Quantcast
Channel: Dielli | The Sun
Viewing all 20483 articles
Browse latest View live

Hirësia e tij Janullatos, peshkopi serb dhe mungesa e një Kryepeshkopi shqiptar

$
0
0

Nga Nga Endrit Topalli*/
Kohët e fundit kemi ndjekur inaugurimin e katedrales tonë “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku u nderuam me pjesëmarrjen e klerikëve më të rëndësishëm të fesë Ortodokse. Mirëpo, ato që vazhdojnë të jenë të diskutueshme janë jo vetëm veprimet e Kryepeshkopit të Shqipërisë, por më tepër heshtja e tij. Kemi të bëjmë me një figurë tepër të diskutueshme, i cili, ose nuk e njeh apo nuk e kupton kulturën e historinë e popullit shqiptar, ose nuk i intereson. Pra kemi një person që më shumë i intereson institucioni i Kishës, sesa një mision tolerant, humanitar, fetar apo nxitja e harmonisë e bashkëjetesës fetare. Kjo bazohet në faktet se, Hirësia e tij njihet më shumë për rindërtimin apo restaurimin e kishave e riteve fetare, të cilat qoftë me dashje apo qoftë pa dashje, nuk reflektojnë një identitet shqiptar. Është mëse e qartë sot se Kisha jonë sot nuk ka asgjë të ngjashme me Kishën e Fan Nolit. Pra, mund të themi se nuk është në vazhdimësi të punës së Fan Nolit, por është ndërtuar në imazhin e Hirësisë të tij Anastas Janullatosit. Atëherë, Janullatos nuk mund të njihet për rimëkëmbjen e Kishës Autoqefale Shqiptare, por më tepër për importimin e fesë ortodokse, e cila është shumë e ngjashme me modelin grek. Duam apo nuk duam ta pranojmë ne, elementi grek është shumë i pranishëm në Kishën tonë duke u nisur nga fakti që përveç Janullatosit janë disa peshkopë të tjerë grekë të besuar me punën e trajnimit të peshkopëve shqiptarë. Madje, mund të shkojmë deri atje, ku deri dje ishte një mit i shumë debatuar për meshat në gjuhën greke, të cilat sot vërtetohen me videot e shumta të Kishës Shqiptare në faqet e tyre të YouTube. Gjithashtu, në kremtimin e katedrales në një ditë kaq historike e shumë të rëndësishme për popullin shqiptar ortodoks, Kryepeshkopi Janullatos deklaroi shumë hapur para botës ortodokse se meshat e tij janë në greqisht, por të përkthyera në shqip. Madje, Kisha Shqiptare nuk e fsheh faktin që publikimet e saj bëhen në shqip dhe në greqisht, duke u mbrojtur pas pretekstit se greqishtja është gjuha ndërkombëtare e fesë ortodokse. Çuditërisht, jemi e vetmja kishë që kemi greqishten për gjuhën e dytë (apo të parë). Gjithkush me lidhje interneti mund ta vërtetoj këtë duke parë faqet e internetit të Kishës Maqedonisë, Bullgarisë, Serbisë, Rusisë, etj,.
Për sa i përket komitetit fyes të Hirësisë së tij të Serbisë, Irinej, e vlerësojmë për faktin që sado i shtrembëron faktet historike, e justifikon gjenocidin e popullit shqiptar për mbrojtjen e fesë së tij, qëndron në mbrojtje të kombit e identitetit serb me ndershmëri edhe pse është në konflikt me fjalën e Zotit. Ai foli për kombin e tij. Duhej edhe Hirësia jonë, nëse do të ishte shqiptar e jo grek që ta kundërshtonte homologun e tij serb. Por është grek Janullatus! Ëndërrojmë edhe ne shqiptarët, qoftë myslimanë, krishterë apo të pa fe, që të kemi një Kryepeshkop i cili plotësisht përmbush emërtimin “Kryepeshkopi i Durrësit, Tiranës e i gjithë Shqipërisë”, ku në mënyrë diplomatike të ruhet dinjiteti i kombit shqiptar e të drejtat njerëzore të shqiptarëve, që nga Lugina e Preshevës deri në Prevezë, nga Kumanova deri në Durrës, nga Podgorica deri në Kostur. Por jo një Kryepeshkop që mendon vetëm për një komunitet fetar, duke u treguar atyre një pjesë njerëzore e fetare të tij, ndërsa krijon një kontrast midis ortodokseve e të tjerëve, ku ai qëndron si një figurë e dyshimit e cila cenon kufijtë shqiptarë, po ashtu paqen ndëretnike e fetare mes shqiptarëve. Të theksojmë gjithashtu, se shqiptarët janë në pjesë dërmuese sekular mysliman apo indiferent dhe është kjo pjesë dërmuese e cila është treguar mëse mikpritëse e tolerante ndaj komiteteve minoritare fetare edhe është për tu admiruar e për mirënjohje e jo abuzim. Edhe pse kundra dëshirës tonë, ftoi në Tiranë një person me opinion shoviniste ndaj shqiptarëve, Hirësia e tij Janullatos nuk kishte të bënte aspak me komentet shoviniste të Hirësisë Irinej, apo me flamurin serb që valëvitej në Kishën tonë, nga disa huliganë sikur na kishin pushtuar, e cila qartësisht u bë për provokim, por heshtja e Kryepeshkopit Janullatos flet shumë qartë se ku qëndron ai ndaj nesh e sa besnik është tek ne. Apo ishte ky deklarim i hapur i Kishave Ortodokse për mposhtjen e Kombit Shqiptar?

*President “Albanian Roots”, Michigan


Komisioneri Fyle: Rekomandimi pa kushte; bashkëpunimi thelbësor në rrugën e integrimit

$
0
0

Nga Anila Struga/ TIRANË, 4 Qershor/– Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë, Štefan Fyle deklaroi sot në Tiranë se gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi janë thelbësore për suksesin në rrugën e integrimit në BE.
Në përfundim të punimeve të raundit të tretë të dialogut Shqipëri-BE, Komisioneri, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, tha se ‘bazuar në gjetjet tona ne konfirmojmë pa pikë dyshimi, pa kushte dhe pa rezerva rekomandimin që shtetet anëtare t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat”.
“Ne, vijoi Fyle, e kemi bazuar gjithmonë këtë rekomandim tek angazhimi politik, i vazhdueshëm dhe i vendosur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe në angazhimin për një reformë gjyqësore gjithëpërfshirëse. Jam i inkurajuar nga përpjekjet për reforma në të shkuarën, por dhe ato që vazhdojnë sot, ndaj shoh një argument të fortë për një vendim pozitiv nga vendet anëtare”, shtoi Fyle.
Ai theksoi se përkushtimi i këtij momenti dhe përpjekjet e tanishme duhet të vazhdojnë dhe të intensifikohen përtej takimit të qershorit të vendeve anëtare, në mënyrë që të garantohet pakthyeshmëria e reformave. “Sa i takon shtetit të së drejtës këto reforma duhet të jenë gjithëpërfshirëse, koherente dhe të orientuara drejt rezultateve”, tha Fyle.
Ai iu referua miratimit së fundi nga qeveria të udhërrëfyesit për prioritetet kyçe, duke e konsideruar një dokument të reformave të mëtejshme që kanë të bëjnë me BE-në, dhe që do e sjellin vendin në një fazë tjetër të procesit të zgjerimit.
“Po ashtu kam mirëpritur synimin e qeverisë për të patur së shpejti seancën e parë të atij që njihet si Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian dhe për të sjellë në një tryezë të hapur të gjitha palët e interesuara për çështje që kanë të bëjnë me BE-në. Gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi janë thelbësore për suksesin e ambicjeve tuaja për integrim në BE”, nënvizoi Komisioneri.
Ai theksoi se klima e vazhdueshme konfrontuese politike e dëmton imazhin e Shqipërisë dhe mund të pengojë procesin e reformave. “Si qeveria dhe opozita duhet të tregojnë moderim dhe të ndërveprojnë në mënyrë konstruktive, me një qasje që të bazohet tek kompromisi. Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë së bashku me Shqipërinë dhe ta ndihmojmë atë në procesin për t’u integruar në BE”, tha Fyle

Basha kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e vendit kandidat

$
0
0

TIRANË, 4 Qershor-Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Gjermani, u prit të mërkurën nga Andreas Schockenhoff, nënkryetar i grupit parlamentar për politikën e jashtme i CDU-CSU, në Bundestag, i shoqëruar nga Roderich Kieseëetter, raportues për Shqipërinë i grupit parlamentar CDU – CSU.
Po ashtu, kryetari i Partisë Demokratike, u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Komisionit për çështjet e BE, në parlamentin gjerman, Gunther Kirchbaum.
Gjatë bisedës, kryetari i opozitës falënderoi përfaqësuesit e shumicës parlamentare të CDU – CSU, në Bundestag, për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në rrugën e integrimit europian të saj.
Kryetari i PD-së, Basha theksoi se “PD është e vendosur të mbështesë pa asnjë rezervë dhe pa kushtëzim integrimin europian të Shqipërisë, gjë që e ka dëshmuar gjatë gjithë këtyre muajve dhe kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për një vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian për marrjen e statusit”.
“Perpjekjet shumëvjeçare dhe reformat e ndërmarra bënë të mundur rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për tre vite me radhë. Ndonëse bllokimi absurd i miratimit të tre ligjeve nga ish – opozitës socialiste, e drejtuar nga Rama, u kthye në një pengesë dhe vonesë për çështjen e statusit. “Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin”, theksoi Basha.
Bashkëbiseduesit, vlerësuan qëndrimin e kryetarit Basha dhe PD, për mbështetje të pakushtëzuar për integrimin europian të Shqipërisë si dhe punën e bërë nga PD, gjatë qeverisjes së vendit, për realizimin e reformave të rëndësishme që bënë të mundur rekomandimet pozitive për marrjen e statusit.
Duke iu referuar situatës aktuale, zyrtarët e lartë gjermanë theksuan se respektimi i shtetit ligjor dhe zbatimi i vendimeve të gjykatave, respektimi i institucioneve të pavarura dhe garantimi i hapësirës institucionale për opozitën si dhe lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit janë standarde europiane të panegociueshme.
“Me shqetësim po ndjekim edhe situatën, në raport me shkarkimet masive në administratën publike të nëpunësve të trajnuar, edhe me kontributin e taksapaguesve gjermanë dhe të BE”, theksuan bashkëbiseduesit gjermanë
Në takime u diskutua për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy partive simotra CDU dhe PD.(Ilir Vata)

Grupi “Fanfara Tirana” nominohet me dy çmime

$
0
0

Tiranë, 4 Qershor / “Fanfara Tirana” quhet grupi i përbëre prej 13 muzikantëve, të cilët janë nominuar me 2 çmime nga IMA(Indipendet Music Awards), në edicionin e 13-të të organizimit të sajë. Grupi që luan një muzikë me bite ballkanike, të ndërthurur me atë shqiptare, nje suksesi nëpër skenat e Europës qe zgjat prej 12 vitesh , është nominuar për çimin çmimin “Best World Beat Album”(Albumi me bitet më të mira në botë) për albumin e tyre “Kabatronics” të cilin e kanë regjistruar në bashkpunim me grupin anglez “Transglobal Underground”, si dhe çmimin “Best Short Form Music Video”(Forma më e shkurtër dhë më e mire e një videoklipi) për videon e quajtur “No guns to the weding”(jo armë në dasëm). Me pak fjalë, grupi ka arritur aty ku asnjë grup shqiptar nuk ka arritur kurrë me parë.
Në më shumë se 80 albume të nomunuara nga vënde si Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Azia, Afrika, Australia, apo edhe Europa, “Fanfara Tirana” kanë arritur që të tërheqin vëmëndjen maksimale duke u nominuar në kategorinë e “Albumit Botëror më të Mirë”, dhënë ky i nominim duke u bazuar në vox pop-et e sondazhet, dhe juri ndërkombëtare me emra shumë të njohur te muzikës dhe industrise muzikore: Terry McBride (Nettwerk Music Group), Kevin Lyman (Vans Warped Tour), Jason Olaine (Jazz at Lincoln center), Anthony DeCurtis (Rolling Stone), Hillary McAndrew Piatto (Lincoln center) Bob Ludwig (Gateway Mastering), Bruce Iglauer (Alligator Records), Evan Schlansky (American Songwriter), Delphine Robertson (Playtone Productions), Benji Rogers (PledgeMusic), Megan West (SoundCloud) e plot të tjerë.
The Independent Music Awards, i ka vlerësuar artistët e pavaruar duke u bazuar në filozofinë e sajë ecila është “domkracia e krijimtarisë, dhe meriokracia e talentit”
Ç’farë eshte IMA?
Si në Grammy Awards (edhe aty grupi shqiptar ishte në Long List Nominations), çmimet ndahen në disa kategori. Kategoria World Beat është për muzikën etnike të përpunuar, pra jo thjesht etnike ose folk. Në atë kategori, albumi i Fanfares ka fituar çmimin (Award) si Best Album.
Videoklipi “No Guns To The Wedding” ka fituar çmimin e përgjithshem për videoklipet.
IMA (Independent Music Awards) dhe është një çmim që i akordohet atyre grupeve muzikore që nuk janë nën label (shtepi diskografike) major si Sony, EMI apo te tjera. Kjo është një zgjedhje që grupet bëjnë për të mos u perfaqësuar nga major kryesisht për arsye etike. Pra janë indie (ose independent).
Një shumicë dërrmuese e grupeve underground, alternative etj janë indie bands.
Ç mimet IMA dorëzohen ne USA ku edhe organizohet kompeticioni.
Po kush janë pjestarët e grupit “Fanfara Tirana”:
Grupi i krijuar në 1 qershor të vitit 2002 përbëhet nga anëtarët e sajë siç janë: Hysni (Niko) Zela( leadvoval), Fatbardh Capi (sax alto/sax soprano/clarinet), Skënder Halili (sax alto/clarinet), Xhemal Muraj (trumpet), Gazmor Halilaj (trumpet), Regis Lajla) (trumpet), Roland Shaqja (sax baritone/sax tenor/keyboard/dig drum) , Mark Luca (flugelhorn tenor), Pëllumb Xhepi) (flugelhorn tenor), Artan Muçollari (flugelhorn tenor), Haritjon Lajla (flugelhorn tenor), Devis Cacani (bastuba), dhe Kujtim Hoxha (drums)
Repertori I tyre është I përbërë prej jnë muzike tradicionale shqiptare, duke u ndërthurrur me ritme ballkanike, dhe aa krijojnë një fuzjon unik në stilin e tyre. Ata në pefromancat e tyre, përdorin edhe mjaft element të huazuar nga zhanerat e tjerë si rege, dub, apo edhe jazz, dh I japin bandës(muzikës së tyre) një lloj stili fank ballkanik. Grupi në 10 vitet e fundit, ka marrë pjesë në mjaft festival muzikore në europë, si WOMAD , ROSKILDE , SZIGET , CARNEVALE DI VENEZIA ed è stato selezionato in WOMEX, MEDIMEX, e shumë të tjerë.
Albumi I tyre debutues në nivel ndërkombëtar I quajtur “Albanian Wedding”(dasma shqiptare), është lançaur në tregun botëror në Gjermani në vitin 2008(Klajd Musabelliu)

Guiscard–dhe pushtimi norman i Vlorës

$
0
0

Nga Gëzim Llojdia/
Emri i Robert Guiscard, Duka i Puljas është i njohur për pushtimin e Italisë jugore me synimin largimin e pranisë bizantine nga këto territore. Emri i Guiscard përmendet kryesisht edhe në kronikat e qyteteve detare të Shqipërisë, përkatësisht në dy qytetet e saj bregdetar si :Vlora dhe Durrësi dhe në kronikat e historianes bizantine A.Kohmena,nuk mungon asë në tekste dhe memuare si dhe në analiza të historianëve italianë.
1.
Kush ishte Robert Guiscard?Familja normane e feudalëve të Haute-Ville-le-Guichard nga e cila rrjedh edhe Tancredi disa nga fëmijët e tij emigruar në Pulia, ku duke luftuar si mercenarë kundër bizantinëve, kishin marrë territoret e Ascoli Satriano dhe Venosa, të cilët formuan qarkun e Pulias në vitin 1042 . Energjia e tij dhe frymëmarrja e madhe pushtuese ka bërë që të zgjerojë hapësirat pas pushtimeve të njëpasnjëshme, kështu një ditë por jo befasisht Guiscard, u transformua në Duka i Pulias dhe Kalabrisë (Ishte përktësisht viti :1059).
Fitorja e Civitate (Mendohet në 18 qershor 1053 ) dhe marrëveshja e mëvonshme e Melfi (Viti- 1059 ) në mes të Robert Guiscard dhe Papa Nikolla II dha njohjen duke vulosur lindjen e dinastisë normane në Italinë e Jugut , e cila tashmë në këtë datë të martesave – veçanërisht atë të Guiscard, cili u martua me gruan e tij të dytë , në vitin 1058 , Sichelgaita , bija e princit të Salernos, Guaimario V – legjitimuar nga prejardhja , normanët duke hyrë zyrtarisht në radhët e princave jugore .
Pas pushtimet e njëpasnjëshme , e cila i dha karakter dinastisë duke e bërë atë të qëndrueshme, tani trashëgimorët , dhe vdekja e vëllezërve më të vjetër ,bënë që Robert Guiscard dhe Roger ndanë Italinë e Jugut :kryesihst në Sicili dhe Kalabri me Roger , nga këto rajone të mëdha , Puglia , Kalabria në Salerno dhe Guiscardit i ka mbetur , Duka i Pulias dhe Kalabrisë , titullin i ka kaluar birit të tij të dytë Roger Borsa , që mbeti vetëm titullin : Duka i Pulia , dhe pastaj duke i dhënë deri në Sicili në favor të xhaxhait të tij . Në vjeshtën e vitit 1084 ka nisur luftën në Lindje, por, vdiq gjatë rrethimit të Cephalonia .
2
Shkurt nga jetëardhja.Bir i Tancred , pasi mori titullin e Dukës së Pulia , Kalabri dhe Sicili nga Nicholas II në favor të miqësisë së tij me normanët për të hequr ndërhyrjen e Bizantit dhe Perandorinë e Shenjtë Romake nga çështjet e Kishës . Përbënin shtetin e tyre ,ka anuluar me rebelime e aftësi të feudalëve dhe qyteteve ,duke rivendosur paqen dhe riorganizuar administratën e domeneve të tij . Gjithmonë i shqetësuar për fuqinë e Bizantit në Adriatik , nisi një ekspeditë kundër tyre , por ai vdiq gjatë rrethimit të Cephalonia .
Biri i Tancred , erdhi në Itali në 1040 apo më shumë , thonë burimet italiane.Ai vazhdoi luftën kundër Bizantit më në fund me pushtimin e tij të Barit (Viti-1071 ) .
Gjithmonë i shqetësuar për pushtetin bizantine , në pjesën e Adriatikut dhe për të përmbushur ambiciet e mëdha politike , Guiscardit hipi (viti – 1081 ) me flotën në Vlorë , pushtoi Korfuzin dhe , pasi mundi Aleks Comnenus ,ka pushtuar ( Vitit 1082 ) Durrësinë .
3.
Historiania bizantin Anna Comnena ishte vajza e perandorit Aleks I Comnenus krijmi i saj pushtimi norman të Shqipërisë, i kryesuar nga rivali i babait të saj të hershme , Robert Guiscard , Duka i Pulias ( Rreg. 1057 – 1085 ) . Guiscard e rrethoi Durrësin në 1082 dhe mundi atje perandorin bizantin . Njerëzit e tij pastaj u nisën në ndjekje të Aleks I Comnenus.
Anna Comnena përshkruan ngjarjet me qartësi të madhe .
Ana Comnena ka sjell këtë përshkrim të gjatë,mirëpo shkurtimisht po sjellim vetëm disa pjesë:Robert ka arritur shenjtëroren e Shën Kollit , ku ndodhej çadra perandorake e gjithë bagazhit romak . Ai pastaj dërgoi njerëzve të tij të aftë në ndjekje të Aleksit . Vetë , ai qëndroi atje ,duke pritur kapjen e afërt të armikut . Të tilla ishin mendimet, që shtinin frymën arrogante . Njerëzit e tij i ndoqi me vendosmëri të madhe në një vend të quajtur nga vendasit [ Ndroq ] . Situata ishte si më poshtë : më poshtë rrjedh Charzanes lumit [ Erzen ] në anën tjetër është një shkëmb i lartë i dalë. Ndjekësit e kapur në mes këtyre dyve .Comnena në rrëfimin e saj përshkruan dyluftimin dhe mënyrat e tij.A. Comnena më poshtë thotë :Ajo ishte pa dyshim fuqi hyjnore, që shpëtoi atë nga armiqtë e tij në një mënyrë të papritur ….
4.
Gjatë rrugës , ai e kaloi Charzanes dhe ka pritur për një kohë të shkurtër pranë një vend të quajtur [ malet e Krrabës midis Tiranës dhe Elbasanit ] Babagora një luginë të largët . As humbjen e as ndonjë prej të këqijave të tjera të luftës nuk e trazuan mendjen e tij, ai nuk ishte i shqetësuar nga dhimbjet në ballin e tij të plagosur , por ai i pikëlluar në zemër të vet të thellë për ata që kishin rënë në luftë dhe sidomos për burrat të cilët kishin luftuar trimërisht . Megjithatë , ai vetë tërësisht ka aplikuar për problemet e qytetit të Dyrrachium [ Durrës ] dhe ta dëmtojë atë që të kujtojnë që ajo ishte tani pa një udhëheqës ( sepse ai ishte në gjendje të kthehen – lufta kishte lëvizur në mënyrë të shpejtë ) . Për të mirën e aftësisë së Tij ai garantoi sigurinë e banorëve dhe të besuar të tjerë në mbrojtjen në kala të oficerëve venecianë, që kishin emigruar atje . Të gjithë pjesa tjetër e qytetit u vu nën komandën e Komiskortes , një amtare e Shqipërisë, për të – të cilin ai dha këshilla me përfitim për të ardhmen me shkronja .
5.
I biri.
Dieter Girgensohn te Boemondo I (oamundus)Dizionario Biografico degli Italiani – Volume 11 (1969) shkruan:Boemondo I ( Boamundus ) . – Biri i Duka i Pulia , Kalabria dhe Sicilia , Robert Guiscard dhe gruaja e tij e parë Alberada , ka lindur ndoshta në mes të viteve 1051 dhe 1058 , duke pasur parasysh se martesa e parë e babait të tij , i cili me sa duket arriti në përfundimin se pasvitit 1050, tashmë është anuluar për shkak të një lidhje gjaku të çiftit në vitin 1058 . Në pagëzimin e tij, i ishte dhënë emri i Markut , por babai i tij i dha atij pseudonimin e Bohemond nga një legjendar. ” Buamundus gigas”.
Prova e parë e aktivitetit të sigurt daton në mars të vitit 1081, ku pararojë e trupave të Guiscard udhëhequr nga Boamundus filloi fushatën e madhe kundër perandorit Aleks dhe Perandorisë Bizantine me pushtimin e Vlorës në bregdetin shqiptar dhe përpjekja tjetër në ishullin e Korfuzit më 18 tetor të vitit 1081.
Boamundus mori pjesë në fitoren vendimtare mbi Alessio raportuar më parë në Durrës nën komandën e vetë Dukës . Në prill ose maj të vitit 1082 , kur Guiscard u detyrua të kthehet me ngut në Itali, Boamundus i është dhënë komandën e lartë të trupave të mbetur në brendësi të Greqisë . Në muajt e ardhshëm ai shkoi drejtë tyre deri në Larisa pas një rrethimi rraskapitës të cilit duhej ndalur , megjithatë , pas një humbje me normanët në prill të vitit 1083 . Në fund të vitit ose në fillimtëvitit tjetër ,Boamundus , hipi nga Italia për në Vlorë për prokurimin e fondeve të nevojshme të pagave të trupave . Ai u kthye në Shqipëri nga Otranto së bashku me babain e tij dhe tre vëllezërit në tetor të vitit 1084 . Ai u sëmur në Vonitza , ku plaga ishte ndezur, në fillim të vitit 1085 . Vdekja e Robert Guiscard , ndodhi më 17 korrik 1085.Menjëherë pas vdekjes së Guiscard , më i vogli Roger Borsa ( lindur nga gruaja e tij e dytë Sichelgaita ) , që ati i tij kishte përcaktuar si trashëgimtar i Dukatit , u njoh nga ushtria Normane e ndarë në bregdetin shqiptar dhe në shtator të vitit 1085 do të mund të brohorisnin Duka me ndihmën e xhaxhait të tij ,
Kthimin e tij në Vlorë e gjejmë kur Boamundus pas një sërë marrëveshjes dhe trantativash e mbajtje në izolim e lidhin edhe më faktin se Italia e Jugut nuk ofrojë hapësirë të mjaftueshme për energjinë e tij dhe talentin e tij . Krahas momentit fetar ishte në thelb, qëllimi i pushtimeve dhe krijimin e një fuqi më të lartë që e çoi atë në Tokën e Shenjtë . Ndoshta në lidhje me përgatitjet për largimin është emërimi në gusht të vitit 1096 ” Guidelmus Flammengus ” catapan në Bari.
Duket se Boamundus e filloi në fund të muajit tetor , 1 nëntor është tashmë i pranishëm në Vlorë . Gjatë marshimit drejt Stambollit,2 prill 1097 u nda nga trupat e tij për të filluar negociatat me perandorin sa më shpejt të jetë e mundur .
E gjejmë sërish në dokumente Boamundus dhe ardhjen e tij në bregun tonë. Shkëpusim fragmentin:Pas dëgjimit në Meshën në St Nicholas të Barit e Brindisit ai kishte nisur , lundrimin në mes të datave 9 dhe 10 tetor në bregdetin shqiptar . Me trupat e mbledhura zbarkoi në Vlorë dhe në 13 tetor ushtria qëndroi përpara Durrësit . Rrethimi i këtij qyteti port i rëndësishëm , që ndodhet në hyrje të rrugës Egnatia që çon në Selanik dhe Kostandinopojë , ai nuk bëri asnjë përparim edhe kur Boamundus në pranverën e vitit 1108 , duke ndjekur shembullin e babait të tij ( 1081 ) , ka djegur anijet për të hequr trupat e tijdhe të gjitha mundësitë për t’u kthyer . Nga vitet e fundit të jetës së tij ka pak lajme , ose gjejmë një lajm ,që shkruan: Boamundus kërkoi armatosjen e një flote për një ekspeditë të re ,ishte 7 mars 1111 , kur vdekja e arriti . Ai u varros në katedralen e Shën Sabino në Canosa .

Artan Telqiu : Arti më fle në zemër!

$
0
0

Nga Beqir SINA/
Aktori, producenti dhe skenaristi Artan Telqiu është bërë një emër eminent i artit me punën e tij plot vullnet dhe dedikim. Artani ka pasur sukses në teatër dhe film gjatë karrierës së tij artistike në Nju Jork. Vjen me origjinë nga Dibra e Madhe, Maqedoni. Ai u shpërngul në Nju Jork pas luftës së Kosovës në 1999. Artan Telqiu njihet për rolet e tij në dramat “Best of Friends”, “Belgrade Trilogy” dhe “Lost in Space”, që i dhanë më shumë sukses si aktor për publikun amerikan.
Gjithashtu u shfaq në “Anti- Bullying” në vitin 2011, një fushatë për sensibilizimin kundër dhunës dhe ngacmimit, e cila qe e organizuar nga Daniel Azarian, me përkrahje të Perez Hilton. Artani ishte pjesë e serisë mjaft të suksesshme “Monsters Inside Me” (2011) në kanalin e njohur televiziv Animal Planet dhe “Inside the American Mob” që u shfaq në National Geographic. Suksesi i tij vazhdon në filmin e regjisorit Orges Bakalli “Made in America”, ku aktori Artan Telqiu luan rolin kryesor si “Ilir Bushati” bashkë me protagonisten Emira Berisha. Suksesi i tij nuk përfundon këtu. Artanit iu bashkangjit edhe një sukses, ku vazhdoi me rolin kryesor në filmin “A Walk With Death” nga regjisori i njohur Logan Fulton, si dhe në filmin “Elegant Clockwork of the Universe” nga Malik Isasis.
Për të qenë i sukseshëm patjetër që duhet edhe rrjetëzimi me kompani teatrale. Tani Artan Telqiu bashkëpunon me Teodor Petelov me kompaninë teatrale në Nju Jork “The Whitelisted Theatre Company”, si aktor, producent, udhëheqës i përcaktimit të grupit të aktorëve dhe udhëheqës i zhvillimit. Përmes kesaj kompanie Artani sivjet ka prezentuar dy shfaqje në teatrin e vëllezërve shqiptar Alfred dhe Ernest Tollja, The Producers Club Theatres, që ndodhet në Brodvejin e famshëm të Nju Jorkut. Dramën kryesore “Lost in Space” ku ishte edhe si aktor, dhe dramën “Who the f**k started all this?” e cila po vazhdon deri në fund të Majit.
Kur ju apo prindërit tuaj erdhët në emigrim, SHBA dhe pse?
-Kam ardhur në Amerikë në Shtator të vitit 1999 si vizitor me plan që të rikthehem përsëri në vendlindje. Në kohën që unë ndodhesha në NY, filloi lufta në Maqedoni. Ky qe dhe shkaku që vazhdova qëndrimin në Shtetet e Bashkuara. Pastaj kërkova azil në SHBA. Familja ndodhet edhe këto ditë në Dibër të Madhe.
Ju jeni artist, ose aktori, producenti dhe skenaristi Artan Telqiu. Cila nga keto tituj ju pëlqen dhe ju flen më shumë në zemër?
-Do t’i huazoj fjalët e tua dhe do të them se së pari jam artist dhe arti në pergjithësi më flen në zemër. Para se të vazhdoj aktrimin në SHBA, artin e kam zhvilluar në mënyra të ndryshme. Fillova të mirrem me fotografi dhe së shpejti e gjeta vehten të dashuruar në atë. Gjatë kësaj kohe, pata fatin të punoj dhe të kontriboj plot dy vite si asistent i fotografit të famshëm Fadil Berisha. E kujtoj atë kohë me mall. Kjo qe një periudhë e paharruar e jetës sime që më mësoi se puna e palodhshme në fund gjithmonë sjell fryte dhe rezultate pozitive. Për mua nuk ekziston shembull më i mirë për këtë se Fadil Berisha. Mirëpo, edhe pse ndodhesha në rrethin e njerëzve tepër të talentuar, nuk u ndala aty. Aktrimi më tërhiqte më shumë, kështuqë vendosa të ndjek këtë drejtim në Nju Jork. Për këtë arsye, lirisht mund të them se nga të tre zhanret që përmendët, më shumë më pëlqen dhe më flen në zemër aktrimi.
Kur filluat të performoni në skenat moderne? ( vendi dhe rolet e tua )
- Në skenat bashkëkohore kam qenë aktiv që nga viti 2009 kur mora pjesë në shumë seriale televizive si “Mercy”, “Rescue Me”, “Lights Out”, “Royal Pains”, “Damages”…etj. Kjo periudhë e karrierës sime më krijoi themelin. Duke u nisur nga kjo, gradualisht fillova të ndërtoj një karierë stabile. Edhe pse vendlindja më krijoi dashurinë ndaj artit, Nju Jorku është vendi që hapi portat drejt realizimit të ëndrrave të mia. Sepse gjithmonë duhet të ketë një vend të caktuar për të shprehur talentin. Edhe pse në vendlindjen time arti çmohet shumë, gjithsesi Nju Jorku është vendi ku teknologjia dhe bota e artit është më e rregulluar dhe e avancuar dhe jam me fat që pata mundësi të kyçem në të.
Në çfarë moshe keni filluar karrierën tuaj të aktrimit?
- Aktrimi është bërë pjesë e jetës sime shumë herët. Kam gjetur vehten në skenë që nga mosha 8 vjecare. Që nga momenti i parë kur jam ndodhur përpara publikut, e kam ndjerë se aktrimi është ajo që dua t’a bëj si profesion, e jo të mbetet vetëm hobi.
Si ka ndikuar aktrimi në jetën tuaj?
- Si cdo njeri që ka pasion në jetën e tij unë e kam aktrimin. Ta ushtroj këtë profesion më jep ndjesi të madhe, më përmbush shpirtërisht. Aq më shumë kur punoj me njerëz që ndajnë po të njëjtën dashuri për këtë lloj arti. Kur punon me ta dhe kuptojnë botën tënde, kjo të jep akoma edhe më shumë shtytje. Unë jam i mendimit se njeriu duhet të ndjekë atë që ia don zemra, pa marrë parasysh se sa të tjerët të thonë se nuk është e mundur. Me vullnet dhe punë arrihet gjithçka. E kur e bën atë që të flen në zemër, vetëm në këtë mënyrë mund të gjesh një balanc në jetë. Vetëm në këtë mënyrë mund të jesh i lumtur. Nuk mund t’a imagjinoj vehten pa art. Pa të jeta për mua është e zbrazët. Do të ndjehesha si peshku pa ujë.
Kur lexoni skenarin dhe bëni përgatitjet për rolin tuaj, cili është procesi juaj kreativ për të zhvilluar një personazh?
- Ky është një proces zbulimi gjatë gjithë kohës. Jo vetëm gjatë leximit por edhe gjatë xhirimit të një filmi apo shfaqjes të një drame. Zakonisht së pari lexoj skenarin duke mos pasur asnjë personazh në mendje. Dua që në fillim të kuptoj kush, ku dhe kur, para se të ndaj dhe analizoj personazhin tim. Pastaj e lexoj për së dyti por tani me personazhin tim të parafyturar në mendje. Ngadalë filloj të kuptoj atë dhe të krijoj një vizon të tij. Pasi e kryej këtë, formoj një të kaluar të tij që nuk është në skenar. Kur koha vjen për të filmuar mundohem të aktroj me personazhin në mendime dhe zemër. Në këto momente mundohem të harroj veten dhe të zhytem thellë në karakterin e personazhit që kërkohet. Gjithmonë tentoj ti jap jetë atij personazhi prandaj edhe e analizoj dhe krijoj të kaluarën dhe të tashmen.
Në preformancen tuaj thuhet se kryeni kryesisht interpretime origjinale, cilat janë disa nga rolet e juaja?
- Jam i nderuar që publiku dhe mediat kanë këtë mendim sepse nqs nuk ka origjinalitet, atëherë projekti nuk ka jetë. Megjithëse interpretimet e tilla janë të shumta, do mundohem të përmend rolet që mendoj se kanë lënë më shumë përshtypje. Dick në “Best of Friends”, Daca në “Belgrade Trilogy”, Adolph në “Lost in Space”, Gabriel në “Elegant Clockwork of the Universe”, Detective Carter në “Selected”, Tom Price në “Little Girl Lost”…etj.
Cilat prej roleve të tua kanë shënuar suksese në botën e aktirmit duke ju shndërruar në talent?
- Normalisht, si çdo fillim, aktrimi i ka pengesat e veta. Çdo pengesë na mundëson që të zgjedhim rrugën drejt cilës të vazhdojmë. Rruga që zgjedhim zakonisht shëndrrohet në një aventurë por edhe në një qark që gjithmonë të kthen në vendin e njejtë, pra në pikën fillestare. Se cilën rrugë zgjedhim, ajo e tëra varet nga ne. Unë besoj se talenti lind së bashku me ardhjen tonë në këtë botë. Jeta dhe rrethanat na bëjnë të hasemi në pengesa dhe sfida të shumta, dhe shpesh na bëjnë të harrojmë se kemi talent. Mirëpo, varet plotësisht nga ne se sa këmbegulës dhe vullnet kemi në atë se sa do ta zhvillojmë këtë talent . Do t’ushqejmë dhe t’a rrisim brenda vehtes, apo ta lamë të vdes nga uria. Talenti i aktorit zakonisht testohet në audicione. Pasi kalon testimin, regjisori t’a beson rolin. Secili rol që më është besuar mendoj se më ka zhvilluar në mënyrën e vet. Disa prej keto mund të them është roli i Daca në dramën “Belgrade Trilogy” i cili më mundësoi që të kultivoj talentin duke zbuluar aftësitë e mia të plota si aktor në skenë. Roli i Ilir Bushatit në filmin e Orges Bakallit “Made in America” jo vetëm që më mundësoi të aktroj gjatë gjithë kohës me akcent të huaj, por edhe më lejoi të kërkoj dhe eksploroj emocione të ndryshme përbrenda këtij personazhi. Mos harroj të përmend edhe rolin e fundit në dramën “Lost in Space” i cili më tërhoqi plotësisht në një botë krejtësisht të ndryshme nga ajo e imja.
Çfarë çmimesh apo vlerësimesh keni marrë me këto interpretime, ose realizime që i keni arritur?
- Reaksioni ndaj projekteve ka qënë gjithmonë pozitiv. Shkrimet kanë qenë gjithmonë pozitive dhe kanë theksuar dukshëm talentin tim. Raporti im me bashkëpuntorët në teatër si dhe në film ka vazhduar edhe pasi të kenë përfunduar projektet. Të gjitha këto reagime dhe vlerësime pozitive janë një shtysë e madhe, për të punuar më shumë dhe të përsosem në drejtimin që kam zgjedhur. Jam shumë falënderues për të gjitha.
Cilat janë raportet e tua me gazetarët?
- Kam një respekt të vecantë ndaj gazetarëve si dhe raport shumë të mirë. Gazetarët janë ata që e bëjnë punën time më të dukshme, dhe që ndikojnë që edhe të tjerët të dijnë për kontributin dhe punën time të vullnetshme në fushën e aktrimit. Gjithmonë puna që bën gazetari është shumë e ndjeshme, në mes dy ekstremeve një punë që mund të fillojë luftëra apo t’i ndalë ata. Por mbi të gjitha është një portal për audiencën që të pranojë të vërtetën se çfarë ndodh në botë. Ata janë syri dhe veshi jonë, dhe e kanë respektin dhe përkrahjen time të plotë.
Pse keni zgjedhur pikërisht këto zhanre? A I keni zgjedhur ju apo ju kanë gjetur ato vetë?
- Nuk është se i ndjek zhanret unë, por zakonisht ato më zgjedhin mua. Industria e filmit është e tillë që të sjell në situata ku si aktor, kur të vjen mundësia të kesh një rol, duhet të bësh të pamundurën ti përshtatesh. Mirëpo përgjegjsia është e dyfishtë, duhet të përshtatesh që të dalësh i mirë në rol, por në të njejtën kohë edhe ke përgjegjësi që edhe projekti të del i sukseshëm, sepse ti je pjesë e pandashme e tij.
Kur keni kontaktuar për herë të parë me artin dhe çfarë ju motivoi të mirreni me art?
- Arti ka lindur në mua. Kujtoj, se kam qënë 6 vjecar kur më ka dalë në pah talenti im në këtë fushë. Në atë kohë më ka tërhequr arti i vizatimit. Kam kaluar një kohë të gjatë të fëmijërisë duke vizatuar karaktere të ndryshme me orë të tëra. E mbaj mend gjyshi më sillte fletushka të pastra dhe lapsa të mprehura. Keto vite kan qënë vitet e para që kam krijuar një kontakt me artin. Motivimi besoj se ka qënë nga një instikt i brendshëm, por burimi i ketij instikti mund të them se vjen nga të dy prindët, e kam trashëguar nga ta sepse edhe ata janë artëdashës.
Çfarë ëndrrash keni pasur për kinematografinë?
- Gjithmonë kur shihja televizor si fëmjë e imagjinoja vehten në ekran. E kisha dëshirë të flaktë të shoh si janë bërë inçizimet prapa skenës, dhe gjithmonë ka qenë ëndërr e imja që një ditë edhe unë të jem një nga aktorët në film. Fatmirësisht, Zoti dëgjoi dëshirën time. Sot, kjo ëndërr po më realizohet . Gjithashtu kam dëshirë të kontriboj në art edhe si shqiptar. Është një dëshirë dhe angazhim i vazhdueshëm sepse me përmbajtjen dhe bashkëpunimin e artistëve tjerë shqiptar do të arrijmë të krijojmë produksione të nivelit botëror. Talent dhe dëshirë kemi, vetëm na duhet përkrahje financiare dhe mundësi. Sepse nuk dallohemi nga komunitetet të tjera në këtë aspekt. Aftësi padyshim që kemi.

Kush ju frymëzon më shumë për të aktruar?

- Frymëzimi më vjen në forma të ndryshme. Asgjë nuk do të kishte kuptim po të mos kisha përkrahje të vazhdueshme nga familja fillimisht. Pastaj edhe nga shoqëria që gjithmonë më kanë përkrahur. Mbi të gjtiha bashkëshortja ime është ajo që më përkah pa masë. Pa inkurajimin e saj do ta kisha shumë të rëndë të gjej fuqinë për të vazhduar, aq më shumë kur ndodhesh në një vend të huaj. Laura me ka përkrahur dhe frymëzuar që nga fillimi për të shtyrë më tej ëndërrën time dhe për t’a bërë atë realitet.

Sa role keni realizuar deri më sot ?

- Të them të drejtën , kam luajtur në shumë role, dhe nuk mund t’a them me saktësi numrin. Gjithsesi janë mbi 30 role në projekte të ndryshme, duke filluar nga reklamat, videot për muzike, rolet në teatër dhe deri tek filmat me metrazh të shkurtër dhe ato të gjatë.

Cilat kanë qenë ato role që ju kanë sjell kënaqësi?

- Secili rol e sjell kënaqësinë e vetë, dhe në secilin rol përkushtohem me të njejtën tempo. Por, mos të harrojmë se edhe projekti dhe ekipi me të cilin punon është shumë I rëndësishëm dhe te jep kënaqësi, stimul që aktori të ketë më shumë sukses në skenë. Për fat të mirë, njerëzit që kam pasur nderin të punoj më kanë sjellur po të njëjtin vullnet dhe motivim në punën që kemi bërë ashtu siç e kam pasur edhe unë në vehte. Në përgjithësi rolet në teatër më sjellin më shumë kënaqësi, por edhe filmi e ka magjinë e vet, e sidomos kur përcjell një mesazh të rëndësishëm drejt publikut.

Kush janë partnerët ose figurat që keni luajtur përkrah tyre që ia vlen të përmenden?

- Një nga dy nga partnerët që kam respekt dhe vlerësim të vecantë është Teodor Petelov i cili më besoi me rolin kryesor në dramën e parë që shfaqëm në Nju Jork, “Belgade Trilogy”. Kjo dramë u pranua jashtëzakonisht shumë nga publiku i Ballkanit, por jo vetëm. Mbresa të jashtëzakonshme i la edhe publikut Amerikan. Ky sukses ishte edhe një ndër arsyet që unë jam tani drejtor i zhvillimit në kompanine tonë teatrale The Whitelisted Theatre Company. Sivjet shfaqëm “Lost in Space” e cila u vlerësua jashtëzakonisht mirë nga kritikët amerikan. I dyti është Roland Uruçi, një talent i vecantë me të cilin kam pasur nderin të ndaj ekranin. Për momentin jam duke bashkëpunuar me të në një film tepër me rëndësi për shqiptarët që do të filmohet këtë verë ne Fier (Shqipëri). Shumë artistë të njohur shqiptar janë të inkuadruar në këtë projekt. Filmi ështe në fazat nismëtare dhe ka nevojë për ndihmën e të gjithëve. Për më shumë mund të kontaktohet Rolandi në rolad@rolanduruci.com.

Si jeni pritur deri tani nga audienca, sepse ato janë edhe matësit e suksesit, apo jo?
- Patjetër që po. Reagimi i publikut gjithmonë ka qenë pozitiv, gjë që më jep më shumë besim dhe kurajo që të vazhdoj këtë drejtim që kam marrë ne jetë.
Çfarë thonë producentët, dhe specialistët për talentin tuaj?
- Një ndër gjërat që gjithmonë dëgjoj është ajo se e kam aftësinë të pranoj drejtimin e regjisorit dhe të ekzekutoj atë me lehtësi. Me një fjalë, të paraqes dialogun që kam në film në cfarëdo mënyrë që regjizori të më udhëzojë. Pra i plotësoj pritshmëritë e regjisorit. Gjithashtu, e kam aftësinë të improvizoj në skenë në atë mënyrë që tregimi të bëhet edhe më i plotë dhe i besueshëm. Ndjehem i lumtur, sepse me të gjithë që kam pasur fatin të punoj deri tani më kanë veçuar si një aktor lojal, që mban fjalën dhe sakrifikon për projektin në pyetje.

A e dini gjë rreth artit shqiptar në zhanret që ju preferoni?

- Unë jam rritur në një vend që arti është kultivuar gjenerata e gjenerata . Si pasojë kjo është mveshur thellë në traditë. Dibra e Madhe është një qytet që e njeh artin shumë mirë dhe e din të vlerësojë dhe të ndajë të keqen prej të mirës. Për këtë arsye secili artist e ndjen vehten të nderuar kur pranohet mirë nga publiku dibran. Sepse e din që ata e vlerësojnë talentin, dhe si të thuash nuk ta thonë të mirën po s’qe e mirë. Vëndi im më ka njohtuar me dramën dhe vlerën e artit në jetën e përditshme. Kështuqë preferoj dramaturgjinë, por edhe filmat që tregojnë një tregim real dhe aktual.

A keni ndonjë idhull? Qoftë ai shqiptar dhe botëror?

- E kam të rëndë të vecoj se janë të shumtë, por si idhuj botëror mund të them Sean Penn, Daniel Day-Lewis, Rusell Crow, Meryl Streep…dhe shumë të tjerë. Nga ato shqiptar mund të vecoj Fadil Berisha, John Belushi, Sandër Prosi, Tinka Kurti, Roland Trebicka…e shumë të tjerë.

Njiheni për rolet në “Best of Friends”, “Belgrade Trilogy” dhe “Lost in Space” që thuhet se u dhanë më shumë sukses si aktor për publikun amerikan?

- Saktë! Këta janë disa nga projektet që më kanë afruar për së afërmi me publikun amerikan, dhe gjithashtu më kanë hapur dyert për projekte vijuese.

A mund të na thoni edhe diçka rreth teatrit për realizmin dhe sjelljen në skenë të një drame tjetër nga Ballkani këtu në NY, “Who The F**k Started All This”, në The Producers Club Theatres?

– Teatri është shumë më i vështirë për t’u realizuar se filmi, ngase kërkon më shumë dedikim dhe kohë për të pasur një produksion final me cilësi të lartë. Është një udhëtim me vështirësi të shumta, aq më tepër kur je një i huaj në një metropol si Nju Jorku. Këtu koha është tepër e çmuar dhe gjithçka kushton para. Nuk ka njeri prapa skenës që nuk bën sakrifica gjatë këtij procesi. Si producent ishte detyra e ime që gjithcka të jëtë në rregull, dhe në kohë të caktuar. Kjo e bënte edhe më të vështirë lidhjen time me karakterin që kisha në dramë. Thjesht nuk ka pushim deri sa mbaron shfaqja e fundit dhe pastrohet gjithçka ne teatër. Pengesat e para i kishim që nga fillimi kur njerëzit tanë si konzullata e Kosoves, Maqedonisë, nuk na jepnin përkrahje. Gjithsesi veprat janë më të mëdha se çdo gjë. Puna e palodhshme dhe altruiste na afroi me njerëz që respektojnë atë që bëj. Faleminderoj shokët, dhe të gjithë tjerët që me përkrahën…White Rock Construction, First Impressions Hair Salon, Unitech Solutions NY.

A shkoni shpesh në vendlindje? Sa shpesh e keni vizituar Dibrën e Madhe?

- Në Dibër kam dëshirë të shkoj çdo vit, por fatkeqësisht mundësitë nuk janë të tilla. Kam vizituar të paktën katër herë deri tani. Planifikoj këtë verë t’a vizitoj përsëri. Në këtë mënyre punët do të regullohen që të ndodhem atje për xhirimin e filmit të Roland Uruçit.
Ju jeni me origjinë nga Dibra e Madhe, Maqedoni, u shpërngulët në Nju Jork pas luftës së Kosovës në 1999. Sa keni lobuar ju si artist në SHBA tek audiencat shqiptare dhe ndërkombëtare për njohjen e Kosovës?

- Edhe pse nuk e dua politikën, kjo është një çështje që të gjithë e kemi pasur obligim moral, prandaj them që po kam lobuar. E kemi për detyrë si shqiptar të krenohemi dhe të flasim për kulturën dhe vendlindjen tonë kudo që të jemi në botë. Sepse ne e duam artin edhe e kultivojmë. Para se të nisem për në Amerikë punoja për IOM (International Organization for Migration). Kam patur fatin të ndihmoj shqiptarët në forma të ndryshmë. Gjatë kësaj kohe pata mundësinë t’ju ndihmoj shumë refugjatëve të cilët ndodheshin nëpër kampet e Shkupit. Në këtë periudhë, përmes punës, u takova me presidentin e atëhershëm Bill Klinton, dhe si rezultat rastet urgjente dhe speciale të zgjedhura posaçërisht nga z-tri. Klintoni kalonin nëpër duart e mia. Jam krenar që m’u dha kjo mundësi të bëj diçka për popullin tim. Lidhjet që krijova me Amerikanet ne Maqedoni i vazhdova edhe në Amerike mirëpo jeta këtu është e atillë që të largon nga njerëzit. Sidoqoftë, kur erdhi puna për njohjen e Kosovës jam munduar aq sa kam pasur fuqi që të bëj ate çështje të njohur përmes politikanëve amerikan. Një ndër gjërat që mund të përmend është edhe fotografimi falas i mbrëmjeve të NAAC (National Albanian American Council) në Restorantin e famshëm Cipriani.

Si ke arritur ti bësh bashkëatdhetarët tanë krenarë nëpërmjet veprimtarisë së tuaj artistike ?
- Unë besoj se gjithmonë kur një bashkatëdhetar arrin sukses në ndonjë lëmi, të tjerët krenohen me këtë fakt. Sa herë dëgjoj për suksesin e bashkëatdhetarëve të mi në media, më kap një ndjesi lumturie. Jam krenar. Mund të përmend rastin e Lundrim Paçukut, një këngëtar me zë të rrallë, që ishte pjesë në shoun e talentëve në Voice of Albania. Patjetër që edhe Dritan (Tony) Dovolani që arriti suksese në Dancing With The Stars, mua më bënte të lumtur që vjen nga vendi im. Nuk kishte natë që nuk votonim për t’a ndihmuar të kalojë në nivelin tjetër. Besoj edhe shpresoj se edhe bashkëatdhetarët e mi e ndjejnë të njejtën gjë . Falë punës sime të palodhshme, me këtë sukses që kam arritur deri tani besoj të kem bërë krenar bashkatdhetarët e mi, edhe shpresoj që suksesi të vazhdon që të kem mundësinë të ndihmoj të tjerët që e kanë po të njejtën ëndërr që unë gjithmonë e kam pasur.

A keni ndonjë mesazh për të gjithë ata që duan të ndjekin një ëndërr?

- Gjëja e parë dhe e rëndësishme është të bësh atë që të flen në zemër. Kur e di se çka është ajo, atëherë, të mbetet ëndrrën t’a bësh realitet. Kjo nuk është e lehtë, por jo edhe e pamundur. Fakt është se asnjë gjë në jetë nuk arrihet pa punë dhe dedikim të palodhshëm. Asnjë ëndërr nuk realizohet duke fjetur. Asnjë betejë nuk fitohet vetëm.
Jam në bashkëpunim me shumë artistë shqiptar ketu ne SHBA dhe jam krenar që jam i rrethuar nga gjithë këto talentë. Besoj se së bashku do të bëjmë vepra që ti japin popullit shqiptar emër të mire jo vetëm në Amerikë por edhe në mbarë botën. Populli ynë duhet të jetë i bashkuar si asnjëhere, sot është koha që të hecim përpara. Është mirë të mendojmë për një kauzë më të madhe, për suksese dhe arritje të gjithë së bashku. Le të mos lejojmë xhelozia, urrejtja dhe egoizmi, këto veti të ulta, të jenë pengesa për të bërë diçka madhore. Le të jemi të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin në forma të ndryshme.
Po ashtu bëj thirrje për partitë politike se ato duhet të bashkohen edhe të kenë një zë, kufijtë duhet të tejkalohen që këto zëra të dëgjohen anë e mbanë globit. Jemi një komb, dhe këtë komb mund t’a cojmë përpara vetëm të bashkuar. Kjo arrihet, duke mos bërë dallime ndërmjet shqiptarëve të Shqipërise nga ato të Kosovës apo ato të Maqedonisë…. Le të cojmë artin përpara se kemi potencial dhe jemi artëdashës. JEMI NJË DHE TË BASHKUAR JEMI MË TË FORTË!

SHTEPIA E LIRISE SHQIPTARO-AMERIKANE NDERON MOTRAT ISLAMI ME ÇMIMIN SHQIPONJA E LIRISE

$
0
0

Nga Leke Perlleshi/
Me 24 Maj u mbajt nje sympozium nga organizata “SHTEPIA E LIRISE SHQIPTARO-AMERIKANE”, organizate e krijuar para ca vitesh ne Washington D.C., nga intelektual shqiptar te mirenjohur. Kjo organizate eshte tipike antikomuniste dhe drejtohet nga anetaret e bordit, pa emrim te kryetarit.
Per here te pare pata rastin te marr pjese si mysafir ne kete simpozium qe me te vertete me la pershtypje per formen e ketij organizimi mjaft te qelluar. Kjo organizate udhehiqet nga antaret e bordit te drejtoreve sipas rregullit qe do te vendosin ne rastet e caktuara.
Kesaj radhe sipas rregullit te programit qe kishin cakuar antaret e bordit do te udhehiqej nga ish diplomati i qeverise se pare demokratike shqiptare ne Washington-Mustafa Xhepa. Zoti Mustafa Xhepa separi na njohtoj per programin dhe ne pika te shkurtera paraqiti historikun e kesaj organizate e pastaj ftoi nje nga nje antaret e bordit qe te paraqiten ne skene me ngjarjet dhe pervojat qe kishin te benin gjate komunizmit famekeq ne Shqiperi.
SHTEPIA E LIRISE SHQIPTARO-AMERIKANE nderoi dy motrat intelektuale Isabela Islami (Cocoli) dhe Zamira Islami (Edwards) me dekoraten “SHQIPONJA E LIRISE”.
Zef Balaj njeri nga antaret e bordit te drejtoreve te AAFH-se ishte caktuar qe dekoraten “Shqiponja e Lirise” te ja dorezonte dy motrave, Isabeles dhe Zamires. Zef Balaj me pak fjale falenderoi dy motrat heroina per kontributin e tyre shume te madh qe jane burim inspirimi per te gjithe shqiptaret kudo qe jan. Zonja Isabela edhe ne emer te motres falenderoi Zef Balen dhe antaret e tjere te bordit per dekoraten mjaft te çmuar. Isabela me kete rast paraqiti historikun e vete dhe te familjes qe ka kaluar ne kohen e komunizmit te eger ne Shqiperi. Me poshte do te paraqesim me pake fjale vuajtjet e dy motrave dhe terrorin familjar gjate kohes se komunizmit ne Shqiperi.
Duke marr pjes per her te pare ne kete organizate, krijova nje pershtypje sikurse te isha pjese e saj qe nga krijimi i kesaj organizate. Me paraqitjen e antereve te bordit ne skene, me prezentimin e ngjarjeve te shkurta gjate komunizmit ne Shqiperi ishte nje perjetim qe nuk duhet te harrohet kurre gjenerate pas gjenerate.
I jam shume mirenjohes dhe dua ta falenderoj zotrin Zef Balaj qe me ftoi te marr pjese ne kete simpozium. Fjalet e Zefit per ftese ishin: “Besoj se aty te takon te marresh pjese dhe nuk do te pendohesh.” Zoti Zef Balaj me prezentoi shkurtimisht duke treguar per maredhenjet tona familjare nga Kosova me familjet antikomuniste shqiptare, ku axha im Ndue Perlleshi ishte vra ne lufte kunder komunizmit sebashku me Noc Kole Mirakaj ne bjeshket e Iballes se Shqiperise. Andaj shoqeria me Zotin Zef Balaj nuk na lidhe vetem me aktivitetin kombetar qe bejme ne Amerike por familjarisht dhe ne menyre historike kemi qen te lidhur per iden e perbashket kundra komunizmit te eger qe kemi pesuar sikurse edhe shume familje tjera qe kan pasur te njejtin fat. Sikurse nje pjese e kombit qe vuajti nen diktaturen Enveriane, ashtu edhe ne asgje me pake nen okupimin serbo-jugoslav.
Faleminderes perendise dhe gjakut te heronjeve qe sot perjetojme lirine dhe demokracine ne token Dardane. Gezohemi qe dy motrat heroina paten fatin te jetojne dhe veprojne ne boten e lire.
Nje pershkrim i shkurter i dy motrave heroina, Isabela dhe Zamira. Ajo çka i ben keto dy motra heroine te dallohen nga te tjeret eshte heroizmi dhe puna vetmohuese. Ato jan simbole te rilindjes nga kampi i internimit-CERMA-kamp i komunizmit shqiptar. Visar Zhiti shkrimtari i madh antikomunist thote per dy motrat: “Duke punuar dy motrat në “Zërin e Amerikës” në Zërin e Lirisë dhe të luftës për liri, ndjenim një lloj triumfi të brendshëm, një lloj drame shqiptare, me aktin e fundit në SHBA, moderne ndër kohë, një lloj subjekti i Kontit të Monte Kristos, por me “tragjizëm të kuq” midis…” Heroizmi i motrave i percaktuar mire nga situata antinjerezore ben nje akt trimerie dhe rezultat heroik. Notimi i tyre neper detin e hapur drejt lirise mund te ishte i njejt me vetevrasje. Ato e dinin se notimi i tyre ishte notimi drejt vdekjes por keto heroina sebashku me vllaun e tyre kishin vendosur te qendrojne larte per lirin e tyre e mos te i dorezohen frikes. Vllau i dy motrave notonte pas tyre si praparoje qe ti kete ne veshtrim por fatekeqesisht rojet bregdetare e hetojne dhe i vihen pas me motor-skaf. Vllau i motrave e ndrron drejtimin ne menyre qe te mos vihen re motrat, keshtuqe rojet bregdetare me shpejtesi e godasin me motor-skafa ku vdes ne vend, keshtu te vdekur e terhjekin neper uji vllaun e motrave dhe e dergojne ne Sarande, prane plazhit ku pushonin femijet e udheheqeve. Deshmitar i kesaj ngjarje ishte i nipi i Hysni Kapos qe sot jeton ne New York.
Historia familjare e tyre ishte tmerruese sepse kurr nuk ishin pajtuar me komunizmin e eger antinjerezor. Gjyshi i tyre-Maksut Selenica ishte i arrestuar ne tetor 1944 nga banda komuniste dhe ishte ekzekutuar me 1945 ne moshen 58 vjeqare.
Ndersa antaret e familjes nena e tyre Nadire Selenica Islami dhe gjyshja Ismihan Selenica- vajza e patriotit Zalo Prodanit dhe motra, ishin arrestuar pas ekzekutimit te Maksutit. Babai i tyre-Hajdar Islami vdes ne Berishe te Vogel i internuar.
Isabela dhe Zamira kanë lindur në Tiranë. Pas arratisjes nga Shqipëria më 2 gusht 1984 qendruan deri në dhjetor të atij viti në Athinë të Greqisë me strehim politik. Më 19 dhjetor 1984 mbërritën në Detroit Miçigan, ku u pritën si heroina nga komuniteti shqiptar i atjeshëm, një pjesë e madhe e të cilit e njihte familjen e tyre si nga babai ashtu edhe nëna. Më 1 korrik 1985, Isabela filloi punë tek Zëri i Amerikës dhe në tetor të po atij viti, po aty filloi punë edhe Zamira. Të dy motrat ende vazhdojnë të punojnë tek “Zëri i Amerikës”.
Isabela është diplomuar në Studime Amerikane dhe Sociologji nga Universiteti George Mason në Faifax të Virgnia-s, pas studimeve për anglisht në Universitetin Wayne të Miçiganit. Zamira ka studjuar po ashtu për anglisht në të njejtin universitet në Miçigan dhe për anglisht dhe histori amerikane në Nothern Virginia Community College.
Isabela është e martuar me Z. Skënder Çoçoli dhe kan dy djem; njeri student në degën e inxhinierisë mekanike dhe tjetri në matematikë të aplikuar. Zamira është e martuar me Z. George Edwards dhe kanë një vajzë dhe një djalë. Vajza është diplomuar në maj 2014 në marrëdhënie me publikun, komunikim dhe administrim biznesi dhe punon në fushën e medias. Djali është student i muzikës dhe administrimit të biznesit.

Të larguarit nga administrata ndërpresin grevën e urisë

$
0
0

Nga Gjergji Mima/Tirane-4 Qershor-Të larguarit nga administrata kanë ndërprerë grevën e tyre të urisë në ditën e 15-të.
Lajmi është njoftuar nga Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi në një deklaratë për mediat pasditen e sotme.
Qafzezi ka theksuar se, “Vendosëm të ndërpresim grevën e urisë. Pritëm prej 15 ditësh një përgjigje nga kryeministri. Morëm mbështetjen e Fyles që çështja jonë do te hetohet”.
Sipas saj, janë larguar nga puna 8 mijë punonjës, teksa shtoi se, greva e urisë u zhvillua në kushte shumë të vështira, në qiell të hapur
“Sensibilizuam opinionin dhe ndërkombëtarët për grevën. Gjendja e disa grevistëve shumë e vështirë”, tha Qafzezi e cil nuk harroi pa falenderuar opozitën për mbështetjen e dhënë gjatë ditëve të grevës.
“Falenderojmë opozitën, avokatja e kërkesave tona. Do të vazhdojmë luftën për plotësimin e 5 kërkesave tona”, tha Qafzezi


OPERACIONI I KRYETARIT TË VATRËS,DR.GJON BUCAJ,DOLI ME SUKSES

$
0
0

Të dashur vatranë, ju njoftojmë se operacioni, që kreu ditën e djeshme, 3 Qershor 2014, kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, dr. Gjon Buçaj, doli me sukses. Operacioni u krye në një nga spitalet e specializuar në Manhattan(Hospital for Special Surgery, Manhattan).
Mendohet që dr. Buçaj sonte, e mërkurë 4 qershor, të kthehet në shtëpi dhe të vazhdojë edhe për pak kohë physical therapy.
Siç jeni në dijeni dr. Gjon Buçaj për një kohë të gjatë, që nga viti i shkuar, ka vuajtë nga probelemet e shpinës dhe për një kohë të gjatë kreu physical therapy, me shpresë se gjithçka do të kalonte, por shkoi një vit dhe përmirësimi nuk erdhi. Të gjithë jemi dëshmitarë të përkushtimit të tij në Vatër, edhe pse problemet e shëndetit erdhën duke u përkeqësuar. Edhe pse vuante ai nuk e ndërpreu aktivitetin për asnjë çast. Ashtu i përkulur dhe duke u mbajtë në shkop, ai jo vetëm përballoi takimet në Vatër dhe aktivitetet e shumta, duke ardhë nga Ëhite Plains ku banon, – në Vatër-Bronx, madje udhëtoi edhe në Florida, Hartford, ku u promovua dega e re e Vatrës, dhe në shtete të tjera.
Le t’i urojmë shërim të shpejtë të plotë, kryetarit të Vatrës!

LAJMËRIM MORTOR- NDËRROI JETË JAK MILICAJ

$
0
0

Njoftojmë miqtë, dashamirët dhe komunitetin tonë se pas një sëmundje të shkurtër në moshën 75 vjeçare vdiq JAK MILICAJ.
I ndjeri para 45 vjetësh erdhi në SHBA nga Zllakuçani i komunës së Klinës, Kosovë. La vendin e tij për shkak të varfërisë dhe terrorit serb që bënte Beogradi asaj kohe dhe më vonë mbi popullatën shqiptare. Në New York punoi për kaq vite për të krijuar kushte sa më të mira për familjen e tij. Ishte familjar i respektuar, i dashur për shokë dhe miq, si edhe për të gjithë ata që e njohën dhe patën rastin të punonin me të.
I ndjeri Jak Milicaj la pas veti: bashkëshorten Lena, djemtë Luk e Nik Milicaj dhe vajzën Lisa Milicaj, councilwoman, Pleasant Valley, New York, si dhe nipa e mbesa.
Funerali i të ndjerit është të premten më 6 Qershor, 2014 prej orës 2:00 deri në orën 9:00 të mbrëmjes në Shtëpinë mortore:
Farenga Brothers Funeral Home
920 Allerton Avenue
Bronx, New York 10469
Tel: 718-654-0500
Trupi i të ndjerit nga shtëpia mortore niset të shtunën më 7 qershor në ora 8:30 te mengjezit.
Mesha e përmotshme mbahet gjithashtu të shtunën më 7 Qershor, 2014 në orën 10:00 para dite në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”.
Pas meshës bëhet vorrimi në varrezat Gates of Haven, Hawthorne, New York.

Misioni i pakryer i ish të burgosurve politikë!

$
0
0

Nga Sulejman Gjana/
Kryetar i PLL/
Legalistët shprehin solidaritetin e tyre me grevën e urisë nga (ish) të persekutuarit politikë. Greva e këtyre ditëve na rikujton se kërkesat legjitime dhe të përsëritura pa ndërprerje prej më shume se 23 vitesh nga kjo shtresë në përgjithësi, kanë rënë vazhdimisht në vesh të shurdhër. Kjo shpërfillje dhe nëpërkëmbje mashtruese që i është bërë kësaj shtrese nga politika, tregon se kapitulli i persekutimit komunist nuk është mbyllur, por mbetet ende një plagë e hapur për mbarë shoqërinë shqiptare.
Dëmshpërblimi i kësaj shtrese nuk lidhet vetëm me atë monetar. Sepse nëse lidhet vetëm në këtë mënyrë, atëherë nuk do kishte thesar shteti për të dëmshpërblyer gjithë ato vuajtje dhe jetë të marruna e të shkatërruara padrejtësisht nga komunistët. Nisur vetëm nga aspekti monetar, mund të përfitojnë edhe elementë që janë dënuar kryesisht për vepra të rëndomta, duke u anashkaluar fisnikëria e kombit që e ka derdhur gjakun pa llogaritur edhe flijimin për kauzat që shqiptarët dhe politikanët e derisotëm i përqafuan me vonesë dhe veç kur nuk patën rrugë tjetër.
Nëse një ish i burgosur i mëshon vetëm idesë ”Duam paret tona”, kjo tregon se qëllimi vet nuk synon shpërfaqjen e skrupujve të fisnikërisë, por shpalosjen e instinkteve materialiste të vegjëlisë.
Çdo lloj orvatje tinëzare nga cilido lloj pushteti për t’i përzier të burgosurit e veprave ordinere me të burgosurit e ndërgjegjes, është helmi që klasa politike kripto e neokomuniste përdor për të goditur djallëzisht ashtin e kësaj shtrese fisnike deri ne vdekje. Qofte letrat me vlerë e qoftë premtimet në erë, janë mënyra më e sofistikuar që çështja e të burgosurve të ndërgjegjes të vonohet derisa të përgojohet nga shoqëria si diçka e bezdisshme, e të kaloje kështu në harresë. Prandaj, trajtimi me seriozitet dhe emergjencë i këtij problemi nevojitet të ketë përparësi për klasën politike, sidomos për ata që nuk e kanë nëpërkëmbur deri me sot një kauzë kaq të shenjtë.
Por, a nuk është hapja e dosjeve domosdoshmëria vetë që do të hedhë dritë në të kaluarën e errët dhe të errësuar qëllimisht nga klasa politike? A nuk është më e udhës që fillimisht të njihen publikisht persekutorët, e me pas edhe bashkëpunëtoret e tyre? A nuk është kjo mënyra qe bën të dallohen qartë të burgosurit e ndërgjegjes (ata që vërtet vuajtën për arsye politike nga lufta e klasave – dhe më pas ata qe vuajtën nga lufta brenda llojit – te pushtetit diktatorial) nga ata të materies; si dhe të përcaktohen shkaqet dhe pasojat e veprimeve të dënueshme penalisht apo edhe moralisht?
Hapja e dosjeve nuk duhet të përdoret më për presion politik dhe trajtimi i çështjes se ish të përndjekurve dhe të burgosurve politikë nuk mund të ndahet nga dekomunistizimi i vendit, aq më tepër në kushtet aktuale kur qarqe te caktuara synojnë rehabilitimin e diktaturës dhe diktatorit Hoxha. Shoqëria shqiptare dhe vendi kanë nevoje te ballafaqohen me realitetin e hidhur dhe të mbyllin një herë e mirë faqen e errët të historisë komuniste. Në këtë kuptim, dënimi penal i krimeve të komunizmit, në bllok, apo i individëve që kanë shkaktuar krime në emër të pushtetit që gëzonin gjatë diktaturës komuniste, vlen të jetë parakushti i çdo shpërblimi civil të mëtejshëm për shtresën e ish të përndjekurve dhe të burgosurve politik.
Në kuadrin e dekomunistizimit të vendit, është e papranueshme që rishikimi i historisë t’u ngarkohet atyre pseudo historianëve që e kanë deformuar e përdhosur në shërbim të ideologjisë komuniste; por historia dhe tekstet shkollore duhet të rishikohen nga historianë te mirëfilltë, me qëllim që të ndërgjegjësohet shoqëria dhe sidomos brezat e rinj për dëmet e rënda që periudha komuniste dhe sistemi i tij i sollën vendit dhe popullit tonë.
Vetëm pasi të realizohet kjo, ish të përndjekurit dhe të burgosurit politikë nuk do te jenë më të mashtruar dhe do të mund të rehabilitohen e integrohen plotësisht në shoqëri. At’herë do të mund të justifikohet në thelb edhe dëmshpërblimi i tyre.
Ky dëmshpërblim mund të realizohet pa vonesë nëse verifikohen pasuritë e ish kuadrove të niveleve të dyta e të treta të ish-nomenklaturës komuniste dhe të familjarëve të tyre. E në rastet kur këto pasuri janë siguruar falë lidhjeve të tyre me pushtetin komunist, pse vallë mos t’u sekuestrohen dhe të shërbejnë për dëmshpërblimin e atyre që vuajtën për arsye të ndërgjegjes?
Kështu, edhe haka do të mund të shkojë te i zoti. Sepse kështu, të gjithë familjarët e të rënëve dhe ata që vuajtjen gjatë diktaturës komuniste për vlerat e shenjta të lirisë, demokracisë, kombit dhe orientimit perëndimor, nuk do të ndjehen më të tradhtuar dhe do të gjejnë paqe me vetveten dhe shtetin e tyre.

Mehmet Prishtina, një pionier i vullnetarizmit kulturor

$
0
0

Nga NDRICIM KULLA*/
Në këtë artikull dua të përqendrohem në veprën e një bashkëkombësi, i cili prej disa vitesh ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Kosovë, por edhe në Shqipëri, jo vetëm të një përmbajtje konkrete të filantropisë kulturore që ushtron, por sidomos për fenomenin e ri pozitiv që po promovon në jetën tonë dhe që është një dashuri e re për sa u përket përmasave të tij të mëdha. Është fjala për atë fenomen, ende jo shumë të njohur të Shqipërisë, që në praktikën e shekujve të fundit, sidomos në botën perëndimore njihet me emrin vullnetarizëm. Vullnetarizmi është ai aktivitet filantropie me qëllime jo fitimprurëse që individë të veçantë kryejnë në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore, të pa angazhuar nga askush dhe të pa detyruar nga asnjë parti politike. Bashkëkombësi ynë që merret edhe me këtë kauzë quhet Mehmet Prishtina dhe është një banor relativisht i ri në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, origjina e të cilit është nga fshati Polac i krahinës heroike të Drenicës, e cila njihet në historinë e Kosovës si vendlindja e lirisë dhe pavarësisë së saj.
Është nga kjo krahinë që e kanë prejardhjen Azem dhe Shote Galica, Hasan Prishtina, Adem Jashari, heronj dhe personalitete të tjerë. Pikërisht në këtë zonë lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, emblema e pashlyeshme e pamposhturisë së këtij populli për të qenë më vete.
Është në krenarinë më superiore të kësaj treve se pikërisht aty, nga fshati i mësipërm, zë fill prejardhja e rilindësit të madh shqiptar Hasan Prishtinës. Qysh fëmijë Mehmeti u detyrua të emigrojë së bashku me familjen për shkak se prindërit e tij ishin në kundërshtim të hapur me pushtuesin serb, i cili dihet që u rezervonte kundërshtarëve tij fatin e zi të emigracionit ekonomiko – politik.
Në fakt ai që nisi si një mallkim i jetës së tij do të ishte e kundërta e tij. Në vendin e ri ku qëndronte, Mehmeti së bashku me familjen e tij, vëllezërit dhe motrat, demokracia, ju mundësoi atyre jo vetëm të punonin e të jetonin, por edhe të shkolloheshin. Ishte Gjermania që u bë një atdhe i dytë i shtrenjtë për këtë të ri nga Kosova dhe familjen e tij. Qyteti ku ai kreu studimet dhe punoi, Mynihu, me zhvillimin industrial dhe kulturën e tij ka qenë dhe mbetet një nga ato metropolet më të mëdha të kontinentit evropian që të ofron zgjim dhe emancipim. Aty ai u diplomua për Shkenca Politike dhe Drejtësi Evropiane e cila do t’i vlente më tej për t’u orientuar qartë për rrugën e gjatë profesionale dhe biznesin. Po aty, në Munih ai do të niste edhe rrugën e bashkëpunimit me të gjitha ato forca politike që përgatitën luftën për çlirimin politik të Kosovës nga pushtuesi serb. Mehmet Prishtina do të ishte aktiv me pjesëmarrjen e tij në të gjitha mitingjet, tubimet, protestat masive që parapërgatitën bombardimet e NATO-s e cilado mbetet si një nga periudhat më fatlume të fatit të kombit shqiptarë.
Vetëm disa muaj përpara se Qytetërimi Perëndimorë të niste luftën për çlirimin e Kosovës, babai i tij me ndërgjegje të flaktë patriotike edhe pse pensionist dhe i moshuar në moshë, mori një vendim që e mbuloi përjetë me nder dhe lavdi dhe që e vuri atë përgjithnjë në Panteonin e dëshmorëve heroik të Kosovës. Ai u kthye i vetëdijshëm nga Perëndimi se lufta po vinte dhe ai duhej të ishte aty. Ky burrë fisnik do të vritej në përpjekje me pushtuesit vetëm pak ditë përpara se Kosova të çlirohej, atëherë kur trupat e NATO-s hynë triumfuese në Prishtinë me ëndrrën e tij të përmbushur. Një shembull i papërsëritshëm i dashurisë më sublime për atdheun e të parëve. Ati i Mehmet Prishtinës do të mbetet në kujtesë të brezave në Drenicë dhe kudo gjetkë mes shqiptarëve si një njeri i thjeshtë që u vetëflijua për lirinë. Ashtu si ai luftuari në këtë truall të legjendave më të bukura u vetëflijuan edhe pjesëtarë të tjerë të fisit të tij më të afërt dhe më të largët. Në fshatin Polac ndodhet një varrezë e veçuar e fisit Prishtina ku gjenden me dhjetëra varre të rënësh në luftërat e fundit të shek të XX-të, të cilët janë një dëshmi e skalitur në mermer e vetëflijimit të këtyre burrave. Janë shpirtrat e tyre që lëshojnë çdo natë shkëlqimin në atë tempull vdekjeje. I pajisur me këtë traditë të vyer në formimin e tij personal u kthye përfundimisht në dheun që e lindi dikur për t’u bërë një banor i devotshëm i Prishtinës së re. Ndonëse ishte shkëputur për disa dhjetëvjeçar nga atdheu i tij i shtrenjtë ai u përshtat shumë shpejt me mjedisin e ri ku ai nisi një jetë të dytë. Ky qytet, që sapo kishte dalë nga pasojat shkatërruese kishte nevojë për kujdesin dhe përpjekjet e të gjithë bijave dhe bijve të saj .Për Mehmet Prishtinën është lumturia e tij jo se ky është një qytet i përkryer, por se është dashuria e tij e parë dhe e fundit që nuk e ndërron me asgjë. Me këtë mendim të ngulitur ai zuri ta ridashurojë Prishtinën e tij dhe u bë shumë shpejtë i vetëdijshëm se Kosovës i mungojnë shumë gjëra dhe se duhej ta kapte çdo gjë nga fillimi.
Përpara Prishtinës edhe Munihu i madh nuk ishte gjë tjetër veçse një kujtim i largët. Duke qenë i ndërgjegjshëm për këtë gjë, ai nuk dëshpërohet asnjë çast, por përfytyron në mëndje një të ardhme më të mirë në çdo aspekt që ai ndesh. Prandaj krahas punës së përditshme mendon, shqetësohet dhe u përkushtohet realizimit të disa aspiratave kulturore, të cilat nuk kërkonin investime të mëdha, por gjithsesi kërkonin zemërgjerësi ,atdhedashuri dhe kulturëdashësi ,por ,që sigurisht që nuk ishin dhe kaq të thjeshta për mundësitë e të tij modeste si ish emigrant i vjetër .Megjithatë, ai u betua se do të kontribuojë për diçka në fushën e kulturës. Diçka që do shërbente për ringjalljen e historisë së Kosovës ,asaj historie të mbushur me shumë dhimbje,me shumë sakrificë , e që kërkonte të dilte nga harresa për tu shfaqur me dritë. E tërë kjo ndërmarrje filantropike e Mehmetit u ngjiz tek Hasan Prishtina. Hasan Prishtina është një figurë që i përket sa Kosovës aq edhe Shqipërisë. Ai në historiografinë tonë është ndër 5- 6 yjet e historiografisë shqiptare .Nuk është pa domethënie se në boshtin vertikal jug-veri të kryeqytetit tonë Tiranë ndodhen monumente të ”Nënë Terezës”, Ismail Qemalit, Skënderbeu, Hasan Prishtinës dhe Ahmet Zogut. Ky është boshti më i rëndësishëm, i mbarë Tiranës si kryeqyteti i Shqipërisë Etnike dhe këta personalitete janë njëkohësisht 5 nga personalitetet më të lavdishëm të shqiptarëve. Nga këta personalitete vetëm Hasan Prishtina ,fatkeqësisht është më pak i njohur tek ne ,qoftë nga harresa qëllimkeqe antishqiptare,qoftë nga neglizhenca. Ja, pikërisht për këtë arsye personazhi i artikullit tonë Mehmet Prishtina e nisi veprën e bamirësisë kulturore me këtë figurë. Për Mehmet Prishtinën Hasani nuk ishte një çështje thjesht respekti apo lidhjesh farefisnore, trashëgimie apo diçka tjetër e tillë,por rikthimi i së vërtetës historike në piedestalin e nderimit shtetëror ,me qëllim që të dalin në dritën e diellit simbolet reale të Kosovës në historinë e kombit shqiptarë, ku 100 vjetori i Pavarësisë tonë do të shfaqej si rasti më ideal për këtë synim. Nga të 5 –të simbolet vetëm Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina do ishin dy simbolet kryesore të kësaj Pavarësie. Nga një lobim intensiv i vlerësuar me iniciativën e personale të Mehmetit Hasan Prishtina erdhi në kujtesën shtetërore të Kosovës atje ku ai e meritonte në mënyrën më shembullorë për një njeri si ai,i diplomuar në institucionin arsimor më perëndimor të Perandorisë Otomane,Shkollën e Lartë të Administratës Perandorake që përbëhej nga pedagog francezë. Pikërisht këtij pararendësi të Pavarësisë së Kosovës, qoftë edhe për këtë fakt, e meritonte që Universitetit Shtetëror në Prishtinës ti jepej emri i tij .Dhe sot ky universitet, quhet Universiteti “Hasan Prishtina” .Është nderimi më i madh, që po i behet inteligjencës shqiptare dhe arsimit nëpërmjet këtij politikani që tipar kryesor kishte intelektualitetin e tij. Dhe kryevepra e filantropisë kulturore të Mehmet Prishtinës nuk ishte thjeshtë mbështetja financiare që u bëri tre monumenteve të këtij personaliteti në Tiranë,Prishtinë dhe Shkup ,por gjithashtu ai interesim i madh dhe i përhershëm duke trokitur në dyert e institucioneve shtetërore në Prishtinë dhe në Tiranë në zgjim të Hasanit te anashkaluar. Në inaugurimin e tyre morën pjesë me mijëra qytetarë ku panë të derdhur në bonzë heroin e tyre të harruar të Pavarësisë Kombëtare. Për të qenë të sinqertë falë interesit të tij këmbëngulës para disa ditësh në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ne organizuam dhe përjetuam një ngjarje me përmasa kombëtare ,ku Presidenti i Republikës z Bujar Nishani i akordoi Hasan Prishtinës dekoratën më të lartë që jep shteti shqiptarë “Dekoratën e Flamurit”. Ishte një ceremoni e bukur, e thjeshtë por dhe madhështore në të cilën morën pjesë personalitete nga Kosova dhe Shqipëria, por dhe malësor të thjeshtë nga Polaci i Hasanit dhe nga tërë Drenica. Për hir të së vërtetës këmbëngulja e dhe vullneti tij patriotik kanë vulë të pa dukshme në atë ceremoni që i mblodhi shqiptarët së bashku për të nderuar heroin e tyre të përbashkët.
“Vullnetarizmi kulturor i një qytetari biznesmen si Mehmet Prishtina nga fshati Polac i Drenicës së Hasan Prishtinës , që sot po jep një kontribut shembullor me ndihmën e tij financiare dhe iniciativat e tij personale për lartësimin e figurës së Hasan Prishtinës është një rast që duhet të merret si shembull dhe të kuptohet se çfarë dashurie kanë për rrënjët e tyre qytetarët kosovarë”- u shprehë Presidenti Nishani gjatë kësaj ceremonie dekorimi.
Por vullnetarizmi i tij nuk u ndal në mbështetje ndaj lartësimit të kësaj figure kombëtare .Hasan Prishtina kishte nevojë edhe për një rilindje në literaturë. Me iniciativën dhe mbështetjen e tij financiare u bë e mundur botimi i disa librave që hedhin dritë mbi figurën shumëdimensionale të këtij personaliteti politikë..Ishte vullnetarizmi kulturor i këtij biznesmeni me mundësi modeste që të bëhej në Tetovë një konferencë ndërkombëtare me pjesëmarrjen e 30 studiueseve shqiptarë dhe të huaj mbi kontributin e Hasan Prishtinës në Pavarësinë tonë Kombëtare. Është pikërisht vullnetarizmi i tij kulturor i cili e ka ngacmuar sedrën e tij , që ti shpallë vetes së tij projekte të tjera mbi përjetësimin e mëtejshëm të kësaj figure. Botime librash, dinjitoze me biografi dhe dokumente. Një monomet tjetër në Vlorë për këtë figurë së bashku me Komunën e Prishtinës janë shprehje e një zgjimi të vrullshëm integrues që po bëjnë shqiptarët me njeri tjetrin. Në të gjitha këto veprime vullnetare Mehmet Prishtina fillimisht ka qenë i vetëm. Por ai nuk u tërhoq nga përkushtimi i tij ndoshta përtej mundësive për të lartësuar heroin e tij. Ai është i bindur se sikur çdo individ i ngjashëm në mundësi si ai të bënte qoftë edhe diçka vullnetare për personalitetin që do Shqipëria dhe Kosova do rizgjohen të përmbrujtura nga kujtesa historike dhe kultura shqiptare do ringjallet dhe madhështohet nga admirimi i miliona shqiptarëve të cilët do zbulojnë një histori të re të vendit të tyre. Mehmet Prishtina është vetëm një pionier i ri i këtij vullnetarizmi kulturorë. Shpresojmë se shembulli i tij i ri do ti hap rrugë atij rizgjimi të traditës së bujarisë shqiptare të kohës së Rilindjes Kombëtare e cila nisi me “Kalendarin Kombiar” dhe vazhdoi me botime, ndërtime shkollash, shtypshkronjash dhe akte të tjera kulturo-arsimore në shërbim të zgjimit kombëtarë shqiptarë dhe lartësimit shpirtëror të shqiptarëve.
* Ndihmes i Presidentit te Shqiperise Nishani,studiues,botues dhe publicist.

KESHILLI KOMBETAR:Qeveria dhe opozita të punojnë së bashku

$
0
0

KKSHA- bën thirrje për për dhënien fund të polariziminit shkatërrues politikë, dhe bën thirrje që qeveria dhe opozita të punojnë së bashku/
WASHINGTON D.C: Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) i bën thirrje udhëheqësve politikë në Shqipëri, që ata të nxisim dialogun në mes tyre dhe t`i japin fund, sharjeve në parlament, përplasjeve fizike, akuzave me emra, protestave për dhe grevave të urisë. Mbasi, siç shprehet ajo; “këto nuk janë produktive për idealet e një demokracie të shëndoshë për të siguruar një të ardhme më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre”, thuhet në dekleratë.
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA ), me anë të kësaj deklerate për shtyp, bën thirrje për dhënien fund të polariziminit shkatërrues politikë, siç e quan ajo atë se çfarë po ndodh në Shqipëri dhe njëkohësisht bën thirrje që qeveria dhe opozita të punojnë së bashku në mënyrë që Shqipëria të mund të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE .
Ky Këshill i cili mbron interesat tona kombëtare në Ushington në këtë dekleratë shprehet se :”Qeveria shqiptare e zgjedhur nga populli e ka përgjegjësinë, e saj për të udhëhequr vendin drejt BE-së, pra ; përmirësimin e ekonomisë ; dhe forcimin e sundimit të ligjit ruajtjen e rendit . Në mënyrë që për Shqipërinë, ajo të bëhet anëtare e BE-së , duhet që liderët politikë në qeveri dhe në opozitë, të jenë të gatshëm për të negociuar reforma ligjore dhe të luftojnë së bashku korrupsionin . Demonstratat , greva urie , akuzat për korrupsion , duke u sharë me njëri tjetrin, dhe “lufta” me grushta, në parlament, i përkasin së kaluarës” shprehet në dekleratë KKSHA-ja.
Gjithashtu, thuhet në dekleratë se për, Këshillin Kombëtar Shqiptaro Amerikan – “Shqipëria, ka nevojë për një dinamikë të re politike , ku përmirësimi jetës së qytetarëve, është më e rëndësishme se zgjidhja e dallimeve politike dhe personale . Përveç kësaj , KKSHA u bën thirrje anëtarëve të parlamentit, që të përmbahen nga veprimet që shkaktojnë incidentet fizike mes njëri tjetërit gjatë seancave parlamentare . Kjo lloj sjellje nuk është vetëm e turpshme, për të u shikuar në një televizion , por ajo është edhe shkatërruese dhe pengon dialogun dhe mirëkuptimin .
Në fund të kësaj deklerate, Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan thekson edhe një herë se:” Pas 50 viteve të komunizmit dhe 25 vjet të një tranzicioni të zgjatur në demokraci , populli i Shqipërisë – meriton më të mirën nga udhëheqësit e tyre politikë . Shqipëria, thotë deklerata e KKSHA, ka burime të jashtëzakonshme natyrore, një rini vitale dhe të talentuar , por për fat të keq progresi i saj – është duke u penguar nga një dinamikë e padobishme politike – nga ata që besohen nga populli për të siguruar një të ardhme më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre”./Beqir SINA/

ALEANCAT QË MUND TË PRODHOJË 8 QERSHORI: MË MIRË LDK-AAK SESA AAK-VV APO PDK-VV

$
0
0

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Fushata zgjedhore në Kosovë po arrin në finish. Liderët politikë po bëjnë një fushatë të kultivuar, pa sharje dhe fyerje. Qeverisja shtatëvjeçare e Thaçit shihet si dështim i plotë sa i përket luftës kundër korrupsionit, ndërtimit të shtetit ligjor dhe uljes së papunësisë e varfërisë. Aktualisht Kosova është një Lager në Europë dhe fakti se ishte viktima e fundit e një konflikti barbar nuk e ka zbutur aspak cinizmin e Europës e cila paçka se tani e tregon me gisht Hashim Thaçin për bëmat e tij – me të pati një romancë shtatëvjeçare. Nga ana e tij, Hashim Thaçi që nuk e çau kokën të kryejë detyrat e shtëpisë – në dukje ai ka mbajtur një raport loyal me SHBA.
Sipas të gjitha gjasave Hashim Thaçi do ta pësojë ashtu si Sali Berisha në zgjedhjet e qershorit të shkuar. Për ta parandaluar këtë disfatë Thaçi ka marrë masat e tij. Një segment i PDK-së sot gjendet i katapultuar tek VV. Si për të përgatitur aleancën e re që Thaçi ka në mendje – bashkë me AKR, partinë e Behxhet Pacollit.
Për aleanca po përgatitet edhe AAK, partia e Ramush Haradinajt. Për Haradinajn, zgjedhjet e 8 qershorit, janë të parat ku ai udhëheq fushatën e partisë së tij në gjendje të lirë, pas një gjykimi tepër të vështirë dhe të gjatë disavjeçar. Ai ishte kryeministër i zgjedhur nga Ibrahim Rugova në zgjedhjet e 2004, kur ndaj tij nisi procesi gjyqsor i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës më 2005. Vjet, kur u kthye nga Haga, u miklua prej Hashim Thaçit duke treguar gatishmëri për të hyrë me të në alanca qeverisese. Por Thaçi e mashtroi. Tani nga intervista që ka dhënë tek Zëri i Amerikës mësohet se ai sheh si aleatë LDK ose VV.
Nga ana e saj LDK – e ka provuar çmimin që i kushtoi aleanca me Hashim Thaçin më 2007, por edhe përjashtimi i aleancave në zgjedhjet e 2010.
Ndërsa bojkoti dhe abstenimi nga 45% – 55% i popullit të Kosovës gjatë zgjedhjeve të 2007 dhe atyre të 2010 – është një fakt tronditës që tregon se populli e beson pak klasën politike në Kosovë dhe një kambanë alarmi për 8 Qershorin e 2014.
Isa Mustafa ka shans që të bëhet kryeministër i Kosovës duke llogaritur se i duhet të ndërtojë shtetin ligjor. Këtë gjë mund ta bëjë vetëm duke mbajtur rreth vetes figura të pastra dhe me integritet. Isa Mustafa duhet të synojë fitoren e LDK-së, sepse humbja e tretë jo vetëm do ta shpartallonte partinë, por nuk do të ishte në të mirë të interesave kombëtare të Kosovës.
LDK ka burime njerëzore të pafundme. Ndërkohë raportet me SHBA dhe BE duhet të jenë në të njëjtën valë që i ka lënë Ibrahim Rugova. Kosova është vend në zemër të Europës dhe shqiptarët e Kosovës tek SHBA kanë Aleatin e tyre jetik.
Në këtë situate ku ndodhet sot Kosova, LDK-ja ka shansin që të jetë partia e parë. Zemrat e elektoratit rugovian LDK mund t’i tërheqë permes një imazhi të ri me figura të reja. Emrat e rinj dhe angazhimi i Donika Gërvallës është shans i LDK-së. Ndërsa projektimi aleancës – me cilën parti apo koalicion do të qeverisë – për LDK është obligative.
LDK ka të drejtë legjitime të përjashtojë VV, sepse Albin Kurti nuk e ka njohur kurrë rolin e Ibrahim Rugovës, pra është në pozita thellësisht ekstremiste. Po ashtu LDK ka të drejtë të përjashtojë edhe AKR, si aleatin e ngushtë të Hashim Thaçit.
Aleancë e PDK-së dhe VV është e dëmshme për Kosovën. E dëmshme dhe aspak e shëndetëshme për Kosovën edhe aleanca e AAK dhe VV. Në këtë kontekst LDK mund të hyjë në Aleancë me AAK, për ta vazhduar rrugën e nisur në 2004 nga Ibrahim Rugova.
Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se Kosova do të qeveriset vetëm me duar të pastra, pa klane, pa bajraqe, pa klientelizëm, pa intriga, pa politikanë me hipoteka, pa despotizëm. Isa Mustafa duhet ta administrojë mirë rolin që ka, të Njëshit të partisë, duke mos pranuar që të dalë në hije nga kasta e vjetër.
Zgjedhjet e parakohëshme, me një media të pushtuar nga oligarkët, e bëjnë shumë të vështirë komunikimin midis kandidatëve me Sovranin, por gjendja kritike e bën popullin e Kosovës që të jetë largpamës e t’i sfidojë të gjitha barrierat, për ta sfiduar të keqen – që Kosova të bëhet e të jetë ajo që meriton.

Një “Bibël” për faljen e gjakut

$
0
0

Nga Përparim Hysi/
Romani i Pierre- Pandeli Simsisë “Nuse në derë të hasmit” mbrriti në dorën time me shumë vonesë. Pa zmadhuar në këtë që shkruaj, them se sikur libri të qe nisur në këmbë që,matan oqeanit, ku jeton autori, do kishte mbrritur më shpejt. Sidoqoftë, më mirë vonë se sa kurrë. Qe një amanet që, si të gjithë amanetet, nuk e treti dheu. Miku im ( po ky njeri kaq i gjendur për kë nuk është treguar mik?), ingjinieri Spiro Naqo ma solli në dorë, pasi kish ngrënë një gjobë të mirë për parkimin e makinës. Pra, i futur dy herë “borxh”, së pari për autorin dhe së dyti për prurësin (sado që prurësi nuk gjykohet!!!), pak nga pak po paguaj “doganën” me këtë shkrim që si objekt ka romanin në fjalë.
* * *
Dhurata që ma solli të “ngrohtë”, ingjinier Spiroja, më gjeti paksa të ngarkuar me halle familjare. Halle ca të rënda që unë i kaloj o duke lexuar, o duke shkruar. E lexova romanin dhe ,tek qëndroj për të dhënë përshtypjet për të, them: me Simsinë ka ndodhur si me atë thënien e arabëve që thonë: – Mos ia beso të gjitha mikut, se, ku ta dish, një ditë mund të të bëhet armik. Dhe, më tej:- Mos e shaj deri në fund armikun,se një ditë mund të bëhet mik. Se, në fund të fundit, kështu vërtiten ngjarjet në romanin që lakoj. Simsia, ky beratas që ka emigruar në vitet e demokracisë matan oqeanit, në Shqipëri nuk ka qenë shkrimtar. Ka qenë një qytetar i thjeshtë që aspironte për kulturë. Aq sa e kam ndjekur unë (natyrisht, ç’shkruaj për të, të merret me rezervë,se unë nuk njihem me Pierr Simsinë), di që Pierri është një “makineri memoriesh për këngët”, gjë që flet për një njeri që kohën e lirë e ka për të zgjeruar horizontin. Kalimthi, në mos më gabon kujtesa, e kam parë kur tekste të tëra këngësh të kënduara në festivale, i thoshte përmëndësh si të qe një makinë logaritëse. Më tej, kam lexuar prej tij tregime (me kufizime këto,se jo çdo gjë mbaj mend), por, kur erdhi në Tiranë për të promovuar këtë roman, nuk patëm mundësi që t’i hapnim “kartërat”. Gjëra që ndodhin. Isha në sallë. Kur mbaroi promovimi, i dhashë dorën dhe sa shkëmbyem përshëndetjet e kortezisë, u ndamë. As që e dija, që Spiro Mikut i kish lënë një libër për mua. Pra, këtë roman që unë, pasi e lexova, e quaj si një “Bibël” për faljen e gjakut.
* * *
Por para se të them përshtypjet për romanin, nuk kam si mos bëj një analogji të largët që ka ndodhur me dy shkrimtarë të mëdhenjë aty, në Amerikë. Është fjala për të madhin Woolt Witman dhe poeten e bukur, por aq “gojëmbyllur”, Emily Diskinson. U takuan në një stacion treni dhe vetëm sa shkëmbyen duarët: Woolt- Emily dhe kaq. Sikur Diskinsoni të kishte folur,- them unë në një poezi timen,- kushedi seç diej poetik do kishin ngrohur faqet e letërsisë. Po Emilyja mbeti ashtu e drojtur, si një “film pa zë”, për të shpërthyer me njëmijë e pesëqind poezitë e saj të ndryme në sirtar. E solla këtë ndodhi vetëm se kështu ndodhi dhe me mua dhe Simsinë. E sa për analogjinë (ato kurrë nuk janë të qëlluara), vetëm një gjë: ky shkrim po bëhet me vonesë për shkaqe që nuk varen nga unë.
Romani në linjë të prgjithshme ka dashurinë e dy të rinjëve shqiptarë që kanë emigruar në Amerikë. Njohur, rastësisht,ata lidhen pazgjidhmërisht me njëri-tjetrin. Kur “njihen” më mirë, zbulojnë se kanë të fshehta që në “stazhin” e njohjes nuk ia kanë zbuluar njëri- tjetrit. Për të qenë më i drejtpërdrejtë me lexuesit që nuk e kanë lexuar romanin, dashuria e Liridonit me Lean has në një “gërç” që është vështirë të kapërcehet. Si një nyje “Gordiane” që nuk do shpatën mitike të Aleksandrit të madh për t’u prerë, por do urtësi dhe zëmërmadhësi njerëzore për t’u kapërcyer. Nga dashuria e pastër e çiftit Liridon-Lea ka një fëmijë parakohe dhe, pikërisht, në këto çaste, zbulohen të “fshehtat” që janë si një kërcënim real. Lea qëllon të jetë nga një derë, që në lidhje gjaku, kishte hak për të marrë në familjen e Liridonit. Më shumë se kaq, nuk ka se ku të shkoj. Por…
le ta lëmë për një çast se si vazhdon ky roman dashurie, për t’u ndalur tek autori, Pierre- Pandeli Simsia.
* * *
Sado që ka kohë që jeton në Amerikë dhe sado që është qytetar amerikan, tek Simsia ndodh që me trup është atje, matan oqeanit, po me shpirt është në Shqipëri. Kur them në Shqipëri, kjo, Shqipëria për të fillon nga Berati dhe mbaron kudo ku fjalës bukë i thonë bukë. Pse pulson me këtë lloj gjaku, pse jeton me arritjet e hallet e SHiqpërisë, ulet e shkruan një roman ku në qendër të tij, është hakmarrja. Simsia e di mirë: ne jemi “pasagjerë të mesjetës” që duam të udhëtojmë në “trenat modernë të Europës”. Në ndodh që fenomeni gjakmarrjes është bërë një fenomen akut, faji, padyshim, është i politikës dhe shtetit, në radhë të parë. Shteti, në postdemokraci, i ngjan atij “bullarit” që i ka të mbyllur sytë. Gjakmarrja është plagë e hapur që rrjedh dhe plagos shoqërinë. Kundër këtij fenomeni mesjetar ngrihet me penën e tij, Simsia, dhe jo vetëm kaq: nuk ke se si mos entusiazmohesh dhe, njëherësh, ta ndjeshë veten mirë, kur Xhorxhi, dajua e Leas, e fal gjakun. Kjo falje gjaku nuk është as trill dhe as një veprim “deux ex machina”, por rrejdhojë e një pune të madhe, ku një meritë të madhe,sa “komiteti i faljes së gjakut” aq dhe religjioni. Xhorxhi duke qenë një besimtar i thekur i kishës, “dorëzohet” në ndërgjegjen e tij dhe fal gjakun e të vëllait.
Mesazhi që përciell Simsia është një mesazh i bardhë. Ai nuk mund të rrijë symbyllur para një fenomeni që, në të vërtetë, është një atavizëm që nga Mesjeta e largët. Apeli i tij është sa i bukur, aq dhe njerëzor. Bukuria dhe vlera e romanit rriten në finale. Një finale që të mbushë me emocione pozitive dhe mbresëlënëse. Për këtë arsye unë e kam quajtur romanin “Një Bibël” për falen e gjakut,
Tiranë, 5 qershor 2014
*(esse)-Romani “Nuse në derën e hasmit” të Pierre-Pandeli Simsia


Concordia College Hosts Talk By Cardinal Dolan

$
0
0

Portrait artist Flladi Kulla painted a likeness of the Cardinal. Photo Credit: Contributed /
BRONXVILLE, N.Y. — Although the harsh winter postponed his speech nearly two months, Cardinal Timothy Dolan, the archbishop of New York was a star guest lecturer at Concordia College on Monday, June 2, as he became the latest figurehead to speak at the annual Jacobson Global Lecture Each year, Concordia honors the late David C. Jacobson, a former provost and professor at the school with its renowned guest speaker series. Dolan was originally scheduled to speak at the Meyer Athletic Center on Feb. 13, but winter weather warnings pushed his lecture into the spring.
Dolan joins a distinguished list of guests that includes New York City Police Commissioner Raymond Kelly, Time magazine Senior Editor Bobby Ghosh and Karl Theodor Paschke, the formerunder secretary general of the United Nations for Internal Oversight Services.
The cardinal’s speech, titled “Soul, Head and Heart,” discussed the importance of spiritual and emotional health, while using the last three popes: St. John Paul II, Benedict XVI and Francis as examples of these human characteristics.
During his lecture, Dolan surprised many in the audience with his wit, sense of humor and engaging speaking style.
“I like to attend the big-time lectures, but I really wasn’t sure what to expect from such a high-ranking religious leader,” alumna and Eastchester resident Jeanne Burke said. “But he was funny and open and just really interesting to listen to.”
Dolan, who has been named as one of Time magazine’s 100 Most Influential People in the World, expressed his admiration for Pope Francis’ heart and keen sense of judgment, while praising Pope John Paul’s soul and resiliency after struggling through a difficult upbringing as a child in Poland during the Nazi occupation. Dolan also cited Pope Francis’ intellect, as he sought to protect the environment as well as his constituents.
Natasha Miller, a professional photographer that has covered countless events throughout Fairfield, Westchester County, and New York City, was intrigued by the way Dolan seamlessly incorporated the theme of his lecture with the three popes.
“As an event photographer, I was honored to be invited to photograph Cardinal Dolan’s visit,” she said. “It was very interesting to hear Dolan speak about the past three popes in relation to the subject of his speech. I’m lucky to have these photos to look back on.”
The night concluded with acclaimed portrait artist – and Concordia alumnus – Flladi Kulla presenting “His Eminence” with a portrait of the cardinal’s likeness. Dolan, a New York native, was also presented with a Yankee hat from Concordia College President Viji George.
“Pope Francis has captured the world’s imagination by shining the light on the church’s compassionate persona rather than the punitive and generated considerable interest in re-examining the role of faith in the public square,” George said in a statement before the speech. “As the leading voice representing the Catholic Church in America, Cardinal Dolan is eminently qualified and adept at articulating this vision.”(Yonkers Daily Voice)

HARRESA E QËLLIMTË FSHEH KRIMET QË NUK DUHEN PËRSËRITË!

$
0
0

Nga Prof. Sami Repishti,Ph.D.*/
Ridgefield,CT.USA/
Me 30 Maj 2014, ne Tirane, u perurue Kisha-Katedrale e re ortodokse shqiptare “Ngjallja e Krishtit”. Per kete ngjarje te randesishme, Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Janullatos kishte ftue figurat kryesore te kishave ortodokse te mjaft vendeve dhe, me randesi te dores se pare, edhe Terelumturine e Tij Patriarkun Vartelomeo i Stambollit. Ne ceremonine solemne moren pjese edhe udheheqsit politike te shtetit shqiptar.
Ndertimi i Kishes-Kathedrale ne ish-Shqiperine ateiste ashte nji fitore e arsyes mbi çmendurine komuniste, dhe nji afirmim pozitiv i popullit shqiptar ne besimin tek Krijuesi. Njikohesisht, e pavaresisht nga kritikat e shumeta, pjesemarrja e Patriarkut Vartelomeo I, dhe i shtate kryetareve kishtare te vendeve ortodokse ashte, per mendimin tim, nji akt i randesishem i afirmimit te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare si nji “Kishe” e pavarun e shqiptareve, dhe ne rangun e te gjitha kishave tjera, pa asnji kontestim te legjitimitetit te saj nga qarqet e jashteme, qe na kujtojne te kaluemen e hidhun. Nji njohje te ketille masive e kemi perjetue ne prill 1937 me marrjen e TOMOS-it nga Patrikana e Stambollit, qe zyrtarizoi Kishen e ngritun ne Tirane, me 1922, nga mendje-ndrituni Imzot Fan S. Noli.
Pershendesim inaugurimin e Kishes–Katedrale “Ngjallja e Krishtit” dhe urojme vellazenve dhe motrave tona ortodokse shqiptare nji “ngjallje” shpirtenore te vertete, per kenaqesine e tyne dhe te breznive te ardhme.
Fatkeqsisht, atmosfera jo-politike e ketij tubimi per nji qellim ma te nalte se “politika e dites”, u damtue rande nga “i ftuari”, Patriarku Irenej i Kishes Ortodokse te Serbise. Akoma ma e rande: Patriarku serb Irenej mohoi humbjen e jetes se mijera shqiptareve –kryesisht te Kosoves- ne duert e xhelateve serbe, sidomos qe nga vitet 1840-ta me daljen e Naçertanies se Kryeministrit serb Garashanin.
Gjate nji interviste me Top Channel, ne Tirane, Fortlumturia e Tij, Irenej, komentoi se :”…asnjihere nuk kemi pasur probleme ne mes te dy popujve tone”, “…ne se kemi jetue shekuj bashke, pse te mos vazhdojme te jetojme perseri bashke”, “…serbet asnjihere nuk kane qene armiqsore ne raport me shqiptaret”, “… Ne 1912, kur Kosova u çlirue nga Turqia, asnje shqiptar nuk u perzu nga Kosova e Metohia…” dhe litani te tilla pa substance. E pabesueshme! Dhe akoma ma keq, e rrezikshme: mohimi i krimit te kryem, rrezikon perseritjen ne rastin ma te pare. Ai duhet demaskue!
Nji kuader i ketill u plotesue me mohimin e se drejtes se Kosoves per pavaresi, nji mohim i bame ne Tirane, kryeqytet i Shqiperise. Na pergezojme Kryeministrin E.Rama per bojkotimin e darkes ceremoniale, dhe jemi thellesisht te shgenjyem nga heshtja kuptimplote e Fortlumturise se Tij Kryepeshkopit Janullatos te Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise.
***
Planet ekspansioniste te Serbise, nga faza e “konceptit’ u trasformuen ne “ekzekutim” me nji vrull te frymezuem nga pasioni shovenist serb, dhe urrejtja per okupatorin turk e mysliman. Fakti qe popullsia qe do te çvendosej nga toket e lakmueme nga serbet nuk ishin “Turq” por shqiptare myslimane nuk e ndryshoi ekuacionn politik serb. Si rrjedhim, urrejtja anti-turke u zbraz mbi koket e shqiptareve, edhe ata vete viktima te okupacionit shume-shekullor otoman…!
I nxitun nga Perandoria ruse, shovinizmi serb shpertheu ne vitet 1877-78 kunder banoreve shqiptare te Nishit, Leskovacit, Kurshumlise, Presheves zona qe sot quejme “Kosova lindore”. Qytetet e fshatet e Kosoves u mbushen nga 250.000 refugjatet e debuem e qe sot njihen akoma me termin “muhaxhiret e Kosoves”. Kongresi i Berlinit (1878) konfirmoi fitoren ushtarake serbo-malazeze, dhe territoret shqiptare perfunduen si pjese perbase te shteteve serb e malazias.
Qe nga viti 1878 deri ne vitin 1912, dhe ma vone ne vitin 1919, ofensiva serbe u zgjanue tue perfshi te gjithe territorin e sotem te Republikes se Kosoves, Malesine e Veriut te Shkodres, krahinen e Presheves, dhe qytetet shqiptare ne Maqedoni qe nga Kumanova e Shkupi deri ne Struge, Oher e Resnje. Gjysma e territorit shqiptar u okupue ushtarakisht nga serbet ne Veri dhe ne Jug nga greket.
Okupimi serb i Kosoves (dhe ai grek i Çamerise) nuk kufizohet ne marrjen me force te territorit: ai dallohet si metode raciste dhe vrastare e popullsise vendese; me nji fjale, serbet kerkojshin “nji Kosove pa shqiptare”. Kete synim ata e ndoqen me metodat ma barbare qe tronditen koshiencen e botes se qytetnueme, sidomos qe nga viti 1912 deri ne qershorin e vitit 1999, dita e çlirimit final te Kosoves nga zgjedha serbe.
Ne konferencat nderkombetare teza serbe ka qene gjithehere e njajte: shqiptaret jane tipa kriminelesh, te pakorrigjueshem qe kercenojne paqen ne Ballkan. Vetem serbet jane ne gjendje “me i qetesue” Ne vitin 1913, ish kryeministri serb, V.Gjorgjeviç, i pershkruente si:“….kafshe te egra me bisht qe kalojne naten te varun nga pemet e pyllit….!
Ne emen te ketij “qetesimi” u ba edhe çfarosja e tyne, e dokumentueme nga shtypi perendimor dhe sidomos nga Komisioni per Hetimet e Shkaqeve te Luftes te Carnegie Endowment for Peace. Mbas L1B, me rihymjen serbe ne Kosove, procesi i asgjasimit te shqiptareve rifilloi. Me 18 prill 1919, Sekretari i Shtetit amerikan, Robert Lansing, i drejtohej MPJ te Britanise se Madhe, Lord M.J.Balfour, dhe e njoftonte :
“… Gucia, Plava, Gjakova, Peja, Pozhuri dhe Rozhaja kane qene skena terrorizimi dhe vrasje nga trupat serbe dhe agjente serbe, politika e te cileve duket se ashte çfarosja fizike e banoreve shqiptare te kesaj Krahine…” Nderkohe, propaganda dehumanizuese serbe u ba nji “kryqezate” kunder “te pafeve” (myslimane). Myslimanet shqiptare vazhduen te identifkohen si “turq”.
Ekziston dokumentimi se vetem gjate vitit 1912, numri i shqiptareve te masakruem nga ushtrite serbo-malazeze arrine ne 12.777. Kosta Novakoviç, nji deshmitar okular e officer i ushtrise serbe, shkruen:” Te ‘drejtat historike” te Serbise shkuen shume larg: ata kerkojshin nji Kosove pa shqiptare, megjithese Kosova ashte nji Krahine e paster shqiptare…” Socialisti i madh serb D.Tucoviç tregon:” Ne te njajten kohe deshmova krematore barbare ne te cilat qindera gra e femije shqiptare u dogjen per se gjalli…”. Raporti i Carnegie Endowment for Peace pershkruen:
”…Shtepi dhe fshate te tana u bane shkrumb e hi, qytetare te pa armatosun dhe te pa fajshem u masakruen en masse, akte dhune te pabesueshme, grabitje, brutalitet i çdo lloji – keto ishin metodat e perdoruna- e qe perdorojne akoma ushtrite serbo-malazeze, me qellim qe te ndryshojne karakterin etnik te Krahines se banueme ekskluzivisht nga shqiptaret. Ne vitin 1920-, ka qene nderhymja e Presidentit W.Wilson qe ka pengue te njajtin fat per Shqiperine e Veriut.
Shqiptaret qe i shpetuen masakrimit u detyruen me force te emigrojne ne Turqi nen masken e fese “myslimane” prandej “turq”. Ne vitin 1941, numri i tyne kishte arrijte ne ma shume se 400.000 emigrante (njeni nga çdo tre banore shqiptare). Ish udheheqsi komunist jugosllav Milovan Gjilas tregon:” Perdorimi i dhunes dhe i grabitjes se shqiptareve ishte nji aksion publik ne Kosove, deri ne ate pike sa ashte e veshtire te besohej…”(dhe)”…te gjithe rrugaçet qe mbushin pozitat qeveritare dhe deshirojshin me u pasunue shpejt e shpejt, u derguen si administratore ne Sanxhak, Kosove dhe Maqedoni…” Aty ku kishte shqiptare!
Ne 1937, nji “Elaborat” i pergatitun nga Vaso Cubriloviç (i perseritun ne 1944) kerkonte largimin me force te shqiptareve ne Turqi. Ne 1941, nji punim nga diplomati Ivo Andriq, keshillonte ndamjen e Shqiperise ne mes te dy vendeve fqinje”…qe te zgjidhet problemi i Kosoves!”
Ne ditet tona, fitorja e komunisteve te Titos, tregoi se politika e vjeter serbe ndryshonte ne forme por jo ne substance. Metodat barbare komuniste, dhe mohimi i te drejtave te shqiptareve per vete-vendosje shkaktuen kryengritjen e pergjithshme (1944-1945) ku ma shume se 30.000 shqiptare moren malet Edhe sot, numri i viktimave shqiptare nuk dihet me siguri dhe shkon nga 35.000 ne 60.000 shqiptare te vrame vetem gjate viteve 1944-45, tragjikisht me aprovimin e komunisteve shqiptare…! Ndersa Jugosllavia e Titos shikohej si vendi ma shtypes i Europes, Kosova ishte grupi ma anmiqsor i Jugosllavise. Konkluzioni ashte i qarte!
Revoltat dhe demonstratat shqiptare kunder shtypjes serbe u perseriten, sidomos ne 1968, 1971 dhe 1981, ky i fundit nji eveniment qe paralajmeroi shkaterrimin e Jugosllavise. Zhvillimi i akteve ilegale te A.Rankoviqit dhe forcave te sherbimit sekret serb ne Kosove, u bane objekt i diskutimeve ne shtypin nderkombetar. Lista e gjate e krimeve serbe te mbulueme ne Kosove, tregoi fetyren e vertete te rregjimit, dhe i hapi dyert nji rezistence shqiptare kambengulese, parimore:Kosova Republike!
Me pavaresine e Slovenise, Kroacise, Bosnje-Herzegovines, Jugosllavia e Versaille-s u shemb. Perpjekjet serbe me e ringjalle deshtuen. Serbia ra ne duert e shovinisteve serbe qe perkrahen komunistin S.Millosheviç. Por shqiptaret refuzuen pjesemarrjen ne kete proçes Per shqiptaret kishte vetem nji rrugedalje: shkeputja nga Serbia dhe deklarimi i pavaresise se Kosoves., fitore qe u arrijte me 17 shkurt 2008. Por me gjak e sakrifica te panumerta!
Hymja me force e armates serbe ne Kosove gjate viteve 1998, 1999, shkaktoi vdekjen e ma shume se 12.000 banoreve vendas. Ma shume se 2.000 te tjere jane akoma te humbun dhe besohet se jane te vrame. Cdo dite, ne Serbi zbulohen varre shqiptaresh te ekzekutuem nga serbet. Ma shume se 20.000 gra shqiptare jane dhunue, Spastrimi etnik deboi afer nji miljon shqiptare ne vendet fqinje, ku jetuen si rrefugjate ne kampe te improvizueme. Llogaritet se 174 familje shqiptare jane djege per se gjalli mbrenda shtepive te tyne. Para nji katastrofe te ketill te krijueme nga invazioni serb i Kosoves zgjidhja e vetme ka qene rezistenca e armatosun dhe pavaresia e Kosoves.
Nobelisti per Paqe, Marty Artisaari, deklaron se “Pavaresia e Kosoves ashte e pandryshueshme, dhe u baj thirrje serbeve te kerkojne falje per krimet kunder njerezimit qe kane krye ne Kosove”. Ai shton:” Serbia duhet te njohe pavaresine e Kosoves para se te anetaresohet ne familjen e Europes se Bashkueme”.
Kete kerkojme edhe ne nga Patriarku i Serbise, sepse asnji here Kisha Ortodokse Serbe nuk ngriti zanin ne mbrojtje te viktimave shqiptare ne Kosove. Asnji here! Kerkoni falje Fortlumturi nga familjet shqiptare te veshuna me te zeza! Pranoni doren e pajtimit. Perbuzeni urrejtjen per shqiptaret. Ushqeni mirekuptim e afrimin ne mes te dy popujve fqinj, qe nuk kane asgja me fitue nga manovrimet politike…as intrigat fetare! Nji qendrim ketill vlen ma shume se duertrokitjet ne Beograd…! Sepse, shkruente gazeta The New York Times, ne editorialin e saj te dates 21 qershor 1999:
”Ajo qe ashte serioze ne kete mes ne lidhje me shkallen e atrociteteve (serbe ne Kosove) ashte se edhe ne ditet tona kur bashkeatdhetaret e tyne vrisnin mijera njerez te pafajshem, shumica dermuese e serbeve nuk u shqetesue fare, as deshen te trazohen!”
Ne kete proces pendimi Kisha Ortodokse Serbe mund te loze nji rol vendimtar!
Kur do te vij pranvera e se vertetes edhe per ty, o fqiu i im serb?
* City University of New York

ALEANCA E PERJETSHME SLLAVO-GREKE

$
0
0

Aleanca e përjetshme e krerëve ortodoks të vendeve sllave dhe greke,Patriarku serb Irinej nderon me medalje Anastas Janullatosin/
Foto: Pa koment- NISH,6/10/2013/
Nga Arben LLALLA/
Tirana priti më 1 Qershor 2014 krerët më të lartë të disa kishave ortodokse botërore si Patriarku Ikumenit me qendër në Stambollë Vartholomeu, Patriarkun e Jeruzalemit Theofil i III, Patriarkun e Rumanisë, Daniel, Patriarku i Serbisë, Irinej, Kryepeshkopin e Greqisë, Jeronimin, atë të Qipros, Krisostomin, Kryepeshkopin e Varshavës, Sava, dhe shumë delegacione të larta fetare nga Rusia etj. Ky takim kishte për qëllim shenjtërimin e kishës në Tiranë “Ringjallja e Krishtit”. Në këtë meshë madhështore pati edhe incidente të ndryshme, ku Patriarku i Serbisë, Irinej me tifozët e tij nacionalistë përmbysën kupën e bukës së mikpritjes shqiptare. Nga këto provokime nuk reagoj kryepeshkopi i Shqipërisë hirësia e tij z.Anastas Janullatosi. Tek e fundit përse duhet të reagonte z.Janullatosi, kur nuk ishin ofenduar grekët dhe Greqia, por ishin ofenduar shqiptarët dhe Shqipëria!? E përse duhet të reagonte z.Janullatosi nga provokimet serbe për pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë, tek e fundit ai, ka mbaruar shkollën e rezerviste në drejtimin për një luftë të Greqisë kundra Shqipërisë!
Pati mendime të ndryshme se përse nuk u ftua në këtë aktivitet kryepeshkopi i Maqedoninë dhe i Ukrainës duke menduar se mosftesat lidhen me çështjet politike, por e vërteta është krejt ndryshe. Kryepeshkopi i Maqedonisë z.Stefan nuk është ftuar në aktivitetin e Tiranës sepse Patriarku i Stambollit z.Vartholomeu, në vitin 2013, ka bërë një reagim të fuqishëm kundër kryepeshkopit të Maqedonisë z.Stefanit, ku përmendi problemet që ka kjo kishë si mos njohja nga asnjë kishë e botës, arrestimin dhe burgosjen e Peshkopit të Ohrit z.Joan i cili është dënuar për shpërdorim fondesh me rreth 3 vjet burg. (Kisha ortodokse e Maqedonisë është shkëputur nga gjiri i kishës serbe në vitin 1967, por asnjëherë nuk është njohur nga asnjë kishë ortodokse në botë).
Por mosftesa nga ana Kryepeshkopit të Shqipërisë hirësia e tij z.Anastas ndaj kryepeshkopit të Maqedonisë Stefan lidhet edhe me dy probleme personale që ka Anastas Janullatosi me këtë drejtues ortodoks. Kryepeshkopi i Maqedonisë Stefani, kur ka qenë Peshkop i kishës së Ohrit në fillim të viteve 1990 ka pagëzuar prift, priftin e kishës së Elbasanit “Shën Maria”, At Nikoll Markun i cili njihet si kundërshtari më i ashpër i kryepeshkopit të Shqipërisë z.Anastas Janullatosit. Problemi tjetër personal i Janullatosit me kryepeshkop Stefanin lidhet edhe me çështjen e pazgjidhur të emrit që ekziston prej kaq vitesh midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Sa për çështjen e mosftesës së Kryepeshkopit të Ukrainës që disa analistë e lidhin me problemet politike që ekzistojnë midis Ukrainës dhe Rusinë, kjo nuk është e vërtetë sepse në Tiranë më 1 Qershor nuk ishin ftuar as krerët e kishave ortodokse Armene, Gjeorgjiane, Moldave dhe e shumë vendeve të tjera të cilat nuk janë anëtare e Lidhjes së Fshehtë të disa kishave sllave dhe greke.
Në aktivitet u panë e fytyrat e nacionalistëve grek që punojnë prej shumë vitesh për aneksimin e jugut të Shqipërisë si greko-amerikani Nikola Geixh, të cilët janë miqtë e ngushtë të z.Anastas Janullatosit. Pati edhe zëra mirënjohje se Tirana për herë të parë bashkojë disa krerë ortodoksë, por e vërteta është krejt ndryshe. Takimi në Tiranë më 1 Qershor nuk ishte i rastësishëm, ai takimi ishte i përcaktuar që në fillim të vitit 2013.
Patriarku i Serbisë, Irinej erdhi në 1 Qershor për ti kthyer vizitën mikut të tij Kryepeshkop Janullatosit i cili qëndroj disa ditë në Serbi në Tetor 2013, ku u takua edhe me krerët më të lartë të shtetit serb.

Anastas Janullatosi nderohet me mirënjohje nga patriarku i Serbisë Irinej

Më 5 Tetor 2013 në Beograd u mbajt mesha me rastin e 1700 vjetorit të nënshkrimit për lutjet dhe liritë fetare (Ediktit të Milanos, vitit 313). Kjo meshë u festua në katedralen e Kryeengjullit Mihal me nisjen e lutjeve nga Patriarku i Stambollit Vartholomeu, Patriarkun e Jeruzalemit Theofil i III, Patriarku i Rusisë, Kiril, Kryepeshkopi i Qipros, Krisostomos, Kyrepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi, Kryepeshkopi i Vrashavës, Sava, etj. Pas përfundimit të riteve fetare krerët ortodoks patën takim me Kryetarin e Serbisë Nikoliç, Kryeministrin Ivica Daçiç dhe ministrat etj. Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç shtroji një drekë për nder të krerëve të kishave ortodokse që kishin ardhur.
Pas këtij aktiviteti karvani i krerëve ortodoks botëror udhëtoj më 6 Tetor 2013, për në qytetin e Nishit, në vendlindjen e Kostandinit të Madh. Falja e ditës u krye në kishën e sapo ndërtuar të Shën Kostandinit dhe Elenës, e cila u ndoq nga rreth 15 mijë njerëz. Pas ritualeve fetare Patriarku i Serbisë Irinej u ndau medalje të artë të akorduar nga Sinodi i Shenjtë i Kishës së Serbisë “Perandori Kostandin”, drejtuesve të kishave ortodokse, midis tyre dhe kryepeshkopit të Shqipërisë hirësisë Anastas Janullatosit.
Më 7 Tetor 2013 krerët ortodoks si Patriarku i Stambollit Vartholomeu, Patriarkun e Jeruzalemit Theofil i III, Patriarku i Rusisë, Kiril, Patriarku i Serbisë, Irinej Kryepeshkopi i Qipros, Krisostomos, Kyrepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi, Kryepeshkopi i Vrashavës, Sava, vazhduan turneun për në kryeqytetin e Malit të Zi, Potgoricë ku mbajtën meshën në katedralen e “Ngjalljes së Shën Sotirit”. Krerët ortodoks të vendeve të ndryshme patën takime edhe kryetarin dhe kryeministrin e Republikës së Malit të Zi.
Pas këtij turneu me rastin e 1700 vjetorin e nënshkrimit të dekretit për lutjet dhe liritë fetare (Ediktit të Milanos, vitit 313) drejtuesit e kishave ortodokse ranë dakortë që më 1 Qershor 2014 të vinin në Tiranë për të bërë shenjtërimin e kishës së re Ngjallja e Krishtit.
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatosi ka qenë në Serbi edhe në 19 Nëntor 2009 kur vdiq Patriarku i Serbisë Pavlo.

Të krishterët e pa krishterë!

$
0
0

Nga Fahri XHARRA/
Dera e parajsës sigurisht duhet të jetë disi më e ndryshme nga ajo e Katedralës në ditën e e shenjterimit, që la jashtë ortodoksë shqiptarë, maqedonas e malazezë për të akomoduar priftërinjtë serbë dhe obsesionet e tyre tokësore territoriale e pronësore.(Ruben Avxhiu)
“Kur ushtarët serbë hyjnë në fshatin e vogël Korenica në Kosovë, ata nuk bënë asnjë diskriminim fetar, i vranë të gjithë burrat mbi 16 vjeç. 90% të tyre ishin katolikë dhe 10% myslimanë. Shtëpitë e tyre u dogjën e shkatërruan dhe kur prifti katolik shkoi të ankohet në komandën rajonale u dëgjua me tallje e kërcënime. Asnjë prej vrasësve, djegësve dhe ofenduesve nuk është dënuar apo çkishëruar nga Kisha Serbe.”
Misioni i feve është që të përçojnë tek njerzit mësimet e perendisë, në rrugë shpirtërore. Por;
-Kur Janullatusi i bekon eshtrat e fashatarëve musliman te varrosur para 100 vjetëve, të futur në një kuti si të krishterë dhe pastaj si ushtarë ortodoks grek, C’far është?
-Kur ndërtohet një kishë me një kosto marramendëse prej qindra miljona eurosh pa deklaruar burim financimi në një qytet prej një milion banorësh.Ç’far është?
-Kur i ftuari në shejtërim, kreu i kishës serbe deklaron se Kosova është zemra e Serbisë Ç’far është?
Pra ,ne shqiptarët duhet te ndajmë besimin e krishterë e të respektuar ortodoks me ortodoks-shovinizmin qe sot po gelon ne Shqipëri (Gjon Vuksani)
…Inagurimi i Kishës Ortodokse në Tiranë ka nxjerrë ne pah diskutimet mbi Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare…Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare ishte fryt i punës së Nolit por legjitimimi i kesaj Autoqefalie ishte rezultat i kembenguljes se Mbreterise shqiptare! Siç e dimë Noli iku nga Shqipëria në fund të vitit 1924 ndërsa Kisha mbeti Autoqefale gjithë viteve të Mbreterisë!Ata që e njohin historinë kombëtare e dinë se në ç`far viti është njohur dhe pranuar Autoqefalia e Kishës tonë Ortodokse nga Patrikana!…Si arriti Mbretëria shqiptare të mbeshtesë Kishën?! Këtë gjë duhet ta mesojnë politikanët e sotëm…nëse janë të interesuar kuptohet…(Ilir.Seci.)
“Nuk janë fajtorë Sllavët, sëpari duhet të gjykojmë vetën tonë pse :?! Shkurt-pamësia e disa historianëve nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare, po i vejnë ne pikëpyetje masakrat e osmanlijve gjatë sundimit Osman. !Në vend që të gjykojmë sundimin turk për gjenocidin që krijoi mbi familjet tona ne atë e mbrojmë, ne nuk pranojmë të flasim, ose kemi trup ta pranojmë që stegjyshërit tonë ishin Ortdoks ose Katolikë, Kemi turp ta pranojmë qe kemi fara e dale nga fara e të parëve tanë, dhe që askush nuk na detyron të nderrojmë fe.
Ne nuk merremi me bazat dhe rrënjet tona, por mendojmë aq shkurt sa që behemi sikur jemi popull i lindur me Perandorinë Osmane. !…..….. Kishat ua dhuruam Sllavëve të Ballkanit dhe ata tani ndertojnë “historinë “ e tyre me kishat e stergjyshërve tanë…… sot Serbija , Mali i zi, Sllavët e Maqedonisë, po mburrën me një Histori kinse të tyre , por në fakt me ndërtimet tona, me djersën e stërgjyshërve tonë me gjakun e popullit tonë..?! (Musa Esati)
Kisha Ortodokse Shqiptare a mund të ringjallte Krishtin edhe pa kryepopin serb ?
Krishti nuk mëson vrasjen. Nuk rekomandon hakmarrjen. Nuk këshillon urrejtjen dhe ja këto janë arsyet që bindin se është dashur të mos ftoni në Tiranë një kryepop të popëve Antikrisht ,një Antikrishti për të kremtuar ringjalljen e Krishtit e i cilii u mësoi njerëzve dashurinë.
Ai nuk erdhi në Tiranë me flamur të bardhë të paqes, ose me flamurin e Krishtit, me flamurin e pendesës, por zbriti me flamurin serb. Si një nacionalist tipik serb. Ashtu siç do të kishte dashur të zbresë: Millosheviçi, Koshtunica, Dobrica Qosiqi, Arkani, Shesheli, Vuçiqi e Daçiqi.(Lis Bukuroca ) Frika e tij më e madhe duhet të jetë nëse ka vërtet Zot, nëse ka një ferr ku vuhet vërtet për krime. Nëse kthehet vërtet një ditë Jezu Krishti dhe nëse ajo që është shkruar në Bibël është vërtet fjalë e Zotit. Atëhere ai duhet të ketë shumë, po vërtet shumë shumë frikë.
Shenjtërim do të thotë përjetësim, si akt. Por kjo ceremoni duhet të ishte bërë jo nga individë antishqiptarë që e drejtojnë sot Kishën. Ky akt shenjtërimi nuk është i drejtë sepse u bë nga një njeri që nuk është shqiptar, kryepeshkopi Janullatos, i cili për më tepër thirri klerikë nga Greqia e Serbia. Për cfarë i thirri? Për të treguar se sa i fortë është, sa pushtete ka? Kryepeshkopi Irinej njihet për deklaratat e tij kundër Kosovës, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë, ndaj si mund të shenjtërojë një njeri i tillë Kishën Shqiptare, kur ai është armiku i shqiptarëve dhe nuk e njeh fare dhe nuk e do kombin shqiptar,” tha pasditen e sotme At Nikolla Marku, gjatë një bisede telefonike për KosovaPress.
Shenjtërimi i kishës ortodokse Shqiptare u kthye edhe në një demostrim force te klerit grekë në Shqiperi. Sikur në krye te kishës sonë do ishte një shqiptar as që mund të paramendohej të ndodhte nje dicka e tille .Siç u vu re ” eshte e padiskutueshme forca e kryepeshkopit shqiptar ne rangun e ortodoksisë shqiptare.Por as Greqia as Qipro,as Serbia, e as Rusia nuk duan të dine për të drejtën tonë që të jetojmë të lire e se bashku si Shqiptare.Keto shtete nuk e njohin pamvarsinë e Kosovës ….dhe këtu lindin shumë pyetje për ortodoksët e vërtetë Shqipetar\:Cili eshte vizioni juaj ortodoks? Një ortodoksi shqiptare qe flet greqisht? Cilet jane miqët e bashkëvellezrit e besimit tuaj? Armiqët e Kosovës janë vëllezërit tuaj? (Altin Kocaqi)
Ky Antikrisht nga dhjetë urdhëresa qëndrore biblike, ka shkelur shtatë. Nuk dimë a ka shkelur kurorën, pra të shtatën. Nuk dimë a ka respektuar të pestën, a ka dashur prindërit e vet. Dhe nuk dimë a respekton ditën e pushimit, të shtatën, popi serb është bashkautor ideologjik i të gjitha mjerimeve shkatuar në Kosovë. Ai që nuk beson dhjetë urdhëresat, nuk mund të konsiderohet i krishterë (Lis Bukuroca )
Ky ishte një mllef i shprehur për të krishterët të pakrishterë!

Fahri Xharra
04.06.14 , Gjakovë

LULZIM BASHA, PRURJE EURO-ATLANTIKE

$
0
0

Nga Ramiz LUSHAJ/
1.Kryeherët, qyshse në vitet ’90, Lulzim Basha, asokohe gjimnazist i “Sami Frashërit” në Tiranë, mori pjesë në manifestime, protesta e veprimtari të Partisë Demokratike me devizën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, etj.. Ai do të ishte dhe me mandatin e vëzhguesit të saj në zgjedhjet e 22 marsit 1992.
Kjo kohë e fillimeve demokratike shenjon edhe fillesat e autobiografisë politike të Lulzim Bashës në PD e në politikën e madhe të kohës panshqiptare.
U rrit politikisht në moshë e karierë në kohën e demokracisë në Shqipëri, Hollandë e Kosovë. U rrit sëbashku me partinë e tij, Partinë Demokratike, prej nga simpatizant, veprimtar e antar i saj dhe deri në kryetar i saj i sotëm.
Lider i themeleve të PD, lider i themeltë i saj.
2.
Politikani i ri Lulzim Basha është diplomuar (1993-‘99) në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare në Universitetin 379 vjeçar të Utrechtit, ma i madhi në Hollandë e i klasifikuar një ndër 50 universitetet ma të mira të botës.
Pra, përveçohet si i vetmi lider i derisotëm i një partie politike shqiptare që i ka nis e krye studimet e larta universitare në Perëndim.
Jo vetëm kaq. Edhe bashkëshortja e tij, Aurela Basha, është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Utrechtit dhe ka një MBA nga Universiteti i Amsterdamit në kryeqytetin hollandez.
Një shembull të tillë, si ky i çiftit bashkëshortor Basha, të universitaruar në Perëndim, nuk e kemi në asnjë rast tjetër në historinë politike shqiptare, ndër gjithë liderët liderët politik partiak shqiptar.
Të dy sëbashku, Lulzim Basha e Aurela Basha, me shkollimin e tyre universitar në një nga vendet perëndimore ma demokratike të botës, si raste të përveçëm, si brumim, rrezatim, realizim, përbajnë sot një model emblematik, si të thuash, një “institucion” pro perëndimor më vete, në përkushtim të kohës demokratike, drejt të ardhmes euro-atlantike.
3.
Si asnjë tjetër politikan kryepartiak shqiptar i derisotëm, Lulzim Basha, vjen në politikën zyrtare të Shqipërisë Londineze me një karierë të shumfishtë mbi pesëvjeçare (1999-2004) në institucionet ndërkombëtare.
Fillimisht, ky euro-atlantik, punoi për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, për Gjykatën e Hagës, ku përgatiti akt-akuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit. Pastaj, këshilltar ligjor i Misionit UNMIK të OKB-së, një nga shtyllat e ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës euro-atlantike. Njëkohësisht, ndihmoi në krijimin e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.
Kjo udhë drejt Perëndimit euro-atlantik, CV e tij elitare, janë përvojë e trashëgimi e thesartë, jo vetëm për Lulzim Bashën 40 vjeçar (12 qershor 1974), po edhe për Partinë Demokratike, janë edhe pjesë e strategjisë për ta promovuar liderin e vet si kryeministrër i ardhshëm i Shqipërisë.
4.
Lulzim Basha ka ardhë në politikën zyrtare të Tiranës si një prurje euro-atlantike risore, meritore, aktive, cilësore, si një frymë e re në PD e politikën panshqiptare.
Si i tillë ai kreu detyrën e Kordinatorit të Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP), që ishte shtysë efektive e lartësim elektoral i fitores së PD-së më 2005. Njëherash ishte edhe Zëdhës i Fushatës Zgjedhore të PD më 20015. Kandidat për deputet i PD në Tiranë. Sigurisht, afirmativ e përballës me të majtën e figura politike të saj në debate televizive të Elektoriadës 2005.

5.
Ndryshe nga të gjithë ministrat e PD-së në katër mandatet qeverisëse të PD-së (me koalicionet e saj), Lulzim Basha ka sjell gjithato prurje euro-atlantike e shënon plot arritje euro-atlantike. Si ministër i Transporteve ishte përballës politik, nismëtar i flaktë e në disa menaxher i talentuar i Rrugës së Kombit (Autostrada Durrës-Kukës) për integrim me Kosovën shqiptare, i Tunelit të Krrabës të lidhjes së Tiranës me Elbasanin e Shqiptarët e Shkupit Dardan, etj. Si ministër i Punëve të Jashtme u zgjodh në një kohë kur për herë të parë Shqipërinë e vizitoi një President në detyrë i SHBA-së, Xhorxh W. Bush, në kohën e marrrjes së Ftesës e antarësimit në NATO, Hapja e Negociatave për Liberalizimin e Vizave, përshpejtimit të objektivave për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat në BE, për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008) e njohjet ndërkombëtare të saj, etj. Si ministër i Brendshëm (2009-2011) kur Shqipëria përmbushi të gjitha kushtet teknike për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian, etj.
Tash tre vite kryebashkiak i metropolit shqiptar (2011-’14) po punon me përkushtim, projekte transformuese e realitete ndryshuese për ta kthyer Tiranën në një qytet modern dhe europian.
6.
Kryetari aktual i PD-së, euro-atlantiku Lulzim Basha, i zgjedhur në korrik 2013, në ma të parën garë në kit’ parti sipas parimit “1 antar – 1 votë” mori mbi 80 për qind të votave në elektoriadën partiake. Ky është një mandat i fuqishëm për sipërmarrje politike prej tij për t’u dhënë shqiptarëve jo vetëm një opozitë të forte, krijuese dhe të vendosur, në mbrojtje të interesave të tyre por për t’i dhënë vendit alternativën e shpresës dhe forcën ta mbyllë trazicionin, pas përballjes me qeverinë e veseve të vjetra Rama-Meta. Ndoshta për ka kryer në kohë e lartësi kit’ mision duhet që Basha të mos kandidojë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, po të jetë tërësisht e krejtësisht në krye të PD-së.
Ndoshta duhet një organizim anglo-sakson i PD-së. Puna ka nisur…me antarësinë, themelin e partisë. Pastaj vijnë zgjedhjet për kryetarët lokal të saj. Kjo është si të thuash “çatia”. Në kit’ rrugëtim Basha po mbështetet fort tek vizioni, kurajo dhe qëndresa historike e themeluesve, tek energjia e pamatë e anëtarëve dhe militantëve ndër vite, tek pasuria e paçmueshme e vlerave të lidershipit historik të Sali Berishës.
7.
Kauza e Orientimit Pro Perëndimor të Shqipërisë është rrugëtim i gjatë historik, në gjithato stacione të historisë. Para 800 vitesh e patën si dukuri e praktikë Dinastia Progoni e shtetit të Arbrit. Ma i pari si e ktheu në platformë politike e shtetërore ishte Skënderbeu, Heroi ynë Kombëtar. Shqipëria është një vend i sponzorizuar shpeshtas e efektshëm kundër kuazave të tilla të mëdha, të shenjta, siç ishte ”Kauza Enveriadë” e Orientimit Pro Lindor të Shqipërisë, e cila po shfaqet sot egërsisht me promovimin e figurës së Enver Hoxhës, strukturave të tij të shumfishta e në brezni bio-politike.
Kam shfletuar gjithë shtypin shqiptar të Tiranës (janar 1988-dhjetor 1990) e kurrkush nga figurat e shtetit shqiptar në këto tri vite të fundit të sundimit komunist nuk kishte kritika e sulme ndaj Amerikës, përveçse vejusha e Enverit, Nexhmija Hoxha, e cila në Kongresin e VI-të të Frontit Demokratik të Shqipërisë (Qershor, 1989) i turrej sikurse i shoqi i vet në gjallje të tij. Përpjekjet e mazhorancës së sotme qeverisëse për rivlerësimin e rikthimin e figurës së E.Hoxhës në teskte shkollore, në përmendore, në tubime, etj. janë largim nga Orientimi Pro Perëndimor i Shqipërisë.
Tri ngjarjet antikombëtare të 1 qershorit 2014 në mes të Tiranës, dëshmojnë për sponsorizimin kundër Orientimit tonë Pro Perëndimor, kundër marrëdhanieve të mira me SHBA, kundër PD si alternativë e vendit e shpresë për shqiptarët, etj. E para, kryepeshkopi i Serbisë, Irinej, deklaroi: “Kosova dhe Metohija për ne serbët është pjesa më e shenjtë…”. E dyta, u ngrit para Katedrales Ortodokse nga një grup të rinjsh flamuri i Serbisë. E treta, ishte në përurimin e Katedrales Greke edhe ultra nacionalisti grek, Nikolas Geixh, i cili lëshoi thirrjet provokative e të pabaza: ”Himaren ta çlirojmë edhe me armë”?! Tek shprehje e sjellje të tilla gjenden edhe rrënjët e qëndrimeve e protestave antiamerikane në Shqipëri, në një nga vendet ma proamerikane në botë. Këto tre ngjarje kanë ndodh ndërmjet Monumentit të Skënderbeut e Shtatores së Ismail Qemalit, të Adem Jasharit e Hasan Prishtinës, në afri pak metra nga selia e Partisë Socialiste, Ministria e Mbrojtjes e ajo e Brendshme dhe Gjykatës së Lartë.
Lideri euro-atlantik Lulzim Basha, kryetar i PD-së e kryebashkiak i Tiranës, me qytetarinë e tij të lartë e kombëtarizmin e tij të sprovuar, duke u përballë me të tilla raste, fenomene, demonstrime, etj. po ngrihet denjësisht në lartësi epokale të mbrojtjes e lartësimit të kauzës të Orientimit Pro Perëndimor të Shqipërisë. Natyrisht Lulzim Basha është një nga Apostujt e Orientimit Pro Perëndimor të Shqipërisë. Kjo shprehimohet dhe në dekorimin e tij “Qytetar i Lirë i Londrës”, në cilësimet ndaj tij si “Princ i Integrimeve Euro-atlantike”, “Golden Boy i Demokracisë”, “Yll në ngjitje” etj.
Lideri emblematik Lulzim Basha është jo vetëm prurje euro-atlantike për PD, për të Djathtën Shqiptare, për Shqipërinë, për Kombin, po edhe ka sjellë prurje euro-atlantike në zhvillimet kombëtare politike panshqiptare në vitet e demokracisë.

Viewing all 20483 articles
Browse latest View live