Turqi, të cilën ai më pas i dorëzoi gjermanëve.
Si rezultat, “Cicero” është paguar shuma të mëdha, kryesisht në paund britanikë të falsifikuara, rreth 100.000 të tilla, për shërbimet e tij. Në atë periudhë, kjo ka qenë një shumë mjaft e konsiderushme.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, përdorimi i parave të falsifikuara ka qenë një element kyç në përpjekjet e Hitlerit për të shkatërruar dhe për të destabilizuar ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar duke përdorur para të falsifikuara për të krijuar inflacion, siç argumentohet nga gazetari i mirënjohur amerikan, John K. Cooley, në librin e tij “Currency Wars”, ku ai gjithashtu i kushton disa seksione për spiunin shqiptar.
Veç kësaj, gjermanët nuk e vlerësuan çdo informacion që u komunikua nga “Cicero”, pasi ata kishin frikë se ai ishte një spiun britanik.
Megjithatë, “Cicero” ofroi informacionë shumë të vlefshme për gjermanët, të cilat mund të kishin ndihmuar Gjermaninë naziste për ta kthyer rezultatin e Luftës së Dytë Botërore në favor të tyre. Sipas shumë burimeve, “Cicero” paralajmëroi për zbarkimin e aleatëve në Normandi në Francë (Operation Overlord), një betejë historike dhe një pjesë thelbësore për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, të cilën gjermanët e konsideruan si dezinformatë.
Kjo doli të jetë një gabim shumë i kushtueshëm, pasi që më 6 qershor 1944, aleatët zbarkuan me sukses në brigjet e Normandisë në Francë dhe filluan çlirimin e Evropës.
Roli i shqiptarit, Elyeza Bazna, ende nuk është harruar – shumë filma dhe libra janë shkruar rreth tij, si filmi “Five Fingers”, ku një aktor, duke luajtur rolin si Elyeza, përmend ndërsa ka një bisedë me një zonjë se ai është shqiptar (53:39) kur ai përgjigjet në pyetjen rreth origjinës së tij, dhe më tutje libri “The Cicero Spy Affair: German Açess to British Secrets in World War II” e cila është në dispozicion në portalin të mirënjohur Amazon.
Së fundi, pasi që Lufta e Dytë Botërore përfundoi më 2 shtator 1945, burime të ndryshme konfirmojnë që “Cicero” u zhduk dhe vazhdoi jetën e tij në Turqi si një njeri i varfër dhe jo më një spiun, transmeton agjencia e lajmeve Presheva Jonë.

The New York Times Vlerëson restorantet shqiptare në New York

$
0
0

Dy restoranet e një shqiptari janë zgjedhur si më të mirët në New York, kështu shkruan gazeta New York Times, në një nga numrat e saj të muajit tetor.

Alban Benjamin Prelvukaj është bashkëpronar në dy prej restoraneve të cilët janë zgjedhur si më të mirët në New York.
Në botimin e ri të guides Zagat të restoranteve të New-Yorkut, e cila u publikua, dy restorantet pronarët e të cilëve dikur punonin në Peter Luger Steak House kanë krijuar konkurencë të fortë për fituesit shumëvjeçar të çmimeve të ndryshme, sic janë restorantet Per Se dhe Marea.
Benjamin Steak House, i vendosur në hotelin Dylan, në pjesën lindore të rrugës 41 ka fituar 27 prej 30 pikëve të mundëshme për kualitetin e ushqimit, ndërsa Sea Fire Grill, restorant i mishit dhe peshkut që gjindet në pjesën lindore të New Yorkut.
Asnjëri prej tyre vitin e kaluar nuk ishte në mesin e restoranteve me ushiqmin më kualitativ.
Por, këtë vit, Sea Fire Grill u vendos para restorantit të njohur Per Se, në rang-listën e kualitetit të përgjithëshëm të ushiqmit ndërsa në kategorinë e ushqimit të detit, ai u vendos para restorantit Marea dhe menjëherë pas Le Bernadin.
Sa i përket biftekut, Benjamin Steak House e zuri vendin e dytë – i pari i takoi Steakhouse-it të njohur ndërkombëtarisht Peter Luger, të themeluar në vitin 1887 në Williamsburg të Brooklyn-it.
Ka shumë mënyra për të krijuar rang-lista të restoranteve dhe secila prej tyre lë vend për dyshime. Restoranti Per Se, i cili ka fituar 3 yje të Michelin-it, ka humbur vende në të gjitha kategoritë e guides Zagat.
Në kategorinë e ushqimit amerikan, ai ka rënë nga vendi i parë në të gjashtin, madje ka humbur vende edhe në kategoritë e dekorimit të brendshëm dhe shërbimit.
Sea Fire Grill dhe Benjamin Steak House janë pronë e ish punonjësve të Peter Luger: Arturo McLeod dhe Benjamin Prelvukaj dhe të dy insititucionet kanë meny të dizajnuara, mes tjerash paraqiten molusqet e pjekura, karravidhe, peshku i fërguar dhe biftekë.
Dhe të dyjat vizitohen nga personat e njohur sic janë William Shatner dhe Kim Kardashian .
E ndërkaq edhe njëra prej gazetarëve më të njohura në Amerikë, Cindy Adams, ka shkruar ne Tëitter se duhet te provoni ushqimin e Benjamin Steak House.
“ Kurr nuk ju kam kërkuar ndonjë shërbim, por ju lus që ta provoni Benjamin Steak House. Dhe kërkoni që kamarier i juaj të jetë Riki`.(Ne Foto-Alban Benjamin Prelvukaj dhe Kim Kardashian)
(Kortezi-Bota Sot)

MARRËDHËNIET USHTARAKE SHQIPTARO-AMERIKANE

$
0
0

SHKRUAN: FRANK SHKRELI/USA/
Javën që kaloi Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli zhvilloi një vizitë zyrtare në Washington me zyrtarë të lartë të diplomacisë dhe të mbrojtjes amerikane. Në Pentagon, ministrja shqiptare u prit dhe zhvilloi bisedime me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel, ndërsa në Departamentin e Shtetit, Ministrja Kodheli u takua me Ndihmës-Sekretaren e këtij Departamenti, përgjegjësen për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Victoria Nuland.
Bazuar në deklaratat mbi bisedimet midis dy palëve, si pala shqiptare ashtu edhe ajo amerikane, vlerësuan marrëdhënjet shumë të mira midis dy vendeve në përgjithësi dhe theksuan veçanërisht bashkpunimin midis Washingtonit dhe Tiranës në luftën kundër terrorizmit. Zëdhënsi i Pentagonit, Admirali John Kirby, duke dhënë hollësi për takimin në Pentagon midis Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes dhe Ministres Shqiptare të Mbrojtjes, tha se Sekretari Hagel, i cili e kishte ftuar zyrtarisht Zonjën Kodheli, falenderoi Ministren shqiptare për përkrahjen dhe ndihmën bujare që Shqipëria ka dhënë për qeverinë e Irakut, duke i dhuruar qeverisë në Bagdad mjete dhe furnizime ushtarake. Shqipëria, shtoi zëdhënsi i Pentagonit, ka luajtur një rol udhëheqës në përpjekjet e tanishme ndërkombëtare për të ndihmuar dhe për të furnizuar forcat kurde me armë dhe municion në luftën e tyre kundër forcave terroriste të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, ISIL — ndërmarrje kjo për të cilën Shqipëria mori vlerësime të mëdha.
Në një deklaratë për median në lidhje me takimin e ministrave të mbrojtjes të Shqipërisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Admirali John Kirby tha gjithashtu se zyrtarët e lartë diskutuan gjithashtu edhe mbi përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar dhe për të modernizuar forcat e saj të armatosura, përfshirë edhe oficerët shqiptarë të cilët u diplomuan kohët e fundit nga Shkolla e Kandidatëve për Oficerë të Gardës Kombëtare të shtetit Nju Xhersi. “Modernizimi i forcave tona të armatosura është në top listën e prioriteteve tona”, tha Ministrja Kodheli në një intervistë për Zërin e Amerikës pas takimit në Pentagon, duke shtuar se rolin kryesor në këtë proces do ta luajnë Shtetet e Bashkuara. Ajo vazhdoi duke thënë se ne “jemi drejtuar tek armatimi i standarteve të NATO-s; bashkëpunimi është më se i frutshëm dhe ne jemi gati me strukturat tona, me unitetet tona ushtarake dhe të mund të përgjigjemi në misionet e përbashkëta paqëruajtëse, kudo ku është ushtria amerikane dhe kudo që ka padyshim forca të armatosura të çdo vendi në NATO”.

Admirali Kirby u tha gazetarëve se të dy udhëheqsit e lartë të mbrojtjes ranë dakort për të vazhduar së bashku punën drejtë kapaciteteve të Shqipërisë për trajnimin dhe edukimin e oficerëve ushtarakë. Në deklaratën e Pentagonit thuhet gjithashtu se gjatë bisedimeve midis dy krerëve të mbrojtjes, Ministrja e Shqipërisë Kodheli nënvijoi përpjekjet e vendit të saj për të modernizuar forcat e armatosura me armë të standardeve të aleancës së NATO-s. Zonja Kodheli, sipas zëdhënsit të Pentagonit, bëri thirrje dhe inkurajoi bërjen e investimeve në fushën e mbrojtjes në Shqipëri. Sekretari Hagel shprehu gjithashtu falenderimet e tija Shqipërisë, për ndihmën e saj në misionin ndërkombëtar në Afganistan si dhe për angazhimin e Tiranës zyrtare në mbështetje të misionit atje edhe pas vitit 2014.

Marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kanë parë vetëm rritje gjatë 25 viteve të fundit, pas rivendosjes së marrëdhënjeve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, marrëdhënje këto që falë historisë, ishin të natyrshme midis dy kombeve, pas shëmbjes së diktaturës komuniste. Vizita e fundit e Ministres shqiptare të mbrojtjes, Zonjës Kodheli në Pentagon është provë e marrëdhënjeve të mira politike dhe ushtarake, jo vetëm midis dy palëve, por edhe në arenën ndërkombëtare, ku forcat shqiptare të armatosura kanë shërbyer krah për krah dhe këmbë për këmbë me forcat e ushtrisë amerikane për sigurimin e paqës në zona konflikti, përfshirë edhe Kosovën.

Vizita e parë në Washington e një Ministri të Mbrojtjes të Shqipërisë ishte vizita e të ndjerit Safet Xhulali dhe delegacionit të tij ushtarak në fillim të 1990-ave. Unë pata marrë pjesë si përkëthyes në takimin e parë zyrtar midis delegacionit shqiptar dhe zyrtarëve të lartë të Pentagonit kutë dy palët, biseduan në hollësi mbi gjëndjen e atëhershme të forcave të armatosura të Shqipërisë, si dhe mbi marrëdhënjet e ardhëshme dhe për bashkpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Pjesa më e madhe e bisedimeve me atë rast, iu kushtua luftërave në Ballkan dhe aftësive ushtarake të palëve, por mbi të gjitha u bisedua mbi aktualitetin ushtarak në territorin e ish-Jugosllavisë, mbi rolin dhe aftësitë e forcave të armatosura serbe që kishin ndezur Ballkanin dhe të cilat priteshin që — pas luftërave në Bosnje dhe Kroaci, të fillonin edhe masakrimin e popullësisë shqiptare në Kosovë. Qyshë nga vizita e parë e Ministrit të Mbrojtjes të Shqipërisë, të ndjerit Safet Xhulali dhe delegacionit të tij në Washington, konsultimet dhe bashkpunimi midis forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë janë zhvilluar me qendrueshmëri deri në antarësimin, më në fund të Shqipërisë në aleancën ushtarake më të fuqishme të botës, NATO më 2009 e deri në ditët e sotëme. Shtetet e Bashkuara ishin vendi më entuziast në mbështetje të Shqipërisë për antarësimin e saj në NATO. Ishte ky një proces i gjatë dhe i ngadalshëm në zhvillimin e marrëdhënjeve ushtarake midis dy vendeve, por që në të vërtetë kishte filluar me vizitën e parë të delegacionit të forcave të armatosura të Shqipërisë në 1990-at, e që më në fund kulmoi me antarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009, si një vend me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë si çdo shtet tjetër anëtar i aleancës perëndimore. Zyrtarë të lartë amerikanë gjatë viteve kanë thënë se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Shqipërinë si një shtet partner dhe vend mik, marrëdhënjet me të cilin, Washingtoni i vlerëson shumë. Ç’prej rivendosjes së marrëdhënjeve midis dy vendeve më 15 mars, 1991 — pas një ndëprerjeje të këtyre marrëdhënjeve për një gjysëm shekulli — Shqipëria mbrenda mundësive të saja, e ka dalluar veten me fjalë dhe me vepra, si një prej aleatëve më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara jo vetëm në marrëdhënjet dypalëshe, por edhe në bashkpunimin e tyre në arenën ndërkombëtare.

Gjatë 25 viteve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar të jenë mike dhe partnerë të ngushtë të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndërkohë që kombi shqiptar vazhdon të hedhë hapa përpara drejtë konsolidimit të një demokracie të vërtetë dhe të integrimit të plotë të shqiptarëve në organizmat euro-atlantike. Si anëtare e NATO-s, Shqipëria vazhdon të japë mbështetjen e saj ndaj sigurimit rajonal dhe paqës ndërkombëtare. Vizita e Ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli në Washington javën që kaloi — të cilën, në një intervistë me VOA-n shqip ajo e cilësoi si një vizitë që “rezulton të jetë më e suksesshme se çdo herë tjetër” — përforcon rolin e Shqipërisë mbrenda aleancës së NATO-s dhe rritë rolin politik dhe ushtarak të Tiranës, jo vetëm në marrëdhënjet ushtarake midis Shteteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, por edhe më gjërë. Njëkohësisht, vizita e Zonjës Kodheli në Washington, e bën edhe më të rëndësishëm dhe më të besueshëm angazhimin rajonal dhe europian të Tiranës zyrtare në mbështetje të stabilitetit, të sigurimit dhe të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Marrëdhënjet e ngushta dhe miqësore shqiptaro-amerikane në fushën ushtarake si edhe ato të nivelit diplomatik dhe politik midis dy popujve gjatë çerek shekullit të fundit, kanë ndihmuar që kombi shqiptar të zejë vendin që i takon, jo vetëm në radhët e kombeve europiane, por njëkohësisht ka ndihmuar edhe në përforcimin e rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Halit Aga: Ahmet Zogu iu lut dy javë rresht Osman Balit t’ia falte jetën Avni Rustemit

$
0
0

Flet nipi i Osman Balit, njeriut që akuzohet për vrasjen e Avni Rustemit/
Ne Foto: I dyti majtas Osman Bali, ne qender Gani Topi i vellai Esat Pashes. Foto Eskluzive e vitit 1897, gjate luftes se Selanikut/
Është nipi i Osman Balit, djali i vajzës së njeriut më të afërt të Esat pashë Toptanit, i cili në një rrëfim për “Metropol” tregon për ngjarjen më të bujshme që u bë shkas për fillimin e kryengritjes së qershorit nga Fan Noli dhe përkrahësit: vrasja e Avni Rustemit. Aga tregon se pas vrasjes së Esatit në vitin 1920 ka qenë pikërisht Ahmet Zogu që në negociata, që kanë zgjatur prej dy javësh në sarajet e Balit në Baldushk të Tiranës, që i ka kërkuar t’ia falje jetën Avni Rustemit. Pse Ahmet Zogu iu lut Osman balit që t’i kursejë jetën njërit prej kundërshtarëve më të mëdhenj të tij? Çfarë i tha Osman Bali atentatorit Isuf Reçi. Roli i Rauf Ficos, ministër i Jashtëm i asaj kohe, dhe kunatit të tij në pagesën që iu bë Avni Rustemit për të qenë thjesht një mbulesë e atentatorit të vërtetë në hotelin “Kontinetal” në Paris. Në fund Halit Aga rrëfen dhe për vrasjen që iu atribua Myslym Pezës, por që në të vërtetë ishte tjetërkush.
– Zoti Aga, kush ishte Osman Bali dhe cilat ishin lidhjet e tij me Esat pashë Toptanin deri kur që këtë të fundit e vranë?
- Osman Bali ka lindur në 1863 në Elbasan. Fëmijërinë e ka kaluar në Tiranë dhe në sarajet e tij në Baldushk, të trashëguara nga i ati. Është shkolluar bashkë me Esat pashën në të gjitha nivelet, me të cilin kishin dhe lidhje gjaku nga e ëma. Njëkohësisht periudhën e shërbimeve ushtarake dhe xhandarmërisë i kanë kaluar po bashkë në shumë vilajete pjesë të perandorisë së kohës. Si bashkëluftëtarë të luftës 30-ditëshe të drejtuar nga Gani bej Toptani, i vëllai i Esatit. Organizatori kryesor i vrasjes së sadrazemit turk ose kryeministri i Turqisë së asaj kohe në urën e Gallatës, por në fakt në këtë atentat u vra i biri i tij. Por organizator i këtij ishte Esat pashë Toptani. Në shumë qytete të Perandorisë Osmane ka qenë në detyrën e bimbashit ose komandat i xhandarmërisë deri në luftën e Shkodrës, ku ishte një nga drejtuesit kryesorë të forcave regife, ose vullnetare, dhe organizator i saj nga fillimi deri në kryerjen e detyrës.
- Osman Bali akuzohet si një ndër atentatatorët kryesorë të Avni Rustemit, i cili mendohet se ka vrarë Esat pashën në Paris. Para se të kalojmë këtu, sipas atyre çka keni dëgjuar nga të afërmit tuaj, mund të na bëni një përshkrim të Avni Rustemit, pra cili ishte ky personazh kaq i mitizuar, sidomos në kohën e komunizmit?
- Avni Rustemi ishte një person anonim, që nuk e njihte askush, jo vetëm në Tiranë, por as në zonën e tij në Libohovë. Unë nuk mund të hyjë me saktësi në emra të përveçëm se si ai arriti deri këtu nga një provincial injorant. Nga një bisedë që kam pasur me Tomorr Alikon, i cili për tipa si Avni Rustemi shprehet se në atë zonë u thërrisnn “opingar”, dhe realisht kështu ishte. Por grupet revolucionare, ku u përfshi edhe Avniu, ishin shumë aktive. Këtë unë e mbështes në programin e qeverisë së Esat pashës në vitin 1914 në Durrës, ku një ndër pikat e programit të qeverisë ishte shpërndarja e grupeve revolucionare, sepse dihet që xhonturqit ishin revolucionarët që donin të shkatërronin shtetin. Lidhur me vrasjen e Esat pashës nga ky person anonim, me ç’kam dëgjuar, është paguar nga kunati i Rauf Ficos për të vrarë Esat pashën, por në fakt nuk e ka vrarë ky.
- Po kush e vrau?
- Në dijeninë time, e ka vrarë shefi i policisë së Parisit, Fransua Laskia. Dhe kjo jo paarsye. Periudha 1912-1920 ka qenë shumë decizive për kufijtë e Shqipërisë dhe fuqitë fituese, Antanta, e cila fitoi luftën, për të tërhequr Italinë në grupin e vet, i premtoi kryesisht pjesën e Vlorës deri në Durrës Italisë për ta pasur në pjesën e vet. Dhe Esati nuk ishte dakord, pasi ishte fitues i Luftës së Parë Botërore dhe miratimi nga politika provinciale e Tiranës bëri që të kryhej kjo vrasje. Ruajtën momentin që Osman Bali u kthye nga Parisi për të marrë pjesë në kongresin e Lushnjës. Sepse po të mos jepte mbështetjen Esart pashë Toptani, kongresi nuk mund të zhvillohej, pasi në atë kohë në vend vepronin vetëm forcat e Esat pashë Toptanit.
- Po Roli i Avni i Rustemit cili ishte në këtë atentat?
- Avni Rustemi ishte thjesht një kukull, i cili mori përsipër atentatin. Dhe për këtë u pagua nga personi që unë thashë më lart. Nuk u provua kurrë që Esatin e kish vrarë Avni Rustemi dhe nga gjykatat franceze nuk u dënua, ndërkohë që kodi penal i atij vendi vrasjen e dënonte me vdekje asokohe. Fjalët për protesta të shqiptarëve emigrantë e të tjera si këto kanë qenë vetëm pallavra komunistësh.
- Si e priti Osman Bali vrasjen e Esat pashës?
- Osman Bali realisht kishte të gjithë ushtrinë me vete dhe njihej si drejtues pas Esat pashës. Pa u vrarë Esat pasha rrethoi Tiranën dhe i çon ultimatumin parlamentit që ose të presin të vijë Esat pasha, ose të largohen nga Tirana. Sepse duhet pranuar që parlamenti i asaj kohe ishte i vetëshpallur, pasi s’kishte dalë nga një proces i rregullt zgjedhor. Me fjalën e Qazim Koculit dhe Mehdi Frashërit pranohet ultimatumi dhe formohet një komision për të shkuar dhe për ta marrë Esat Pashën në Paris. Kur ky komision shkon në Paris për të marrë Esat Pashën, ndodh vrasja e tij. Pas vrasjes së Esat pashës Osman Bali tërhiqet dhe mbledh forcat për të sulmuar Tiranën dhe ikën në Baldushk në sarajet e veta. Atje shkon ministri i brendshëm, Ahmet Zogu, dhe i thotë tekstualisht: “Preferon të jemi në pushtet apo të vijnë bolshevikët?” Osman Bali pranon që të jenë këta në pushtet dhe kur Ahmet Zogu po largohej, i thotë: “Kam dhe një kërkesë… Tosku (Avni Rustemi të mos preket.” Përgjigjja ishte e prerë se kjo nuk pranohet, por pas shumë bisedimesh, për rreth dy javë në shtëpinë e Osman Balit, ky i fundit i thotë fjalë për fjalë: “Deri ditën që ti të jesh në pushtet, nuk i ndodh gjë. Ditën që ti të largohesh, ai nuk do të jetojë më. Dhe kështu ndodhi. Më 23 mars 1924 Ahmet Zogu plagoset nga Beqir Valteri, i paguar nga kundërshtarët e tij. Vetë Avni Rustemi ikën në Itali dhe rregullon një vizë amerikane në konsullatën e Tiranës për të ikur në Amerikë. Osman Bali informohet që Avni Rustemi po mbërrinte në Tiranë nga Italia, ku ishte fshehur, ngarkon Isuf Reçin që ta kryejë këtë detyrë. Ishte një burrë Tiranas, i vjetër besnik i tij.
- Pse Isuf Reçin kur ai mund ta vriste vetë?
- Fjalët që Osman Bali i tha Isuf Redçit ishin: “Unë do shkoj në Elbasan të vras Aqif pashë Elbasanin (që ishte kushëriri i tij dhe i Esat pashës, pjesë e komplotit për të vrarë Esat pashën në Paris). Nesër dua që të mbarosh punë me Avni Rustemin, pasi unë nuk e ndyj koburen me të. Sepse pasha kërkon pashë dhe jo rrjepacakë.” Pa shkuar në Elabsan, Aqif pashës i shkon fjala se “po vjen Osman Bali të të vrasë”. Aqif pasha largohet dhe Osman Bali nuk e gjen. Kur po pinte kafe në Elabsan, i tregojnë për vrasjen e Avni Rustemit në Tiranë.
- Thonë që është vrarë pas shpine Avni Rustemi, si është e vërteta?
- Absolutisht jo. Unë kam folur me Xhlelal Casllin, që në atë kohë ishte nja 14 vjeç, tashmë ka vdekur. E priti tërë ditën dhe kur e pa, e kapi për krahu dhe i tha: “Bëji Selam Esat pashës!” dhe e qëllon në brinjën e djathtë.
- Po Osman Bali e dinte se nuk e ka vrarë Avni Rustemi Esatin, pse duhej ta vriste?
- Sepse ky, pasi e pa që s’po e ngacmonte kush, filloi të shiste mend sa andej-këndej, madje e bënë dhe deputet në zonën e Kukësit, që atëherë i përkiste Kosovës, sepse në Libohovë nuk e votonte njeri, pasi e dinin kush ishte. Një gjë është interesante: spas nipit të Xhemal Kusit, mësues në atë kohë, por që kishte njohje me Avni Rustemin, më ka treguar këtë dialog që ka bërë me Avni Rustemin: “I fortë dole, o Avni, si e vrave Esatin në mes të Parisit?” Avni Rustemi i kthehet dhe i thotë: “Xhemal efendi, s’e kam vrarë unë” dhe Xhemali këtë deklaratë ia kërkon me shkrim. Avni Rustemi ia jep me firmë. Këtë letër Xhemali e fut në dorëshkrimin e tij dhe rreth vitit 1988-1989 ia dorëzon Androkli Kostallarit. Androkliu i thotë se kjo s’mund të botohej, por e fut në arkiv. Më gjatë unë s’e di se çfarë është bërë me atë dokument.
- Po nga përkrahësit e Avni Rustemit si u prit vrasja e tij?
- Më pas ata e shfrytëzuan këtë vrasje për të bërë revolucionin e qershorit të vitit 1924. Por kam dëgjuar se dhe vetë hirësia e tij Fan Noli ka festuar për vrasjen e Avni Rustemit, një njeri i mërzitshëm dhe i paditur, siç e përshkruan dhe Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij. Kjo shërbeu si pikënisje për të ardhur në pushtet kundërshtarët e Zogut.
- Tani dalim pak te vrasja e Osman Balit. Thonë se e ka vrarë e Myzlim Peza, madje ka dhe një këngë për këtë qëllim?
- Vrasja e Osman Balit nuk është një vrasje e rastësishme, për hasmëri apo për pazare kuajsh, siç thuhet në këngë. Është në kuadër të vrasjeve të mbështetësve të Esat pashës. Unë nuk di të them sot se kush ka paguar, por di që s’e ka vrarë Myslim Peza. Sipas dijenisë sime, janë mobilizuar më shumë se 30 persona për vrasjen e Osman Balit, në atë kohë 63 vjeç. E ka vrarë Osman Tafizi me pushkë mbrapa koke. Myslim Peza vetëm e mori përsipër, por nuk e kreu dot, sepse nuk arriti as ta nxjerrë revolen, madje u ka thirrur njerëzve në pritë: “Kujdes, se do vrisni njëri-tjetrin!”. Këto janë fjalët e Xhemal Kasës, prezent në ngjare, djali i tezes së tij, që më pas ka punuar në shtëpinë e Myslim Pezës si bahçevan. Por këto çështje daja im, Ismail Bali, i ka mbyllur që në vitin 1943.

Kujtimet e Eqerem bej Vlorës
Avni Rustemi ishte një kriminel dhe karagjoz. Me vrasjen e tij drejtësia u vu në vend

Ahmet Zogu e dinte cilët ishin organizatorët. Ai pajtoi një njeri në Tiranë që kishte marrë prej vitesh me qira një mulli bloje nga Esat pasha (njëherësh edhe vetë Esatist i njohur), i cili qëlloi me revolver dhe plagosi rëndë Avni Rrustemin, vrasësin e Esat pashë Toptanit dhe nxitësin kryesor të atentatit kundër Zogut. I plagosuri vdiq dy ditë më vonë në spitalin e Tiranës. Ky kishte qenë një akt i shkëlqyer hakmarrjeje, që jo vetëm përputhej me rregullat e kodit të vendetës shqiptare, por bënte edhe një shërbim tjetër: pajtonte dy rryma politike: esatizmin dhe ahmetizmin, deri atëherë të ndara. Por vrasja e Avni Rrustemit ishte njëherësh edhe shkëndija që ndezi flakadan zjarrin, deri atëherë të mbuluar, të urrejtjes së vjetër disavjeçare midis krahut demokratik dhe atij aristokratik. Urrejtja, si një udhëkryq, ndante Shqipërinë osmano-feudalo-myslimane nga ajo nacionalo-socialisto-demokratike. E në rrethanat ekzistuese ky zhvillim do të çonte pashmangësish në vendosjen e një diktature, që do të zgjaste 15 vjet. Në mbrëmjen e po asaj dite unë me Myfit bej Libohovën i bëmë një vizitë në shtëpi Ahmet Zogut. Me gjithë njëfarë temperature, Zogu e kishte marrë tashmë veten nga shoku i pësuar. Sipas zakonit të keq shqiptar, në dhomën e të sëmurit hynin e dilnin me qindra vizitorë, pa dashur t’ia dinë nëse ky interes i pëlqen apo e bezdis të sëmurin. Piheshin pa mbarim cigare dhe kafe, ndërkohë që i sëmuri, për të mos e humbur burrërinë në sytë e botës, jo vetëm që duhej t’i priste buzagaz, por edhe t’u jepte muhabet. Dhe Ahmet Zogu i përmbushte në mënyrë të shkëlqyer këto kërkesa të etiketës shqiptare. Asnjë fjalë e keqe për atentatorin dhe për nxitësit e tij nuk doli nga buzët e tij, asnjë emër nuk u përmend. Por pikërisht kjo shpërfillje në dukje ishte ogur më i keq për organizatorët e atentatit dhe për pasojat e aktit të tyre. Mua më erdhi edhe një herë në majë të hundës nga rrengjet që ofronte politika shqiptare. Mora leje, me kokën time, dhe u nisa për në Vlorë. Por pas disa ditësh doli që kisha rënë nga shiu në breshër. Ajo që po luhej në Vlorë ishte doemos vetëm refleksi i asaj që po ndodhte në Tiranë, por e mjaftueshme, megjithatë, për të çmendur një njeri normal. Si pasojë e manipulimeve të Partisë Demokratike, në Tiranë po bëheshin gjashtë javë pa arritur të formohej një qeveri. Si kërpudha të helmuara në një moçal shpërthenin intrigat e grupeve dhe të partive: dora e “kuqe” dhe “e zezë”, organizata “Bashkimi” dhe shoqata të tjera revolucionare, anarkike, e më të shumtën qesharake, që mbillnin vetëm kaos. Këshilli i Regjencës dhe shumica e Asamblesë gjatë një periudhe qetësie relative, u përpoqën të kalojnë kandidaturën e Iljaz bej Vrionit për kryeministër. Por “dora e zezë” (intelektualë të dështuar, nëpunës dhe oficerë të politizuar) e kërcënonte me vdekje kandidatin në rast se ai merrte në kabinetin e tij Ahmet Zogun. Rruga ishte bërë kështu gjykatës për fatet e vendit. Partitë “demokratike” kishin zgjedhur për zgjidhje hakmarrjen për vrasjen e Avni Rrustemit. Ata kërkonin që nga vrasja e një sektaristi ekstravagant të përligjnin një revolucion shoqëror dhe në këtë anarki të përgjithshme ata shpresonin, më në fund, që të fitonin një pushtet të pakufizuar. Kjo quhej asokohe demokraci në Shqipëri! Më së fundi, më 30 mars 1924, Këshilli i Regjencës ngarkoi Shefqet bej Vërlacin me krijimin e qeverisë së re. Misioni i tij ishte të përpiqej për vëllazërimin e rrymave të ndryshme politike dhe për rivendosjen e rendit dhe të idesë së shtetit: një dëshirë e devotshme, por thuajse e parealizueshme. Dhe meqenëse Shefqet Vërlaci mbahej si vjehrri i ardhshëm i Zogut, rryma demokrate u zemërua jo pak. Ajo u përpoq me të gjitha mënyrat që ta bënte qesharak programin e tij dhe ta vinte në lojë në sytë e popullit kabinetin e tij. Po kur pas dy javësh “demokratëve” iu ofruan dy poste në atë kabinet (Luigj Gurakuqi nga Shkodra për financat dhe doktor Fahriu nga Kosova, për arsimin), ata jo vetëm që I pranuan sakaq postet, por që në mbledhjen më të parë të Asamblesë, kënduan këngë lavdërimi për qeverinë dhe për qëllimet e larta, pa interes vetjak dhe atdhetare të Shefqet Vërlacit. Asnjëherë më shumë se në këtë pranverë të vitit 1924 papjekuria, egoizmi i skajshëm dhe intrigat e gjithëmbarshme nuk kanë luajtur rol më të mjerë në Shqipëri. Këto mbrapshti paralizuan gjithë aparatin shtetëror dhe kabinetit Vërlaci nuk i mbetej tjetër veçse nga mëngjesi në darkë të përpiqej për mbajtjen e rendit dhe të qetësisë. Gjatë këtyre ditëve ndodhi diçka që i nxehu edhe më tepër gjakrat. Një bandë kusarësh vrau dhe grabiti në pyllin e Mamurrasit dy amerikanë të pakujdesshëm. Askush nuk e dinte se cilët ishin fajtorët, ndaj edhe nuk mund të orientoheshin. Demokratët e shfrytëzuan sakaq këtë ngjarje fatkeqe duke e akuzuar Zogun se ai i kishte vrarë amerikanët për t’i dhënë një provë botës se vetëm ai është në gjendje të vendosë qetësinë dhe rendin në Shqipëri. Natyrisht, një shpifje e tillë e ulët nuk do të kishte merituar as vëmendjen më të vogël, nëse më vonë (gusht 1924), pasi Partia Demokratike kishte marrë pushtetin, të mos inskenohej një proces gjyqësor i mirëfilltë, me dëshmitarë të rremë e më the të thashë, i cili fajësoi për këtë vrasje Ahmet Zogun.
Një komedi e ngjashme ishte edhe ceremonia e nderimit para arkivolit të hapur të Avni Rrustemit në spitalin e Tiranës. Të gjithë ata që e quanin veten “popull” dhe “demokratë” kaluan përpara arkivolit të këtij karagjozi kriminel të cilin donin, me doemos, ta ngrinin në piedestalin e heroit kombëtar dhe të martirit. Me radhë, udhëheqësit e Partisë Demokratike ngjiteshin pranë arkivolit dhe zbraznin rrëketë e fjalëve të tyre, pa dashur t’ia dinë se për popullin këto poza janë krejt të huaja, sepse ato shkelin zakonet dhe kuptimin e tij për dinjitetin njerëzor. Kjo shfaqje u zhvillua për një javë të tërë në Tiranë dhe pastaj në Vlorë, për gazin e gjithë kalamajve. Gjithë kjo shfaqje hipokrite ndiqte vetëm një qëllim: të ngrinte peshë zemrat e njerëzve dhe nga trazira e përgjithshme, të fitonte kapital politik. Në këtë vazhdë befas, Partia Demokratike vendosi ta transportojë të vdekurin në Vlorë, ta varrosë në një lëndinë të vogël trekëndëshe para barakës së teatrit dhe kinemasë në kryqëzimin e rrugës Skelë-Kaninë-Vlorë dhe përmbi të, të ngrejë një përmendore. Me qëllim gjoja, që ta përjetësojë. Në të vërtetë, pas tre muajsh grumbulli i dheut dukej krejt i lënë pas dore, ndërsa pas tre vjetësh ishte zhdukur fare Me vjegë se po përcjellin trupin vdekatar të atdhetarit të madh, shumë politikanë të mirëfilltë dhe asish të improvizuar u vunë në lëvizje nga Tirana dhe përmbytën Vlorën, si një luzmë karkalecash9Kortezi-Presha Jone)

GAVROSH LEVONJA RREFEN PER GAZETARINE DHE SPORTIN- JA SI E QETHEN AGIM FAGUN,- NA PRISHI ME KINEN!

$
0
0

GAVROSH LEVONJA: KEQARDHJE PËR GAZETARINË E SOTME/
*Rrëfehet nga Nju Jorku gazetari Gavrosh Levonja: Prej 14 vitesh në Nju Jork nuk është kthyer asnjëherë në Tiranë, malli për gazetarinë e kohës së tij, ku komentohej lajmi i fundit flakë për flakë;si punonte njëherazi në disa redaksi gazetash: Republika, Koha Jonë, Albania, Bashkimi….Dëshmitar i rastësishëm në rrahjen e Edi Ramës, marrdhëniet me Ramiz Alinë, Sali Berishën, Fatos Nanon, prognoza për qeverisjen e Edi Ramës dhe opozicionin e Lulzim Bashës…
* Karriera Sportive: Si u bë shkak për”prishjen” e marrdhënieve shqiptaro-Kineze, qethja e Agim Fagut në Aeroportin e Rinasit, Spiuni vullnetar i Ansamblit Shtetëror e të tjera…./
Nga Dalip Greca/
Gavrosh Levonja, një figurë e njohur publike, si sportist e gazetar, ka 14 vite që ka lënë Shqipërinë dhe jeton në Nju Jork. Shfaqet pak në publik, rrallë në gazeta. Nga dita ku shkeli në Nju Jork, nuk është kthyer më në Shqipëri.Çfarë e mbanë lidhur ?. Gavrosh Levonja i përket asaj kategorie njerzish për të cilët realiteti është më i rëndësishëm se dëshirat e ëndrrat.Ai tregon në këtë rrëfim se si shkoi tek gazetaria mësuesi i Matematikës, shpreh keqardhjen për gazetarët e sotëm, që nuk investigojnë dhe nuk komentojnë flakë për flakë lajmin,por përcjellin lajmet e kronikat e gatshme të partive. Levonja tregon se si punontë njëkohësisht në disa gazeta, i punësuar zyrtarisht tek “Republika”, gjysëm zyrtarisht tek “Albania”…më shumë për “Koha Jonë”, aq sa Ylli Rakipi shprehej se “ky njeri kritikon qeverinë nga e majta dhe e boton tek “Koha Jonë”, për të njejtin problem e kritikon nga e djathta dhe e boton tek “Republika”, në darkë vjen tek “Albania” dhe mbron qeverinë”… Miqësia me liderët Berisha, Nano, njohja me Edi Ramën, që në kohën e kolerës, parashikimi për qeverisjen Rama, opozicionin e Lulzim Bashës etj….
Duke u ktheyr pas në karrierën sportive, ai flet edhe për incidentin me kinezët, kur u dënua së bashku me Agim Fagun për prishjen e miqësisë shqiptaro-kineze… Pas kthimit në Tiranë, në aeroport qethën Agim Fagun.Pas takimit të ansamblit, që ishte njëkohësisht në Kinë me sportistët, në Ministrinë e Arsimit, ku ansambli u përgëzua për “forcimin e miqësisë”, një “spiun vullnetar” i ansamblit kishte ngritë problemin e “sjelljes borgjeze” të sportistëve…Pas kësaj nisën masat dragoniane….Le ta ndjekim intervistën.
-Një dekadë në mërgim,larg Tiranës ku u lindët, u rritët, ku shkëlqyet në elitën sportive, larg redaksive të gazetave- ku bëtë emër- si ndjeheni në Nju Jork?
Gavrosh Levonja:- Duke qenë e lidhur me pjesën më të madhe të jetës sime me ngjarje të rëndësishme, qoftë në aspektin personal e familjar, episodet deri në rang aventurash të panumërta me shokët e miqtë në kohën e rinisë, sidomos ato të lidhura me sportin, pa harruar kurrsesi punën në gazeta pas vendosjes së pluralizmit, malli për Tiranën është aq i madh sa vështirë të mposhtësh dëshirën për të takuar miqtë e shokët e vjetër, duke shkuar qoftë dhe për ca ditë atje. Mirëpo, nga ana tjetër, në Tiranë, si pasojë e ndryshimeve, tashmë mungojnë shumë nga mjediset e dikurshme që të lidhin me momentet e perjetuar dikur. Gjithashtu, shumë njerëz kanë lëvizur në vende të tjerë. Kështu edhe një pjesë e miqve, me të cilët komunikoj, jetojnë në vende të tjerë; Europë, Kanada apo SHBA; po të sjell një shembull: deri pak vite më parë në Pelham Parkway shikoja vazhdimisht fytyra te reja nga Shqipëria, ku nuk mungonin dhe nga të njohurit e mi. Gjithashtu, edhe me shumicën e atyre që vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri, falë zhvillimit, përsosjes së mjeteve të komunikimit mund të them se jam në kontakt pothuajse të përditshëm. E vetmja gjë, e cila them se më mungon është puna në gazetë. Ndonjëherë, dërgoj ndonjë shkrim në ndonjë gazetë në Shqipëri, por largësia fizike bën punën e saj. Sidomos për mua që isha mësuar të bëja editoriale a komente për ngjarje ose zhvillime të rëndësishme 10 apo 20 minuta pasi kishte ardhur lajmi në redaksi. Prandaj, shpesh, ndërsa lexoj lajmet nga Shqipëria ne websitet e gazetave të atjeshme, ndjej keqardhje në pamundësi për të komentuar “flakë për flakë” si dikur. Mirëpo duke qenë se i përkas asaj kategorie njerzish për të cilët realiteti është më i rëndësishëm se dëshirat e ëndrat, i kam dhënë përparësi jetës në Nju Jork, punës e cila më jep kënaqësi të veçantë. Por, veç punës dua të theksoj se ka dhe faktorë të tjerë që më kanë “gozhduar” këtu. Nju Jorku qenka si një makineri që po u fute në ingranazhet e saj është shumë e vështirë të shkëputesh, ndërsa po nuk arrite të ingranohesh me jetën e këtushme, më saktë me normat dhe rregullat e saj nuk të mbetet tjetër veçse ta lëshosh Nju Jorkun. Si rregull shumica e fillojnë me përpjekjet për të mbijetuar, pastaj, oreksi vjen duke ngrënë, një punë më e mirë, të ardhura më të larta, që natyrshëm çojnë në rritjen e pretendimeve, në kohën që dhe detyrimet bëhen më të mëdha. Kështu, si pa kuptuar e ndjen veten të futur në një garë pambarim për të fituar më shumë, të jetosh më mirë dhe vjen një ditë që e shikon veten të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme dhe çdo largim qoftë dhe i shkurtër të duket humbje kohe, e cila këtu është jashtzakonisht e çmueshme; me të vërtetë “flori” siç thuhet në Shqipëri, por që atje, për hir të së vërtetës trajtohet si një gjë pa vlerë.

- E kishit menduar se ndonjë ditë mund të jetonit në Amerikë?

G.L- Në vitet e gjata të izolimit Amerika për mua ishte endrra ideale, ashtu si per shumë nga ata të rinj që shikonin televizionet e huaj, kryesisht ato italiane; vendi më i zhvilluar në botë, vendi i lirisë, i Hollywood-it, i këngëtarëve të famshëm, kampionëve të botës në shumë lloje sporti. Ky ishte imazhi që rrezatonte së largu. Por, pasi u vendosa në Nju Jork, më shumë se të gjitha këto më bëri përshtypje, zbatimi me fanatizëm i ligjeve e rregullavedhe nga qytetarët por edhe nga punonjësit e institucioneve duke e ndjere kudo e kurdo praninë e një shteti real. Një shtet sa rigoroz, madje i pamëshirshëm në zbatimin e ligjit aq dhe korrekt me qytetarët e tij duke u garantuar çdo të drejtë që u takon dhe gjithçka tjetër të nevojshme për të jetuar normalisht.
- Keni trokitur në ndonjë zyrë të shtetit, nëse po, për çfarë arsyeje?
G. L- Jo, në këto 14 vitë që jetoj në Nju Jork ende nuk di ku ndodhen zyrat e shtetit pasi nuk kam pasur asnjë rast për t’u ankuar, për të kërkuar një të drejtë që më është mohuar, madje ka qenë vetë shteti që më ka njoftuar për ndonjë benefit që më takonte në bazë të ligjeve por që unë s’e kisha haberin që ekzistonte.
– Kur dhe si shkuat tek gazetaria?
G.L: Shkrimin e parë e kam botuar në vitin 1987 në gazetën “Sporti Popullor”. Shoku dhe komshiu im, Bert Karanxha, në atë kohë gazetar tek kjo gazetë më kërkoi të bëja një shkrim si ish-sportist. Kryeredaktori, Besnik Dizdari, i cili bëri një revolucion të vërtetë në gazetën e vetme sportive deri në vitin 90-të, kishte krijuar hapsirë të konsiderueshme për ish-sportistët dhe specialistët e mirëfilltë të sportit.
- “Shkruaj, vetëm në rast se pranoni një shkrim kritik”- i thashë Bertit, i bindur që një shkrim i tillë vështirë se mund të ishte i pranueshëm. Por u zhgënjeva kur mora përgjigje se vetë kryeredaktori ishte i interesuar për një shkrim kritik dhë jo për lëvdata boshe për suksese të “sportit socialist”.
- Pra, ishte ’87-ta kur ia nisët gazetarisë?
G.L- Për të qenë më i saktë, pavarësisht se fillova të shkruaj rregullisht në gazeta pas vitit 1990, tashmë për politikë, në një farë mënyre, mund të them se gazetarinë, jo publikisht, e kam filluar në kapërcyellin e viteve 60-70-të.E kam fjalën për “gazetari ilegale” lënda e së cilës ishin diskutimet e komentet në grupe të vogla kundër absurditeteve të shtetit duke filluar nga kufizimet banale lidhur me ndjekjen e modës, kufizimet dhe heqjen e stimujve materialë në ekonomi, izolimin hermetik të vendit deri në skizofreni si dhe shkeljes flagrante, në mënyrë të paimagjinueshme të të drejtave të njeriut etj. Pas kësaj diskutimet vazhdonin me atë se çfarë do të ndodhë gjë që të shtynte drejt kërkimit të informacionit që mund të ishte ndonjë burim “nga brenda” d.m.th. nga ndonjë zyrtar ose të afërm të nomenklaturës së athershme, nga lajme të buletinit sekret të ATSH-së që “rridhnin” nëpërmjet ndonjë të njohuri që punonte aty, por fat konsiderohej të binte në dorë ndonjë nga ato broshurat sekrete “për përdorim të brendshëm”.
- I lexoje veprat dhe fjalimet e Enver Hoxhës?
G.L- Fjalimet e Enver Hoxhës i lexoja me kujdesin maksimal për të kapur mes rrjeshtave ndonjë sinjal nëse do të “shtrëngohej rripi” edhe më shumë apo të pikasje ndonjë shenjë liberalizimi e hapjeje. Për shumë vite pjesën më të madhe të ditës e kaloja pranë radios e televizorit. Dita ime fillonte duke degjuar lajmet frëngjisht në “France International” në 6 të mëngjesit, pastaj deri nga ora 7 e 30 lajmet e radiove italiane, për të vazhduar me telegiornalet e drekës ne Rai 1 dhe Rai 2, pas kthimit nga stërvitja “Dnevnik” tek jugosllavi, përsëri Rai-n, në orën 9 në darkë “Zërin e Amerikës”, athere ishte vetëm 15 ose 20 minuta dhe zakonisht sinjali ikte e vinte i shoqëruar me zhurmë ndërsa folësi përdorte gegnishten, Radio Jugosllavinë shqip në 10 e 30 të mbrëmjës . Në vitet 1977-78 u bëra një dëgjues i rregullt i Radio Pekinit, ku pa e përmendur direkt kritikohej politika dogmatike e Tiranës deri sa autoritetet urdhëruan mbylljen e përforcuesit në datën 8 korrik 1978. Me këtë desha të ve në dukje se gjithë ato vite kisha akumuluar një kapital të konsiderueshëm në fushën e politikës gjë që ma bënte shumë të lehtë analizimin e situatave politike, të komentoja lëvizjet e forcave politike apo liderëve të tyre si dhe të prognostikoja zhvillimet e ardhshme …
- Ju ka nxjerrë probleme gazetaria? Ne cilen redaksi jeni ndjere me mire?
G.L:- Sa i përket problemeve për shkak të gazetarisë, nuk kam pasur ndonjëherë. Them se arsyeja kishte të bënte me faktin që nuk i shërbeja një krahu apo një force politike të caktuar. Në shkrimet e shumta të botuara gjatë viteve 90-të mund të gjenden më bollëk shkrime kundër apo pro ndaj çdo krahu politik. Një herë, nga fillimi i vitit 1997, kur kishte hyrë në modë rrahja e gazetarëve dhe emrave të tjerë që flisnin e shkruanin kundër qeverisë së athershme, mund të përmend këtu masakrimin e kryeministrit të sotëm Edi Rama, u ndodha përballë një grupi që merrej me këtë punë, por nuk pësova gjë se njëri prej tyre tha: “lene lene, ky asht demokrat…” Ka qenë një periudhë kur isha i punësuar zyrtarisht në gazetën “Republika”, gjysëm zyrtarisht tek “Albania” por më shumë shkruaja për “Koha Jonë”. Lidhur me këtë Ylli Rakipi shprehej se “ky njeri kritikon qeverinë nga e majta dhe e boton tek “Koha Jonë”, për të njejtin problem e kritikon nga e djathta dhe e boton tek “Republika”, në darkë vjen tek unë (“Albania”) dhe mbron qeverinë”. Gjithsesi, ai që ishte opinion im personal në atë periudhë shprehej tek “Koha Jonë” e cila ndonëse ishte e orientuar kundër qeverisë, në fund të fundit ishte një gazetë pa “censurë”. Konkretisht ndonëse në publik ishte krijuar bindja se “Koha Jonë” ishtë një “gazetë e majtë”, aty kam botuar shkrime kundër PS-së, në një periudhë kur pothuaj gjithë shtypi ishte orientuar kundër pushtetit të Berishës, madje, në ndonjë rast vetë Nikollë Lesi më kërkonte të shkruaja kundër Nanos dhe socialistëve, ku nuk mungonte të bëhej dhe bashkautor për të treguar se ajo që shkruhej ishte dhe qëndrim i gazetës. Nuk mund të rri pa përmendur se krahas stafit të gazetës, duke filluar nga reporterët e deri tek redaktorët, që ishin ndër më të talentuarit e më puntorët, që “Koha Jonë” u bë gazeta më e lexueshme ishte dhe aftësia e Nikollë Lesit për ta bërë gazetën të ndryshueshme përsa i përket qëndrimeve dhe orientimit politik falë nuhatjes për të kuptuar se çfarë i pëlqente publikut. Një herë p.sh. Berisha u nxeh me stafin e RD për arsye se “Koha Jonë” kishte vënë më shumë pjesëmarrës në një miting të PD-së sesa vetë gazeta e partisë. Por, nuk mund të mos përmend “Republikën”, që megjithëse ishte gazetë e Partisë Republikane, kishte një autonomi që nuk e kishte jo vetëm ndonjë gazetë partiake por edhe gazeta private që në fakt ishin të pozicionuara. Merita për këtë them se i takon një burri të zgjuar, politikanit ndoshta më racional në skenën politike shqiptare, Sabri Godo, i cili nuk e kishte zakon të diktonte tek gazeta. Në një rast i intervistuar nga BBC, lidhur me një artikull i cili nuk ishte në një linjë me politikën e partisë u përgjigj: “Pyetni kryeredaktorin ose atë që e ka shkruar.”
-Me cilin Kryeredaktor je ndjerë mirë?
G.L- Më mirë jam ndjerë me Ben Blushin, i cili veç kulturës dhe mprehtësisë, kishte një fantazi të admirueshme, përsa i përket vlerësimit dhe vendosjes së materialeve në faqet e gazetës. Shtoji kësaj dhe aftësinë për të intriguar. Kështu, kishte raste që i tërhiqte vemendjen një lajm në dukje i parëndësishëm, por me ndonjë rregullim e vinte në faqen e parë si lajmin më të rëndësishëm me të cilin hapte gazetën. Tituj të tillë si “Me presh në shesh”, “Doktor shko tek doktori”, “Lushnja digjet Berisha krihet”, “Xhaferrit i ka humbur simitja” e shumë të tjerë produkte të fantazisë së Blushit ishin një tjetër faktor që “Koha Jonë” theu gjithë rekordet e shitjes në periudhën 1996-1997. Kishte dhe raste të tilla si, ndërsa një ditë gazeta ishte bërë tribunë avokatie për liderin socialist të burgosur, në orët e vona, kur mbyllej numri i ardhshëm Blushi më afrohej dhe me thoshte në vesh: “Një shkrim kundër Tos Nanos”….
– Si kanë qenë marrdhëniet me liderët politik, nga Ramiz Alia tek Sali Berisha e Fatos Nano?
G. L: Ramiz Alinë në cilësinë e politikanit nuk kam pasur rastin ta takoj asnjëherë, por gjatë viteve 70-të deri në vitin 1982 e takoja pothuajse çdo weekend në bulevardin e madh ku ai me të shoqen shetisnin si gjithë qytetarët e Tiranës së asaj kohe. Duke qenë se për një kohë të gjatë duke filluar pas mbarimit të luftës, ai mbulonte artin, kishte miqësi me prindët e mi sidomos me tim atë, si pasojë e partizanllëkut. Kurse unë njihesha me bashkëshorten e tij në Fakultetin e Shkencave ku ajo ishte profesoreshë, bile ishte ajo vetë që më therriste sapo më shihte për t’i treguar ndonjë nga “qyfyret” e mia. Sa për ata që i hynë politikës pas dhjetorit të vitit 1990 mund të them se i njoh të gjithë. Këtu e kam fjalën për politikanë në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe jo për “ushtarë” të cilët karrierën e tyre e kanë ndërtuar vetëm falë “iso-s” kryetarit në përplasjet me “armiqtë në gjirin e partisë, duke “ligjëruar” si papagaj vetëm ato që thotë lideri, shkurt individë që nuk kanë hyrë në politikë me aksionet a kreditet e tyre dhe, 90 përqind e politikanëve shqiptarë janë të kësaj katëgorie. Me të gjithë politikanët me peshë, duke filluar nga Berisha e Nano, për të shkuar tek liderë të partive minore kam pasur marrëdhënie të mira edhe pse në jo pak raste kam qene kritik ndaj qëndrimeve të tyre për çështje të ndryshme ashtu siç kam shkruar pozitivisht per lëvizje të tyre që më janë dukur të drejta. Gjatë vitit 1996 deri në verën e vitit 1997 më radhisnin ndër antiberishistët më të spikatur për shkak të shkrimeve kritike ndaj pushtetit të tij, por nga ai moment fillova të shkruaj shpesh kundër “mëkateve” të qeverisjes socialiste, aq sa një ditë Nano, me atë humorin e tij elegant më tha: “Gosh ke filluar të luash prapë mirë basketboll…”. Që Nano dhe Berisha ishin në krye të dy partive më të rëndësishme të vendit, për mua që i njihja të dy, nuk përbënte ndonjë habi pasi ishin njerëzit që e njihnin politikën, mënyrën si funksiononte shteti, partia shumë më mirë se politikanët e tjerë. Me Berishën p.sh. ishte kënaqësi të diskutoje për zhvillimet politike ndërkombëtare, madje dhe ato të shumë viteve më parë.
- Jo rrallë ju keni shkruar me simpati edhe për Monarkinë! Keni ndonjë lidhje, apo prefertencë?
G.L:- Keni të drejtë, janë të shumtë ata që e kanë konstatuar këtë. Por e vërteta është se e vetmja gjë që më ka lidhur me Monarkinë dhe “Legalitetin” është figura e Ahmet Zogut, që duam s’duam është krijuesi i shtetit funksional shqiptar. Kur përmend Ahmet Zogun, nuk kam parasysh vetëm Mbretin Zog, presidentin e Republikës Shqiptare, kryeministrin apo ministrin e brendshëm të qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes, por edhe atë djaloshin 16 vjeçar të angazhuar në aktivitetet kombëtare kur Shqipëria po shpallej e pavarur. Ishte e paimagjinueshme që në një vend patriarkal si Shqipëria, ku para burrave të vjetër me mustaqe, duhej të rrinje “sus”, para krerësh fisesh që në krahinat e tyre bënin ligjin, një djali të ri, pa i mbushur ende 20 vjeç, jo vetëm i “zinte fjala vend” por dhe i besohej drejtimi i aksioneve të rëndësishme me karakter kombëtar. Vetëm 25 vjeç ishte kur arriti të bëhej ministër i brendshëm për të përballuar sfidën e vendosjes së rendit në një vend me një shtet formal. Dhe vetëm brenda tetë viteve do të bëhej kryeministër, president e mbret, dukë i bërë të gjitha kalimet, siç shprehej Konica, në bazë të ligjit. Falë librave të vjetër që kisha në shtëpi, pata mundësi të krijoj një imazh krejt tjetër mbi figurën e tij, krejt në kundërshtim me atë ç’ka na mësonin në shkolla…
- Si e vlerëson qeverisjen e Edi Ramës dhe si e përcakton të nesërmen e qeverisjes së tij?
G.L:- Nuk e vë aspak në dyshim dëshirën e Edi Ramës për të lënë gjurmë duke bërë ndryshime pozitive me shkallmimin e kornizave të vjetra, brenda të cilave gjallojnë dukuritë negative të shoqërisë shqiptarë që njihen e kritikohën por nuk po çrrënjosen dot. E them këtë pasi e njoh karakterin e tij falë shoqërisë që nga “koha e kolerës”. Njëkohësisht, dua të them se i pëlqejnë dhe butaforitë, sfondet, sloganet dhe ka raste që “ndryshimi” mbetet deri këtu, pa shkuar në gjëra që ndikojnë në përmirësimin funksionimit të institucioneve dhe më së pari jetesës së njerzve. Por ajo që nuk më bind dhe më bën të jem kritik, është artitmetika e tij. Po marr një aspekt; ai ka premtuar hapjen e 300 mijë vendeve pune por ama rritja e taksave për bizneset pengon hapjen e vendeve të reja të punës për të mos thënë çon në shkurtimin e tyre. Nga ana tjetër edhe mënyrën e drejtimit të partisë prej tij e shikoj si një kthim prapa. Duke qenë gjithmonë një mbështetës i zjarrtë i një drejtimi liberal “alla Nano”, ku jo vetëm kritikohet kryetari lirisht, por mund edhe të konkurohet në një garë të vërtetë, jo e tipit “Alia-Dokle”, “Berisha-Butka” apo “Rama-Lakrori”. Falë një drejtimi të tillë në PS u promovuan shumë politikanë të rinj, madje tre kryeministra. Kështu që nuk mund ta “përtyp” dot një parti ku është vendosur tabela “Mos i fol shoferit”. Lidhur me qeverisjen Rama ka përballë një situatë tejet të vështirë. E them këtë pasi masat që kërkon të zbatojë Rama kërkojnë sakrifica të mëdha nga gjithë popullsia dhe e dyta duhet një kohë relativisht e gjatë që të ndjehet efekti pozitiv i tyre. Në këtë kontekst, duke qenë për 14 vjet larg vendit nuk jam në gjendje të përcaktoj kufijtë e durimit të shtresave në nevojë, sa do të jenë në gjendje të përballojnë një “shtrëngim rripi” edhe disa vrima më shumë. Masa të tilla, në radhë të parë, kanë nevojë për para; vërtetë mund të marrësh kredi nga FMN apo BB, por këto kredi janë të lidhura me masa të tjera shtrënguese të cilat në fund të fundit rëndojnë mbi shumicën e popullsisë. Le të marrim rritjen e çmimit të energjisë.Duke qenë një mbështetës i tregut të lirë , rritjen e çmimit të energjisë e konsideroj diçka normale, për më tepër kur në botë çmimi i saj është disafishuar. Por në kushtet kur një pjesë e madhe e popullsisë eshte në kufijtë e mbijetesës, është shtetit ai që i takon të subvencionojë shtresat në nevojë dhe jo të detyrosh operatorët të mbajnë çmime të ulëta duke deformuar tregun e energjisë. Pra para të tjera, kredi të tjera që sjellin kushte të tjera restriktive.
Po për udhëheqësin e opozitës, kryebashkiakun Lulzim Basha, ç’mendoni?
G.L: – Sa për Bashën, nuk kam pasur njohje direkte për faktin se ai doli në skenën politike diku nga viti 2004-2005, kur unë kisha pesë vjet që isha larguar nga Shqipëria. Por, me aq sa kam mundësi të ndjek zhvillimet në Shqipëri, kam konstatuar se është një politikan me profil europian, i aftë të argumentojë idetë e tij dhe gjithçka që thotë, gjë që e kam konstatuar nga debatet e tij në TV dhe në aktivitete të partisë së tij. Pa u zgjatur kam bindjen se është zgjedhja më e mirë për PD. Por, siç e kam vënë në dukje në një shkrim botuar vitin e kaluar të drejtosh partinë e trashëguar nga Berisha është një sfidë e vështirë, pasi çdo përpjekje për ndryshim lehtësisht mund të bëhet objekt spekullimi nga kundërshtarët e Bashës në PD. Kam përshtypjen se ai ndodhet midis dy zjarresh; nga njëra anë akuzohet se është një marionetë e Berishës, të cilin jo pak e konsiderojnë si kryetarin real të PD, ndërsa Bashën formal, ndërsa nga disa akuzohet se po përgatit kursin “antiberisha” duke kooptuar njerëz të rinj në forumet e partisë. Në fakt njerëzit e rinj sjellin një frymë të re në PD në bazë të së cilës antarët të jenë vetveprues, t’i kërkojnë llogari kryetarit dhe forumeve drejtuese dhe jo të jenë vetëm zbatues të verbër. PD sot ka nevojë për mendimin e secilit për të arritur tek një mendim rezultant sa më i pjekur. Duke vazhduar, dua të theksoj se është e nevojshme të afrohen “të ikurit” me peshë, ata që mendojnë ndryshe apo që janë konfliktuar me liderin e saj historik. Për një parti që pretendon standarte europiane është jetike një hapsirë sa më e madhe për oponentët. Oponentë sigurisht konsideroj ata të cilët përfaqsojnë një linjë të caktuar, natyrisht brenda normave të programit dhe që kanë mbështetës brenda radhëve të partisë. Madje nuk do të përbënte ndonjë çudi sikur ndonjë prej këtyre të ishte fjala vjen nënkryetar, sekretar apo me një funksion tjetër të rëndësishëm në parti. Ndërkaq, lidhur me raportet me pushtetin është më frytdhënëse që për ndonjë akt, ndonjë hap të qeverisë që i shërben qytetarëve të mirës së vendit në përgjithësi opozita nuk ka pse të mos e vlerësojë pozitivisht deri dhe ta mbështesë. Një sjellje e tillë do ta bënte opozitën tepër të besueshme dhe akuzat e saj ndaj “bëmave” të qeverisë do të ishin shumë herë më të efektshme.
– Le të kthehemi pas, tek karriera juaj sportive: Si shkoi Gavrosh Levonja tek Basketbolli?
G.L:- Me basketbollin më afroi një nga emrat më të shquar të volejbollit shqiptar, traineri i madh Vangjel Koja, i cili ishte mësues fizkulture në shkollën “11 janari” kur unë isha në klasën e gjashtë. Bashkë me Guxim Bekteshin, Bashkim Muhedinin dhe të tjerë u bëmë një skuadër e mire dhe arritëm të fitojmë kampionatin e shkollave shtatëvjeçare. Më pas në gjimnazin “Qemal Stafa” një shkollë ku gjatë orës së fizkulturës luhej vetëm basketboll, bile sa herë ndonjë klasë kishte pushim zhvilloheshin ndeshje me klasa, ndërsa çdo mëngjez nga ora 7 e 30 deri sa fillonte mësimi në fushën e shkollës luanin ata që mbaheshin si lojtarët më të mirë, ndër ta mjafton të përmend emrin e Agim Fagut. Ndërkohë, luaja me të rinjtë e Tiranës dhe shumë shpejt ndonëse vetëm 14 vjeç do kaloja me skuadrën e parë, ku trainer ishte një emër i madh dhe i respektuar në qarqet sportive; Feti Borova.
- Nëpër ç’rrugë eci karriera sportive?
G.L:- Me kalimin e viteve fillova ta shikoj sportin si të vetmen mëndësi për të dalë jashtë shtetit gjë që mund të arrihej duke fituar një kampionat a kupë republike ose duke u bërë lojtar i ekipit kombëtar. Kështu, megjithëse nuk isha nga ata që e dashuronin sportin, as nuk kisha ndonjë përfitim material ose interesa të tjera që mund të lidheshin fjala vjen me një të drejtë studimi apo qëndrim në Tiranë, mirëpo dëshira për të fituar të shtyn të stërvitesh për të dhënë maksimumin, në mënyrë që të shijosh frytet e djersës së derdhur. Pastaj ishte dhe detyrimi ndaj tifozëve, sidomos po të kesh parasysh se bëhet fjalë për tifozët e Tironës së athershme për të cilët tifozllëku ishte më shumë një mjet për të shprehur disensin e tyre ndaj qeverisë.
Cila ndeshje ju ka mbetë në kujtesë.
G.L: – Ndeshjet kanë qenë të shumta kështu që e kam të vështirë të veçoj ndonjërën. Secila kishte ndonjë episod për t’u mbajtur mend. Por më shumë mbeten në kujtesë grimca që nuk kanë të bëjnë mirëfilli me sportin. Ekipi ynë përsa i përket atmosferës së brendshmë ishte jashtë çdo “formati” zyrtar; lojtarë me flokë më të gjata se ç’lejohej, veprime si ato të skuadrave të huaja të “importuara” nga televizioni italian, muzika e huaj dëgjohej publikisht, me zë të lartë dhe në hotelet e qyteteve të tjerë kur shkonim për ndeshje dhe nuk përfillnim jo drejtuesit e klubit, as të federatës, po edhe ndonjë aparatçik pushteti, të cilin e vinim në lojë. Megjithatë , e paharrueshëm mbetet turneu i vitit 1974 në Kinë me ekipin kombëtar. Në atë kohë “krisja” në marrëdhëniet midis dy vendeve kishte filluar. Fakti që Hoxha kishte dërguar në Pekin si ambasador Behar Shtyllën tregonte se situata ishte delikate. Deri athere ndeshjet me kinezët ishin me të vërtetë miqësore, më shumë se ndeshje ishin një spektakël artistik ku qëllimi nuk ishte për të fituar po për ta nxjerrë ndeshjen barazim.Pasi ambasadori na foli për situatën në Kinë nga fundi u shpreh se “…kinezët kanë qejf të fitojnë..” Ndërkaq Agim Fagu e pyeti: “Po ne të luajmë për të fituar”. “Po dhe ju, luani për të fituar,”- u përgjigj pak si i pavendosur ambasadori. Që diçka kishte ndryshuar e konstatova gjatë një shfaqjeje të ansamblit tonë të këngëve dhe valleve në Pekin. Publiku nuk reagonte si dikur kur këndoheshin kënge për miqësinë dhe komunizmin, madje në fund të shfaqjes, kur artistët shqiptarë filluan ritualin e deriathershëm duke bërtitur: “Enver-Mao Ce Dun” apo “Cungo-Arbania” (Kina-Shqipëria), publiku filloi të dilte nga salla krejt indiferent.
Ashtu siç kishte paralajmëruar ambasadori Shtylla, kinezët vërtetë donin të fitonin me çdo kusht dhe për këtë nuk kursenin as një lojë të ashpër tej normales. Në një moment, një kinez, ndërsa Gim Fagu ishte në ajër, e pengon me gju dhe i jep një të shtyrë duke e hedhur tek spektatorët dhe, siç ishte zakon, shkon t’i japë dorën, gjë që Gimi e refuzon me një lëvizje dore që e shprehur me fjalë do të thoshte: “Ik pirdhu…”Por, pa kaluar as një minutë, nga altoparlantët në gjuhën kineze do të dëgjohej që “miqësia midis popullit shqiptar dhe atij kinez do të jetojë në shekuj, pavarësisht nga veprimet e ndonjë individi”. Pasi u njoh me këtë fakt ambasadori do të shprehej se “ata sportistët na hapën gjashtë muaj punë” dhe kërkoi që të merreshin masa për Gimin si pasojë e të cilave gjatë atij turneu shumë ndeshje nuk luajti. Ana sportive ishte vetëm një aspekt; tjetri ishte marrëdhëniet me kinezët jashtë fushe. Ndërsa Fagu nervozohej me përgjigjet e tyre dykuptimëshe duke debatuar, unë, duke e njohur zakonin kinez të interpretimit të çdo veprimi, i ngacmoja që të raportonin se shqiptarët “na provokojnë, nuk sillen miqësisht,…”. Me logjikën e 25 vjeçarit arsyetoja se qoftë dhe minimalisht, udhëheqja shqiptare ose do të afrohej me vijën e re të Kinës si “provë besnikërie” ndaj miqësisë së përjetshme ose do të shpejtohej ndarja, siç ndodhi pak vite më pas. Qëndrimet tona ndaj kinezëve ishin një problem i vazhdueshëm gjë që solli dhe konfrontimin tonë me drejtuesit e ekipit tone të cilët nuk i përfillnim më. Në një moment, madje u fol që “…ata të dy t’i nisni për në Tiranë…”
Pas kthimit në Tiranë, që në aeroport ku qethën Gimin u pa se udhëheqja e lartë ishte shqetësuar dhe filluam të prisnim furtunën. Fillimisht, krerët e sportit i minimizuan gjërat duke u mjaftuar me disa masa të lehta aq sa mund të ishin dënimet për indisiplinim apo flokë të gjata. Por pas takimit të ansamblit në Ministrinë e Arsimit, ku ansambli u përgëzua për “forcimin e miqësisë”, një “spiun vullnetar” i ansamblit ngriti problemin e “sjelljes borgjeze” të sportistëve dhe aty rifilloi gjithçka që përfundoi në masa dragoniane, si heqje titujsh sportive, pezullime për një kohë nga aktiviteti ndërkohë që unë u dënova dhe me mosdalje jashtë shtetit. Pas këtyre në të gjithë klubet sportive do të shpërndahej një buletin i posaçëm, ku dënoheshin sjelljet tona në Kinë me të njejtin stil dhe permbajtje si ai per Todi Lubonjen e Fadil Paçramit e me pas per grupet e tjera “armiqsore”. Nderkohe, ministri i arsimit na thirri ne zyren e tij dhe nder te tjera hodhi pyetjen: “A jeni ju me mesimet e partise?… Kurse nje sekretar i komitetit te partise se Tiranes në një mbledhje me sportistë tha se “…jane sjelle ne Kine si amerikane…”Gjithe kjo kishte te bente vetem me anen siperfaqsore; nese do te mesoheshin te gjitha ato qe kishim bere dhe qe kishim folur me kinezet qe na shoqeronin do te kishim perfunduar ne burg…
New York, 22 tetor 2014


VISAR ZHITI SJELL ANTOLOGJINË E E LAJMËTARËVE TË VRARË TË EUROPËS

$
0
0

Shkrimtari Visar Zhiti nxori këto ditë një libët të ri, sa i veçantë po aq dhe i rëndësishëm, antologjinë e të vrarëve, me krijimtari nga autorë shqiptarë të pushkatuar, të vdekur burgjeve e internimeve, botim i dy shtëpive botuese, “Omsca-1” dhe UETPRES, Universiteti Europian i Tiranës.
Antologjia shpalos vlera të larta morale të jetëve të autorëve të përzgjedhur dhe vlera të larta artistike nga krijimtaria e tyre, poezi, prozë, memuare, sentenca, etj, një pjesë e të cilave dalin për herë të parë, të paraprira nga një parathënie-studim si dhe nga një portret letrar biobibliografik për secilin autor, të punuar me dashuri e dhëmbje nga ideatori dhe përgatitësi i antologjisë, Visar Zhiti.
Vepra ngërthen në vetvete etikë dhe estikë së bashku, kujtesë, tragjizëm, drejtësi, nderim, por mbi të gjitha ai është një tekst letrar, një antologji mbarëkombëtare, e para e këtij lloji në letrat shqipe, por, besojmë, se dhe në gjuhë e vende të tjera nuk ka botime të tilla, sepse asnjë diktaturë nuk ka vrarë dhe dënuar aq shumë shkrimtarë të popullit të vet sa ajo shqiptare me Enver Hoxhën në krye.

Autorët e përzgjedhur janë emra të shquar, intelektualë të lartë, një pjesë pak të njohur, të lauruar në universitete të ndryshme të Europës, në Austri e Itali, Francë, Gjermani, Greqi, në universitete amerikane si në Turqi, por dhe në Bashkimi Sovjetik, Jugosllavi, etj, të gjithë kundërshtarë të diktaturave, fashiste, komuniste, të vrarë me gjyq dhe pa gjyq nga shteti i tyre në kohë paqeje gjatë sundimit të tiranisë dhe në luftën e fundit të Kosovës.

Antologjia na tregon bindshëm që në Shqipëri gjatë sundimit komunist nuk ka patur vetëm viktima, por dhe disidentë, kundërshtarë dhe martirë të pavdekshëm, që i bashkon dashuria për liri e atdhe, kultura europiane dhe ëndrra europiane. Prandaj dhe janë mbiquajtur “Lajmëtarë të Europës”.

Po kështu antologjia është hap i mëtejshëm i mendimit dhe i veprimit që shpreh se shqiptarët janë të aftë dhe duhet që nga persekutimi i rëndë dhe vuajtja e madhe jo vetëm të përkujtojnë e të ndjehen krenarë për sakrificat, por të nxjerrim përvojë, vlera dhe ide, që i shërbejnë të tashmes dhe ardhmërisë.
Ajo që e bën më aktuale dhe ende më të çmuar antologjinë, është fakti se autorët e vrarë që përfshihen, shikohen si përfaqësuesit e lartë të të gjithë pararendësve të demokracisë të një Shqipërie europiane dhe ndjehen ende forcë vepruese.
Duke u botuar pikërisht nga Universiteti Europian i Tiranës, metafora e kësaj antologjie merr vlerën e përmbushjes shpirtërore të një testamenti për të gjithë shqiptarët, sidomos për të rinjtë.

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE

$
0
0

Një material që e vlen të lexohet mendueshëm/
Rastësisht, midis materialeve të jetës sime, shumë prej të cilëve humbën në udhëtimin larg vendlindjes, rrugëve të mërgimit të detyruar, në një dosje gjeta dy nga tre leksionet që në vitin 1981, në kohën kur gjakosej Kosova nga serbosllavët në agoninë e shpërbërjes së Jugosllavisë. Fjala është për dokumentin “Shpërngulja e Arnautëve” dhe një studim për gjenocidin e pashembullt serbosllav ndaj shqiptarëve nën Jugosllavi, shqiptarëve në Kosovë, Serbinë e Ngushtë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Materiali i tretë me pasuritë e mëdha ekonomike të Kosovës, panoramë e një vendi që këto pasuri po të viheshin në hulli të popullit do ta bënin Kosovën një nga vendet më të begata të Evropës, më ka humbur.
Prej asaj kohe ruaj një bllok shënime të veçanta për Kosovën marrë nga libri i Hivzi Islamit “Popullsia e Kosovës”, libër në fondin e bibliotekës “Haki Stërmilli” të Peshkopisë, si dhe të dhëna të tjera të asaj kohe.
Të tre materialet janë lexuar para popullit të mbledhur në të gjithë fshatrat e Dibrës, në brigada e sektorë pune, që asokohe ishin në gatishmëri për gjithçka.
Ishte koha kur dibranët, të lidhur ngushtë në gjak e në marrëdhënie ekonomike me Kosovën e viset e tjera shqiptare ndarë me sëpatën e kasapëve të Londrës, si edhe të gjithë shqiptarët, e jetonin me ankth atë çka ndodhte në Kosovë dhe ishin me shpirt e zemër atje.
Referati “Shpërngulja e Arnautëve” është plan gjenocidi dhe shpërnguljeje masive i antishqiptarit të madh Vaso Çubrilloviçi.
Po kush është Vaso Çubrilloviqi?
Dr. Vaso Çubrilloviçi ka lindur në vitin 1897. Qysh në vitin 1914 ka qenë anëtarë i organizatës “Bosnja e re”. Si anëtar i kësaj organizate nacionaliste serbe më 23 gusht 1914, në Sarajevë të Bosnjës, merr pjesë në atentatin për vrasjen e trashëgimtarit të fronit austriak Franc Ferdinandit.
Që nga viti 1930 ka qenë asistent docent dhe profesor në fakultetin filozofik të Beogradit.
Më 7 mars 1937, në Beograd, i paraqet Klubit Kultural Serb planin në formë referati “Shpërngulja e arnautëve” (shqiptarëve) i cili u miratua nga ky institucion dhe u konsiderua si platforma, programi më i përpunuar për ç ‘kombëtarizimin, kolonizimin e serbizimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi.

Dr. Vaso Çubriloviç ka qenë këshilltar i regjimit monarkist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pastaj ministër, akademik, drejtor i Institutit të Ballkanologjisë dhe anëtar i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore
Referati “Shpërngulja e arnautëve” origjinali i të cilit ruhet të Institutin Ushtarako-historik XI”, siç do ta lexoni në 19 faqet e tij mbyllet me shprehjen e egër…politikën tonë të kolonializmit e mundi pjelloria e grave shqiptare. Nga kjo duhet të nxjerrim konkluzione dhe të shpejtojmë derisa akoma ka kohë të korrigjohemi…
Abdurahim Ashiku, 20 tetor 2014
SHPËRNGULJA E ARNAUTËVE
Problemi i shqiptarëve në jetën tonë nacionale e shtetërore nuk është i tanishëm. Ky problem ka luajtur një rol të madh në mesjetë, por mori rëndësi vendimtare nga fundi i shekullit të 17-të, në kohën kur masat serbe u shpërngulën në drejtim të veriut nga tokat e dikurshme të vjetra të Rashkës dhe në vend të tyre u vendosën malësorët shqiptarë. Ata gradualisht zbresin nga malet e tyre dhe vendosen në fushat pjellore të Metohisë dhe Kosovës dhe, duke depërtuar në veri, përhapen në drejtim të Moravës Jugore e Perëndimore, nëpërmjet maleve të Sharit zbresin në drejtim të Pollogut e prej andej në drejtim të Vardarit. Në këtë mënyrë, deri në shekullin e 19-të u krijua trekëndëshi shqiptar, i cili, duke u mbështetur në boshtin e vet Dibër-Rogozna në prapavijën e vet armike, u fut thellë deri në Nish dhe i ndau tokat tona të vjetra të Rashkës nga Maqedonia dhe lugina e Vardarit.
Kjo politikë shqiptare e populluar me elementë anarshistë shqiptarë, në shekullin e 19-të pengoi çdo lidhje të fortë kulturore, arsimore dhe ekonomike midis tokave tona veriore e jugore. Kjo ishte arsyeja kryesore që Serbia vetëm më 1878, nëpërmjet Vranjës e Malit të Zi të Shkupit krijoi dhe mundi të mbajë lidhje të vazhdueshme me Maqedoninë e të ketë atë ndikim kulturor e politik në Luginën e Vardarit ashtu siç pritej. Bullgarët, megjithëse më vonë e filluan jetën shtetërore se sa serbët, në fillim patën rezultate më të mira. Këtë pykë shqiptare filloi ta copëtojë Serbia qysh në kryengritjen e parë, duke i dëbuar banorët më verior shqiptar që nga Jagorina.
Pjesën tjetër të trekëndëshit shqiptar e kishte për detyrë ta shpartallojë shteti ynë i sotshëm nga 1918 e këtej, por ai nuk e bëri këtë. Janë disa arsye për këtë, por ne po përmendim vetëm ato më të rëndësishmet:
1.- Gabimi themelor i funksionarëve kompetentë të asaj kohe, është se në Ballkanin e shqetësuar e të përgjakur, deshën që zgjidhjen e çështjeve të mëdha etnike ta arrijnë me anën e metodave perëndimore. Turqia solli në Ballkan zakone të marra nga Sheriati, sipas të cilit me fitoren e luftës dhe pushtimin e një vendi, fitoret e drejta mbi jetën dhe pasurinë ndaj shtetasve të nënshtruar. Nga ata, edhe të krishterët ballkanas mësuan se fitohet me ndeshje jo vetëm pushteti dhe sundimi, por edhe shtëpia dhe pasuria. Më 1912 e këtej, i kanë zgjidhur ose janë në rrugën e zgjidhjes të çështjeve të pakicave nacionale me anë të shpërnguljes, ne kemi qëndruar në metoda të ngadalta e të plogëta të kolonizimit gradual. Rezultatet e kësaj ishin negative. Rritja natyrale e shqiptarëve është më e madhe se sa numri i përgjithshëm i rritjes sonë natyrale bashkë me kolonistët (nga viti 1921 deri më 1931 shtesa e shqiptarëve ka qenë 68.060 ndërsa e serbëve 58.745 frymë, ndryshimi është 9315 në favor të shqiptarëve). Duke pasur parasysh pjellorinë, rritjen e theksuar të shqiptarëve, si dhe konditat gjithnjë e më të vështira të kolonizimit sipas metodave të vjetra, ky disproporcion gjatë kohës do të bëhet gjithnjë e më i madh, dhe në fund do të vejë në pikëpyetje edhe ato pak suksese kolonizuese që kemi arritur nga 1918 e deri sot.
2.- Edhe vetë mënyra e kryerjes së kolonizimit sipas metodës së përdorur nuk u zbatua si duhet. Më e rëndësishmja është se në një problem të tillë me aq rëndësi nuk ekzistoi një plan i caktuar shtetëror, të cilit duhej ti përmbahej e zbatonte çdo regjim. Punohej copë-copë, sot për nesër, çdo ministër prishte të vjetrën, atë të paraardhësit të tij, duke mos krijuar edh ai vetë diçka solide. Ligjet e rregullat ndryshoheshin, por edhe ashtu të dobëta nuk viheshin në jetë. Disa, sidomos deputetët, po të ishin nga vise të vjetra, kur nuk mund të fitonin mandatin në krahinën e vet, shkonin poshtë në Jug dhe kërkonin mandatin nga kombësia e tyre, duke sakrifikuar kështu interesat e mëdha nacionale e shtetërore. Aparati i kolonizimit qe mjaft i shtrenjtë, i fryrë dhe i mbushur me njerëz jo vetëm të papërgatitur nga ana profesionale, por edhe shpesh mendjemëdhenj e të paaftë, kështu që puna e tyre përbënte një pikëpyetje në vetvete.
3.- Edhe ato disa mijëra familje që u vendosën nga lufta e këtej nuk zunë rrënjë në vendin ku u vendosën. Në Kosovë pati sukses më shumë, sidomos në luginën e Llapit, ku topliçanët depërtuN VETË NGA VERIU NË JUG. Këtu janë kolonitë më të vjetra të përziera me elementë nga krahina tona të ndryshme, ndërsa në Drenicë e Metohi, si krahina më të qëndrueshme, nuk patëm sukses. Asnjëherë nuk duhet bërë kolonizimi vetëm me malazezë. Jo për shkak se ata janë element i keq kolonizues, por për arsye të prirjeve të tyre prej blegtori, sepse kjo ka të bëjë vetëm me gjeneratën e parë. Gjenerata e dytë është krejt ndryshe, më aktive dhe më praktike. Fshati Petrovë në Miroç, sipër Danubit, që është i banuar vetëm me malazezë, është fshati më i përparuar në Krajinë. Dhe sot, në Serbi, mund të gjenden me mijëra familje të përparuara, veçanërisht në Toplicë e Kasanicë, që janë malazezë të gjeneratës së parë dhe u përzien me elementë përparimtarë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Metohinë, ku mbështetja direkt me vatrën e vjetër bënë të mundur ruajtjen e zakoneve e shprehive të vjetra. Pikërisht për këtë arsye ka pasur kaq pak sukses kolonizimi në gjithë Metohinë. Duhet pranuar se të gjitha kolonitë kanë qenë vendosur mjaft keq, nëpër toka kodrinore me driza dhe jo pjellore, si dhe gati krejtësisht të të pa furnizuara me mjetet më të domozdoshme bujqësore. Ndërkohë ata duheshin ndihmuar shumë më tepër, mbasi janë koloni me elementin më të varfër malazez.
4.- Padyshim, shkaku kryesor i mossuksesit të kolonizimit tonë në ato vise ishte se tokat më të mira mbetën në duart e shqiptarëve. E vetmja mënyrë e mundshme e kolonizimit tonë në masë, në ato vise, ka qenë marrja e tokave shqiptarëve. Mbas luftës, në kohën e rebelimit dhe të aksioneve të komitëve, do të dëboheshin lehtë një pjesë shqiptarësh për në Shqipëri, duke uzurpuar e shpronësuar meratë e tyre të pa ligjëruara. Përsëri detyrohemi të kthehemi këtu në gabimin trashanik të konceptit tonë të mbas luftës mbi të drejtën e posedimit të tokës. Në vend që të shfrytëzonim konceptin e vetë shqiptarëve lidhur me pronësinë e tyre mbi tokën e uzurpuar dikur, gjë që rrallëkush prej tyre ka pasur tapinë e Turqisë dhe këtë mund ta kenë pasur vetëm për tokën e blerë, neve në dëmin tonë nacional e shtetëror, jo vetëm që ligjëruam të gjitha ato uzurpime, por akoma edhe më keq, i mësuam shqiptarët me idetë e Evropës Perëndimore mbi posedimin e pronës private. Në këtë mënyrë ua dhamë vetë këtë armë në dorë, me të cilën do të mbrohen, t’i mbajnë tokat më të mira dhe të na e bëjnë të pamundur nacionalizimin në favor tonë të viseve më të rëndësishme.
Nga gjithë këto që u tha më lart del se metodat e deritanishme të politikës tonë të kolonizimit në Jug, nuk kanë dhënë ato rezultate të cilat në të vërtetë duhesh t’i arrinim dhe tani qëndron si detyrë e jonë e madhe shtetërore. Këto metoda nuk i kemi kritikuar për hir të kritikës, por që në bazë të eksperiencës të gjejmë rrugët e drejta për zgjidhjen e kësaj çështje.
PROBLEMET E KOLONIZIMIT TË KRAHINAVE JUGORE
Ky bllok shqiptarësh për rreth maleve të Sharit është i një rëndësie të madhe nacionalo-shtetërore e strategjike për shtetin tonë.
Blloku shqiptar, nga ana ushtarako-strategjike, zë një pozitë nga më të rëndësishmet në vendin tonë, vend-shpërndarja e lumenjve ballkanikë në drejtim të Adriatikut, Detit të Zi dhe Egjeut. Mbajtja e kësaj pozite strategjike vendos, në një masë të mirë, fatin e Ballkanit qendror, sidomos fatin e komunikacionit të rëndësishëm ballkanik Moravë-Vardar. Nuk jamë të rastit zhvillimi shpesh herë këtu i luftërave vendimtare për fatin e Ballkanit, prandaj është detyrë imperativë për të gjithë ne që këto pozita kaq të rëndësishme strategjike të mos i lëshojmë që të na i mbaj në duar elementi i huaj dhe armik. Aq më tepër përderisa ky element ka mbështetjen e shtetit nacional të së njëjtës gjini. Ai sot është i pafuqishëm, por edhe si i tillë është bërë bazë e imperializmit italian, nëpërmjet të cilit ai synon të depërtojë në zemrën e shtetit tonë. Kundër këtij depërtimi, mjeti më i sigurt është elementi ynë, i cili do të dojë e do të dijë të mbrojë pronën shtetin e vet.
Mendoj përveç këtij blloku prej 18 rrethesh, shqiptarët dhe pakicat e tjera nacionale në krahinën jugore jetojnë të shpërndarë dhe prandaj nuk janë aq të rrezikshëm për jetën tonë nacionale e shtetërore.
Kolonizimi nga veriu duhet pakësuar në krahinat e kolonizuara me Maqedoninë. Në këto krahina edhe tokë ka pak, janë krahina pasive dhe për këtë ata janë të ndjeshëm nga prurja e kolonistëve nga Veriu. Aq më tepër në këto veprime ata shikojnë me mosbesim tek ne. Është e vërtetë se edhe ai kolonizim i pakët, më tepër dëmton se sa sjell dobi. Nëse do të dërgohen poshtë, në jug të Malit të Zi, të Shkupit duhen çuar Vranjanët, Leskoviçanët, që afrojnë me ta në mentalitete dhe kulturë dhe në asnjë mënyrë Dinarikët me temperamentin e tyre të papërmbajtur, të ashpër e të padurueshëm, mbasi tek vendasit, me elementë të tillë shkaktohen të këqija dhe gjak.
Problemi i Sanxhakut të Novi-Pazarit po zgjidhet vetvetiu dhe nuk lot më atë rol për jetën tonë shtetërore, të cilën e luajti deri më 1912. Vetëm do të përmendim që me shpërnguljen e shqiptarëve, ndërpriten lidhjet e fundit ndërmjet myslimanëve tanë në Bosnjë e të Novi-Pazarit, si dhe me botën tjetër myslimane. Fakti që ata shndërrohen në
Përmbledhje pakicë fetare, e vetmja pakicë në Ballkan, do të shpejtojë nacionalizimin e tyre.
Kohët e fundit, Mali i Zi, u bë problem mjaft i rëndë, vend i varfër dhe nuk është në gjendje të ushqejë popullsinë e vet, por me gjithë shpërnguljet, ai nga viti 1912 e deri më 1931 u shtua 16 për qind.
Përmbledhje:
Shqiptarët është e pamundur të zmbrapsen vetëm me anë të kolonizimit gradual, ky është i vetmi popull që arriti gjatë një mijëvjeçarit të fundit jo vetëm të mbahet në bërthamën e shtetit tonë, Rashkës e Zetës, por edhe të na sjellin dëme, duke shtyrë kufijtë tanë etnikë në drejtim të veriut dhe të lindjes. Ndërsa kufijtë tanë etnikë në mijëvjeçarin e fundit shtriheshin në veri deri në Suboticë; në veriperëndim deri në Kupa; shqiptarët na shtynë nga krahina e Shkodrës, kryeqytet i dikurshëm i Budinovit, nga Metohija dhe Kosova. E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, gjë që ne kemi qenë gjithnjë mbi ta. Qysh nga 1912 e këtej nuk kemi pasur suksese në luftë me ta. Faji për këtë është i yni, mbasi këtë pushtet nuk e kemi shfrytëzuar si duhet. Për ndonjë nacionalizëm të tyre në dobi tonë as që mund të flitet, por përkundrazi duke u mbështetur tek Shqipëria, zgjohej ndjenja e tyre nacionale e në se nuk do t’i qërojmë hesapet me ta, ose ia lemë kohës, për 20-30 vjet do të kemi një irredentizëm të tmerrshëm. Gjurmët e të cilit tashmë po duken dhe në mënyrë të pa evituar do t’i vejë në pikëpyetje të gjitha posedimet tona në Jug.
PROBLEMI NDËRKOMBËTAR I KOLONIZIMIT
Por të nisemi nga pikëpamja se ngushtimi gradual i shqiptarëve me anë të kolonizimit tonë të ngadalshëm është i pa efektshëm, atëherë na mbetet e vetmja rrugë, shpërngulja në masë. Në këtë rats kemi parasysh dy shtete – Shqipërinë dhe Turqinë.
Shqipërinë me popullsi të rrallë, me moçale të shumta ende të pa thara dhe lugina shterpë të pa sistemuara, do të ishte në gjendje të pranojë disa qindra mijëra nga vendi ynë. Turqia moderne me sipërfaqe të mëdha në Azinë e Vogël dhe Kurdistan, akoma të pabanuara e të papunuara, krijojnë mundësi të pakufizuara për kolonizim të brendshëm.
Më parë theksojmë se nuk duhet të kufizohemi në përçapjet diplomatike vetëm me Ankaranë, por duhet të përdoren të gjitha mjetet për ta bindur Tiranën që të pranojë një pjesë të të shpërngulurve. Besoj se kjo punë në Tiranë do të ecë me vështirësi, sepse Italia do të pengojë këtë proces, por të hollat luajnë rol të madh në Tiranë.
Turqia është dakord që, fillimisht, të pranojë rreth 200 mijë të shpërngulur tonë, duke cilësuar që këta të jenë shqiptarë, e kjo është forma më e pranuar për ne. Dëshirën e Turqisë duhet ta pranojmë me të dy duart dhe ta shfrytëzojmë sa më parë Konventën për shpërngulje. Gjatë shpërnguljes duhet studiuar konventa, të cilën ajo, vitet e fundit e ka përfunduar për të tilla çështje me Greqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, duke pasur kujdes në dy gjëra: nga ajo të kërkohet të pranojë një kuotë sa më të madhe, ndërsa nga ana financiare i duhet edhe një ndihmë sa më e madhe, sidomos për rregullimin e çështjes së transportimit sa më të shpejtë. Padyshim që ky problem do të ngjallë sadopak shqetësime ndërkombëtare, gjë që është e paevitueshme në këto raste. Në këtë rast tani mund e duhet punuar për përfundimin e një konvente me të për këtë problem. Në qoftë se nuk do t’ia arrijë qëllimit, atëherë të paktën të arrihet aq sa për çështjen e shpërnguljeve në Turqi të heshtin. E përsërisim se ndjeshmëria e veprimit në Tiranë dhe të hollat e përdorura në mënyrë racionale do të mund të luanin rol vendimtar në këtë çështje. Shpërngulja e disa qindra mijëra shqiptarësh nuk do të çojë në shpërthimin e një lufte botërore. Vetëm organet kompetente duhet të dinë se çfarë e nevojshme dhe të luftohet me këmbëngulje për realizimin e saj, duke mos u bazuar në pengesat e mundshme ndërkombëtare. Italia padyshim do të nxjerrë pengesa të shumta, por ajo sot është tepër e zënë me problemet e saj lidhur me Abisininë dhe Austrinë sa të goxojë të shkojë aq larg në kundërvënien e saj. Me thënë të drejtën rreziku më i madh qëndron në atë që mund të përzihen në këtë çështje aleatët tonë të mëdhenj Franca dhe Anglia. Në këtë rast, atyre u duhet përgjigjur me gjakftohtësi dhe vendosmëri, sepse është në interesin e tyre sigurimi i linjës Moravë-Vardar, gjë që u pa edhe gjatë luftës së madhe të fundit dhe kjo do të jetë më e sigurt për ne dhe për ata, vetëm atëherë kur ne do të sundojmë plotësisht këto vise rreth malit të Sharit e në Kosovë.
MËNYRA E SHPËRNGULJES
Tashmë kemi theksuar se është efikase vetëm shpërngulja në masë e shqiptarëve nga trekëndëshi i tyre. E që të arrihet një shpërngulje në masë, si kusht i parë është krijimi i një psikoze të përshtatshme, e cila mund të krijohet me shumë mënyra.
I.- Dihet që masa myslimane shumë shpejt i nënshtrohet influencimit, sidomos fesë, besojnë shpejt e me fanatizëm, prandaj në radhë të parë është e nevojshme që për shpërnguljen e shqiptarëve të bëjmë për vete klerin e tyre dhe njerëzit me influencë, me para ose me shtrëngim. Duhet të gjenden sa më parë agjitatorët të cilët do të propagandojnë për shpërnguljen, mirë do të ishte që të na i jepte Turqia këta. Ata duhet të përshkruajnë bukuritë e viseve të reja në Turqi, jetesën e lehtë dhe të këndshme atje, të ndezin në masë fanatizmin fetar dhe tu zgjojnë krenarinë shtetërore turke.
II.- Mjet tjetër do të ishte shtrëngimi nga aparati shtetëror. Ai duhet të shfrytëzojë ligjet deri në fund, me mënyra që ta bëjnë sa më të padurueshme qëndrimin e shqiptarëve tek ne: gjoba, burgime, aplikime të kontrabandës, prerjen e pyjeve, përvetimeve, lëshimin e qeneve në oborret e shtëpive, të detyrojnë sa më shumë njerëz të punojnë angari dhe të merret çdo masë tjetër që mund të praktikojë një polici me përvojë; masa ekonomike, mosnjohja e tapive të vjetra, në punët e kadastrës në këto vise, duhen të përfshihen menjëherë vënia e taksave të pamëshirshme, detyrimi i shlyerjes së borxheve private e publike e kullotave shtetërore e komunale, zhveshja nga koncesionet, heqja e lejeve afariste për kafene, dyqane tregtare, marrja e lejeve për monopole, pushimi nga puna shtetërore, private, vetadministruese etj. Kjo do të shpejtojë procesin e shpërngulës; masa sanitare, zbatimi me dhunë i të gjitha dispozitave edhe nëpër shtëpia, prishja e mureve dhe e gardheve rreth shtëpive, zbatimi rigoroz i masave veterinare gjë që do të pengojë nxjerrjen e bagëtive në treg, etj. Gjithashtu duhen aplikuar edhe masa praktike me efikasitet. Kur është fjala për fenë, shqiptarët janë shumë të ndjeshëm, prandaj edhe këtu duhet të preken. Kjo mund të arrihet me keqtrajtimin e klerikëve, me prishjen e varrezave, me ndalimin e poligamisë dhe sidomos me zbatimin e pamëshirshëm të ligjit për dërgimin e detyruar të vajzave në shkollat fillore kudo që ato ndodhen.
Edhe iniciativa private mund të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Kolonistëve tanë, në rast nevoje, duhet tu shpërndajmë armë. Medoemos duhet lëshuar një valë malazezësh prej bjeshkëve që të shkaktojnë konflikte të gjera me shqiptarët në Metohi. Ky konflikt duhet të përgatitet nëpërmjet njerëzve të besuar, të nxitet dhe t’i jepet hov, në mënyrë që të krijohet një psikozë e vërtetë, sikur shqiptarët kanë ngritur krye dhe nga ana tjetër, krejt ngjarja duhet paraqitur me keqardhje si konflikt vëllezërish e fisesh dhe, në rast nevoje, mund t’i jepet karakter ekonomik. Në fund të fundit, mund të nxiten edhe turbullira lokale, të cilat do të shtypen në mënyrë të përgjakshme me mjetet më efikase, por jo aq me ushtri sa me kolonistë, me fise malazeze dhe me çetnikë.
III.- Mbetet edhe një mjet, të cilin Serbia e ka përdorur në mënyrë shumë praktike pas vitit 1878 duke djegur ilegalisht fshatra dhe blloqe qytetesh shqiptare.
ORGANIZIMI I SHPËRNGULJEVE
Në hartën e bashkangjitur shihet se cilët rrethe duhet të shpërngulen.
Këto janë: Dibra e Sipërme, Pollogu i Poshtëm, Pollogu i Sipërm, Mali i Sharit, Drenica, Peja, Istogu, Vuçiterna, Stavica, Llapi, Graçanica, Nerodimja, Gjakova, Podgori, Gora, Podrimja, Gjilani dhe Kaçaniku.
Nga këto rrethe që së bashku përbëjnë pykën shqiptare për ne, aktualisht, më të rëndësishëm janë: Peja, Gjakova, Podrimja, Gora (Dragashi), Shari, Podgori, Istogu dhe Drenica – në Veri të malit të Sharit. Këto janë rrethe kufitare dhe duhen shpërngulur me çdo kusht. Rrethet në thellësi si i Kaçanikut, Gjilanit, Nerodimës, Graçanicçs, Llapit, Vuçiternës, etj. mundësisht duhen dobësuar, sidomos ai i Kaçanikut, Vuçiternës dhe i Llapit, ndërsa të tjerët duhen kolonizuar gradualisht e sistematikisht dhe kjo duhet të realizohet gjatë dhjetëvjeçarit.
Gjatë shpërnguljeve të para duhen pasur parasysh këto gjëra:
Në radhë të parë të kihet parasysh shpërngulja e fshatrave dhe mandej e qyteteve. Fshatrat janë më kompaktë, prandaj paraqesin rrezik. Nuk duhen shpërngulur vetëm të varfrit, por edhe njerëzit e mesëm dhe të pasur, të cilët përbëjnë kolonën vertebrale tek çdo popull. Të varfrit duke qenë pa mbështetje ekonomike nga bashkatdhetarët përulen shpejt. Kjo është një çështje me shumë rëndësi dhe këtë e theksoj me qëllim, mbasi është nga shkaqet kryesore për mossuksesin sa duhet të kolonizimit tonë në Jug, sepse i shpërngulëm të varfrit, kurse të pasurit mbetën dhe kështu qëndrojmë në të njëjtën gjendje, ku si rezultat, shumë pak sipërfaqe toke u përfitua për vendosjen e kolonistëve tanë. Gjatë përgatitjes së psikozës për shpërngulje, duhet bërë çmos që të largohen fshatra të tëra, në fund të fundit familje të tëra. Me çdo kusht duhet pasur parasysh që të mos mbeten këtu pjesë familjesh të shpërngulura. Shteti ynë nuk duhet të shpenzojë miliona për tua lehtësuar jetën shqiptarëve, por për ti hequr qafe sa të jetë e mundur më parë. Për këtë duhet penguar patjetër blerja e pasurisë së shqiptarëve që shpërngulen nga ata që mbeten tek ne. Bashkë me këtë duhet kombinuar shpërngulja e individëve dhe e fshatrave të tërë, në qoftë se dëshirojmë të kemi lehtësira gjatë procesit të shpërnguljes.
Sapo të bien dakord për tu shpërngulur, duhet tu jepet ndihmë e gjithanshme. Tu paguhet menjëherë pasuria dhe të shpëngulen nga ana administrative, dokumentet e udhëtimit tu jepen pa asnjë formalitet, të ndihmohen për të shkuar deri në stacionin e parë hekurudhor, duke iu vënë në dispozicion trena deri në Selanik dhe prej aty të çohen menjëherë në vapor për në Azi. Ka shumë rëndësi që udhëtimi të jetë i rehatshëm dhe pa shpenzime. Udhëtimin me tren mundësisht ta bëjnë pa pagesë, njëkohësisht të ndihmohen edhe me ushqime, mbase nga kjo varet shpërngulja në masë apo jo. Frika e vështirësive për udhëtim është pengesë kryesore e lëvizjeve të tyre. Për këtë arsye është e domosdoshme të evitohen vështirësitë, duke i zgjidhur shpejt e në mënyrë energjike punët rreth udhëtimit të tyre. Duhet pasur kujdes që ata të kenë sa më pak telashe rreth udhëtimit, mbasi njerëzit e thjeshtë orientohen me vështirësi, prandaj është e nevojshme, tu mësohet sistemi i transportit të punëtorëve nëpërmjet agjencive të mëdha dhe ato të përdoren. I shpërnguluri duhet të kalojë nga dora në dorë, duke mos e ndjerë peshën e kësaj lëvizje. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet lumi i shqiptarëve të shpërngulur i cili do të boshatisë Jugun tonë nga shqiptarët.
POPULLARIZIMI I KRAHINAVE TË SHPËRNGULURA
Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël nga largimi i shqiptarëve.
Pyetja e parë që shtrohet është: Cilët duhen vendosur atje?. Më e natyrshme është që atje të vendoset elementi ynë nga krahinat pasive, në radhë të parë malazes, hercegovinas, liçanas dhe kraishnicas. Malazezët janë më të përshtatshëm për shumë arsye, mbasi Metohia, Drenica dhe Kosova janë vendet më të natyrshme, ku vërshojnë nga malet e tyre të varfra. Shtimi i popullsisë në Mal të Zi ka sjellë varfri, gjë që kohët e fundit ka shkaktuar lëvizje të vazhdueshme docialo-politike, jo të favorshme për pushtetin tonë shtetëror dhe mjaft të rrezikshme për sa i përket rendit e qetësisë në të ardhme. Nuk na intereson që atyre tu japim misër e pensione, për këtë e vetmja zgjidhje është çuarja e tyre në krahinat pjellore të Metohisë, Drenicës e Kosovës, sepse afrohen më mentalitet e temperament me shqiptarët. Malazezët janë arma më e përshtatshme për mposhtjen dhe largimin e Shqiptarëve. Në radhë të parë ata duhen përdorë në viset shqiptare në veri të malit të Sharit, por krahas tyre duhen kolonizuar edhe me një sasi liçanas, krashnicas, serbësh, çaçakas, uzhiçanash dhe topliçanas. Kjo është e nevojshme për të krijuar tek ata shprehitë e punës dhe të organizimit, për të thyer psikologjinë e tyre nomade-kolektive prej malësorësh, me qëllim që të neutralizojmë këtë psikologji me anë të përzierjes dhe martesave nga vise të ndryshme dinarike, kështu do të arrihet të krijohet një tip i ri malazezi më pak lokal dhe më tepër i ngjashëm me serbët.
Kurbetlive serbojugorë, në jug të malit të Sharit, duhet tu krijohen kondita të përshtatshme, me qëllim që të arrijnë të fusin në dorë toka pjellore. Ky do të jetë një kontingjent i ndershëm e punëtor, i cili do t’i jetë për tërë jetën mirënjohës këtij shteti, në rast se do t’i krijohen kushte të këndshme për jetën në fshat. Përgjithësisht fshati i serbëve të jugut ka të drejtë të kërkojë nga ne më shumë kujdes e preokupacion se sa po i kushtojmë sot. Kolonizimi me anë të këtyre varfanjakëve në Pollog (të Epërm e të Poshtëm) e në Dibër, si dhe dhënia e kullotave këtyre në vend të shqiptarëve, do të bëjë që të kuptohet se ky shtet është i tyre, si dhe do të dinë t’i mbrojnë kufijtë me gjak.
Pranë tyre, në jug të malit Shar dhe të Malit të Zi të Shkupit mund të kolonizohet me vranjanët, leskovçanët, pirotasit dhe vllastiçanët, , sidomos ata të fshatrave malore pasive. E përsërisim edhe njëherë se dinarikët nuk duhen lejuar në jug të Malit të Zi të Shkupit e të malit të Sharit.
Kryesore – dhënia e menjëhershme e tapive…

Gjatë kolonizimit të fshatrave të lëna nga shqiptarët, duhet evituar avashllëku burokratik e cikrimtar. Kryesore në radhë të parë është dhënie e menjëhershme e tapive kolonistëve për pronat ku do të vendosen, sepse një nga shkaqet kryesor të mossuksesit të kolonizimit tonë të sotshëm ka qenë ai, se kolonisti nuk e ka ndie veten të sigurt në pronën ku është vendosur, mbasi nuk i është dhënë tapia menjëherë dhe kështu ishte i ekspozuar para batakçillëqeve të shumta të nëpunësve dhe politikanëve të pandërgjegjshëm. Fshatari e ndjen veten të sigurt në pronën që posedon vetëm atëherë kur e din se askush nuk mund ta lëvizë nga ajo, prandaj duhet ti jepet menjëherë kjo garanci. Por, në të njëjtën kohë, paraqet rrezikshmëri edhe dhënia kolonistit e të drejtave e të drejtave të plota mbi zotërimin e pronës. Në parim pronat e kolonistëve, në radhë të parë kanë misionin e tyre shtetëror e nacional dhe ai që i merr duhet të kryej këtë mision, prandaj ai nuk mund ta posedojë në mënyrë të pakufizuar këtë pasuri, mbasi midis tyre ka shumë njerëz të ndryshëm si proletar të fshatit që e kanë humbur ndjenjën për tokën ose blegtorinë, të cilëve u duhet bërë shprehi ekonomia fushore, kështu që me forcën e ligjës duhet të lidhen mbas tokës. Kjo me qëllim që të ambientohen dhe ta duan krahinën dhe vatrën e tyre, e në rast se nuk ia arrijnë ata, atëherë të paktën fëmijët e tyre. Për këtë, jo më pak se për 30 vjet, duhet tu ndalohet me ligj kolonistëve zotërimi i plotë mbi tokën, edhe pse u jepen menjëherë tapitë si posedues të saj. Tek ne gruaja nuk gëzon të drejtën e trashëgimisë mbi tokën, prandaj për të evituar copëzimin e tokave dhe posedimet e vogla, duhen përjashtuar gratë nga trashëgimia e tokës së kolonizuar, përveç rasteve kur kolonisti nuk ka fëmijë meshkuj dhe mendon të sjellë dhëndrin në shtëpi. Posedimet që u janë dhënë kolonistëve deri tani kanë qenë të vogla. Duke marrë parasysh mënyrën ekstensive të punimit të tokës, rënien e çmimeve të prodhimeve bujqësore, si dhe përbërjen e madhe (patriarkale) të familjeve koloniste, ekonomia prej 5-10 hektarësh nuk u siguron kolonistëve kushte për zhvillim dhe jetës të mirë.
Është më mirë që në një krahinë të vendoset një numër më i vogël kolonistësh me kushte më të mira zhvillimi, se sa një numër i madh me gjendje gjysmë proletare fshati. Është ky edhe një nga shkaqet e mossuksesit të deritanishëm të kolonizimit në Jug e në Veri.
Rrallë ndonjë popull ka një element adapt për kolonizim në kushte kaq të vështira, siç e kemi ne. Edhe këto pak suksese që kemi në kolonizim u arritën nëpërmjet të këtyre cilësive kolonizuese të racës sonë. Vetëm fshatari ynë, i përplasur me prozhme e në toka djerrë, nga një ambient në tjetrin, qe në gjendje që të jetojë në rrethana aq të vështira. E çfarë s’do të bënte ai, në rast se shteti do t’i jepte ato që kishte për detyrë t’ia jepte.
Plani i Knjaz Nikollës për kolonizimin e trojeve shqiptare
Më 10 shkurt 1865, qeveria e Knjaz Mihajllos nxori ligjin “Mbi kolonizimin e të huajve në Serbi”. Sipas tij, qeveria serbe u jepte kolonistëve të varfër të krahinave përqark 3 jutra (Një jutër baras me 6 dynymë) tokë të punueshme dhe 3 jutra të pa punueshme, shtëpinë, dy qe, një qerre, dy dhi ose dele, një dosë, mjetet e nevojshme për punë dhe 120 grosh para në dorë. Përveç këtyre, vetëkuptohet,, edhe misër deri në korrjen e parë. Në çdo dy familje jepej një plug. Pasuria e tundshme dhe e patundshme u jepej kolonistëve për shfrytëzim pa të drejtë shitjeje për 15 vjet. Mbas këtij afati bëhej zotërimi i i plotë i tyre mbi pronën. Kolonistët për pesë vjet përjashtoheshin nga të gjitha llojet e taksave ndaj shtetit, për dhjetë vjet nuk i nënshtroheshin detyrimin ushtarak të ushtrisë së rregullt dhe për 5 vjet ushtrisë popullore. Jehona qe e tillë, sa për disa muaj u plotësuan të gjitha vendet e boshatisura nga shqiptarët me kolonistë të ardhur nga të gjitha anët, aq tepër u kolonizua sa një gjë të tillë ne nuk mundëm ta bëjmë për disa vjet mbas luftës. Po t’ua vente shteti këto favorizime kolonistëve pas 1918-tës, ndryshe do të qëndronin sot me kolonizimin si në Vojvodinë, ashtu edhe në Sebinë Jugore. Kështu duhet vepruar në të ardhmen, në qoftë se dëshirojmë të kemi sukses.
Vetëm duke ndjekur këtë shembull dhe duke ditur se çfarë kërkohet, duke mos u kursyer as me gjak e as me para, shteti ynë do të mundë të krijojë nga Kosova e Metohija një Toplicë të Re.
Pra, kolonistëve u duhen siguruar të gjitha kushtet e jetesës për disa vjet, në se dëshirojmë që ata të mbeten atje. Pa mëshirë duhet të shuajmë çdo spekulim që bëhet me shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve të shpërngulur. Shteti duhet të ruaj për vete të drejtën e pakufizuar të disponimit të pasurisë së tundshme e të patundshme të të shpërngulurve dhe menjëherë pas largimit të tyre, të vendosë aty kolonistët e vet. Kjo duhet bërë me qëllim mbasi rrallë ka ndodhë që të shpërngulet tërë fshati me njëherësh. Në këto fshatra duhet në radhë të parë të vendosen malazezë si njerëz arrogantë të papërmbajtur dhe të paarsyeshëm, të cilët me sjelljet e tyre do ti detyrojnë shqiptarët e ngelur që të shpërngulen e mandej të sillen në këto vende kolonistë nga vise të tjera.: Jo më pak i rëndësishëm për ne ështëproblemi i Vojvodinës, sidomos trekëndëshi hungarez në Baçka, Senta Kulla, Baçka-Topalla. Të shkatërrosh atë në Vojvodinë, do të thotë është njësoj sikur të shkatërrosh bllokun shqiptar rreth malit të Sharit. Këta punëtorë dhe posedues të vegjël hungarezë, bile edhe gjermanë, duhen çuar pjesërisht në Jug, mbasi në Baçka, në kufi me Hungarinë, ata paraqesin rrezik, aq më tepër kur serbët në Baçka përbëjnë vetëm 25 për qind të popullsisë. E po të vendosen në Serbinë Jugore, duke ruajtur pronat e tyre nga Shqipëria, do të shndërrohen në posedues të mirë, do të shkrihen me masën tonë dhe ajo që ka më tepër rëndësi, janë më të ngritur se sa tonët nga pikëpamja kulturore dhe do të shërbejnë si shembull në punimin e përparuar të tokës.
TENIKA E KOLONIZIMIT
E një rëndësie të veçantë Për zgjidhjen e çështjes së polemizuar, është ekzistenca e një aparati i cili do të drejtojë të gjitha punët. Si rezultat i punës së keqe të aparatit të deritanishëm të politikës sonë të kolonizimit, qëndron një pjesë e mirë e mossukseseve tona të deritanishme,. E që kjo në të ardhmen duhen bërë riorganizime.
Asnjë çështje nuk kërkon aq vazhdimësi e kujdes për tu vënë në jetë se sa kolonizimi. Ne kemi theksuar se një nga shkaqet kryesore të mossuksesit të kolonizimit tonë në Jug dhe në Veri, është puna jo sistematike e drejtimit dhe ndryshimi i politikës sipas ndërrimit të qeverive.
Kolonizimi t’i besohet Shtabit të Përgjithshëm…
Që të evitohet kjo në të ardhmen kolonizimit i duhet besuar Shtabit të Përgjithshëm. Sa sepse: Thjesht për arsye mbrojtëse. Ushtria jonë është e interesuar që në kufijtë, sidomos në sektorët delikatë, të vendosë elementin e vet. Për këtë, ajo do të bëjë çmos që të sigurojë kufijtë me një kolonizim sa më të fortë. Shtabi i Përgjithshëm si institucion primar i mbrojtjes së interesave nacionale, mund t’i japë shumë gjithë politikës sonë të kolonizimit. Shtabi i Përgjithshëm do të dijë më së miri të mbrojë zbatimin e kolonizimit nga ndërhyrjet private, të mbrojë politikën e kolonizimit nga interesaxhinj të organizuar dhe nga influenca e jashtme, duke vënë kështu në jetë politikën e drejtë të kolonizimit tonë. Ka rëndësi edhe fakti se si do ta ketë më lehtë për t’i bindur institucionet përgjegjëse për rëndësinë e çështjes dhe për t’i çuar në marrjen e vendimeve efikase. Edhe Skupshtina Popullore do t’i besojë më shumë atij dhe do t’i japë kreditë e nevojshme.
Këshill Shtetëror për kolonizimin
Në krye të Inspektoratit të Kolonizimit do të qëndronte Inspektori i Përgjithshëm, i emruar me dekret, me propozim të Ministrit, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe Kryeministrit: E gjithë puna Tërë kompleksin e punës, Shtabi i Përgjithshëm, do të mund ta drejtonte nëpërmjet një Këshilli Shtetëror për kolonizimin. Ky këshill do të ishte krejtësisht autonom, duke qenë drejtpërdrejt nën urdhrat e shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe do të kishte nën pushtetin e vet të gjithë organizmat e kolonizimit tonë. Në këtë Këshill duhet të hyjnë përfaqësues të disa ministrive të interesuara, të shoqërive nacionale, organizatave teknike dhe të institucioneve shkencore. Gabimi më i madh i politikës sonë të kolonizimit qëndron në faktin që, fjalën kryesore në të e kishte burokracia e pa specializuar, e cila i zgjidhte çështjet të copëzuara e pa u thelluar në to. Le të kujtojmë vetëm kolonizimin e optimasit tonë nga Hungaria në Ovçe Pole me kadrifikovet ose emigrantët nga Istra dhe Gorica të vendosura rreth Demir-Kapisë. Për këtë është e nevojshme lidhja organike në politikën tonë të kolonizimit ndërmjet pushtetit shtetëror, iniciativat private dhe institucioneve shkencore. Iniciativat private mund të veprojnë në shumë drejtime si p.sh:
“Mbrojtja Popullore” – (Ushtri civile e ngritur nga shteti)
“Sokollashat” – (Organizatë terroriste civile serbe e padeklaruar, e organizuar, armatosur e udhëhequr nga shteti për kundër shqiptarëve. Këta vepronin gjysmë ilegalisht, duke bastisur fshatrat shqiptare natën, duke djegur dhe duke vrarë)
“Çetnikët” – Çeta kriminelësh civilë të armatosur nga shteti të destinuar për krime të vazhdueshme të shumëta që lindin gjatë procesit të kolonizimit tonë.
Edhe shoqatat kulturore si “Prosfeta” (aesimi) në Sarajevë, “Matica Srpska” (shoqata letrare serbe) në Novi Sad, shoqata “Sv.Sava” (Shën Sava) në Beograd etj kanë gjithashtu detyrat e tyre lidhur me këtë çështje.
Krijimi i Institutit të Kolonizimit…
Padyshim në institucionet tona të larta shkencore kanë nisur të humbasin prestigjin që kanë pasur dikur. Shkaku për këtë është se Universiteti dhe Akademia e Shkencave, gjithnjë e më shumë largohen nga jeta reale dhe po lënë pas dore detyrën kryesore që ata kanë në një vend relativisht të prapambetur, siç është vendi ynë: hapja e shtigjeve për aplikimin e arritjeve shkencore të shekullit XX. Shumë miliarda do të kurseheshin në këtë vend, shumë gabime do të evitoheshin në politikën tonë shtetërore, si dhe në atë të kolonizimit po qe se më parë problemet do të studioheshin seriozisht dhe objektivisht nga punonjësit shkencorë të interesuar para se ata ti nënshtroheshin zgjidhjes. Edhe në politikën tonë të kolonizimit do të fitohej më shumë seriozitet, kontinuitet në punë dhe efikasitet në vënien në jetë, po të ishin marrë më parë mendimet e specialistëve dhe të punonjësve shkencorë. Akademia Mbretërore Serbe e Shkencave dhe Universiteti i Beogradit, më të interesuarit, të ndërmarrin iniciativën për një organizim shkencor të punës së kolonizimit tek ne. Kjo do të ishte e mundshme për shumë arsye. Në universitetet kemi specialistë për çdo çështje që lidhet me kolonizimin. Pedagogët e universitetit dhe akademikët janë punonjës shkencorë të pavarur, që i nënshtrohen më pak influencës së politikës së jashtme. Ata, tashmë kanë një eksperiencë të mirë për të tilla punë dhe njohuritë e tyre shkencore janë garanci objektive, prandaj ata duhet të marrin iniciativën për të krijuar një Institut Kolonizimi, detyra e të cilit do të ishte marrja me studimin e kolonizimit. Pushteti shtetëror nga ana e tij, do të veçojë nga disa ministri dhe nga të gjitha institucionet që janë marrë deri tani me këtë çështje organizma dhe do të krijojë një institucion të veçantë, “Inspektoratin e kolonizimit”.
Në krye të Inspektoratit të Kolonizimit do të qëndronte Inspektori i Përgjithshëm, i emruar me dekret, me propozim të Ministrit, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe Kryeministrit. E gjithë puna në Institutin për Kolonizim, si dhe në Inspektoratin për Kolonizim do të vihesh në jetë me udhëzime dhe nën mbikëqyrjen e Këshillit Shtetëror, ndërsa Inspektorati i Përgjithshëm do të varej nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.
Instituti për Kolonizim do të ndahej në seksione:
1. Seksioni i Organizimit.
2. Seksioni i Arsimit dhe i Kulturës
3. Seksioni i Financës
4. Seksioni i Bujqësisë
5. Seksioni i Ndërtimit
6. Seksioni i Higjienës…etj.
Seksionet në marrëveshje me shoqatat dhe institucionet tekniko-shkencore, si edhe me shoqëritë kombëtare, do të studiojnë probleme të kolonizimit, formulojnë direktiva etj. duke i dhënë kështu politikës sonë të kolonizimit një material me vlerë, të përpunuar dhe shkencor për të marrë vendime. Në krye të këtij Instituti do të vihen njerëz nga Këshilli Shtetëror, të përbërë nga përfaqësues të Ministrive përkatëse, përfaqësues të Universitetit, të Akademisë së Shkencave dhe të atyre organizatave private, nacionale dhe arsimore-kulturore, të cilat do të zgjidhen ose emërohen në këtë Këshill. Në këtë rast do të kihet kujdes që të mos sillen njerëz dosido, por njerëz që kanë njohuri dhe pasion për këtë punë të madhe.
Drejtuesit dhe nëpunësit e Institutit të zgjidhen me konkurs. Instituti do t’i servirë Inspektoratit për Kolonizim, materiale të përpunuara shkencërisht për zbatimin e politikës së kolonizimit. Në rast mosmarrëveshjesh në mendime midis Inspektoratit për Kolonizim dhe Institutit në fjalë, për ndonjë çështje themelore, fjalën vendimtare e jep Shefi i Shtabit të Përgjithshëm.
Inspektorati për kolonizim, duhet të ketë organet e tij ekzekutive në teren, të zgjedhur këta nga njerëz të frymëzuar e të gatshëm për këtë punë, pavarësisht në se janë apo jo në punë shtetërore. Prandaj, mundësisht këta duhen zgjedhur me konkurse dhe të emërohen me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa të komprometuarit dhe njerëzit e paaftë, të hiqen. Gjatë punës, Inspektoriati dhe organet e tij, duhet t’i evitojnë gjithnjë e më tepër formalitetet burokratike, duke pasur parasysh vetëm një gjë: shpërnguljen sa më parë të shqiptarëve dhe vendosjen e kolonistëve tanë menjëherë.
Aparati policor do të luaj një rol mjaft të rëndësishëm në këtë çështje. Për këtë është e nevojshme të zgjidhen nëpunës nga më energjikët e të ndershëm dhe të dërgohen atje. Transferimi i tyre duhet të bëhet me pëlqimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe për një punë kaq të vështirë duhen shpërblyer nga kreditë sekrete. Duhen marrë masa të rrepta kundër cilitdo prej tyre që bën edhe lëshimin më të vogël lidhur me zbatimin e rregullave. Për të gjithë territorin e përmendur prej 18 rrethesh, duhet emëruar komisar i posaçëm, i cili do të zbatonte urdhrat e inspektorit shtetëror për kolonizimin. Kryetarëve të rretheve u duhet dhënë plotfuqishmëri të veçanta dhe instruksionet përkatëse për këtë çështje. Partive tona politike u duhet thënë në mënyrë të prerë se u ndalohet kategorikisht mbështetja për rivalitet në zgjedhje në këto rrethe dhe se u ndalohet deputetëve çdo ndërhyrje në favor të shqiptarëve.
Vetë teknikën organizative të shpërnguljes të shqiptarëve dhe vendosjen e kolonistëve tanë, do ta përpunojë Instituti Shtetëror dhe dhe Inspektorati për Kolonizim. Ndoshta nuk do të ishte keq, që përveç këtyre dy institucioneve shtetërore, të krijohet edhe një organizatë private, e cila do të mbështetej nga shoqatat ekzistuese dhe do të kishte për detyrë që me vetë iniciativat private të ndihmonin në zbatimin e politikës sonë të kolonizimit. Më mirë do të ishte sikur këtë punë ta merrte përsipër Lidhja e shoqërive tona kulturore-arsimore. Ajo do të interesohej për koordinimin e punës së shoqërive private me punën shtetërore të kolonizimit dhe do të shërbente si ndërlidhëse midis tyre dhe Institutit për Kolonizim.

MJETET FINANCIARE
Sa herë që është kritikuar politika jonë e kolonizimit për mossuksese, mbrojtësit e saj gjithnjë janë ankuar për mjetet e pakta financiare që ka vënë shteti në dispozicion për këtë punë. Nuk e mohojmë se nuk është kështu deri në një farë mase, por duhet pranuar se më tepër është shpenzuar për mbajtjen e këtij aparati dhe për një punë jo racionale, se sa për vetë kolonizimin. Megjithatë, në rast se shteti nuk ka dhënë aq sa duhet të jepte, duhet kuptuar se çdo shtet ka interesat e tij primare dhe sekondare. Në interesat primare futet, padyshim, edhe detyra e shtetit që të sigurojë vetveten në krahinat e pasigurta nacionale, të kolonizuara me elementët e vet. Para kësaj detyre dhe këtij preokupacioni, bien poshtë të gjitha angazhimet tjera. Për këtë problem, të hollat, mund e duhet të gjenden. Po Jugosllavia jonë e sotme, mos vallë nuk është në gjendje të bëjë një sakrificë të tillë? Po, ajo mundet e duhet ta bëjë këtë. Pra nuk është e vërtetë që ajo nuk ka mjete për këtë. Para së gjithash le të përllogarisim aproksimakisht se sa do t’i kushtonte shtetit tonë shpërngulja e 200.000 shqiptarëve dhe vendosja e një numri po aq të madh kolonistësh tanë.
Shpërngulja e 40.000 familjeve shqiptare, duke e llogaritur mesatarisht një familje prej 5 anëtarësh dhe shpennzimet prej 15.000 dinarë për çdo familje, do të kushtonte në maksimum 600.000.000 dinarë. Shpenzimet e kolonizimit për vendosjen e 40.000 familjeve tona mund të arrijnë në maksimum 200.000.000 dinarë. Për gjithë këtë punë, në asnjë rast, nuk do të shpenzohen më tepër se 800.000.000 dinarë, dhe ja sepse:
1.- Shqiptarët e shpërngulur do të lenë jo vetëm tokën, por edhe shtëpinë dhe veglat e punës. Kështu, jo vetëm që do të mund të vendoset pjesa më e madhe e kolonistëve tanë në shtëpitë e shqiptarëve por me një ndihmë sadopak të vogël në bagëti dhe ushqime, këta do ta marrin veten nga ana ekonomike dhe do të bëhen të pavarur. Për këtë, edhe këtu po nënvizojmë se nuk duhet lejuar në asnjëmënyrë spekulimi privat me pasuritë e lëna nga shqiptarët, ato duhet t’i marrë shteti në fillim dhe pastaj t’ua japë kolonistëve.
2.- Gjatë krijimit të kolonive të reja, atje ku e lyp nevoja, duhet të përdoret forca ushtarake, ashtu siç ka qenë përdorë gjatë ndërtimit të Sremska Raqes dhe të rindërtimit të fshatrave të shkatërruara nga tërmeti në vitin 1931 në Jug. Për një punë të tillë, t’i jepet ushtrisë e drejta dhe mundësia, që me thirrjen e rezervistëve në stërvitje ose në zgjatjen e afatit të shërbimit ushtarak, të krijojë një lloj shërbimi të detyrueshëm pune për qëllime publike. Do të ishte mirë që në këto detyra të ngarkonin rininë tonë të profilizuar mbas mbarimit të universitetit, Atëherë, duke punuar në një punë konstruktive në interes të përgjithshëm, shumë prej tyre do të bëheshin të ndërgjegjshëm dhe më realisht do t’i shikonin gjërat. Kjo do të arrihej më së miri, kur të rinjtë të porsa ardhur nga universiteti, tu vihej si kusht, që për të filluar punën shtetërore, më parë duhet të kalojnë një kohë të caktuar në punët e kolonizimit tonë. Me këtë do të ngushtohej edhe papunësia e inteligjencës sonë të re e cila gjithnjë e më tepër po bëhet një problem social i vështirë tek ne.
3:- Në marrëveshje me organizatat dhe shoqëritë e specializuara duhen kërkuar rrugët më pak të kushtueshme për hapjen e tokave nga shkurret, vaditjen, tharjen e moçaleve etj. si dhe për ndërtimin e shtëpive: Ndërmarrjet private duhen vënë në dijeni, se gjatë grumbullimit të materialeve të nevojshme, shteti i ndihmon ato me doganime, në tarifa hekururdhore, kredira e mjete të tjera, dhe se shteti nga ana e tij, ka të drejtë të kërkojë prej tyre, që për një punë kaq të rëndësishme, të furnizojnë me materiale me çmim sa më të ulët. Çështja e furnizimit me materiale duhet bërë me anë kartelimesh e pastaj, shteti, në marrëveshje me to, do të caktojë sasinë, kualitetin dhe çmimin e materialeve pa pazarllëqe fiktive. Ndërmarrjet shtetërore, hekurudhat dhe sidomos ndërmarrjet pyjore, si SHIPAD etj. duhet të vihen plotësisht në dispozicion të Këshillit Shtetëror për kolonizimin.
4:- Gjatë kolonizimit, shteti, mund tu japë kolonistëve prona me krediose me para në dorë. Do të ketë mjaft nga ata që do të blejnë toka në vise të reja dhe që do t’i shesin pronat e tyre në vendlindje. Nga kjo, shteti do të marrë një pjesë të mirë të parave që u ka dhënë. Theksojmë se, toka mund t’i shitet vetëm atij që vendoset përfundimisht në të dhe që garanton se do ta punojë atë. Toka e dhënë me kredi nuk duhet të jetë e shtrenjtë, kamata duhet të jetë minimale, koha e shlyerjes së kredisë duhet të fillojë disa vjet mbas vendosjes së kolonialistit, d.m.th. kur të jetë fuqizuar ai nga ana ekonomike.
Duke marrë këtë si bazë, shteti mund të gjejë mjete nga dy burime:
Të gjithë shpenzimet për administrimin e kësaj pune, shteti, duhet t’i marrë përsipër e t’i mbulojë ato me të ardhurat e tij të zakonshme, duke çliruar fonde të panevojshme dhe jo të ngutshme nga sfera të tjera.
Burimi tjetër financiar do të jetë huaja, të cilën do ta japin bankat shtetërore vetë ose bashkërisht me kapitalin tonë privat nëpërmjet të një huaje të brendshme të detyruar. Si mbështetje e kësaj do të shërbejnë detyrimet e dhëna nga shteti, si dhe të ardhurat e kolonistëve, kur ata të bëhen të pavarur.
Të marra së bashku, shumë prej disa qindra miliona dinarësh, nuk është ndonjë shpenzim i madh për shtetin, në krahasim me përfitimet që ai do të ketë në fakt. Sigurimi i pikave tona më nevralgjike në Jug, me vendosjen e elementit tonë nacional, ne, kursejmë në rast lufte disa divizione. Duke vendosur disa dhjetëra mijë familje si kolonistë nga krahinat tona pasive, sidomos nga Mali i Zi, lehtësohet kriza e rëndë ekonomike në ato vise dhe nga ana tjetër, si rezultat i punës së madhe që do të hapet gjatë kolonizimit, do të bëjë të mundur vendosjen në punë të 10 mijë punëtorëve, duke i dhënë kështu një nxitje ekonomisë tonë.
Për një detyrë të tillë nacionale, strategjike-ushtarake dhe ekonomike, shteti e ka për detyrë dhe duhet të sakrifikojë disa qindra milionë dinarë. Në një kohë kur është në gjendje të shpenzojë miliarda dinarë për ndërtimin e rrugës ndërkombëtare nga Subotica deri në Caribrod, nga e cila, ndoshta, vetëm në një të ardhme të largët do të kemi përfitime reale, ai mund e duhet të gjejë disa qindra milionë dinarë. Që do të na kthejnë përsëri në djepin e shtetit tonë.
K O N K L U Z I O N
Duke marrë parasysh të gjitha sa u thanë më sipër, nuk është e rastit që gjatë shqyrtimit të çështjes së kolonizimit në Jug, nisemi nga pikëpamja se mënyra e vetme më efikase e zgjidhjes së këtij problemi, është shpërngulja e shqiptarëve në masë. Kolonizimi i shkallëzuar, ashtu si dhe në vende të tjera, nuk ka pasur sukses tek ne. Kur pushteti shtetëror dëshiron të ndërhyjë në interes të elementi të vet, në luftë për tokën, mund të ketë sukses vetëm se vepron brutalisht. Përndryshe, vendasi i rrënjosur në vendlindjen e tij dhe i aklimatizuar, është gjithnjë më i fortë se kolonisti. Kjo, në rastin tonë, duhet pasur sa më parë parasysh, se kemi të bëjmë me racë të varfër, me rrënjë dhe pjellore, për të pat thënë i ndjeri Cviviq, se është më ekspansivja në Ballkan. Kështu më 1918, Polonia, e mori përsëri Poznanin e vet. Statistikat tona të viteve 1921-1931, të cilat tashmë i kemi përmendur, tregojnë se edhe politikën tonë të kolonizimit e mundi pjelloria e grave shqiptare. Nga kjo duhet të nxjerrim konkluzione dhe të shpejtojmë deri sa akoma ka kohë që të korrigjohemi.
E gjithë Evropa ndodhet në një gjendje kaotike. Ne nuk dimë se ç’na sjell dita e nata. Nacionalizmi shqiptar edhe në viset tona po rritet. Ta lesh gjendjen kështu siç është, do të thotë, të lejosh që në rast të një konflikti botëror ose të ndonjë revolucioni social, që në një të ardhme janë të mundur edhe njeri edhe tjetri, do të thotë të vesh në pikëpyetje të gjitha posedimet tona në Jug. Pra, qëllimi i këtij referati është që të evitohet kjo.(Pergatiti: Abdurrahim Ashiku)

MËSUESJA DAVA MARKU, PO “RRITET” BASHKË ME NXËNËSIT E SAJ…

$
0
0

Nga: Murat Gecaj/
1-Tashmë, është e njohur se gjithësecili mund të shkruajë e të shprehet lirisht, nëpër faqe të ndryshme Interneti. Sigurisht, këtë gjë e di mirë edhe mësuesja e klasës I-b, në shkollën me emrin simbolik “7 Marsi” të kryeqytetit tonë, Dava Marku. Por, ndoshta, me radhët e pakta, që i shoqëroi fotografitë, nga puna mësimore në klasën e saj, nuk i shkonte ndërmend se, me këtë rast, do të kishte aq shumë fjalë miratimi, nxitjeje dhe përkrahjeje, nga mjaft lexues të tyre.
Pa u zgjatur, po shënoj fjalët e Davës dhe më poshtë po tregoj se si e mbështesin lexuesit, ndër ta dhe dhe prindër, këtë mësuese të njohur e të talentuar. Ja, pra, çfarë ka shkruar ajo, në FB:
“Jemi rritur, ne nxënesit e klasës I-b. Sa shumë përpiqemi, që në testet javore të marrim: “ARRITJE TE SHKELQYERA”.Suksese pafund, për ju të mrekullueshëm,nxënës të mi!”
2.
Sapo u njohën lexuesit me fjalët e mësuese Davës dhe panë fotografitë, nga jeta në klasën I-b, përveç atyre që bënë “Like”, nisën të shprehen shumë të tjerë. Pra, po i renditi mendimet e shprehura prej tyre, duke kërkuar ndjesë nëqoftëse jo qëllimisht kam harruar ndonjërin. Ja, pra, çfarë thonë ata:
-Violeta Tota: Ju lumtë, nxënës! Me mësuesen tuaj, normale që arritjet do të jenë shumë të kënaqshme!
-Maria Loka: Forca, nxënës, që të shënoni sa më shumë “Arritje të shkelqyera”!
-Dedë Shkurti: Ju jeni një “Mësuese e merituar”, Dava.
Çudi, që “modernët” e kanë hequr këtë titull të nderuar!?
-Jorida Xhelili: “Arritje të shkelqyera” marrin nga një mësuese e përkushtuar, për t’i mësuar fëmijët tanë. Personalisht, të fëlenderoj, se je “e shkelqyer”!
-Leke Lleshi: Urime, Dava!
Arjola Zoto: Mënyra, se si ju komunikoni dhe e përcillni informacionin me nxenesit dhe, gjithashtu, me ne prindërit, për të arritur nivelin dhe rezultatin e shkëlqyer, është për t’u përgëzuar. Prandaj, të faleminderoj!
Klodi Besholli: E, si mund të jetë ndryshe, me të mrekullueshmen dhe të urtën, Dava? Të kënaqet shpirti, kur shkon që t’i shikosh këta fëmijë: secili unik në llojin e vet, njëri më i bukur se tjetri…siç duken dhe në këto foto.
Robert Citozi: Kur të rriten dhe të bëhen të gjithë të suksesshëm, do t’i pyesin: “Ku i ka fillimet suksesi juaj?” E, ata, njëzëri do të përgjigjen: “Te mësuesja e klasës sonë të parë”.
Nasip Gashi: Poetje e mirënjohur, Adelina Mamaqi, është shprehur kështu, për mësuesen e saj:
”Dhe sot ia degjoj zërin e ëmbël,
dhe sot ia vështroj sytë zjarr.
E desha, o miq, me gjithë zemër,
mësuesen e klasës së parë”!
-Albert Gjoka: Mësuese Dava! Fantastike këto fotot. Të falënderojmë shumë. Më duket një “akademi e vërtetë”. Çmojmë tej mase përkushtimin tuaj. Suksese për secilin nga dijetarët e vegjël te klasës I-b!
-Zamira Dema-Muça: Këta fëmijë janë me fat, që mësohen dhe edukohen nga ti, Dava. Je e palodhur dhe e dashur!
3.
Me dashamirësinë dhe respektin, që e dallon ndaj të tjerëve mësuese Davën, ajo i është përgjigjur secilit nga këta miq, me fjalë falënderuese e miratuese. Duke kërkuar mirëkuptim nga ju, po shënoj këtu se si jam shprehur unë dhe çfarë ka shkruar ajo, poshtë fjalëve të mia:
“Po, mësuese Dava! Kur prindi, por dhe mësuesi, e sheh fëmijën që rritet para syve të vet, e ndjen se dhe ai po rritet. Kështu, natyrshëm, gëzohet dhe lumturohet bashke me të…Për ty, është pasioni e përkushtimi në këtë profesion, që të bën ta ndjesh e ta kuptosh thellë këtë të vërtetë jetësore…Të lumtë!”
Ndërsa mësuese Dava përgjigjet: “Profesor Murati, të falënderoj shumë! Po, vërtet, më falin kënaqësi këta “dijetarët e vegjël”, siç i quan Aberti…Mirënjohje për ju…”!
Mirënjohje edhe për ty, mësuesja e nderuar dhe e pasionuar, Dava Marku!
…Tani, le të kënaqemi duke shikuar fotografitë, që ka publikuar kjo mësuese e klasës I-b, në shkollën 9-vjeçare “7 Marsi” të kryeqytetit tonë.
Tiranë, 2 nëntor 2014

Historia kërkon fakte, citime dhe jo fjalë ofenduese, gjuhën e urrejtjes

$
0
0

Replikë për gjuhën e urrejtjes së Halit Agës/
Ne Foto: Esat Pashe Toptani në Selanik pranë oficerëve të lart/
Nga Arben LLALLA/
Në gazetën Metropol dhe Dielli online, ishte botuar një intervistë e Halit Agës rreth vrasjes së Esat Pash Toptanit, ku ai si familjarë i Esatit pretendon me gjuhën e urrejtjes dhe ofenduese se Avni Rustemi se ka vrarë Esat Pashën, por e ka vrarë shefi i policisë së Parisit, Francua Laskia. Që në fillim të intervistës së tij Halil Aga shpreh qartë urrejtjen që ka për Avni Rustemin duke përdorur terma ofenduese si Injorantë (I paditur-I pashkolluar), opingar, rrjepacak. Në periudhën e atyre viteve 1920-1924, rreth 90% e shqiptarëve ishin të pashkolluar, të paditur apo ashtu siç i pëlqen Halitit të shprehet INJORANTË, shqiptarët ishin edhe leckaman ashtu siç i pëlqen ti ofendoj Haliti përsëri shqiptarët e kohës. Por zotëria duhet ta dijë se këta shqiptar “injorantë”, “leckaman”, “opingat”, “rrjepacak”, luftuan pa interes personal për Shqipërinë, nuk luftuan për të ruajtur pasurinë e tyre personale ashtu siç kanë luftuar dhe bashkëpunuar me çdo pushtues Pashët, Agat apo tregtarët e mëdhenj. Ishin “Leckamanët” dhe “Injorantët”, Bajram Ligu dhe Hito Lekdushi që më 1908 vranë në Gjinokastër Bimbash Turkun, mikun dhe kolegun e Esat Pashës. Në kohën kur Toptanët dhe shumë pashallarë të tjerë, kënaqeshin me çingiet,shqiptarët e vërtetë mendonin se si të bënin shtetin e tyre të zhvilluar dhe të pavarur.
Me këtë intervistë shprehësi Halit Aga kërkon të rrëzojë historinë e aktit kombëtar të Avni Rustemit i cili qëlloj mbi Esat Pash Toptanin në Paris, më13 Qershor 1920 , por z.Halit e di mirë se historia nuk përmbyset me fjalë ofenduese, as me të holla, por me burime, citime, gazetat e kohës dhe shumë dekumenta të tjera që sot nuk është vështirë të gjenden në Paris, Selanik, Beograd, Tiranë apo gjetkë. Në këtë intervistë Halit Aga qartë shpreh ndjenjat e tij të urrejtjes dhe vlla-vrasjeve që kërkon të nxisë, kur sot shqiptarëve u duhet bashkim dhe vëllazëri, duke falur çdo pik gjaku hasmërie njeri-tjetrit.
Sa për pretendimet se Esat Pashën e vrau shteti francez, kjo bie poshtë sepse Esat Pash Toptani kur mbërriti në Selanik më 27 Gusht 1916 u prit me paradë madhështore nga gjenerali francez Emanuil Serraili. Për shërbimet që i bëri Francës, Esat Toptani, do të nderohej nga gjeneral Serrail me Kryqin e Luftës në një ceremoni të madhe të organizuar më 18 Gusht 1917, në qendër të Selanikut.
Për bashkëpunimin e Esat Pash Toptanit me Serbin, do të ribotoj fotot nga takimet që ka patur me oficerët e lartë serb në Selanik më 1916-1917. Nëse Halit Aga pretendon se Esat Pasha nuk është tradhtar i Kombit shqiptar, unë kam për ti bërë vetëm një pyetje të thjeshtë: Përse familjarët e tij pas ka vitesh demokraci nuk i kanë sjellë eshtrat e tij në Tiranë, por ende varri i Esat Toptanit gjendet madhështor në varrezat serbe? Tek e fundit ska asnjë ligj që i ndalon kockat e Esatit të prehen në atdheun e tij. Përse Serbia është kujdesur me aq dashuri që eshtrat e Esat Toptanit nga Parisi për në Beigrad të udhëtojnë madhërishëm? Përse Serbia pranoj që ky njeri të varroset midis ushtarëve serb? Këto janë pyetje që presin përgjigje nga ju z.Halit.
E pash të arsyeshme të reagoj ndaj një Palo intervistë të shprehur me ofendime dhe gjuhën e urrejtjes nga trishtimi apo nga mos përfitimi i pozitave të lartë që kanë gëzuar dikur në perandorinë osmane familjarët e Halit Agës, për ngjarjet e historisë së vërtetë që kanë lënë gjurmë në Enciklopedinë botërore.

DEBATE TË BRISHTA DHE JOPARIMORE

$
0
0

NGA FADIL LUSHI/
Gjithsecili që merret me publicistikë të mirëfilltë, gjithmonë parapëlqen ta lakojë atë shprehjen e vjetër frazeologjike: ”Njëri i bie gozhdës, tjetri potkoit”. Ne në këtë vështrim nuk e kemi ndërmend ta “përdorim” këtë thënie të urtë greke, nga fakti se nuk duam që miqtë tanë të na konceptojnë si “nallbanë, gjegjësisht si ustallarë që mbathin kafshët thundrake me potkonj!?”…, por as që do të mëtojmë të theksojmë e as të masim inteligjencën e opinionistëve politikë shqiptarë të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë, të Maqedonisë, të Luginës apo edhe të mërgatës, të cilët disa javë më parë u dukën në disa mediume (pamore) kombëtare: Tv-Klan, Top Channel, TVSH, “Vizion Plus” e tjerë. Nuk e kemi ndërmend as të “fusim hundët” në këndvështrimet a analizat e tyre dedikuar “ndodhive a meseleve” të caktuara, pavarësisht se kryefjala e përmbajtjeve “mund të ishte” politike, kulturore, sportive e tjerë…, sepse sipas institucionit mendimi a fjala ndryshe, nuk të lejohet ta bësh atë sipas qejfit tënd…, është e drejtë e tyre se si do të pozicionohen (“E drejta ime shkon deri aty ku fillon e drejta jote”), si do të prononcohen dhe, së fundi, cila do të jetë filozofia e mesazheve të tyre…, do të jenë “mesazhe me një kokë, me dy a më shumë koka!?”. Thjeshtë, këtë nuk do e bëjmë nga fakti që kjo “futjehunde”, mos vallë, një ditë të ardhme na del si ajo meseleja e breshkës, që kur kishte “vajtur te nallbani për t’u mbathur, kishte gjetur belanë”…, andaj ne nuk do ta kërkojmë “belanë”, pasi që nuk jemi të “belasë” dhe nuk e parapëlqejmë si të tillë.
Që neve dikur nuk na dilnin “hesapet adoleshente” (edhe sot nuk na dalin) sa u përket ca argumenteve apo provave (për do mesele), lëre që nuk kishim “kaçik burrash” t’i konceptonim, por edhe i paragjykonim si të pavërteta…, dhe kur ngecnim mes rrugës së dyshimit, ata që na edukonin dhe mësonin na qeshnin e përqeshnin dhe në fund na merrnin për budallenj. Se çfarë ishin ato “prova në mungesë”, do t’i parashtroj në vijim të vështrimit. Ishin prova më shumë pamore, sesa dëgjimore a të shkruara. Thonë se argumentet pamore më shumë peshojnë, sesa ato dëgjimore dhe të shkruara.
Në këtë vështrim do të llafosim për ca “polarizime mediatike”, për disa shfaqje a dukuri shoqërore, ku u denigruan skajshëm normat dhe rregullat e vendosura në suazat e gazetarisë hulumtuese a të veprimtarisë publicistike autonome…, do të llafosim për ca debate televizive që për kryerresht kishin ndeshjen e futbollit mes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë, të zhvilluar në stadiumin e ish-armatës popullore të Jugosllavisë…, një ndeshje paraprakisht e “kurdisur” nga FOOTBALL ASSOCIATION OF SERBIA, me dhe dijeninë e kryeparit të UEFA-së, Mishel Platini dhe të tjerë funksionarë, ndeshje kjo që “polli sherrin” mes opinionistëve nga Kosova dhe Shqipëria. Do të shkruajmë për njerëzit dhe për retorikat e tyre të paredaktuara, të palekturuara, të pasistemuara, të çekuilibruara a edhe të papërtypura dhe, në istancë të fundit, qëllimisht të paragjykuara. Duhet të theksojmë se ato debate ishin thjesht të trishta, denigruese, jomeritore dhe mbase edhe jodinjitoze në veçanti për emisionet e mediave pamore që hiqen si serioze dhe prestigjioze, media këto që për një moment ashtu pavullnetshëm, “toptan” me “mysafirët” a protagonistët e ftuar, në vend që të shndërroheshin në një takim të njerëzve për të biseduar miqësisht me rastin e një gëzimi ose të diçkaje tjetër, ato debate u shndërruan kryekëput në hapësira zhurmuese, në arena gladiatorësh, në “mexhlise kalamajsh”, në ndeja ku bëhen muhabete inatesh, ku zhvillohen biseda mospërfillëse, në hapësira jotolerante, në ndeja njësoj si ato “pazaret siciliane e anadollake”, në një rrëmujë të madhe (as vertikale e as horizontale), ku nuk merrej vesh se kush i “binte patkoit e kush gozhdës”, ku nuk merrej vesh se kush ishte (përveç moderatorit “shkurtpamës dhe tarafxhi”) nacionalist i rremë, kush më pak e kush më shumë patriot, kush internacionalist, kush historian, kush (pseudo)intelektual, kush (a)politikan, kush mysliman, katolik, ortodoks, kush afetar dhe kush filoserb e kush filogrek “me a pa tapi!?” Këta filogrekët që hiqen si opinionistë të moderuar dhe si analistë mejhanesh tironse dhe që në vijimësi kundërshtonin opinionistët nga Prishtina, sot e kësaj dite e kanë vështirë ta njohin historinë trishtuese të nënave të Kosovës dhe të kosovarëve…, këta filogrekë, sot e gjithë ditën e Perëndisë nuk ndërgjegjësohen rreth bëmave serbe gjithandej Kosovës…, këta filogrekët sot e gjithë ditën i “habiten” nacional-shovinizmit serb a të Beogradit. Se “me gjithë mend” nuk e njohin atë të vërtetë apo edhe së fundi shtiren, kjo mbetet në ndërgjegjen e tyre!?
Nëse lexuesit e mi të nderuar do të dyshojnë në vërtetësinë e këtij vështrimi, atëherë unë do të parashtroj vetëm ca prova që janë të njohura edhe për kalamajtë. A mos vallë gjatë debatit në Top Channel, avokati Spartak Ngjela, duke mos u pajtuar me mendimet e Halil Matoshit, sa që nuk ia nxori sytë, a mos vallë kryebashkiakut të Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, nuk i ngjitën atë nocionin e “nacionalistit dhe shovinistit”, a mos vallë ca opinionistë tironsa, nuk u dëshpëruan për prezencën e Gllauk Konjufcës në studion e televizionit…, a mos vallë u zhgënjyen me provat që ai parashtroi rreth gjenocidit serb a edhe për bëmat serbe në Kosovë. Së fundi, a mos vallë gjithë këtij debati që më shumë i përngjante asaj “tenxheres së palarë me vjegë” së cilës kapakun ia vuri gazetari i Top Channel-it, Sokol Balla, i cili pa asnjë provë…, ”akuzoi për spiunazh kolegun e tij nga Kosova, Baton Haxhiu, se ky paskësh qenë pjesë e delegacionit shqiptar në ndeshjen ndaj Serbisë. Edhe pse nuk ka përmendur emrin e tij, mesazhi i Ballës i shkruar në Facebook lë të kuptohet se bëhet fjalë për drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiu, pasi ky i fundit ka qenë i vetmi gazetar nga Kosova në stadiumin e Partizanit në Beograd ku u zhvillua ndeshja Serbi – Shqipëri (e cila u ndërpre pas tensioneve në minutën e 42-të të takimit). Sipas Ballës, Haxhiu, ka spiunuar te policia serbe vëllanë e Edi Ramës, Olsi Ramën!?”. “Një gazetë pro-serbe dhe e kontrolluar nga një udbash, ka marrë përsipër të më sulmojë. Por unë thjesht po qesh me xhuxhin e vogël që gjoja është kryeredaktor…, i cili ditën e ndeshjes në Beograd, shkoi te policët dhe spiunoi se në cilën lozhe, ishte vëllai i KM të Shqipërisë”, thotë Balla.
Të nderuar lexues, nëse ju, gjithë kësaj zallahie i thoni debat televiziv, atëherë mua më takon t’i them “berbat berberhane provinciale!??”

Nga drita e një mësuesi Poet

$
0
0

Mendime dhe mbresa rreth librit “Simfonia e nxënësve”/
Nga Keze Kozeta Zylo/
Libri “Simfonia e nxënësve” “Letërkëmbime të zgjedhura”është një libër unik për nga lloji, i shkruar mjeshtërisht nga dora e një kompozitori poet me moshë relativisht të thyer, 80 vjet…
Mesuesi dhe Poeti i Kombit Shehu me qetësinë olimpike nxjerrë me majën e penës së tij nga shishja prej mishi dhe gjaku ku kishin mbyllur mjaft nxënës Lirine e tyre burgosur. Duke e lexuar gjithë librin me 361 faqe jo vetëm që e lexova me ëndje, emocion, dhimbshëm dhe bukur, por mora dritë nga llambushkat e shpirtit të një Poeti të madh. Në momente të caktuara m’u duk se dëgjova simfoninë e pestë dhe të nëntë të Bethovenit i cili thonë se kur u shurdhua shtrihej në dysheme dhe në kokën e tij ndiheshin valët e tingujve të mahnitshem, ndërsa Poeti ynë troket dhe zgjon me tingujt hyjnorë të GJUHëS SHQIPE tek “shurdhët”, që disa të mjerë duan t’ja humbasin dëgjimin dhunshëm…
Ja si i shkruan një ish nxenes i tij në vitin 1959 E.Isufi: “E ndjej vehten si në shishe… Edhe këtë vit jam në Muzinë si profesor. Përpjekjet për të fituar të drejtën e studimit dështuan para ndjenjës së miqësisë të Shefit të Seksionit së Arsimit-Sarandë, se bursat qenë të rezervuara për njerëz të zgjedhur”… (f.7)
Poeti dikur i internuar me punë në metalurgjik në Elbasan kujton nga lartësia e moshës letërkëmbimin me ish nxënësit e tij, ku ndjen dhe prek nga afër lirshmërinë e tyre ndaj mësuesit të letërsisë, në kohën e diktaturës që datojnë qysh nga viti 1959, çka të kujton thënien e Adams i cili thotë: “A teacher affects eternity; he can never tell where his influence stops”, që përkthehet; “Një mësues prek perjetësinë dhe kur nuk tregon se kur do të ndali influenca e tij”.
Midis letërkëmbimeve të shumta më ra në sy dhe letra e shkrimtarit të mirënjohur të dënuar prej 24 vitesh nga diktatura Daut Gumenit i cili i shkruante: “Jam mërzitur më shumë nga që s’u takuam sesa nga gjurma që më la kamçiku i kuqalashit (zyrtar)…
Vazhdoj leximin dhe në imagjinatën time krijohet portreti i mësuesit poet që me bashkëshorten e tij Zanën për dore qëndronte para zyrave të frikshme të Komitetit Qendror siç shkruan Ai të cilët do të vendosnin fatin e tyre për të shkuar në punë të rënda, në internim… Zana kjo grua intelektuale dhe e mënçur ngrihet para meje si një hyjneshë, si Zanat që qëndronin në malet tona qëndresë, në Olimpin e Tomorrit, Pashtrikut, Gjallices, ndërsa Zana nga dera e madhe e Kokoshajve të persekutuar të Vlorës ruante virgjërinë e nderit dhe të besës së burrit që shkrihej midis botës së magjishme të nxënësve dhe që ishte burim frymëzimi për ta.
Mësuesi i vërtetë mund të prekë retë gjer në qiell t’i ndajë kur grinden dhe me shiun e tyre të puthë butëz tokën e çarë si shegë për ujë, por mund të ndodhë që nxenesi të eci, eci pandalur dhe shpirti i një mësonjësi të vertetë të ngazëllehet dhe të frymëzojë për më shumë. Me humorin e hollë si fijëza ajri në mushkëri nxënësish ndjejmë bisedat nga më të ndryshmet brenda ditarit të një mësonjësi. Ish nxënësja e tij Diana Peza i shkruan nga xhirimet në metalurgjik se për fat të keq nuk u takuam… Do qe gjë e bukur të ngjiteshim dhe konkretisht gjer në majë, kësaj here nxënësja përpara, udhëheqëse si Virgjili e mësuesi pas tij, si Dantja!
Në këtë libër ka dhe ish nxënës që nuk jetojnë më ndaj dhe publikimi i letrave duket se janë një homazh për Ta. Letra e aktorit dhe regjisorit të shquar Agim Qirjaqi është nje letër mirënjohjeje respekti të veçantë për mesuesin i cili qe i pari që i tha se ju do të bëheni një artist i madh. Agim Qirjaqi i shkruan ndërmjet të tjerash: Ju mbeteni njeri i artit. Të paktën une s’jua harroj ngaqë pikënisjen e aktorit e kam nga ju. Më ngulët sytë si para një zbulimi, më tërhoqët me zor në estradën e gjimnazit e andej mirë keq përfundova ku jam.
Një mësuesi profesionist i besohen shumë gjëra sidomos në se je krijues. Ish nxënësve të tij ju duket ndonjëherë sikur mësuesi i tyre është ndërmarrje botuese, por nga ana tjeter ata i thonë se veç jush nuk mund t’ja tregojë kujt poezitë e mia i shkruan Enver Isufi. Po sjellë dy strofa nga poezia “Gjimnazistja nga fshati”. Ti gjithmonë e heshtur rri në bango/ kur muzika zemrat na rrëmben/ Ti nuk di të hedhësh “foks” e “tango”/ ti nuk di të veshësh dekoltenë/…Ti dhe fundin nuk e ke të ngushtë/ dhe as flokët s’i ke prerë mbi ballë/ dy gërshetat rrahin gjinjtë e ngurtë/ me këpucka fshati tek ngjit shkallë/…
Kujtimet janë pafund dhe me të drejtë ish nxënësit e tij i shkruajnë se duhen natë dimri për t’i treguar.
Ish nxënësi Zeman Lalaj e çmon si një thesar të letërsisë shqipe. Mësonjësi i tyre ishte poet, përkthyes, por mbi të gjitha Njeri! Ata kujtojnë poezitë e tij që futeshin në shpirtin e tyre si Ujëvara Dielli, titull në krijimtarinë e Shehut. Me shpirt kujtojnë dhe përkthimet nga Esenini si: Në Veri kam një mike intime/ Sa të ngjet Shagane, shpirtja ime/ më kujton ajo ndoshta atje/ Shagane, shpirti im Shagane/…
Lalaj i shkruan se tani në moshë të thyer mësova se Gjirokastres i thuhet Gjinokastër dhe argumentimi që ju i bëni emrit të qytetit është sa atdhetar dhe shkencor.
Ata i shkruajnë dhe në intimitet e quajnë nga më të afërmit mësuesin, se një mësues i mirë bëhet dhe prindi i dytë, bëhet shok, mik e vëlla. Ja si i hap zemrën Thoma Zhamo në zemrën e të cilit kishte ngritur folezë një dashuri e veçantë, por e parealizueshme, ndaj dhe i kish shprishur gjumin, ëndrrat dhe i kishte kushtuar këtë poezi dashurisë së hershme të tij: Sytë më mbyllen/ dhe çudi/ po më del perpara ti/ një kordele kaltëroshe/ përmbi flokë roje rri/ Ai shtat mermer i derdhur/ qenkësh art e poezi/ sytë seç m’u hapën prapë/ e përpara s’ka njeri/ humbi vajza flokëartë/ sërish mbetem në vetmi/…

Mbështetem në supin tuaj profesor…

Një nga letrat më të dhimbshme, më prekëse është letra e shkrimtares së njohur Kozeta Mamaqit drejtuar ish profesorit të saj të letërsisë, e cila para pak kohësh humbi tragjikisht birin e saj të vetëm, Sokol Olldashin, që preku zemrat e miliona shqiptarëve, për ikjen në përjetësi shumë i ri, por dhe shumë i njohur si krijues dhe politikan. Letra pikon lot nga syri i Kozetës, është syri i një nëne për birin e saj të shtrenjtë, është lot pikëllues që kthehet në dritë nga parajsa, atje ku ka zënë vendin përreth fronit të Zotit, poeti Olldashi.
Profesori i letërsisë ka pasur komunikim të mëparshëm me Kozetën dhe Sokolin, por me humbjen e Tij, zemra i drithërohet dhe i jep tejet vështirësi për ta ngushëlluar, e megjithatë Poeti e gjen fjalën ngushëlluese dhe depërton në zemrën e plagosur të saj duke u munduar ta shërojë paksa.
Po sjellë disa copëza nga letërkëmbimi: E nderuar Kozeta! E kam pasur tepër të vështirë të të shkruaja për fatkeqësinë tënde që i kalon përmasat e fatkeqësive! Ikja e papritur dhe e pabesueshme e Sokolit në një natë të errët e në mënyrë të errët nuk mënjanohet nga asnjë ngushëllim! I vutë në fëmini emrin Sokol për fluturim të guximshëm në hapësira Lirie, por ai kishte pamjen dhe shpirtin e pëllumbit të butë që kish lindur për Paqe! Nuk e mendoja kurrë që nxënëses sime aq të mirë, me shpirt prej qelqi të hollë, një ditë do t’i shkruaja ngushëllim për një humbje të tillë!… Të mbaj mend kur komentoja tragjeditë e shkrimtarëve…e ti qëndroje me hutim të bukur…Nuk mund të shkonte në mend se një lloj i atyre dramave me Andromakë e Ofeli do të hynte në shtëpi në moshën disi të thyer… Aq më keq mbi dramën e diktaturës që s’ia kishe për borxh njeriu, të shtohej dhe drama në demokraci! Kam bindjen se do më dëgjosh edhe në këtë rast ish mësuesin tuaj!…
Letra e poetit Shehu të kujton Frojdin i cili thotë: “Njeriun e sotëm e trondit jo më pak se grekun antik”
Duke e përjetuar thellësisht komunikimin e tyre më duket sikur letrat vijnë prej botës së përtejme dhe shoh një tragjedi antike në amfiteatrin e Butrintit që luhet nga aktorët modernë shqiptarë…
Përgjigja e Kozetës është sa delikate aq dhe tronditëse, sa e dhimbshme aq dhe poetike, i kalon kufijtë e një letre, është zemër e dhembshur plot art, është një vajtim i thekshëm i një nëneje artiste, sa që parandjen se mund të kthehet në mit në kohë dhe në hapësirë. Letra është si një blatim, nje dhuratë perëndie mbi varret e njerëzve, apo si një boskë, një vazo e bukur antike që mban hirin e të vdekurit në perjetësi.
Përgjigja e saj drejtuar profesorit të letërsisisë është: I dashur profesori im, ju falënderoj për ngushëllimin dhe mbështetjen. I nderuar profesori im i mirë që më ke shkruar me aq dashuri, dhimbje, delikatesë, të më ndjesh, por nuk kam mundur as të lexoj e aq më pak t’ju shkruaja më parë. Jam e dërmuar nga dhimbja…s’dua ta besoj që im bir…Oh Zot, profesor, më fal për këtë moment, por po mbështetem në supin tuaj…Ju falënderoj…që më dhatë forcë…A do të mundem dot, profesori im i mrekullueshëm?!
Ju përqafoj,
Kozeta fatkeqe!

Mbi thinjat e mësuesit ndrin shpirti i bardhë i nxënësve…

Letërkëmbimet me profesorin nuk kanë fund ato janë si pëllumba paqeje në qiellin pafund të shpirtit të një Poeti. Ksenofon Dilo pinjolli i familjes së shquar të Ilia Dilo Sheperit e çmon ish mësuesisn e tij si një mësues brilant të rrallë. Unë kam qenë me fat thotë Dilo sepse kisha një mësues nga më të mirët që kishte Shqipëria dhe ndoshta më tej.
Vlerësimi i mësuesit për ish nxënësin e tij Dilo është tejet njerëzor, duke i thënë se të kishja dhe nxënës dhe shok, koha e vërtetoi. Këto janë fjalë burrash, fjalë bese, njerëz human!
Brenda letrave gjen shkëmbime me ish nxënës që sot janë profesorë, si psh me prof. Republika Zeka e cila jep mendim dhe debaton plot kulturë me profesorin Shehu. Prof.Zeka e vlerëson publicistikën e Tij si të Nolit në mbrojtje të Kombit para synymeve dhe shpifjeve të qarqeve ultranacionaliste greke.
Me një tis humori të hollë përshkruhet dhe komunikimi me ish nxënësin e tij fabulistin Selam Shkurti nga Golëmi. Poeti e çmon talentin e tij se në fabula nuk ka përdorur kërrabë t’i shtrëngosh me zor qe të mblidhet tufa e deleve. Ai i kujton disa nga me të bukurat si: Kë do dërgoni në luftë/ sifetin që lëshon pufkë/ Lufta do burra për kordhe/ jo si ky që lëshon p…”! Kot i pari se ka thënë/ thesi bosh s’qëndron në këmbë”… Qeshi ministri u shkri/ ah golëmas shakaxhi/ holloj peta për byrekun/ në fund i rrah dhe dybekun/…”!
Shkrimtarja Vllasova Musta ish nxënësja e profesor Shehut i quan letërkëmbimet blerim, ngjyra, prek kolosët, tokën dhe qiellin, por mbi të gjitha ato kanë një harmoni shpirti a thua se mund të vijë nga lart?
Musta kishte lexuar “Fjalëurtat” e Shehut dhe kishte marrë lapsin në dorë të nënvizonte më të spikaturat, por kur mbaroi pa se i kishte nënvizuar të gjitha dhe s’kishte lënë asnjë.
Profesori Shehu nga malet me borë të Zvicrës ku emigroi në moshë të thyer ndihet me fat që Progonati e lindi dhe Gjinokastra, kryeqendra e Labërisë, e rriti. Në kalldrëmet e ngushta preku mistershëm imazhet e bulevardeve të mëdha që kish krijuar njerëzimi. Poeti plot kulturë dhe mirënjohje vlerëson gjimnazin “Asim Zeneli” nxënësit e tij dhe si i moshuar sytë dhe veshët i mban me adhurim tek brezat që vijnë, ndryshe është fatkeq ai mësues të cilit nuk ia kalojnë nxënësit. Në fund librin e mbyll me shprehjen e famshme te Kenedit se: “Mos pyet se c’të jep Atdheu, por c’i jep ti Atdheut”! Me këtë motiv sa tokësor dhe qiellor dha jetën Heroi emrin e të cilit mban gjimnazi Asim Zeneli.
Profesor Shehu është siç thotë Ataturku se një mësues i mirë është si një qiri që e konsumon vehten e vet për t’u bërë dritë të tjerëve.
Eshtë e pamundur të përmendësh gjithë emrat e nxënësve në këtë libër, por është më se e mundur të pohosh se pasi e ke përfunduar ke dëgjuar një simfoni të jashtëzakonshme me zëra dhe tinguj të magjishëm gjimnazistësh, ku poeti i mirënjohur tepelenas Petrit Ruka me të drejtë e pagëzoi librin “Simfonia e Nxënësve” dhe mësonjësi i mëncur e degjoi.
Profesor Shehu është siç thotë Ataturku themeluesi i Turqisë moderne se: “Një mësues i mirë është si një qiri që e konsumon vehten e vet për t’u bërë dritë të tjerëve”. Ndaj duke përfunduar shkruaj se lexova dhe ndjeva se Libri është një ujëvarë Drite, është Simfoni!

2 Nentor, 2014
Staten Island, New York

TA NDIHMOJME SE BASHKU BASHKATDHETAREN DONIDA KEMBORA

$
0
0

*Njoftim per bashkeatdhetaret tane shqiptare ne SHBA/
*Nje dhimbje qe vazhdon dhe nje shoqeri qe duhet ta lehtesoj kete dhimbje/
* Te nderuar bashkeatdhetare shqiptare te hershem e te rinj ne Token Amerikane/
Ka disa muaj qe nje vaize e re, Donida Kembora studente shqiptare ne Universitetin Amerikan ne Bullgari ndodhet ne nje gjendje te rende kritike shendetesore dhe ekonomike ne Boston ku po kerkon ndimen mjekesore. Shpenzimet per mjekimin e plote nuk mbulohen nga Siguracionet (inshurenca provisory) qe i takon si studente dhe vizitore nga vende te tjera.
Gjendja shendetesore e Donides ka shqetesuar me te drejte njerezit e families, prinderit dhe te afermit e saj. Prinderit, babai i studentes, Jashar Kembora (Baçi) vjen nga nje familje e vjeter dhe e njohur historikisht per tradita humanitare dhe kontribute patriotic te verdure nga shoqeria Shqiptare. Ai eshte sot nje nga intelektualet e nderuar te Lushnjes, nje mesues dhe trajner profesionist i njohur i basketbollit jo vetem ne Myzeqe por ne te gjithe vendin. Si prind mes shume andrallash e veshtiresis te jetes se sotme ekonomike ne Shqiperi ka disa muaj qe gjendet prane vajzes se tij te dashur.
Gjendja shendetesore e se bijes Donida Kembora, keshillat dhe kerkesat e mjekeve dhe veshtirsite ekonomike per te perballuar shpenzimet e larta per mjekimin e vajzes dhe te vet qendrimit te tij ne keto situata kane cuar edhe ne nje pozicion psikologjik te renduar per kete bashkeqytetar.
Shoqeria lushnjare ne Astoria te N. Yorkut ju ben thirrje gjithe bashkeqytetarve, shoqatave dhe grupimeve te tjera lushnjare dhe atyre mbare kombtare te njohura per vlerat dhe virtytet qe i karakterizojne qe te kontribojme ne forma te ndryshme humanizmi per lehtesimin e kesaj dhimbje qe ka mberthyer vajzen e re studente Doniden dhe families e saj shqiptare ne kete krize te rende.
Shume bashkeqytetare lushnjare qe jetojne ne SHBA kane mare inisjativa individuale dhe shoqerore humanitare per tju gjendur prane familjes se Donides qe gjendet ne veshtirsi. Respektojme perkushtimin dhe kontributin e bashkeqytetarve tane Pirro Shkoza, Sybi Kulla ne Boston, Mihal Jano e Luan Korreshi ne N. Jersey, Mira Sema Pukes, Vasil Seminit, Bardhyl Demit ne N Yorke si dhe dhjetra te tjereve per kete fatkeqesi te families se Donida Kembores.
Nga shoqeria lushnjare ne Astoria New York e N. Jersey, Kristaq Papa, Dalip Greca, Mihal Jano, Mira Puka, Bardhyl Demi, Vasil Semini, Adem Belliu, Kristaq Foto, Leonard Gallani, Luan Korreshi, Aleksander Tesho, Fredi Naco e tjere.
Po ju bejme me dijeni se shoqeria Lushnjare po kontribon ne numrin e llogarise te hapur ne Santander Bank-https://dmob.santanderbank.com/csdlv/ContentServer… me numer Account# Donida Kembora. Account # 39803883311 Routing# 011075150

JE MESAZHI NE ANGLISHT I DONIDES
“My name is Donida Kembora. I am 23 years old, born and raised in Albania. I was a student at the American University in Bulgaria studying Business Administration and Economics. The summer of 2013 was my third summer in the United States as a work and travel student. It was my third summer in Martha’s Vineyard. Unfortunately, in June 2013 i had a cramp on my right leg, which was not going away. Since the doctors in Martha’s were not giving me a solution to the problem, i came to Worcester and scheduled an appointment with an orthopedic. The same day, due to my situation, the orthopedic suggested me to do an MRI of my spinal cord. The same day, after the MRI, i was called in emergency at Saint Vincent Hospital in Worcester, where i was told that the MRI showed a large tumor inside my spinal cord. Therefore i was sent in emergency in Beth Israel Deaconess Medical Centre in Boston. The doctors told me that my situation was really complicated and new to them. I had to undergo surgery on the 5th of July, but i was left paralyzed from the waist down due to some complications. The doctor stopped the surgery and decided to do an angiogram to check if the blood vessels were pumping the tumor. Fortunately, this wasn’t the case. On the 10th of July i had the second surgery to remove the tumor. Now, i am tumor free and i am having physical therapy since i am still paralyzed from the waist down. I am living in Worcester, because i have to follow up with my doctor in Boston and i can not travel long distances. I am covering all the expenses by myself, since my insurance covers only the emergency visits. Currently I am on a B2 visa for medical reasons, therefore i can not have any type of assistance.


Mark Gjonaj – nesër sfida për një mandat tjetër!

$
0
0

Mark Gjonaj : Nga një burrë me rrënjët shqiptarë në mërgim – në një detyrë të lartë në kryeqytetin e Nju Jorkut Albany – i pari Assemblyman shqiptaro-amerikan në Nju Jork, gati për të marrë një mandat të dytë në Qarkun 80-të – të qytetit të Bronxit/
Nga Beqir SINA Bronx New York City/
ALBANY NEW YORK : Një gazetë më e madhe – në qytetin e Bronxit – BronxTimes, shkruante disa muaj më parë, se :”Duke ecur në lindje përgjatë rrugës Lydig Avenue në lagjen e Morris Parkut të Bronx , rrugës që mban edhe emrin e Noblistes shqiptare Nëna Tereses – ju nuk mund të “kaloni” pa vështruar edhe posterit e fushatës elektorale të asambleistit të parë shqiptarë Mark Gjonaj – përfaqësuesit të Kuvendit të Nju Jorkut – Qarkut të 80-të .
Tani dy vjet më pasë posteri i tij ” Mark Gjonaj choice for Progresive” është zvendësuar me “Elected Mark Gjonaj – for Assembly”, i cili është i “ngjitur” në dritaret e bizneseve, zyrat e shtetit, kryqëzimet e rrugëve kryesore, vitrinat e dyqaneve , dhe muret e pallateve. Kudo në Bronx të shfaqet portreti i fisnik i asamblestitit të parë shqiptarë, me flokët e tij të zeza – krehur mbrapa dhe sytë e tij ngjyrë kafe e ndezur me një kostum të zi ashik dhe këmishë të bardhë, me një pin në jakën e xhaketës që tregon se ai është asambleistë.
Në Barnes Avenue në selinë e fushatës Gjonaj – çdo gjë është dekoruar në të njëjtën ngjyrë si postera të tij – në rrugët e sheshet e qytetit , ku votuesit e tij tani “mezi” po presin edhe marrjen e mandatit të dytë dhe ai vetë është duke të jetësuar mandatin e tij të dytë – për në assemblen e Nju Jorkut – në Albany.
Një poster që lexonë ” “Elected Mark Gjonaj – for Assembly,” Zgjedh Mark Gjonaj – për Kuvendin e Nju Jorkut , ” shkruar me tekst të kuq dhe të bardhë në një sfond blu të një strishte të gjatë, duket se i “ngacmon” për her të fundit zgjedhësit e tij për nesër që të dalin në votime. Mbasi, banorët, e Bronxit – lagjet e Qarkut 80-të, ku asambleisti shqiptarë, po shërben tash dy vjet në mandatin e tij të parë – dhe është duke u bërë gati të marrë edhe një mandat të dytë – lagjet të cilat përfshijn Morris Park, Pelham Parkway , Van Nest , Pelham Bay , Pelham Parkway , Norwood , Allerton dhe Van Cortland Valley, mund shkojnë nesër e votojnë përsëri Mark Gjonajn për në Asamblenë e Nju Jorkut Qarkun 80-të.
Më shumë postera dhe fotografi mbulojnë muret e brenda selisë Gjonaj , së bashku me copa të “zgjedhura” gazetash( përfshirë gazetën Bota sot- Illyria dhe Dielli) të cilat, kan shkruar rreth fushatës së tij dhe çmimet të mirënjohjes, marrë prej tij nga organizata të ndryshme vendore . Aty gjenë dhe Formularët për regjistrimin e votuesve Nju Jork, të cilat janë grumbulluar në një tavolinë me broshura informative, që lexojnë disa nga objektivat në fushatën e Gjonajt. Aty shkruhet se ai është fokusuar në rrethin e tij 80-të në Bronx .

Mark Gjonaj , 43 vjeç , bëri histori kur mundi në mandatin e kaluar Assemblywoman në detyrë Naomi Rivera në zgjedhjet paraprake, Demokratike në 13 shtator 2013 me një diferencë prej 11 për qind . Riveren – e cila i përkiste një dinastie politikanësh në këtë Qark , me përvojë të gjatë në politikë.

Kurse, sfiduesi i tij në zgjedhjet e përgjithshme nesër në 4 nëntor , thuhet se është një republikan, i cili “nuk ka as më të voglin shancë’, për të i bërë ballë , demokratit Mark Gjonaj Simbas, shtypit lokal ka të ngjarë, që në listë të mos ketë asnjë republikan në Qarkun 80-të, Bronx, ku rikandidon demokrati Gjonaj, nga “frika” e ndonjë humbje të rëndë nga ana e Republikanëve.
Gjonaj – i cili është biri i dy emigrantëve shqiptarë, i lindur dhe rritur në Bronx, i kushton një pjesë të madhe të jetës së tij për aktivitetet e të gjitha komuniteteve, si dhe duke ndihmuar komunitetin shqiptaro-amerikan në të gjithë zonën e New Yorkut.
Ai mori detyrën në Asamblenë e Shtetit të New York-ut, më 1 janar 2013, duke sjellë me vete përvojat e tij – si biri i një emigranti – një pronari të biznesit të vogël dhe praktikat e vështira për të jetuar dhe punuar në lagjen Bronx. Ai është i pari shqiptarë i Amerikës, në historinë e emigracionit që zgjidhet me votat elektorale në një detyrë kaq të lart në shtetin e New Yorkut.
Në mandatin e tij të parë si Assemblyman i Qarkut të 80-t, Gjonaj – thuhet se ka ndihmuar shtetin e New Yorkut, të bëjë përparime të mëdha në fushën e mbulimit afatgjatë të sigurimit të kujdesit shëndetësor, të shtetësisë dhe të emigracionit, të shërbimeve të tjera sociale për shtresat e varfëra, duke ndihmën e tij në sistemin e arsimit, dhe atë të shërbimit civil.
Si një Assemblyman i mandatit të parë, në shtetin e New Yorkut, Qarku 80-të në Bronx, Mark Gjonaj – simbas shtypit lokal – ka luajëtur një rol aktiv në Albany dhe në Qarkun 80-të, për të krijuar vende pune dhe të mirë paguar, strehim të përballueshëm për qiramarrësit, arsim cilësor në shkollat publike, zgjerimin e objekteve të kujdesit shëndetësor në qytet, mbrojtjen dhe sigurinë e lartë në qendrat socialepër të bërë rrugë të sigurta në të gjitha lagjet, dhe një cilësi më të mirë e jetës për të gjithë komunitetet.
Gjatë fushatës së tij, Assemblymani Gjonaj – ka premtuar se përsëri në mandatin tjetër, ai do të jetë i pranishëm në të gjitha ngjarjet e planifikuara në Qarkun e 80-të, duke u gjendur pranë të gjitha komuniteteve, indianëve, Jews, kinezve, rusve, shqiptarëve, hispanikëve, atyre me ngjyrë, arabve , italianëve dhe të tjerëve.
Në një fjalim entusiast, para dhjetëra mbështetësve të tij në Restorantin Don Coqui – në mbyllje të fushatës së tij ai tha, se do të donte të falënderoj të gjithë për mbështetjen e tyre në fushatën për rritjes së fondeve. “Në fund të fundit, tha Gjonaj – një zyrtar i zgjedhur nuk është asgjë pa mbështetjen e komunitetit, ku ai është zgjedhur, poqese ai nuk është i lidhur me hallet e problemet e zgjedhësve të tij. Unë jam i kënaqur për gjithëçka kam bërë, gjatë këtij mandati për ju dhe duke punuar së bashku me ju “.
Gjonaj u lind më Arthur Avenue në Zonën Fordham të Bronxit, nga prindër emigrantë shqiptarë, të cilët kishin emigruar dekada më parë nga Reçi i Ulqinit . Pas 10 vjet në zonën Fordham , familja e tij u zhvendos në zonën Pelham Parkway . Nëna e tij punoi si një shërbyese në Spitalin Jacobi dhe babai i tij ka punuar si inspektor ndërtimi .
Zgjedhja e tij në mandatin e parë, i ka bërë jashtëzakonisht krenar të gjithë shqiptarët në Amerikë, madje edhe ata në vendlindjen e tyre, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëri, e kudo që ka shqiptarë.
” Për shqiptarët , kjo do të thotë shumë , sepse për aq kohë ne nuk kemi pasur dikë që të na përfaqësojë , në Albany, Mark Gjonaj, patjetër që është krenaria jonë që kemi një shqiptarë, tani në Albany” thotë veprimtari i dalluar i komunitetit shqiptarë – Harry Bajraktari, botuesi i parë i gazetës shqiptaro amerikane Illyria. Ai pohoi se komuniteti shqiptar, është dashur të kontribuojë, në çdo fushat për të zgjedhur të tjerë, në Nju Jork, për të pasur mbështetjen e tyre në të kaluarën – Mirëpo,” tani ne kemi një përfaqësues të lart në Albany nga mesi ynë , pra kemi Mark Gjonaj , në Kuvend , që mund të flasi edhe për komunitetin tonë. ” thotë Harry Bajraktari.
Kongresmeni demokart e New Yorkut, Elliot Engel, i cili mori pjesë në natën e mbylljes së fushatës Gjonaj – në një fushat për rritjen e fondeve, u shpreh se ai po e mbështetëse fuqishëm asambleistin Mark Gjonaj – edhe në një mandat të dytë, sepse:. “Prej kur ai u zgjodhë për herë të parë, tha Engel – unë kam patur shumë besim se Marku do të jetë një përfaqësues i mirë i zërit tuaj në Albany – dhe se ai tashmë është njeriu i duhur edhe për një mandat tjetër për të gjitha komunitetet në Bronx” tha Engel – duke shtuar se si i pari asambleist shqiptarë, në New York, unë dhe Mark Gjonaj – kemi qenë present në shumë ngjarje të komunitetit shqiptarë”.
Ndërsa, edhe zyrtarët e tjerë lokal e kanë vlersuar punën e Mark Gjonaj në Kuvendin e Nju Jorkut, Qarku 80të në Bronx – Nju Jork, Kontrollori i Qytetit Scott Stringer, ka thënë se “Ju sot nuk po mbështesni vetëm një asambleist të New Yorkut – por ju po mbështetni atë sensin që ka Mark Gjonaj – për të përfaqësuar ju në qytetin tonë”

ERË E RE

$
0
0

Shkruan: PRANVERA GJONI-Belgjikë/
“Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi me Titullin “Mjeshtër i Madh” zonjën Fatmira Breçani me motivacionin:“Për punë të shquar dhe vlera të veçanta artistike të shfaqura si interpretuese e këngës popullore, e mirënjohur në të gjitha trevat shqiptare, përcjellëse e traditës dhe vlerave kombëtare”; zotin Azgan Haklaj me motivacionin: “Për veprimtarinë e tij të shquar si artist, letrar e drejtues në paraqitjen dhe organizimin e vlerave të artit dhe të kulturës së mbarë kombit shqiptar” si dhe zotin Hamit Aliaj me motivacionin: “Një nga figurat e spikatura të krijimit poetik në letërsinë shqiptare, lëvrues me përmasa evropiane i motiveve të fuqishme shpirtërore dhe dinjitetit njerëzor”.”
- Duke u nisur nga ky lajm tejet sensacional, si bashkëqytetare, si krijuese, si një femër-njeri e dashuruar marrëzisht pas artit, së bukurës dhe humanitetit në të gjithë vertikalitetin që shprehin, që përcaktojnë në thelb dhe mbartin brenda vetes, u lumturova.
Po, po, e them me zë të lartë që qava nga gëzimi i përligjur i këtij nderi që kreu i shtetit shqiptarë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Nishani akordoi çmimin e nderit, “MJESHTËR I MADH” të plotëmerituar për këtë TRINOM-vlerash të qytetit verior të Tropojës.
- E shurdhuar deri në dëshpërim dekadave të fundit,( i ndjek në mënyrë rigoroze gjithë zhvillimet, edhe pse jetoj jashtë trojeve shqiptare) nga përcjellja e kronikave të zeza për këtë zonë dhe jetën agresive, të dhunshme të njerëzve mes njeri-tjetrit, e cila na bëri të njohur ( edhe pse për keq) që ekzistoka dhe një qytet i harruar brënda Shqipërie.
-U kujtuan fatlumsisht këtë tetor se ky popull qëndrestarë, mikëpritës, artëdashës, atdhetarë, i bukur, i kësaj zone paska dhe artistë, paska dhe anën tjetër të medaljes që shkëlqen. Që percipiton thesare që ndrisin jo vetëm këtë zonë hyjnore, por kompasi i magjisë tyre, përfshinë një gamë të papërcaktuar, të panjëhsuar.
- Ka magjinë e penës Homeriane zotin Hamit Aliaj.
I cili ka derdhur shpirtin e tij epik, lirik, reflektues, kritikues, në zemrën e krijesave të veta, me të gjitha ngjyat e mundshme origjinale, të pangatërrueshme me një tjetër. Të përkëdhelura me diamantin bruto të thellësisë poetike. Gjë e cila i jep meritën dhe vlerësimin të paekuivueshëm.
- Zonjën dhe bilbilin e këngës popullore Fatmira Breçani, e cila ka thyer gjithë kufinjt me zërin dhe interpretimin briland të sajë.
- Zotin Azgan Haklaj, i cili me një përkushtim të admiruar, bashkoj shpirtrat e artistëve dhe artdashësve, cep më cep ku flitet shqip. “Rrënoi” çdo barrierë financiare, burokratike edhe më…për të përcjell vlera njerëzore, artistike dhe bashkim kombëtare.
- U thye një mur (me shumë vonesë) për elitën e harruar tropojane.
Brezash kanë sjellë në letërsi, artin viziv dhe atij të shkruar, në sport, muzikë, kostumografi, studime shkencore, vlera të qënësishme.
Por, të mbetura fatkeqësisht të izoluara brenda “istikamit” krahinor.
E dhimbshme kjo dukuri deri diku “ fondamentaliste” për shumë faktorë:
- për shpirtin vital evoluiv të identitetit individual.
- Për shtrirjen e vlerave dhe publikimin e tyre në çdo skaj të vendit tonë.
- Për indiferentizmin burokrativ, mentalitetin ural, apo dhe paragjykime të mefshta, që për hir të vërtetës, nuk është dhe aq e vështirë të çkodohen, kur vlerat njerëzore, historike të këtij rodi me freski alpesh, kanë vazhdimësinë, frymëmarrjen e rrënjëve, të traditës së Eposit të Kreshnikëve. Që ka nxjerr ky dhé, dhe janë kaq transparente dhe të frytshme në të gjitha fushat e jetës.
- Për mbylljen në një qark të ngushtë rrethore, për dekada me rradhë, duke vrarë nga pak shpirtin disadimensional, të personaliteteve të fushave të ndryshme…
- E përjetoj në çdo damarë këtë ngjarje historike ( unë dhe besoj çdo tropojanë), si ogurbardhë për të ardhmen. Duke na shtuar besimin dhe rritur shpresën, që çdo përkushtim që sjell vlera duhet të vlerësohet, pa marrë parasysh vendbanimin, idetë, fenë…
Gjithashtu, duke përcjellur mesazhin gjithë kombëtarë: koha e çmontimit të miteve oborrtare, lëpirësve, jargavitësve, rushfeteve ndaj drejtuesve ekzekutiv të antivlerave…PO TROKET.

Belgjikë,1. 11. 2014

Fisi i Çirakajave, një fis i vogël, por patriot dhe arsimdashës

$
0
0

Nga ky fis do të përmendja Abdurraman Çirakun patriotin e madh, mbështetësin dhe përkrahësin e Ismail Qemalit/
Shkruan: Albert Z. Zholi/
Në grykën që krijohet mes maleve të Gribës me majën më të lartë atë të Këndërvicës, në anën lindore të kësaj gryke dhe malit të Çipinit në anën perëndimore, ndodhet fshati i Vërmikut. Kjo grykë me karakteristikat e saja të veçanta dhe disa kilometra e gjatë mban emrin e këtij fshati. Banorët e këtij fshati ashtu si edhe të gjithë krahinës së Kurveleshit që në kohët më të hershme janë shquar në vazhdimësi për ndjenja të larta patriotike, ata i kanë luftuar me pushkë pushtuesit që kanë dashur që hynë në këtë fshat, por edhe për ta hyrë në krahinën e Kurveleshit, nëpërmjet kësaj “porte”. Nga ky fshat herë pas here, kur e kanë kërkuar interesat e vendit kanë dalë djem dhe vajza, burra dhe gra të zot në mbrojtje të vatanit dhe i kanë thënë ndal ushtrive të huaja pushtuese. Në këtë fshat malor midis shumë familjeve dhe fiseve, ka jetuar edhe ai i Çirakajve, i cili është larguar nga fshati në fund të vitit 1939.
Fisi i Çirakjave ka qenë i lidhur me Luftën NCL, por edhe më pas, ata janë dalluar për përkushtim dhe korrektësi në shërbim të vendit. Nga ky fis do të përmendja Abdurraman Çirakun, patriotin e madh, mbështetësin dhe përkrahësin e Ismail Qemalit, i cili i qëndroi atij besnik..
Abdurramani është lindur më 5 mars 1888, pasi kreu shkollën në gjuhën turke në qytetin e Vlorës, vazhdoi studimet në Stamboll të Turqisë për oficer artiljer. Gjatë kohës në Turqi, u njoh me shumë patriotë shqiptarë, të cilët punonin për çështjen kombëtare. Për aktivitetin e tij ai shikohet me dyshim dhe për të shpëtuar, ai arratiset nga Turqia dhe shkon në Marsejë të Francës. Duke përfituar nga amnistia e shtetit turk ai kthehet përsëri në Turqi dhe shërben oficer në ushtri. Në tetor të vitit 1912 ai arratiset nga shërbimi në ushtrinë turke dhe shkon në Vlorë, ku po bëheshin përgatitjet për ngritjen e flamurit. Qeveria e Ismail Qemalit e caktoi me detyrë komisar të policisë për qytetin e Vlorës. Kur Ismail Qemali u largua nga Shqipëria e mori Abdurraman Çirakun si shoqërues të tij në Francë. Më pas, ai kthehet përsëri në Shqipëri dhe vazhdon aktivitetin patriotik. Ai ka qenë një ndër luftëtarët më në zë të luftës së vitit 1920, kur Labëria hodhi italianët në det. Komiteti Ushtarak, i cili drejtonte Luftën e vitit 1920 e kishte ngarkuar Abdurramanin të komandonte artilerinë, e cila ishte vendosur në malin e Shashicës. Në këto luftime ai rrëzoi një aeroplan dhe dëmtoi një benzinatë të flotës italiane në gjirin e Vlorës
Përgatitjes së tij të lartë, zotësisë dhe trimërisë si ushtarak i kushtohet edhe kënga e kushtuar nga populli i Vlorës:
………………………………….
Në urë të Peshkëpisë
Ra balona e Italisë
Aeroplanin kush e shtiu
Trim Avdurraman Aliu …!
……………………………….
Sa herë që këndohej kjo këngë nëpër dasma dhe sebepe, ai ulte kokën dhe i vinte rëndë dhe thoshte me modesti se mbase e kishte qëlluar edhe ndonjë tjetër… Sa herë përkujtohej dita e qëllimit me top të Asamblesë Kusilinge, nga kodrat e Saukut, atë si një nga artiljerët e parë shqiptar e thërrisnin në Tiranë.
Më 16 maj 1924 ai ishte pjesëmarrës në batalionin “Bashkimi”, i cili marshoi drejt Tiranës për përmbysjen e Ahmet Zogut.
Përveç Abdurramanit, një bir i denjë i këtij fisi ka qenë edhe Xhule Çiraku, i cili që në moshën e tij të re u lidh me lëvizjen e LANÇ-it. Në fillimet e kësaj lëvizjeje ai njihet me Hysni Kapon, ky bashkëpunim e çoi edhe më përpara aktivitetin e tij në qytetin e Vlorës. Në vitin 1942, ai aktivizohet dhe merr pjesë në përpilimin dhe shpërndarjen e trakteve kundër pushtuesve italianë. Më 9 maj 1942 merr pjesë në demonstratën e bukës, që u organizua në Vlorë. Më qershor të vitit 1943, krijohet çeta “Avni Rustemi”, ku ai do të ishte një nga pjesëmarrësit e saj. Më vonë, inkuadrohet në Brg. e VI Sulmuese, duke arritur të bëhet edhe Komisar i saj. Pas çlirimit të vendit, ai kryen detyra të rëndësishme: Komisar në mbrojtjen bregdetare të vendit, në disa degë të Punëve të Brendshme si dhe në Ministrinë e Brendshme me detyra të rëndësishme deri dhe në postin e zëvendësministrit.
Gjatë gjithë kohës që ai shërbeu është dalluar si një kuadër i zotë, i ndershëm, i drejtë, i përkushtuar dhe me një aftësi të rrallë komunikimi. Ai në të gjitha detyrat që ka kryer nuk ka përfituar prej tyre as më të voglin privilegj, përkundrazi ka qenë shembull e model për zbatimin e ligjeve të shtetit. Edhe pse i larguar nga vendlindja, ai interesohej herë pas here për bashkëfshatarët, mbante lidhje të vazhdueshme me ‘ta dhe i ka ndihmuar për hallet e problemet që ata kanë patur. Por jo më pak aktivitet patriotik kanë patur edhe tre vëllezërit në fisin e Çirakajve, Qemali, Seiti dhe Jonuz Çiraku. Që në moshë të re ata u radhitën me forcat partizane dhe luftuan deri në çlirimin e Shqipërisë.
Me krijimin e Këshillit Nacional Çlirimtar në fshatin e Vërmikut, më 25 shtator 1942, Qemal Çiraku zgjidhet sekretar i këtij këshilli. Po kështu, më 22 tetor 1943 në këtë fshat, krijohet celula e Partisë Komuniste dhe Qemali ishte një nga anëtarët e kësaj celule. Për shumë vite ai punoi dhe shërbeu në detyrën e Kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme në qytetin e Fierit, ku edhe sot ai kujtohet e përmendet nga banorët e këtij qyteti, për përkushtimin dhe kryerjen me korrektësi të detyrës.
Qemali së bashku me vëllanë e tij, Seit Çirakun ishin aktivist dhe pjesëmarrës direkt në shpërndarjen e trakteve të Partisë Komuniste si dhe në demonstratat e zhvilluara në qytetin e Vlorës, së bashku, edhe me disa bashkëfshatarë të tjerë.
Për pjesëmarrjen dhe trimërinë e treguar prej tyre në Luftën NÇL, po përshkruaj më poshtë luftimet në fshatin Qesarat dhe plagosjen e komandantit të kompanisë Seit Çiraku.
Beteja e Qesaratit ka qenë nga më të përgjakshmet dhe më heroike në historinë e Luftës NCL. Për luftimet e zhvilluara në Qesarat ish -luftëtari i kësaj beteje Seit Çiraku, në kujtimet e tij ka shkruar midis të tjerave : “….Terreni dhe bora na e bënë edhe më të vështirë përplasjen me gjermanët. Partizanët pasi kishin shpartalluar një grup gjermano-ballistësh, u futën në fshat për t’u qetësuar si dhe mjekuar disa shokë të plagosur. Gjatë kohës që po qetësoheshim, forcave gjermane u kishin ardhur përforcime të shumta dhe rrethuan brigadën partizane. Lufta u bë e përgjakshme dhe e vetmja mundësi për të dalë nga kjo situatë ishte çarja e rrethimit. Komandanti i brigadës më urdhëroi mua, komandantin e njërës prej kompanive, që së bashku me një grup partizanësh të kapnim majën e kodrës përballë Qesaratit. Me të mbërritur në kodër, efektivi i partizanëve u përplas me një kompani ushtarësh gjermanësh, të cilët e kishin kuptuar se marrja e pikës dominante do t’u jepte edhe fitoren. Qëlluam me breshëri ndaj komandos gjermane dhe plumbat e automatikut e prenë në mes komandantin gjerman, i cili në ato çaste hedh edhe një granatë që e kishte në dorë ndaj grupit të partizanëve. Granata më bie në parakrah dhe unë e kam marrë veten pas 36 orësh në dëborë dhe i vetëm. Partizanët e grumbulluar pas beteje më kishin konsideruar të vdekur dhe u habitën, kur morën vesh që unë ashtu këmbë e duar dhe i gjakosur mbërrita në fshat. Parakrahu pothuajse ishte copëtuar në copa lëkure dhe gjak i ngrirë vareshin përpara meje. Pasi mbërrita në fshat më çuan në spitalin partizan dhe më vonë me anije drejt spitalit aleat në Bari….”, – përfundon tregimin e tij ish-partizani dhe Komandanti i Kompanisë, Seit Çiraku.
Në fisin e Çirakajve do të përmendja midis të tjerëve edhe Burhan Çirakun, i cili si një intelektual e pedagog ka dhënë një kontribut e ndihmesë të veçantë në fushën e historisë, me kontributin e tij në detyrën e Drejtorit të Muzeut Kombëtar, detyrë të cilën e ka kryer për disa vite. Ai ka kontribuar për pasqyrimin sa më mirë të historisë së popullit tonë në këtë muze.
Fisi i Çirakajve, edhe lidhjet miqësore i ka bërë në familje të dëgjuara e patriote si në Kuç e Vërmik të Vlorës, në Gjirokastër, në Korçë, në Fier, Dibër etj..
Aktiviteti i fisit të Çirakajve, megjithëse, një fis relativisht i vogël, në shërbim e për të mirën e vendit, është i madh e i rëndësishëm, i cili nuk mund të përshkruhet vetëm me një shkrim në të përditshmen “Telegraf”. Ata kanë qenë dhe do të mbeten një fis atdhetar e patriot, që gjithë jetën e tyre ia kanë kushtuar vendit të shqiponjave, atdheut të tyre.
Vlerësimi i shoqatës “Labëria”
Në Kongresin e fundit të Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, që u mbajt në muajin Maj 2014, në qytetin historik të Gjirokastrës, z. Agim Çiraku, pasardhës i denjë i fisit Çiraku, u zgjodh nënkryetar i shoqatës me votim unanim. Disa muaj më parë z. Agim u vlerësua me titullin “Personalitet i Labërisë” Për ndihmën dhe punën e bërë në ndihmë të aktiviteteve të shoqatës. Ky vlerësim ju dha vetëm disa prej personaliteteve të Labërisë në fusha të ndryshme të historisë, letërsisë, shkencës. Ky është vlerësimi më i madh që iu bën kjo shoqatë, figurave intelektuale dhe patriotike të saj.

NË VËMENDJE TË SHTETIT SHQIPTAR: NDEROJENI AMERIKANEN CARRIE HOOPER!

$
0
0

CARRIE HOOPER, MESAZH EDITORIT TE DIELLIT
Përshëndetje i dashur Dalip! Po te njoftoj se në tetor mora pjesë në një projekt shumë domëthënës për mua. Në qytetin e Nju Jorkut ka një organizatë me emër Songs of Love Foundation (Fondacioni Këngë të dashurisë) që krijon këngë për fëmijë të sëmurë. John Beltzer, kryetari i kësaj organizate, kërkoi një këngëtar shqiptar për të kompozuar një këngë për një fëmijë të sëmurë shqiptar. U lidh nëpërmjet emailit me Dr. Anna Kohen, kryetare e shoqatës së grave shqiptaroamerikane Motrat Qiriazi dhe e pyeti nëse njihte ndonjërin që mund ta ndihmonte me këtë punë. Dr. Kohen ia dha Zotit Beltzer emrin tim dhe na vuri në kontakt nëpërmjet emailit.
Zoti Beltzer më dërgoi të dhëna për fëmijën e sëmurë trevjeçare që jeton me familjen e saj në Worcester të Massachussetts-it dhe shkruajta një tekst në shqip të mbështetur në të dhënat që ma kishte dërguar. Pastaj ia dërgova Zotit Beltzer tekstin shqip si dhe një përkthim anglisht me email. Disa ditë më vonë Zoti Beltzer dhe unë folëm në telefon dhe e ndihmova me shqiptimin e fjalëve. Kishim rënë dakord se Zoti Beltzer do të kompozonte mzikën për tekstin tim dhe do ta këndonte këngën. Megjithëse Zoti Beltzer nuk flet shqip, flet disa gjuhë të huaja, prandaj ka një vesh të mirë për gjuhë.
Pasi e ndihmova me shqiptimin e tekstit, Zoti Beltzer kompozoi një këngë dhe ma dërgoi me email. E dëgjova dhe i shkruajta Zotit Beltzer duke ia dhënë pëlqimin tim të këngës dhe duke i thënë se tingullonte mirë dhe kishte shqiptuar tekstin tim me shumë saktësi. Atëherë ma dërgoi kënga si cd dhe ia dërgoi edhe familjes në Worcester. Ndiej veten të privilegjuar që kisha mundësi të merrja pjesë në këtë veprimtari dhe patjetër mendoj se muzika është një prej ilaçeve më të mira për shpirtin.
Të uroj gjithë të mirat.

Të fala,
Carrie
***
Shenim i Editorit
* Carrie Hooper, është një ambasadore vuulnetare e kombit Shqiptar. E njeh shkëlqyer Gjuhën shqipe. në tekstin e mësipërm unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje.
Zonjusha Hooper ka shkruar shumë poezi e ka kompozuar këngë në gjuhën e bukur shqipe, ka evokuar figurat tona Kombëtare, ka mbështetur shumë Kosovën dhe ka shkruar e kënduar për të, ka dhënë koncerte ne qyteza e institucione të ndryshme amerikane me programe të këngëve shqipe. Ka marrë pjesë në shumë veprimtari të shqiptarëve në Amerikë dhe në Kanada, edhe pse ka problem me shikimin, që e ka humbur tërësisht. Ajo ishte pjesmarrëse në festimet dyditore të 100 vjetorit të Vatrës me 28 dhe 29 prill 2012, ku këndoi këngë shqipe dhe Hymnet Kombëtare të Amerikës dhe të Shqipërisë. Ka dhënë koncerte në komunitetin shqiptar dhe ka marrë pjesë në Festivalin Shqiptar në Michigan.
Do të doja që Shteti Shqiptar të bëjë dicka per ta nderuar këtë ambasadore që bënë më shumë veprimtari për cështjen Shqiptare se sa ambasadorët dhe konsujt e dekretuar të Shtetit Shqiptar dhe atij të Kosovës.

Lajmërim për vizita ngushëllimi

$
0
0

Njoftojm komunitetin, se me datën 24 tetor 2014, pushoi së rrahuri në vendlindje, zemra e njeriut tonë shumë të dashur Prendush Gjon Gega (1916-2014) në moshën 98-vjeçare. Ai mbylli sytë i rrethuar nga familja dhe farefisi i tij, me shumë nipa e mbësa, në krahët e djalit të tij Nikës në Dajç të Lezhës, ku trupi i tij prehet në varrezat e vendit… Kujtojmë, se i ndjeri u rikthye në Atdheun e tij të dashur, pas 50 vjetve në emigracion.
I biri Matosh Gega me familje dhe rrethin e gjërë, presin vizita ngushëllimi, në sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”.
Orari:
Ditën e Shtunë me 8 Nëntor 2014, prej orës 11:00 para dite deri në ora 4:00 mbas dite, pranë Qendrës “Nënë Tereza”, në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës, Hartsdale New York 10530.
Telefoni i Familjes Gega:
718-679-8160

Viewing all 20483 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>