Opinion nga Rexhep KASUMAJ-Berlin/
Reflektim/
Pas një heshtjeje të gjatë (sa e gjatë për gjakun e dhimbjen!), Ali Ahmeti iu drejtua përmes Televizionit vernil shqiptar të Shkupit, bashkëkombësve të persekutuar.
Pa holluar e tjerrë mendimet e tij të trasha, i referohemi shkurtas ca pikëpamjeve që flasin metaforikisht për meskinërinë e klasës politike të shqiptarëve të Maqedonisë.
„Doja të shpëtoja jetë, por ata nuk më dëgjuan“, ishte teza e parë e florinjtë. Që në nisje do të shpaloste ai diskursin me pretendim këndellës e shfajsues: ruajtje e piramidës ku vegjeton politikisht dhe gllabëron pasurisht!
E pra, po të qenkësh kështu aherë pse ky vetë ( nëse njëmend ka bërë farë lufte) nuk dëgjonte të tjerët që i thoshin po këtë gjë: nuk kishte të drejtë të rrezikonte jetët e pafaj. Këtë refren përsëriste dhe Maliqi për Ushtarët e Kosovës, në mbyllje të mijëvjeçarit. ” Nuk kanë parasysh jetët reale të njerëzve”, ankohej përhumbshëm, thuase jeta e tyre që jepej pikërisht për ata të cilëve ai u qante hallin, nuk ishte reale. Por vendlindja e shtetit është lufta dhe ky është alfabeti i pandryshueshëm i lirisë. Dhe, ndaj, kumanovarët, nuk e kishin dëgjuar atë dhe tani, për habi, ndjehej i lehtësuar. Ndërgjegja nuk do ta ndiqte pas…
„Kam vënë kontakt për të ndihmuar“, pohon ai pastaj për tu shpjeguar pas pritmërisë së turmës injorante që mvesh udhëheqësin me velin e idhujtarisë. Veçse çështjë është: në çfarë cilësie vallë? Ishte ndërmjetës anësor shërbimesh të mira, dinjitar faltoresh a pleqnar kullash? Oh, sa e çuditshme dhe, njëherësh, e përgaztë kjo fjalë e figurantit të glorifikuar! Ndonëse pjesë e pushtetit, ai nuk mund të flasë a veprojë asnjëherë në emër të institucioneve të tij. Por, disi, nga jashtë dhe pa fuqinë e autoritetit shtetëror: as për të prerë shkaqet e kryengritjes, e as për të ndaluar ndërhyrjen e gjakosur – jo kundër luftëtarëve se ata ishin ballas, por kundër popullit të pambrojtur!
Në turrin e lodhshëm të marrëzive, Ahmet-ziu hedh dhe këtë rrufe: kishte, ky i miri, i pafajshmi, maqedonomadhi, merakun e qëndrueshmërisë së vendit të tij, të cilin e do të integruar në ngutshëm në Aleancën atllantike dhe, më pas, në Bashkimin e largët europian. Po si kështu? Cilën Maqedoni? Këtë të tillë siç është? Që segregon egërsisht kombin e atjeshëm autokton dhe, etnikisht, vital shqiptar? Kujt i duhet aderimi i Maqedonisë në botën e lirë, pos armiqëve të shqiptarëve! Ajo duhet më parë të rikoncipohet federalisht ose të shuhet fare. Zona e hirtë ballkanëse, brutale me sistemet dhe fluide me kufijtë, nuk mund ta shohë atë dritë…
A s’është, rrjedhimisht, vetë pozicioni i tij politik si një dekor festivalor pa asnjë potencë vendimmarrëse, një “argumentum a contrario”, pra një argument që rrëzon vetëveten? Ja pra, për këtë ishte vrarë djemëria në Kumanovë: që dhe hierarku politik shqiptar të kishte zë. Të mos ishte qyq i shurdhër. Sherbëtor në Atdhe.
„Më kërkuan që tu ndihmoja për të dalë rrethimit“, krekoset ai tutje në rrëfimin e shpërfillshëm nga ambientet e qeta e komode të tij! Përveç palë me vrasësit dhe pjesë e autorsisë së krimit, ai, nga zilia e, natyrisht, më shumë akoma nga trëmbja mneruese për imazhin a privilegjet sulltanore, përpiqet ti poshtërojë ata. Dhe, ndaj, hedh gurë e drurë për ti paraqitur në një pamje të errtë: pa ide e ndjesi flijimi, të mashtruar e pendestarë! Shpirt më të lig e mëndje më të çoroditur, nuk kam parë as në në imagjinatön e bujshme negative sllave dhe, madje, as në lektyrat shkollore me prralla të frikshme…Mirëpo jo: ky, në fakt, është Minotauri i vockël, që ia ka dalë të ulet edipërisht mbi fatet e nëpërkëmbura të popullit të vet!..
Ndiqni tani përskajimin e tij të idiotshëm: në Maqedoni paskëshin ndodhur tevona „shumë gjëra interesante“! Domethënë: aspak të rënda, aspak prerëse, aspak tronditëse, aspak të përgjakshme, aspak tragjike! Por vetëm – interesante! Nëse, pra, ato na qenkëshin kaq të denja veç për soditje kotnare – aherë ai i bën, kësodore, figurës së vet një autoportret të rrallë: portretin e prijësit politik që është i pashkollë, i padije, i painteligjencë elementare, i paetikë e moral, i paedukatë qytetarie, i pakulturë kombëtare, i paidentitet, i paskrupullt e heroikisht mizor!..
Mandej, diku në mbyllje nënvizon ai përbuzshëm: „Nuk e di se ç’duan ata“! A nuk thoshte po kështu dhe Xhaferi për të në fillimvitet 2000, se rebelimi i armatosur ishte një „kalkulim i gabuar i interesave nacionale“ nga Uçk-ja e atëbotshme?! Por, kushedi, ndoshta, kësaj here, ka të drejtë. Këta luftëtarët e Kumanovës, me gjasë, nuk e kanë të stërholluar instinktin përfitues të tij. Ishte, pra, Arbeni, e jo ky, që kishte gabuar. Rivali i ndërkryer i tij paskësh ditur mirë dhe mori gjithë ç’donte: pushtet pa fuqi, autoritet pa moral dhe pasuri pa fund!
Ah, ironi kohe! Po a nuk është, prandaj, ky vetë – statusi i tij periferik në politikat shtetërore dhe profili i tij si personifikim i kastës politike shqiptare, bashkështypëse dhe e pabesë, – pra ky dhe askush e asgjë tjetër, prova e mjaftueshme, kauza legjitime e justifikimi absolut pse derdhet sërish e vazhdimisht gjak në këtë krah të trojeve shqiptare?!
Dhe do të derdhet ende për lirinë dhe lavdinë e tyre!
ALI AHMETI-PERSERITJA E FATIT TE KEQ
Premiera e New Yorkut: Në Tapetin e Kuq me Klement Tinaj
“Një mbrëmje me Klement Tinaj” u zhvillua në qytetin e New Yorkut, ku u shfaq premiera e katër filmave më të fundit nga aktori, producenti dhe regjizori Klement Tinaj. Premiera me tapet të kuq paraqiti për audiencën amerikane dhe shqiptare artin e të talentuarit Klement Tinaj, përkatësisht me filmat “Helping Hand” (Dora që ndihmon), “There Is a Night” (Ka një natë), “Escaping The Gang Life” (T’i shpëtosh jetës gangstere), dhe “Last Chance” (Shansi i fundit).
Premiera e filmave u zhvillua me 12 prill, 2015 në Producers Club Theatres të Alfred the Ernest Tollja, lokacion i preferuar në zemër të Distriktit Teatral të New Yorkut, disa hapa nga Time Square. Aktori Praq Rado, aktori dhe regjizori Klement Tinaj, regjizori dhe producenti John Blenn shkelën tapetin e kuq dhe pozuan për fotografi bashkë me familjarët, miqtë dhe fansat që erdhën në premierë.
“Të katër filmat që u shfaqën në premierën tek Producers Club ishin shkruar, performuar dhe drejtuar shumë mirë. Klement Tinaj surprizon publikun me zhanrat e ndryshëm në secilin film. Aktrim i shkëlqyer gjithashtu! Besoj se Klementi ka një ardhme shumë të mirë përpara në industrinë e filmit dhe i uroj sukses të mëtejshëm,” tha aktori Praq Rado i filmit “Dreaming American” dhe host i premierës.
“Facebook ka nevojë për butonin “Love” ngjitur me atë “Like” (pëlqej), sepse kishte shumë dashuri për mikun tim Klement Tinaj këtë natë. Ndjehem aq shumë i lumtur dhe mora kaq shumë energji nga publiku i New Yorkut, sa që nuk di çdo bëj pas shfaqes,” tha Antonio Pertuz, sportist i artit marcial dhe dizajnues artistik.
Klement Tinaj ka krijuar personazhe interesante për historinë e dramës dhe filmit. Ai ka luajtur mbi 20 filma duke përfshirë dhe produksionet e famshme hollivudiane si “Fast & Furious” me Paul Walker dhe Van Diesel, “The Second Coming of Christ” me regji të Daniel Anghelcev, dhe “4Got10” me yjet Dolph Lundgren and Danny Trejo.
Në premierë u shfaq filmi “Helping Hand” (2015), me regji nga Lin Zhao, me skentar të George Mcgrath dhe Klement Tinaj. Kjo dramë me metrazh të shkurtër tregon se si një grua e pastrehë frymëzon një burrë zemërgurë të ndihmojë të tjerët. Producentja e filmit është Alice Lee, me kinematografi të Hertz Zhang, muzikë nga Jaden Hwang. Aktorët që marrin pjesë janë Melissa Carvajal, Kayla Eva, Tariq Issa, Edgar Roche, Roman Xing, Klement Tinaj, etj.
Skenaristi i këtij filmi, Klement Tinaj, i cili luan edhe rolin e “Brad” thotë që filmi është për dashurinë përballë fuqisë: “teksa po ndihmoja të pastrehët dhe të varfërit me ushqime në Los Angeles nëpërmjet fondacionin tim, pashë se si ato keqtrajtoheshin. Kjo frymëzoi edhe skenarin e këtij filmi për të reflektuar këtë problem të shoqërisë dhe se si përkujdesja dhe dashuria sjellin ndryshim në jetë. Kjo është bukuria e artit!”
“Escaping the Gang Life” (2014) është film aksion shkruar dhe me regji nga Klement Tinaj, me producent Dave Leon, Leandro Simozza dhe Roman Xing dhe kinematograf Aloaye Melvin Omoake. Filmi metrazh të shkurtër ka për aktorë Kayla Eva, Dave Leon, Selena O’Sullivan, Adam Ohl, Laura Ollikainen, Kathleen Roy, Leandro Simmozza, Klement Tinaj, Vakhtang Tkhelidze dhe Roman Xing. “Ka skena përleshje, vrasje dhe aksion gjatë filmit. Sidomos kur Luani vret vëllain e Al dhe vendos të largohet nga banda. Por gangsterat e bandës sulmojnë familjen e Luanit, dhe tani ai kërkon të marri hakun,” tha skenaristi dhe regjizori i filmit Klement Tinaj.
“Filmat aksion dhe horror janë zhanrat më të preferuar të mi. E kam vënë re që këto lloj filma tërheqin vëmendjen e audiencës ndërkombëtare dhe të gjithë njerëzit në botë kuptojnë dhunën dhe frikën. Më pëlqen të tregoj historinë në mënyrë më vizuale sesa nëpërmjet dialogut dhe i përshtatet këtyre dy zhanrave,” tha Lin Zhao, regjizori i filmave “Helping Hand”, “There is a night” dhe “Last Chance”.
“Last Chance” ishte filmi më i preferuar i publikut që u befasua nga skenari i papritur. “Gjithmonë kam dëshirë t’i befasoj fansat. Skenari, aksioni dhe skenat u realizuan shumë mirë. Dhe publiku ndjeu dhe përjetoi dhimbjen e Leos. Aktrimi dhe aksioni ishin një plus i madh që ndikoi në pëlqimin e filmit,” tha Kelment Tinaj, skenaristi dhe producenti i “Last Chance”.
“Last Chance” (2015) është film asksion me regji të Lin Zhao, shkruar nga Klement Tinaj, me producentë Klement Tinaj, Lenadro Simozza dhe Roman Xing, me kinematografi nga Alister Conway. Klement Tinaj, sportist i artit marcial, është edhe “Stunt Coordinator” i këtij filmi. Film me metrazh të shkurtër ka si aktorë Robert Factor, Jean Hyppolite, Paula Meilli, Adam Ohl, Shawn Roth dhe Klement Tinaj.
Filmi tjetër që u shfaq në premierën speciale të New Yorkut ishte “There is a night” (2014) shkruar, prodhuar dhe drejtuar nga Lin Zhao, një film aksion me metrazh të shkurtër me aktorët Cristy Fuentevilla, Jean Hyppolite, Adam Ohl, Klement Tinaj, me kinematografi të Alvaro Ortega.
“Ka qenë kënaqësi të punoj me Klement Tinaj, jo vetëm se është i madh dhe ka pasion për punën që bën, por ai gjithmonë sjell diçka të re në mënyre kreative. Unë dhe ai jemi të njëjtë në disa mënyra, sepse na pëlqen të bëjmë të pazakontën, dhe të mendojmë jashtë normës. Ai din si të marrë drejtim dhe si të kalojë stresin gjatë xhirimit. Më pëlqen të punoj me Klementin,” tha regjizori Lin Zhao.
Premiera në Los Angeles e filmit “Last Chance” do shfaqet me Maj 24, 2015, ora 7:30 në teatrin “ Secret Rose Theater”, në Hollivud, Kaliforni, me pyetje dhe përgjigje me kastin e filmit dhe regjizorin Lin Zhao. Gjithashtu, në orën 8 të darkës, po me datën 24 Maj në të njëjtin teatër do luhet edhe shfaqja teatrale me titullin “Twenty Days” (20 ditë), një shfaqe origjinale me dy akte, shkruar dhe drejtuar nga Klement Tinaj.
“20 Ditë është një shfaqe që e çon publikun në një udhëtim nëpër epoka të së shkuarës. Shfaqja tregon dashurinë e pakushtëzuar të një çifti të ri, që përpiqet të bëjë një jetë të ndershme në shoqërinë e mesme. Ajo dashuri goditet nga tradhtia dhe lajmet tragjike që ndryshojnë jetën e Adolfit dhe Adrianës përgjithmonë.”(www.klementtinaj.com).
“SHQIPERIA E RE” FARKON GENJESHTRA
Nga Tahir Kolgjini: Ja bilanci kriminal i pushtetit komunist/
Shkrim polemik i botuem në 4 pjesë në “Lajmtari i të Mërguemit”, Tetor 1971, Gusht e Dhjetor 1972 e Qershor 1973/
I-Fletorja e përmuejshme “Shqipëria e re”, qi botohet në Tiranë, âsht organ propagandistik i partís komuniste. Tirana e kuqe, me kët gazetë iu drejtohet shqiptarëve, qi jetojnë jashta atdheut. Nepërmjet letërkëmbimeve dhe me anën e agjentave të sajë, Tirana, ka mësue mjaft adresa shqiptarësh. Dhe kët gazetë iau dergon atyne, qi nuk e refuzojnë. Me këtê, komunizmi, synon me iau lamë trût edhe shqiptarëve në botën e lirë. Don me iu shërtue bindje e besim se, në Shqipní çdo gjâ, shkon mbarë e për bukurí…
Janë disá njerz të pakët, qi fletushkës në fjalë i besojnë, për shkak se nuk janë në shkallë me gjykue. Nuk janë në shkallë me i krahasue ngjarjet, tue i lidhun me njâna tjetrën. Këta, nuk e njofin regjimin e gjaksorëve, prandej, janë të cekët e naiva. Mullini i tyne, nuk bluen hollë. . .
Kjo kategori, duhet ndriçue.
Janë disa njerz tjerë, qi e dijnë fare mirë gjendjen e vështirë, në të cillën po përshkohet populli i mjerë shqiptar; por, me nji mjeshtri hipokrizije shtiren sikur i besojnë fletores së nâltpërmendun. Nji pjesë e këtyne, âsht e pagueme prej Tiranës në të holla. Pra, âsht e shitun. Ata, qi bâjnë pjesë në kategorín e shitun, nuk njofin ndërgjegje; nuk kanë ideal; nuk ndiejnë dashuni për popull dhe nuk iu bân përshtypje asnji e keqe. Këta, janë njerz të verbuem, qi ndjekin vetëm interesat personale e, tue përbuzun të mirat e vendeve, ku jetojnë, e përkrahin dhe e përhapin propagandën komuniste të Tiranës.
Kjo kategori, duhet të demaskohet e të luftohet nga mergata nacionaliste në mënyrë qi të mos i zânë kâmbët vend në rrethet shqiptare.
Nji pjesë tjetër e shqiptarëve, bân oportunitet, tue i hjedhun kâmbët simbas valles. Dikush, për me mund me nxjerrun nji vizë për të shkue si turist në Shqipní. Dikush tjetër, tregohet i pajtueshëm me gjendjen, për të mos iu sjellun ndonji dâm njerzve të vet, qi ka atje. Kemi njoftun shqiptarë, qi kanë shkue si turista dhe kanë depozitue në bankën e shtetit në Tiranë, të holla në divizë. Mandej, herë mbas here, e autorizojnë me shkrim bankën qi t’i ape akcillit nji sasí lekësh nga llogaríja e tij rrjedhëse.
Për kët kategori nuk kemi se ç’thomi. Vetë, nuk shkojnë me banue në paradizin komunist, pse nuk iu pëlqen. Janë të shqetësuem për të ngatët e tyne. Vetë sjellja e tyne, përbân nji argument, qi shpreh gjendjen në Shqipní. Mjerim përmbi mjerim…
Sido qi të jetë, na, duhet të dijmë se, fletorja “Shqiperia e re”, âsht nji farkë gënjeshtrash dhe se, vetëm kur harron, shkruen ndonji të drejtë.
“Shqiperia e re”, në numrin 2 të Shkurtit 1971, tue iu referue numrit 1 e tue bâmë fjalë mbi mbledhjen dhe komunikatën e plenumit II të komitetit qendror të partís komuniste e mbi raportin e byros politike, lavdon përparimin, qi âsht arritun në lâmën e shëndetsís në Shqipní dhe shenon tekstualisht:
– “Në saje të kujdesit që tregohet për mirëqenien e njeriut dhe për mbrojtjen e shëndetit të tij, sot rritja natyrore e popullsisë së vendit tone është nga më të lartat n’Evropë. Zgjatja mesatare e jetës ka arritur në 68 vjet, nga 38 vjet që ishte në vitin 1938.” Dhe vazhdon:
– “Prandaj tek ne çmimet e mallrave të konsumit të gjërë jo vetëm që nuk mbahet mend të jenë ngritur ndonjë herë, por përkundrazi ato ulen vazhdimisht. Punonjësit tonë kanë të siguruar me ligj dhe në jetë të drejtën e punës, të arsimit dhe të mjekimit falas, të pushimit të paguar, të pensionit etj.”.
“Shqiperia e re”, nuk mjafton me kaq. Zhytet e mbytet në tâjë – batakllëk -, tue thânun se, në vendet kapitaliste institutet shëndetsore, përdoren për shfrytzimin e “punojësve” dhe, mandej, propagandën e borgjezís e cillëson si mashtrim.
Tue lanun në nji anë stilin e shkatrruem gjuhësuer dhe përmbajtjen e dobët të shqipes, qi duken sikurse me i pasë shkrue nji i huej, para se me hymë në themel, po më duhet me i kujtue pendarit të fletores -Dritë pasti Shpend Bardhi, atyne, qi dhunojnë gjuhën t’onë me shkrimet dhe shkarravitjet e veta, iu kushtonte cillësín si pendár, dmth. njerz për të ngamë pendën e qéve, – kët proverb: – Haekeq e hundëkuq, s’ka kund!…
Mbas këtij proverbi, bashkë me lexuesat t’onë, po fillojmë me e lënorun çâshtjen objektivisht:
1. Regjimi komunist në Shqipní, ia ka grabitun popullit të gjithë gjanë e gjallë dhe ia ka shtetizue me rrugë kollektivizmi.
Në kollektivë, sasija e gjâs së shtetizueme, ngapak e përdit, ka ardhun tue u paksue, për mungesë ushqimi dhe për arsye se, personat e ngarkuem me ruejtjen e gjas së gjallë, nuk janë tregue dhe nuk tregohen të kujdesshëm, mbassi ajo, si pasuni shteti, nuk iu ep zellë qi t’i kushtojnë mundimin e tyne, si duhet. Bariu, lopari, nuk e çanë kokën me tregue interesim në ruejtjen e gjâs së gjallë të shtetit, sikurse mund të tregoje interesim në ruejtjen e pasunís private. Kur ka tufën e vet të berreve, aj, çohet heret; bje vonë; i ushqen me regull; iu ep ujë në kohë; i krypë në bazë të njij programi; i pruen nga lazhda e nga brima qi të mos metilen; iu shërben e i përbûnë, simbas stinës dhe iu rrin në kâmbë e iu digjet si qerini.
Aj, përkundrejt këtyne mundimeve, gëzon. Kurse gjâja e gjallë në kollektivë, âsht e babës devlet. Prej saj nuk gëzon gjâ. Prandej, aj, nuk ka as lakmi, as zellë dhe as vullnet në ruejtjen e gjâs së kollektivës, sepse nuk gëzon. “Bàj vênë e pi ujë!”, nuk shkon. Animâ për shqipot!
Katundarit i âsht njoftun e drejta qi të mbaje vetëm nji lopë pllé. Edhe këtê, s’mund t’a rueje, mbassi nuk ka ushqim. Si ka me pasun ushqim, me qenë se pronat i janë shtetizue ? Sod, aj, nuk ka as arë, as livadh. Për mâ tepër, detyrohet me i dorëzue qeverís, në çdo ditë, nji litre tâmbel për kët lopë. Por, edhe ky tâmbël, katundarit i ka dalun për hundësh. Âsht nji skenë, ecilla, të tërqethë, kur t’a ndigjojmë: Katundari, çohet heret. Mjel lopën. E shtje tâmblin në nji ênë. Për me mund me zânun nji vend nga të parët në rresht, niset në kâmbë e shkon në qendër. Aty kanë ardhun edhe tjerë përpara tij me qinda. Hynë në rresht. N’ ora 8, -hapet zyra e shëndetsís. Kur i vjen radha, hynë të doktori. Ky shikon tâmblin dhe ep raportin se mund të merret në dorëzim. Mbi këtê, katundari, shkon në depo. Nëpunesi, e zbrazë qumështin çuuurrr në kazan të madh dhe nënshkruen mârrjen në dorëzim. Mbi këtê, katundari, shkon në sekretarí. Këtu, i ndalet raporti i mjekut dhe i epet nji diftesë, me të cillën vërtetohet se, akcilli prej këtij, ose atij fshati, e ka dorëzue detyrimin e tamblit të dates… Shoku sekretar, e shkruen, e nënshkruen dhe e vulosë diftesën e ia dorëzon katundarit. Katundari i gjorë, e ka kryem detyrimin e vet. Tash, këthehet po në kambë në shtëpin e vet. Këthehet; por, mbassi u lodh, mbassi hupi 4-5 orë dhe mbassi e shpenzoi nji pjesë t’ energjís së vet…
– E për shka?
-Për të dorëzue pushtetit nji litre qumësht për lopën qi e ruen!…
Në kët mënyrë e ka hangër dreqi katundarin bashkë me lopën, qi e ruen. Dhe ky sistem, na e ka emnin regjim socialist!…
Nejse! Të mos largohemi nga thema, se përshkrimi i tragjedinave, nuk ka mbarim.
Shtetizimi i gjas së gjallë, ka hapun rrugën qi Shqipnija, të vorfnohet keqas në lamën e blektorís. S’ka as bleg, as blegë. Dhe si përfundim, popullit shqiptar i mungon kulloshtra, tâmbli, kosi, dhallti, tëlyni, djathi, gjiza, hirra, thartori e ç‘do gjâ tjetër, qi e quejmë bulmet. Ngjitmas me këtê, i mungon dhe mishi, undyra, drobet e tjera. Me pak fjalë, i mungon luga kryekeput. I mungon krejtsisht edhe çdo lâng, qi zakonisht katundari me tê ngjyen kashatën.
Pra, popullit shqiptar i mungon ushqimi, i mungon kalorija dhe i mungon vitamina, qi sigurohet nga gjâja e gjallë dhe bulmeti.
2. Të vijmë në prodhimet tokësore:
Si e tham, në Shqipní, pronat, përgjithësisht, janë shtetizue. Shqiptari në Shqipní, nuk zotnon, mâ, arë, as livadh, as zabel, as poren, as ullishtë, as pêmishtë, as vëneshtë dhe asgjâ tjetër. Aj, âsht këthyem në proletar dhe âsht bâmë si gjishti i dorës. Toka, mbitoka, nentoka dhe çdo gjâ tjetër, âsht e shtetit.
Shteti, në nji anë, kinse po industrializon vendin, e n’anë tjetër, për të përballue shpenzimet propagandistike, qi po i bân në sasina kolosale, për të përhapun komunizmin në botë, prodhimet tokësore, po i eksporton. Po eksporton vojin, rrushin, mollën, dardhën, arrën, laknën, specin, patllixhanin, domaten, limonin, qitron, portakallin dhe çdo pêmë e perime, qoftë të kualitetit të parë, qoftë të kualitetit të dytë. Të gjitha, po venë në Jugosllavi, në Çekosllovaki, n’Austri, në Gjermani dhe në vende të ndryshme t’Afrikës. Nji pjesë e vogël, qi po mbetet në Shqipní, nuk âsht tjetër veçse funderrinë – qi s’vlen gjâ – e këtyne prodhimeve. Por, populli i shkretë, edhe prej këtyne shkundërinave nuk mund të bleje sa të doje, me gjithë qi i duhet me hymë në rresht përpara magazines shtetnore, ku shiten “gjërat e konsumit të gjërë” e me pritun me orë e me orë.
Kemi lajme të sigurta: Punëtorët, qi merren me vjeljen e rrushit, me mbledhjen e pêmëve të ndryshme dhe me ambalazhimin e tyne, janë të ndaluem rrebtësisht me hangër në to. Të besoni, janë të ndaluem si Adami dhe Eva nga mollat e paradizit. Vetëm nji herë në javë, të shkretët, mund të hanë aq sa t’iu ape përgjegjësi politik i punës në nji tepsi. Por, edhe kësaj here, nuk ngopen. Nuk ngopen, sepse iu epet o me peshë, ose me numrim.
Të mos e zgjatim: Edhe në perime, në pêmë, në rrush, n’ullij, në voj e, përgjithësisht, në prodhimet tokësore, popullit të mjerë i mungon ushqimi. Nuk ka se si merr vitaminë e kalori. Aj, mbassi nuk ka, âsht mësue detyrimisht me e shtërngue brezin. I âsht bâmë barku petë. Aq e vertetë, sa, dikush në Shqipní, kur mendon me shkue diku si mik, racionin e vet të bukës e merr në strajcë, tue mendue se, në shtëpi, te ecilla shkon, mund të mos ketë bukë. Këtê e pranon, tërthoras, edhe Enver Hoxha vetë, tue komentue parime të doktrinës komuniste, kur thotë se, mikpritja dhe bukëdhâníja, janë cillsina borgjezije, mbassi mikpritësi dhe bukëdhâni, tue u sjellun në kët mënyrë, duen me u veshun me nji farë superioriteti përmbi tjerët me anë bujarije.
Tuuuhhh!…
Komunistat e Tiranës, në mos tjetër, duhet t’a lodhin nji fije menden se, përse partija komuniste jugosllave, të cillën e kanë pasun të vetmen tytore, e la popullin krejt të lirë për të ruejtun gja të gjallë e për të prodhue prodhime tokësore!…
Janë bâma të pa kundërshtueshme, këto!
Atëhere, na hapet rruga qi t’i pyetim botënisht shkruesat e fletores “Shqiperia e re” dhe komunistat e Tiranës:
– Mbassi popullsís shqiptare, gjatë regjimit komunist, gjithënji i ka mungue çdo ushqim, me ç’farë mrekullije i paska arritun jeta normale mesatare në 68 vjet?
– Me ç’farë magjije rritja natyrore e popullit shqiptar, paska arritur nga më të lartat n’Evropë ?
– Në ç’menyrë janë bâmë krahasimet medis vjetit 1938 dhe 1971?
Shum njerz, e kanë pamë popullin shqiptar se sa i hikrruem âsht. Edhe fotot, qi shofim aty-këtu nepër fletët e organeve të jueja propagandistike, na tregojnë ftyra të zbeta e gropa gropa. Anima, ato foto familjare, qi iu dergohen, farefisit… Nuk hynë shtiza në thes.
E pranojmë se prijësat e komunizmit, janë shëndoshë. Shum të shëndoshë. Dhe e dijmë se, ata, përbajnë klasën e privilegjueme në çdo pikëpamje. Kjo, âsht nji tjetër çâshtje. Na, po flasim për popullin… Për atë të gjorin, qi po llomotitë “Shqiperia e re”.
– Vazhdon –
Marrë nga “Lajmtari i të Mërguemit”, Tetor 1971
***
…(Marrë nga “Lajmtari i të Mërguemit”, Gusht 1972)
Na pasëkan kujdes për njeriun
“Shqipëria e re” farkon gënjeshtra
II
N’artikullin t’onë të ma parshëm patëm provue me fakte se, fletorja “Shqipëria e re”, qi botohet në Tiranë, me artikujt e vet përpiqet me iu hjedhun hî syve të popullit shqiptar, icilli, ndodhet i ngujuem mbrenda katër kufijve të njij kampi të madh, si ç‘âsht sod Shqipníja. Gjithashtu, përpiqet me mashtrue edhe mërgatën shqiptare, qi ndodhet në vende të ndryshme të botës së lirë demokratike. Patëm çfuqizue nji nga nji pretendimet e saja rrenacake, me të cillat përpiqej me bindun opinionin se, në Shqipní, përsa i përket higjenës dhe mjekimit, kujdesi, âsht mâ i madh se aj i botës kapitaliste. Lemisht, kur “Shqipëria e re”, përmend botën kapitaliste, ka për qellim me shenue vendet, ku nuk sundon regjimi gjaksuër komunist si Austri, Itali, Svicër, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Francë, Shtetet Skandinave, Britani e Madhe, Kanada, U.S.A. e tjera…
Sa turp! Gjuha, koc nuk ka. Kah t’i apish, shkon…
Fletorja në fjalë, për veç sa patëm riprodhue n’artikullin t’onë të maparshëm, vjell edhe këto:
-“Vendimet e plenumit II të Komitetit Qendror të P.P.SH. janë një dëshmi tjetër e kujdesit të madh që tregohet në Shqipërinë socialiste për njeriun, që është kapitali më i çmuar i Shoqërisë s’onë.”
Oooo… Tash, i zateki sharra në gozhdë propagandistit rrênamadh.
Kujdes për njeri…
Aj, e din shum mirë se sa vleftë mund t’i epet njeriut në regjimin komunist kudo e, sidomos, n’atê të Shqipnís. E din; por, i shtrêmbënon bâmat “faktet” me qellim. Vallë, a mund të jetë i shtërnguem? Edhe kët probabilitet nuk duhet t’a përjashtojmë. Si dihet, çdo gjâ në regjimin komunist, pra, edhe shtypi, për çdo fjalë e për çdo fjali, qi do të shkruhet, ndodhet në dorën e partís komuniste. Ata, qi shkruejnë, n’asnji mënyrë nuk mund të shfaqin, ose të ringjallin mendime personale. Trût e tyne, janë të dënueme mos me funkcionue pavarësisht asnji herë.
Çdo kompozicion, iu diktohet s’nâlti prej suflerit. Sufleri, iu frynë në vesh dhe këta, i grahin pênës jermas. Ave, për të tërhjekun mirëshikimin e siperiorëve, fillon gara medis atyne, qi shkruejnë. Kush do të gënjeje mâ shum dhe kush do të propagandoje ma tepër… Përpiqen të shkretët, si zorra në prush, për të përfitue nji kothere, mbassi ndryshe nuk mund të jetojnë.
***
Tash, po e rrahim çâshtjen, për me nxjerrun në dritë se çfarë kujdesi tregon partija komuniste për njeriun, qi po na e cillësuekanë si kapital i socializmit:
1 – Nji herë, njeriu, nuk âsht kapital i shoqnís , âsht elementi, qi e përbân atê. Kapital, janë të gjitha landët dhe vetinat morale, qi përdoren si mjet për lumtunín e njeriut dhe të shoqnís , të cillën aj, e formon. Pra, kapitali, âsht bashkësija e mjeteve materiale e morale, qi e disponon personi, ose shoqnija për nji jetë të kanshme. Njeriu, âsht qellim e jo mjet.
Komunistat, e shofin se doktrina e tyne, qi s’pajtohet me natyrën e njeriut, nuk hecë. Atëhere, për t’u çfajsue, shtërngohen me vargjazitun në vistër rrêna e mashtrime. Dhe, tue u mundue me rrêjtun, bijnë në konfuzion.
I vetmi sistem âsht ky: Me mbajtun me shpresë popullin e me e ngushullue me nji paradiz, qi ka për t’u ndërtue në kohën e ardhshme. E ky paradiz, s’ka për t’u ndërtue kurr. Si mund të ketë paradiz në mjerim e në robni?…
2 – Regjimi komunist, nuk parasheh ndonji kujdes për njeriun. Aj, në kundërshtim me dëshirin e shoqnís , të cillën e përbân elementi njeri, vjen në fuqi tue vramë, tue premë, tue djegun, tue pjekun e tue zbatue llojë llojë torturash. Vjen në fuqi, tue përdorun të gjitha mjetet dhe sistemet e kriminalitetit, qi mund t’i përftyroje nji tip i egër, nji tip barbar. Vjen në fuqi me dhunë. E përbuzë, e shkallmon dhe e flakë poshtë dëshirin e njeriut e të shoqnís .
Ma e keqja, âsht se, komunizmi, kriminalitetet e veta, i nisë dhe i vazhdon me rrêna, me mashtrime e me shpifje. Jo veç në Shqipní, qi po na kujtohen barbarizmat e pa shoqe, sikur t’ishin zhvillue dje; por, kudo në botë, kriminaliteti komunist, për të marrun pushtetin në dorë, shfaqet në kët mënyrë. Nuk ndryshon; nuk lakon asnji milim. Për komunistat, qellimi, justifikon mjetin, sado qi të jetë ma i madhi krim në botë.
Për të provue pretendimet t’ona, po sjellim disa shembuj:
A – Shkruesat, qi punojnë në “Shqipëria e re”, sigurisht, duhet t’a kenë koleksionin e saj në zyrën e administratës. Po t’a shfletësojnë me kujdes dhe po të kenë mundësi me përtërîmë kujtesën e tyne, në nji nga numrat e vjetër të kësaj gazete, do të gjejnë nji telegram, qi të dridhë shtatin. Nji djalosh nga jugu, dënohet me vdekje për antikomunizmë dhe ekzekutohet në Tiranë. Babai fatkeq i këtij djaloshi, i dergon nji telegram përçmimi Enver Hoxhës. I shkreti, në kët telegram akuzon të birin si tradhëtar dhe armik të popullit; shfaqë edhe kënaqsín e thellë shpirtënore për ekzekutimin e tij. Përuron Enverin; e ngrê në qiell si shpetimtar, tu’e adhurue për veprën e lavdishme qi i ekzekutoi të birin.
Jo nji baba, qi âsht njeri; por edhe kafshë sikur të jetë, nuk kënaqet pse iu ekzekutue i biri. Edhe bishës me ia mbytun ndonji klysh, ma tepër nuk din me e shfaqun gjendjen e vet të tronditun dhe me protestue shprehimisht; por, t’i ngulë syt e të vren me nji habi përbuzëse.
Le t’a kërkojnë se e gjêjnë në koleksion.
B – Shkruesat e fletores “Shqipëria e re”, bashkë me komunistat tjerë kryesorë të Tiranës, po të mos i kenë harrue ngjarjet e kohës së kalueme, do të kujtohen se, Safedin Hadirin nga Gjinokastra, e pat vramë i biri me urdhënin e partís. Edhe Aqif Tetovën nga Gjillani – të cillin, qeverija mbretnore jugosllave, ma se njizet herë, e pat lidhun për shtyllash telefoni nga shkaku se kërkonte të drejta shqiptare, – e pat vramë i biri po me urdhënin e partís.
Shofim se, në komunizmë vret i biri t’anë me urdhënin e partís!…
Dhe “…komunizmi, kujdeset për njeriun…”. Gjepura!…
C – Isuf Koka prej Bicaj, a nuk u pushkatue prej sigurimit, për të vetmin shkak se kishte mbajtun nji armë të gjatë pa leje? U pushkatue. Dhe me ceremoni. U nxorrën jashta pjesëtarët e familjes. U mblodhën të gjithë banorët e lagjes. Të gjithë u vûnë rresht në kurt – n’oborr-. Dhe para syve të tyne Isufi, u pushkatue: Gëëërrr, gëëërrr!…
Kishte mbajtun nji armë pa leje tradhëtari!…
Dhe komunizmi, në kët mënyrë, duhej të kujdesohej për tê, si njeri, qi ishte. Edhe spektatorët e kësaj tragjedije, njerz ishin…
D – Shkruesat e rij të gazetës “Shqipëria e re”, le t’a hetojnë se sa gra me djepa në shpinë dhe sa çupa, u derguen prej Veriu gjoja si punëtore vullnetare për të thamë moçalet e Myzeqés, për të punue në punë të randa bonifikimesh e ndërtimesh hekurudhore. Po flasim për ato, qi nuk këthyen ma në votrat e tyne përjetë të jetës.
Dhe komunizmi, po, kujdeset për njeriun!…
E – Këta klysh të Stalinit, këta pulesha, tue lanun në nji anë “KËNETA”-n e Fatmir Gjatës, le t’interesohen se sa shqiptár e shqiptarka, u mbytën në batakun e Maliqit. Pa grânje e pa pimje. Dimnit në ngrî shtangëtuese e verës në vapë tërmegëse! Edhe faraonët e Egjiptit, shum shekuj para Krishtit, kështu e patën shkatrrue popullin e tyne në ndërtimin e ehrameve, tue i ngarkue njerzt sa nuk bajshin. Ndryshíja, qendron vetëm në pikën se, komunistat shqiptarë, të njêjtin sistem po e zbatojnë njizet shekuj mbas Krishtit.
Sa kujdes i mirë për njeriun!…
F- U banë ndeshje medis komunistave e antikomunistave në Shqipní. Kjo e zezë, u fillue prej komunizmit. Ishin komunistat, qi dojshin me ardhun në fuqí me përdhuní. Prandej, agresorë, ishin ata.
Lufta, ndeshja, janë për burra. Vdekja me pushkatim, ose me litar, âsht për burra. Edhe burgu, internimi, janë për burra. Por, gjithmonë, trajtën, duhet t’a kenë njerzore. Sidomos ndër shqiptarë…
Ligjet shqiptare dhe ligjet njerzore, nuk lejojnë qi anmikut t’i çupojsh veshët, t’i cungojsh hundët, t’i shkarritish krahët, t’i shkurtojsh gjuhën e t’i presish buzët. As për s’gjalli, as për s’dekuni. E vret dhe mbaron!…
Ligjet shqiptare dhe njerzore, nuk të lejojnë qi kufomës s’anmikut t’ia lidhish kambët për shulin e qerrit dhe t’a terhjekish zvartas nepër rrugat e katundit dhe të qytetit në mënyrë të shëmtueme, tue iu përplasun rradungja e krés për gurt e sokakut.
Kët shëmtim, qi iu shtje lëngjirën fëmijve, zakonet t’ona, nuk e kanë lejue kurr.
Mësoni me nderue të vdekunin! Edhe anmik t’a keni.
Zakoni shqiptar, nuk pranon qi anmikun, mbassi t’a keshë vramë, t’a hipish në gomár; t’a mbërthejsh për samari me kështalla, o me hatulla; tue e lidhun me konop; t’i vejshë nji kësule të gjatë e të ftutlueme në krye; t’i rrasish nji cigarishte të gjatë në gojë e t’a këthejsh me të gjitha në nji karnaval dhe, mandej t’a shetitish nepër katunde e nepër qytete.
Jo! Asnji zakon, nuk e lejon. Pardon se gabova : E lejon aj i komunizmit.
G – “Aman, ju lutem, mbytnie djalin t’em !”, tha e ama e shkretë e Dom Lazër Shantojës, kur shkoi për të pamë të birin në burg. Atij i kishin thyem fejt e krahëve dhe fejt e vegëve e ia kishin mbushun palcën rrastë me krypë, për t’ia mârrun shpirtin me gazep. Ishte po, nji antikomunist; por, tekembramja, ishte nji poet dhe nji prozator i shquem. lshte nji autoritet në gjuhësi.
Nji nânë plakë, i lutet policís qi t’i mbysin të birin!
Shyqyr mori tokë, qysh po na bànë…
***
I kemi ramë shkurtas dhe për korje, tue prekun disa ngjarje, për të tregue sjelljet e komunistave. Të tilla tortura, janë me mija e me mija. Nuk mund të përshkruhen, jo në nji artikull, por, në volume.
Të tilla tortura, nuk mënd t’i baje kërkush tjetër. I bâjnë vetëm komunistat, qi janë bamë bishë nepërmjet të sistemit të terrorit. Klysht e Stalinit, e ushtrojnë kët zanat.
Këto tortura, ç’i shtuen komunizmit ? Kurrgja. Veç se përbuzje, mënî e mallkim…
Dhe fletushka “Shqipëria e re”; tue mos dashtë me i kujtue këto faqe të zeza, të cillat, na kanë njollëzue e po na njollëzojnë si komb, don me na e mbushun menden se, regjimi i kuq, kujdesohet për njeriun…
***
3 – “Shqipëria e re”, ndoshta, nuk e din; ose e din; por, ashtu i kânet, se don me përkrahun vallen e partís komuniste, tue e lavdue përpara popullit. Por, po I kallzojmë na:
U shpërthyen në bark familjet shqiptare në Shqipní, tue kërkue barna e vitamina prej miqve e prej dashamirëve, qi ndodhen në botën e lirë demokratike. Edhe Shqipnija i pranon lirisht e nuk merr as taksin doganuër, në qoftë se barnat, janë shoqnue me raport mjeku.
Ç’kuptim ka kjo kërkesë kaq e dendun?
Kjo, na ep me kuptue se, në Shqipní mungojnë barnat, mungojnë vitaminat. Apo jo?
Nuk iu zâmë faj. Shqipnija, nuk ka arritun në shkallë për të fabrikue barna. Âsht nji shtet i rí. Mandej, përpunimi i barnave, don kapital; don pajim në kulturë; don zotsi e kompetencë. Çâshtja e barnave, âsht nji oqean.
Nuk âsht turp. Âsht nji mungesë. Âsht turp me gënjyem. Dhe rrena i ka kâmbët e shkurta.
Albimport-eksporti, në vjetët e fundit, ka tentue me bamë marrëveshtje me shtete kapitaliste në çâshtje barnash, sepse, edhe motrat e saja komuniste, s’kanë barna në sasi të mjaftueshme.
Na shqiptarët në mërgim, si shtresa të gjëra, ndoshta, mund të mos dijmë me hollësi ndonji gja tjetër; por, qi nuk mund të bahet mjekim pa barna, këte e dijmë. Atëhere, pyesim :
Mbassi në Shqipní barnat, mungojnë, Kom. Q. i P.P.SH. në ç‘mënyrë mundka me tregue kujdes për njeriun, tue i sigurue mjekimet e duhuna ?
Do t’iu besojmë, në qoftë se komunistat e Tiranës, do të përmirësojnë sjelljet e tyne, tue i prumë në shkallë njerzore. Atëhere, tue i harrue të kaluemet, ose tue u përpjekë me i hjedhun mbas shpine, do thomi:
-“Këta, janë njerz. Prandej, kujdesohen për njeriun.”.
-vazhdon-
(Marrë nga “Lajmtari i të Mërguemit”, Gusht 1972)
….(Marrë nga “Lajmtari i të Mërguemit”, Dhjetor 1972) V.3, nr.6
Kush i mashtron punëtorët?
“Shqiperia e Re” farkon gënjeshtra
III
Prap e kemi fjalën për fletushkën komuniste, “Shqipëria e re” të Tiranës. Si e shenuem edhe në pjesën e I. të këtyne artikujve në seri, ajo, o për t’iu mbushun menden atyne, qi nuk e njofin botën, ose për të respektue urdhënat e diktuem nga nâlt, përhapte propagandën e vet helmuese, tue theksue se, institutet shëndetsore në vende kapitaliste, përdoren për shfrytzimin e punonjësve; dhe, mandej, propaganden e borgjezís e cillësonte si mashtrim.
Me hymë, në kët mënyrë, vá e pa vá, vërtetë, âsht nji sjellje, qi përban turpin e shkallës mâ të naltë për kët fletore. Por, në fjalorin e komunizmit fjala turp, nuk ndodhet. Prandej, shtek e pa shtek, folin, pretendojnë, propagandojnë e bajnë çmos. Nuk mërziten pse iau përplasim rrênat në ftyrë. Nji herë e për gjithmonë, e kanë mohue burrënín shqiptare, qi duhet t’a kishin trashigue prej të parëve. Nuk kanë mjaftue vetëm me mohim. Kanë shkue ma përtej: I kanë përbuzun cillësínat burrënore shqiptare kryekeput. Diktatori i Shqipnís, ka mbërrimë me pretendue se, bujarija, âsht nji shênjë borgezije. Simbas këtij parimi të mjeshtrit marksist, qi i thotë mendja se me pikëpamjet e veta doktrinale do të shtrije komunizmin në të gjithë botën, bukëdhânja dhe mikpritja, për shqiptarët âsht e ndalueme.
Vetëm kjo pikë, mjafton për shqiptarët, kudo qi të jenë, me formue nji mendim se se ç‘âsht komunizmi dhe ç’janë komunistat…
Me kët rasë, due me iu parashtrue lexuesave të Lajmtari’t se, na, tue kritikue numrin 2 të Shkurtit 1971, quhet se kemi kritikue të gjithë numrat e kësaj fletorje, mbassi âsht porsi nji disk gramafoni, qi sjellet vazhdimisht, tue mos u ndërrue me ndonji tjeter. Âsht krejt monotone dhe e porositun. E kur kemi kritikue kët, kemi kritikue regjimin komunist, tue I nxjerrun të pa lamet në shesh, mbassi “Shqipëria e re”, âsht organ i partís.
***
“Shqipëria e re”, as vetë, nuk iu beson atyne, qi shkruen. Pikërisht për kët arsye, vjen vërdallë me nji dialektikë mashtruese, tue përdorun fjalën “punonjësi” për fjalën punëtorë. Dhe, tue e shumësue me nji ‘i’ në fund, ajo, përpiqet me tregue progresin e komunizmit në lâmën e gjuhësís. Kurse mbiemna të tillë, në shqipen t’onë, shumësohen vetëm me a-. Nejse!…
Kaq pritet prej komunizmit…
E tregojnë: Nji punëtuer amerikan, paska pasë shkue në Rusi dhe qenka shoqnue me nji punëtuer rus. Të dy bashkë, paskan pasë shkue në nji fabrikë veturash. Amerikani e pyet:
-Të kuejat janë këto vetura, qi ndodhen në depo të fabrikës ?
-Janë t’onat; janë të popullit.
– Po ajo vetura, qi ndodhet e veçueme atje përtej ?
– Ajo, âsht e shokut direktor!
Nji ditë prej ditve, punëtori rus, vete n’Amerikë, ku miku, e pret me kënaqsí. Dhe bashkë shkojnë në fabrikën e veturave. Rusi:
– Të kuejat janë ato vetura në depo?
– Ato, janë të Fordit.
– Po ajo vetura luks, qi ndodhet afër zyrës ?
– Ajo, âsht e drejtorit të fabrikës.
Tue tregue me gjisht tjerat, qi ndodheshin të rendueme si buellica të zeza në sheshin e gjânë prânë fabrikës:
– Po ato atje në shesh?
– Ato, janë t’onat; janë të né punëtorëve.
– …………………………………………………..
Përveç njij heshtjeje, qi të përvlon zemrën, s’kishte rrugë tjetër rusi i shkretë…
***
Tash, po i cakasim voet me fletoren komuniste të Tiranës dhe po i hyjmë njij krahasimi, për të kuptue se cilla botë i mashtron punëtorët. Bota kapitaliste, apo bota komuniste?
1. Në botën e demokracís së lirë, ku âsht njoftun e drejta e kapitalit, punëtorët, plotsisht gëzojnë të drejtën me e zgjedhun vetë punën e tyne. Në kët botë, ata, zgjedhin punën, qi iu pëlqen. Kur nuk iu pëlqen, janë të lirë me e lânun atê dhe me kërkue e me iu pervjelun njij tjetre. Kët të drejtë nuk mund t’iau ndaloje dhe t’iau mohoje njeri i gjallë, qoftë edhe mbreti vetë, ose presidenti i republikës.
Në regjimin komunist, nuk qendron puna kështu. Atje punëtori, kët të drejtë nuk e sheh as n’ândërr. Në regjimin komunist, kemi vetëm nji punëdhânës: Shtetin. Dhe shteti, me anë të zyrës kompetente, e urdhënon individin me shkue në punën, qi ia ka caktue. Edhe punëtori, âsht i shtrenguem me e zbatue, pa tjetër, kët urdhën. Në sistemin e komunizmit luen rol interesi, dashunija, mënija dhe përgjithësisht ndiesinat. Dhe, fjala vjen, njeriu i muzikës, dergohet me thyem gur; njeriu i llogarís, dergohet me premë lândë; njeriu i vizatimit, dergohet me punue punë bujqsije dhe aj i bujqsís, dergohet me punue në ndertime. Si t’i teket këshillit, ose përgjegjësit të zyrës.
Në regjimin komunist, njeriu i punës, n’âsht se nuk zbaton urdhënin dhe nuk i përshtatet dëshirit të përgjegjësit, âsht i dënuem me ngordhun për nji kashatë bukë të thatë.
Me fjalë tjera, punëtori, shpesh herë ngarkohet me nji punë, së cillës nuk ia ka as kryqet, as zotsin. Prandej, i mungon vullneti. E për mungesë vullneti, i mungon edhe rendimenti. (Ma thanë: Nji grue nga Shqipnija, paska shkue në Stamboll si turiste te e motra. Dalin bashkë në treg për të blemë pemë, perime e tjera. Dhe në kët rasë, turistja shqiptare, vazhdimisht, e pyetka motrën e vet: A mund të merrni sa të doni; a mund të merrni sa të doni?…).
Në komunizmë, i vogli, âsht rob i të madhit. Dhe me rend, ky sistem, shkon e zatekë deri në diktatorin…
2. Në botën e lirë demokratike, punëtori, gëzon të drejtën me zgjedhun vendin e punës. Në qoftë se vendi, nuk i pëlqen, âsht i lirë qi të largohet e të shkoje në vendin tjetër, qi i pëlqen. Nuk e pengon kerkush.
Në regjimin komunist, punëtori, nuk e gëzon të drejtën me e zgjedhun vendin, ku do të punoje. Këtê, ia shenon punëdhanësi, d.m.th. shteti me anën e zyrës së punës. Pra, punëtori, domosdo, duhet të shkoje në vendin e shenuem prej autoritetit kompetent të punës. Nji ditë larg, dy dit larg, trí dit larg! S’ka rândësi pse largohet prej të shoqes e prej fëmijve. Po të mos shkoje, mbetet pa punë dhe vdes në rrugë të madhe. Vdes në rrugë të madhe, sepse, nuk mund të bâje ndonji tjetër punë në vehte, mbassi shteti, ia ka mârrun të gjitha, tue e lânun si gjishti i dorës. E ka bâmë proletar. Dhe si i tillë, asnji hû ngulë nuk e zotnon.
Na, i dijmë me emna disa, qi e kanë pusue kët fatkeqsí. Ç’të bâjnë të shkretët? Kush bjè në detë, mbahet për shkume….
Âsht regjimi komunist, qi e dánë burrin prej grues e babën prej fëmijve. Njerzí âsht kjo? Komiteti Qendruer i P.P. Shqiptare, mbassi u kujdesueka kaq shum për njeriun, përse nuk i heton dhe nuk i ndreqë këto padrejtësina?… Na lodhi e na neveriti propaganda e dendun me fjalë të thata, sikurse me i ramë njij lodre me topuz: Dâng, dâng, dâng dâng! Populli, don fakte e jo fjalë…
3. Në botën e lirë demokratike, qi fletorja, e cillëson botë kapitaliste, punëtorët, gëzojnë të drejtën me formue lirisht sindikatat e tyne, tue u damë më grupe, simbas punës, qi bâjnë. Mandej, janë të lirë me formue federacione e konfederacione. Kanë edhe organet e tyne të shtypit.
Me anë të këtyne formacioneve dhe me anë të organeve të tyne, kur iu bahet nji e padrejtë, qahen, ankohen, protestojnë kundra punëdhânësit dhe e ngrejnë zânin e tyne në kupë të qiellit. Prandej, asnji punëdhanës, nuk guxon me dhunue të drejtat e punëtorëve, qi janë parapamë me ligjë, me regullore dhe me norma të pranueme si zakon, perkitas me të drejtat dhe me detyrat e klasës punëtore.
Në Shqipnín komuniste dhe përgjithësisht atje, ku sundon sistemi marksist-leninist, këto të drejta, aspak nuk janë të njoftuna e të pranueshme. Në Shqipní, vetëm me ia nisun këtij organizimi punëtorësh, gjykata e ashtuquejtun popullore, këcen kundra nismatarëve si ujku në gomar, tue dhanun dënime me vdekje, ose me burgime të përjetshme. Dhe arsyet i katë gatshme: O sabotazhe kundra ekonomís nacionale, ose veprimtari për të përmbysur regjimin…
Radio Tirana, iu flet mjaft punëtorëve të botës së lirë, tue qamë hallin e tyne dhe tue iu dhanun udhëzime. Këta, o s’e ndigjojnë fare, ose kur e ndigjojnë rasësisht, qeshin dhe luejnë koqes me ‘tê. N’anë tjetër, edhe Rusija, nuk mungon me i futun hundët në konfederacionin e punëtorëve internacional, me qellim qi të shkaktoje trazime në botën e lirë.
Komunistat, në vendin e tyne, këto organizata punëtorësh, nuk i kanë dhe nuk i pranojnë. Por, iu kânet me këcyem në darsëm të huej…
4. Në botën e lirë demokratike, kur nuk janë d’akord me punëdhanësin, punëtorët, gëzojnë të drejtën me bamë grevë, mbassi palët, t’i jenë shtrue njij arbitrazhi dhe të mos kenë ramë në mârrëveshtje.
Grevat “Shqipëria e re” i din se të shakalitin në themel; të tronditin thellë. Greva, për të cillën flet dendun radio e Tiranës, kur ep lajme mbi botën e lirë, âsht arma e tmerrshme e punëtorís.
Kët të drejtë, sistemi komunist, qi u kujdesueka për njeriun, e ka mohue prémas.
Pà le të bâjnë grevë nji here “punojësit” në Shqipní. Për até, qi nuk flê, as nuk kotet, pendohen pse kanë lemë. Si lavarë shkojnë në litarë.
Në kët mënyrë, kujdesohet Komiteti Qendror i P.P. Shqiptare për punëtorin e për njeriun. Gjepura!
Na, prap, do të sjellemi bujarë dhe do t’i urojmë: -“Sikur kujdesohet Komiteti Qendror i P.P. Shqiptare për njeriun dhe për punëtorin, ashtu u kujdesoftë nji fuqi e madhe për ‘tê.”…
5. Punëtori, në botën kapitaliste âsht i siguruem: Gëzon të drejtën e pensionit, simbas ligjës. Aj vetë, e shoqja, fëmijt e tija të mitun, vizitohen dhe mjekohen pâ të holla. Iu ndreqen dhâmbët falas. Lejen e përvjetshme e përdorin, tue u pague regullisht dhe e kalojnë ku të duen, pa pasun nevojë me mârrun letër qarkullimi prej ndonjij zyre. Iu mjafton letra e identitetit. Kurse në Shqipní, njeriu, për të kalue prej njij katundi, ose qyteti në tjetrin, âsht i shtërnguem me mârrun leje kalimi prej sigurimit.
Në qoftë se regjimi komunist i Shqipnís, don prova, le t’iu hape portat punëtorëve të botës kapitaliste qi të hyjnë në Shqipní si turista. Atëherë, e sheh vetë të vertetën me dy syt e ballit.
Po! Në disa pika, përnjimend, bota komuniste, ndryshon nga bota e qytetnueme kapitaliste:
A. Në botën kapitaliste, sidomos në Shtetet e Bashkueme, qi i lufton Tirana kaq tepër me të gjitha mjetet e saja propagandistike, aj, ose ajo, qi ka mbushun 65 vjett, merr nji rrogë jetike, për gjatë kohës sa t’i rraktoje zemra, edhe sikur të mos jetë i siguruem, për shkak se nuk ka funkcionue si punëtuer. Bota e qytetnueme, bota, qi kujdesohet për njeriun, ia ka ngarkue vehtes si detyrë me e mbajtun nji njeri të moshës së kalueme. Si detyrë njerzore! Edhe sikur të ketë djel e vajza.
Ndërsa, në Shqipnín komuniste, për moshën e kalueme nuk âsht parapamë asnji asistencë sociale, asnji ndihmë shoqnore. Kategorija e moshës së kalueme, qi nuk përfshihet në klasën e punëtorëve, âsht lânun në mëshiren e fëmijve. Po kur nuk ka fëmij, ose kur këto, nuk janë në gjendje për t’a mbajtun plakun, ose plakën?… Komunizmi, plakut dhe plakës iau ka mârrun të gjallët, tue i këthyem në proletarë; por, nuk âsht kujdesue fare për jetesën e tyne. Ndoshta, i quen të tepërt, pse janë vjetrue shum e nuk i hyjnë ma në punë.
Na, i dijmë mirë këto çashtje…
Ani, na dalin përpara picingul e na thonë se, kujdesohen për njeriun…
B. Bota kalitaliste, punëtorit ia ka njoftun të drejtën e fitimit dhe të zotnimit. Aj, âsht i lirë me zotnue shtëpi në vehte, me blemë tokë e me pasun do gjâ. Âsht i lirë me pasun edhe vetura e qerre tjera, sa të doje. Gëzon çdo gjâ të luejtshme e të paluejtshme me djerst e vet. Kurse në Shqipnín komuniste, edhe nji motosikletë, i shifet e tepërt punëtorit. Regjimi komunist, trêmbet se, me nji motosikletë, punëtori, mund të bâhet kapitalist. Kështu i dekllaroi ministri i mbrendshëm i Shqipnís, njij gazetari të huej, qi pat shkue para shum vjetve në Shqipní dhe e pat pyetun ministrin në se nji shqiptar, âsht i lejuem për të zotnue nji motosikletë. Ishte nji farë ÇETINER-i, aj, qi e pyeti…
Sod, kushdo prej mërgatës shqiptare, qi ndodhet në botën e lirë demokratike dhe qi âsht i zoti me e përçue, zotnon nji veturë luks, ose ma tepër dhe, mbrenda regullave të trafikut, pash më pash i bjè vendit kah të doje e si të doje. Gëzon lirin e shenjtë… Ndërsâ, punëtori shqiptar në Shqipní, si e tham, duhet të marrë leje kalimi edhe kur shkon prej nji fshati në tjetrin aty afër.
Prandej, askush, nuk âsht këthyem e nuk këthehet në Shqipní. Prandej, bota, hikin prej komunizmit.
Po, janë këthyem njâ katër a pesë të shkretë në Shqipní, shkaku i fëmijve të tyne; por, prej tyne nuk doli mâ asnji zâ. Si duket, ligjet e zeza. Iu ndodhi si skjapi te kasapi. As selam, as kelam prej tyne…
6. Në botën kapitaliste, vjeta e punës, âsht ajo e kalendarit. Nuk mban as ma pak, as ma tepër se 365 dit. Në katër vjet nji herë, Shkurti, mban 29 dit, kur bje vjeta prosup. Po t’i nxjerrim festat kombtare e fetare dhe të diellat, si dit pune, simbas vendit, nuk mund të kemi mâ tepër se 300 dit në vjetë. Dhe në çdo ditë pune, punëtori në botën e lirë, punon vetëm tetë orë. Por, edhe kjo kohë, ia ka fillue me u dukun si tepër. Prandej, në disa vende po zbatohen 40 orë pune në javë, tue punue vetëm 5 dit.
Po në Shqipní, si qendron puna ?
Këtê nuk e prekin komunistat. As fletorja e tyne, i trazon kjo çâshtje, E kapërcejnë në heshtje, sepse, kjo, nuk iu vlen per propagandë. Prandej, shterngohemi na me ia njoftue opinionit:
Në Shqipní, vjeta e punës, âsht plotsisht 450 dit. As ma tepër, as ma pak.
Llogarija, âsht krejt e lehtë : janë pranue 300 dit pune. Punëtorit, tue iu ngarkue 12 orë, ditve të punës, u janë shtue 50%. Dhe kështu, vjeta e punës, i âsht llogaritun 450 dit. Llogari komuniste…
Pra, punëtori në Shqipní, punon plotsisht 12 orë në ditë.
Punëtori në Shqipnín komuniste, nuk âsht i lidhun vetëm me orë; por, âsht i detyruem qi të kryeje dhe normën e caktueme: Kaq m3 murë, kaq m3 dhé, kaq m3 drû e tjera kësodore. Mjerë aj, qi nuk e kryen normën…
Sa bukur u kujdesueka K.Q. i P.P. Shqiptare për njeriun!…
Tash, po pyesim : -”Kush i mashtron punëtorët – d.m.th. punojësit-?”.
***
“Shqipëria e re”, me anën e poetit të saj “zamadh”! shifni se si e përshkruen çupën shqiptare:
Ti, moj pëllumbeshë
Sikur më s’je çupë
Se je trimëreshë
Në sup kazm e pushkë.
Të lumtë, bre vjerrshtor’ i përsosur. Sa mirë po e përshkruen gjendjen. Verte paske pasë qenë i mbaruar.
Në qoftë se lexuesat, nuk do të më kenë mërzí, edhe unë, do të përpiqem me e pershkrue gjendjen e çupës socialiste shqiptare në vjerrshërim, tu u mundue me ia përgjamë poetit penështërpuem:
I
Njërin sup me armë
Ngjitesh karmë në karmë.
Në tjetrin me kazmë
Dukesh si fantazmë.
Në të djathtë supatën,
Në tjetrën lopatën,
Vrapon nepër fushë,
Porsi një arushë,
Endesh medis malit,
Por si bisht’ i kalit
Vërdallë vjen në pyllë
Me zorrët si fyellë
Kinse socializmin
Kinse komunizmin.
Mirë për t’a ndërtuar
Mbete e hutuar…
II
Po pllumbeshë na ishe
Kur lirin’ e kishe ;
Por, tash, çup’ e bukur
Më nuk je një flutur
Me krahë të shkruar
Me trup të praruar
Nuk je më pllumbeshë,
Por, je një robreshë
N’duar të tiranëve
Ndër thonj të titanëve
Veç nuk ke një palë
Mustaqe si halë
Dhe t’mungon një mjekër
Edhe dishka tjetër…
Qe t’jesh vetë lugati
Si t’perbuzi fati…
***
-vazhdon-
Marrë nga “Lajmtari i të Mërguemit”, Dhjetor 1972, viti 3, numër 6
(….Marrë nga Lajmtari i të Mërguemit, Qershor 1973, viti 4, nr.7)
SHTETI KOMUNIST, ÂSHT ILEGAL
“Shqiperia e Re” farkon genjeshtra
IV
Do t’a vazhdojmë fushatën kundra fletushkës rrenacake të Tiranës, qi me disa fraza të porosituna të partís komuniste, pandehë se do të mashtroje popullin shqiptar dhe mërgatën t’onë nacionaliste. Ajo, si organ i partís komuniste, vërtitet andej-këndej, tue dashtë me na e mbushun menden se, K.Q. i P.P. Shqiptare, kujdesohet për njeriun. Dhe se, pra, Shqipníja, nên regjimin komunist, âsht bâmë lulja e paradizit.
Para se me shpalue pikëpamjet t’ona në themel, po duem me prekun shkurtas, se ç’âsht njeriu? Vepra me volume janë shkrue për tê. Me mija parime, janë vûmë për tê. Janë krijue proverba të panumrueshëm; janë ligjue nene e regulla të pambarueshme për tê. Kanë ardhun profetën; janë sajue faltina; janë ngrehun institute për tê. Çdo gjâ, qi ka bâmë njeriu, e ka bâmë po për atê vetë.
A mund të përshkruhet njeriu? Sidomos prej meje, qi më mungon pena dhe pajimi për t’i hymë këtij oqeani, icilli, nuk ka as skâj, as fund?
Nji poet filozof arap, tue iu dorëzue vleftës së nâltë të njeriut, i drejtohet në kët mënyrë: –
“Ti, pandehë se jé nji volum i vogël ;”
“Por, në Ty âsht palue e madhja gjithësí.”
Unë, pra, tue qenë i shtërnguem me heshtun, përsa i përket përshkrimit të njeriut, dëshroj me iu dhânun komunistave vetëm nji tabllo fare të thjeshtë mbi njeriun:
Njeriu, i hipi njij anije, qi e shpiku dhe e ndërtoi vetë; dhe, tue notue në hapsinën trishtuese, shkoi në Hanë. Dhe, mbassi qendroi do kohë atje, prap po me atë aní këthei në shtëpí të vet.
Me pak fjalë, ky, âsht njeriu. Nuk ka nevojë, mâ, as me e cillësue, as me e përshkrue. Mbas kësaj vepre, qi na habiti, âsht krejt kot me vargjazitun fjalë e fjalina për tê.
Aj, ndoshta, nesër, mund të bâje ndonji mrekulli edhe mâ të madhe. Nuk ndalet me kaq. Do të përpiqet me depërtue edhe në mistere tjera.
Ky njeri, pra, jo veç kujdes, por, meriton edhe mâ të madhin respekt.
Ahhh! Sa bukur do t’ishte qi Komiteti Qendror i Partís së Punës Shqiptare, të kishte tregue kujdes, lêne mâ për njeriun në përgjithësí, por, të paktën për njerzt e vet, të cillët i sundon.
Por, ofshetè!… Drejtuesat e komunizmit, ndodhen larg vetinave njerzore për të mund me u kujdesue për njeriun. Ata, qoftë si theorí, qoftë si zbatim i kësaj, janë kredhun në pellgun e ilegalitetit. Veprimtarin e tyne e kanë nisun nga pika e ilegalitetit dhe po e vazhdojnë po me ilegalitet. Dhe, kur mungon legaliteti, vendin e tij e zê kriminaliteti. S’ka ndonji rrugë tjetër të mesme. Në qoftë se respekton ligjet, administrimi, merr formë të njerzishme. Në qoftë se nuk i respekton, administrimi, merr trajtën kriminale. Këtê e dijnë dhe e pranojnë të gjitha shtresat e njij shoqnije, edhe pse nuk janë të dipllomueme në Moskë, ose në Pekin…
Komunizmi, si doktrinë shoqnore dhe komunistat, si besimtarë dhe ndjekësa të kësaj doktrine, athue a kanë respekt për ligjet njerzore dhe për njeriun vetë, qi âsht nji krijesë e shqueme?
Po e shoshitim kët pikë me gjak të ftoftë e pa u ndikue aspak prej macës së zezë, qi na ka hymë medis nesh e komunistave, për shkak se kemi kundërshtime të pakapercyeshme në mes t’onë;
1.Komunistat, medis tjerave, për të shkaktue nji kalaveshje – konfuzion – në mendimin e popullit, pretendojnë se kanë krijue nji demokrací. Dhe kët demokraci e mbiemnojnë “demokraci popullore”.
Demos-Popull. Kratos-Autoritet, qeverisje, sundim. Demokraci-Qeverisje popullore, sundim populluer.
Kuër sundon populli? Populli, sundon vetëm atëhere, kur t’i njifet e drejta me votue lirisht. Aj, në ditën e caktueme prej ligjës, do të shkoje lirisht në vendin e shenuem; do të votoje lirisht e në mënyrë të msheftë dhe votat e tija, do të shqyrtohen haptas prej njij komisioni të kryesuem nga nji gjyqtar i pa anshëm. Kjo, âsht demokracíja. Populli, dergon përfaqsuesat e vet në parlament dhe sundon me anën e tyne. Pra, kjo âsht edhe demokrací popullore, në qoftë se duem me e cillësue drejt.
Në komunizmë, ky sistem, nuk âsht i pranueshëm. Diktatori, i rrethuem prej klikës dallkavuke, mendon, ose bân sikur mendon se, veprimet e tija, i përshtaten vullnetit të popullit. Diktatori, gënjen dhe genjehet. As aj, e përfaqson popullin, as populli, sundon. Diktatorin e gënjejnë duertrokitjet hipokrite…
Tashmâ, në botën komuniste nuk po përdoren fjalët demokraci dhe demokratike. Vendin e tyne e kanë zânun fjalët: Popullore, socialiste e tjera. Vetëm Gjermanija Lindore, enè, âsht kah e përdorë. Kjo, demokracín e saj, po mundohet me e provue me murin e madh të turpit, qi ka ndërtue për të damë pjesën e lindjes të Berlinit prej pjesës së perëndimit… Na, kësaj demokracije mund t’i thomi: Demokracija e Ngujueme në Murin e Turpit. – T’onët, edhe këta, popullin e kanë ngujue ; por, deri tash, nuk kanë ndertue mure të dukshme të medhaja. S’âsht çudi qi nji ditë, për t’ia përgjamë Kinës, t’ia fillojnë ndërtimit, mbassi të kenë mârrun pëlqimin e Maos. –
Kët pikë e prekëm teksa për me tregue se, komunizmi, atij njeriu, qi fluturoi e shkoi në Hânë dhe, mandej, prej saj këthei triumfalisht në shtëpín e vet, nuk i ka njoftun ndonji të drejtë. Asnji grimë…
2. Komunizmi, si ç’po shifet, edhe në praktikë, njerzt i ka damë në dy grupe: Komunista e jo komunista. Ose me fjalë tjera, në proletarë e në kapitalista. Me fjalën kapitalist nuk ka për qellim me tregue vetëm njeriun pasanik. Për te kapitalist âsht, kushdo qi nuk përveton sistemin marksist – leninist, qoftë edhe i pa pasun.
Komunizmi, në dialektikën e vet, grupin, qi nuk âsht komunist e cillëson edhe me këto shprehje njollëzuese: Reakcionar, anmik i popullit, monarkofashist, tradhtar, kulak, i shitun, spekulator, spiun e tjera e tjera. Tash s’voni, âsht bâmë e modës qi të gjithë ata, të cillët, nuk e kanë në zemër sistemin komunist, të cillësohen si fashista. Kurse dikuër, komunistat shqiptarë, para datës 21/6/1941, na thojshin se, tërthoras, kanë aleancë me fashizmin, mbassi edhe ky, deri diku, âsht kundra kapitalizmit. Fashizmi, u bâ i keq për ta, vetëm, mbassi ushtríja gjermane, msyni Rusín.
3. Komunizmi, mbassi e din premas se, nuk mund të vije në fuqi me votat e popullit, me afate të paracaktueme, simbas rasës, përpilon programin për të shtimë në dorë pushtetin, tue bâmë kryengritje e tue derdhun gjak. Përpiqet me tërhjekun për vehte disa njerz të pa provuem, ose t’etshëm për pozita, me nji propagandë rrenacake. Mbjell helmin e anmiqsís medis dy grupeve, qi u treguen pak mâ nâlt. Shkakton dasín medis tyne. Këndellë mënín kundra grupit jo komunist. Stërvitë rinín femna e mashkuj, qi nuk janë në gjendje me gjykue e me pamë përtej hundës së vet. E ushtron këte, tue e mësue shkallë shkallë se si me mundue, me friksue, me terrorizue, me vramë e me zhdukun njerz. Të rij si engjej, i sjell në gradën e njij bishe. Dhe kështu, kadal kadal, vjen në gjendje me perdorun armët e asgjâsimit kundra popullit, qi i kundërshton për të mos hupun rendin dhe lirín.
Komunizmi, fillon msymjet, në çdo anë, me propagandë, me armë, me zjarm e me ç‘të ketë në dorë. Tash, ka fillue revolucioni. Vret, pret, djeg, pjek, pervëlon, shkatrron, shkallmon, trembë, shembë e bân njimijë kobe.
Ky, âsht revolucioni komunist, të cillin, doktrinarët, e quejnë revolucion i proletarëve.
Dhe, me kët revolucion komunistat, vijnë në fuqí. Mârrin pushtetin në dorë në kundërshtim me vullnetin e popullit. E mârrin fuqín në dorë me grykë të pushkës, tue vramë djali babën, vëllai vellán e fisi fisin.
Kështu ka ndodhun në revolucionin e 1917-ës në Rusí e po kështu ka ndodhun edhe në Shqipnín t’onë e kudo, qi âsht vendosun komunizmi.
4. Po. Për fat të keq, pikërisht kështu ka ndodhun edhe në Shqipní.
Mbassi nji pjesë e shqiptarëve në mërgim, nuk i ka jetue ngjarjet, nuk i din me hollësína. Nuk mund t’i dije, sepse, ka qenë në skaj të botës. Prandej, po e gjykoj të nevojshme qi të bâj nji përmbledhje të shkurtë, aq sa më lejon artikulli.
Kur e pushtoi ltalija fashiste Shqipnín me 7/4/1939, komunistat shqiptarë, nuk qenë t’organizuem. Prandej, nuk ndoqën ndonji drejtim të qartë. Dikush, mori pjesë në këshillin e shtetit; dikush, mori pjesë në partín fashiste, tue veshun këmishën e zezë e dikush tjetër, zûni vend nepër ministrína të ndryshme, ose në zyrat e tyne varëse. Si e theksuem edhe mâ nâlt, ata, n’atë kohë, thojshin se, me fashizmin kanë nji farë aleance nga pikëpamja e luftës kundra kapitalit e kundra botës kapitaliste.
Shum prej tyne, depertuen në radhët e Ballit Kombtar, qi u formue në vjeshtë 1939. Prej shtatë themeluesave të Ballit, sod, vetëm zotni Hasan Dosti, rron në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës. Tjerët, të gjithë, kanë ndërrue jet. Paçin dritë atje, ku kanë ramë.
Formimi i Ballit Kombtar, kishte për qellim dy pika :
-E para : Me krijue nji rezistencë kundra boshtit Romë-Berlin, për të sigurue përkrah jen e aleatëve në favor të Shqipnís, mbassi të mbaronte lufta.
-E dyta : Me përgatitun gjendjen për të pengue riardhjen e mbretit Zog, kur Shqipníja, do të kishte rifitue pavarësín e vet me fitoren e aleatëve.
Partija komuniste në Shqipní, u formue me datën 8/11/1941, atëhere, kur ushtrija gjermane, ishte tue marshue mbrenda tokave të Rusís.
U formue me udhëzimet e Miladin Popoviçit dhe të Dushan Mugoshës e vetëm si bisht i partís komuniste jugosllave. Me fjalë tjera, partija komuniste shqiptare, ishte nên urdhënin apsolut të partís komuniste jugosllave. Dhe kjo varësí, ka vazhdue deri në vjetin 1948, atëhere, kur u formue kominformi.
Le të mos harrojmë se, prandej, prîjësíja komuniste shqiptare, tue lânun në nji anë festën kombtare t’Indipendencës, d.m.th. 28 Nândorin, ka pranue datën 29 Nanduer 1944, të cillën e kremton për festë shpëtimi dhe Jugosllavija komuniste. Ata, qi duen me u ndriçue mbi sa po pretendojmë, le të kërkojnë librin italisht “Il Sangue Tradito”, qi âsht përkëthyem prej jugosllavishtes. Këtu kanë për të gjetun njoftime të dobíshme historike dhe se si parësíja e komunizmit shqiptar, me sjelljet e saja poshtalake, iu ka shërbyem Miladinit e Dushanit. Njeriu, kur t’a lexoje kët libër, përnjimend, sheh se âsht hjedhun shum poshtë sedra shqiptare.
Si shkel e shko, na duhet të shenojmë se, komunistat, në kët kohë, i patën vazhdue marrëdhaniet, në mënyrë djallëzore, edhe me Abaz Kupin, qi pat ardhun, për nji kohë të shkurtë, në kryesín e komitetit të shlirimit kombtar, titull, të cillin, vrik e vrik, e përvetuen komunistat në formën “Komiteti Nacional Shlirimtar”, tue mos bashkëpunue me zotni Kupin.
Po i bijmë shkurt, se s’na premton Lajmtari.
Në kët kohë, Kosova, Dibra dhe Struga, i qenë mbathun – aneksue – Shqipnís. Mirë, ose keq, thuej se ishte bashkue kombi shqiptar… Për të parën herë, vërtetohen dy atentate: Vriten prej komunistave Haxhi Luba në Prizren dhe Skender Çami në Korçë. Haxhi Luba, ishte nji bankier serb. Skender Çami, ndodhej drejtor i policís në Korçë. Aj, ishte njeri mâ se i ndershëm dhe i kishte shërbyem Shqipnís si oficer gjindarmerije në shum qarqe.
Njani prej therorëve ishte sllav e tjetri, ishte shqiptar. I pari, gëzonte nji pozitë si pasanik. I dyti, ishte nëpunës. Pra, ky, ishte nji atentat i kombinuem nga partija komuniste jugosllave. Kjo, në bashkëpunim me bishtin e saj, me partin komuniste shqiptare, fillonte terrorin kundra dy grupeve shoqnore: Kundra grupit pasanik dhe kundra grupit, qi kishte pranue ofice zyrtare.
Nuk po mundem me u përmbajtun: Prefekti i Korçës, aspak nuk e lodhi kokën për vrasjen e Skenderit. Mandej, ma vonë, edhe vetë, mbaroi si âsht mâ keq.
Zhvillohen ngjarje.
Komunizmi; hidhet në skenë me kushtrim: Luftë kundra okupatorit dhe bashkëpunetorëve të tijë tradhëtarë. Balli dhe mbretnorët, gjestin e komunistave e presin me gjak të ftoftë, mbassi i përshtatej dëshirës inglize.
Zhvillohen ngjarje.
Komunizmi, fillon me u forcue.
Por, enè, nuk paraqitet i rrezikshëm për organizatat e rezistencës. Kështu e kërkon politika inglize, thonë ato. Sido qi të jetë, komunizmi, nuk fiton. Prandej, le t’a vazhdoje luftën kundra okupatorit e bashkëpunetorve të tijë.
Komunizmi, u forcue, sâ mâ tepër. Populli, fillon me iu veshun, sepse i pëlqen lufta kundra okupatorit; i pëlqejnë premtimet e komunizmit dhe për veç këtyne, druen edhe terrorin, qi aj, ka fillue me vumë në zbatim aty këtu.
Organizatat kombtare, nuk duen me pranue përgjegjësin historike të vëllavrasjes.
Ngeci në Stalingrad, ushtrija gjermane. Italíja, kapituloi. Për komunizmin, u dukën orizontet e fitores. Aj, s’po ka nevojë, mâ, me luftue kundra okupatorit. Tash, duhej të luftoheshin forcat kombtare, qi formojshin nji pengim për tê.
Komunizmi, iau këthei pushkën organizatave kombtare. I atakoi hapët forcat e tyne. Muer pozicion të premë, tue fillue luftën frontale të shoqnueme prej asaj të çetave. Kundra nacionalizmit mbarë e me rend… Në çdo krahinë e në çdo vend. U lëshue si rrebeshi kundra shqiptarëve. Ashtu kishte marrun urdhënin prej siperiorëve slave…
Vrau, preu, mbyti, pushkatoi, terrorizoi, dogj e poq dhe përdori çdo barbarizmë e kriminalitet, qi as dreqi i mallkuem nuk mund t’i sajoje… E shtrîni për dhé popullin shqiptar, vetëm për t’ardhun në fuqi. E mbyti popullin shqiptar në gjak; vetëm për të grabitun pushtetin.
Dhe e grabiti!…
Në fund, qé edhe nji bilançio trishtuese:
A – Simbas ATSH, partizanë, d. m. th. komunista të vramë 30, 000
B – Përballë këtij numri, nacionalista të vramë 30, 000
C – Nacionalista të mërguem e të vdekun nepër burgje 40, 000
Shuma trishtuese . . . . . . . . . . . . . . 100, 000
Këta njiqindmijë shqiptarë, nuk janë njerz sido-kudo. Nuk janë fëmij, ose pleq e plaka. Janë ajka e shqiptarit. Njerz të dalluem për kah zotsija e cillësija.
Në këta njiqindmijë njerz nuk janë të përfshimë vëllazënt t’onë shqiptarë, qi janë asgjâsue prej partís komuniste jugosllave e qi, simbas gjasave, mund të mbërrijë në 60, 000 vetë. Çdo shqiptar, duhet t’a regjistroje në trût e veta se, në zhdukjen e shqiptarëve në Jugosllaví, partija komuniste shqiptare, ka ndihmue me çdo mjet. Ka ndihmue, sepse, n‘atë kohë, ishin nânë e bij me njâna tjetrën.
Agjensija Telegrafike Shqiptare (ATSH) qi u shenue në germën A-, shum vjet ma para, na impostohej nga Parisi.
Përmbyllje:
Shteti komunist, âsht shtet ilegal. Dhe âsht i gatuem me kriminalitet.
Mbas këtyne parashtrimeve, a mund të besojmë se Kom. Qend. i P.P. Shqiptare, kujdesohet për njeriun?
Kishim me besue dhe me e urue, atëhere, kur të ndryshoje sjelljet. Kur të zbatoje nji sistem njerzuer. Vetëm atëhere…
* * *
Marrë nga Lajmtari i të Mërguemit, Qershor 1973, viti 4, nr.7, fq.26-31
Welcome Terbuni! Beselidhja “ngel ne Puke”. Lushnja 11 metra larg endres. Bylisi rikthet ne elite.
Nga Albano Kolonjari
Terbuni shkruan nje histori te re ne faqen e futbollit shqiptar. Skuadra pukjane per here te pare ne historine e saj do te luaje ne Super Ligen Shqiptare. Ekipi i drejtuar nga shkodrani Elvis Plori beri nje sezon fantastik . Ne 27 takime skuadra pukjane arriti 21 fitore, 6 barazime dhe asnje humbje. Ne takimin e fundit dhe percaktues perballe Beselidhjes, pukjanet nuk e diskutan asnjehere fitoren, duke e fituar kete takim 2-0, me gola te Lekaj 41’ dhe Marku 86’. Pas takimit tekniku Plori u shpreh per mediat sportive se:”Puka e meritoi fitoren. Kemi zhvilluar nje sezon fantastik dhe e meritonim qe sezonin e ardhshem te luajme ne Kategorine Superiore”. Drejtuesit e Terbunit tashme u duhet te mendojne per sezonin e ri, sidomos per stadiumin e ketij qyteti qe aktuaklisht nuk i ploteson te gjitha kushtet per te qene nje stadium ku mund te zhvillohen ndeshjet e Kategorise Superiore. Per sa i perket merkatos tekniku Plori thote se:”kemi gjithe kohen e nevojshme perpara per te menduar per forcimin e skuadres”.
Myzeqaret humben shansin e rikthimit ne Kategorine Superiore ne takim e fundit qe u zhvillua ne shtepine e tyre. Skuadra Lushnjare ngeli 11 metra larg kesaj endre. Sulmuesi kryesor i lushnjareve Mikel Canka ne 14 minute i kishte te gjitha mundeste ta kalonte ekipin ne avantazh nga pika e bardhe e 11 metrave. Gjuatja e tij u grushtua me mjeshteri nga portieri ballshiot Kaloshi. Ne minute e 35 Shoshi ekzekuton sakte nje goditje denimi ne hyrje te zones duke e derguar topin ne trekendeshin e mbrojtur nga portiere lushnjar Spaho. 0-1 per Bylisin. Perpara ketij takimi skuadra lushnjare udhehiqte grupin B me tre pike me shume se Bylisi. Pas kesaj fitoreje skuadra ballshiote fitoi te drejten qe sezonin e ardhshem te luaje ne Kategorine Superiore duke patur golavarazh me te mire se skuadra lushnjare. Pas ketij takimi tekniku i Bylisit Nenaj deklaroi se:”Jam shume i lumtur qe arritem te rikthejme Bylisin ne gjirin e skuadrave me te mira. Klubi ballshiot ka nje projekt afat gjate dhe shpresoj te rezultoje sa me i sukseshem. Une nuk e di nese do te jem pjese e ketij projekti, por tani per tani le te shijojme suksesin e arritur”.
Ne baze te rregullores se FSHF, kryesuesja e grupit A Puka dhe kryesuesja e grupit B, Bylisi marrin pjese sezonin e ardhshme ne Kategorine Superiore, ndersa takimi final, ai qe do te percaktoje edhe kampionin e Kategorise se Pare ndermjet Bylist dhe Pukes do te luhet me 21 maj 2015.
AMBASADA AMERIKANE: KUJDES ME KANDIDATET E KRIMNUAR!
Ambasadori LU, presim që të tërhiqen të tjerë kandidatë nga gara zgjedhore e 21 qershorit/
Në një intervistë për revistën periodike “Java”, Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka thënë se pret që partitë politike të heqin edhe kandidatë të tjerë nga lista e garuesve në zgjedhjet e 21 qershorit. Pak javë më pare zoti LU tha se, ambasada u ka dërguar informacion partive politike për kandidatët të cilët dyshohet se kanë të kaluar kriminale.
“Ne e kemi ndarë këtë informacion me kryetarët e partive politike, me kërkesën që ata ta verifikojnë këtë informacion dhe të ndërmarrin veprime. Ata kanë hequr disa prej këtyre emrave nga listat e kandidatëve dhe shpresojmë që do të heqin më shumë. Unë besoj, që votuesit kanë të drejtën të dinë mbi historitë kriminale të kandidatëve politikë. Por, siç thoni ju në shqip “vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta”, ka thënë Lu. Deri tani zyrtarisht nga gara janë tërhequr dy kandidatë, por nuk dihet nëse tërheqja e tyre ka të bëjë me procesin e dekriminalizimit. Gjithashtu është përfolur edhe për tërheqjen e një tjetër kandidati, i cili akuzohet se është përfshirë në vrasje të ndodhur disa vite më parë.
Skenderbeun nuk ka kush ta ndale. Korcaret serisht Kampione!
Nga Albano Kolonjari/
Skenderbeu “vulos” titullin e peste rradhazi ne Shqiperi. Nje histori brilante qe nuk e ka realizuar asnje skuader tjeter shqipare. Skuadra korcare ne keto pese vite ka vendosur diktaktin e saj ne futbollin shqiptar. Nje klub i mire organizuar me financa te kenaqeshme dhe me nje grup lojtaresh nga me te miret ne futbollin shqiptar i ka dhene juglindoreve te drejten per te qene “mbreter” te futbollit shqiptar, duke fituar keshtu edhe kupen e arte te FSHF. Nje merite te vecante ne kete sukses brilant ka padiskutim “timonieri” i ketij ekipi tekniku Mirel Josa, i cili per mediat sportive shprehet:”Konkurenca kete sezon ka qene e madhe. Nuk ka patur shkeputje ndermjet ekipeve. Pas humbjes ne Lac synimet tona u lekunden disi, por ekipi gjeti forca per te rikuperuar shume shpejt”. “Pas ndeshjes me Tiranen per mua skuadra ishte Kampione, por ne si staf i druheshim shume edhe takimit me Flamurtarin qe ne kete takim na vuri disa here ne veshtiresi”. Por cili eshte sekreti i Joses dhe i ketij suksesi. “Kur skuadra ka ecuri pozitive stafi dhe tranjeri punojne te qete. Nuk ka tranjer te mire pa lojtare te mire, vazhdimesine ne krye te skuadres korcare ma kane dhene vete lojtaret”. Me pas tekniku tiranas i Skenderbeut falenderoi bashkepuntoret, stafin dhe futbollistet te cilet kane qene te perqendruar gjate gjithe kohes dhe kane zbatuar me perpikmeri te gjitha udhezimet e dhena”. Ky eshte titulli i gjashte ne historine e klubit korcar. Ne takimin me Flamurtarin, skuadra korcare kaloi ne avantazh me ane te Latift qe shfrytezoi mire nje pasim te Stojkov. Ne pjsen e dyte Flamurtari u perpoq te barazonte rezultatin dhe te prishte festen korcare. Vlonjatet te drejtuar nga italiani Ramela e vendosen disa here ne veshtiresi mbrojtjen e Skendebeut. Pak minuta para perfundimit te ndeshjes Lilaj shenoi golin e dyte duke vulosur rezultatin 2-0.
TARZANI I RI I KELMENDIT
Ramiz LUSHAJ/
Stërgjyshi, i madhi Sokol Sadria, rri me vorr e plagë/
te vija e kufinit që i ndan në tri shtete tokat e Kelmendit./
Tarzani i vogël me sy mbrapa iku në hapësirat pa kufi të Shëngenit./
Tek kulla e tyne i ka mbetë çanta me libra në shqip,/
I kanë mbetë pa krye në fletore detyrat e shtëpisë…/
Loti i kalit të tij po i thatno’ lulet e tokës në Velabisht…/
Në Guci e Plavë, në Podgoricë, udhëdvetin përditë bletët:/
-Tarzanit të vogël, pse ia batë xhungël vitet e jetës?!/
Engjëlli ynë, çka the në atë fletoren tande në kullën me dry:
-Vendlindje, si Tarzan modern i Kelmendit do të vij për Ty…
Lule vrrini e bjeshke do të çoj tek varri i stërgjyshit,
Do i çeli ëndrrat e mia në udhët e vllaznisë e të fisit…
Do të kuvendoj me male, lumenj, me kelmendasit kreshnik’,
Do ta ndezi prapë zjarrin e kullës time në Valebishtit…
Flokët e tua çelës gërshetë i le në derë të kullës, o Tarzani i Kelmendit,
Kthehu pa u thinjë, o i vogli mërgimtar i Shëngenit…!
Kohës po ia nisi dhe poi a la vargun përgjysë:
-A kie me më ftue në dasmën tande në Velabisht?!
Në se nuk do të jem: si në legjendë, do kthehem në një Konstandin:
Do të vij për amanetin e maleve, për hatrin tand, për qejfin tim.
Sot po ta çoj këtë vjershë, o Tarzani i ri i Plavë-Gucisë:
Tek fletorja e pambyllur e detyrave të shtëpisë…
Tiranë, 16 maj 2015
DY POEZI NGA ALFONS GRISHAJ
NGA ALFONS GRISHAJ/
Pjetër Arbnorit/
Dikur më the, o mik i vjetër:/
I poshtri, budallai dhe i miri,/
Agjëruesi, i ndershmi dhe i piri/
Janë gatuar prej të njëjtit mjeshtër!/
Dhe unë të thashë, i dashur mik,/
Si Sadiu pat thënë dikur…/
Dreqi shkruan shpesh herë në partiturë…/
Këlyshët e ujkut nuk bëjnë çiflig!/
Ke ikur në atë botë ku fryn erë,/
Brutin, pyete pse e vrau Cezarin?/
Cezari do zgjohet: “lëre zagarin,/
Se ka kaluar në tënden derë!”/
Dhimbjen palosa nën korin e zi!
Përulur mbi varrin tënd të thjeshtë,
Zanat mbledhur mbi të naltën kreshtë
Të ftojnë të lirë në përjetësi!
Me zërin e latuar nga galerat,
Më the, “Se hekurat nuk kanë fuqi,
Nëse me të keqen nuk bën krushqi,
Gjithmonë rriten dhe fitojnë vlerat.”
O mik! O ëngjëll i civilizimit!
Përmbi lirinë e cunguar,
Përmbi ndërgjegjen e helmuar,
Ngrite kështjellën e qytetrimit!
Heshtje blu/
Heshtje blu…Jo qiell,jo tokë!/
Peshku fluturues then heshtjen blu./
Fluturim i shkurtër , sërish heshtje blu./
Flauti… /
Organo…/
Sëri’, Heshtje blu./
Zani i shpirtit,/
Psherëtima e perjetshme blu…!/
Kanga e kanarines blu/
Nota natyrale,/
Njëqind miliardë oktave frymëzojnë heshtjen blu…/
Supernova ?/
Graviteti zero.
Mbështjellë me krahet e engjellit blu.
Pëndesë ?
Jo tokë, jo ujë
në heshtjen e mbyllur blu…
Zyrtarët maqedonas me stilin e Serbisë kundër Kosovës
Shkruan Asllan Dibrani/
Sipas mediave tona presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, ka nisur një letër drejtuar presidentëve të shteteve anëtare të OKB-së. Ai me anë të cilës fajëson për konfliktin e 9 majit në Kumanovë Kosovën!
Sllavët gjithmonë janë të prirë për akuza ndaj shqiptarëve dhe inskenime në të gjitha kohërat. Po edhe tani , po përpiqen që përmes propagandës së tyre ta bindin akoma botën me gënjeshtrat e tyre se shqiptaret janë terrorist janë turbullues të situatës, konfliktuoz dhe luftënxitës etj.
-Propagandës anti-Kosovë, pas përleshjes së armatosur në Kumanovë dhe zhvillimeve të fundit politike në këtë shtet, zyrtarët e Maqedonisë filluan një ofensivë propagandistike duke u përzier edhe në punë e brendshme të Kosovës. Kjo ofensivë me shpifje kundër Kosovës dhe një propagande e tillë nuk do të jetë edhe aq e pa vlerë në arenën ndërkombëtare për interesat e Maqedonisë,kur i iu drejtohet me letër të gjitha përfaqësive diplomatike. Nga kjo propagandë edhe sikur mos të ketë asgjë reale me ngjarjet e Kumanovës, prapë se prapë është ma i bindshëm se faktori kosovar, apo ai i shqiptarëve të Maqedonisë artificiale. Nga pala shqiptare nuk ka asnjë reagim ndërkombëtar as lokal, andaj edhe të vrasin edhe ankohen sllavët?. Kësaj i thonë propagandë, nga rrena e shndërron në realitet një gjë e pa qenë. Shqiptarët janë baras me zero në propagandën ndërkombëtare në raport me sllavët !?.
-E them kështu, sepse politika shqiptare ka mundur të bëjnë një denoncim apo reagim pranë qarqeve ndërkombëtare para sllavo-maqedonasve edhe mendojë notë proteste për sulmin në Kumanovë. Vrasjet dhe terrori i zhvilluar kundër popullatës në Kumanovë vlerësohet si terrorizëm dhe gjenocid i shtetit maqedon dhe pikërisht për këtë është dashur të reagojnë tanët përpara se të reagojnë dhe të gënjen presidenti aktual i Maqedonisë.
-Faktori maqedon është ma i bindshëm në arenën ndërkombëtare karshi shqiptarëve derisa politika shqiptare në Kosove dhe Maqedoni rrinë spektator dhe në vend se të reagon Kosova për terrorin që zhvilluan forcat maqedone në popullatën shqiptare me gjithë arsenalin policor që patën këta bëjnë akuza kundër njeri tjetrit për tradhti dhe etiketime shumë llojshe për luftëtarët e lirisë. Në vend së të nisin reagimet nga zyrtarët e Kosovës me ndonjë notë diplomatike kundër terroristëve dhe barbarëve të vockël maqedon, që marrin guximin që t’i shpall edhe terrorist shqiptarët që ishin të qetë dhe pa sulmuar asnjeri në vendin e vet. -Politikajtë tanë rrinë dhe i presin sulmet propagandistike të sllavo-maqedonve. Luftëtarët tanë ishin në vendin e vet,në Kumanovën shqiptare, terroristët maqedonë i sulmuan dhe agresori duhet dënuar.
-Në letrën e Ivanovit, përpiqet ti njollos figurat ma të çmuara të luftës. Kundër letrës së presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dërguar liderëve botërorë, përmes së cilës fajëson Kosovën për mos reagim ndaj përleshjes së armatosur në Kumanovë, i është përgjigjur Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
-Në bazë të titullit lëne përshtypje qe vërtet së paku, edhe se vonë ka bërë një hap të duhur, por posa mësuam se ku e beri ketë reagim rezulton se s’ka kurrfarë peshe,kur kjo paska bërë një vetëmbrojtje dhe paska biseduar me Hashim Thaqin ,Isa Mustafen dhe me institucionet e Kosovës,e jo ne arenën ndërkombëtare siç ka vepruar presidenti maqedonas, kjo s’ka koment.
Flaka Goranci promovohet ne Vjene
Promovohet ne Vjene Cd-ja me muzike shqiptare e kengetares nga Kosova,Flaka Goranci/
Nga Pjeter Logoreci-Wiene/
Të martën me 12.5.2015, në sallën e evenimenteve të Bashkisë së vjetër të Vjenës, u bë prezantimi i CD-së me muzikë shqiptare – Albanian Flowers – të mezzosopranos nga Kosova, Flaka Goranci. Cd-ja e prodhuar nga shtëpia e famëshme muzikore Gramola, përmban 11 këngë dhe është e shoqëruar nga një trio që përbëhet nga pianisti kosovar Mennan Bërveniku, në violinë Adela Frasineanu nga Rumania / Gjermani dhe violincelisti shqiptar në Austri – Edison Pashko, që të tre muzikantë të Filarmonisë së Vjenës.
Këngëtarja lirike Flaka Goranci këndoj për publikun e ftuem dhe fansat e saj, një repertor me muzikë të njohur qytetare dhe të përpunueme nga autoret më të mëdhej shqiptar. Ndër këngët e zgjedhura në repertorin e saj ajo i këndon dashurisë, luleve, prandverës, atdheut të bukur shqiptar duke sjellë kënget tradicionale të popullit tonë, si: Unë ty moj të kam dashtë ije, Margjelo, Një lule, Martesa jone, Hapi sytë e zeze moj, Lule borë, Ma fal at buzeqeshje, Mallngjimi, O zambak, zambaku i bardhë dhe Na leu dielli. Salla ishte e mbushur nga artëdashës të komunitetit shqiptar me banim në Vjenë, trupi diplomatik, përfaqësues të shtëpisë së famëshme Vjeneze – Gramola -, sponsorët dhe të ftuar të tjerë.
Kush është Flaka Goranci
E lindur në Gjakovë të Kosovës, Flaka Goranci qysh fëmijë ka studiuar pianon. Më vonë ka vazhduar studimet kantos në Tiranë ku ka pasur mentore muzikanten e njohur Suzana Frashëri. Studimet master i vazhdoj në shkollën e muzikës Buchmann Mehta në Tel Aviv, ku fitoj një stipendium për dy vjet. Më pas me mbështetjen e shoqatës austriake “Hildegard Zadek”, mori leksione private në Vjenë nën drejtimin e Prof. W. Moore. Ishte 20 vjece kur punoj me drejtuesen amerikane të teatrit E. Stewart në New York, ku në teatrin muzikor atje luajti rolin e Armillës në “Il Corvo”, me të cilën u hap dhe bienalja e Venecias në Itali. Në moshën 22 vjecare debutoi me rolin e Rosinës në Berberin e Seviles si dhe luajti Cherubinon në pjesën e Mozartit “Le nozze di Figaro”në teatrin kombëtar të Operas në Tiranë. Në vitin 2012 mori pjesë në konkurimin e Akademisë ndërkombëtare europiane të Prishtinës me “Erlkönig” të Shubertit. Ajo ka frekuentuar kurse specializimi pranë mjeshtrave D. Ettinger, Ch. Spencer, U. Laufenberg dhe Vito Maria Brunetti si dhe ka punuar nën drejtimin e mjeshtrave Nikolaus Harnoncurt, Manfred Mayerhofer, Yishai Steckler, Vittorio Parisi, Zhani Ciko, Desar Sulejmani dhe Rafet Rudi. Mezzo Soprania Flaka Goranci ka shtuar tashmë në biografinë artistike të saj interpretime të ndryshme të realizuara në skenat ndërkombëtare nga veprat e Mozart-it, Rossin-it, Shubert-it, Schumann-it, Brahms, Maler-it, Berio-s etj…
Pervec pjesëve klasike shumë të njohura ajo këndon edhe pjesë nga perlat e muzikës popullore të cilat i ka incizuar dhe në këtë CD e cila është prodhuar me mbështetjen e Ministrisë së Diaspores së Kosovës.
Foto në origjinal nga Pjeter Logoreci
Wien, me 13.5.2015
KOMUNITET-SOT , SHERBIMET FUNERALE PER SOFIE GJURAJ
Sic eshte njoftuar komuniteti shqiptar në SHBA dhe vendlindje më 13 Maj 2015, pas një sëmundje të pashërueshme, ka ndërruar jetë në moshën 79 vjecare Sofija Gjuraj.
Komuniteti shqiptar mund të shprehë ngushëllime , Sot, ditën e Dielë me 17 Maj 2015, nga ora 2-9 PM në Farenga Brothers Funeral Home, ku do të prehet trupi i së ndjerës.
Të Hënën me 18 Maj 2015, në ora 10 AM arkivoli me trupin e së ndjerës do të vendoset në Kishën “Zoja e Shkodrës”. Mbas Meshës do të përcillet për në varrezat “Gate of Heaven Cemetery” (section 5) Valhalla, New York.
Federata Panshqiptare e Amerikes VATRA dhe Gazeta Dielli u shprehin ngushëllimet më të thella Familjes Mark Gjuraj, te gjithe Familjes Gjuraj, si të gjithë miqëve dhe të afërmeve.Sofia pastë dritë!
Në Foto: Sofija Gjuraj
Murtaja e Justinianit
Nga Niko Ferro/
Keni degjuar per “murtajen e Justinianit”? A e dini Ç’thuhet për këtë epidemi? A ka burime të shkruara për këtë sëmundje vdekjeprurëse? A janë të sakta shifrat e cituara nga Prokopi i Çezaresë? Po për vetë Justiniani çfarë shkruhet?
Në vitin 527 e. s në fronin e Perandorisë Romake të Lindjes, u ngjit Flavius, Petrus, Sabbatius, Justinianus, i njohur shkurtimisht Justiniani I. Nëpërmjet burimeve të autorëve antike, mësojmë se Justiniani , lindi në maj të vitit 482 e. s. Sakaq aty thuhet se ai ishte me origjinë ilire, nga fshati dardan i Taurisiumit. Afërsisht në moshën 13 vjeçare, Justiniani së bashku me të ëmën, shkuan në Kostandinopojë. Këtu ai u shkollua dhe u edukua sipas kulturës, traditës dhe stilit romak të jetesës. Në vitin 520, Perandori Justin, e birësoi si djalin e vetë. Një vit më vonë,Justiniani I u emërua konsull. Gjatë kohës që ai mbante titullin e konsullit, Justiniani u njoh me një aktore teatri, të quajtur Teodora. Mund të themi se “bukuria dhe zgjuarsia e saj e magjepsën aq shumë Konsullin, sa shpejt lidhën kurorë”. Por jo të gjithë ishin dakord me këtë lidhje, kundër martesës së Justinianit me Teodorën, u shpreh edhe e ëma e vetë konsullit, Vegjelenca. Madje këtë lidhje e kundërshtoi edhe vetë ungji i tij, Perandori Justin. Vlen të përmendet se për Teodorën, thuheshin “njëmijë të zeza”. Por përkundër këtyre pretendimeve, Justiniani dhe Teodora u martuan në vitin 525 e. s . Më vonë autorët antik nuk nguruan ta cilësonin Teodorën “një grua të pabesë” “të pamëshirshme” “një grua që bënte gjithçka për të arritur ambiciet e saja ”. Shkurtimisht Teodora pati një ndikim të madh në vendimmarrjet e Justinianit. Ata u martuan përsëri në vitin 527 e. s , pikërisht në kohën kur Justiniani u emërua Perandor.
Me të ardhur në fron, Justiniani ndërmori një sërë masash të cilat synonin konsolidimin e Perandorisë, pra, në fushën administrative , në legjislacion (corpus juris civilis), dhe në fortifikimin e shumë qyteteve të Perandorisë.
Në vija të përgjithshme, mund të themi se politika e ndjekur nga Justiniani ishte restaurimi i Perandorisë Romake. Pikërisht ajo ishte shprehja më madhështore e kësaj aspirate. Rifitimi i trashëgimisë së Romës, pra një e drejtë e perandorit romak, një mision i shenjt i tij, çlirimi i territorit romak nga zgjedha e barbarëve të huaj dhe heretikëve arianë, për t’i kthyer kufijtë e dikurshëm perandorisë, një e pandarë dhe e krishterë.
Në vitin 533 e. s , Justiniani korri suksesin e tij të parë. Me një ushtri e cila numëronte 18.000 vetë dhe me në krye komandantin më të mirë, Belisauri u bë e mundur asgjësimi i mbretërisë vandale. Disa muaj më vonë, ai ndërmori një tjetër fushatë luftarake kundër perandorisë ostrogote. Edhe kjo luftë ngjau me një marshim triumfues. Ndërkohë një tjetër armatë e tij depërtoi në tokat Dalmate, për të luftuar kundër barbarëve të cilët sulmonin dhe plaçkitnin qytetet dhe fshatrat ilire. Të tjera armata ju drejtuan gadishullit Apenine, këtu të gjitha qytetet njëra pas tjetrës, Bari, Napoli, Roma [ju bashkëngjitën perandorisë bizantine]. Në fund u pushtua edhe Ravena, kryeqendra e mbretit ostrogotë Vitixhe, ndërsa vetë mbretin e dërguan të lidhur në Kostandinopojë në vitin 540 e. s
Me pushtimin e Italisë dhe me rivendosjen e pushtetit bizantin u bë i mundur rikthimi i marrëdhënieve të vjetra shoqërore dhe ekonomike. Aristokracia latifondistë rifitoi pronat dhe privilegjet. Pushtimet e mëdha u mbyllën me luftën kundër vizigotëve në Spanjë. Italia, një pjesë e madhe e Afrikës veriore, pjesërisht Spanja dhe ishujt e Mesdheut u ishin shkëputur gjermanikëve dhe ishin vënë nën skeptrin e perandorit romak të Kostandinopojës. Mesdheu u kthye kështu, në një liqen të Perandorisë.
Megjithatë kufiri më i rrezikuar i Perandorisë, ishte veriu i Ilirisë. Më saktë rrjedha e Danubit duke filluar nga grykëderdhja në Detin e Zi për t’u ngjitur deri në grykëderdhjen të dikuesit të tij , të djathtë, Savës. Por kjo nuk do të thotë se kufijtë e tjerë të Perandorisë ishin më të sigurt, kërcënim i vazhdueshëm ishin vizigotët, ostrogotët, avarët persianët, e të tjerë.
Pikërisht në këtë moment delikatë, kur Perandoria Romake e Lindjes po kërcënohej gjithmonë e më shumë nga dyndjet e shpeshta të popujve barbarë, në tetor të vitit 541 e. s në portin egjiptian të Peliusiumit, u shfaq krejt papritur epidemia e murtajës. Pas Egjiptit kjo epidemi goditi qytetet e Palestinës. Ndërkaq në pranverë të vitit 542, u regjistrua edhe në Kostandinopojë. Disa muaj më vonë u përhap edhe në Siri. (Procopius, History II.22.6.)
Epidemia e murtajës, u përhap rrufeshëm në tërë Perandorinë. Ajo bëri kërdi në shtresat më të rrezikuara të popullatës, fëmijët, pleqtë, të varfrit, të uriturit duke shpopulluar krahina të tëra. (Për sa i përket Gadishullit Arabik, dhe vendeve të Evropës Veri-Lindore, nuk ka të dhëna burimore për përhapjen e kësaj epidemie.). Po duket se këtë moment dobësie dhe çorientimi në të cilën ndodhej Perandoria Romake e Lindjes, u shfrytëzua nga ushtritë persiane për të kryer ndonjë ekspeditë plaçkitëse në territoret kufitare me to. I menjëhershëm ishte reagimi i Justinianit, ai dërgoi menjëherë trupa në kufijtë e perandorisë për të mbajtur në vëzhgim lëvizjet e ushtrive persiane. Sakaq në Kostandinopojë ishte përhapur fjala se edhe vetë persianët ishin goditur nga kjo epidemi.
Ndërkaq situate e brendshme e perandorisë paraqitej e vështirë. Me shfaqjen e murtajës çmimet shënuan një rritje rekord e cila ndikoi shumë keq në thesarin perandorak. Njerëzit dhe tregtarët humbën pothuajse të gjithë pasurinë e tyre. Ndërkaq personat që paraqisnin shenja të kësaj sëmundje, ekzekutoheshin menjëherë, jeta në qytet u bë e padurueshme. Pjesa më e madhe e popullsisë preferoi të largohej nga qytetet dhe të strehohej në pyje apo në vende të thella. Sipas Prokopit të Çezaresë “vetëm në Kostandinopojë në një ditë vdisnin rreth 5000 deri 10000 veta” , Problem madhorë ishte mungesa e hapësirave publike për të varrosur trupat. Pjesa më e madhe e tyre hidhej në det ose lihej në vend të hapur. Sakaq në vitin 543 e. s “një tjetër vdekje në masë u shënua në Itali, në Orient dhe në Ilirikun e dobësuar..”,
Në fund Prokopi jep një përmbledhje, “Murtaja që dëmtoi rëndë Perandorinë, nuk i mori të gjithë njerëzit, gjysma e tyre shpëtoi ose u ruajt.
ambledhje opi jep njdhe t Belizshte gotitur nga “Po atëherë nga erdhi kjo epidemi ?
Arkeologu David Patrick Keys, është i mendimit se aty rreth gjysmës së parë të shek VI e. sonë, pati një ndryshim të menjëhershme të klimës me pasoja të mëdha në ekosistem. Kërkimet ai i bazon gjithashtu në burimet historike të autorëve antik. Keys beson se kjo kataklizëm u shkaktua nga shpërthimi i fuqishëm i një vullkani të madhe. Pra këtë ndryshim klimatik ai e lidh me incidentin e ndodhur në vitin 535 e. s, për shkak të shpërthimit të vullkanit të Krakatoa-s në Indonezi). Si rezultat i këtyre çrregullime të motit, mund të ketë sjellë minj të egër [që ishin njëkohësisht mbartës të sëmundjes bubonike] tek minjtë shtëpiakë duke gjetur vend në magazinimet e drithërave ose pranë porteve. Dhe nëpërmjet insekteve bëhej dhe kontakti me njeriun. Keys lokalizon Etiopinë si vendin e origjinës të përhapjes së sëmundjes.
Palaeo-ekologia Eva Panagiotakopulo. ne lidhje me vend origjinën e përhapjes së sëmundjes së murtajës, nëpërmjet një studimi të bërë në gjetjet arkeologjike, përcakton Egjiptin.[si vendi ku shpërtheu kjo epidemi] Këtë zbulim ajo e bazon në gjurmët e gjetura tek insektet përhapës të epidemisë së murtajës. Të cilat rastësisht u zbuluan në sitin arkeologjik të Amarnës në Egjipt. 3)-
Ndërsa mikrobiologu Dr Joseph Hinnebusch në Montana Sh.B.A, mendon se origjina e murtajës duhet kërkuar në Afrikën Veriore, [por vetë autori nuk jep faktet pse kjo epidemi duhet kërkuar në Afrikën Veriore?]
Për t’iu kthyer edhe një herë argumentit: A mund të jenë i saktë, numri i viktimave të dhëna nga Prokopi ? Murtaja e vitit 541 me padyshim erdhi si goditje e papritur për Perandorinë Romake të Lindjes, e cila është përgjegjëse për shfarosjen 1/3 të popullsisë së Mesdheut. Ka mundësi që shifrat e dhëna nga Prokopi i Çezaresë të jenë pak të fryra. Ndoshta ai ka dashur të tregojë se sëmundja e murtajës ishte shkaktarja e vetme e çdo lloj ligësie të rënë në perandorinë Bizantine. [Ndoshta për të treguar Perandorin Justinian, një njeri të paaftë dhe që nuk mund t’i përballonte pasojat e saj?] Ku e bazojmë këtë ? Në një tjetër rresht të shkruar po nga Prokopi, zbulojmë se “Justiniani dhe Teodora ishin përgjegjës për shkatërrimin e Perandorisë”. Dhe se “Justiniani ishte në vetvete si një murtajë e dërguar nga qielli”. Por nuk duhet të harrojmë se ishte Justiniani, ai që fortifikoi dhe rindërtoi krejt nga e para pjesën e brendshme të Ilirisë e më gjerë. Dukë kthyer kështu sigurinë e humbur.
Ndoshta sëmundja e murtajës nuk mund të ketë influencuar dukshëm jetën sociale dhe ekonomike të Perandorisë. Sakaq gjetjet arkeologjike tregojnë të kundërtën ato japin një vazhdimësi të trafiqeve tregtare. Të cilat qëndruan të paprekura dhe vazhduan aktivitetin e tyre në të gjitha qendrat e perandorisë. Gjithashtu në mesin e krizës, Justiniani preu një monedhë ari të quajtur “solid”. Përsëri fill pas kalimit të sëmundjes perandori preu një tjetër monedhë. Megjithatë ajo që vlen të theksohet se efektet e kësaj sëmundje janë është t’i paraqesësh me tregues sasior dhe të përcillen arkeologjikishtë.
SHUME SHQIPTARE NE PROTESTEN E SHKUPIT
Ndërkohë, partia në pushtet VMRO-DPMNE për të hënën ka paralajmëruar një kundër protestë, e cila ka në shënjestër opozitën dhe siç thuhet tentimin e saj për të destabilizuar vendin./
Protesta e organizuar sot pasdite në Shkup nga partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM për dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski eshte zhvilluar e qetë dhe pa incidente.Shume shqiptare i jane bashkengjitur kesaj proteste.
Protesta mbahet afër Qeverisë së Maqedonisë, përreth së cilës janë vendosur forcat e rendit. Si asnjëherë më parë, në këtë protestë masive janë duke marrë pjesë të gjithë qytetarët e vendit, pa dallim përkatësie etnike, bëri të ditur agjencia maqedonase e lajmeve, INA.
Ata po mbajnë pankarta në duar, ku shkruan “Poshtë regjimi mafioz i Nikolla Gruevskit”, “Lamtumirë Nikollë”, “Liri dhe demokraci për Maqedoninë” etj.
Në këtë protestë po marrin pjesë edhe shumica e diplomatëve perëndimorë në vend dhe gazetarë të mediave prestigjioze botërore. Europarlamentari Ricard Hovit i është bashkangjitur protestës së sotme të opozitës para Qeverisë së Maqedonisë.
Siç njofton agjencia maqedonase e lajmeve, Ina, ai është i shoqëruar nga ish- kryeministrit bullgar, Sergei Stanishev. Ky i fundit do t’i drejtohet qytetarëve me një fjalim, kurse Hovit është në cilësinë e monitoruesit të këtij tubimi masiv qytetar, përmes të cilit kërkohet rrëzimi i qeverisë.
Zëdhënësi i partisë opozitare LSDM, Patar Shillegov, thotë se në protestë marrin pjesë mbi 100 mijë protestues. Ai thotë se populli do të qëndrojë para Qeverisë deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski.
Dorëheqja nuk është larg dhe populli do të qëndrojë këtu”, tha ai, ndërsa u shpreh i kënaqur edhe me pjesëmarrjen e shqiptarëve.
Protesta e sotme pason dorëheqjen e disa ministrave nga kabineti qeveritar dhe incidentit të armatosur në qytetin e Kumanovës.
Kryeministri Nikolla Gruevski nuk i është përgjigjur kërkesës së parashtruar për dorëheqje nga opozita. Ai thotë se nuk do të largohet sepse ka legjitimitetin e popullit.
Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka inkurajuar qytetarët që të dalin në protestë dhe t’i shmangen provokimeve dhe presioneve të ndryshme.
Opozita maqedonase si organizatore e protestës ka angazhuar mbi 2 mijë të rinj për mbarëvajtjen dhe sigurinë e protestës. Por, pranë qeverisë dhe në disa pjesë tjera është vërejtur prani e shtuar policore.
Mijëra aktivistë dhe simpatizantë të partive opozitare maqedonase, përfaqësues dhe përkrahës të shoqërisë civile maqedonase dhe shqiptare, qytetarë të komuniteteve të ndryshme kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë protestë.
Drejtues lokal të opozitës theksuan më parë se kishin probleme dhe pengesa në transportimin e protestuesve drejt Shkupit. Ndërsa lideri i opozitës Zoran Zaev ka theksuar se nuk do tërhiqen nga protestat dhe do të qëndrojnë të ngujuar para Qeverisë, deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski.
Forca të mëdha policore kanë shtuar masat e sigurisë për protestën, ndërsa edhe opozita maqedonase ka bërë të gjitha përgatitjet për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
Ndërkohë, partia në pushtet VMRO-DPMNE ka paralajmëruar një kundër- protestë të hënën, e cila ka në shënjestër opozitën dhe siç thuhet, tentimin e saj për të destabilizuar vendin.
Në rrjetet sociale, shqiptarët e Maqedonisë, janë duke bërë thirrje që sa më shumë të dalin sot në rrugët e Shkupit për të kërkuar rrëzimin e Qeverisë së Gruevskit.
Sot, bashkërisht, shqiptarët dhe maqedonët, për herë të parë, kanë dale në rrugë për një kauzë të njëjtë: rrëzimin nga pushteti të Kryeministrit autoritar, Nikola Gruevski, i cili dyshohet për shumë krime të kryera gjatë qëndrimit të tij në krye të Qeverisë.
BRUKSEL – BE-ja diskuton situatën në Maqedoni/
Këshilli për Çështjet e Jashtme i BE-së do të diskutojë nesër për Maqedoninë dhe do të dalë me një qëndrim të përbashkët lidhur me ngjarjet në vend dhe për masat që duhet të ndërmerren, paralajmëroi shefi i diplomacisë bullgare, Daniel Mitov.
“Evropa vepron bashkarisht. Të hënën, në Këshillin për Çështjet e Jashtme do të diskutojmë për Maqedoninë dhe ngjarjet atje, që duhet të çojë drejt pozicionit të vetëm e të përbashkët të të gjithë ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së dhe për masat që duhet të marrim “, deklaroi Mitov për televizionin kombëtar bullgar.
Për komentet në Sofje rreth gjendjes së sigurisë në Maqedoni dhe paralajmërimeve për dërgimin e forcave shtesë në kufi, Mitov tha se për momentin nuk ka shkaqe për shqetësime serioze për sigurinë e Bullgarisë.
“I bëmë të gjitha analizat dhe jemi të gatshëm për çfarëdo lloj variantesh. Për ne, në rend të parë është tërësia territoriale dhe qetësia etnike në Maqedoni. Në Maqedoni, tensionime ndëretnike tani për tani nuk ka”, theksoi shefi i diplomacisë bullgare.
Ndërkohë, partia në pushtet VMRO-DPMNE për të hënën ka paralajmëruar një kundër protestë, e cila ka në shënjestër opozitën dhe siç thuhet tentimin e saj për të destabilizuar vendin.
“Kurir” dhe “Informer”: ALEANCE SLLAVO ORTODOKSE NE BALLKAN?
Paralajmërohet Uashingtoni për një aleancë ortodokse kundër shqiptarëve në Ballkan/
“Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas sulmeve “terroriste” në Kumanovë, do të vazhdojnë me politikën e tyre të mbështetjes së pakushtëzuar për shqiptarët dhe nëse BE do të vazhdojë të heshtë mbi rigjallërimin e projektit të “Shqipërisë së Madhe, kjo situatë do të cojë në formimin e Aleancës Ortodokse të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe ndoshta edhe në Luftën e Tretë Ballkanike”. Kështu shkruajnë dy media pranë qeverisë serbe, “Kurir” dhe “Informer”.
Sipas tyre, ky është konkluzioni i raportit më të fundit të CIA –së për situatën në rajon. Gazetat theksojnë se janë shërbimet sekrete ato që po e paralajmërojnë administratën Obama se mbështetja e mëtejshme për shqiptarët mund t’i shtyjë vendet ortodokse të Ballkanit drejt krahëve të Rusisë.
Analistët e CIA –s propozojnë që SHBA të ketë një përqasje më të balancuar në Ballkan, pasi përndryshe rrezikohet formimi i një Unioni Ortodoks.
“Analistët amerikanë shkruajnë se shtetet e Ballkanit, territoret e të cilit preken nga Shqipëria e Madhe” nuk do të rrijnë duarkryq dhe të shohin se si shqiptarët u vjedhin territorin e tyre. Për më tepër ata janë të bindur se në rast emergjence, serbët, grekët, bullgarët dhe maqedonasit do të bashkojnë forcat në luftën kundër shqiptarëve. Në këtë rast, Ballkani mund të shndërrohet në një rajon si Lindja e Mesme dhe nuk në interesin e askujt, as të SHBA –ve”, thotë një burim diplomatik për “Informer”.
Askush nga qeveria serbe nuk ka pranuar të komentojë mbi këto informacione. Në krahun tjetër, ekspertët vlereësojnë se skenari i Aleancës Ortodokse është një variant i mundshëm, por kjo mund të jetë një tjetër gjemb në sytë e Perëndimit. Analisti Djordje Vukadinovic thotë se bashkimi është një reagim logjik i tentativës për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”.
“Nëse aleanca krijohet, nuk besoj se SHBA do rrijë ta shohë me qetësi, sepse është e qartë që shqitparët janë të preferuarit e tyre. Serbia ka qenë pjesë e një aleance të tillë përpara Luftës së Parë Botërore kur u ndesh me Turqinë”, thotë Vukadinovic.
Cedomir Antic, i Progressive Club, thekson se ideja e bashkimit të Ballkanit ekziston prej më shumë se 1 dekade.
“Nëse ideja nuk do të zbatohet, do të thotë se SHBA e kanë parandaluar atë. Megjitahtë, një aleancë e tillë duhet të eksiztojë, pasi ajo do të mbijetojë edhe në BE dështon. Jam i surprizuar që Presidenti Nikolic nuk e nisi atë kur u ftua të merrte pjesë në festimet e betejës së Kumanovës” thotë Antic.
Analistët e Prishtinës dhe “Konspiracioni” Kumanova
Nga Kolec TRABOINI/
Ata që i stigmatizuan komandantët e ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare , të cilët u vranë në Lagjen e Trimave në Kumanovë më 9 maj 2015, të rrethuar dhe në përleshje mbrojtëse të trojeve shqiptare, ( se Kumanova është shqiptare e jo sllave), më vinë kësisoj si të ishin zëra kukuvajkash qaramane në pranverë që duan ta lëshojnë ndonjë vezë ndokund dhe për këtë kanë gjetur faqet e gazetave dhe televizioneve. Kur të keni lexuar shkrimet e Enver Robellit tek “Koha ditore” do të kuptoni edhe konkluzionet mbi konspiracionin e Kumanovës 2015 të Xhemal Ahmetit (përndryshe Jon Leka) tek “Tetova sot”. Njësoj thuaj gjithë analistët e Prishtinës thua se e shohin Kumanovën nga Prishtina me të njëjtën tejqyrë. Gjithçka është konspiracion gjigand i armikut. Sipas këtyre( por edhe Emin Azemit në Shkup që shkon më larg duke shkruar: “njëfarë ‘’lufte heroike’’ ala Vojo Kushi kundër shtetit të Maqedonisë), pra ne shqiptarët nuk bëjmë asgjë, as luftë e as trimëri, veç kokrisje dhe armiku na lëviz me konspiracione si gurë shahu në histori. Kështu shkruanin ca mediatikë në 1998 për UÇK, po kështu në 2001 për ngjarjet në Maqedoni. Këta mediatiket e Kosovës mbështetur edhe nga Shkupi e bëjnë edhe priftin me barrë. Gjithçka që bëjnë shqiptarët ua veshin të huajve, si puna e Dronit në stadium të Beogradit (u bashkuam edhe ca mediatike nga Shqipëria për këtë përrallën me dron ballisti), një mendim skematik gati primitiv gëlon kuintave mediatike. Kështu na thonin në kohën e monizmit e diktaturës.Të gjitha gurët i luan armiku. Të gjitha fajet i ka armiku. Këta mediatikët tanë nuk të lënë as të jesh atdhetar, as të vdesësh për atdhe e për komb – i shërben të huajve thonë. Konspiracione gazetash, sallatë radiosh, televizionesh tregti e paskrupullt lajmesh nga më të çuditshmet. Sikur armiku qënka aq i zgjuar sa na përdor të gjithëve, ndërkohë që na del në media që po ky armik është aq qullac e mediokër sa mund ti vriten deri në 8 policë të armatosur deri në dhëmbë, apo, vini vesh o milet, mund ti ikësh me duar lidhur me pranga siç bëri ai Sulejman Osmani, e të prrallisësh në media se si e qysh ua drodhe pasi u tregove depon e armëve diku në gji të kodrave apo rrezë maleve në fshatin Malinë. Ngjarja në të vërtetë është e thjeshtë e këta kot e ndërlikojnë me konspiracione ndërkombtare sikur gjithë bota merret me ne dhe se nuk kanë punë tjetër. Këtu është kërthiza. . Nuk besoj e ka sajuar shërbimi sekret i ndonjë shteti dërgimin e atdhetarëve shqiptar në Kumanovë, por në nisiativën e tyre për të gjallëruar rezistencën kundër shtypjes që u bëhet shqiptarëve në Maqedoni. Apo këta analistë mendojnë se shqiptarët në Maqedoni jetojnë në lumturi përrallore sa të mos kundërshtojnë e të mos kërkojnë liri. Pra grupi është dekonspiruar( Ali Ahmeti i ka ditur lëvizjet e tyre mirëfilli dhe ishte aleat në qeveri me Nikoll Gruevskin. Kishte edhe njohje të afërt dhe komunikim me pjesëtarët e grupit te UÇK), kësisoj nuk ka qenë vështirë që shërbimi sekret maqedonas ta ketë përgjuar që në zanafillë veprimtarinë e tyre, si puna e zbulimit të një bombe të fshehur dhe kur ta dish ku është e pëlcet kur të duash. Po kjo nuk do të thotë se e vure bombën ti i policisë, por se e manipulon kur ta zbulosh kur e si të duash pa e ditur ai që e ka vënë atë. Këta kur shkruajnë kështu, as e kanë në konsideratë se ka edhe njerëz atdhetarë, të thjeshtë, që sakrifikojnë për atdheun si djali i Dukagjinit trimi Begë Rizaj, të cilin nuk mund ta njollos asnjë gazetë apo bisedë televizive mediokre, sepse si atdhetar e njeri të mirë, besnik, e familjar njeh mbarë Kosova, pjesëtar në tre lufta kombëtare në rradhët e UÇK. Dhe të gjithë këta djem që ranë duke luftuar si heronj të vërtetë i konsiderojnë se punonin për shërbimet sekrete. Punët atdhetare nuk mund ti bëjnë njerëzit disfatistë. Punët atdhetare i bëjnë ata që kanë vizion, plus kurajo për të realizuar idealet e veta edhe duke sakrifikuar. Zbythës kemi pasur shumë në histori, por tashmë ështe koha për të ecur përpara. Dhe popujt i kanë çuar përpara idealistët kombëtare e jo fshatarët pashkollë që kanë rolin e tyre por jo vizionin udhëheqës, prandaj mos na thoni se a duan fshatarët a qytetarët të formësojnë një komb, aq më tepër kombet nuk ndërgjegjësohen e formësohen me plebishite. Se përrallisje pseudo intelektuale në Prishtinë tashmë janë kthyer në humor banal barcaletash mbi krijimin e kombit kosovar. Dhe e quajnë veten intelektualë ata që sajojnë të tilla kukulla prej lecke me të cilat losin në opinionin publik. Jo veç ata që shpik-shpifin kombin kosovar, por edhe këta analistë me këto konkluzione habitore që Kumanovën e bëri armiku e jo shqiptarët atdhetarë anipse të tradhetuar, na fyejnë inteligjencën. Përfundimisht mund të thuhet se Prishtina nuk ka analistë që mund tu besohet. Janë më tepër fantazistë dhe me prirje sajime misteresh si në romanet policore. Edhe kur shfaqet Baton Haxhiu në Tiranë ndjeksit e ekranit të vogël më së shumti qeshin anipse është jo pak për të qarë. Por gjithësesi, është më se e qartë se këndej nga Tirana opinioni publik nuk mund ta hajë fort lehtë sapunin e Prishtinës për djathë. Ata që u vranë nuk ishin as kolonë e pestë e as e pesëmbëdhjetë siç paragjykohen në disa koka dyshuese në gjithçka, por luftëtarë që e donin Shqipërinë e pjesë e grupimit për realizimin e Bashkimit Kombëtar. Përmendem vetëm një emër Beg Rizaj, që udhëhoqi qëndresën duke marrë me sy edhe vdekjen, emri i tij thotë gjithçka, nuk ka burrë që mund të njollosë atë hero prandaj të mos ngutemi. A ka tradhti në këtë histori ku humbën jetën 10 luftëtarë shqiptarë dhe 8 policë sllavo-maqedonë? Sigurisht, tradhtar ka pas mbas shpine edhe Gjergj Kastrioti, por historia e tij është lavdi. Duhet ti japim gjithkujt atë që i takon. Bashkimin Kombëtar e duam të gjithë mos vallë bash për këtë edhe ne jemi pjesë konspiracionesh. Nuk besoj. Ata u detyruan të luftonin. Nuk e nisën sulmin luftëtarët e UÇK-së. Ata u mbrojtën kur kishin përballë një policie të armatosur gjer në dhëmbë, te motorizuar, e që përdori armatim të rënde sikur të ishte në një front të hapur e jo në një qytet. Kemi një dhunë të shfrenuar ushqyer nga racizmi dhe shovinizmi në këtë masakrim që i bëri qytetit të Kumanovës qeveria Gruevski. Djemt e UÇK, në qëndresën e tyre mbrojtëse padyshim janë heronjtë tanë. Kanë lënë fëmijë jetimë, kanë dhënë jetën, a e dini çfarë do të thotë kjo? Çfarë tjetër duhet të japësh për të qënë një dëshmor i Atdheut? E ky nihilizëm për të mos i pranuar trimat si luftëtarë kombëtarë por thjeshte si konspiratorë është për tu parë me kujdes pse ndodh tek ne ajo çfarë nuk ndodh ndër popujt e tjerë. Aq më tepër se nuk ka ngjarje në jetën tonë, nuk ka atdhetar që ka bërë trimëri që të mos i nxjerrin bishta, që të mos e përdhosim figurën e tij me gjoja ca mendime tona gjeniale e duke vënë në dyshim gjithçka. As pikë respekti për djemt shqiptarë që bien për një ideal kombëtar dhe fjala e parë dhe e fundit e nihilistëve është se ata ishin të manipuluar nga armiqtë për ti prishur qetësinë botës. Na ruaj Zot. E neveritshme. Po na e pështirosin çdo gjë që lexojmë me këto fantazmagori konspiracionesh që janë të denja për një çmendi… Por…mund të ndodh edhe ndryshe. Le të fantazojmë fundja edhe ne meqë na sollën deri këtu: mos vallë dikujt i intereson që çdo gjë që bëjnë shqiptarët për zgjimin e ndërgjegjes së tyre kombëtare e dinjitetin të nëpërkëmbur, të drejtën e mohuar për bashkim, ta zgërlaqin, ta fashisin, ta shuajnë duke i vënë soj-soj epitetesh si vegla qorre të armikut e tjera kësillojshe? Le të pyesim edhe ne ashtu siç pyet ta zëmë Enver Robelli në shkrimin e vet: “Kujt i shërben kjo?” Ky shpirt mohimi pra… Vriteni mendjen pak dhe do ta kuptoni groteskun e teorive konspirative mediatike “Kumanova 2015″, si një fantazi guzhine me qepe e me rigon. Përndryshe: Të gjithë zogjtë kanë të drejtë të këndojnë,… mjerisht edhe qyqet!
Dhjetë luftëtarët shqiptare që u vranë në Lagjen e Trimave në Kumanovë më 9 maj 2015:
Beg Rizaj – 1977, Mirsad Ndrecaj – 1979, Xhafer Zimberi – 1972, Valon Kabashi – 1985, Turgaj Gashi – 1978, Arben Rexhaj – 1971, Samit Kastrioit – 1975, Hisen Rushiti – 1965, Fatlum Vishesella – 1983, Nusret Kaloshi -1975.
Zonja plagjaturë !
“Ndjehem e lodhur duke më kopjuar, por nuk do lodhem asnjëherë duke vazhduar…”!
nga Riselda Sejdija/
Shpirtëra të etur drejt famës nuk rreshten për të kapur esencën e fjalës, “Sukses.” Drejt harresës si vello nusërie, fshihet pas një pellg hipokrizie, që gjithmonë harron kafshimin artues ku se gëlltit kurrë një llups plagjaturie, nga ajo që jep art magjie….! Gëlltite njëherë ta kuptosh çdo të thotë vërtetë të nusërosh në artin tënd boooosh.$ Po në ulërimën e paturpsisë ti bie çdo herë, se të bësh plagjaturë për ty ka gjithmonë vlerë.
Arti është qënie e pafajshme drejt bukurisë unike kështu që mos e kthesh atë në një kopje kimike. Po si ty në këtë kohë shumë janë shtuar, e shohin diçka të bukur tek tjetri dhe tek vetja menjëherë e kalojnë, harrojnë që si hajdutë të rëndomtë plaçkitën atë që kur vetë se ditën. Kjo është pra e bukura e shëmtuar reale, që atë çka prodhojmë me mund të tjerë, na e marrin pa gajle. Mirë që e morre dhe tani po e gëzon, por jam kurioze plagjatura hiç fare nuk të shqetëson???
Ah harrova që ato që kurrë në jetë s’kanë bërë gjë vetë, plagjaturën se lënë kurrë të shkretë. Çudirat ndryshken brënda realitet të ashpër edhe atëherë kur nuk ka më shpresë, por epshi çmënduror aty gjithmonë do të mbesë. Mirë që zonjës plagjaturë përparsinë tashmë ia kemi dhënë, po lind pyetja brënda kuriozitetit te pashtershëm që nesër a do e pranojë ndonjëherë ajo atë që Shqiptarët në Maqedoni dhe përspektiva e një vendi të ndarë
Dr. Riselda Sejdija është autorja e parë në Shqipëri e 6-të monografive artistike, ajo është njëkohësisht edhe koreografe dhe pedagoge në Akademinë e Arteve. Poetesha po bën publike në numrin e sotshëm të gazetës “Nacional”, njërën nga poezitë e saj të perfshira në librin me poezi në dorëshkrim,” Shpirti kalendar i Mullirit.”
Pse zgjodhi pikërisht autorja Sejdija këtë poezi për të bërë publikë këtë libër? Pse autorja kësaj rradhe godet kaq ashpër shijen e nuhatjes artistike dhe palgjiaturen? Të gjitha këto kanë një përgjigje nga vetë ajo tek thotë …., “Ndjehem e lodhur duke më kopjuar, por nuk do lodhem asnjëherë duke vazhduar…”! Zonja plagjaturë $ vodhi mbrëmë??!!! E di …, e di …, e di se çfarë di ….????? që ti atë që vjedh përditë tek unë nesër do thuash e bëra unë. Unë unë unë unë bërtet unësia shterparake tek vizioni yt shumë vjeçar i skaduar dhe nga uni në “un” do vdesësh për së gjalli e ballcamuar. Nga dëshira për të qënë zonjë prodhuese artistike një ditë shumë shpejt do të iki dhe zonja plagjaturike.
Vetëm numra do të ngelen t’i numurosh që në fakt në të vërtetë tregojnë qartë një karrier të vonuar boshë. Po një gjë si Ris dua të kuptoj nga kjo lloj race njeri, a e kuptojnë ndonjëherë këto që kopjojnë shqeto dhe mohojnë esëll atë çka ulëret në kthetrat e të vërtetës apo delirohen në mjergullën obezitike dhe i duket ajo që bëri është e veta jetike???!!!! E vetmja klithmë armë më ka ngelur në këtë lloj soj arti sinkretik, që ta përzëj njëherë e mirë këtë klimë me damarë të zgurdulluar, dhe ta shikoj përballë zonjën plagjaturë të thërmuar. Aty do ndalesha për t’i thënë dy fjalë artuese thumbuese që mos ti shkoj më mëndja që është deliruese. Kur të pëlqej më kopjo, por mos u tundo të nesërmen të harrosh dhe të mendosh që e bëre vetë, se plagjatura plagjaturë e ka emrin e vërtetë.
Edhe nëse ti bën sikur je prodhuese, brenda vetes tënde e di shumë mirë kush është për ty muza prodhuese. Kështu që zonja plagjaturë bëhu pak më e arsyeshme….. qyl e qyl e ke gunën s’të kushton gjë edhe të na e lavdërosh punën. E di çfarë më bën të ndihem krenare vërtetë në këtë jetë…, që kur marr penën në dorë filloj e shkruaj vetë edhe kur vishem vishem si më pëlqen vetë edhe kur flas, flas vërtetë edhe kur prodhoj, prodhoj atë që pëlqej të bëj vetë edhe kur shaj, shaj vetëm atë që është plagjaturë komplet, por që kuptohet që as plagjaturën nuk di ta bëjë vetë. *“Marrë nga libri me poezi në dorëshkrim, kushtuar arti, “Shpirti kalendar i Mullirit”(Nacional)
Zaevit i duhet thënë qëndro!
Nga Ilir Levonja/
Qytetarë të Maqedonisë, nuk e kam për zor të them se më emocionuat.
Para disa kohëve kam shkruar se shqiptarët, me një fjalë liderët, duhet të flasin për fatin e popullit të tyre. Dhe prapë do ta them, edhe pse nuk e di përshembull, për çfarë konkretisht foli Rama me Metën, dje në Pogradec. Më dt 16/05/2015 me Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin. Aq më tepër që këta të vendit amë vinin nga shfryjrjet e fushatës në Korçë dhe rreth saj. Kurse bashkëkolegët e tyre nga një kohë acari politik në Maqedoninë multietnike. Ku më e hidhta edhe pse u vranë katërmbëdhjetë shqiptarë, asnjëri prej tyre nuk tregoi shenjë pendese. Edhe pse u shkatërrua qëndra e një qyteti shqiptar, asnjeri prej tyre nuk tregoi indinjatë. Indinjatë edhe ndaj vetes. Ndaj bashkëqeverisjes. Do duhen vite për të kaluar këtë traumë psikologjike të një politike të tillë, pa fajtorë. Por si Thaçi apo dhe Ali Ahmeti nuk duan ta kuptojnë këtë.
Duhej të shikonim posaçërisht një show. Iku Thaçi erdhi Ahmeti. Nuk ishte e mundur të gjithë bashkë.
Rama na tregoi vetëm një seri fotoshopesh në fb ku me mijra adhures i lavdëronin bluzën dhe e shenjonin si baba të Kombit.
Në fakt gjithmonë kam pyetur veten se për çfarë përvoje politikanët e Shqipërisë mund tu flasin atyre në Kosovë dhe Maqedoni, apo Malin e zi.? Çfarë ka të mirë midis politikës në vendin amë, që duhet tu përcillet atyre. Bashkëpunimi? Ata asnjëherë nuk kanë bashkëpunuar për veten e tyre. Ndërsa kanë bashkërenduar në llojin e vet vetëm pështymë, mohim, fyerje dhe ngjizjen e një lufte moderne klasash. Për shkak edhe të përkatësisë politike.
A nuk po ndodh edhe në Kosovë kështu.? A nuk po ndodh edhe në Maqedoni e njëjta gjë.?
Çfarë të mire ka midis politikës tonë që tu a shërbejmë vëllezërve në Maqedoni, Kosovë, apo Malin e Zi? Një model që do të na përfaqësojë edhe nesër në parlamentin europian?
Se e dimë përshembull që Ibrahim Rugova u bë një soj modeli unifkimi. Kështu edhe Arbën Xhaferri në Maqedoni. Por që të dy nuk jetojnë më. Dhe që të dy përkujtohen sa për sy e faqe. Jo për model. Këta që janë sot, mbetën duke thelluar ditë më ditë hendekun mes dyshes.
Dhe Kryeministri i Shqipërisë që çdo darkë pi kafen me Bashën, ka se çfarë t’i thojë Menduhit. Ka se çfarë t’i thotë Ali Ahmetit. Ndofta për ftesën që i bëri të vdekurit Isa Boletini, thesit me kocka që rri varur. Në kohën kur nuk mbledhë kockat e shumë shqiptarëve të tjerë. Të paktën e atyre që e kanë lënë me amanet.
Nga njëra anë promovon gratë. Nga ana tjetër u thotë pionerëve që të tallen me doktorin e grave. Dhe ata ngelën duke përmenduar, duke e denigruar, poshtëruar, përfolur, pështyrë. Pasi vetë kanë dalë nga gra që i lindin fëmijët nga sqetullat. Dhe në të njëjtën kohë u puthin duart grave që gjoja ndodhen rastësisht në grumbullimet me urdhër.
Mund tu flasi për bojkotin. Për mënyrat se si rriten shifrat e borxhit publik. Se si mund t’i marrësh lekë muslimanëve të Turqisë për xhamitë. Dhe ortodoksëve të Greqisë për kishat. Dhe kjo është rritje ekonomike. Për strategjitë apo manovrimet teknike përballë statutligjit të nënpunësit civil dhe militantit partiak. E sa të tjera.
Qytetarë të Shkupit. U përfol se do copëtohej Maqedonia. Ju dëshmuat të kundërtën.
U përfol për përgjime. Për inskenime dhe përdorime të nacionalizmës, duke shfrytëzuar çështjen Shqipëria e madhe. Apo shqiptarët. Ju dëshmuat të kundërtën. Duke kërkuar me të drejtë dorëheqjen e një Kryeminstri, i cili do të forcojë absolutizmin e tij në pushtet, qoftë edhe me jetë njerëzish. I quajtën shqiptarët indianë, i përbuzën. Ju dëshmuat të kundërtën. I ftuat në protestë, lidhët flamujt.
Edhe pse po vazhdojnë të mashtrojnë duke përmendur orë e çast destabilizimin. Ju prapë jeni aty. Qetësisht dhe qytetarë. Ndaj Zaevit i duhet thënë qëndro. Dhe shqiptarëve të përbuzin liderë të tillë, të tipit show.
NJË ORË MËSIM HISTORIE NË KULLËN E ISA BOLETINIT
Fletë nga zarfi “Kosova në shpirtin tim”/
Boletin, 27 korrik 2009/
Ishte udhëtimi i parë në Kosovë…/
Ishte hera e parë që kaloja kufirin shqiptaro-shqiptar në Morinë…
Një vit më parë e kisha kaluar në Qafë Thanë për tu ndalur disa ditë në seminarin për mësimin plotësues të gjuhës shqipe që atë vit u zhvillua në Strugë…
Qafë Thanën e kisha kaluar për herë të parë në maj të vitit 1991 si gazetar me ekipin e futbollit të Peshkopisë “Korabi”. Në atë udhëtim i kishim rënë rreth e rrotull “botës shqiptare”. Kishim udhëtuar nga Peshkopia në Tiranë, Elbasan, Qafë-Thanë, Strugë, Dibër e Madhe… Kishim bërë rreth pesëqind kilometra rrugë kur duhet të kishim bërë vetëm tetë kilometra. Të ishim kthyer në Maqellarë prej ku Dibra e Madhe është katër plus katër kilometra larg…
…Në Mitrovicë ku do të tuboheshin “dy botët” e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, mësuesit shqiptarë nga Greqia dhe mësuesit kosovarë nga Evropa shkova me monografinë “Shkolla shqiptare e Athinës-Rilindësit e kohës sonë – 2”…
…Të jesh në Mitrovicë dhe të mos shkosh në Prekaz…
… Të shkosh në Prekazin e Adem Jasharit, të përjetosh heroizmin e njerëzve që i dhanë gjak krijimit të republikës më të re në botë, Republikës së Kosovësdhe të mos u ngjitesh bjeshkëve të Bajgores e mos mbledhësh lule e t’i vendosësh në kompleksin monumental që sheh si në avion bukuritë e Kosovës…
… Tu ngjitesh atyre maleve dhe të mos i ngjitesh MALIT të historisë kosovare e mbarë shqiptare Boletinit të Isës…
Në atë udhëtim do të merrja leksionin më të madh të jetës sime…
Nga ai leksion po shkëpus njërin nga zarfi i mbushur kompjuterik, “Kosova në shpirtin tim…”
Për tu ngjitur në Boletin i ramë rrugës siç i ramë asaj në majë të vitit 1991, udhëtimit për në Dibër të Madhe…
Rruga e shkurtër, e asfaltuar për Boletin, ishte e bllokuar nga serbët siç ishte bllokuar atëherë rruga e Dibrës së Madhe nga Jugosllavia në shpërbërje…
Udhëtuar rrugë pa rrugë me autobusin e rëndë…
Ndaluam tek një burim uji për të mbushur grushtet e për të pirë ujë nga “Çezma e Isës”…
Një e përpjetë disa metra dhe u gjendëm në oborrin e kullave të Isa Boletinit, në oborrin e historisë shqiptare.
Mbi gurët “ciklopikë” të themeleve të kullave-kala të rrënuara nga gjylet e osmanëve dhe serbëve, të gjithë, një nga një e në grupe, nuk mund të mos fiksonin momentin e shumëpritur.
Nuk mund të rrija pa iu lutur dikujt që edhe unë, ulur mbi gurin e rëndë të murit të merrja kujtimin e asaj dite së bashku me bashkëshorten time, mësuese nismëtare për gjuhën shqipe në Greqi…
Një nga një të gjithë iu ngjitën shkallëve të drunjta të kullës që quhej “haremi” i Isë Boletinit, apo shqip “shtëpia e grave” të boletinëve…
Më pas, ndërsa dielli kishte humbë tej maleve e mbrëmja kishte rënë, ulur në shkallë të gurta do të fiksoja disa fotografi dhe një zë në shiritin magnetik…
NuhiGashi, drejtuesi i mësimit të gjuhës shqipe në diasporë në ministrinë e arsimit dhe teknologjisë të Kosovës tha…
“…Do të bëjmë një orë historie këtu…”
dhe në vijim, për të na prezantuar para mikpritësve…
“…Këta janë mësues shqiptarë që punojnë në të gjithë planetin tokë…”
Fjalën e mori stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini…
* * *
Së pari ju falënderoj për ardhjen. Unë quhem Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit. Do t’ju tregoj pak a shumë për historinë e këtij vendi.
Kulla atje poshtë, në ato gërmadha, ka qenë kullë e ndërtuar në kohën e babagjyshit të Isait, Mërselit. Kur kanë filluar luftërat për çlirimin e atdheut Isai atë kullë e ndërtoi në mënyrë strategjike. Një gur i asaj kulle është një metër i gjanë dhe një metër i lartë.
Ajo kullë është djegë shtatë herë…
Një herë në kohën e babagjyshit të Isait…
Një herë në kohën e babës së Isait…
Pesë herë në kohën e Isait…
Tri herë prej turqve…
Katër herë prej serbëve…
Dhe ajo kullë më nuk është ndërtuar asnjëherë…
Kjo kulla këndej ka qenë kulla e grave…
Është ndërtuar në vitin 1912…
Në këtë kullë gratë tona kanë gatuar për bashkëluftëtarët dhe luftëtarët e tjerë të këtij rajoni…
Në vitin 1947 familjes Boletini i sekuestrohet e gjithë pasuria që ka pas. Djemtë e Isait ishin antikomunistë. Keni dëgjuar për Adem Boletinin, Pajazit Boletinin dhe djemtë e tjerë që kanë qenë shkolluar në shkollat ma të mira të Evropës. Në vitin 1947 familja shpallet armike prej komunizmit dhe i zaptohet e gjithë pasuria.
Kjo shkollë prej vitit 1947 e deri në vitin 1963 i ka shërbyer këtij rajoni. Nga kjo shkollë sot kemi mjekë, inxhinierë, deputetë të Kuvendit të Kosovës…
Me planin e Atihisarit Kulla e Isa Boletinit qeveriset drejtpërdrejt prej qeverisë së Kosovës…
Do të hapet muzeu dhe së shpejti do ta sjellin gjyshin tonë atje ku e meriton, atje ku i ka dalë koka për herën e parë…
Kryeministri Thaçi ka premtuar se do të bëjmë një rivarrim që do të mbahet mend në historinë e shqiptarisë…
Familja e Isës është në Shqipëri. Janë djemtë e Adem Boletinit. Është djali i Tafil Boletinit, Ali Boletinit. Kemi në Bosnje…
Jemi vetëm unë e baba momentalisht në Mitrovicë…
Eshtrat e Isa Boletinit janë në Mitrovicë. Kryesorja është se Isën e kemi në Mitrovicë.
Bëhen shumë pyetje…rreth manastirit, tokë e boletinëve, për rolin e grave, për origjinën e buletineve nga Deçani dhe Isniqi ku në atë kohë janë shpërngulur 180 familje…
Ai “leksion” i shkurtër, i gjallë, i përcjellë nga stërnipi që mban gjallë emrin dhe jetën e të parëve të tij në trojet e buletineve na zgjoi të gjithëve kërshërinë për të mësuar më shumë për Divin e Madh të trimërisë kosovare e mbarë shqiptarë, Isa Boletinin…
* * *
Isa Boletini lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës më 16 janar 1864. Fati e solli që po në atë muaj të vitit 1916, tashmë në moshën 52-vjeçare të vritet në pabesi së bashku me njerëzit më të afërt të tij, dy djemtë, dy nipat e tre bashkëluftëtarët që nuk iu ndanë deri në rrahjet e fundit të zemrës. Në këtë hark kohor të moshës së tij të prerë, 35 vjet Isa Boletini i vuri në shërbim të atdheut e të kombit i lidhur me një nga drejtimet më themelore të lëvizjes kombëtare shqiptare, me luftën e armatosur për çlirim dhe bashkim kombëtar.
Në fillim si luftëtar e më vonë si prijës, Isa Boletini u rrit së bashku me lëvizjen e armatosur kundër osmane të fundit të shekullit XIX e fillimit të shekullit XX. Në këtë proces ai mësoi dhe fitoi mjaft cilësi të vyera, të cilat do t’i vlejnë në përpjekjet për organizimin e udhëheqjen ushtarake të kësaj lëvizjeje. Tiparet e një udhëheqësi ushtarak ai i shfaqi që në kontaktet e para me taborrret osmane i rrethuar prej tyre në kullën e Boletinit në fundit e shekullit XIX. Këto tipare do të formoheshin e zhvilloheshin plotësisht dhe do të shfaqeshin me tërë madhështinë e tyre gjatë kryengritjeve të mëdha të viteve 1910-1912, e veçanërisht në betejat e zhvilluara në Grykën e Carralevës në maj 1910 dhe në betejat e maj-korrikut të kryengritjes së vitit 1912. Për shkallën e lartë të organizimit dhe mënyrën e drejtimit të kryengritësve, oficerët turq e vlerësuan Isa Boletinin dhe krerët e tjerë kryengritës si njerëz të shkolluar e specialistë të zotë, të cilët sipas tyre, nuk mund të ishin shqiptarë. Ndërsa, shtypi i kohës e vlerësoi Isanë si gjeneral të ushtrisë shqiptare.
Bashkimin e popullit shqiptar në luftën kundër osmane, ai e shihte si faktorin kryesor të brendshëm për arritjen e fitores.
“Kur të bashkohen të gjithë shqiptarët, do të theksonte Isai, e të lidhin ndër vedi një besë shqiptare, do të jem të zotë të përzomë urdinë e turkut jo me armë, por edhe me hunjtë e gardhit”.
Kjo u arrit në Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912. Në kuadrin e përgatitjeve të kryengritjes brenda vendit, hyjnë edhe përpjekjet e Isa Boletinit e të krerëve të tjerë për të siguruar një mbështetje e bashkëpunim me vendet fqinje. Në kushtet e refuzimit të një bashkëpunimi të tillë nga Mali i Zi dhe Bullgaria, Isa Boletini i nxitur nga nevojat e kryengritësve për armë e municion, u mundua të shfrytëzojë prirjet e Serbisë për të bashkëpunuar me kryengritësit shqiptarë.
Isa Boletini punoi intensivisht për organizimin e kryengritjes. Ai mori pjesë në Kuvendin e Junikut përkrah grupit autonomist dhe miratoi programin politik me kërkesën themelore për autonominë e Shqipërisë. Për realizimin e këtij programi, ai në bashkëpunim me Hasan Prishtinën e krerë të tjerë, drejtuan forcat kryengritëse për çlirimin e qyteteve kryesore të Kosovës. Sukseset e njëpasnjëshme të kryengritjes e detyruan Portën e Lartë të ulej në bisedime me shqiptarët. Më pas, fillimi i Luftës Ballkanike në tetor 1912 e gjeti Isa Boletinin përkrah bashkëluftëtarëve të tij në hapësirën e midis Ibrit dhe Llapit. Pas rënies së Podujevës në duart e serbëve, Isai u tërhoq në drejtim të Shalës për t’u prerë hovin ushtrive serbe që vinin në drejtim të Mitrovicës. Rrethimi i Mitrovicës nga forcat serbe e detyroi Isa Boletinin të tërhiqej në drejtim të Prizrenit e prej andej në krahinat ende të pa pushtuara për të vijuar më tej luftën për mbrojtjen e vendit.
Në Sllovë të Dibrës, Isai mësoi për aktin e madh politik kombëtar që po përgatitej në Vlorë. Vetëm aty ai pa shpëtimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare të pushtuara nga ushtria e Aleancës Ballkanike.
I zgjedhur si delegat i Kosovës, në krye të 100 luftëtarëve kosovarë ai u nis për në Vlorë. Në sheshin e flamurit për herë të parë ai u takua me Ismail Qemalin. Shtrëngimin e dorës së tij Isa Boletini e shoqëroi me urimin: “Të lumtë dora Ismail Qemali” dhe mori prej plakut të urtë të Vlorës vlerësimin më të lartë për kontributin që ai kishte dhënë për shpalljen e pavarësisë “Ti më dhe krahun e fuqishëm Isa Boletini”.
Vëmendjen e Isa Boletinit, ashtu si edhe të atdhetarëve të tjerë, e tërhiqte çështja e kufijve të shtetit shqiptar. Isai u zgjodh në përbërjen e delegacionit të qeverisë së Vlorës që u nis në Londër si përfaqësues i Kosovës, fati i të cilës do të përcaktohej në Konferencën e Ambasadorëve.
Vendimet e padrejta që mori Konferenca e Londrës duke lënë jashtë kufijve më shumë se gjysmën e kombit shqiptar, përforcoi bindjen tek Isai se një padrejtësi të tillë do ta zgjidhte vetë populli shqiptar.
Fillimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti Isa Boletinin në Malësinë e Gjakovës. Përqendrimi i forcave ushtarake serbe e malazeze në kufirin shqiptar dhe bashkëpunimi i tyre me reaksionin brenda vendit e detyroi Isanë të linte Krasniqen e të zbriste në Shkodër, tashmë në gjendje të rëndë shëndetësore e në kushte tejet të vështira ekonomike, pasi gjithë pasurinë e tij e kishte vënë në shërbim të luftës për liri e pavarësi.
Në qershor 1915 forcat malazeze rrethuan Shkodrën. Për të mos rënë në dorë të tyre, Isai kërkoi strehim në Konsullatën Franceze në Shkodër dhe i kërkoi nënkonsullit që ta ndihmonte për t’u larguar në një vend asnjanës ose të ndërhynte pranë qeverisë së Malit të Zi dhe Serbisë që të lejonin kthimin e tij pranë familjes në Mitrovicë. Në qoftë se nuk do t’i realizoheshin kërkesat, Isai kishte vendosur që me çdo sakrificë të çante natën rrethimin e forcave malazeze e të largohej nga Shkodra. Por, qeveria franceze vendosi t’ia dorëzojë Isa Boletinin Malit të Zi, duke u bërë kështu drejtpërdrejt pjesëmarrëse në krimin e shëmtuar që serbo-malazezët kryen ndaj Isait…
Isa Boletini është vrarë vetë i shtatë në Podgoricë nga forcat serbo-malazeze, pikërisht në 23 janar të vitit 1916. Në atë moment ai është vrarë së bashku me dy djemtë e tij, dy nipat dhe tre bashkëluftëtarë të tjerë. Varrimi i tij në atë kohë është kthyer në një tubim demonstrimi kombëtar. Ishin mijëra shqiptarët e ardhur nga të gjitha zonat e Kosovës, si nga Tuzi, Podgorica, Ulqini etj., të cilët morën pjesë në varrimin e tij e të djemve, nipave dhe të tre bashkëluftëtarëve që u vranë në të njëjtën kohë…
Në vitin 1977 u bë e mundur gjetja e eshtrave të luftëtarëve, të cilët deri atëherë të rrinin të siguruar në vende të fshehta në Podgoricë…
* * *
Lajmet më të fundit flasin për vendimin e Ramës-kryeministër i Shqipërisë dhe Thaçit-zëvendëskryeministër i Kosovës për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në një varr krahas eshtrave të Ismail Qemalit…
Stërnipi i Isa Boletinit Gazmend Boletini gjashtë vite më parë na tha: “Kryeministri Thaçi ka premtuar se do të bëjmë një rivarrim që do të mbahet mend në historinë e shqiptarisë…”
Boletini e pret birin e vet në trojet ku i ka rënë koka, në trojet ku u rrit si gjeneral e strateg i luftërave të mëdha kundër pushtuesit osman e atij serb, në truallin që flet shqip e është vaditur me gjakun e shqiptarëve në luftën për liri e pavarësi kombëtare…
Vlora do të jetë një truall i ftohtë për Isa Boletinin…
Boletini është i vetmi vend i ngrohtë për legjendën e trimërisë shqiptare…
Atë ditë korriku 2009 do të desha të vendosja një tufë me lule në varrin e Isa Boletinit mes kullave të tij ku ai shkroi me gjak historinë tij dhe të një treve të madhe shqiptare…
Nuk munda thjesht se Isa Boletini nuk e kishin sjellë për të bujte përgjithmonë në kullat e tij…
Nuk munda unë…
Nuk do të mundin as turistët e shumtë që do të shkojnë të marrin një “Leksion historie” për Isa Boletinin…
Abdurahim Ashiku
Athinë, 17 maj 2015
Dritë – hijet e konfliktit Erdogan – Gylen!
Nga Dr. Enver Bytyçi*/
Një kërkesë e presidentit turk, Rexhep Tayp Erdogan, për mbylljen e shkollave turko-shqiptare të fondacionit “Hyzmet” të Fethullah Gylen në Shqipëri, në këmbim të investimeve prej 1 miliard dollarësh në vit në vendin tonë, ka vënë në dilemë qeverinë shqiptare. Një vend i varfër, si Shqipëria do të tundohej nga një ofertë e tillë e një vendi mik. Por fatmirësisht qeveritarët tanë nuk jetojnë në varfëri dhe ka mundësi të mos tundohen ndaj kësaj oferte me kushtëzime.
Erdogan muaj më parë ishte zotuar se do të bënte gjithçka që shkollat e fondacionit “Hyzmet” (Në Shqipëri ky fondacion thirret “Gjylistan”), të cilat janë hapur në vende të shumta të botës, do t’i mbyllte, duke ua vënë këtë si kusht qeverive të këtyre vendeve. Kjo do të thotë se presidenti turk ka nisur një marrëdhënie të re me vendet e rajonit e më gjerë, marrëdhënie e cila tashmë do të kushtëzohet nga gatishmëria e qeverive të këtyre vendeve për të heq dorë nga prania e investimeve të Gylen në arsimin e të rinjve.
Në Shqipëri shkolla e parë e mesme shqiptaro-turke u hap në shtatorin e vitit 1992 dhe ajo mori emrin Kolegji Turk “Mehmet Akif”, godina e së cilës edhe sot e kësaj ditë është te 21 Dhjetori, pranë sheshit që mban emrin e reformatorit dhe krijuesit të Turqisë moderne, Kemal Ataturk. (Mehmet Akif ishte një shkrimtar i shquar në Turqi me prejardhje nga Peja e Kosovës. Ai kishte krijuar gjithashtu hymnin e Turqisë moderne). Më pas kjo shkollë u zgjerua me kolegjin e djemve te Oxhaku në Tiranë, më shkollën tetëvjeçare “Turgut Ozal” dhe më një rrjet të gjerë kolegjesh e shkollash në të gjithë vendin tonë, duke mbërritur te investimi më i rëndësishëm, themelimi i Universitetit “Epoka”.
Unë nuk e di sa nxënës, sa mësues dhe sa klasa kanë këto shkolla, nuk i njoh shumë prej tyre, por disa i kam njohur dhe i kam ndjekur nga afër. Nga njohja që kam për këto shkolla, mund të thuhet pa frikë se ato kanë prodhuar një elitë intelektuale dhe akademike të mrekullueshme dhe shumë të aftë në shërbim të vendit tonë. Mund të them me bindje se kolegjistët e shkollave të ashtuquajtura “Gylen” kanë shkëlqyer në olimpiadat rajonale dhe europiane, duke bërë krenar shumë prindër dhe qytetarë të këtij vendi për meritat e medaljet e panumërta të nxënësve shqiptarë. Mund të them se shumica dërmuese e kolegjistëve të “Gylen” kanë përfunduar studimet e larta në universitetet më të mira të Europës e më gjerë me rezultate të shkëlqyera. Sot ata janë nga menaxherët më të mirë të vendit tonë
Produkti i këtij rrjeti arsimor, në një kohë tranzicioni dhe krize arsimore e sociale të vendit tonë, dëshmon për vlerat e padiskutueshme të tij. Erdogan ka vizituar disa prej këtyre shkollave para disa vitesh dhe është ndjerë krenar me punën e stafit akademik e arsimor turko-shqiptar në to. Po pse atëherë ai kërkon mbylljën e këtyre shkollave?!
Eshtë e ditur tashmë se presidenti turk në armiqësi me klerikun Fethullah Gylen, e urren skajshmërisht ish-aleatin e ngushtë të tij. Kalimi nga gjendja e miqësisë në atë të urrejtjes ishte një process i dhimbshëm për të dy palët e sidomos për zotin Erdogan. Se presidenti turk erdhi në pushtet gjithashtu me mbështetjen e përkrahësve të Gylen, kjo është një e vërtetë e padiskutueshme. Fethullah Gylen me fondacionin e tij “Hyzmet” ka hapur në Turqi dhe në shumë vende të botës me qindra kolegje, shkolla dhe universitete. Këtë rrjet arsimor e ka shtrirë fillimisht në vendet turkofone të Kaukazit e më pas në disa vende të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë etj.
Së bashku me dy kolegë të tjerë gazetarë e kemi vizituar zotin Gylen në Stamboll në nëntorin e vitit 1996. Në gazetën e mirënjohur “Albania” të asaj kohe botova dhe një intervistë të tijën. Gjatë kësaj vizite vumë re se ai mbështeste fuqishëm qeverinë e kohës të Erbakan, një parti politike të cilën gjeneralët e ushtrisë të vënë me kushtetutë për ruajtjen e sekularizmit qemalist e nxorën jashtë ligjit. Me këtë rast këta gjeneralë me pushtet absolut mbi partitë dhe mbi qeveritë, patën akuzuar Fethullah Gylen për të njëjtat akuza, të cilat sot shpreh presidenti Erdogan. Por ishte fakt se Gylen kishte mbështetjen e disa presidentëve dhe kryeministrave të kohës, kishtë pasur mbështetje të fuqishme nga Turgut Ozal, nga presidenti Demirel, si dhe kryeministri socialdemokrat, Eçevit. Megjtihatëai mbetej i konstestuar për shkak të filozofisë së tij dhe doktrinës që ndiqte për modernizimin e mëtejshëm të shoqërisë e të shtetit turk. Erdogan në pjesën e parë të qeverisjes së tij plotësoi me dëshirë projektin e mënjanimit të autoritetit ushtarak mbi qeverinë e shoqërinë civile të Turqisë dhe për këtë u duartrokit edhe nga vendet e fuqishme të Bashkimit Europian.
Por Erdogan shkoi më larg sesa projekti Gylen. U përpoq ta kthejë Turqinë në kornizat e një shteti fetar, duke predikuar shaminë dhe ferexhenë në zyrat e shtetit. Në emër të “diktaturës” ushtarake dhe luftës kundër saj, shpiku “grushte-shteti” dhe vu nën arrest me dhjetra e qindra ushtarakë, shumë prej tyre me gradën e gjeneralit. Më pas Erdogan kryeministër i Turqisë, ndryshoi kushtetutën, duke forcuar pozitat e presidentit, post të cilin do ta merrte vetë. Erdogan dhe Gylen, ndonëse u bashkuan në një kohë persekutimi nga ana e ushtarakëve kanë opsione të ndryshëm sa i përket vendit të Turqisë në Bashkësinë Ndërkombëtare. Gylen ruan filozofinë e Kemal Ataturk dhe dëshiron që Turqinë ta shohë në Perendim, me rol të rëndësishëm në NATO e BE. Erdogan, përkundrazi, krijoi aleancën e panatyrshme dhe antihistorike të boshtit Moskë-Ankara, duke iu kundërvënë hapur politikave të NATO-s, anëtare e së cilës është Turqia. Kjo aleancë ka filluar të kërcënojë edhe vendet tona të Ballkanit, me përpjekjet e përbashkëta të Putin dhe Erdogan për gazsjellësin rus përmes territorit të vendeve ballkanike. Kështu ndërsa Gylen e sheh Turqinë si aleate të natyrshme të Perendimit, Erdogan e ka armiqësuar këtë vend me strukturat euro-atlantike.
Nga ana tjetër Erdogan ka provuar dhe shijon pushtetin politik disa herë, ndërsa Gylen ka provuar vetëm pushtetin shpirtëror te miliona përkrahës të tij. Në këtë pikëpamje ata ndryshojnë edhe më tej midis tyre. Nga kjo pikëpamje ne kemi parë një kryeministër dhe president turk me vendmmarrje autoritare dhe me sjellje herë-herë arrogante, sidomos ndaj medias, gazetarëve dhe parimeve të demokracisë së një shteti demokratik. Eshtë e vërtetë se Erdogan gjatë këtyre 12 viteve në pushtet i ka dhënë Turqisë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm e të admirueshëm si dhe e ka modernizuar vendin në pikëpamje të fuqisë së tij. Kjo i ka siguruar atij mbështetjen e pakusht të zonave rurale, të cilat përcaktojnë edhe lidershipin në vend. Por këto suksese ai i ka keqpërdor, duke i vënë në funksion të ambicjeve të tij antishtet. Për këtë arsye Fethullah Gylen nuk mund të pajtohej me partnerin dhe aleatin e tij të dikurshëm.
Njerëzit e “Hoxhë Efendisë”, siç e thërrasin ndihmësit e tij, mbas mbarimit të shkollave të hapura prej tij, zunë vend në adinistratën e shtetit, sidomos në polici, prokurori e gjykata. Ishin këta që i rezistuan përpjekjeve të Erdogan për t’u shndërruar në një Sulltan “modern” të vendit dhe për të kapur pushtetin gjyqësor. Në këto përpjekje ata e atakuan ish-kryeministrin Erdogan, duke i publikuar atij përgjigmet korruptive telefonike, sidomos në lidhje me djalin e tij. Prej këtij momenti Fethullah Gylen u shpall armik i betuar i kryeministrit, që më vonë do të bëhej president pushtet-plotë i Turqisë.
Ndërkohë që Erdogan i largohet orientimit perendimor të Turqisë qemaliste e postqemaliste, Gylen i ka dëshmuar botës me lëvizjen e tij se është tolerant dhe i orientuar drejt botës së civilizuar. Ai ishte i pari klerik musliman që i kërkoi Papa Gjon Palit II bashkëpunim, si dhe respekt reciprok për besimin fetar të Islamit dhe Krishtërimit. Ishte i pari klerik që shkeli në Vatikan, për t’i dëshmuar Papës besnikërinë dhe lojalitetin e tij, madje në kohën kur bota po kërcënohej nga konflikti i civilizimeve.
Fethullah Gylen nuk ka ambicje për pushtet, siç përpiqen t’i mëshojnë kundërshtarët e tij, e në disa raste dhe mediat e painformuara shqiptare. Ai nuk është politikan, ai është një klerik i moderuar, një autor me libra të shumtë letrarë dhe filozofiko-teologjikë, një dijetar që më mirë se çdo klerik tjetër në botën e sotme di të ndërtojë lidhjet midis shkencës dhe librave të shenjtë, përkatësisht Kuranit. Fondacioni i Gylen “Hyzmet”, që do të thotë “shërbim”, nuk ka lidhje me politikën, aq më pak me pushtetin. Madje nuk ka lidhje aspak edhe me fenë. Fethullah Gylen nuk është terrorist. Filozofia e tij është dija, arsimimi, mësimi. kultura dhe civilizimi. Nuk e kam harruar premtimin që na bëri ne gazetarëve që e takuam atë nëntor 1996, kur pasi u interesua me shumë përkushtim për gjendjen e arësimit në Kosovë, tha: “Ne do ta ndihmojmë Kosovën. Çdo vit do të marrim 100 nxënës që mbarojnë mësimet në shkollat e mesme dhe do t’i dërgojmë me studime në universitetet tona në Turqi falas”. Asnjë qeveri e asnjë vendi mik nuk kishte premtuar kaq shumë, sa ai, pavarësisht se autoritetet e Kosovës e paragjykuan atë dhe nuk deshën të dërgojnë asnjë student me studime në universitetet turke.
Në këtë kuptim është e pavend dhe me karakter politik akuza e Erdogan se Gylen qenka terrorist.Dhe duhet ditur se krahas kësah akuze ekziston një vlerësim i para disa kohëve i Bill Clinton për Gylen, kur i shkruan se “Këtë lëvizje sociale ndërkombëtare po e reflektoni me anë të jetesës tuaj të përditshme. Ju i nxisni lidhjet e edukimit dhe të kulturës, të cilat janë aspekti ynë i përbashkët dhe forcojnë strukturën njerëzore”.
Prandaj dhe kërkesa e Erdogan për mbylljen dhe ndëshkimin e sistemit arsimor të fondacionit “Hyzmet” është e pavend dhe në funksion të një hakmarrjeje të tij ndaj liderit shpirtëror të këtij fondacioni, Fethullah Gylen. Çdo përpjekje e qeverisë shqiptare për ta dëmtuar sado pak rrjetin arsimor të kolegjeve turke në Shqipëri, do të ishte një atentat ndaj vlerave të civilizimit dhe përpjekjeve të mbi dy dekadave për formësimin e një sistemi të tillë, i cili ka dëshmuar gjithashtu se qëndron shumë më lart se shkollat e tjera publike e private në në vendin tonë.
Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se qeveria shqiptare dhe vendi ynë të ndërpresin marrëdhëniet e bashkëpunimit e të partneritetit strategjik më shtetin turk, ku jetojnë gati 6 milionë shqiptarë. Edhe pse Erdogan e ka devijuar drejtimin e anijes turke, nuk është në interesin tonë që të krijojmë mure në procesin e bashkëpunimit shqiptaro-turk. Me ose pa Erdoganin Turqia mbetet realisht partner strategjik i Shqipërisë dhe politika e diplomacia shqiptare duhet të sillen në këtë menyrë me shtetin turk. Ndërkaq kushtëzimi i investimeve dhe partneritetit strategjik midis të dy vendeve do të ishte i padobishëm e madje i rrezikshëm për të dy vendet e sidomos për Shqipërinë. Në këtë kuptim ka nevojë që oferta e Erdogan e investimeve njëmilardshe çdo vit të pranohet pa hezitim, por edhe pa kushtëzime.
* Ne foto, autori i Shkrimit Dr. Enver Bytyci & Fethullah Gylen
A do të rehabilitohet Aqif Effendi Blyta?
Organizata të shumta joqeveritare, partitë politike boshnjake, por , edhe Këshilli Kombëtar Boshnjak kërkon anulimin e rehabilitimit të Drazha Mihailoviqit, nën komandimin e të cilit u kryen krime ndaj popullsisë jo serbe në Sanxhak./
Nga Ismet Azizi/
Rehabilitimi i komandantit çetnik Drazha Mihailloviq ka ngritë shumë pakënaqësi në Sanxhak. Në shumë vende në Pazarin e Ri dita e premtja e kaluar u gdhi me parulla në të cilat përkujtohet Aqif Effendi Blyta, udhëheqësi politik e ushtarak, i cili komandoi në mbrojtjen e Pazarit të Ri nga çetnikët në Luftën e Dytë Botërore. Këtyre parullave iu paraprinë parullat e para disa ditëve, me të cilat kërkohet Autonomia e Sanxhakut, shkruajnë mediat në Sanxhak.
Besohet se kjo është një përgjigje ndaj vendimit të gjykatës në Beograd e cila rehabilitoi Drazha Mihailoviqin. Me propozimin e listës “Për Boshnjakët , Sanxhakun dhe Myftiun”, në seancën e djeshme Këshilli Kombëtar Boshnjak unanimisht u miratua propozimi për të kundërshtuar rehabilitimin e Drazha Mihailoviqit, komandantit çetnik .
Gazetarë të ndryshëm lokal provuan të bisedojnë me qytetarë në lidhje me situatën e krijuar, por përveç disa pensionistëve të cilët nuk kanë çka “të humbin” , të tjerët të frikësuar nuk u prononcuan. Megjithatë, pakënaqësia është e dukshme në fytyrën e pothuajse të secilit qytetarë.
Në pyetjen e gazetarit të agjencisë SANA, se a pritet që në të ardhmen e afërt të rehabilitohet edhe Komandanti i Mbrojtjes së Pazarit, Aqif Efendi Blyta,ata shprehën të jenë skeptik dhe nuk presin që shteti serb ta bëjë një gjë të tillë. Ndërsa Këshilli Nacional i Boshnjakëve , qysh në vitin 1991 ka marrë vendim për rehabilitimin e Aqif Efendiut, të cilin vendim institucionet e Sanxhakut e respektojnë .
Në mbrojtje e figurës dhe personalitetit të Aqif Blytës më i zëshmi në Sanxhak dhe më gjerë është lideri fetar i Sanxhakut, myftiu Muhamer Zukorliq, i cili në manifestime të shumta ka potencuar se Aqif Efendia është hero i Sanxhakut. Mandej Zukorliq shton: “Aqif Efendiu ka organizuar mbrojtjen e këtij qyteti nga çetnikët. Sikur mos të ishte bërë ky organizim, atëherë numri i popullsisë boshnjake në këtë qytet do të ishte po aq sa ka Priboji, Plava dhe Novi Varoshi. Këtë të mirë ne atyre (shqiptarëve, I. A.). Ndërsa, ajo çka ka ndodhë në Sanxhak dhe në Novi Pazar, edhe pse ekzistojnë disa elemente të kolaboracionit me okupatorin gjerman, të gjithë e dinë, edhe miqtë edhe armiqtë se nuk ka ekzistuar asnjë element i kolaboracionit ideologjik, përveçse ka qenë në pyetje domosdoshmëria e mbijetesës. Krerët tanë, në krye me Aqif Efendiun dhe të tjerët këtu në Sanxhak, kanë luftuar me të gjitha mjetet e mundshme që këtë popullatë ta shpëtojnë, dhe në këtë kanë pasur sukses, dhe ne ua bëjmë hallall dhe iu qoftë e shenjt, dhe përgjithmonë do t’u jemi falënderues. Ndërsa, ata të cilët kanë hequr dorë nga Aqif Efendiu, ata me ne nuk kanë asgjë të përbashkët. Ata kanë hequr dorë nga feja jonë, nga kultura jonë, nga kombi ynë, tradita jonë”.
Përndryshe Institucionet e Sanxhakut kanë marrë vendim për ngritjen e Qendrës memorial, e cila planifikohet të ndërtohet në lagjen Haxhet, në vendin ku janë ekzekutuar rreth 2000 persona të cilët qenë shpallur nga pushteti komunist si armiq të popullit. Shumica e të ekzekutuarve nga pushteti komunist ishin shqiptarë. Aqif Blyta, po ashtu i ekzekutuar në këtë vend, që nga themelimi i Xhemijetit ishte udhëheqës politik e ushtarak i Sanxhakut dhe pjesëmarrës i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Vendimin për ndërtimin e memorialit e ka paralajmëruar Bashkësia Islame para dy viteve, pasi që Rasim Ljajiq ministër i përhershëm, i cili edhe qeverisë komunën , me ndihmën e xhandarmërisë serbe, tentoi para disa viteve të grabitë hapësirën e Vakafit (pronën e Bashkësisë Islame) në Haxhet.
Për veprimtarinë e Aqif Blytës, si liderë i Xhemijetit, të deputetit në Parlamentin e Mbretërisë së Jugosllavisë, mandej për rolin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore , pushteti në Serbi ka qëndrim armiqësor. Pushteti aktual, njësoj mbanë qëndrim ndaj tij, sikurse edhe pushteti i dikurshëm komunist i cili e ekzekutoi duke e shpallur armik të popullit.
T’i përkujtojmë lexuesit se Aqif Blyta (1887 – 21.01.1945 (kur edhe u ekzekutua nga OZNA), me prejardhje nga Gjakova, populli i Sanxhakut dhe më gjerë e njohin si Aqif Efendia , është njëri ndër politikanët dhe patriotët më të shquar të Sanxhakut të Pazarit të Ri ndërmjet Dy Luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aqif Blyta ishte veprimtar i shquar –sekretar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin Kombëtar në Tiranë (1943-1944). Aqif-efendiu, i cili kishte përkrahjen e pakursyer të Shaban Polluzhës dhe luftëtarëve të tij, është më i merituari në mbrojtjen e N. Pazarit nga sulmet dhe shfarosjet çetnike.
Populli i Sanxhakut i është mirënjohës posaçërisht për shkak të angazhimit të tij në pengimin e shpërnguljes së popullsisë nga Sanxhaku për Turqi. Aqif Blyta duke qenë personaliteti më i rëndësishëm i organizimit ushtarak dhe politik, ishte në shënjestër të tri atentateve të organizuar. Për dy atentateve të parë ishin përgjegjës nacionalistët serbomëdhenj nga Beogradi,ndërsa për atentatin e tretë kanë qenë komunistët vendas të Sanxhakut të cilët për ekzekutues kishin caktuar Hasë Rozhaja të cilët më në fund ishin tërheqë nga ky vendim. Kah fundi i vitit 1941 organizon mbrojtjen e Pazarit nga çetnikët të cilët vinin nga Rashka. Qëllimi i çetnikëve ishte marrja e Pazarit, mandej i tërë Sanxhaku, me qëllim të shfarosjes së popullsisë shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet që u zhvilluan tutje treguan se Aqif Blyta me ushtrinë e tij të formuar dhe me ndihmën e njësive nga Peshteri dhe me ndihmën që i arriti nga Kosova nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës, arritën të mbrojnë këto territore nga çetnikët.
Pas depërtimit të forcave partizane jugosllave në ato treva, iu dorëzua organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e dërguan në Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Ahmet Dacën nga OZN-a jugosllave u ekzekutua në Haxhet më 21 janar 1945.